Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,304
    Postimet nė Bllog
    4

    Arrestohet pronari i Shijak TV ne Itali

    Prokuroria e Pizzės ka pėrgjuar telefonatat e Ismailit me tė birin, e mė pas ka vendosur ta arrestojė pronarin e Shijak TV

    Arrestohet pronari i TV Shijak

    Ened Janina

    TIRANĖ- Arrestohet nė Itali me akuzėn e trafikut ndėrkombėtar tė drogės, presidenti i “Shijak TV”, Gezim Ismaili. Ismaili ėshtė arrestuar katėr ditė mė parė, nė qytetin e Pizzės nė Itali, pas njė urdhėr-arresti tė lėshuar nga prokuroria e kėtij qyteti. Nė qytetin e Pizzės ndodhet i burgosur edhe djali i Ismailit, i cili ėshtė dėnuar nga drejtėsia italiane pėr trafik droge. Lajmi ėshtė pohuar nga burime tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme si dhe nga vetė bordi drejtues i “Shijak TV”. Sipas bordit drejtues tė Shijak TV, presidenti i kėtij stacioni televiziv, Gėzim Ismaili ėshtė ndaluar katėr ditė mė parė nė Pizza, por ai ėshtė pėrgjuar nė mėnyrė tė jashtėligjshme nga prokuroria italiane.
    Arrestimi
    Nė qytetin e Pizzės ndodhet i burgosur edhe i biri i Gėzim Ismailit. Pėr dy vjet me rradhė, prokuroria italiane kishte pėrgjuar bisedat mes Gėzim Ismailit dhe djalit tė tij. Sipas burimeve tė mėsipėrme mėsohet se kėto biseda provonin qė edhe presidenti i Shijak TV ishte i implikuar nė trafikun e drogės. Aparatet e pėrgjimit ishin instaluar nė telefonin celular tė Gėzim Ismailit, por edhe nė makinėn e tij. Pėrgjimet janė kryer si gjatė kohės qė Ismaili ka qenė nė Itali, ashtu edhe ku ai ka qenė nė Shqipėri. Katėr ditė mė parė, ai ėshtė shoqėruar nga karabinierėt e qytetit tė Pizzės dhe ėshtė dėrguar nė mjediset e prokurorisė, ku i ėshtė nėnshtruar njė séance pyetjesh. Pasi i kanė kėrkuar shpjegime pėr akuzėn, prokurorėt kanė firmosur urdhėr-arrestin pėr tė, duke i vėnė prangat.Prokurorėt e Pizzės kanė hetuar pėr 2 vjet me radhė pėr pronarin e Shijak TV dhe pėr tė vėrtetuar dyshimet e tyre, ata kishin vendosur tė pėrgjonin bisedat qė ai bėnte me tė birin, ky i fundit i burgosur pėr trafik droge. Pikėrisht kėto pėrgjime telefonike pėrbėjnė provėn mė tė fortė, qė prokuroria italiane ka ndaj Gėzim Ismailit, qė tashmė akuzohet se ėshtė pjesė e trafikut tė drogės.

    Reagimi

    Pasditen e djeshme, Bordi Drejtues i “Shijak TV” ka reaguar nėpėrmjet njė njoftimi pėr mediat, pėr arrestimin nė Itali tė Gėzim Ismailit. Sipas kėtij njoftimi, presidenti i televizionit, Ismaili u pyet nga prokurori i qytetit tė Pizzės rreth disa telefonatave, qė sipas tij ishin konsideruar si tė dyshimta. “Telefonatat u pėrkisnin dy bisedave qė Ismaili kishte bėrė me djalin e tij, dy vjet mė parė. Zoti Ismaili ishte vėnė nė pėrgjim tė paautorizuar nga kjo prokurori, gjatė vitit tė kaluar. Nė makinėn e tij u gjetėn edhe disa aparate pėrgjimi, qė kompletonin njė paketė pėrgjimi satelitore. Zoti Ismaili e ka denoncuar Prokurorinė e Pizzės pėr kėtė veprim antiligjor dhe pėr pėrgjimin e njė shtetasi tė huaj nė territor tė huaj”, -pohon Bordi Drejtues i Shijak TV. Sipas kėtij bordi, shkaku i arrestimit tė Gėzim Ismailit nuk ėshtė se ai rezulton i implikuar nė trafikun e drogės , por njė konflikt qė ai ka me prokurorin e Pizzės.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,967
    ZBARDHET URDHER-ARRESTI I PROKURORISE ANTIMAFIA

    Ismaili, akuzė pėr trafik heroine
    "Pronari i TV pėrfitoi nga shitja e 12.5 kile drogė"


    --------------------------------------------------------------------------------



    TIRANE

    Gėzim Ismaili, pronari i Shijak TV, ėshtė arrestuar katėr ditė mė parė nė Itali nėn akuzėn e "trafikut ndėrkombėtar tė drogės". Sipas urdhėr-arrestit tė bėrė publik vetėm dje nga prokuroria antimafia e Firences, Ismaili ka qenė njėri prej organizatorėve tė transportimit nė Shqipėri tė njė shume prej 75.500 eurosh, e fituar nga shitja e 12.5 kilogram heroine. Nė tė vėrtetė, shuma e konsiderue-shme e tė hollave i ėshtė bllokuar nga policia italiane djalit tė tij 24-vjeēar, Paridit, por hetuesit italianė kanė kryer disa pėrgjime telefonike: Sipas Prokurorisė bisedat provojnė se pronari i Shijak TV, ėshtė pėrpjekur tė justifikojė me dokumenta falso dhe alibi tė ndryshme kėtė shumė edhe pse ishte nė dijeni se ajo vinte nga shitja e drogės.
    Prokurori antimafias, Luka Turko, ka paraqitur pėrpara gjykatės pėr tė siguruar urdhėr-arrestin dy akuza tė ndryshme ndaj Gėzim Ismailit. Sipas prokurorit, ėshtė provuar nėpėrmjet pėrgjimeve tė kryera gjatė vitit 2002 se Ismaili nuk ka dashur vetėm tė justifikojė djalin pas arrestimit, por e dinte origjinėn e 75.500 eurove tė sekuestruara tė birit, duke i siguruar atij mbėshtetje pėr transportin e parave. Djali i tij, sipas prokurorisė, udhėtonte drejt Italisė me vizat e siguruara si gazetar i Shijak TV, ndėrkohė qė paratė e fituara nga banda i sillte nė Shqipėri, duke i justifikuar me blerjen e aparaturave tė ndryshme pėr televizionin e babait. Njėkohėsisht, prokurori Turko, ka sjellė nė vėmendjen e gjykatės, edhe faktin qė Gėzim Ismaili ka ushtruar presion ndaj drejtėsisė italiane duke paralajmėruar kthimin e arrestimi tė djalit nė njė ēėshtje politike. Si rrjedhojė prokurori ka paraqitur para gjykatės kėrkesėn pėr inkriminimin e Gėzim Ismailit me akuzėn e trafikut tė drogės dhe atė tė bashkėpunimit nė organizatė kriminale. Ndėrkohė, mėsohet se gjykatėsi ka lėnė vetėm akuzėn e parė ndaj Ismailit, duke rrėzuar akuzėn e bashkėpunimit nė organizatė kriminale. Ndaj djalit tė tij, Paridit, tani ėshtė lėshuar njė urdhėr arrest i dytė pėr bashkėpunim nė organizatė kriminale bashkė dhe 12 anėtarėve tė tjerė tė akuzuar tė bandės, qė sipas prokurorisė, drejtohej nga kushėrinjtė Astrit e Emilian Keēi.


    Ja njė nga bisedat telefonike qė sipas Prokurorisė akuzon Gėzim Ismailin

    Biseda e mėposhtme ėshtė zhvilluar nė 28.07.2002 mes Gėzim Ismailit dhe Pėrparim Ismailit, vėllai tė tij, qė ishte nisur pėr nė Itali pas arrestimit tė Parid Ismailit. (Ndaj Pėrparimit nuk ka asnjė akuzė). Sipas Prokurorisė italiane kėtij pėrgjimi provon faktin se Gėzim Ismaili dėshironte tė kontaktonte furnizuesit e pajisjeve televizive pėr tė ngritur njė alibi nėpėrmjet dokumentave false duke justifikuar nė kėtė mėnyrė paratė e bllokuara tė birit, nė rast se edhe ata thirreshin nė prokurori. Gjatė kėsaj bisede, gjithmonė sipas Prokurorisė, zbulohet gjithashtu se Gėzim Ismaili kishte lidhje me Emiliano Keēin, ndryshe Landi, tė akuzuar si njė nga krerėt e bandės tė cilin e ka kontaktuar pėr tė mėsuar shumėn e saktė tė tė hollave qė i kishte marrė Paridi.

    R. Pėrparim Ismaili
    Z. Zerif (sipas prokurorisė ėshtė Gėzim Ismaili)
    Simboli (.....) tregon pjesėt e parėndėsishme tė bisedės qė nuk janė botuar
    R. Alo
    Z. Meri si je?
    R. Mirė, faleminderit, po ti?
    Z. Ēfarė po bėni?
    (.....)
    Z.Duhet t'i thuash se Paridi pati njė incident. Duhet tė nisej te ABE nė Piaēenca dhe Firence pėr diēka dhe nė Firence, thuaji e ndaluan. Nėse kjo gjė ėshtė e qėllimshme, sepse edhe nė Shqipėri e njėjta situatė ka qenė. E ndaluan dhe i thanė se kishte mė shumė lekė se sa duhej... sepse ai duhej tė ishte i gatshėm gjithnjė nėse e merrnin nė telefon ata.
    (.....)
    R. Tė them tė vėrtetėn Gėzim, prokurori ishte shumė i mirė. Ne menduam se ata e kishin kapur, por nuk ishte kėshtu.
    Z. Jo, jo. Eshtė e qartė. Ata e kanė bė kėtė punė vetėm pėr ta ndarė nga grupi, sepse e kuptojnė, e dinė qė paratė i ka marrė aty, por kuptojnė qė ai nuk ka gisht fare.
    (.....)
    Z. (.....) Unė e solla dje nė darkė Landin (Emiliano Keēi) dhe ai mė tha qė nuk ėshtė e mundur. "Unė e di edhe qindarkėn e fundit qė ka marrė. Kėta thonė 80 ( shuma e eurove-red). Eshtė me tė futme, sepse ka marrė vetėm fiks 65.
    R. Ah!!! Ah!!!!
    Z. Ēfarė thu mo njeri, i thashė unė, por ai mė tha se i di mirė kėto punė sepse ne folėm me atė dhe i dimė tė gjitha lėvizjet.
    R. Po pse thotė 80 ai. Apo po na provokonte?
    Z. Eh.. Ata u bllokuan sepse kėrkuan dokumentat pėr paratė dhe u erdhėn me 60. Tani u dhjenė, sepse nga Ambasada Italiane kėshtu u ka ardhur. (.....)


    Prokuroria shqiptare: Italianėt tė sjellin provat

    "Tė paktėn 40 italianė janė arrestuar dje nė Itali nėn akuza tė trafiqeve dhe krimeve tė ndryshme. Ndėr tė tjera ka dhe disa shqiptarė tė arrestuar. Sipas tė dhėnave qė ka organi i akuzės deri nė stadin e tanishėm tė hetimeve, nga tė arrestuarit nuk na rezulton ndonjė supertrafikant droge, apo pjesėtar i ndonjė rrjeti tė krimit tė organizuar, si dhe tė jetė drejtues i ndonjė organizate kriminale". Kėshtu ka deklaruar dje, Agim Neza, kėshilltari i prokurorit tė pėrgjithshėm Theodhori Sollaku, i pyetur pėr arrestimet e dy ditėve mė parė nė shtetin fqinj, tė disa shtetasve shqiptarė, qė akuzohen si tė implikuar nė trafikun e drogės. Sipas tij, "i tėrė ky shqetėsim dhe alarm qė vjen pėr krimin nga pala italiane, duhet mė parė tė kalojė nėpėrmjet institucioneve zyrtare shqiptare, qė nė sajė tė bashkėpunimit tė shkėlqyer qė ekziston aktualisht, tė japin mė pas njė version zyrtar pėr kėto vepra kriminale". b.ē


    Shijak TV: Arrestimi i Ismailit njė keqkuptim

    "Patjetėr qė ėshtė njė keqkuptim arrestimi i pronarit tė SHIJAK TV dhe asgjė mė tepėr". Kėshtu kanė deklaruar drejtues tė bordit tė medias sė parė elektronike private nė Shqipėri. Dy avokatėt e Gėzim Ismailit nė Itali, sipas burimeve tė mėsipėrme, kanė marrė kontakt me juristėt e kompanisė, dy avokatėt nė Shqipėri dhe janė nė pritje tė njė pėrgjigje zyrtare pėr arrestimin. Pohohet se janė dy telefonata nė bazė tė cilave ėshtė dyshuar pėr aktivitetin e Ismailit, por gjithsesi ata nuk pėrbėjnė ndonjė provė fajėsie, pėr ta akuzuar pronarin shqiptar tė medias elektronike si tė implikuar nė trafikun e narkotikėve nė njė organizatė kriminale. Ndėrkohė Parid Ismaili djali i Gėzim Ismailit ėshtė arrestuar nė Itali i akuzuar pėr trafikun e lėndėve narkotike dhe ėshtė dėnuar me dhjetė vjet burg e 30 mijė euro gjobė.


    "Presione ndaj prokurorit qė hetonte tė birin"

    Njėri prej fakteve qė ka rėnduar mė tepėr pozitėn e presidentit tė Shijak TV, ka qenė edhe ai tė cilin prokuroria italiane e cilėson si presion ndaj saj. Prokurori Luka Turko, ka sjellė si provė tė kėtij presioni, faktin qė nė 26 gusht 2002, drejtuesve tė televizionit italian "Canale 50" u ėshtė kėrkuar nga drejtuesit e Shijak TV qė tė mbėshtesin ēėshtjen e Paridit. Nė urdhėr arrest thuhet edhe se, TV-sė italian i transmetohej njė mesazh nga "presidenti i "Mediave tė Lira Shqiptare", Mero Baze, nėpėrmjet tė cilit, paralajmėroheshin iniciativa tė karakterit mediatik-politik nė favor tė Parid Ismailit". Sipas prokurorisė antimafia tė Firences, kėto presione " tė organizuara nga Ismaili", kishin pėr qėllim ta detyronin atė tė hiqte dorė nga hetimi.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    Ka sic duket nje plan pune midis policise italiane e asaj Shqiptare qe te mbyllen syte kur kalojne maunet plot me droge nga Durres-Vlora drejt Italise kur kjo behet nga PS-ja. Nga ana tjeter ky plan sic duket funksionon ne ngritje kurthesh per njerez qe njihen si PD-iste.
    Rasti Devole eshte kuptimplot po te mendosh se Devole krijoi "xha Brahon" qe ve ne loje Dullen e Sulon qe jane idole te Brahos (shefit te Droges ne Durres ) e Rucit..shefit te Madh te Trafiqeve..

    Punon Ps-ja punon..
    Ku ja montuan paisjen Pergjuese ne makine kta italianet Ismailit?
    Patjeter qe Shiku ne Tv Shijak ja ka instaluar..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    ???

    panorama

    ------
    Endrin Balliu po shkonte nė Itali me traget
    Kapen 10 kg heroinė nė Portin e Durrėsit

    Durrės - Kapen 10 kilogramė lėndė narkotike e llojit heroinė nė njė autoveturė qė po tentonte tė imbarkohej nė tragetin e linjės Durrės-Ankona. Pas gjetjes sė drogės, uniformat blu kanė arrestuar edhe qytetarin Endrin Balliu, 25 vjeē, lindur e banues nė Tiranė, por rezident me dokumente tė rregullta nė Itali. Kryekomisari Tonin Vocaj, drejtori i Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut tė Durrėsit, tha se “droga ishte kapur nga njė gėrshetim i punės kontrolluese me informacionin operativ”. Qė nga fillimi i kėtij viti, sasia e drogės sė kapur nė Portin e Durrėsit ka arritur nė 45 kilogramė.

    Si u zbulua heroina
    Dje nė mbrėmje, rreth orės 19.00, qytetari Endrin Balliu po udhėtonte pėr nė Ankona sė bashku me autoveturėn e tij tė tipit “Nissan”, me targė BM 172 FH. Automjeti ka kaluar nėpėr pikėn e kontrollit antidrogė tė automjeteve dhe prania e lėndės narkotike ėshtė pikasur fillimisht nga nuhatja e qenit. Mė pas, ajo ėshtė kontrolluar imtėsisht nga efektivat e antidrogės sė Komisariatit tė Policisė sė Portit tė Durrėsit. Droga ėshtė zbuluar nė shasinė e autoveturės. Ajo ishte e paketuar nė 18 pako tė veēanta dhe pesha totale arrinte nė afro 10 kilogramė. Menjėherė pas konfirmimit tė pranisė sė drogės nė autoveturė, policia ka arrestuar nė flagrancė Endrin Balliun, transportuesin e saj.

    Destinacioni: Italia
    Sipas kryekomisarit Tonin Vocaj, i pranishėm nė Terminalin e Trageteve nė momentin e zbulimit tė drogės, “dyshohet se destinacioni i drogės ishte vetė Italia”. “Meqė transportuesi ėshtė rezident nė Itali, tha kryekomisari Vocaj, mendojmė se edhe destinacioni ėshtė vetė Italia”.

    Ndėrkohė, nė port ishin tė pranishėm edhe drejtues tė Drejtorisė Qendrore tė Luftės kundėr Drogės nė Policinė e Shtetit. Endrin Balliu, transportuesi i drogės, ėshtė banor i qytetit tė Tiranės dhe tashmė po koordinohen veprimet pėr tė mėsuar ndonjė pjesėtar tjetėr tė rrjetit.

    ---------



    ???


    Ne se ky Balliu eshte biri i Fahri Balliut athere do te thote se Policia e Tosk Nanos po ja pergatit pakot me droge cdo Zeri anti PS qe ti mbille gojen atyre qe guxojne..

    Metod e vjeter kjo por efektive..

    He me ju lumte..

  5. #5
    Katunari shqipėtar
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Postime
    42
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    Ka sic duket nje plan pune midis policise italiane e asaj Shqiptare qe te mbyllen syte kur kalojne maunet plot me droge nga Durres-Vlora drejt Italise kur kjo behet nga PS-ja. Nga ana tjeter ky plan sic duket funksionon ne ngritje kurthesh per njerez qe njihen si PD-iste.
    Rasti Devole eshte kuptimplot po te mendosh se Devole krijoi "xha Brahon" qe ve ne loje Dullen e Sulon qe jane idole te Brahos (shefit te Droges ne Durres ) e Rucit..shefit te Madh te Trafiqeve..

    Punon Ps-ja punon..
    Ku ja montuan paisjen Pergjuese ne makine kta italianet Ismailit?
    Patjeter qe Shiku ne Tv Shijak ja ka instaluar..
    z.Brari

    Mer sa un po kuptoj juve zotri, ju kan pėrzi krejt "kabllat"!
    Unė e di qė krimineli ashtė i keqbėrės,pa dallim pėkatėsie kombėtare,partiake (politike),racore etj.E ju me sa po duket po i dalloshi nė tė majt e tė djathtė,nė socialist e demokrat.Ēka nuk po mėsoka njeriu nga "Univerzal insonėt"!!!!!!!

    Ky rast ėshtė pėr tu pėrshėndeture jo pėr t'a vajtu siq e kini ju zanat,ju mbrotėsit e kriminelėve tė bardhė.

    Vetėm duke e luftuar tė keqėn ngadhnjen e mira!

    "Ngushllimet e mija tė pėrzemėrta!

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Pas reagimit ndėrkombėtar, opozita pranon humbjen nė Shijak
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 18-03-2007, 12:30
  3. Athine, pronari drogon dhe perdhunon 16-vjecaren shqiptare
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 07:29

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •