Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 60
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    I dashur vella

    Edhe nje here dua te te falenderoj me gjithe zemer per perkthimin e ketij libri te mrekullueshem. Dua te them se e kam lexuar 2 here ne Anglisht kete liber dhe tani qe e lexoj edhe ne Shqip marr akoma me shume dhe me duket sikur po e lexoj per here te pare.

    Cfare mund te komentojme ne mbi kete liber i dashur vella! E vetmja gje qe mund te them eshte qe te kete meshire Zoti per ne dhe te kuptojme rendesine e thyerjes se njeriut te jashtem dhe keshtu te gjunjezohemi perpara Tij dhe t'i lutemi dhe t'i pergjerohemi qe ta beje edhe ne jeten tone realitet kete gje.

    I dashur vella, fjalet ne kete liber jane shume te panjohura per shumicen nga ne. Sot te krishteret nuk jane mesuar te degjojne apo lexojne fjale te tilla, dhe na duken pak si te panjohura. Por mendoj se ka ardhur koha qe libra te tille te behen gjithnje edhe me te njohur midis te krishtereve, keshtu qe pasi te kemi kuptuar gjendjen e mjere frymerore te kthehemi te Ai dhe t'i kerkojme pasurite e Tij. Keshtu vella mendoj se jo vetem ky liber por edhe libra te tjere te ngjashem duhen perkthyer patjeter dhe duhen lexuar jo ne menyre individuale, por kolektive. Mendoj se duhet te lexohen nga grupe te krishteresh qe kane etje per gjerat frymerore dhe zemer te hapur ndaj Zotit.

    Shume i rendesishem eshte edhe libri "Practicing His Presence" te cilin fatmiresisht Zoti e ka vene ne zemren e nje motre nga Vlora qe ta perktheje. Une besoj qe te dy keto libra duhet lexuar se bashku, sepse keshtu mund te kuptohen me mire nga te krishteret qe nuk kane degjuar per keto gjera. Gjithashtu mendoj se duhet perkthyer edhe libri i Guyon: "Experiencing the depths of Jesus Christ". Mendoj se eshte shume e rendesishme qe keto libra te lexohen nga grupe te krishteresh qe kane nje zemer te hapur ndaj Tij dhe nje deshire te zjarrte ta njohin Ate.

    Nese nuk do mesojme te qendrojme vazhdimisht ne prezencen e Tij, nese nuk do thyhemi nga Ai, fatkeqesisht do ngelemi gjithmone te krishtere foshnjarake qe nuk do dime gje tjeter vecse te kopjojme ato qe te tjeret kane thene dhe te bejme vetem teori dhe asgje me shume. Do t'u flasim te tjereve vazhdimisht se cfare kane perjetuar te krishtere te tjere, por nuk do jemi kurre ne gjendje te flasim nga eksperienca jone.

    Paste meshire Zoti ne jeten time dhe ne jeten tende vella si dhe ne jeten e cdo te krishteri qe lexon kete liber, qe te na thyej, te na thyej ne nje menyre te tille, qe aroma qe kemi brenda te dale jashte dhe ta shijojne ata qe jane rreth nesh.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #22
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    KAPITULLI TRE

    GJERAT NEPER DUAR
    Me lejoni te shpjegoj fillimisht titullin e ketij kapitulli. Supozoni qe nje baba deshiron qe djali i tij te beje dicka per te. I ati i jep detyren, por biri i thote: “Kam dicka neper duar. Kur te mabroj me kete qe kam ne duar, do te bej ate qe ti deshiron te bej. " Ky eshte kuptimi i te paturit dicka neper duar. Para se i ati t’i kerkoje dicka te birit, i biri ka dicka ne duart e tij. Shume prej nesh kemi dicka neper duar. Ne rrugen tone ne ndjekje te Zotit, ne shepeshhere jemi te garkuar nga gjerat qe kemi neper duar. Ne duhet te kujdesemi per gjerat ne duart tona fillimisht. Si rezultat, misioni i Zotit anullohet. Eshte e veshtire te gjesh nje person qe nuk ka dicka neper duar. Ne gjithmone kame gjera ne duar para se Zoti te flase, dhe ne kemi gjithmone shume gjera ne duar para se njeriu i jashtem te thyhet. Njeriu i jashtem perfshihet ne biznes, gjera, pune dhe aktivitete. Kur Fryma e Zotit vepron ne frymen tone, behet e pamundur per njeriun e jashtem qe te zbatoje kerkesat e Tij. Gjerat ne duart tona na perjashtojne nga te qenit frymerisht te dobishem ne ndonje menyre reale.


    NJERIU I JASHTEM ESHTE I KUFIZUAR NE FUQI

    Fuqia e njeriu tone te jashtem eshte e kufizuar. Supozoni nje vella qe nuk eshte shume i fuqishem, por mund te ngrere vetem 10 Kg ngarkese. (Origjinali: 50 Keti - njesi kineze ngarkese). Nqs ai ka 10 Kg mbi supet e tij, ai nuk mund te shtoje 10 kg te tjera. Ai eshte i kufizuar. Ai nuk eshte i pakufizuar ne gjerat qe ai mund te ngrere. Ai mund te ngrere 10 Kg dhe nuk mund te shtoje 10 me shume . Keto 10 kg jane gjerat ne duart e tij. Kjo eshte nje analogji. Fuqia e njeriut tone te jashtem eshte e kufizuar, ashtu si fuqia e trupit tone eshte e kufizuar.
    Shume njerez e kuptojne qe fuqia e trupit te tyre eshte e kufizuar. Por ata nuk e shohin se fuqia e njeriut te tyre te jashtem eshte gjithashtu e kufizuar. Si rezultat, ata harxhojne dhe shpenzojne fuqine e njeriut te tyre te jashtem. Supozojme se nje person shpenzon te gjithe dashurine per prinderit e vet. Ai nuk do te kete me fuqi per te dashur vellerezit ose per te dashur te gjithe njerezit. Ai vetem ka kaq shume fuqi dhe kur e ka harxhuar te gjithe fuqine e tij, ai nuk ka me fuqi qe te shpenzoje per gjera te tjera.
    Fuqia mendore e njeriut eshte gjithashtue e kufizuar. Askush nuk nje furnizim te pakufizuar me energji mendore. Nqs nje njeri harxhon me shume kohe ne dicka, kjo do te thote qe nqs mendja eshte perqendruar plotesisht ne nje gje, ai nuk do te kete me fuqi per te menduar per gjera te tjera. Romaket 8 na tregon ne qe ligji i Frymes se Jetes na ka liruar ne nga ligji i mekatit dhe vdekjes. Pse atehere ligji i Frymes se Jetes nuk funksionon ne disa njerez? Bibla gjithashtu na tregon se drejtesia e ligjit eshte plotesuar ne ata qe ecin sipas frymes. Me fjale te tjera ligji i Frymes se jetes ka efekt vetem ne ata qe jane frymore. Frymoret jane ata qe vendosin mendjen ne gjera frymore. Ata qe vendosin mendjen e tyre ne gjera frymore nuk e kane mendjen e tyre ne mish. Vetem ata qe nuk e kane mendjen e tyre ne mish mund te vendosin mendjen e tyre ne gjera frymore. Shprehja “te kesh mendjen” mund te perkthehet gjithashtu si “te kesh vemendjen” ose “ te kujdesesh”. Supozoni nje nene e le shtepine dhe ja beson femijen e vet nje miku, duke i thene “Te lutem kujdesu per ate per mua”. Cfare do te thote te kujdesh per femijen ? Do te thote te kesh vemendjen tek ai gjithe kohen. Nje njeri mund ti kushtoje vemedje vetem nje gjeje; ai nuk mund t’i kushtoje vemendje dy gjerave ne te njejten kohe. Nqs nje person na i le femijen ne kujdesin tone, ne nuk mund te kujdesemi per te ne njeren ane dhe te kujdesemi per delet dhe lopet ne mal nga ana tjeter. Nqs ne kujdesemi per femijen, ne nuk mund te kujdesemi per asgje tjeter. Vetem ata qe nuk kujdesen per gjerat e mishit jane te afte te kujdesen per gjerat e frymes dhe vetem ata qe kujdesen per gjerat e frymes marrin perfitimet e ligjit te Frymes. Fuqia jone mendore eshte e kufizuar. Nqs ne harxhojme fuqine mendore ne gjerat e mishit, ne nuk do te kemi mjaft energji mendore te kujdesemi per gjerat e frymes. Nqs ne vendosim mendjen tone ne gjerat e mishit, ne nuk do te kemi fuqi te metejshme te vendosim mendjen tone ne gjerat e frymes.
    Ne duhet te jemi shume te qarte rreth nje gjeje: Njeriu yne i jashtem eshte i kufizuar ne fuqi, ne te njejten menyre qe te dy krahet tane jane te kufizuar ne fuqine e tyre. Prandaj, nqs tashme ka gjera ne duart tona, ne nuk mund te mbajme gjerat e Zotit. Sa shume gjera ne kemi ne duart tona eshte ne perpjestim te zhdrejte me fuqine qe ne kemi ne sherbimin ndaj Zotit. Gjerat qe ne kemi ne duart tona jane nje ngarkese e madhe, nje shtypje shume e madhe.
    Supozojme nje njeri ka “gjera ne duart e tij” ne lidhje me emocionet e tij. Ai ka te gjitha llojet e deshirave dhe aspiratave qe e terheqin. Ai deshiron dhe pret shume gjera. Ai ka kaq shume gjera ne duart e tij. Kur Zoti ka nevoje per te, ai nuk ka emocione per te shpenzuar sepse te gjitha emocionet e tij jane perdorur. Nqs ai i ka perdorur te gjtha emocionet e tij brenda dy diteve te fundit, ai do te jete i paafte te ndjeje ose te thote dicka per dy dite te tjera. Emocionet tona jane te kufizuara; ne nuk mund te terhiqemi nga to pafundesisht.
    Disa njerez kane vullnet te fortel; ata jane shume te vendosur. Ne mund te mendojme qe ata kane nje fuqi te pakufizuar ne vullnetin e tyre. Por dhe personi me i forte e gjen vetvehten me nje vullnet te lekundur kur vjen puna per te marre nje vendim para Zotit. Ai do te pyese nqs njera zgjedhje eshte me e mire se nje tjeter. Ai mund te duket si nje person i forte, por kur nje situate e therret per nje ushtrim real te vullnetit ne rrugen e Zotit, ai nuk mund ta beje ate. Shume njerez pelqejne te shprehin opinionet e tyre. Ata kane nje opinion per cdo gje. Ne nje minute ata kane nje opinion, minuten tjeter kane nje opinion tjeter. Ata nuk jane kurre pa opinione. Por kur vjen puna per te bere nje gjykim ne vullnetin e Zotit, ata jane shume hezitues. Ata jane te humbur dhe nuk mund te vendosin sepse njeriu i tyre i jashtem eshte plot me “gjera neper duar”. Ka shume gjera para syve te tyre dhe ne duart e tyre. Person i tyre eshte teresisht i konsumuar nga keto gjera dhe gjithe fuqia e njeriut te tyre te jashtem eshte e perdorur dhe e konsumuar.
    Ne duhet te shohim qe fuqia e njeriut tone te jashtem eshte e kufizuar. Sapo ne te kemi gjera ne duart tona, njeriu yne i jashtem eshte i zene me to.

    (vazhdon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 13-09-2004 më 03:02
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #23
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    (vazhdim)

    FRYMA PERDOR NJE NJERI TE JASHTEM QE ESHTE THYER

    Sapo njeriu yne i jashtem eshte i zene, fryma jone behet e zene gjithashtu. Fryma nuk mund te depertoje njeriun e jashtem qe te punoje tek te tjeret. Zoti asnjehere s’e deperton frymen e njeriut kur Fryma e Tij punon tek njeriu. Po ashtu Zoti nuk e lejon frymen tone ta kaloje njeriun tone te jashtem kur punon tek te tjeret. Ky eshte nje princip shume i rendesishem dhe ne duhet te jemi te qarte rreth tij. Fryma e Shenjte asnjehere nuk punon tek njeriu duke qene i ndare nga njeriu, dhe fryma jone nuk mund te punoje tek njeriu duke qene i ndare nga njeriu i jashtem. Fryma jone kalon permes njeriut tone te jashtem para se te punoje tek te tjeret. Sa here qe njeriu i jashtem eshte i zene me “gjera neper duar” dhe e ka harxhuar forcen e tij, ne nuk mund te marrim pjese ne punen e Zotit. Nqs fryma jone nuk ka nje rruge per te ecur para, Fryma e Shenjte nuk ka nje rruge te ece para gjithashtu. Njeriu i jashtem mund te bllokoje rrugen e njeriut te brendshem. Njeriu i jashtem mund te shtype njeriun e brendshem dhe ta ndaloje ate nga te ardhurit jashte. Kjo eshte arsyeja qe ne theksojme vazhdimisht thyerjen e njeriut te jashtem.
    Sapo njeriu i jashtem ka gjera ne duart e tij, njeriu i brendshem nuk ka rruge per te care perpara dhe puna e Zotit shtypet. Gjerat ne duar u referohen gjerave te cilat jane te pranishme para se puna e Zotit te shfaqet. Me fjale te tjera, gjerat ne duar jane gjerat qe jane ta palidhura me Zotin. Keto gjera kane ardhur pa komanden, fuqine dhe urdhrin e Zotit. Ata nuk jane nen doren e Zotit; perkundrazi ato jane gjera te pavarura.
    Zoti duhet te thyeje njeriun e jashtem para se Ai te perdore njeriun e brendshem. Ai duhet te thyeje dashurine tone para se Ai te perdore dashurine tone per te dashur vellezerit. Nqs njeriu i jashtem nuk eshte thyer, ne do jemi akoma duke bere gjerat tona, duke ndjekur rrugen tone, dhe duke dashur preferencat tona. Zoti duhet se pari te thyeje njeriun tone te jashtem para se Ai te perdore dashurine tone “te thyer” per te dashur vellezerit dhe para se dashuria jone te mund te shtrihet. Sapo njeriu i jashtem thyhet, njeriu i brendshem lirohet. Njeriu i brendshem duhet te doje, por ai duhet te doje permes njeriut te jashtem. Nqs njeriu i iashtem ka gjera ne duart e tij, njeriu i brendshem nuk do te kete mundesi te punoje permes tij.
    Vullneti yne eshte i forte. Ai nuk eshte vetem i forte; ai eshte gjithashu i qendrueshem. Kur njeriu yne i brendshem ka nevoje per vullnetin, ai nuk mund ta gjeje ate, sepse vullneti yne eshte duke levizur i pavarur gjithashtu dhe ka shume gjera neper duar. Zoti duhet te na jape nje goditje te rende; Ai duhet te shkaterroje e turperoje vullnetin tone aq shume sa ne te jemi te detyruar te themi, me fytyren tone ne pluhur: “ Zot, nuk guxoj te mendoj. Nuk guxoj te pyes. Nuk guxoj te vendos. Kam nevoje per Ty ne cdo gje.” Ne duhet te jemi kaq te devotshem sa qe vullneti yne te mos veproje per shume gjate ne menyre te pavarur. Vetem atehere njeriu i brendshem mund ta mbaje dhe te perdore vullnetin.
    Nqs njeriu i jashtem nuk eshte i gatshem njeriu i brendshem do te jete i papune. Mund ne te predikojme fjalen e Zotit nqs nuk do te kemi nje trup fizik? Si mund ne te predikojme pa goje? Eshte e vertete qe dikush ka nevoje per frymen per te predikuar. Por te predikosh kerkon dhe nje goje. Cfare mund te beje nje person nqs ka vetem fryme por jo goje? Gjate Pendikostit, ishte vepra e Frymes se Shenjte. Por gjate Pendikostit ishte gjithashtu shperndarja e dhurates se te folurit. Pa te folurin, askush nuk ka fjalet per te cliruar dhe shpjeguar fjalen e Zotit. Nqs dikush nuk flet, Zoti nuk ka flet gjithashtu. Fjala e njeriut zakonisht nuk eshte fjala e Zotit, por fjala e Zotit shprehet mes fjaleve te njeriut. Nqs dikush nuk flet, nuk do kete fjale te Zotit. Duhet te kete fjale njeriu para se te kete fjale te Zotit.

    Supozoni nje vella po pergatitet te flase fjalen e Zotit. Ai mund te kete fjalet si dhe nje ngarkese ne frymen e tij, dhe kjo ngarkese mund te jete shume e rende. Por nqs ai nuk ka mendimet e duhura, ngarkesa e tij nuk clirohet kurre. Ne fund madje dhe vete ngarkesa do zhduket. Ne nuk e zhvleftesojme ngarkesen, por dhe sikur fryma jone te jete plot me ngarkese, kjo ngarkese eshte e paperdorshme dhe e lidhur nqs mendja jone nuk eshte e frytshme.Ne nuk mund te shpetojme njerez vetem me ngarkesen tone. Kjo ngarkese ne frymen tone duhet te clirohet permes mendjes sone. Dhe pasi ne kemi nje ngarkese me vete, ne akoma na nevojitet nje goje. Ne na nevojitet nje ze dhe ndihma e trupit. Shqetesimi sot eshte se nderkohe qe njeriu yne i brendshem eshte i afte te marre nje ngarkese nga Zoti, mendja ne njeriun tone te jashtem eshte shume e zene dhe konfuze. Nga mengjesi ne darke, ajo na jep sugjerimet e veta dhe shpreh opinionet e veta.. Nen rrethana te tilla, fryma nuk ka nje kanal.
    Sot Fryma e Zotit duhet te clirohet permes njeriut. Dashuria e njeriut duhet te jete gati para se te tjeret mund te shohin dashurine e Zotit. Mendimet e njeriut duhet te jene gati, para se te tjeret tem und te shohin mendimet e Zotit. Vendimet e njeriut duhet te jene gjetur, para se te tjeret te mund te prekin vullnetin e Zotit. Por shqetesimi me njeriun eshte se njeriu i tij i jashtem eshte shume i zene me mendimet e veta. Ai ka pikepamjet e veta, mendimet e veta. Ai eshte shume i zene me vetveten. Si rezultat, njeriu i brendshem nuk ka rruge per t’u cliruar. Ky eshte shkaku qe Zoti duhet te thyeje njeriun e jashtem. Kjo nuk do te thote qe vullneti duhet te zhduket. Sidoqofte, kjo nuk do te thote qe “gjerat neper duar”, pra ne vullnet, duhet te zhduken, ne menyre qe vullneti mos veproje ne menyre te pavarur. Kjo nuk do te thote qe mendimet tona duhet te zhduken. Kjo do te thote qe ne nuk do te mendojme me sipas vetvetes, qe ne nuk do vijme me gjithe llojet e ideve ose te drejtohemi gabimisht nga mendja jone bredhese. Kjo nuk do te thote qe emocinet tona do te zhduken. Kjo do te thote qe emocionet tona do te jene nen kontrollin dhe drejtimin e njeriut te brendshem. Ne kete menyre njeriu i brendshem do gjeje nje mendje, nje emocion dhe nje vullnet te afte per t’u perdorur.
    Fryma ka nevoje per nje mendje, nje emocion dhe nje vullnet qe te shprehe veteveten. Ajo ka nevoje per nje njeri te jashtem te gjalle, jo te vdekur, qe te shprehe vetveten. Ajo ka nevoje pe rnje njeri te jashtem te perkushtuar, te plagosur dhe te thyer, jo nje njeri te jashtem te vulosur dhe te paprekur. Sot pengesa me e madhe eshte me ne. Fryma e Zotit nuk mund te dale permes nesh. Fryma e Tij jeton ne frymen tone, por Ai akoma nuk mund te dale jashte frymes sone. Njeriu yne i jashtem eshte shume i mbushur; eshte shume i mbushur me gjerat ne duart e tij. Ne duhet t’i kerkojme Zotit meshire qe njeriu yne i jashtem te thyhet dhe njeriu i brendshem te kete nje rruge per te dale jashte.
    Zoti nuk e shkaterron njeriun tone te jashtem. Por Ai as nuk e lejon ate te ngelet i plote dhe i pathyer. Ai deshiron te kaloje permes njeriut tone te jashtem. Ai deshiron qe fryma jone te dashuroje, mendoje dhe te marre vendime permes njeriut tone te jashtem. Puna e Zotit mund te kryhet vetem permes nje njeriu te jashtem te thyer. Nqs ne do duam t’i sherbejme Zotit, ne duhet te kalojme permes ketij procesi themelor. Nqs njeriu yne i jashtem nuk eshte i thyer, Zoti nuk do jete ne gjendje te kete nje rruge permes nesh. Ai duhet te dale permes njeriut tone te jashtem perpara se Ai te mund te arrije te tjeret.
    Para se njeriu i jashtem te thyhet, njeriu i brendshem dhe njeriu i jashtem qendrojne ne opozite me njeri-tjetrin. Njeriu i brendshem eshte nje person komplet dhe njeriu i jashtem nje person komplet. Njeriu i jashtem eshte komplet dhe i pavarur; eshte i lire dhe plot me gjera neper duar. Nderkohe, njeriu i brendshem eshte i burgosur. Pasi njeriu i jashtem eshte thyer plotesisht, ai nuk vepron me ne menyre te pavarur. Ai nuk shkaterrohet, por ai nuk qendron me ne opozite me njeriun e brendshem; ai eshte subjekt i njeriut te brendshem. Ne kete menyre do kete vetem nje person qe do ngelet tek ne. Njeriu i jashtem do jete thyer ne pjese dhe do jete bere gati qe te perdoret nga njeriu i brendshem.
    Ata, te cileve njeriu i jashtem u eshte thyer jane njeres te “njesuar”. Njeriu i tyre i jashtem eshte nen kontrollin e njeriut te brendshem. Nje person i pashpetuar eshte gjithashtu “i njesuar”, por rolet ne keta dy njerez jane te kundert: Njeriu i tij i brendshem eshte nen kontrollin e njeriut te tij te jashtem. Nje njeri i pashpetuar ka nje fryme, por njeriu i tij i jashtem eshte aq i forte sa njeriu i tij i brendshem eshte plotesisht pasiv. Maksimumi qe mund te beje ky njeri i brendshem eshte te leshoje nje ze proteste ne ndergjegje. Njeriu i brendshem i nje personi te pashpetuar eshte plotesisht i mundur dhe i kontrolluar nga njeriu i jashtem. Pasi nje njeri shpetohet, ai duhet te ktheje cdo gje permbys. Njeriu i jashtem duhet te rrezohet plotesisht dhe te vihet plotesisht nen kontrollin e njeriut te brendshem. Ashtu si nje njeri i pashpetuar e ka njeriun e tij te jashtem dominues ndaj njeriut te tij te brendshem, ne duhet te kthejme gjerat ne te anasjellten dhe te lejojme njeriun e brendshem te marre kontrollin e njeriut te jashtem. Ne ngarjen e bicikletes, nje person mun dte jete ne njera nga dy konditat: Ose rrotat punojne mbi rrugen ose rruga punon mbi rrotat. Ne terren te sheshte, kembet pedalojne rrotat dhe rrotat punojne mbi rrugen. Ne nje rruge te tatepjete, kembet nuk kane pse te punojne. Rrotat rrotullohen vete, dhe ne kete rast, rruga, pra kodra, punon mbi rrotat. Kur njeriu yne i brendshem eshte i forte dhe njeriu yne i jashtem eshte thyer, rrotat punojne mbi rrugen; pra ne vendosim kurre dhe sa shpejt deshirojme te levizim. Por nqs njeriu yne i jashtem eshte i forte dhe i pathyer, eshte sikur te ngasesh bicikleten tatepjete kodres; kodra punon mbi rrotat. Rrotat do te rrotullohen vete, dhe nuk mund te bejme asgje per kete. Kjo eshte ajo c’ka ndodh kur njeriu i jashtem kontrollon njeriun e brendshem.
    Nqs dikush eshte apo jo i dobishem para Zotit varet nese fryma e tij mund te clirohet permes njeriut te tij te jashtem. Kur njeriu i brendshem eshte i lidhur, njeriu i jashtem e ben cdo gje vete. Njeriu i jashtem vepron ne menyre te pavarur; rrotat rrotullohen vete. Me ane te hirit te Zotit, kur Ai sheshon te tatepjetat dhe thyen njeriun e jashtem, njeriu i jashtem nuk ofron me sugjerime dhe nuk merr me vendime. Kur kjo te ndodhe, njeriu i brendshem, do te clirohet i lire nga gjithe ngarkesat e njeriut te jashtem. Nqs Zoti na jep hirin dhe thyen njeriun e jashtem, ne do te behemi persona te afte qe te ushtrojme frymen tone dhe do jemi po keshtu ne gjendje qe ta clirojme ate sa here qe duam.

    (vazhdon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 16-09-2004 më 06:44
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #24
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    PERSONI, JO DOKTRINAT

    Ne nuk behemi te kualifikuar per punet e Zotit thjesht duke mesuar disa doktrina. Problemi themelor eshte vete personi yne. Personi yne eshte mjeti me ane te se cilit ne bejme punen tone. Eshte ceshtja nese personi yne ka kaluar permes veprimeve te Zotit. Nqs doktrinat e drejta zbatohen tek nje person i gabuar, cfare dobie do te kete kisha? Mesimi themelor per ne eshte qe t’i bejme vehtet tona ene te perdorshme. Ne menyre qe te bejme vehtet tona ene te perdorshme, njeriu yne i jashtem duhet te thyehet.
    Zoti ka qene duke punuar ne ne gjithe keta vjet. Megjithese ne nuk jemi shume te qarte rreth kesaj pune Zoti e ka vazhduar thyerjen dite pas dite. Ne kemi shkuar permes vuajtjeve dhe veshtiresive per vite me radhe. Kohe pas kohe dora e Zotit na ka ndaluar ne. Ne deshirojme te shkojme ne nje dreitim, por Zoti nuk na lejon ta bejme kete. Ne deshirojme te shkojme ne nje drejtim tjeter, por Zoti na ndalon perseri. Nqs ne nuk i shohim veprat e Zotit permes gjithe ketyre rrethanave, ne duhet te lutemi, "Zot! Hapi syte e mi qe une te mund te shoh doren Tende." Syte e gomarit jane shpesh here me te mprehta sesa syte e nje te vetquajturi profet. Gomari ka pare te derguarin e Jehovait tashme, por i vetquajturi profet nuk e ka pare akoma. Gomari e kupton ndalimin qe po i ben dora e Zotit, por i vetquajturi profet eshte akoma injorant per te. Ne duhet te kuptojme qe thyerja eshte rruga e Zotit me ne. Per vite me radhe Zoti eshte perpjekur te thyeje njeriun tone te jashtem. Ai eshte perpjekur te na munde ne ne menyre qe ne te mos ngelemi te paprekur. Fatkeqesisht, shume njerez mendojne se ata jane te varfer ne doktrina. Ata deshirojne te degjojne me shume doktrina, te gjejne me shume ide per t’u lutur, dhe te kuptojne me shume shpjegime te Bibles. Por kjo eshte absolutisht rruga e gabuar. Dora e Zotit eshte duke bere vetem nje gje ne ne – thyerjen tone. Ne nuk mund te kemi rrugen tone, ne duhet te marrim rrugen e Zotit. Ne nuk mund te kemi mendimet tona ne duhet te marrim mendimet e Zotit. Ne nuk mund te kemi vendimet tona;ne duhet te marrim vendimet e Zotit. Zoti duhte te na thyeje ne komplet. Shqetesimi me ne eshte se ndersa Zoti na ndal here pas here, ne fajsojme kete apo ate per kete bllokim. Ne jemi si profeti qe nuk e pa doren e Zotit;ne vend te kesaj, ne fajsojme “gomarin” tone per ndalesen.
    Cdo gje qe del ne rrugen tone eshte kuptim plote dhe nen kontrollin Sovran te Zotit. Asgje aksidentale nuk ndodh tek nje Kristian. Asgje nuk eshte jashte urdherit te Zotit. Ne duhet ts perulim vehten para planeve te Zotit. Zoti na hapte syte qe te shohim qe Zoti po pergatit cdo gje perreth nesh; Ai ka nje qellim ne ne. permes cdo gjeje ai po na perul ne. Kur Zoti ten a jape hir nje dite, ne do t’i pranojme te gjithe planifikimet qe ai ben ne rrethanat tona. Fryma jone do te clirohet dhe ne do te jemi ne gjendje ta perdorim frymen tone.

    LIGJ DHE JO CESHTJE LUTJEJE

    Ne punen me ne dhe ne thyerjen tone per clirimin dhe ushtrimin e frymes, Zoti punon sipas ligjit te Vet, jo sipas lujtjeve tona. Cdo te thote kjo? Kjo do te thote qe clirimi i njeriut te brendshem permes nje njeriu te jashtem te thyerr, eshte nje ligj. Nuk eshte dicka qe ne e sigurojme nepermjet lutjeve.
    Nje ligj nuk mund te ndryshohet nepermjet lutjeve. Nqs ne e vendosim doren tone ne zjarr nderkohe qe lutemi, dora jone do digjet. (Nuk po flas per mrekulli ketu, po flas per nje ligj natyral.) Lutja jone nuk mund te thyeje nje ligj. Ne duhet te mesojme t’i bindemi ligjit te Zotit. Mos mendoni qe vetem lujtja do punoje. Nqs ne nuk duam qe dora jone te digjet, ne nuk duhet ta vendosim ate ne zjarr. Ne nuk duhet te lutemi dhe te vendosim doren ne zjarr ne te njejten kohe. Zoti vepron ne ne me ane te ligjit. Njeriu i brendshem mund te clirohet vetem permes njeriut te jashtem. Ky eshte nje ligj. Nqs njeriu i jashtem nuk eshte thyer dhe derrmuar, njeriu i brendshem nuk do te clirohet. Kjo eshte rruga e Zotit. Ai duhet te na thyeje ne para se Ai te kete nje kanal permes nesh. Ne kurre nuk duhet ta sfidojme kete ligj ndersa lutemi per kete apo ate bekim. Lutje ta tilla nuk funksionojne. Lutja jone nuk mund ta ndryshoje ligjin e Zotit.
    Rruga drejt vepres se vertete frymore eshte qe Zoti te clirohet permes nesh. Kjo eshte rruga e vetme qe Zoti do te marre. Nqs nje njeri nuk eshte thyer, ungjilli nuk do dale jashte permes tij, dhe Zoti nuk mund ta perdore ate. Ai nuk do te kete nje rruge per te vazhduar. Ne duhet qe te perulim vetvetet ne te vertete. Perulja ndaj ligjit te Zotit eshte me e mire se shume lutje. Nje minute zbulese e rruges se Zotit eshte me e mire se nje kerkese e panderprere dhe injorante per bekimet e Zotit dhe ndihmen e Tij ne punen tone. Eshte me mire te ndalojme lutje te tilla dhe t’i themi Zotit: "Une e perul veten para Teje”. Lutja jone per bekime shpesh eshte asgje me shume se nje ngarkese para Zotit. Ne shpesh presim per bekime por nuk gjejme madje as meshire. Ne duhet te kerkojme drite. Ne duhet te mesojme te perulim vetvetet para dores se Tij dhe t’i bindemi ketij ligji. Me bindjen vjen bekimi.


    ***********FUND I KAPITULLIT III************************************
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #25
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    KAPITULLI KATER

    SI TE NJOHIM NJEREZIT


    Eshte shume e rendesishme per nje punetor te Zotit, qe te jete i afte per te njohur njerezit. Kur nje person vjen tek ne, ne duhet te njohim gjendjen e tij frymore. Ne duhet te njohim se cfare ka qene ky person dhe cfare eshte bere tani. Ne duhet te njohim cfare thote ai me goje dhe cfare eshte duke thene ne te vertete ne zemren e tij,dhe cfare diference ka midis ketyre te dyjave. Ne duhet te njohim se cfare ai po mundohet te fshehe nga ne. Ne duhet te njohim karakteristikat e tij te vecanta, nese ai eshte kokeforte apo i perulur, dhe nqs perulesia e tij eshte reale apo artificiale. Efektiviteti i punes sone varet shume ne aftesine tone per te dalluar gjendjen frymore te te tjereve. Nqs Fryma e Zotit i tregon frymes sone gjendjen frymore te atyre qe vijne tek ne, ne do jemi ne gjendje t’u japim atyre fjale te pershatshme
    Sa here qe njerezit vinin tek Zoti ne Ungjij, Ai u thoshte atyre fjale te pershatetshme.Kjo eshte mahnitese! Zoti nuk i foli gruas samaritane per te verteten e Rilindjes. As nuk i foli Nikodemit per Ujin e gjalle. Fjalet per Rilindjen ishin per Nikodemin dhe fjalet per Ujin e Gjalle ishin per gruan samaritane. Sa e pershateshme! Tek ata qe nuk e kishin ndjekur Ate asnjehere, Ai leshoi nje thirrje. Tek ata qe donin ta ndiqnin Ate, Ai foli per ngritjen e kryqit. Tek ata qe dilnin vullnetare, Ai foli per llogaritjen e cmimit. Tek ata qe hezitonin ta ndiqnin, ai foli per lenien e te vdekurve qe te varrosin te vdekurit. Zoti kishte fjale te pershtateshme per secilin, sepse Ai njeh cdokend. Kur nje person vjen tek Zoti me zemer kerkuese ose sjellje kurioze, Zoti yne e di kete. Kjo eshte arsyeja qe fjala e Tij eshte gjithmone efektive dhe e pershtateshme. Zoti yne eshte shume me i mire se ne, ne punen me njerezit. Ne e ndjekim Ate vetem nga larg. Megjithese ne e ndjekim Ate vetem nga larg, ne serisht duhet ta ndjekim; drejtimi duhet te jete i njejte. Paste meshire Zoti per ne qe ne te mesojme te njohim njerezit ashtu si i njeh Ai.
    Nqs ne e vendosim nje shpirt ne duart e nje vellai qe nuk i njeh njerezit, ai nuk do dije si te merret me te. Ai do flase vetem sipas subjektivitetit te tij. Nqs ai ka nje ndjenje te caktuar nje dite, ai do i flase sipas kesaj ndjenje cdokujt qe do takoje. Nqs ai ka nje teme interesante, ai do i flase cdokujt rreth kesaj teme. Sa pune efektive mund te beje nje person i tille? Asnje doktor nuk do i jepte te njejtin lloj ilaci cdo pacienti. Fatkeqesisht, disa sherbetore te Zotit kane vetem nje lloj rekomandimi. Ata nuk i kuptojne semundjet e te tjereve, dhe perseri mundohen qe t’i sherojne. Ata nuk njohin problemin, nuk njohin kompleksitetin e njerezve, dhe nuk kane mesuar asnjehere te njohin gjendjen frymore te te tjereve. Por serisht, ata veprojne sikur te kishin gati nje kure per te gjithe. Ky eshte me te vertete budallallek. Ne nuk mund te presim qe te sherojme cdo semundje frymore vetem me te njejtin lloj kurimi. Kjo eshte absolutisht e pamundur.
    Ne nuk duhet te mendojme qe ata qe jane me te ngadalte ne ndjenja do te kene nje kohe te veshtire per te njohur njerezit. As ata qe jane te mprehte ne mendje, do ta kene me te lehte qe te njohin njerezit. As ngadalesia ne ndjenja, as mprehtesia ne mendje nuk kane te bejne me njohjen e njerezve. Ne nuk mund t’i njohim njerezit me mendje apo ndjenja. Nuk ka rendesi sa e mrehte eshte mendja jone, nuk do te sjellim gjerat e fshehura ne drite, dhe as nuk do mundim te prekim thellesite e gjendes se njeriut.
    Kur nje punetor kontakton nje njeri, e para dhe me themelorja e gjerave, eshte te mesoje se cfare ka realisht nevoje ky njeri para Zotit. Disa here dhe pergjigjia e vete ketij njeriu eshte e pa pranueshme. Kur ai thote se ka dhimbje koke, a nenkupton se vetem koka i dhemb? Ndoshta dhimbja e kokes eshte thjesht nje simptome; semundja e tij mund te mos jete ne koke. Apo nqs thote se ai ka ethe, kjo nuk do te thote patjeter se ai ka temperature. Ai mund te thote shume gjera, por gjerat qe ai thote mund te jene te papranueshme. Shume pak paciente e dine me te vertete se cfare nuk shkon tek ata. Ata nuk e dine llojin e semundjes qe ata kane. Ata kane nevoje per ne qe t’i diagnostikojme dhe t’u themi se cfare nevojash kane. Nqs ne kemi nevoje per ta qe te na thone se cfare nuk shkon me ta, ata ndoshta nuk do jene ne gjendje te thone gjerat e duhura. Vetem ata qe kane studiuar mjekesi, pra qe jane ushtruar ne njohjen e problemeve frymore, mund t’u thone atyre se per cfare kane nevoje.
    Kur ne bejme nje diagnoze, ne duhet te dime se per cfare po flasim. Ne nuk duhet te imponojme nje diagnoze tek te tjeret. Nje njeri subjektiv mund te insistoje se njerezit jane te semure me ate semundje qe imagjinon ai; ai do imponoje nje diagnoze tek te tjeret. Kur nje person eshte i semure apo ne veshtiresi, ai nuk mund ta identifikoje problemin e tij. Ne duhet t’ja tregojme atij. Por, ne nuk duhet te kembengulim ne diagnozen tone ne menyre subjektive
    Nese ne mundet ose jo t’u japim ndihme vellezerve ose motrave tona, varet nga sa ne mund te identifikojme problemet e tyre dhe t’u japim atyre kurimin e duhur. Nqs diagnoza jone eshte e sakte, ne do i ndihmojme ata. Disa here mund te kuptojme se problemi i tyre eshte pertek aftesive tona, por te pakten nje drejtim i problemit eshte i qarte. Disa gjendje frymore jane brenda aftesive tona per t’u ndihmuar, nderkohe qe disa te tjera jane pertej ketyre aftesive. Ne nuk duhet te jemi aq budallenj sa te pranojme se ne mund te bejme cdo gje dhe mund te ndihmojme cdokend. Disa njerez jane brenda mundesive tona per t’u ndihmuar dhe ne duhet te japim gjithe qenien tone per t’i ndihmuar. Disa te tjere jane pertej ketyre aftesive, dhe ne duhet t’i themi Zotit: "Kjo eshte pertje fuqise sime. Une nuk mund te merrem me kete semundje. Une kurre nuk jam ushtruar ne kete drejtim, dhe nuk mundem te merrem me kete problem. Zot, ji i meshirshem me te!” Ndoshta funksioni specifik i disa anetareve te Trupit do vije ne mendjen tone, dhe ne do te kuptojme se kjo eshte nje gje qe nje vella apo nje moter mund te merret. Ne atehere mund t’ja ngreme kete ceshtje atij apo asaj. Ne i njohim kufizimet tona, dhe ne njohim se kjo eshte gjithcka qe ne mund te bejme. Ne nuk duhet te mendojme se ne duhet te marrim cdo lloj pune frymore mbi vete; ne nuk mund te monopolizojme cdo gje. Ne duhet te shohim kufizimet tona. Ne te njejten kohe, ne duhet te njohim aftesite e anetareve te tjere. Ne duhet te shohim tek ata dhe te themi: “Kjo eshte dicka pertej aftesive te mia. Kjo eshte puna jote.”. Ky eshte principi i bashkepunimit, principi i Trupit. Ne asnjehere nuk mund te ecim ne menyre te pavarur.
    Cdo punetor i Zotit dhe shertbetor i Zotit duhet te mesoje t’i njohe njerezit. Ata qe nuk njohin gjendjet frymore te te tjereve, nuk jane te kualifikuar te punojne. Eshte fatkeqesi qe shendeti frymor i shume njerezve eshte shkaterruar ne duart e vellezerve pa eksperience. Keta vellezer nuk mund t’u japin te tjereve ndonje ndihme. Ata vetem mund te imponojne pikepamjet e tyre subjektive ne ta; ata nuk mund te prekin nevojat objektive. Ky eshte problemi yne me serioz. Te tjeret nuk jane te semure ne ate menyre qe ne mendojme se ata jane. Cfaredo gjendje frymore te kene,ata jane cfare jane. Pergjegjesia jone eshte te mesojme gjendjen e tyre frymore. Nqs ne nuk jemi te kalibruar mire, ne nuk do jemi ne gjendje t’u ofrojme ndihme femijeve te tjere te Zotit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 11-10-2004 më 02:43
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #26
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    MJETI PER TE NJOHUR NJEREZIT

    Kur nje doktor dignostikon nje pacient, ai ka nevoje per shume instrumenta. Ne, perkundrazi, nuk kemi asnje instrument. Ne nuk kemi asnje termometer ose makina radiografie. Ne nuk kemi instrumenta fizike per te matur gjendjen frymore te te tjereve. Si do ta shohim nese nje vella eshte apo jo i semure? Si do ta diagnostikojme ate? Ketu pra eshte vendi ku duhet puna e Zotit. Zoti duhet ta shnderroje gjithe qenien tone ne standardet e matjes. Zoti duhet te punoje ne ne ne masen qe ne te masim te tjeret per te percaktuar nese ata jane te semure dhe per te percaktuar po ashtu natyren e semundjes se tyre. Kjo eshte menyra se si Zoti na perdor ne. Kjo pune eshte shume me e veshtire se puna e doktorit. Ne duhet te kemi nje kuptim te qarte per pergjegjesine shume te madhe qe kemi perpara.

    Supozoni nje doktor nuk ka termometer. Doktori atehere duhet te ndjeje pacientin me dore nqs ka temperature ose jo. Dora e tij duhet te funksionoje si termometer. Nqs ndodh kjo, dora e tij duhet te jete shume e ndjeshme. Ajo nuk duhet te jete vetem e ndjeshme, por dhe e sakte gjithashtu. Kjo eshte pikerisht ajo c’ka ndodh me jeten frymore. Ne jemi termometrat; ne jemi instrumentat mjeksore. Prandaj duhet te shkojme permes trainimeve dhe peripecive strikte. Cfare ka ngelur e paprekur ne ne, do ngelet e paprekur dhe tek te tjeret. Ne nuk mund te presim kurre te ndihmojme te tjeret ne zona ku ne nuk kemi marre per vete mesim. Gjeja e pare qe duhet te shohim eshte nese ne kemi mesuar vete mesimin para Zotit. Sa me komplet dhe plotesisht qe ne mesojme mesimet tona, aq me te dobishem do jemi ne punen e Zotit. Sa me pak qe mesojme, pra sa me cmim me te ulet paguajme, dhe sa me shume qe e ruajme veten, krenarine tone, superioritetin tone, opinionet tona dhe kenaqesine tone, me pak te dobishem do jemi. Nqs ne kemi kujdes per keto dhe i ruajme keto ne vetet tona, ne do jemi te paafte te merremi me to tek te tjeret. Nje njeri krenar nuk mund te merret me njeri krenar. Nje njeri qe deshiron te duket superior, nuk mund te merret me dike tjeter qe deshiron te duket superior. Nje njeri fallco nuk mund te merret me dike tjeter fallco. Nje njeri i paqendrueshem nuk mund te merret me dike tjeter te paqendrueshem. Nqs ne jemi nje lloj i caktuar personi, dhe kemi frike per ta denuar kete lloj semundje tek te tjeret, ne do jemi te paafte te dime nese te tjeret kane semundje te ngjashme, aq me pak t’i ndihmojme ata. Eshte e mundur qe nje mjek te sheroje te tjeret pa sheruar veten. Por ne ceshtjet frymore, perkundrazi, nje princip i tille nuk aplikohet. Se pari, punetori eshte pacient; ai duhet te sherohet nga semundja para se te sheroje te tjeret qe kane semundje te njejte. Ai nuk mund te beje te tjeret te shohin ate c’ka ai vete nuk ka pare kurre. Ai nuk mund t’i beje te tjeret te provojne ate c’ka ai nuk ka provuar kurre. Ai nuk mund t’i beje te tjeret te mesojne ato mesime qe ai kurre nuk i ka mesuar per vete.
    Para Zotit ne duhet te shohim se ne jemi instrumentet qe Zoti perdor per te dalluar njerezit. Prandaj, personi yne, duhet te jete shume i besueshem. Ndjenjat tona dhe gjykimi yne duhet te jene shume te besueshem. Nq menyre qe ndjenjat tona te jene te besueshme, ne duhet te lutemi, "Zot! Mos me ler te ik". Ne menyre qe ndjenjat tona te jene te besueshme, ne duhet te lejojme Zotin qe te beje pune qe ne nuk i kemi imagjinuar kurre. Ne duhet te lejojme Zotin te punoje ne ne ne nje mase te tille qe ne te behemi te dobishem per Te. Nqs nje termometer nuk e mat temperaturen ne menyre te sakte, nje doktror nuk mund ta perdore ate. Nje termometer duhet te jete i besueshem dhe i sakte. Kur ne perpiqemi te identifikojme problemet frymore te te tjereve, ne jemi duke u ballafaquar me nje ceshtje shume me serioze se semundjet trupore. Akoma me shume, ne kemi mendimet tona, ndjenjat tona, opinionet tona, rruget tona. Nje minute ne perpiqemi te bejme dicka dhe minuten tjeter te bejme dicka tjeter. Per shkakun se nuk jemi te besueshem dhe te dobishem, ne duhet te kalojme permes veprimeve te Zotit perpara se te behemi te tille.

    A e ndiejme rendesine e pergjegjesise sone? Fryma e Zotit nuk punon direkt tek njerezit. Ai punon permes disa njerezve. Megjithese disiplina e Frymes se Shenjte i jep nje personi cfare ai ka nevoje, prape se prape, Zoti punon permes se folures se punetorit, dmth permes sherbeses se fjales. Pa sherbesen e fjales, problemet frymore te vellezerve dhe motrave do mbeten. Pergjegjesia eshte mbi ne. Kjo eshte nje ceshtje shume serioze. Nese ne, personat, do mund te perdoremi ose jo nga Zoti, efekton gjithe furnizimin qe vjen ne kishe.

    Supozojme se nje semundje gjithmone rezulton ne nje temperature 38 grade celcius. Ne nuk mund ta prekim pacientin me dore dhe te themi: "Kjo temperature eshte rreth 38" Ne duhet te jemi shume te sakte dhe te sigurt qe temperatura eshte 38 grade para te themi se ai ka nje semundje qe eshte e shoqeruar me kete lloj temperature. Zoti po na perdor ne si persona, per te diagnostikuar semundjet e te tjereve. Eshte shume e rrezikshme per ne qe te diagnostikojme te tjeret nqs ndjenjat tona, mendimet tona, opinionet tona ose kuptimet tona frymore jane te gabuara, ose nqs ne nuk kemi mesuar mjaftueshem nga Zoti. Por nqs ne jemi te sakte dhe te besueshem, njerez qe Zoti mund t’u besoje, Fryma e Tij do rrjedhe jashte nesh. Fillimi i gjithe punes frymore eshte bazuar ne kalibrimin tone te vazhdueshem para Zotit. Nje termometer duhet te behet sipas disa specifikimeve te sigurta. Ai duhet te kontrollohet me kujdes sipas standarteve para se te perdoret per lexime te sigurta dhe te besueshme. Ne jemi si termometri. Nqs ne nuk jemi te besueshem, ne do sjellim vetem konfuzion. Ne menyre qe ne te jemi te besueshem, ne duhet te kalibrohemi permes veprimeve te duhura. Ne jemi doktoret dhe ne jemi instrumentat gjithashtu. Prandaj duhet te mesojme mesimet tona ashtu sic duhet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 16-10-2004 më 06:21
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #27
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    RRUGA PER TE NJOHUR NJEREZIT - NGA ANA E PACIENTIT

    Ne menyre qe te njihet gjendja e pacientit, ne duhet ta shohim kete ceshtje nga dy ane: Nga ana e pacientit dhe nga ana jone.
    Nga ana e pacientit, si do ta percaktojme semudjen e tij? Nqs ne duam te njohim semundjen e nje personi, ne duhet te gjejme piken me te dukshme dhe me te pazakonte rreth tij. Pika me e pazakonte eshte pika me e dukshme. Sado qe ai te mundohet ta fshehe, ai nuk do t’ja arrija ta heqe ate nga pamja. Nje njeri krenar, do gjendet ne krenarine e tij. Dhe nqs ai vepron me perulesi, perulesia e tij ekspozon krenarine e tij. Ai nuk mund ta fshehe ate. Nje njeri i trishtuar shfaq trishtimin e tij dhe kur ai buzeqesh. Lloji i personit dikton llojin e te shprehurit qe ai shfaq dhe llojin e pershtypjes qe le tek te tjeret. Ky eshte nje fakt.

    Bibla pershkruan gjendjen frymore te njeriut ne shume menyra. Disa kane nje fryme zemerimi; disa kane nje fryme ngurtesimi apo nje fryme keqardhjeje. Ne fakt ne mund te perdorim gjithe llojet e fjaleve per te pershkruar gjendjen frymore te njeriut. Ne mund te themi qe nje njeri ka nje fryme te gezuar apo nje fryme te thyer, etj. Kush eshte burimi i gjithe ketyre gjendjeve frymore? Per shembull, kur themi se fryma e tij eshte e ngurte, nga vjen kjo ngurtesi? Kur themi se fryma e tij eshte krenare, nga vjen krenaria e tij? Kur themi se fryma e tij eshte e eger, nga vjen kjo egersi? Nje fryme normale nuk ka karakteristikat e veta. Ajo nuk ka karakteristika te tjera vecse ato te manifestimit te Frymes se Zotit. Ne flasim per nje fryme te ngurte, nje fryme krenare, nje fryme arrogante, nje fryme qe nuk fal, nje fryme xheloze, etj, sepse njeriu i jashtem nuk eshte ndare nga njeriu i brendshem. Gjendja e njeriut te jashtem, eshte gjendja e njeriut te brendshem. Kur themi se nje fryme eshte e ngurte, nenkuptojme qe njeriu i brendshem i atij personi ka marre karakteristikat e njeriut te jashtem te ngurte. Kur themi se nje fryme eshte krenare, nenkuptojme qe njeriu i brendshem i atij personi eshte mbuluar nga njeriu i jashtem krenar. Kur themi se nje fryme eshte xheloze, nenkuptojme qe njeriu i brendshem i atij personi eshte maskuar me xhelozine e njeriut te jashtem. Kjo ndodh kur njeriu i brendshem dhe njeriu i jashtem nuk jane te ndare. Fryma vete nuk ka karakteristika te vetat. Karakteristikat e njeriut te jashtem jane bere karakteristikat e frymes. Kur njeriu i jashtem nuk eshte i thyer, fryma merr karakteristikat e njeriut te jashtem

    Fryma eshte prej Zotit dhe nuk ka karakteristika te vetat. Por kur njeriu i jashtem eshte anormal ne natyre, fryma efektohet. Fryma mund te jete krenare ose e ngurte sepse gjendja e njeriut te jashtem perzjehet me frymen kur njeriu i jashtem nuk eshte i thyer. Kur fryma clirohet, gjendja e njeriut te jashtem vendoset ne fryme dhe clirohet bashke me frymen. Nje njeri krenar e vendos krenarine e tij ne frymen e tij dhe ecliron ate bashke me frymen e tij. Nje njeri i ngurte e vendos ngurtesine e tij ne frymen e tij dhe e cliron ate bashke me frymen e tij. Nje njeri xheloz e vendos xhelozine e tij ne frymen e tij dhe e cliron bashke me frymen e tij. Kjo eshte sepse, sipas eksperiences sone, ne kemi frymera krenare, frymera te ngurta, frymera xheloze. Keto jane ne fakt, jo karakteristikat e vete frymes por karakteristikat e njeriut te jashtem. Prandaj, ne menyre qe te kete nje fryme te paster, njeriu nuk duhet te merret me frymen e tij, ai duhet vetem te merret vetem me njeriun e tij te jashtem. Problemi nuk eshte me frymen por me njeriun e jashtem. Karakteristikat qe nje njeri shfaq kur fryma e tij clirohet, na tregojne zonat be te cilat ai eshte i pathyer. Lloji i frymes qe ne prekim ne nje person identifikon karakteristikat e njeriut te tij te jashtem. Po keshtu na tregon zonat ne te cilat ai ka mbetur i pathyer. Ai i ka kaluar keto gjera ne frymen e tij, duke i vendosur dhe ngjitur ato ne frymen e tij. Si rezultat, fryma e tij eshte kufizuar dhe maskuar me shume nga karakteristikat e njeriut te tij te jashtem.

    Nqs ne dime si te prekim frymen e te tjereve, ne do te njohim nevojen e nje vellai, sepse sekreti i njohjes se njeriut eshte prekja e frymes se tij. Ne duhet te prekim pikerisht ate gje qe eshte ngjitur ne frymen e nje personi. Nuk dua te them se fryma vete nuk ka asgje te cilen duhet te prekim. Une dua te them se fryma mbart gjithmone dicka me vete. Te njohesh gjendjen e frymes se njeriut, nenkupton te njohesh gjendjen e njeriut te tij te jashtem. Ne duhet ta perseritim: Ky eshte principi themelor ne njohjen e nje personi. Gjendja e frymes se nje njeriu eshte gjendja e njeriut te tij te jashtem. Cfaredo qe fryma manifeston, eshte nje reflektim i gjendjes se njeriut te jashtem. Karakteristikat e frymes jane karakteristikat e njeriut te jashtem. Nje vella mund te jete shume i forte dhe i dukshem ne nje pike te caktuar, qe e terheq vemendjen tone sapo e kontaktojme ate. Eshte gjeja e pare qe prekim dhe ndjejme dhe ne menjehere e dime se kjo eshte nga njeriu i tij i jashtem i pathyer. Sapo ne prekim frymen e tij, ne e njohim gjendjen e tij dhe ne i dime gjerat qe ai po perpiqet te tregoje si dhe gjerat qe ai po perpiqet te fshehe. Ne e njohim nje person duke njohur frymen e tij.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #28
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    RRUGA PER TE NJOHUR NJEREZIT
    -NGA ANA JONE


    Cfare duhet te bejme perpara se te mund te njohim gjedjen e frymes se dikujt? Ne duhet t’i kushtojme rendesi t evecante kesaj pike. Gjithe disiplina qe ne marrim nga Fryma e Shenjte eshte nje mesim nga Zoti. Sa here qe Fryma e Shenjte na disiplinon, ne behemi me te thyer. Sa me shume displine marrim, aq me shume thyerje shijojme. Ne cfaredo menyre qe ne e marrim displinen e Frymes, ne apo ate menyre ne thyehemi. Kjo disipline dhe thyetje nuk eshte njehere per te gjitha. Shume zona ne jeten tone kerkojne disipline te perseritur dhe thyerje para se te jene te perdoreshme nga Zoti. Kur ne e gjejme kete ne mund te prekim nje vella me frymen tone, kjo nuk do te thote se mund te prekim cdo vella me frymen tone, po ashtu nuk do te thote se ne mund te prekim cdo aspekt te vellait me frymen tone. Kjo do te thote vetem se kur ne jemi disiplinuar nga Fryma e Shenjte dhe jemi thyer ne nje aspekt te caktuar, ne jemi ne gjendje te prekim vellain ne ate aspekt. Nqs ne nuk jemi thyer nga Zoti ne nje ceshtje te caktuar dhe fryma jone eshte e pandjeshme dhe e padobishme ne ate ceshtje, ne nuk mund t’i sherbejme nevojes se vellait. Me fjale te tjera, disiplina qe ne marrim nga Fryma e Shenjte, eshte ne perpjesetim me ndjeshmerine tone frymore. Sa me shume disipline ne marrim nga Fryma e Shenjte, aq me shume to clirohet fryma jone. Ne cfaredo ceshtje qe ne marrim thyerje, ne po ate ceshtje fryma jone do clirohet. Ky eshte nje fakt frymor; nuk mund te rregullohet ne menyre artificiale. Nqs ne e kemi, e kemi, nqs nuk e kemi, nuk e kemi. Ky eshte shkaku qe ne duhet ta pranojme disiplinen dhe thyerjen e Frymes se Shenjte. Ata qe kane shume eksperience, do jene ne gjendje te ofrojne shume sherbim. Vetem ata qe kane shkuar mes shume thyerjesh, do te perfitojne shume ndjeshmeri. Vetem ata qe kane vuajtur shume humbje, do te kene shume per t’u dhene te tjereve. Nqs ne perpiqemi te shpetojme vehtet ne nje ceshtje te caktuar, ne do humbim dobishmerine tone frymore ne ate ceshtje. Nqs ne perpiqemi te mbrojme ose shfajesojme vehtet ne nje ceshtje te caktuar, do humbasim shqisen dhe aftesine tone frymore ne ate ceshtje. Ky eshte nje princip shume themelor.
    Vetem ata qe kane mesuar mesimet, mund te marrin pjese ne sherbese. Nje njeri mund te mesoje mesimet e 10 vjeteve brenda nje viti, ose mund te zvarrite mesimet e nje viti per 20 apo 30 vjet. Nqs dikush e vonon mesimin e tij, ai vonon sherbesen e tij. Nqs Zoti na ka dhene nje zemer per t’i sherbuer Atij, ne duhet t ejemi te qarte per rrugen tone. Rruga e sherbeses sone eshte rruga e thyerjes; eshte nje rruge e perftuar nga disiplina e Frymes se Shenjte. Eshte e pamundur per ata qe nuk kane provuar kurre disiplinen e Frymes se Shenjte dhe qe nuk jane thyer kurre, qe te marrin pjese ne sherbese. Sasia e disiplines se Frymes se Shenjte dhe sasia e thyerjes, percaktojne sasine e sherbeses. Askush nuk mund ta ndryshoje kete. Nqs dikush e ka kete eksperince, e ka. Nqs nuk e ka, nuk e ka. Afrimiteti njerezor dhe urtesia nuk kane vend ketu. Grada e punes se Zotit ne ne, percakton kapacitetin e sherbeses sone. Sa me shume te jete punuar mbi ne, aq me shume ne do i njohim njerezit. Sa me shume qe ne provojme disiplinen e Frymes se Shenjte, aq me shume do jemi ne gjendje te prekim te tjeret me frymen tone.
    Eshte shume e dhimbshme te shohesh shume vellezer dhe motra qe kane mungesa dallueshmerie ne shume gjera frymore. Disa gjera jane nga Zoti dhe ata nuk e dine kete. Disa jane nga njeriu natyral dhe perseri ata jane injorante per kete gjithashtu. Ata nuk e dine se kur njeriu eshte duke ushtruar fuqine e tij mendore apo kur eshte duke punuar me emocionet e veta. Ata nuk e kane kete dallim se jane shume te varfer ne mesimin e tyre. Zoti na ka dhene Frymen e Tij njehere e mire, por mesimi i mesimeve eshte nje veprimtari qe zgjat gjithe jeten. Sa me shume qe mesojme, aq me shume shohim. Sa here qe Zoti na jep nje thyerje te rende ne nje ceshtje te caktuar, ne menjehere do ta ndiejme kur e njejta gje ndodh ne vellezerit e tjere. Kjo gje qe ndodh tek vellezerit e tjere, nuk do ishte e nevojshme te zhvillohej shume qe ta ndjenim; nje fare e vogel do ishte gjithcka e nevojshme per ta ndjere. Grada e punes se Zotit ne ne, eshte grada ne te ecilen ne kemi fituar nje ndjeshmeri te tille. Shqisat frymore jane perftuar nje nga nje, kohe pas kohe. Nje njeri mund te kete ndjenja vetem sa here qe mbi te eshte punuar. Supozoni qe nje njeri e denon krenarine me mendjen e tij. Ai madje mund te jete ne gjendje te predikoje mbi subjektin e krenarise. Por ne frymen e tij, ai nuk e ndjen te keqen e krenarise. Kur te tjeret jane krenare, ai nuk ndjehet keq. Madje ne te kunderten, ai ndjen plot simpati per ta. Kur Fryma e Zotit te punoje ne te, ai do e shohe se cfare eshte krenaria. Ai do provoje punen e Zotit dhe vete ceshtja e krenarise do te derrmohet tek ai. Kur ai te hape gojen per te denuar krenarine serisht, mesimi mund te jete i njejte, por nje diference themelore do vihet re. Sapo qe nje fryme krenare te dale nga nje vella, ai do e ndjeje qe dicka nuk shkon. Ne fakt, ai do ndjehet keq. Ajo cfare ai ka mesuar dhe pare nga Zoti, do i jape atij nje ndjenje ligeshtie. Asnje gjale nuk e pershkruan me mire kete ndjenje se fjala “ligeshti”. Nga kjo pike, ai do jete ne gjendje qe t’i sherbeje vellait sepse ai e di semundjen e tij; ai ka kaluar permes nje semundjeje te tille dhe ka marre sherimin prej saj. Megjithese ai nuk mund te thote qe ai eshte sheruar plotesisht, ai mund te te thote se eshte sheruar pak. Kjo eshte menyra se ne e perftojme njohurine tone frymore.
    Dhurata e Zotit, e Frymes se Shenjte, eshte njehere e mire. Por perftimi i shqisave frymore eshte nje process i vazhdueshem. Sa me shume qe mesojme, aq me shume ndjeshmeri perftojme. Sa me pak qe mesojme, aq me pak ndjenja kemi. Cfare dobie ka pra qe te perpiqemi qe te shpetojme dhe ruajme vehtet? Ata qe do e shpetojne jeten e tyre, do e humbasin ate. Nqs ne perpiqemi te shpetojme vehtet nga dhimbja ne nje ceshtje te caktuar, ne do te humbasim shansin e perfitimit te asaj cka Zoti deshiron per ne ne ate ceshtje. Ne duhet t’i kerkojme Zotit qe te mos na cliroje nga dora e Tij. Punofte Ai mbi ne here pas here. Gjeja me e deshperuar eshte te shohesh Zotin duke punuar ne ne njehere, dy here, pa asnje rezultat. Here pas here ne jemi injorante per punen e dores se Zotit. Ne nuk i kushtojme rendesi asaj cka Ai po ben. Ne madje e kundershtojme punen e Tij. Nje njeri eshte i vogel ne kuptueshmerine dhe dallueshmerine frymore, sepse ai eshte i vogel ne te mesuarin frymor. Kuptofshim para Zotit se sa me shume qe te marrim goditje, aq me shume njohuri ne do te perftojme rreth njerezve dhe shume gjerave, dhe aq me shume do kemi se c’tu ofrojme te tjereve. Ne menyre qe ne te zgjerojme sferen e sherbeses sone, ne duhet te zgjerojme sferen ku punohet mbi ne. Eshte e pamundur te kesh nje sfere te zgjeruar sherbese, pa pasur nje sfere te zgjeruar pune.

    DISA PIKA PRAKTIKE

    Pasi mbi ne te jete punuar nga Zoti dhe ne te kemi mesuar mesimet tona themelore, fryma jone do te clirohet dhe ne do jemi ne gjendje ta perdorim frymen tone per te prekur vellezerit e tjere dhe do te njohim gjendjen e tyre. Ketu do te dikutojme disa hapa praktike ne te mesuarin e njohjes se njerezve.
    Ne menyre qe te prekim frymen e te tjereve, ne duhet t’i leme ata te flasin. Pa dyshim qe disa mund te prekin frymen e te tjereve, pa pritur qe ata te hapin gojen. Por keta persona jane te rralle. Pergjithesisht ne duhet te presim qe ata te flasin. Fjala e Zotit thote se goja flet ato c’ka zemra. Nuk ka rendesi se cfare qellimi apo taktike qe ka nje njeri, ajo c’ka ai thote vjen nga pasuria e zemres se vet. Nqs ai eshte flas, nje fryme falsiteti do dale jashte. Nqs ai eshte xheloz, nje fryme xhelozie do dale jashte. Ne mudn te prekim frymen e nje njeriu duke degjuar ne ato cfare ai thote. Kur nje njeri flet ne duhet te ushtrojme vemendje jo vetem ne gjerat qe ai thote, por ne gjendjen e frymes se tij. Ne nuk i njohim njerezit thjesht nga fjalet e tyre por nga frymerat e tyre.
    Kur Zoti Jezus ishte ne rrugen per ne Jerusalem dhe dy dishepuj pane qe Samaritanet nuk e pranuan Ate, ata thane: "Zot, deshiron qe ne te urdherojme zjarrin qe te vije prej qiellit dhe t’i perpije? ". Kur ata happen gojerat e tyre, frymerat e tyre dolen jashte. Zoti tha: "Ju nuk e dini se nga cfare fryme jeni" (Luka 9:54-55). Keru Zoti na tregoi se fryma e dikujt mund te dallohet nga degjimi i fjaleve te tij. Sapo fjalet dalin jashte, fryma ekspozohet. Goja flet nga pasuria e zemres. Cfaredo gjendje te kete zemra, goja do ta pasqyroje.
    Gjate degjimit te tjereve, nuk duhet t’i kushtojme vemendje vetem historive te tyre, por gjithashtu frymes se tyre. Supozoni dy vellezer jane duke debatuar, dhe te dy thone se tjetri e ka gabim. Kur kjo gje te ndodhe me ne, si do te sillemi? Kur ngjarja ndodhi, vetem dy vellezerit ishin te pranishem. Ne nuk e dime se cfare ndodhi. Midis te krishtereve, e keqja nuk gjykohet nga gabimet, por nga devijimet ne fryme. Kur nje vella hap gojen e tij, ne nuk do jemi ne gjendje te themi nese ai eshte gabim sipas fakteve, por ne mund te themi menjehere nese ai eshte gabim ne fryme. Ai mund te akuzoje te tjeret per fyerje, por fryma e tij eshte gabim. Gjithe ceshtja varet ne fryme. Nje njeri me nje fryme te gabuar nuk eshet gabim vetem ne gjerat qe ka bere, por ne vete personin e tij. E mira dhe e keqja para Zotit jane percaktuar nga fryma, jo thjesht nga faktet. Prandaj ne te degjuarin e te tjereve, ne duhet te prekim frymen e tyre. Ne Kishe shume probleme lidhen me frymen, jo me faktet. Nqs ne e gjykojme cdo gje sipas fakteve, ne do te sjellim Kishen ne nje realitet tjeter. Ne jemi ne realitetin e frymes, jo ne realitetin e fakteve. Ne duhet kurre te terhiqemi praj fakteve.
    Nqs fryma jone eshte e hapur, ne do jemi te ndjeshem per te gjitha llojet e gjendjeve frymore. Disa here ne do te ndjejme kur pjesa tjeter ka nje fryme te kufizuar dhe te mbyllur. Ne raste te tilla ne duhet te dallojme me ane te frymes sone dhe te mesojme ta njohjim ate. Qofshim te afte per te perseritur fjalen e Palit: "Ne, qe tani e perjetesisht, nuk njohim njeri sipas mishit. " (2 Kor. 5:16). Ne nuk duhet t’i njohim njerezit me ane mishit. Ne duhet t’i njohim me ane te frymes. Sapo ne mesojme kete mesim themelor, ne kemi nje rruge per te vazhduar ne punen e Zotit.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #29
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    KAPITULLI PESE

    KISHA DHE VEPRA E ZOTIT


    Nqs ne e dime me te vertete kuptimin e vepres se Zotit, ne do na duhet te pranojme se njeriu i jashtem eshte me te vertete nje ngarkese e rende. Ne mund te themi qe Zoti eshte i kufizuar nga njeriu sot. Femijet e Zotit duhet te kuptojne funksionin e Kishes dhe marredhenien e Saj me fuqine e Zotit dhe punen e Tij.

    MANIFESTIMI I ZOTIT OSE KUFIZIMI I ZOTIT

    Ishte nje kohe kur Zoti e kufizoi Veten Brenda trupit te nje njeriu - Jezusit te Nazaretit. Me ate mish ekzistonte mundesia e kufizimit te Zotit ose e manifestimit te pasurive te Zotit. Para misherimit pasurite e Zotit nuk ishin te kufizuara. Por pas misherimit puna dhe fuqia e Zotit ishin kufizuar ne ate mish. Zoti nuk do te bente asgje jashte atij mishi. Zoti deshironte te ishte i kufizuar nga ai mish. Pa dyshim, Bibla na tregon se Zoti nuk ishte i kufizuar ne asnje menyre nga ai mish. Ai mund ta kishte kufizuar Zotin, por ai nuk e beri kete, madje ai manifestoi pasurite e Zotit ne menyre te plote. Pasurite e Zotit u bene pasurite e atij mishi.
    Zoti e vendosi Veten ne mish ne kohen e misherimit. Sot Zoti e vendos Veten ne Kishe. Fuqia dhe puna e Tij gjenden ne Kishe. Ne kohen e kater ungjijve, Zoti nuk beri asgje ne menyre te ndare nga ai mish. Te gjitha veprat e Tij ishin dedikuar ndaj Birit. Ne te njejten menyre Zoti ja ka besuar te gjitha veprat e Tij Kishes. Ai nuk ben asgje jashte Kishes. Zoti nuk punon ne menyre te pavarur; Ai punon teresisht permes Kishes. Qe nga Pentikosti deri sot, vepra e Zotit eshte mbartur gjithmone permes Kishes. Ashtu si Ai e dedikoi Vetveten teresisht, plotesisht dhe pa rezerva, tek nje Person – Krishtin, Ai e ka dhene Vetveten teresisht, plotesisht dhe pa rezerva tek Kisha. Sa e madhe qe eshte pergjegjesia e Kishes para Zotit! Kisha mund te kufizoje vepren e Zotit; Ajo mund te kufizoje shfaqjen e Zotit.
    Jezusi i Nazaretit ishte Zot. Zoti manifestohej ne Te. Ai nuk e kufizoi Zotin sepse cdo gje brenda dhe jashte Tij ishte perfshire nga Zoti. Emocionet e Tij ishin emocionet e Zotit. Mendimet e Tij ishin mendimet e Zotit. Persa kohe qe ishte ne toke Ai nuk beri vullnetin e TIj por te Atij qe e dergoi. (Gjoni 6:38). Biri nuk beri asgje nga Vetvetja; Ai beri vetem ate qe pa nga Ati (Gjoni 5:19). Ai nuk beri asgje nga Vetvetja. Cfare degjoi nga Ati, ato gjera Ai i foli botes. (Gjoni 8:26). Ne Te ne shohim nje njeri ne te Cilin Zoti dedikoi Veteveten. Zoti mund te thoshte qe Ai ishte Fjala e bere mish. Kur Zoti deshironte ta shperndante jeten e Tij ne njerezit, Ky do te deklaronte me gatishmeri: "Nqs fara vdes, ajo sjell shume frut.” (Gjoni 12:24). Ai ishte gati te clironte jeten e vet. Ai nuk u be nje ngarkese ose shtypje. Sot Zoti ka zgjedhur Kishen qe te jete ena e Tij. Ai ka vene Vetveten, Fuqine e Tij dhe vepren e Tij ne Kishe. Deshira e Tij eshte te cliroje Vetveten permes Kishes. Kisha eshte zbulesa e Zotit, ena me ane te se ciles Zotit manifeston fuqine e Tij dhe realizon vepren e Tij. Nqs Kisha i ofron Zotit nje rruge sot, fuqia e Zotit dhe vepra e TIj do te shfaqen. Nqs Kisha deshton, Zoti do te kufizohet.
    Mesimi themelor i Ungjijve eshte se Zoti ishte ne nje njeri, ndersa mesimi themelor i Letrave te Apostujve ishte se Zoti eshte ne Kishe. Ungjijte na thone se Zoti ishte vetem ne nje njeri. Ky njeri ishte Jezus Krishti. Letrat e Apostujve na thone se Zoti eshte vetem ne Kishe. Ai nuk eshte ne nje organizate apo grup adhurimi. Ai gjendet vetem ne Kishe. Syte tane u hapshin qe ne ta shohim kete fakt te lavdishem.
    Sapo syte tane hapen ndaj ketij fakti te lavdishem, ne spontanisht do ta drejtojme veshtrimin tone drejt qiejve dhe do te themi: "Zoti im, si valle te kam kufizuar Ty!” Kur Zoti i plotfuqishem banonte ne Krishtin, Ai ishte akoma i Plotfuqishmi; Ai nuk ishte kufizuar apo reduktuar ne nje fare menyre. Shpresa e Zotit dhe qellimi i Tij sot eshte qe, ne Kishe Ai te vazhdoje te jete i Plotfuqishmi, i Pakufizuari. Zoti deshiron qe ta shfaqe Vetveten ne Kishe lirisht ashtu si Ai u shfaq ne Krishtin. Nqs Kisha kufizohet, Zoti kufizohet. Nqs Kisha eshte e pafuqishme, Zoti eshte i pafuqishem. Kjo eshte nje ceshtje shume serioze. Ne mund te flasim nje fjale te tille perulesisht dhe plot respekt. Thjesht, cdo pengese tek ne behet pengese tek Zoti. Cdo kufizim tek ne behet kufizim tek Zoti. Nqs Zoti nuk clirohet permes Kishes, Ai nuk ka rruge qe te vazhdoje. Rruga e Zotit sot eshte permes Kishes
    Perse eshte valle disiplina e Frymes se Shenjte kaq e rendesishme? Perse eshte ndarja e shpirtit nga fryma kaq e rendesishme? Perse duhet qe njeriu i jashtem te thyhet nga puna disiplinuese e Frymes se Shenjte? Eshte sepse Zoti deshiron te kete nje rruge permes nesh. Ne nuk duhet te mendojme se kjo eshte dicka thjesht per edukimin personal frymor. Nuk eshte nje ceshtje thjesht per eksperiencat frymore personale. Eshte shume e lidhur me rrugen dhe vepren e Zotit. Kjo eshte nje ceshtje e madhe. A do ta kufizojme Zotin? A do ta kete Zoti lirine ne ne? Vetem pasi mbi ne te jete punuar dhe te jemi thyer Zoti do te gjeje liri te plote ne ne.
    Nqs Kisha eshte qe t’i ofroje Zotit nje rruge te lire, ne duhet te shkome nen zhveshjet e Tij dhe ta lejojme Ate te thyeje njeriun tone te jashtem. Ngarkesa jone me e madhe per kete eshte njeriu yne i jashtem. Nqs ceshtja e njeriut te jashtem nuk eshte zgjidhur, ceshtja e Kishes si kanal i Zotit nuk do te zgjidhet kurre. Nqs njeriu yne i jashtem eshte thyer nga hiri i Zotit, nuk ka kufij ne menyren se si Zoti do te na perdore ne si kanale te vepres se Tij.

    THEYRJA DHE MENYRA SE SI PUNA E ZOTIT VEPRON

    Pasi njeriu i jashtem eshte thyer, si i afrohet nje njeri Fjales se Zotit., si sherben ai si nje punetor i Fjales se Tij dhe si e predikon ai Ungjillin? Le ta kthejme vemendjen tone drejt ketyre pyetjeve.

    Studimi i Fjales


    Nje fakt i pamohueshem ne studimin e Fjales se Zotit eshte se lloji i personit qe ne jemi, percakton llojin e Bibles qe ne kemi ne duart tona. Nje njeri i afrohet Bibles shpeshhere me mendjen e tij rebele, konfuze dhe ne dukje te zgjuar. Cfare merr ai nga Bibla eshte produkt i mendjes se tij; ai nuk prek Frymen e Fjales. Nqs ne duam te takojme Zotin permes Bibles, mendja jone rebele dhe jo-bashkepunuese duhet te thyhet. Nqs mendja jone eshte vazhdimisht rebele dhe jo-bashkepunuese, asgje nga zgjuarsia jone nuk do te na sjelle ndonje te mire. Ne mund te mendojme se zgjuarsia jone eshte e mrekullueshme, por ajo eshte ne fakt nje ngarkese e madhe tek Zoti. Nuk ka rendesi se sa te zgjuar jemi, ne nuk mund te njohim mendimet e Zotit kurre permes zgjuarsise sone.
    Ka te pakten dy gjera qe ne duhet te bejme kur te vijme tek Bibla. Se pari, mendimet tona duhet te identifikohen me mendimet e Bibles. Se dyti, fryma jone duhet te identifikohet me frymen e Bibles. Ne duhet te mendojme si shkruesit e Bibles. Njerez si Pali dhe Gjoni kishin mendime te caktuara prapa tyre kur ata shkruan pjeset e ndryshme te Fjales. Ne duhet te hyjme ne te njejtat mendime. Ne duhet te fillojme ku ata filluan dhe te zhvillojme mendimet tona permes se njejtes linje qe ata i zhvilluan. Ne duhet te arsyetojme ne te njejten menyre qe ata arsyetuan, dhe te konsiderojme te njejtat mesime qe ata konsideruan. Me fjale te tjera, mendimet tona jane si nje mekanizem dhe mendimet e tyre jane si nje mekanizem. Te dy mekanizmat mund te perzjehen me njera tjetren. Mendimet tona duhet te hyjne ne mendimet e Palit dhe Gjonit. Si te kene hyre mendimet tona ne mendimet e Bibles dhe mentaliteti yne te behet nje me mentalitetin pertej frymezimit te Zotit, ne do te kuptojme ato cfare Bibla thote.
    Disa njerez e lexojne Biblen me mendjen e tyre si organi kryesor. Ata e lexojne me shpresen e marrjes se disa ideve permes mendimeve ne Bibel. Ata kane nje grup te tere doktrinash qe vertiten ne mendjen e tyre tashme dhe ata duan vetem te mbledhin material nga Bibla qe te forcojne doktrinat e tyre. Kur ne ngrihemi per te folur, nje njeri me experience, pas 5 apo 10 minutash, e kupton nese ne po citojme Shkrimet me mendjen tone apo nese mendimet tona jane zhytur ne mendimet e Bibles. Keto jane dy gjera teresisht te ndryshme. Keto dy lloj predikimesh i perkasin dy boteve krejtesisht te ndryshme. Kur disa ngrihen per te predikuar, ata mund te bazohen ne Shkrimiet dhe predikimet e tyre te jene shume terheqes, por mendimet e tyre jane te kunderta me mendimet e Bibles; te dy keto mendime jane te papajtueshme me njera-tjetren. Sidoqofte, te tjere jane te ndryshem. Kur ata flasin nga Bibla, mendimet e tyre jane te zhytura ne mendimet e Bibles. Te dyja keto mendime behen nje dhe jane ne harmoni me njera-tjetren. Kjo eshte rruga e drejte. Por jo cdo njeri e ben kete. Ne menyre qe mendimet tona te zhyten ne mendimet e Bibles, njeriu yne i jashtem duhet te thyhet. Nqs njeriu i jashtem nuk eshte thyer, ne nuk mundemi madje as te lexojme Biblen. Ne nuk te mendojme se studimi yne i Bibles eshte i varfer sepse nuk mund te gjejme dot dike qe te na mesoje. Eshte i varfer sepse pikerisht personi yne eshte gabim; mendimet tona nuk e kane nenshtruar veten tek Zoti. Sapo ne te thyhemi, ne do ta nderpresim aktivitetin tone vetjak. Ne nuk do te kemi ndonje ide subjektive tonen. Gradualisht, padukshmerisht dhe dalengadale, ne do te prekim mendimin e Zotit. Ne do te prekim mendimet prapa shkruesve te Bibles, dhe do te mendojme ashtu si ata menduan. Njeriu i jashtem duhet te thyhet perpara se ne mund te hyjme ne mendimet prapa Fjales se Zotit. Kur kjo te ndodhe, njeriu i jashtem nuk eshte me nje ngarkese.
    Eshte e rendesishme ne studimin tone te Fjales qe mendimet tona te hyjne ne mendimet e shkruesve te Bibles dhe po keshtu te hyjne ne mendimet e Frymes se Shenjte. Sidoqofte ky eshte vetem hapi fillestar. Pa kete hap, ne nuk mund ta studiojme Biblen aspak. Por edhe pasi ta kemi hedhur kete hap, ne mund te mos e lexojme Biblen korrektesisht. Bibla nuk perbehet vetem nga mendimet. Gjeja me e rendesishme rreth Bibles eshte se Fryma e Zotit clirohet permes ketij libri. Pjetri, Gjoni, Mateu, Marku dhe cdo shkrues i Bibles, kishin te njejten experience: Kur ata shkruanin Biblen nen frymezimin e Frymes se Shenjte, ata shkruan sipas nje trajnimi te caktuar mendimi, por ne te njejten kohe, frymerat e tyre u cliruan permes clirimit te Frymes se Shenjte. Bota kurre nuk mund te kuptoje se prapa fjaleve te shkrimeve ishte Fryma. Kur Fryma clirohet, profetet ringjallen ashtu sic ishin dikur dhe na flasin serisht. Nqs ne do ta degjonim nje profet duke folur sot, ne do te duhej te kuptonim qe kjo e folur nuk permban vetem fjale dhe mendime por dicka tjeter. Kjo dicka eshte misterioze, edhe pse brenda nesh jemi te sigurte se kjo “dicka” eshte Fryma. Bibla permban jo vetem mendime, por clirimin e Frymes. Prandaj kerkesa qendrore dhe me themelore nga te gjitha ne leximin e Bibles eshte aftesia per te cliruar frymen qe te preke Frymen e Bibles. Ne duhet te prekim Frymen e Bibles me frymen tone perpara se te kuptojme Biblen.
    Supozoni nje djale i pabindur thyen dritaren e shtepise se komshiut dhe pronari i shtepise vrapon jashte qe ta rrahe kete djale. Kur nena e sheh kete, ajo do e rrahe djalin po ashtu. Por ka nje ndjenje te ndryshme ne rrahjen e pronarit te shtepise dhe ne ate te nenes. Nga jashte, te dyja keto jane rrahje. Por "frymerat" pertej rrahjeve jane te ndryshme. Pronari i shtepise godet me inat; ai ka frymen e zemerimit. Rrahja e nenes eshte e mbushur me dashuri, shprese dhe edukim. Qortimi i saj eshte qortim dashurie, qortim shprese dhe qortim edukimi. Te dyja frymerat jane komplet te ndryshme
    Ky eshte nje ilustrim i thjeshte. Fryma prapa shkrimit te Bibles eshte shume me e forte se lloji i “frymes” qe pershkruam me siper. Fryma prapa shkrimit te Bibles, eshte nje fryme e perjeteshme. Eshte akoma me ne sot; ajo e ben Biblen te perdoreshme perjetesisht. Nqs njeriu yne i jashtem eshte thyer dhe fryma jone eshte cliruar, mendimet tona jo vetem qe do behen nje me mendimet e Bibles, por gjithe qenia jone do te preke pikerisht Frymen qe eshte prapa shkrimit te Bibles. Nqs fryma jone nuk eshte cliruar dhe ne do te jemi larg frymes se autoreve te Bibles, ne nuk do ta kuptojme kurre Fjalen e Zotit; Bibla do jete nje liber i vdekur per ne. Keshtu pra ne u kthyem serisht ne te njejten ceshtje themelore: Njeriu i jashtem duhet te thyhet. Mendimet tona do te behen te frytshme dhe fryma jone do te jete e lire per te rrjedhur vetem kur njeriu i jashtem eshte thyer. Vetem atehere Zoti nuk do te kufizohet nga ne. Problemi qe ne hasim sot eshte qe ne jemi vazhdimisht duke e shtypur Zotin. Madje dhe ne studimet e Bibles, ne e shtypim Zotin dhe kufizojme lirine e Tij.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Vella Matrix, mendoj se eshte nje Amin i plote, ne lidhje me shkrimin qe ke sjelle. Eshte e vertete se, cdo i krishter duhet te shohe permes kesaj eksperience qe ju kini sjlle , besen e tij ndaj Krishtit.
    Zoti te bekofte.
    Deshmuesi

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Clirimi I potencialit Shqiptar!
    Nga DOR në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-06-2009, 03:44
  2. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  3. Roli i Frymes se Shenjte tek kristjani.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-02-2003, 16:46
  4. Tri pyetje per Klodin...
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 13-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •