Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    AKSH-ja kërcënon KK se Prishtines, Ismet Beqirin

    Reagim i Degës I të LDK-së ndaj letrave kërcënuese drejtuar kryetarit të KK të Prishtinës, Ismet Beqiri

    Prishtinë, 19 prill - Kryesia e Degës së parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në lagjen "Kodra e trimave" në Prishtinë, reagon ashpër ndaj dy letrave kërcënuese të cilat më 2 e 14 prill të këtij viti janë drejtuar në adresë të kryetarit të kësaj dege dhe njëherit kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Ismet Beqiri.

    Në këtë reagim thuhet se letrat kërcënuese që vijnë në adresë të Ismet Beqirit, kryetar aktual i KK të Prishtinës dhe kryetar i Degës së parë të LDK-së, i bëjnë ata që sot nuk ia duan të mirën Kosovës. "Ata duhet ta dijnë shumë mirë se populli e di shumë mirë kush janë ata dhe kush janë udhëheqësit e tyre".

    "Kryesia e Degës së parë të LDK-së, Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor i kësaj Dege, reagojnë ndaj këtyre letrave kërcënuese që vijnë nga e ashtuquajtura Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), sepse janë të paqëndryeshme deklaratat e AKSH-së për djemtë, përkatësisht udhëheqsit e devotshmëm të popullit", thuhet më tutje në këtë reagim dhe theksohet se "Ismet Beqiri gëzon autoritetin e plotë në Kryesi dhe në popull, si dhe gëzon besimin dhe përkrahjen, prandaj i tërë populli është me udhëheqësin e tyre që vet e zgjodhi".

    "Brenda dy javësh, kanë arritur dy letra kërcënuese në adresë të z. Ismet Beqiri nga AKSH, por edhe para një viti ka ardhur një letër e këtillë. AKSH ka demantuar se letra kërcënuese nuk është lëshuar nga AKSH-ja në atë kohë, Atëherë, sot cila është e vërteta?", thuhet në fund të reagimit të Kryesisë së Degës së Parë të LDK-së "Kodra e trimave" në Prishtinë.

    Më poshtë në këtë reagim përkujtohet se kjo degë ka zhvilluar një aktivitet të denjë politik që nga themelimi i saj e deri tash në krye me udhëheqësit e saj.
    "Objektivi i Degës së parë të LDK-së ishte i qartë që nga fillimi që të punojë dhe të angazhohet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Dihet që fillimisht LDK ishte lëvizje gjithëpopullore në Kosovë, ndërsa aktiviteti i saj u shtri në çdo shtëpi, shkolla dhe institucione.

    Ky organizim kombëtar është padyshim rezultat i udhëheqësve të LDK-së së kësaj Dege dhe aktivistëve të tjerë të saj që me guxim e trimëri e organizuan aktivitetin politik, arsimor, shëndetësor e humanitar përballë pushtuesit serbo-jugosllav.

    Veprimtaria e tyre ishte legale, me adresë të qartë për okupatorin, mirëpo këta udhëheqës të devotshëm, të guximshëm, të menqur dhe me objektiv të qartë e dhanë maksimumin e tyre për kauzën kombëtare dhe për realizimin e aspiratave shekullore për liri e pavarësi të Kosovës.

    Në atë kohë nuk kishte zëra kërcënues ndaj udhëheqësve dhe për këtë populli e di shumë mirë.

    Sot, kërcënohen po ata udhëheqës, të cilët me guxim e menquri e udhëhoqën popullin gjatë atyre viteve të okupimit klasik, prandaj populli me krenari i zgjodhi në vendet udhëheqse, pasi gëzojnë respekt", thuhet në reagimine Degë së parë të LDK-së në "Kodrën e trimave" në Prishtinë.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    LDK duhet te shtrengohet e te behet grusht celiku sa nuk ja ka pi lengun krejt kto aksh-t e kto "clirimtaret" e Klosit e jaho salihit e atyre rrembuesve te imamit te Gostivarit..

    1 milion e ca euro kan grabitur deri tash bandat enveriste te Kosov Kukes Vlores..
    Sigurisht nje pjese tyre shkojn ne xhepat e Idajet Beqirave e alban Vjosave e hajnave tjere..

    Ne shpresen se ..hajt se ju a ndreq qejfin Kfori e unmiku bandave vraesenuk duhet me ndejt..

    Me te keqen duhet luftuar dhemb per dhemb e kjo kerkon sakrific e HAPJE.

    Hapje do te thote qe te hiqet dore nga frika te mos na fyen miqte ..
    Ti thuhet HAPUR krimineleve..JU dime kush jeni.. Je ti je ti je ti e ti.. me emer e mbi emer e tu deshmohet Krimi hapur e jo vec nje Rasim Shale te vihet perball Krimineleve e jo vec Miku i Imamit te deshmoje perball Mafies e tjeret si skutha te rrijne urt e te mshelin gojen e te trusin prapanicat..

    Me kte shprese rrinin dikur Byroistet e PPSH-se..

    hajt se kte radh enveri po ha Kicon..
    po rrim ne tjeret spo flasim..
    hajt se kte radh enveri do shqyej Hasanin ..hajt se tash e ka me x e y -in.. po rrim ne tjeret..spo ndihemi..po mshelim gojet.. por koha tregoi se Enveri nuk ngopej se deklaruari armiq e se pushkatuari gjenerala e intelektuale e se internuari gra vajza e femije djepi..
    dhe ata Komunisto Pellazgo Iliret nuk u ndjene por deri ne fund u treguan frikacake.. duke bere sehir si u ikte koka njeri mbas tjetrit gjith figurave kombetare ..

    ish Diabeti qe e p-ordhi enver Hoxhen e qe ndali kte masaker.. se askush tjeter nuk guxoi per 50 vjet....
    Turp per nje KOMB.. qe vec nje anomali e organizmit te nje plakushi te shpetoje nga katastrofa nje Popull..
    Cka pret LDK..?
    U vra uka..flejn mileti.. u vra ilir Selimaj flejn mileti..u vraTahiri Ahmeti Xhema e Drini ..e flejn mileti e trusin b-yth e goj ..
    Turp..



    Pse a diabetin po presin qe ta kapi Mafien e Kosoves ?

    Nuk del ashtu hesapi ..
    Se deri sa te shkojn ne Diabet krejt Elshanet e Halitet e krejt Emrushat e alban Vjosat e Thaq Zek Milaim Lum Ernestat e Mavro Demac Qoset e Jakup Ramushs Toger Idrizat e Haradin Nasimat i thone qe dhe Kina te shkoj ne varr e jo ma Kosova..

    Hapur te deklarohet se Kemi dy armiq .. Njeri..SERBIA qe don me na farue krejt sikurse na faroi ne 97-98 -ten e armiku tjeter..Mafia e Klos Nano Rucve te Kosoves qe duan ta farojne cdo Njeri atdhetar te Kosoves nepermjet AKSH-ve e UCk-eve..tashme te deskredituara..

    Rugova nuk eshte ma i mjaftueshem te drejtoje LDK-ne..
    Ai eshte i Trembur e kjo duhet pranuar..
    Por nje Lider i trembur nuk mund te behet mbrojtes i popullit te tije..
    Saliut ja vrasin tash 14 vjet bashkpuntoret..ja vjedhin Voten e ja rrezojne shtetin..
    I erdhi Nano ne prishtin Rugoves..
    Pse nuk i tha Rugova.. Nanos.. pse ma vran njerzit e tu Kolonel Krasniqin?

    Pseeeeeeeeeee..
    Dua llogari. pik..
    Sdi gje do thosh Nano.. duke u zgerdhire..
    E rugova hapur ti thoshte.. e din e din shum mir e din.. se me ty kan pi uiski vrasesit..
    troc e trimerisht behet politika ndryshe ik..



    Populli duhet te nxjerri trima si ai Geci i Drenices qe ja thyen hundet Mafies aty sy nder sy ..

    qashtu..

    Skllever..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ADILI: AKSH NUK E KA KËRCËNUAR ISMET BEQIRIN !

    1. Pyetja: Para pak ditësh në pesëvjetorin e rënies së dy dëshmorëve të Brigadës 113 "Mujë Krasniqi", në Rezistencë të Drenasit doli publikisht AKSH-ja. Pse pikërisht në këtë përvjetor ?

    Përgjigja : Me lejoni që, fillimisht të përshëndes redaksinë e gazetes "Epoka e Re" dhe të gjithë lexuesit e nderuar të kësaj gazete prestigjioze, si dhe t'iu rikujtoj që intervistën e parë, mënjëherë pas Kuvendit Kombëtar (Kuvendit Themelues) të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), me 13 korrik 2002, me pseudonimin Valdet Vardari, e kamë dhënë te gazeta "Epoka e Re".
    Tani le të kthehemi te përgjigja në pyetjen tuaj. Pikërisht kur po kremtohej pesëvjetori i rënies së dy dëshmorëve të Brigadës 113 "Mujë Krasniqi" të UÇK-së, ishte edhe njëvjetori i rënies së dy dëshmorëve më të rinjë të kombit shqiptar, pjestarëve të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), ISLAM BERISHA dhe HAMËZ BEHRAMI.

    2. Pyetja : Në këtë përvjetor përpos tjerash u tha edhe betimi: "Betohemi këtu pranë varrit të dy dëshmorëve, se rrugën për çlirim e bashkim kombëtar do ta ndalim vetëm atëherë kur të jetë i bashkuar kombi ynë". Çfarë nënkupton ky betim dhe cila është e vërteta e këtij betimi, mendoni se në tokat shqiptare do të ketë përsëri luftë, e sidomos në Kosovë, kur dihet se tashmë ajo është nën administrimin civil dhe ushtarak ndërkombëtar?

    Përgjigja : Kosova Veriore (Mitrovica Veriore, Albaniku.) vazhdon të mbetet nën pushtimin dhe kolonizimin serb. Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci), e cila deri në vitin 1956 ka qenë pjesë integrale e Kosovës aktuale, vazhdon të mbetet e pushtuar dhe e kolonizuar nga Serbia. Kosova Jugore (Lugina e Vardarit) është nën pushtimin dhe kolonizimin sllavo-maqedonas. Edhe Kosova Veri-Lindore, gjithashtu është e pushtuar dhe e kolonizuar nga Mali i Zi.
    Gjithashtu, me lejoni qe t'iu rikujtoj faktin qe populli i Sanxhakut, përmes referendumit poullor (në vitin 1992), Sanxhakun e shpalli Krahinë të Republikës së Kosovës.

    3. Pyetja : E veçanta e daljes publike të AKSH-së ngërtheu në vete duartrokitje të gjata. Mendoni se jeni të mirëpritur te populli? Cfarë simbolizojnë në aspektin politik këto duartrokitje për AKSH-në dhe FBKSH-në, në përgjithësi?

    Përgjigja : Jo vetëm në rastin e daljes publike në Rezistencë, por edhe në tubimin përkujtimor të betejës së UÇK-së në Likoshan-Qirez, më 28 shkurt 2004, në të cilin tubim u lexua edhe telegrami përshëndetës i Kryesise Qëndrore të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, mbi 10 mijë pjesëmarrës të këtij tubimi madhështor duartrokitën dhe brohoritën: AKSH, AKSH, AKSH. dhe RROFTË BASHKIMI KOMBËTAR. Që të gjitha këto dëshmojnë se FBKSH, që për nga shtrirja organizative është një front mbarkombëtar, po bëhet edhe një front mbarëpopullor, kurse struktura ushtarake e FBKSH-së - Armata Kobëtare Shqiptare (AKSH) po bëhet një ushtri popullore. Gjithashtu, të gjitha këta duartrokitje dhe e gjithë kjo përkrahje popullore për FBKSH-në dhe AKSH-në janë edhe një kundërpërgjigje e popullit shqiptar kundrejt Raportit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (GNK), të cilit gjithashtu edhe Kryesia Qëndrore e FBKSH-së i është kundërpërgjigjur përmes një Memorandumi, të cilin, në anglisht, për dijeni ua kemi dërguar edhe strukturave relevante ndërkombëtare, si dhe të cilin lexuesit e gazetës "Epoka e Re" mund ta lexojnë në faqen tonë zyrtare: www.shqiperiaebashkuar.org

    4. Pyetja : Në daljen publike të AKSH-së u dha edhe ky mesazh: "Do të jemi me synimet dhe dëshirat e popullit që shprehin mllefin dhe pakënaqësitë e akumuluara dhe mospajtimin e copëzimit të tokave shqiptare dhe të ndalim që në fillim këtë pushtim modern të tokave shqiptare". A bënë ta kemi një pasqyrë më të gjërë të këtij mesazhi?

    Përgjigja : I gjithë opinioni kombëtar dhe ai ndërkombëtar e ka të njohur faktin që, në vitin 1992, populli shqiptar i Kosovës aktuale, përmes referendumit popullor, Kosovën e shpalli shtet të pavarur. Edhe pas luftës së lavdishme të UÇK-së Kosova nuk po e gëzon pavarësinë, dhe mbi 30% të territorit të saj (Kosova Veriore), edhe pse edhe me Rezolutën 1244 është pjesë integrale e Kosovës Protektorat, nuk administrohet nga administrata civile dhe ajo ushtarake ndërkombëtare, por është nën administrimin (lexo: pushtimin dhe kolonizimin) e Serbisë. Shqiptarët e Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit), gjithashtu përmes referendumit popullor, shpallën autonominë politiko-territoriale me të drejtë ribashkimi me Kosovën. Edhe pas luftës së UÇPMB-së Kosova Lindore vazhdon të mbetet nën pushtimin dhe kolonizimin serb. Edhe shqiptarët e Kosovës Jugore (Lugina e Vardarit), gjithashtu përmes referendumit popullor, shpallën autonominë politiko-territoriale, të cilën nuk arritën ta gëzojnë as edhe pas luftës së zhvilluar në vitin 2001. Pra, përkundër gjithë atyre përpjekjeve dhe sakrificave demokratike, të shprehura edhe përmes referendumeve popullore dhe luftërave çlirimtare, çështja shqiptare për nga aspekti i avansimit të statusit politiko-juridik jo vetëm nuk ka bërë as edhe një hap përpara, por përkundrazi. Dhe pikërisht për këtë arësye, si domosdoshmëri e kohës erdhi edhe deri te krijimi i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), krijimi i të cilit nuk është meritë e askujt, por është vetëm meritë e gjakut të dëshmorëvë të kombit dhe amanetit të tyre për ta çuar në vend betimin e bërë, nën uniformën dhe emblemën e bukur të Ushtrise Çlirimtare të Kosovës (UCK-së), për çlirim dhe bashkim kombëtar.

    5. Pyetja : Më pas u tha se AKSH-ja nuk do të veprojë aty ku vepron UNMIK-u dhe KFOR-i. Çfarë në të vërtetë don të thotë kjo dhe sipas jush ku nuk veprojnë ato ?

    Përgjigja : Kjo don të thotë që kudo ku vepron uniforma shqiptare, ndër të cilat është edhe uniforma e Trupave Mbrojtësë të Kosovës (TMK) nuk vepron uniforma e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), por vepron Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH). UNMIK-u dhe KFOR-i nuk veprojnë në Kosovën Veriore, por atje veprojnë bandat kriminale të Arkanit, të Milloshevicit, të Çovicit, të Koshtunices. Ne prej kohesh, kemi paralajmëruar që në sytë e KFOR-it francez këto banda kriminale serbe kanë bërë dhe po bëjnë spastrimin etnik të shqiptarëvë nga Kosova Veriore dhe veriu i Mitrovicës, të cilat banda më 17 e 18 mars 2004, gjatë revoltave mbarëpopullore, iu vërsulën edhe pjesës jugore të Mitrovicës, por që turpëruar u zbrapsën nga stërnipat e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës dhe Azem Galicës.

    6. Pyetja : A ka qenë e pranishme AKSH-ja gjatë trazirave të 17 e 18 marsit dhe nësë po cili ka qenë roli i saj?

    Përgjigja : Jo, Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), nuk ka qenë e pranishme gjatë revoltave popullore të 17 e 18 marsit 2004; sepse siç e ceka edhe më sipër, AKSH nuk vepron në Kosovën Protektorat.

    7. Pyetja : Po e ndërrojmë pak natyrën e pyetjeve. Në adresë të Kryetarit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Ismet Beqirit, për Deklaratën e Asamblesë Komunale të Prishtinës për ngjarjet e 17 e 18 marsit thuhet se ka shkuar një kërcënim nga AKSH-ja. Cila është e vërteta?

    Përgjigja : Fillimisht, më lejoni që t'iu them që, Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), kurrën e kurrës nuk është marrë dhe as edhe në të ardhmen nuk do të mirret me kërcënime. Edhe në rastin konkret nuk besoj që të ketë ndodhur ndonjë "fenomen" i tillë, sepse disa herë e kemi ritheksuar qe jo vetëm AKSH-ja por asnjë nga strukturat tjera të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) kurrën e kurrës nuk do të merren me individë, qofshin këta intelektualë apo personalitete të jetës politike, sepse të gjithë këta, pavarësisht nga pesha e tyre ne jetën publicistike apo politike, janë individë. Kam dëgjuar që herë pasëhere të jenë lëshuar pacavure kërcënuese në emër të AKSH-së, siç qe rasti edhe me një pacavure të firmosur si AKSH-SHIK, për të cilin rast Kryesia Qëndrore e FBKSH-së edhe është prononcuar me kohë, por unë po iu them që pacavuret e tilla ose janë lojëra fëmijësh ose janë vepra të agjenturës serbe në Kosovë, prandej edhe kërkoj që pacavuret e tilla jo vetëm që duhet që të mos konsiderohen si kërcënime por që të injorohen.

    8. Pyetja : Po ashtu në adresë të shkrimtarit Ismail Kadare ka shkuar një kërcënim, po për këtë kërcënim cila është e vërteta ?

    Përgjigja : Aspak nuk është e vërtetë që dikush ta ketë kërcënuar Ismail Kadarenë dhe aq më pak AKSH, siç shpifte dhe akoma po shpif masmedia shqiptare, sepse edhe më lartë e ceka që, jo vetëm AKSH, por asnjë strukturë e FBKSH-së nuk merret me individë, qofshin këta edhe intelektualë të llojit të Kadaresë. Për këtë "fenomen" të improvizuar, FBKSH është prononcuar edhe përmes masmedias elektronike dhe asaj të shkruar në Shqipërinë Londineze. Ky prononcim, të cilin e kam bërë unë, është transmetuar edhe në masmediat e Kosovës, dhe kam kërkuar që, Kadare t'i kërkojë falje popullit të Kosovës, sepse ashtu si dikur, që shante dhe ofendonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nga Kryeqyteti i mikes së Serbisë, Greqisë dhe Rusisë, edhe këtë herë shau dhe ofendoi popullin shqiptar të Kosovës. Ai, Ismail Kadare, jo vetëm nuk kërkoi falje publike, por përkundrazi, pas disa ditësh përmes një interviste në gazetën franceze "Le Mond" kërkonte që viktima (populli shqiptar i Kosovës) t'i kërkonte falje xhelatit (bandave kriminale të Serbisë). Unë kamë konsideruar dhe konsideroj që, ashtu sikurse një numër shkenctarësh dhe filozofësh të medhenj, që karrierën e tyre e kanë përfunduar me vetëvrasje ose çmenduri, Kadare e përfundoi me ikje nga At-mëmëdheu që e lindi, e rriti dhe e bëri shkrimtar të madh, pikërisht në kohën kur më së shumti i duhej Shqipërisë dhe shqiptarëve. E vërteta është që, intelektuali Alban Kosova kishte bërë një reagim rreth shkrimit "Riparimi i së keqes" të Ismail Kadaresë, të botuar në të përditshmen "Shekulli" të Tiranës, të cilin krahas shumë Ëeb-faqeve e publikoi edhe faqja jonë zyrtare: shqiperiaebashkuar.org

    Pra, të publikosh shkrime intelektualësh, të cilët nuk pajtohen me njëmendësinë moniste të shkrimtarit të salloneve nuk është as herezi dhe as gabim. Në fund të fundit, ata që jetojnë në gjirin e popullit dhe me vuajtjet e mjerimin e tij, në rastin konkret siç është intelektuali Alban Kosova, i cili nuk jeton në sallonet e Parisit, ne jo vetëm i mbështesim, por unë kam kërkuar publikisht që ta takoj dhe ta përgëzoj për kurajon e tij qytetare të shprehur në reagimin e tij.

    9. Pyetja : Këtyre ditëve Kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka thënë se "nësë nuk mbështetet politika e tij do të forcohet AKSH-ja". Komenti i juaj ju lutem ?

    Përgjigja : Ibrahim Rugova realisht nuk ka thënë asgjë, pos që ka ritheksuar konstatimin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave (GNK). Thëniet dhe konstatimet e tilla, qoftë të GNK-së apo edhe të Z. Ibrahim Rugova, nuk janë asgjë tjetër pos edhe një njohje faktike dhe juridike e strukturës ushtarake të FBKSH-seë - Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH). Z. Rugova do të duhej të deklaronte: "Nëse nuk përkrahet politika ime, politika e mashtrimit të shqiptarëvë me një Kosovë të pavarur formale, që nënkupton një Kosovë me kokën në Beograd, do të forcohet Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH)", sepse jo vetëm Z. Rugova por edhe GNK, fare mirë e dijnë që, AKSH-ja politikisht udhëhiqet dhe zbaton Platformën e FBKSH-së, në hyrje të së cilës thuhet: "Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (shkurt: FBKSH) është bashkim demokratik i forcave politike, shoqatave joqeveritare, intelektualëve atdhetarë dhe i masave të gjëra popullore pa dallim krahine, feje, gjinie, ideje dhe përkatësie partiake, që punon, vepron dhe lufton për ribashkimin e trojeve shqiptare dhe popullit që jeton në to, në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan, me emrin Shqipëri".

    10. Pyetja : A mund të na tërhiqni një diagonale të deklarimit të Rugovës në kohën e daljes publike të UÇK-së me deklarimin e tij të tanishëm për AKSH-në ?

    Përgjigja : Edhe atëherë, kur doli publikisht UÇK-ja (më 28 Nëntor 1997), Z. Rugova kërkonte ndihmën nga të huajt, por për dallim nga ndihma që kërkon tani, atëherë jo vetëm Ai, por e gjithë masmedia elektronike dhe e shkruar shqiptare (monopolin e së cilës e kishte LDK dhe levat e saj), UÇK-në e quanin "ushtri faksash", "grupe katundarësh", "organizatë terroriste", "dorë e zgjatur e Serbisë" etj, etj. Që të gjitha ato deklarata, jo vetëm te liderëve të Kosovës por edhe të Shqipërisë Londineze, ne i ruajmë me fanatizem; prandaj, që të gjithë ata shpifës edhe sot e kësaj dite nuk po "guxojnë" që të shkojnë te MEKA SHQIPTARE, NE PREKAZ TË DRENICËS. Kështu po veprojmë edhe me ata, të cilët para se të formohej Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) edhe për AKSH-në shpifnin se gjoja na qenka "ushtri interneti", por që AKSH-së nuk ia kanë mveshur epitetet tjera ofenduese që ia mveshnin UÇK-së.

    11. Pyetja : Dhe për fund, çfarë do të jetë politika operacionale e FBKSH-së dhe AKSH-së në të ardhmen ?

    Përgjigja : Më 31 janar 2004, strukturave relevante ndërkombëtare (Keshillit të Sigurimit të OKB-së, Stejtdepartamentit të SHBA-ve, Keshillit të BE-së dhe Keshillit të NATO-s), iu kemi dërguar (në anglisht) APELIN : "E DREJTA E VETËVENDOSJES SË POPUJVE, E DREJTË EDHE E POPULLIT SHQIPTAR", përmes të cilit, bazuar në nenin 1 dhe nenin 5 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe në 5 (pesë) konventat e miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kërkojmë që edhe popullit shqiptar t'i mundësohet që të vetëvendos për fatet e veta. Dhe, nëqoftësë kjo e drejtë universale, që iu njihet dhe garantohet gjithë popujve të botës, nuk i njihet dhe garantohet vetëm popullit shqiptar, kemi kërkuar që këto struktura relevante ndërkombëtare këtë të na e konfirmojnë me shkrim dhe publikisht. Këtë APEL e kemi publikuar, krahas publikimit në faqen tonë zyrtare, edhe në organin e FBKSH-së: "RIBASHKIMI I SHQIPËRISË" Nr. 8 (Prill 2004), të cilin ua kemi derguar (përmes Departamentit të Propagandë-Informimit) edhe masmediave elektronike dhe të shkruara shqiptare në të gjitha hapsirat shqiptare të Shqipërisë Etnike, të cilat nuk e kanë publikuar, sepse ata vazhdojnë të respektojnë urdhërat e GNK-së. Pra, ne presim që strukturat relevante ndërkombëtare të na përgjigjen. Dhe, për sa kohë jemi në këtë pritje ne vazhdojmë që rreth FBKSH-së, të bashkojmë gjithë potencialin intelektual dhe politiko-luftarak kombëtar; sepse, e kemi thënë që, vërtetë në aspektin juridiko-politik çështja shqiptare nuk ka bërë qoftë edhe një hap përpara, nga këta tri luftëra të zhvilluara në hapsirat shqiptare, ne kemi fituar dy gjëra tepër madhore: E para, është vrarë frika që na e kishin mbjellur armiqtë tanë, dhe E dyta, është krijuar përvoja luftarake.

    Me përshnedetje atdhetare

    Kryetari i FBKSH-së
    Mr. Gafurr Adili (d.v.)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Kosova me kod të ri ndërkombëtar postar
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 07:40
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-01-2005, 09:58
  3. Projektvizionet për qendrën e Prishtinës
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-08-2003, 05:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •