Refugjatet dhe azilantet drejt Amerikes



Pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore, ne kongresin amerikan debatohej se c'do te behej me refugjatet e Evropes. Megjithe keqardhjen per viktimat e luftes shume amerikane ishin kunder ardhjes se emigranteve ne SHBA. Ata mendonin se njerezit duhej te ktheheshin ne vendet e tyre dhe te rifillonin jeten e tyre atje, jo ne Amerike. Ne vitin 1946 presidenti Harri Truman leshoi nje direktive qe lejonte 40.000 refugjate te vinin ne SHBA, 28 mije prej te cileve ishin hebrej. Shume hebrej shkuan ne Palestine ku ne 1948 formuan shtetin e ri te Izraelit.
Pak vite me vone politika e emigracionit e SHBA ndryshoi ne menyre drastike. Me fillimin e luftes se ftohte politikanet ishin me te interesuar te ndihmonin refugjatet e komunizmit se ata te nazizmit. Ne aktin e vitit 1948 kongresi amerikan aprovoi Ligjin e "njerezve te zhvendosur" qe lejonte SHBA te pranonte ne token e vet 400.000 refugjate nga viti 1948-1952. Shume njerez te larguar nga vendi i tyre gjate luftes nuk kishin deshire te ktheheshin me, sidomos ne ato vende qe u aneksuan nga Bashkimi Sovjetik, apo rane nen influencen e tij. Me aktin e 1948-tes, ne Amerike mberriten 30 mije letoneze, 10 mije estoneze, 25 mije cekosllovake. Te gjithe refugjateve u gjendej pune, shtepi si dhe ishin gjendur sponsoret per te pritur e marre nen kujdes refugjatet e ardhur nga vendet komuniste. Shume refugjate u sponsorizuan nga Kryqi i Kuq Amerikan, agjensi vullnetare, kisha, sinagoga, etj. Bashkimi Sovjetik dhe vendet e Evropes Lindore, perfshire ketu edhe Shqiperine, iu pergjigjen ketyre akteve duke e bere te pamundur largimin e qytetareve te tyre. Sipas karakterizimit te Ēurēillit qeverite e ketyre vendeve i kthyen ato ne vende te "perdes se hekurt". Megjithate pati njerez nga te gjitha vendet qe u arratisen nga kufijte duke vene ne rrezik edhe jeten e tyre. Ne dekaden 50-60 ne Amerike mberriten 918 cekosllovake, dhjete here me shume polake dhe pas shtypjes se revolucionit hungarez te 56-tes nga trupat sovjetike, nga Hungaria emigruan ne SHBA reth 36 mije vete.
Me ligjin e ri te emigracionit te vitit 1965 Amerika i hapi me shume dyert per emigrantet. Ajo vuri nje kuote te re emigrantesh per cdo vend e cdo hemisfere. Per hemisferen perendimore kjo kuote ishte 120, 000 vete ne vit ndersa per hemisferen lindore arrinte deri ne 170,000 njerez ne vit. Ky ligj i ri hapi udhe per miliona refugjate dhe emigrante nga Azia e Amerika latine.
Ne mesin e viteve 60-te, 430 mije hebrej u larguan nga Bashkimi Sovjetik. Prej tyre 160 mije emigruan ne SHBA. Shumica e emigranteve ruse qe erdhen ne Nju Jork, u vendosen ne Bruklin, ku krijuan lagjen e tyre te quajtur "Odesa e vogel".
Per emigrantet e ardhur nga Evropa Lindore pershtatja me jeten e re nuk ishte e lehte pasi ata erdhen nga nje sistem ku gjithshka ishte e gatshme e ishin mesuar qe te prisnin gjitheshka nga qeveria. Ne Amerike, ata duhet te mbeshteteshin ne aftesite e tyre, te ecnin me kembet e tyre. U duhej te mesonin gjuhen dhe adoptonin kulturen e jeteses amerikane. Te ushqyer me mendimin se ne Amerike do te gjenin parajsen ata u zhgenjyen kur pane se edhe ne kete vend kishte te varfer, njerez pa shtepi apo ndodhnin krime si kudo ne bote.
Me kalimin e kohes nga radhet e emigranteve dolen njerez te shquar qe dhane kontribut ne kulturen, ekonomine apo edhe politiken e SHBA. Ne njezet vitet e fundit shume artiste, skulptore, shkencetare, etj., gjeten hapesire ne lirine e krijimit ne kete vend, qe ne atdheun e tyre u ishte mohuar. Mihail Barishnikovi ylli i baletit sovjetik, u arratis ne 1974 kur ndodhej ne Kanada per nje shfaqje. Atehere ai ishte 26 vjec. Nga viti 1980 ai u be drejtues i Teatrit te Baletit Amerikan. Zbigniev Brzezinski, i lindur ne Varshave ne vitin 1928 erdhi ne Shtetet e Bashkuara ne vitin 1950, fitoi doktoraten nga Universiteti i Harvardit. Ne 1961 u be keshilltar prane presidentit Xhon Kenedi ndersa Presidenti Xhimi Karter i besoi atij postin e kryetarit te keshillit te sigurimit kombetar. Madaleine Ollbrajt, lindur ne Prage, ne 1937 eshte e para grua qe u emerua ne postin e sekretares se shtetit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Edhe komuniteti shqiptar i Amerikes, ndonese i vogel i dha ketij vendi emra te degjuar si artistet e komedise, vellezerit Xhon dhe Xhim Belushi, fituesin e cmimit Nobel ne mjekesi Ferid Muradi, biznesmenet e degjuar Antoni Athanas, Piter C. Kole, etj.

Albana Lifschin - nga "Udhetim ne Historine Amerikane"