I dashur vella
Edhe nje here dua te te falenderoj me gjithe zemer per perkthimin e ketij libri te mrekullueshem. Dua te them se e kam lexuar 2 here ne Anglisht kete liber dhe tani qe e lexoj edhe ne Shqip marr akoma me shume dhe me duket sikur po e lexoj per here te pare.
Cfare mund te komentojme ne mbi kete liber i dashur vella! E vetmja gje qe mund te them eshte qe te kete meshire Zoti per ne dhe te kuptojme rendesine e thyerjes se njeriut te jashtem dhe keshtu te gjunjezohemi perpara Tij dhe t'i lutemi dhe t'i pergjerohemi qe ta beje edhe ne jeten tone realitet kete gje.
I dashur vella, fjalet ne kete liber jane shume te panjohura per shumicen nga ne. Sot te krishteret nuk jane mesuar te degjojne apo lexojne fjale te tilla, dhe na duken pak si te panjohura. Por mendoj se ka ardhur koha qe libra te tille te behen gjithnje edhe me te njohur midis te krishtereve, keshtu qe pasi te kemi kuptuar gjendjen e mjere frymerore te kthehemi te Ai dhe t'i kerkojme pasurite e Tij. Keshtu vella mendoj se jo vetem ky liber por edhe libra te tjere te ngjashem duhen perkthyer patjeter dhe duhen lexuar jo ne menyre individuale, por kolektive. Mendoj se duhet te lexohen nga grupe te krishteresh qe kane etje per gjerat frymerore dhe zemer te hapur ndaj Zotit.
Shume i rendesishem eshte edhe libri "Practicing His Presence" te cilin fatmiresisht Zoti e ka vene ne zemren e nje motre nga Vlora qe ta perktheje. Une besoj qe te dy keto libra duhet lexuar se bashku, sepse keshtu mund te kuptohen me mire nga te krishteret qe nuk kane degjuar per keto gjera. Gjithashtu mendoj se duhet perkthyer edhe libri i Guyon: "Experiencing the depths of Jesus Christ". Mendoj se eshte shume e rendesishme qe keto libra te lexohen nga grupe te krishteresh qe kane nje zemer te hapur ndaj Tij dhe nje deshire te zjarrte ta njohin Ate.
Nese nuk do mesojme te qendrojme vazhdimisht ne prezencen e Tij, nese nuk do thyhemi nga Ai, fatkeqesisht do ngelemi gjithmone te krishtere foshnjarake qe nuk do dime gje tjeter vecse te kopjojme ato qe te tjeret kane thene dhe te bejme vetem teori dhe asgje me shume. Do t'u flasim te tjereve vazhdimisht se cfare kane perjetuar te krishtere te tjere, por nuk do jemi kurre ne gjendje te flasim nga eksperienca jone.
Paste meshire Zoti ne jeten time dhe ne jeten tende vella si dhe ne jeten e cdo te krishteri qe lexon kete liber, qe te na thyej, te na thyej ne nje menyre te tille, qe aroma qe kemi brenda te dale jashte dhe ta shijojne ata qe jane rreth nesh.
Krijoni Kontakt