Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 71
  1. #21
    *****
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    Peru (Lima)
    Postime
    79

    Nuk eshte gje e re kjo me Moisiun.

    Lexova dje se ka kerkuar 21 bresheri topi diten kur do beje betimin presidencial. Nese gazetat japin hollesi e disa imtesi kjo eshte puna e tyre, e disa duhen marre me rezerva, por mendoj une se dicka eshte e vertete. Nje njeri qe nuk po di te dale dot nga lajmet (fredi M) QE PA U BERE PRESIDENT, VESHTIRE DO E KETE TE MOS I DOMINOJE ATO KUR TE HYPE NE KARRIGE.

    Diku bllokon rrugen, ne durres a tirane, diku ben nje deklarate politike pa ja kerkuar kush e keshtu me rradhe.

    A eshte arrogant, pompoz apo plain stupid kete do e tregoje koha.

    Kam mendimin se ti breshke je nxehur pa te drejte me Vinin, ai dhe ne (besoj ) nuk po diskutojme dege me dege. Per prona, franceze apo histori te Shqiperise .Eshte me e thjeshte se kaq, po diskutojme per dukuri qe kane mbytur jeten shqiptare sot:

    Sjlljen e politikaneve shqiptare, moisiut e te tjereve. Qe sillen si pronare te atij vendi.
    Me fjalet e Kadares, "politikane te pacipe te nje vendi te varfer' .Qe flasin ne celular ne kuvend, mbllacisin cimcakiz, bejne gafa e jane bere gaz i botes. Se u vra nje qen 2 a 3 nuk u be nami. Por kjo eshte nje episod i vogel ne rrjedhen e episodit te madh qe e ka emrin PUSHTETARET HALABAKE NE SHQIPERI.

    Kete duhet te diskutojme ne e jo te bejme replika kot.
    blendi

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    Ai nuk eshte president por barbar. Para ca ditesh u terbua se rruga ishte e zene kur po kthehej nga durresi. Pushoi nga puna ca police. Pastaj vrau qente e Zhylienit. A mund te jete normal nje njeri i tille? Ai eshte nje clown sic eshte Berisha, per tu tallur jane bere. Nano tallet me ta. Tani behet president.
    Gjenerali e enver hoxhes behet president zevendesoi ish anetarin e sigurimit te shtetit mejdani. Ik plere e vjen plere. Mjere ai popull.
    Ku i riu do na perfaqesoje neper bote?
    Ai eshte budalla. pyetni ata qe e njohin nga afer. Komshite e vet.
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  3. #23

    Ore!

    Akoma vazhdoni ju te grini sallate? Une kujtoja se kjo teme do te humbiste lehte drejt fundit (per te kaluar ne faqe te dyte me pas) njesoj si tema shume here me te rendesishme se kjo. Jeni ne vete apo jo? Si ka mundesi qe pertypni cdo bombe tymese te ketij shtypit pa nene e babe?
    Lerini keto budallalleqe se eshte turp te vazhdoni te merreni me te tilla. Episodin nuk e di askush me siguri si ka ndodhur dhe shtremberime minimale behen shkak per terheqje vemendjeje te bagetise.
    Mos e shani Mojsiun, bij te nje oxhaku te nderuar udheheqesish ushtarake, e aq me teper me gojen e ketyre mediave te krimbura.
    Bile edhe vete toni me te cilat jane shkruar ato artikujt e mesiperm sugjeron humor pa kufij : Mė pas Everts e ka pyetur pėr fatin e Bubut, qenit mė tė preferuar dhe simpatik tė Rosh. "Eshtė i traumatizuar, ka frikė dhe nuk pranon tė dalė nga kolibja", ėshtė pėrgjigjur i shqetėsuar francezi...

    Boll me te tilla se turperoni edhe veten.

    p.s.
    I vetmi episod qe mund te jete paksa grishes ketu eshte krahasimi qe mund ti behet me helmimin e qenit te Ramiz Alise nga "Biroja".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 16-07-2002 mė 15:51

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    O Sokol cfare oxhaku more? Oficer i enver hoxhes. Nga e gjeti oxhakun ai? Kaq sa kemi pare, ai po sillet si palaco. Pa u bere akoma president, sillet sikur te ishte ne wildwest. Ai s'ka as takt, as dipllomaci, si do takohet ai me presidentet e botes?
    Cfare pershtypje do kete bota per ne, kur te na perfaqesoje nje njeri i tille?
    Sido qe te shkruajne gazetat ai eshte president dhe duhet te jete nderi i kombit.
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  5. #25
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Me duket pak ēudi per nje president qe del ne 2 te mengjesit te verifikoj a ruajne apo flejne rojet!!Si te jet brigadier e jo president!!
    Just God Can Judge Me

  6. #26
    I nderuar Jesushaus.
    Mojsiu eshte varianti me i mire qe i gjendet vendit tone sot per sot. Alfred Mojsiu eshte i biri i Spiro Mojsiut, nje nga ushtaraket me te dalluar qe ka pasur Mbreti Zog. I thirur me pas nga PKSH per te drejtuar Luften Nacional-Clirimtare ai e ka kryer kete detyre i shtytur nga ndienja nacionaliste e jo komuniste. Enver Hoxha nuk e denonte lehte dot Spiro Mojsiun, njeriun qe ka udhehequr LNC. Enver Hoxha nuk donte te kthente kunder vetes te gjithe veteranet e luftes njeheresh, prandaj e "emeroi" ne postin ofendues te kryetarit te Dhomes se Gjuetise.
    Ndersa, i biri, Spiro Mojsiu, vertet ka qene zv. Minister per nje periudhe te shkurter gjate periudhes totalitare, por duhet te dish se ministrat jane figura njohurite e te cileve nuk kane lidhje me postin qe drejtojne. Rolin e SPECIALISTST te fushes e kryen zv. Ministri. Dhe Alfred Mojsiu eshte nje nga ushtaraket me te zote qe egziston.
    Alfred Mojsiu, nje nga intelektualet e pare qe perqafoi Levizjen Demokratike Shqiptare nuk e meriton te quhet komunist, para se ju debatues te nderuar te keni shqyrtuar mire perqindjen e lendes Komuniste ne gjakun e shume figurave te tjera.
    Le te jemi te pakten vetem ne qe nuk hedhim balte mbi presidentin tone, qofte edhe per arsye etikete. Ka nje dynja te tere ne dispozicion per te sulmuar presidentin tone, nuk eshte nevoja ta bejme edhe vete neve.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    Sokol, Faleminderit per sqarimin mbi origjinen e presidentit se nuk e dija qe i ati ka qene gjeneral i NMT mbretit Zog I. Une jam larg Shqiperise dhe nuk kam shume kontakt me shtypin dhe mediat shqiptare. Une nuk i besoj shume sales dhe nanos dhe duke pare qe ai u zgjodh nga keta te dy, dhe duke degjuar mbi sjelljen e tij, ne autostrade dhe ne bllok ne plazh, sesi me duket. Mbase ai eshte shume patriot, dhe shume i afte per profesionin e tij. Por prape mbetet gjeneral. Mund te perfaqesoje Shqiperine nje gjeneral? Une nuk dua te gjykoj, mbi cilesite dhe pergatitjen e tij, por dua qe Shqiperia te hyje ne rrugen e zhvillimit. Nese Mojsiu eshte aq i zoti, koha do ta tregoje. Kemi pare kaq shume qe kane ardhur e ikur, por asnje nuk eshte munduar per vendin.
    Te pershendes
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  8. #28
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Nga nje xhest i presidentit te ardhshem po gjykohet tani eshte apo jo zgjidhje mire Moisiu per postin e vet. Nje president apo nje funksionar tjeter te larte te shtetit e ben te denje puna dhe sherbimet qe ai i ofron shtetit si dhe fisnikeria me te cilen ai sherben administraten qe ai ka per detyre.
    Meqe ju po flisni si ne kohe te Enver Hoxhes qe ai ka apo jo familje te mire dhe biografi te mire le te vazhdojme ketu Sokol me llogjiken tende ( po po ta them qe ne fillim qe po dalim jashte teme).
    Nuk ve ne dyshim integritetin e Moisut se nuk e njof e nuk gjykoj dike qe nuk njof, por duke patur parasysh qe ai nuk eshte marre me dipllomaci dhe perveē nje vendi zv ministri nuk eshte marre me politike me duket pak e ēuditeshme qe eshte propozuar per president. Te behesh president duhet te kesh dhene prova perpara ne funksionet e larta te shtetit dhe me sa di une Moisiu nuk eshte ne kete rast! Dipllome oficeresh kane me qindra ne Shqiperi dhe te beje kariere ne ushtrine shqiptare !!!!
    Mexhestet qe po ben kohet e fundit po tregon se i mungon komplet dipllomacia, durimi, mprehtesia si dhe shume kushte te tjera per te qene prezantues sa me i denje i Shqiperise.
    E thashe dhe me siper qe nje president merret me strategjine e zhvillimit te politikes se jashteme te nje shteti, me mbikqyrjen e organeve me te larta te shtetit ....e jo me ruajtjen e ushtareve ne oren 2 te nates!! nqs ky njeri nuk ka kuptuar akoma detyren e tij eshte e kot qe te marri kete post.
    Nuk po kritikoj postin dhe figuren e presidentit shqiptar po njeriun qe pretendon te mbaje kete vend ne te ardhmen dhe xhestet e tij.
    Megjithate uroj me gjithe zemer qe te jete sa me i denje ne ate vend qe do te kete dhe pse per mua fillimi nuk eshte i mbare i uroj pune te mbare dhe sa me teper sukses per popullin tone
    Just God Can Judge Me

  9. #29
    Shqetesime te ngjashme me te tuat kane te gjithe, prandaj nuk eshte nevoja ti tundesh flamurshem.
    Une habitem si nuk gezoheni qe me ne fund ate post po e merr nje njeri i pakorruptuar dhe me i mire se i pari.
    Te pretendosh kaq shume o Vin, eshte si te kerkosh per nuse te bijen e priftit kur fshati nuk te pranon as per hysmeqar.
    Gjerat kane nje rradhe.
    Sa per njohurite e Mojsiut ne fushen e diplomacise, Pse mos kish perfesori i fizikes Mejdani?
    Presidenti, tek ne nuk ka fuqi sot per sot e kjo dihet. Keshtu qe nese dikush deshiron ndonje diplomat ne rang nderplanetar te perfaqsoje Shqiperine, le te filloje te kritikoje ata qe jane ne krye te diplomacise se vertete.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  10. #30
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Me vjen keq qe me keqkupton por nuk eshte qellimi im te bej replika me individe po thjesht te shpresh qetesimet e mija si shtetas shqiptar. Me duket se nuk e egzagjeroj kur kritikoj diēka dhe jap argumenta perse e kritikoj. Qellimi im nuk eshte qe me anen e kesaj te rregullohet pernjehere problemi qe shtroj po thjesht ate qe dij ta bisedoj e ta ndaj me ata qe deshirojne te njeten gje ketu. Nuk kerkoj njeri perfekt se e di qe kjo gje nuk egziston dhe eshte absurde, por thjesht terheq vemendjen e atyre njerezve qe marrin pjese ketu per gjera qe me shqetesojne.
    Nuk mbroj aspak presidentin e kaluar Meidani pasi me thene te drejten e ktheu ne kukull rolin e presidentit dhe nuk kontriboj aspak ne ngritjen e rolit te ketij posti ne syrin e opinionit publik.
    Nuk mbroj dhe nuk kritikoj asnje parti apo njerez per tifozllik, por vetem ato qe me duken te gabuara dhe nuk simpatizoj ndonje ne veēanti perveē atyre qe me duken te denje dhe qe japin nga personi i tyre per vendin tone dhe nuk kerkojne para e lavdi.
    Just God Can Judge Me

  11. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Ndryshimi ne gjykim midis meje dhe jush ne lidhje me kete teme eshte se ju po "gjykoni" mbi shkrimet e nje gazete qe ka nje histori histerie karshi nje presidenti te ri qe akoma nuk eshte betuar ne parlament per postin e tij. Pra sulmet kane filluar ende pa u zgjedhur president dhe une pyes veten se sa thelle do te vazhdojne sulmet.

    Besoj se ne te ardhmen Mojsiun do ta akuzojne se ka veshur kostum gri dhe jo te zi, se eshte me floke te rene, plak ose se nuk e pi kafen tek "klubi x" por tek ai Y.

    Me shume se "gafa" te Mojsiut keto tregojne qarte rrugacerine dhe provincialitetin e atyre qe i hedhin ne qarkullim te tilla lajme. Presidentet nuk gjykohen mbi jeten personale, por mbi jeten publike dhe qendrimet qe mbajne. Ne Shqiperi ka gazetare me shkolle te mesme, ashtu sic ka edhe njerez qe ato qe lexojne neper gazeta i marrin si "Fjalet e te Madhit Zot".

    Perdorni me shume llogjiken tuaj dhe mos i gelltisni pa pertypur ato qe lexoni se do te mbyteni nje dite.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  12. #32
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ajo qe thua ti ne lidhje me sulmet ndaj presidentit ndoshta eshte e vertete, dhe qe niveli i shtypit eshte i ulet kjo dihet qe duhet marre me pinceta ato qe thuhen po ashtu. Te mbrosh dike ketu si Moisiu eshte e drejta jote e se ve ne diskutim kete po eshte e drejta jone te kritikojme ato gjera qe sna duken te drejta.
    Nqs ti ke deshire te hapesh tema per ata qe sulmojne Moisiun per te mbulur budallalliqet e tyre mud ta besh je i lire po ske pse te besh diferencen ndermjet teje dhe te tjereve se kalon ne replike e jo me ne debat te lirshem.
    Just God Can Judge Me

  13. #33
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Bemat e presidentit dhe shteti ligjor
    Nga Ylli Pango/ Ditet e fundit verehet nje mobilizim i shqetesuar mediatik i mbeshtetesve apo perfaqesuesve te nje, le te themi, "te majte luksoze" ne lindje apo ne rilindje, ne rast se mund ta quanim keshtu grupthin ne vijim. Keshtu media-stare, analiste te njohur apo te vetenjohur, perfaqesues apo drejtues te OJQ-ve, gjithashtu te lindura apo te orientuara majtas, ish-politikane apo edhe politikane te dites, madje cuditerisht ndonjehere edhe ndonje i se djathtes, po merren me bemat apo theniet e presidentit ende te pahypur ne fron. Presidenti po analizohet, skanohet, po printohet, po keshillohet, ironizohet etj, etj. E sensibilizuar tej mase, dilema e opinionit tone te nderuar publik ka arritur kulmin: atij i duhet te zgjedhe midis qenve te Zhylienit dhe shtetit ligjor, barkut te bodiguardeve dhe qeverisjes se re. I tallazitur keshtu ne kete dileme mediatike, ke te shohe e vleresoje me pare si me te rendesishme, lexuesi apo shikuesi yne i nderuar ben pyetjen: "More po c'po ndodh keshtu me bijte tane me te mire, me udheheqesit tane?"

    Nuk eshte fjala ne kete shkrim natyrisht te sqarojme opinionin tone per bemat e theniet e presidentit, i ka bere apo nuk i ka bere presidenti ato, apo per keto apo ato thenie dhe si i ka thene etj. Grupthi ne fjale eshte duke u marre e do te merret boll me to. Ne te tjeret, do te kemi kohe te merremi me presidentin 5 vjet, natyrisht nese e majta luksoze s'e ka bere nijet t'i kerkoje te jape doreheqjen pa ju dhene mire dora akoma.

    Ne kete shkrim eshte fjala me teper per interesimin teper "qytetar" te disa njerezve per fatet e kombit, per mbrojtjen deri ne sakrifice syresh te shtetit ligjor, per kapjen per hir te kesaj me mprehtesi te thenieve te pabazuara ne ligj, per venien ne dukje te veprimeve te nxituara, gabimeve, gafave etj. Ne kete aspekt, eshte per t'u ndjere krenar se nuk i eshte lene gje shtypit amerikan ne qendrimet e kerkesat e veta te rrepta ndaj presidenteve e kandidat presidenteve. Me nje analize te tille, syrit te popullit nuk i shpeton gje, demokracia ruhet me fanatizem, shteti ligjor mbetet i patundur dhe pa dyshim cdo gje do te ndreqet, pra edhe presidenti, e pas kesaj punet do te na shkojne vaj.

    Nderkohe, nga ana tjeter, po ndodhin ca gjera te vogla ne PS e ne qeverite e saj zulmemedha, te cilat per nga rendesia jane hicasgje ne krahasim me qente e Zhylienit, e bemat e presidentit, gjera qe analistet, mediastaret, politikanet e "se majtes luksoze" mendojne se nuk Ia vlen te analizohen e nese i analizojne, e bejne kete me nje ndjenje te vertete paqeje e harmonie te brendshme.

    Keshtu per shembull po ndodh qe nja dy krere te shquar te PS, kremi i kremit te partise, pasi e kane peshtyre njeri-tjetrin ne turi pak muaj me pare, tani puthen, natyrisht politikisht, duke lepire njeri tjetrin me dinjiet, dashuri, mirekuptim. Media e se majtes luksoze, na i pasqyron ata besnikerisht, pastaj i fton, i respekton, i nderon, u merr fjalen, dhe ata po ashtu me dinjitet e respektues, flasin per reforma, ndryshime, mbajne fjale programatike, premtojne, na gezojne. Keshtu, ne fjalen e Nanos, ne te gezuar informohemi se: "do te ecin perpara, kesaj radhe vertet, arsimi, ekonomia, plehrat, terri, tregu informal, korrupsioni, prostitucioni, thatesira, do te vihen ne krye vlerat me te mira te te gjithe grupimeve e klaneve te PS, te qeverive te saj, te laret e te palaret, "lavatricet e kavanozet, komunistet 100 karate e mafiozet, fashistet e socialistet", (citimet jane te F.N e I.M etj.) me nje fjale do te kemi nje qeveri pluraliste te te gjithe ngjyrave te ylberit qe te lebyrin syte ne PS. Po si u arrit kjo mrekulli pas kaq kohe tension e zemre te ngrire militantesh.

    Ja disa spjegime naive:

    "Lugati nuk ja nxjerr syte vampirit" (citimi eshte i Hajdarit, ish-drejtor shkolle ne Picalle)

    "Ti qe per gje tjeter i zoti s'je, mbame ne kurriz se mire e ke"(citimi eshte i Gojes, jo asaj te Nanos, as te Metes, por te piktorit te madh spanjoll)

    Politika eshte e pathyeshme, kur arrihet uniteti "I mafias me fashizmin".(kesaj radhe citimi eshte i perbashket, i Nanos e i Metes).

    Vini re ne TV Klan sa mire i njeh ish-kryeministri hallet e administrates, sa mire do te luftohet ne te ardhmen qe ajo te mbrohet mire e te mos e tunde as topi, as qeverite e partite. Me kujtohet Enveri, rahmet paste kur thoshte: "Se sot e tutje cdo berr do te varet nga kembet e veta". Kjo thuhej kur lufta e klasave ashpersohej ca si shume. Medemek ata me biografi te keqe te mos shqetesohen se do te shikohet puna e tyre e jo ajo e atit, gjyshit apo sojesorollopit. Dhe gjindja biografi-sterre thithte ajer e lehtesuar e thoshte "e po shyqyr o zot te marrim ca kohe fryme lirisht". Zakonisht pas kesaj fillonin arrestimet ne mase per agjitacion e propagande.

    Edhe ne pas kesaj do te shohim nje qeveri e cila ne fund te fundit del nga partia qe e kemi votuar vete, zgjedhur vete, d.m.th legjitime. Dhe se bashku me te, te gjithe te mirat e dheut.

    Nderkohe Moisiu ben nje gabim fatal: deklaron se nuk do te dekretoje te korruptuarit, ata qe jane njollosur. "E majta luksoze" sensibilizohet. C'eshte kjo? Si ka mundesi? A e kupton qe s'ke te drejte ligjore ta thuash kete? A e di ti qe kete mund ta thote vetem prokuroria? A e kupton se kjo bie ndesh me shtetin ligjor qe mezi e ndertuam? Kush je ti qe jep verdikte pa pasur prova? Dhe menjehere pas kesaj te kercenuarit ftohen ne emisione televizive, degjohen me vemendje, respektohen, priten me pompozitet, shoqerohen me dashuri, percillen me veneracion.

    Si mund te mos durosh dot xhanem i dashur president sa te vendose prokuroria te filloje ndjekjen? Si mund te mos kuptosh se heret a vone keta ministra do te shkojne aty ku e meritojne? Leri pra te qeverisin sa te duan. Edhe njeqind vjet le te qeverisin. Le te vdesin madje mbi kolltuqe qeveritare po te duan, mbi togun e florinjve apo duke "ofshajtur mbi lopen e fqinjit"(citimet jane te F.Nano). Gjithsesi njehere do t'u dale boja ama, ne jete te jeteve do tu dale, ne brezat qe do te vine. Turp te kene.

    Madje t'i duhet ta dish z.President, se ne jemi aq shtet ligjor, sa edhe ata qe jane ne ndjekje ne prokurori i leme te qeverisin ende. Ne fund te fundit a jane denuar? Jo. Per sa kohe vazhdon ndjekja penale njeriui shkrete eshte i lire. Gezon te drejten te jete minister, kryeminister, drejtor, etj. Madje nje analist i shquar me emer femije e mendje burri, mendon se edhe pas marrjes se denimit, nje politikan ka te drejte te zgjidhet edhe ca kohe minister. Ne segmentin kohor midis paraburgimit e burgimit. Ja kjo eshte demokraci.

    Nje analist tjeter i se majtes luksoze, i quajtur ndryshe edhe analisti mendjefemer, e shtyn akoma me teper demokracine duke hedhur idene ne Televizionin "Qeverisja e Mbare", se edhe duke qene ne burg nje politikan, natyrisht po te jete socialist, ka te drejte te caktohet minister, madje te drejtoje Ministrine nga burgu nepermjet hallkave perkatese, t'u jape udhe puneve e mbarevajtjes se saj. Nese kjo i sherben vendit pse jo. Ne kete rast ne pa dyshim tejkalojme ne fryme apo frymezim demokratik edhe standartet me te larta te vendeve me te zhvilluara te botes demokratike. Ne rast se eshte e mundur madje ministri i burgosur mund te takoje ne burg edhe homologun e tij perendimor e te bisedoje me te per zgjidhjen e problemeve rajonale apo te atyre boterore. Perfytyroni p.sh nje ish-minister tonin te jashtem, qe Joshka Fisher apo Colin Powell, i shkojne ne burg me nje qese me portokalle e me cigare te shtrenjta.

    Nderkohe me sa marrim vesh, kur tha ato fjale, Presidenti i ardhshem, kishte ndermend jo te jepte verdikt, por te shihte se mos ndonje nga te akuzuarit apo te njollosurit, merrte inisiativen te kerkonte te hetohej, te dilte i qeruar e pastaj te vinte ne fron qeveritar. Diku kishte degjuar se ne shoqerite e zhvilluara demokratike, ne raste akuzash(lexo:edhe thashethemesh), te akuzuarit kerkojne t'u hiqet imuniteti, japin doreheqjen, hetohen e pastaj po dolen te paster vijojne me tej.

    Por jo, kjo nuk mund te ndodhe tek ne. Nje analist tjeter i njohur, Ciu, deklaron se kjo eshte shkelje e te drejtes qeverisese, ministrore, per rrjedhoje edhe e se drejtes se njeriut, pra si e tille eshte jo ligjore, antidemokratike, madje anakronike.

    Rrofte shteti me ligjor ne bote. Rrofte qeverisja e pasketajme, me e pastra pas sodit.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  14. #34
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64
    Postuar mė parė nga Albo
    Ndryshimi ne gjykim midis meje dhe jush ne lidhje me kete teme eshte se ju po "gjykoni" mbi shkrimet e nje gazete qe ka nje histori histerie karshi nje presidenti te ri qe akoma nuk eshte betuar ne parlament per postin e tij. Pra sulmet kane filluar ende pa u zgjedhur president dhe une pyes veten se sa thelle do te vazhdojne sulmet.
    Une per vete s'i lexoj gazetat shqiptare, dhe aq me pak GSh-ne. Nuk dua tja dij per komentet e fshatareve, dhe as ne tha Moisiu "Eleminoji" apo jo. Ceshtja eshte a u dha urdheri apo jo, dhe perse presidenti i vendit tone nuk respekton pronen private. Eshte e kote te flasesh per dhimbjen e ambasadorit hollandez apo tralalara te tjera, akti u krye, une dua te pyes PSE? Pse u veprua keshtu, pse s'ju kerkua francezit ti mblidhte qente, pse presidenti i ardhshem s'ka dale te mbrohet, ose te leshoje nje deklarate per shtyp (me sa di une te pakten).

    Te njejtin reagim do te kisha po te ishte shkrimi i RD-se, i Temes, i Klanit, apo i ZP-se prandaj akuzat per syze partiake jane pavend.

  15. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Po flasim e nuk po kuptohemi.

    Askush nuk akuzon njeri ne kete mes. Te akuzosh do te thote te kesh fakte, dhe faktet nuk nxirren nga faqet e gazetave qe sponsorizohen nga burime te dyshimta. Jo vetem aq, por a e kuptoni se cfare akuze eshte kjo e mesipermja:

    "Mojsiu ka dhene urdher per vrasjen e qenit francez"

    Per mua eshte qesharake dhe dashakeqe pasi mua nuk me behet vone per qente ne rruget e Shqiperise, me behet vone per njerezit qe nuk kane kushtet minimale te jeteses si drita dhe uje te pijshem.

    Valle mbaruan hallet e shqiptareve qe te merremi me hallet e qenerve ne Durres????

    Gjithe te mirat pasi nuk ja vlen te shkruash akoma ne nje teme te tille.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  16. #36
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    pershendetje, jam me se dakor me albon per kete ceshtje, presidenti eshte figuara me e lart e nje vendi e nje kombi...... te shash nje president se vrau qenin apo sic e ngriten ketu ne USA per Clintoni qe ka te dashur apo nuk ka te dashur kjio nuk eshte tem e ceshtje e ngritur nga miredashes ndac te personit e dac te ati vendi.... te merresh me vogelsira e me gjera pa kuptim me duket pak absurte..... pse nuk i ben pershtypje popullit shqipetare qeveria e qeveritaret per sjelljet e per hajdutelleqet.... pse nuk shikon qe shqiperia nuk ka qeveritare e qeveri nuk ka polici e nuk ka ushteri e nuk ka qetesi e nuk ka siguri... pse nuk shikon qe kan me shume frike nga nje femije se sa nga nje police.... pse nuk shikojen qe po ju pine gjakun e po ju shesin nderin.... vetem dikush qe nuk ka cfare te bej merret me qent e rruges... pse nuk kujdesen shqipetaret per te gjithe qen qe i qellojen e i vrasin e godasin kur ti doje qefi por tek nje qen na ra merraku. Presidenti vihet ne diskutim vetme per pune e per detyren qe ka e po e xhon ate vend drejt te drejtes apo drejt ferrit, a ngriti mireqenijen e vendit kush jan dryshimet ekonomike e politike, cilet jan miqte tan qe kur u vu ky president etc etc shikoni me me kujdes se si dihet cfare ha per drek cfare pi cfare vesh cfare muzike degjon se mos i zbulojem ndo nje te met qe tia kaloje Nanos me shoke.......

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Postuar mė parė nga visitor


    ... une dua te pyes PSE? Pse u veprua keshtu, pse s'ju kerkua francezit ti mblidhte qente, pse presidenti i ardhshem s'ka dale te mbrohet, ose te leshoje nje deklarate per shtyp (me sa di une te pakten).
    Te njejtin reagim do te kisha po te ishte shkrimi i RD-se, i Temes, i Klanit, apo i ZP-se prandaj akuzat per syze partiake jane pavend.
    ----

    Kush di tė na tregojė, me cilin ligj toka shqiptare u bė pronė e Rochit dhe qenėve tė tij? Habitem sa siklet i ka zėnė disa pėr qentė e Rochit kur Shqipėria ka aq shume halle. Pastaj Moisiu, ku ta dimė, ndoshta ka kuptuar se Shqipėria ėshtė atdheu i tij dhe asaj duhet disi kthyer dinjitetin. Sa pėr deklarata shtypi, presidenti i ardhshėm si duket e di qė nuk duhet tė mirret edhe me ēeshtje qenėsh dhe macash!

    Kėto ditė kam lexuar shumė shtypin francez dhe habitem se si mė i vogėl ka qene termeti i lajmit pėr tentim-vrasjen e Chirakut mu nė ditėn e ēlirimit tė Francės, se sa qė disa mirren kėtu (apo nė shtypin shqiptar) me aferat e qenėve tė Rochit. Kjo pune ka marrė aq jehonė sa kam frikėn se dikush do delė e do thotė se qentė e Rochit janė vrarė me armėt qė solli Mbreti Leka I nga Afrika e Jugut.

    Unė them se kjo temė nuk ka ndonje vlerė qė tė zgjatet mė shumė, sepse dikush do tė mendojė se intelegjenca jonė ėshtė aq e ultė sa qenėve te Rochit ua bajme gajlen me shume se Presidentit te Shqiperisė. Duke mbyllur kėtė shkrim thash vetmeveti: o Zot, inshalla nuk kėrkon Rochi t'ia varrosim qentė nė varrezat e dėshmoreve te kombit se shumė gazeta shqiptare do ta pėrkrahin.

    NB: Nga dinamika e trajtimit te kesaj teme kam pershtypjen qė e tera behet jo pėr qentė, ligjin, drejtesine, pronen private te Rochit, sa pėr tė deskreditur presidentin i cili ende nuk ka dhėnė betimin.


    Gjithēka mbi qentė nė : www.chien.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 18-07-2002 mė 00:16


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  18. #38
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64
    Eh o njerez. Ligji eshte nje per te gjithe. Gur gur behet mur; gjerat fillohen me ngadale nga idiotlliqet si ky i fundit dhe pastaj vazhdohet tek ato madhoret. Clinton ishte presidenti dhe njeri qe pati merita per ngritjen me te madhe ekonomike ne historine e ShBA, kujtoni se e cau njeri koken per kete gje kur e akuzuan, dhe e bene fertele? Natyrisht qe Shqiperia ka shume probleme, ceshtja eshte pse te ndodhin edhe keto te voglat, kur duhet te jemi duke rregulluar te medhate. Me kete llogjike polici s'duhet te te gjobisi kur te hedhesh nje leter ne rruge sepse diku ne Vlore ne ate moment po niset nje motoskaf me klandestine. Por ama sikur te mos e hidhje ate letren ne rruge, sikur te kishe edukate, sikur te kishe ndergjegje ai skafi s'do te kishte kliente. Kjo teme u zgjat u be carcaf kot se koti thjesht per budallallekun e presidentit tone. Nejse.

  19. #39
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Thumbs up Bingo !

    o Zot, inshalla nuk kėrkon Rochi t'ia varrosim qentė nė varrezat e dėshmoreve te kombit se shumė gazeta shqiptare do ta pėrkrahin
    Pas ketyre fjaleve te Kosovarit them se nuk ia vlen vertet te merremi me kete ēeshtje.

    p.s.sigurimi i Hoxhes akoma jeton dhe ēoē nuk po sajon kundra presidentit te ri...
    Lumi fle hasmi s'fle!!!

  20. #40
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Rasti i vrasjes se qeneve eshte figurativ dhe anegtotik, eshte thene dhe me siper disa here, dhe prej meje qe Shqiperia ka me dhjetra probleme te tjera me te rendesishme. Thelbi ishte shkelja e ligjit nga dikush qe suhet ta mbroje dhe jo me ēfare duhet te merren gazetat, kjo eshte teme tjeter. Perpara se te debatoni e te jepni mendimet tuaja ju ftoj te lexoni si duhet e te kuptoni perse behet fjale e jo te flitet si ne komunizem qe tika eshte e jona e ska vend per qen francez!!Sa per dijeni ai francez eshte me nenshtetesi shqiptare dhe si i tille gezon te gjitha te drejtat si ēdo shqiptar, megjithate dhe kjo eshte teme tjeter. Dhe per informacionin tuaj ajo qe flitet ne gazete eshte e vertete pasi e kam vertetuar nga burime te tjera po dhe kjo pak rendesi ka.
    Po i rikujtoj "Albo"-s se pothuajse te gjitha temat qe flitet ne kete forum pasi quhen dhe "temat e dites" merren nga shtypi i perdishem pasi si e thashe dhe nje here nuk mund te jemi te gjithe pjestaret ne te njete kohe dhe ne te njetin vend se bashku per te verifikuar ēdo ngjarje. Prandaj nqs do te shkonim me llogjiken qe nuk duhet diskutuar asgje nga ato qe thote shtypi ky forum nuk do te egzistonte se nuk kishte me se ēfare te flitej! Problemi eshte se nga momenti qe jemi kunder nje artikulli fillojme e themi qe media shqiptare merret me thashetheme..
    Pershendetje.
    P.s. Nqs do me lejoje Albo do te doja te rikujtoja qe ishte interesante tema qe kishe hap per sjelljen ne kete forum dhe keshillat qe jepje, do te ishte me interesante qe ti zbatoje dhe vet ato pasi qe pas nderhyrjes tende eshte kthyer ne replike kjo teme dhe jo me ne diskutim te lire.
    Just God Can Judge Me

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •