RD
------

Prokuroria: Nuk kemi dhėnė leje pėr survejimin e telefonatave tė deputetėve

Skandal, Nano pėrgjon kundėrshtarėt

Nė krye tė listės ėshtė emri i kryetarit tė Partisė Demokratike, Sali Berisha, i ndjekur nga politikanė tė djathtė e tė majtė, si dhe nga gazetarė tė njohur

Kryeministri Nano ka nisur pėrgjimin e telefonatave tė drejtuesve tė opozitės, deputetėve si dhe disa nga ministrat e tij. Nė krye tė listės sė pėrgjimeve ėshtė vėnė kryetari i PD, Sali Berisha dhe lista vazhdon me drejtues tė tjerė tė opozitės si dhe me deputetė socialistė, madje edhe me disa nga ministrat e kabinetit tė tij. Burime tė besueshme bėjnė tė ditur se nuk ėshtė hera e parė qė kryeminsitri urdhėron pėrgjimin e telefonatave tė kundėrshtarėve tė tij politik. Edhe qeverisje tė tjera tė socialistėve kanė bėrė pjesė tė tyre skandalin e pėrgjimit tė telefonave tė kryetarit tė PD, Sali Berisha. Vetėm pak kohė mė parė Parlamenti u pėrfshi nga debate mjaft tė ashpra mbi pėrgjimin e paligjshėm tė telefonave tė kryetarit tė PD, Sali Berisha, gjė nė tė cilėn ishte pėrfshirė edhe Shėrbimi i Informativ. Megjithėse nuk kanė kaluar shumė kohė nga skandali i denoncuar muaj mė parė sėrish njė tjetėr shkelje flagrante e ligjit bėhet me pėrgjimin e telefonave tė deputetėve tė opozitės si dhe deputetėve tė vetė Grupit parlamentar tė PS.


Si bėhet pėrgjimi i deputetėve


Zėdhėnėsi i Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Agim Neza, thotė se bazė tė ligjeve ekzistuese deputetėt mund tė hetohen vetėm nėse marrin leje nga Gjykata dhe Parlamenti. Nga ana e tij, Parlamenti gjatė kėtyre javėve nuk ka marrė asnjė vendim tė tillė. Kryeministri Nano nuk i ka paraqitur kėtij institucioni njė kėrkesė tė tillė. Ai duket se ka zgjedhur njė mėnyrė tė tij private pėr tė kėrkuar pėrgjimin e telefonatave tė drejtuesve tė opozitės. Disa muaj mė parė, Nano u mburr se nė kapjen e pengmarrėsve tė Klajdi Shehut, ai kishte pėrdorur aftėsitė e tė birit tė tij pėr tė bėrė tė mundur pėrcaktimin e numrave tė telefonave dhe vendndodhjen e grabitėsve. Eksperienca mjaft pozitive e djalit tė Nanos nė pėrgjimin e telefonave duket se ėshtė vėnė sėrish nė provė. Kėsaj here besohet se Nano mund tė ketė angazhuar sėrish tė birin e tij nė kėtė pėrgjim tė telefonave tė drejtuesve tė opozitės, deputetėve socialistė dhe ministrave tė kabinetit tė tij qeverisės. Pėrgjimi i telefonave nga ana e kryeministrit Nano ėshtė denoncuar dje nė media, por njė gjė e tillė nuk ėshtė pėrgėnjeshtruar nga institucionet shtetėrore dhe as nga zyra e Kryeministrit.


Eksperienca e pėrgjimit tė politikanėve


Vetėm gjatė kėtyre tre viteve tė fundit, skandali i pėrgjimit tė telefonave apo bisedave tė politikanė tė lartė, ka shpėrthyer mė shumė se njė herė. Ndėrsa skandali i pėrgjimit tė telefonave tė kryetarit tė PD, Sali Berisha, u provua me dokumente tė posaēme tė SHIK-ut, njė sėrė pėrgjimesh tė tjera kanė ndodhur duke vėnė nė rrezik marrėdhėniet e Shqipėrisė edhe me vende tė tjera mike. Pėrgjimi dhe botimi i plotė i pjesėve tė caktuara nga biseda e Sekretares amerikane tė Shtetit, Ollbrajt me zyrtarė tė lartė tė Tiranės zyrtare shkaktoi njė skandal tė rėndė, i cili pėr pak u shndėrrua nė njė incident diplomatik. Pjesė tė bisdeave konfidenciale tė Sekretares amerikane tė Shtetit u botuan nė media nga njerėz tė afėrt tė Nanos. Kjo shkaktoi njė reagim dhe njė tension tė madh nė Ministrinė e Jashtme, ku nisėm tė kėrkohen edhe spiunėt. Zv/ministri i Jashtėm i asaj kohe, Blushi, u largua nga detyra, duke u bėrė pėrgjegjės pėr kėtė skandal.


Kryeministri, nė panik. Nuk beson as tė vetėt


Nė listėn e gjatė tė politikanėve, tė cilėve Fatos Nano ka urdhėruar qė t'u pėrgjohen telefonat, pėrveē drejtuesve tė opozitės, pėrfshihen edhe deputetė tė PS, madje edhe ministra tė kabinetit tė tij qeverisės. Por po kėshtu pėrgjimet janė shtrirė edhe nė radhėt e botuesve tė medias. Tė gjitha lėvizjet e fundit tė Fatos Nanos qė kulmojnė me pėrgjimin e telefonatave tė kundėrtshtarėve tė tij politikė tregojnė pėr panikun nė tė cilin gjendet Kryeministri. Fatos Nano ka humbur besimin edhe tek mbėshtetėsit e tij, pėr tė cilėt gjithashtu ka urdhėruar qė t'u pėrgjohen telefonat. Nuk ėshtė hera e parė qė kryeministri i sheh armiqtė e tij politik jo vetėm nė radhėt e opozitės, por dhe tek njerėzit tė cilėt i mban afėr dhe qė i konsideron si bashkėpunėtorė. Pas arratisjes sė tij mė 14 shtator tė '98, kryeministri deklaroi pas kthimit nga arratia se pjesė e puēit kundėr tij ishin bėrė edhe funksionarė tė lartė tė PS. Mė pas, pėrmes njė sėrė intervistash Nano akuzoi drejtpėrdrejt ish-Presidentin Meidani si dhe njerėz tė afėrt tė tij lidhur me puēin ndaj tij. Madje Nano shkoi dhe mė tej, duke akuzuar pėr komplot edhe ambasdorėt e OSBE dhe SHBA, tė cilėt sipas Nanos ishin bėrė pjesė e planit pėr tė larguar nga detyra kryeministrin Nano. Duke qenė i bindur nė tradhėtinė e njerėzve qė mban nga afėr Nano, ka urdhėruar sė fundi qė t'u pėrgjohen telefonat njėlloj si drejtuesve tė opozitės nė mėnyrė tė paligjshme. Paranoja ka pėrfshirė Fatos Nanon, vjen nga leximi i revoltės qytetare ndaj politikave tė tij tė gabuara. Humbja e besimit ėshtė e ndėrsjelltė. Ashtu sikurse qytetarėt kanė humbur besimin tek qeveria qė drejton Nano edhe kryeministri e ka humbur tani besimin tek zgjedhėsit, tė cilėt e kanė votuar, madje jo vetėm tek ata, por edhe tek njerėzit mė tė afėrt tė stafit tė tij qeveritar.


Zėdhėnėsi i Prokurorit tė Pėrgjithshėm reagon pas pėrgjimit tė telefonave tė deputetėve


Neza: Nuk kemi dhėnė leje pėr pėrgjimet


Sipas dispozitave ligjore, vendimin pėr pėrgjimet e mundshme e jep Gjykata dhe Parlamenti


Agim Neza, zėdhėnės i Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, reagoi dje mbas skandalit tė denoncuar nė media lidhur me pėrgjimin e telefonave tė deputetėve, drejtues tė opozitės, si dhe ministra tė kabinetit Nano. Nė njė prononcim pėr "RD", Neza tha se, nga ana e Prokurorisė nuk ėshtė dhėnė asnjė leje pėr tė pėrgjuar telefonat e deputetėve, apo botuesve tė ndryshėm tė mediave.

"Nuk kemi asnjė lloj informacioni, pėr pėrgjime tė mundshme tė deputetėve, drejtuesve tė opozitės apo personaliteteve tė medias", tha Neza. Sipas tij, nė bazė tė dispozitave ligjore, nuk rezulton tė jetė marrė asnjė lloj leje nga Prokurori i Pėrgjithshėm, pėr pėrgjimin e kėtyre personaliteteve e drejtuesve tė politikės e medias. Neza sqaron se: Sipas dispozitave ligjore, vendimin pėr pėrgjimet e mundshme e jep Gjykata dhe Parlamenti. "E pėrsėris, pėr sa shkruan shtypi, nuk dimė asnjė rast tė vetėm tė jetė marrė leje nga Prokurori i Pėrgjithshėm pėr pėrgjim tė drejtuesve e personaliteteve tė medias e politikės", tha Neza.
-------------------------nga RD -----





----------


hmmm..

Sic duket duke degjuar bisedat e Berishes Nanua yne mesoi pak kuksiano-Tropojance e me ato pak fjale te thena kuksiano tropojance ai i entusiazmoi b-rek grisurit kuksiane qe akoma nuk u ka ikur verdhacuk-lliku nga buka e mykur e misrit qe kan ngrene 50 vjet ne kolkozet Enveriste te kollovozit e Shistavecit.. qe ata i dhan voten Mafies Socialiste..te Durak-Elshan-Thaqo Veselave te Klos Rucit..

Me ate Kuksiano-Tropojancen valle i beri Nanua per vete dhe studento-enveristet drenicako katundaro-"clirimtaret" e Prishtines te cilet u cuan me djeg makinat e KFORIT per me ja lehtesue Shokit Nano sundimin ne Shqiperi..e me zhyt Kosoven dhe njihere nenShka..


He me lumt o shoki Nano..
qashtu i do mushka drute..