Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 6 prej 6
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    43
    Postime
    3,394
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime

    Lin Delija- piktor i madh shqiptar

    Lin Delija, "rikthehet" kaloresi i piktures
    Pikturat e Lin Delijes, ne dhjete vjet nga vdekja e tij, shfaqen per here te pare ne nje ekspozite ne Tirane. Testamenti i piktorit, i cili i dhuron vendin te tij 27 piktura.

    Jeta e artistit, i mbetur gjithnje pezull me pikturen e tij mes se shkuares dhe bashkekohores. Kryeveprat e nje shqiptari, i cili nuk e mohoi kurre kombesine e tij, madje e theksonte ne cdo cep te telajos, si nje menyre shprehje te shqiptarizmit

    Anduela NIKA

    Eshte fati i artisteve te medhenj te injorohen sa jane ne jete dhe te adhurohen pas vdekjes. Ketij rregulli te thjeshte jete nuk mundi ti shpetonte as Lin Delija. Rikthimi i tij fizik ne Shqiperi ishte i pamundur, aq sa dhe i pikturave te tij. Ne dhjete vjet nga vdekja e artistit te madh shqiptar, Galeria Kombetare e Arteve, sjell per here te pare 27 punime te Delijes, 12 prej te cilave jane dhurate e vete piktorit. "Te dergohen ne Shqiperi vetem atehere kur ajo te jete republike pluraliste parlamentare dhe demokratike", shkruante piktori me shume se nje dekade me pare. Te 15 veprat e tjera, jane pjese e koleksionit privat te Armando Nicoletti, miku me i afert antrodokan i piktorit. "Ne jemi ne pritje te veprave origjinale, te cilat jane vonuar vetem per shkak te procedurave burokratike, qe po ndjek shteti italian. Une besoj se ne fund te prillit ato do te jene ketu. Jane rreth 27 vepra, 12 prej te cilave jane te dhuruara nga vete Lin Delija me nje deshire te shkruar, qe ia ka lene Erika Shulz, nje prej mikeshave te tija ne Gjermani. Keto pune jane te derguara ne Antrodoco, ne Muzeun "Lin Delija" ne Itali dhe me tutje ato do te vijne ketu", ka pohuar studiuesja e artit, Suzana Varvarica Kuka. Veprat, qe se shpejti do te shfaqen ne Galerine e Arteve, do te perfshijne grafika dhe piktura te mirefillat te Delijes, kryesisht ne vaj. Deri me sot kerkimet dhe studimet rreth piktorit te madh, i cili jetoi dhe vdiq ne Itali, pa mundur te shihte per here te fundit prinderit dhe vendin e tij Shqiperine, jane te konsiderueshme, por aspak te plota. Vepra "Krishti", gjendet ne Punatoteken e Vatikanit. Ky konsiderohet si nje fakt historik shume i rendesishem, sepse dihet qe hyrja e veprave te artit ne kete pinakoteke tregon per cilesine e larte te vepres se artit. Nje tjeter figure e rendesishme, qe eshte formesuar ne telajon e piktorit, eshte ajo e Nene Terezes. Vepra ne gjendet ne Nju Jork, pasi eshte blere me nje cmim shume te larte dhe te padiskutuar nga koleksionisti. Ne Shqiperi, pervec 27 veprave, qe pritet te vijne, ekziston dhe nje koleksion prej 8 pikturash, i cili ruhet ne Kishen e Franceskaneve ne Shkoder.

    Kane thene....

    Ernest Koliqi 1968

    "...Delija, me nje prirje drejt artit te shenjte, dallon per sinqeritetin instiktiv, e bashkuar nga nje temperament i forte shqiptar i embelsuar nga nje tendence e spikatur mistike

    Evenimentet biblike dhe evangjeliste, ai di ti inkuadroje ne vizionin e peisazheve, kostumeve e veshjeve te tokes se tij shqiptare, duke perhapur nje force njerezore, e cila nuk fshin kurre ne portretet e dhimbshme te telajove te tij nje shprehi intime te dekorit shqiptar: vuajtja qe ka perjetuar me dinjitet shfaqet ne te gjitha peisazhet e krijuara me penelin e Lin Delise: dhe eshte nje karakteristike tipike shqiptare".

    Fosca Colli 1990

    "Ne portretet e universit femerore, ne te cilat Lin Delija ka percjelle pasurite krijuese dhe te ndjenave, intutita verbuese dhe meditime te ethshme, entuziazem dhe hidherim, tension fetar dhe ethe ferri. Ata sy....I kujtoni pikturat antike egjiptiane te Fayyłm."

    Paola Stefanucci 1994

    "Ne universin e mbipopulluar te fytyrave delijane verehet veshtrimi kaustik dhe gervishes i nje gjahtari karakteresh si Honoré Daumier: shenja te gjera dhe esenciale, te ngrohta dhe vibruese, te pershtatshme per te skulpturuar ne menyren me te shpejte dhe elokuente individualitetin e personit qe shfaqet ne te".




    --------------------------------------------------------------------------------
    10/04/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    43
    Postime
    3,394
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Lin Delija, artisti qe flet me penel
    U lind ne Shkoder ne 3 shkurt 1926. Ne moshen 10- vjecare hyn ne kolegjin e freterve franceskane ne Shkoder, ku merr dhe bazat e para te piktures. Me mbarimin e Luftes se Dyte Boterore, Lin Delija bashke me shume te rinj thirret ushtar. Ishte 19 vjec kur me kater miq te tij dezerton dhe arratisen drejt Jugosllavise, ku deklaron se eshte piktor dhe studion ne nje shkolle artistike. Qeveria e Malit te Zi i jep nje burse studimi per te jetuar. Lin Delija shkon ne Zagabria ku mikpritet nga nje kuvend murgeshash dhe ne kete qytet do te frekuentoje per gati gjashte vjet Akademine e Arteve te Bukura. Ndersa i ati vdes e ema nuk do ta shohe me kurre te birin. Pas kesaj, ai mberrin ne Itali, ku me ndihmen e Ernest Koliqit do te arrije te njihet ne qarqet kulturore italiane. Piktori jetoi ne Rome deri ne vitin 1963. Ne vitin 1957 do te hape ekspoziten e tij te pare vetjake ne Galerine Babbuinetta ne Rome, e cila u pasua nga shume te tjera, ne bashkepunim dhe artite te tjere te huaj. Ne vitin 1969 hap ekspoziten e pare vetjake ne Nju Jork. Ne Antrodoco Lin Delija themeloi shume shkolla arti. Ne vitin 2001, per nder te piktorit u hap Muzeu Komunal i Osimo, ndersa ne maj te 2002 u inagurua Muzeu i Qytetit "Lin Delija Carlo Cesi". Gjithashtu ne nder te piktorit eshte publikuar dhe nje mongrafi, qe mabn emrin e tij. Ai u edukua dhe jetoi ne Itali, si piktor i vertete, banoi ne studion e vet ne Antrodoco. Me se shumti e dhuroi vepren e vet. Lin Delija vdiq nga semundja iktus cerebrale.




    --------------------------------------------------------------------------------
    10/04/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    114 falenderime nė 103 postime
    Libri i Roberto Bua dhe Silvia Cuppini, profesoreshe per Historine e Arteve Bashkekohore ne Universitetin e Urbino, kushtuar Lin Delija, titullohet "All incrocio degli sguardi" (Ne kryqezimin e shikimeve). Libri ilustron punime te Lin Dlijas, piktor shqiptar.

    Ky liber gjendet per shitje ne "Museo della Citta" kushtuar Lin Delijas dhe Carlo Cesi. Ne dyqanin e muzeut mund te gjeni dhe punime te Delijas te kthyera ne kartolina apo fotografi.


    Fiori (Lule) - punim me bojra vaji



    La Donna (gruaja)-vizatim



    Anna Manunza


    Per me shume informacion dhe punime teDelijas mund te shkoni kėtu.

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    43
    Postime
    3,394
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Shekulli

    Zana Varvarica Kuka
    Cilėt janė Antrodokanėt?
    Nė mars u nisa drejt njė vendi tė njohur apo tė panjohur, drejt njė vendi me njė kombėsi tjetėr, drejt njė kulture qė vjen e trashėguar nga kohė shumė tė largėta, pėr tė takuar krijimtarinė e Lin Delisė, nderimin e Antrodokos dhe atė pjesė tė kujtesės qė ruanin miqtė italianė pėr tė. Nuk mund tė mos them se DUX e shkruar mbi malin Giano ishte e para gjė qė mė tėrhoqi vėmendjen, pėr gjatė gjithė rrugės plot kthesa ndėrmjet dy faqeve tė tij dhe pėr gjatė gjithė kohės deri sa pashė punimin e parė tė Lin Delisė. Shumė gjėra duken naive. Gjykon, arsyeton, krahason dhe arrin nė njė ide se nė histori ēdo fakt duhet tė mbetet i shkruar. Antrodokanėt e kishin restauruar dhe rifreskuar instalacionin gjigant tė ndėrtuar nė kėtė mal mbi qytezėn e tyre, gjatė kohės sė madhėshtisė fashiste, tė manaxhuar prej Benito Musolinit, tė pėrbėrė nga pemė qė shėrbenin si linjė e kaligrafisė sė gėrmave romane nė fjalėn Duce. Ata kishin shkuar shumė mė larg me kėrkesat e tyre, kur kėrkuan tė kenė njė muze arti nė qytetin e tyre dhe ajo ēka ishte mė e papritura ėshtė se ky muze do t`i takonte piktorit tė tyre shqiptar Lin Delija, qė gjithė krijimtarinė e tij mė tė shumtė e ka lėnė nė muret e shtėpive e tė institucioneve antrodokanezė. Kėto dy fakte sa historikė aq dhe tė guximshėm jetojnė sė bashku nė hapėsirat e Antrodokos, sepse nėpėrmjet tyre antrodokanėt demonstrojnė rėndėsinė e bashkėjetesės kulturore. Pėr kėtė arsye mendoj se ata janė tė fortė, vitalė dhe dinamikė. Lin Delija, pas arratisjes nė vitin 1946 pėr njė jetė tjetėr tė lidhur pazgjidhshmėrisht me pikturėn, kishte bėrė zgjedhjen e tij mė tė mirė.
    Kush ėshtė Lin Delija
    Edhe pse po flitet nga kultura dhe nga gazetaria jonė pėr Lin Delinė mendoj se ėshtė vetėm fillimi i zbulimit tė kėsaj figure qė pėrmban nė vetvete shumė probleme pėr t’u zgjidhur si rreth krijimtarisė ashtu dhe rreth fakteve historike tė jetės sė tij. Pėr tė njohur Lin Delinė sė pari duhet tė gjendesh pėrballė veprave tė tij, tė zbulosh informacionin figurativ dhe jehonėn emocionale, tė lexosh qindra fletė tė shkruara, pėr tė zbuluar alternativėn e fakteve, tė ideve, tė trajtesave kritiko-artistike dhe sė dyti vendosa tė shkel nė kėtė rrugė relativisht tė gjatė (qė nga data 26 prill 2004 Galeria Kombėtare e Arteve ka nė pronėsi tė saj 27 vepra tė dhuruara 12 prej Erica Schutz dhe 15 prej Armando Nicoletti).
    Deri tani njohja me tė ėshtė prekja sė afėrti me shumė punime origjinale nė pikturė dhe nė vizatim si dhe njohja me shumė ide tė hedhura rreth krijimtarisė sė tij. Duke veēuar disa vlerėsime tė rėndėsishme arrijmė tė krijojmė rreth tij vetėm aureolėn e faktit mė tė afėrt dhe nuk mund tė pretendojmė se kemi zbuluar gjithēka, sepse koha dhe shfrytėzimi i saj janė elementėt kryesorė qė do tė na zbulojnė dimensionet e kėtij piktori.
    Amedeo Graciani nė vitin 1997 shkruan se “Lin Delija ėshtė nxėnės i Bartoli-t dhe Mafai-t, me njė temperament tė afėrt me figurėn epike tė mjeshtrave sllavė, veēo Ivan Mestroviē, me njė bazė kulturore tė edukuar prej sugjestioneve tė formave bizantine dhe italike, por me kromatizmin dhe shenjėn e Shkollės sė Romės. Qindra punė tė tij janė tė ngrohta prej sensibilitetit tė lėndės, tė krijuara me vėshtrim dhe zemėr nga mjeshtrat italianė tė `400-s dhe `500-s si Botticelli dhe Tiziani. Ai mė tej ndjek jehonėn dhe magjepsjet e artit tė `900-s, duke u pėrqendruar tek fauvizmi dhe ekspresivizmi, tė cilat u bėnė gjuha e tij artistike pėr tė pėrballur temat e mėdha sociale, politike dhe fetare. I ikur nga Shqipėria komuniste e Enver Hoxhės, katoliku Delija dėshmoi dramaticitetin e shkėputjes qė e kontretizoi me njė impenjim tė madh nė ciklet e punimeve, qė janė kompozime komplekse dhe tė fuqishme, ku ngutja emocionale dhe dhimbja e ērregullojnė dhe e mposhtin nė kėndvėshtrimin formal”. I gjithė publiku dhe veēanėrisht specialistėt e artit qė e ndoqėn nga afėr ekspozitėn me punimet e dhuruara do tė thonė se ky vlerėsim ėshtė deciziv i shkruar nėn linjėn e njė historie tė drejtė.
    E pėrzgjodha Gracianin vetėm pėr njė shtytje nė kėrkimet artistike mbi telajon e pikturuar tė Lin Delisė, mė tutje tė shfaqen grehina tė thepisura e mjedise pafund qė duhen shkelur dhe ngjitur, pėr tė lexuar shpirtin e thyer tė kėtij piktori, veti e cila ėshtė e pikturuar nė ēdo qelizė tė telajos, qė herė ėshtė e trashė si njė copė e marrė nga zhguni franēeskan, herė kompesatė e dėrrasės sė gjetur. Vėshtrimi i parė mbi krijimtarinė e tij, organizimi thelbėsor i kėtij vėshtrimi dhe impresioni im i deritanishėm ka bėrė tė qėndrueshėm idenė se Lin Delija i ka lėnė kulturės italo-shqiptare nė vargun e historisė sė artit tė shekullit XX njė cikėl punimesh shumė tė ndjeshme, prej nga burojnė epika e shpirtit shqiptar, ku ndeshen vlerat arkaike tė kulturės dhe tė fesė me dishumanizmin e politikės, ku qėndrojnė pėrballė ndjesitė e fuqishme tė dy burimeve njerėzore ai i artistit mashkull dhe ai i femrės, ai i britmės, i thirrjes, i pendesės dhe ai i mėshirės, i madhėshtisė sublime, i pranimit dhe i faljes. Ku ndeshen traumat psikologjike tė boshllėqeve dhe tė shkretėtirave shpirtėrore, tė distancave tė pakalueshme, tė ikjeve nė arratisje me gjithė komedinė njerėzore tė shek.XX si vallėzimet, kėrcimet, festat popullore e shtetėrore, lėvizjet e ērregullta tė tyre dhe pėrhumbjet. Gjithmonė dy forca tė mėdha e keqja dhe e mira qėndrojnė pėrballė dhe harmonizojnė jetėn e gjithkujt ashtu siē edhe e shtynė pėrpara jetėn e Lin Delisė, por me njė ndryshim kėto dy forca kanė mbetur mbi figurat dhe trajtat e pikturuara prej piktorit si histori e shkruar me ngjyra, me psikologji e me akte njerėzore qė janė tė lidhura ngushtėsisht me vetė Delinė e qė kanė nevojė tė deshifrohen.
    E thėnė thjeshtėsisht, shumė shkurt e nė mėnyrė organike, krijimtaria e Delisė pėrcakton kėto tema: tema sacra apo fetare, tema profana apo laike dhe tema e ndjesive tė forta tė autorit rreth jetės politiko-sociale tė vendit tė tij gjatė periudhės sė viteve `40 nė Shqipėri. Nė temėn e parė janė paraqitur tregimet e biblės, por nė njė kėndvėshtrim krejt vetjak, larg mentalitetit tradicional dhe kanonik. Nė kėtė temė, nėpėrmjet figurave biblike, piktori ka shpėrthyer nėpėrmjet dy stileve, akademik dhe mė pas ekspresiv shpirtin e trishtuar, pendimin e pashfaqur dhe kujtesėn. Nė temėn e dytė ai ka veēuar portretin dhe figurėn e gruas e tė burrit. Atė qė e takonte ēdo herė nė vrullin e jetės sė pėrditshme dhe atė qė kishte nė memorjen e tij, figurėn e sė cilės e trashėgonte pėrtej mentaliteteve, nė pikėn kyēe tė historisė sė vendit tė vet, me arkaizmin tradicional nė ashpėrsinė e maleve dhe tė qyteteve shqiptare. Nė temėn e tretė janė tė pafajshmit (pjesa katolike apo e ēdo feje tjetėr, qė ishin tė detyruar tė mohonin besimin e tyre pėr shkak tė njė besimi tė ri) e qė autori i solli si njė figurė e shpirtit dhe e kujtesės sė vet, tė cilėn e kishte jetuar, e jetonte dhe mė pas e memorizonte nė shpėrthimet e ngjyrės dhe nė vulgun e trishtimit e tė nxitimit. Janė skena nė kontrast, ku tregojnė pozicionimin e qėndrueshėm dhe tė fortė tė artistit kundėr sistemit tė ri komunist nė Shqipėri. Megjithatė kjo ėshtė njė pjesė, por jo gjithēka, krijimtaria e tij u formua mbi bazėn e ndėrtimit tė njė identiteti tė ri artistik, mbi vetminė, mbi dhimbjen, mbi harresėn dhe mbi keqardhjen, tė cilat lindėn temat, subjektet dhe elementėt e figurave artistike.





    27/04/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    43
    Postime
    3,394
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Delija prek ėndrrėn nė vendlindje


    A.Mile

    Pėr piktorin e madh Lin Delija, ishte njė ėndėrr, tė cilėn nuk mundi dot ta bėnte realitet nė tė gjallė. “Ka qenė njė ėndėrr e tij e hershme tė ngrinte njė muze me emrin e tij nė Itali dhe ne i ndėrtuam tri, njė nė Antrodoko, njė nė njė tjetėr qytezė italiane dhe tashmė njė nė Tiranė”, - thotė Armando Nicoletti, dhuruesi i 15 prej pikturave qė dje, u ekspozuan dhe u bėnė pronė e Galerisė Kombėtare tė Arteve. Janė 27 piktura, qė i janė dhuruar GKA-sė, prej dy miqve tė Delisė, Armando Nicoletit, pėrfaqėsues i komunės sė Antrodokos, ku ndodhet edhe muzeu “Lin Delija” dhe koleksionistes gjermane Schutz. “E kam njohur Delinė pėr 25 vjet rresht dhe ruaj shumė kujtime prej tij. Nėse do mė duhej tė tregoja pėr tė, do tė shkruaja njė libėr me mijėra fletė”, - thotė Nicoletti, pėr tė cilin piktori shqiptar, ishte njė fenomen shpėrthyes nė Itali. Disa prej pikturave mė tė spikatura tė kėtij koleksioni janė : “Gruaja gjysmė e zhveshur”, “Peshkopi”, “Kėngėtari”, “Malėsori”, “Autoportret”, “Nė gjyq”, etj, ku ruhen ndjeshėm lidhjet e artistit me vendin e tij tė lindjes, me traditat dhe kulturėn shqiptare. “Shqiptarėt e ndodhur nė Itali, kanė ditur tė evidentojnė talentin e tyre, nė ēdo fushė qė ata kanė pėrfaqėsuar. Dhe Lin Delija ėshtė njėri prej pėrfaqėsuesve mė tė mirė shqiptarė, nė Itali”, - ėshtė shprehur Atilio De Gasperis, drejtor i Institutit Italian tė Kulturės, i cili gjithashtu ka ndihmuar nė sjelljen e kėtij koleksioni nė Shqipėri. Tashmė sė bashku me 23 piktura tė rinisė, tė ndodhura nė Shkodėr, nė vendin tonė, ndodhen plot 50 vepra tė Lin Delisė.





    27/04/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime

    Pėr: Lin Delija- piktor i madh shqiptar

    Pse tundoi nė pėrzgjedhje Lin Delija

    Lin Delija lindi nė Shkodėr (3 shkurt 1926) nė njė familje tė thjeshtė shkodrane, e cila mė pas, edukimin shpirtėror dhe artistik tė djaloshit 10 vjeēar do t'ia besonte personaliteteve dhe profesorėve tė njohur tė kolegjit franēeskan "Illyricum", po nė vendlindje. Pikėrisht kėtu, Lin Delija u njoh edhe me pėrfaqėsuesin kulturor mė tė rėndėsishėm tė botės franēeskane nė Shqipėri, Atė Gjergj Fishtėn, admirimin pėr tė cilin mė vonė ai do ta shprehte nė portretin qė i kushton poetit, i ekspozuar sot nė kishėn "Zoja e Shqiptarėve" nė Detroit. Bashkėnxėnėsi dhe njėkohėsisht miku i tij i pėrhershėm, shqiptari nga Mali i zi, Mark Lukoliq, (skulptor i ardhshėm si dhe pedagog nė Akademinė e Arteve tė Bukura tė Firences), e pėrshkruan Lin Delinė nė kolegjin franēeskan si njė "shpirt tė lirė", i dhėnė tėrėsisht mbas kėshillave dhe vizatimeve tė Atė Leon Kabashit.

    Mbas vendosjes sė diktaturės komuniste nė Shqipėri, Lini i ri, qė nuk do tė mundė t'i shohė kurrė mė prindėrit e vet, arratiset nė Jugosllavi mė 1948. Mbas njė purgatori hetimi e kėrcėnimesh, tipik pėr tė arratisurit nga territori i Shqipėrisė, Delija u lejua tė vendosej nė Titograd (Podgorica e sotme), dhe mė pas, falė talentin tė tij si piktor, u dėrgua nė Herceg Novi, ku diplomohet pėr pikturė pranė njė shkolle modeste arti. Ndėrkohė njihet me mjeshtrin e mirėnjohur tė pikturės me ngjyresa ballkanase, Kujaēiq, konturet dhe prerja e qartė e figurave tė tė cilit tėrhoqėn vėmendjen dhe nxitėn admirimin e Lin Delisė, i cili shihte tek kjo teknikė njė shprehje tė pėrafėrt me mėnyrėn e tij tė modelimit e tė vizatimit.

    Por formimi mė i plotė profesional vijon me frekuentimin e Akademisė sė Arteve tė Bukura tė Zagrebit gjatė viteve 50 dhe sidomos tė Akademisė sė Arteve tė Bukura tė Romės, me njė bursė studimi falė pėrkujdesjes sė veēantė tė Ernest Koliqit. Nė Romė ai ndjek kurset e piktorėve tė njohur Mario Mafai dhe Amerigo Bartoli, emra tė mirėnjohur tė sė ashtuquajturės Shkolla Romane e pikturės, e ku shumė shpejt bėhet nxėnėsi mė i spikatur i tyre. Diplomohet mė 1959. Pikturat e Lin Delisė sė viteve 50 karakterizohen nga imazhe tė errta, tė pėrftuara nga pėrzjerje ngjyrash me tone tė mprehta, duke theksuar edhe mė tepėr dramacitetin e personazheve tė paraqitura. Kompleksiteti i kalimeve tonale e lidh pikturėn e kėsaj periudhe, punuar gjithnjė nė vaj, me Shkollėn Romane. Ndėr punimet e pikturuara dhe tė ekspozuara nė galeri tė ndryshme tė kėsaj periudhe spikasin: Burri me kėmishė tė bardhė, Autoportret, Kryqėzimi, Martirizimi i Shėn Sebastianit, Peizazh, Studio e piktorit, Mater Dolorosa.

    Gjatė fillimit tė viteve 60 Lin Delija ftohet tė ekspozojė nė galeritė mė tė njohura tė artit nė Romė, ndėr tė cilat galeria Agostiniana, ku merr pjesė nė edicione tė ndryshme tė Ekspozitės sė Artit tė shenjtė me temė “Zoja e artit bashkėkohor”, sė bashku me skulptorin Fazzini e piktorėt Purificato dhe Bartoli. Po nė kėtė periudhė, teksa ekspozon sė bashku me mikun e tij tė vogėlisė, skulptorin Mark Lukoliq, nė galerinė “Lo Sprone” nė Firence, ai pranon postin e docentit tė kursit tė pikturės nė Akademinė e Lirė tė Arteve tė Bukura, themeluar nga imzot Luigji Stefani. Nga kjo pėrvojė zė fill edhe pėrfshirja e tij e gjatė e pasionale nė mėsimdhėnien e pikturės, e cila do tė kulmojė pas njėzet vitesh me themelimin e Akademisė “Carlo Cesi” nė Antrodoco.

    Me pikturėn “Zoja e Shqiptarėve” nis e pėrvijohet te Lin Delija i viteve 60 njė mėnyrė e veēantė e konceptimit i sė shenjtės brendashkruar botės sė traditės shqiptare, duke sjellė njė varg veprash qė karakterizohen nga pėrfshirja e objektit sakral nė njė mjedis me elemente peizazhi, veshjesh dhe shprehjesh gjestuale e fizionomike karakteristike shqiptare. Pikturon gjithashtu Fytyrėn e Krishtit, e cila sot bėn pjesė nė Koleksionin e Artit Modern tė Vatikanit, Shėn Mėrinė e Popullit, pjesė e Koleksionit tė Artit e Spiritualitetit nė Muzeun “Pali VI” dhe Maria nė Golgotė qė ruhet sot nė Muzeun “Lin Delija-Carlo Cesi” nė Atrodoko. Piktura e tij nis tė fitojė ndėrkaq njė paletė ngjyrash tė forta.

    Mė 1963, Delija vendoset pėrfundimisht nė Antrodoko ku, i mirėpritur fillimisht nga familja Brunelli, krijon njė lidhje tė veēantė shpirtėrore me peizazhin karakteristik tė krahinės, njė peizazh dramatik qė i kujtonte natyrėn pėrreth Shkodrės. Disa nga peizazhet e tij janė “ripėrjetim” i kėsaj bote tė vogėl. Njė lidhje e ngushtė shpirtėrore karakterizon marrėdhėnien e tij me njerėzit e thjeshtė e krenarė tė Antrodokos tė cilėt do tė vėrshojnė nė pikturėn e Delisė pėrmes njė galerie portretesh popullore. Njė miqėsi e ngushtė dhe e gjatė lind mes tij dhe Armando Nicolettit, i cili jo vetėm do ta ndihmojė tė ekspozojė nė Antrodoko e nė galeri tė tjera, por do tė pėrkujdeset edhe pas vdekjes sė piktorit pėr ekspozimin dhe promovimin e veprės sė tij. Ndėrkaq nė galerinė “La Botteguccia di Donna Tania” nė Romė Lin Delija paraqet gjatė njė ekspozite personale veprat: Shkodrani, Tri Hiret, Pėshpėritja e malsorėve, Shkodrania, Shtregulla nė Shqipėri, Lule, Kitaristi dhe Peizazhi; ndėrsa nė Firence ekspozohet njė seri pikturash ku disa nga personazhet e njohura biblike qė rikthehen nga vdekja, si psh. Lazri dhe bija e Jairit, nė zhvillimin artistik tė dramės duken se pėrjetojnė pėrmes qėnies sė tyre ngadhnjimin mbi vdekjen. Edhe kėtu personazhet janė tė veshura me kostume tradicionale shqiptare.

    Gjatė viteve 70 vėrehet kalimi i punimit nga vaji nė tempera. Ky ndryshim vjen pėr shkak tė shqetėsimit tė rėndė alergjik qė i shkakton piktorit njė prej lėndėve pėrbėrėse tė vajit, si trementina. Si fillim, ndoshta pėr tė pėrftuar kontrapunkte kromatike tė veēanta, ai pėrdor njė teknikė pėrzjerjeje me akrilik. Ngjyrat e kthjellta dhe tė ndriēuara bėhen gjithnjė e mė tė pranishme. Njė numėr i madh galerish dhe hapėsirash ekspozuese mirėpresin punimet e tij. Ekspozimet mė tė shumta e tė pėrsėritura ndodhin kryesisht nė Romė, Firence, por tablotė e tij do tė ekspozohen edhe nė Vatikan, Palermo, Modena, Breshia e Nju Jork. Ndėrsa nė Gjermani do tė ketė disa ekspozita rradhazi. Radio Televizioni publik italian i kushton mė 1979 njė dokumentar-intervistė me regji tė Gjon Kolndrekaj. Ndėr veprat e spikatura tė kėsaj periudhe janė edhe tablotė Rita, Vajzė me kitarė, Lavdi e agustinianėve, Mali Xhiano, Don Karlo, Sekreti i tmerrshėm, Heronjtė, Tri Maritė, Samaritania.

    Nė maj tė vitit 1981 Lin Delija takohet me Nėnė Terezėn dhe realizon njė seri pikturash e vizatimesh me imazhin e saj. Ndėrkaq themelon nė Antrodoko, Villa Mentuccia, “Akademinė e Lirė tė Arteve tė Bukura Carlo Cesi”. Tė kėsaj periudhe janė edhe tablotė e mirėnjohura Vallja shqiptare dhe Nudo e shtrirė. Ndonėse gjatė gjysmės sė dytė tė viteve 80 do tė shfaqen edhe shqetėsimet e para shėndetėsore, ai vijon punėn dhe ekspozimet e shumta. Tė kėtyre viteve janė tablotė: Grua nė dritare, Liqeni i Shkodrės, Hyrja e Krishtit nė Jeruzalem, Shkelėsja e kurorės, Njeriu qė sheh, Shėn Ēeēilja.

    Mbas njė largimi tė detyruar prej 46 vjetėsh Lin Delija rikthehet nė Shqipėri mė 1992, ku shumė shpejt i vihet punės pėr tė realizuar tablotė e mėdha pėr Katedralen e Shkodrės, disa prej tė cilave mbetėn tė papėrfunduara. Nė dhjetor tė vitit 1993 disa punime tė tij u ekspozuan nė mjediset e Ambasadės tė Shqipėrisė nė Romė. Kjo ekspozitė shėnon edhe aktivitetin e parė tė binjakėzimit aktiv kulturor mes Italisė e Shqipėrisė. Dhjetėvjetėshi i fundit, me stezurat likuide dhe serialitetin e subjekteve nė kėrkim tė zgjidhjeve tė reja, dėshmon pėr arritjen e madhe tė Lin Delisė: tema e pikturuar pėrbėn rezultatin e dialektikės mes gjestit dhe lėndės.

    Nė pranverėn e vitit 1994 ai goditet nga njė iktus dhe ndėrron jetė mė 9 prill, nė Romė, por “jeta” e tij artistike, ndonėse postume, shfaqet mė e dendur se kurrė. Qėllimi fundor i artistit qe mbėrritur, ashtu siē e kishte pohuar shpesh herė nė gjallje tė tij: “fare in modo che lopera profumi di pittura”. E bashkė me veprėn, padyshim, edhe jeta e tij.


    pėrtej vdekjes...
    Nė vitet e para tė mijėvjeēarit tė ri njė varg ekspozitash pikture, aktivitetesh kulturore dhe pėrkujtuese i bėjnė jehonė origjinalitetit dhe thellėsisė sė veprės sė Lin Delisė: botohet katalogu i parė antologjik me pikturat e tij mė pėrfaqėsuese (nėntor 1999); nė Muzeun e qytetin tė Ozimos krijohet njė hapėsirė e posaēme, e pėrhershėm, pėr ekspozimin e koleksionit tė familjes Roncaglia-Campanelli; nė Antrodoko pėrurohet “Muzeu i qytetit Lin Delija-Carlo Cesi”, nė tė cilin gjenden tė ekspozuara mbi 100 punė, nė trajtė pikturash e vizatimesh, tė dhuruara enkas pėr muzeun nga koleksionistė dhe miq tė piktorit; publikohet monografia “Lin Delija, pikėprerje vėshtrimesh” nga Silvia Cuppini e Roberto Bua, hapet ekspozita tematike “Homazh gruas: figura femėrore nė veprėn e Lin Delisė”; ndėrsa nė pranverė tė 2004-s, 27 vepra tė tijat iu dhuruan Galerisė sė Arteve nė Tiranė, 12 prej tyre vinin nga koleksioni privat i dashamirėses sė artit tė Delisė, zonjės Erica Schütz, ndėrsa tė tjerat ishin dhuratė e mikut tė vjetėr Nicoletti. Ndėr to: Autoportret, Teatri, Nudo femėrore, Jolanda, Kėngėtarja, Shėn Franēesku, Shėn Pali, Malcori, Barbullushja.

    Ky ritėm ekspozimesh fuqizohet edhe mė shumė me themelimin e Shoqatės Kulturore Lin Delija nė vitin 2005, e kryesuar nga miku dhe koleksionisti i apasionuar i tij Armando Nicoletti. Ndėr aktivitet e organizuara prej saj pėrmendim: ekspozita “Flakrima kujtese, Lin Delija nė fotot e Pasquale Chiuppi-it dhe Armando Nicoletti-it”; “Arti dhe tradita ndėrmjet muzeut dhe territorit”, nė Muzeun e Trasteveres nė Romė; ekspozita “Vlera tė njė historie tė pėrbashkėt”, nė Galerinė kombėtare tė Arteve nė Tiranė; pjesėmarrja e serisė sė pikturave Shtatė Fjalėt e Krishtit nė ekspozitėn ndėrkombėtare Das Antlitz Christi in der zeitgenössischen Kunst nė Domschatz- und Diözesanmuseum nė Passau, ku vepra e tij qėndroi pranė mjeshtrave tė mėdhenj tė 900 si: Renato Guttuso, Oskar Kokoschka, Giacomo Manzł, Ivo Dulcic, Felice Casorati, Carlo Carrą; takimi studimor “Antrodoko, Tokė Miqėsie mes Italisė dhe Shqipėrisė: Lin Delija, Lukė Kaēaj, Zef Pllumi” nė Antrodoko;

    Veprat e Lin Delisė janė tė shpėrndara nė tė gjithė botėn. Vlen tė pėrmendin koleksionin e pasur qė piktori shkodran i fali Qendrės sė Katolikėve shqiptarė nė Mėrgim tė drejtuar nga franēeskani Atė Danjel Gjeēaj, dhe qė sot i pėrket Provincės Franēeskane shqiptare.
    Mbas krijimit tė shoqatės kulturore Art Union Albania, e cila synon ndėr tė tjera edhe promovimin nė Shqipėri dhe nė botė tė veprave tė artistėve tė rėndėsishėm tė disaporės shqiptare, njė koleksion piktuash dhe vizatimesh iu dhuruan asaj nga koleksionistė privatė nė Itali pėrmes shoqatės italiane “Lin Delija”. Sot, ekspozita me titull “Lin Delija mes sakrales dhe profanes” e hapur deri nė datė 5 tetor nė GKA dhe e organizuar nė kuadėr tė aktiviteteve zyrtare pėr vizitėn e Papa Franēeskut nė Shqipėri, bashkėpunim i Shoqatės Art Union Albania dhe Galesisė Kombėtare tė Arteve, paraqet pėrmes kėtij koncepti tė ri tė Arkitekt Gjon Radovanit, nga koleksione tė ndryshme, polaritetin e veprės sė piktorit nė kėrkim tė pėrhershėm tė hyjnores tė sakralja dhe tė mrekullisė sė krijimit te jeta dhe pėrditshmėria.

    Milosao / GSh
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 01-02-2015, 14:33
  3. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 11:23

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •