Close
Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 154

Tema: Poezi

  1. #11
    i/e regjistruar Maska e inspektori
    Anėtarėsuar
    28-12-2003
    Vendndodhja
    korce
    Postime
    79

    komplimente per vargjet...

    vertet shume te bukura keto vargje..urimet e mija!!!
    me ben te mendoj mendimi,ne me mendon ti sa te mendoj dhe une...

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Shiu

    Bjer mor shi ti qofsh bekuar
    Zemren time sec ma njome
    thatesira e kish mbulur
    Lule shpirtit sec i nxorre

    Bjer o shi ti qofsh bekuar
    Bjer e lage vendin tim
    Zbuti zeniet e ngatrresat
    Silli njerzve lumturine

    Bjer ti shi i mirkuptimit
    Tolerances se njerzimit
    Bjer ti bjer e mos pusho
    Vendin tim mos e harro

    Shplaji horrat e kopuket
    Dhe hajdutet politikane
    Shplajua ti karakterin
    Qe ato gjetshin belane

    Lage ate toke me bekimin tim
    ku lulet e njerzit jane thare
    Kerkojne vetem uje e drite
    Dashurin e qetesin ne shpirt .

    Alba
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ALBA : 09-04-2004 mė 13:20
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Arrow Lamtumire o ju te pafajshem !

    Dhe zogjte ne ajer, fluturimin kan ndaluar
    Tragjedine po shikojn , e Zotit i jane falur
    Cicerojne vajtushem per keta shqiptare te rinj
    Sterkalat perplasen e gdhendin lamtumir

    Vesheve te mij nuk i besova
    Kur mora vesh ket tragjedi
    Lot te shumte m'rane ne faqe
    O sa dhimje , vec shpirti e di

    Oj ju nana, moj burrnesha
    Vishuni sot n'tesha t'zeza
    Vishuni e sot vajtoni
    Femijet tuj sic asht zakoni


    A moj Shqiperi moj halle madhe
    Casht maj kjo gjam e madhe
    A'thu Zoti na ka mallku
    A'thu shteti na asht tranu

    A'thu vedin ne spo e dona
    Shkojm e plasna nder gomona
    Pse ky vit na filloj keshtu
    Sofra te zeza n'Shkoder me u shtru

    Vajtojn nanat oj ku ku
    Car na gjet me femijt keshtu
    Spo i ndahen Shqipris hallet
    Lot po shkojn e spushojn vajet


    Lamtumire o ju te dashur , ne po ju themi
    Lamtumire o ju fatkeq , nga kjo bote
    Ju urojm qe shpirti t'ju prehet i qete
    Gjetshi lumturin qe se gjetet ne kete jete


    Alba 11.01.2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #14
    Alba ! Leila ka te drejte qe te ka kritikuar per ritmin e poezise . Megjithate dua te them qe poezit qe ke shkruar gjithmon ke ardhur duke i permirsuar , por te duhet shume , shume pune dhe me shume koncentrim .

    Urime.
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Poezi . At Gjergj Fishta

    Tuj fry ere e tuj mumru
    At Gjergj Fishta mu cfaq mu
    Njaj burr zog shqiptari
    Qe per bese , bash m'ka marr malli
    M'ka marr malli me e nigju
    Stilin e tij me e kopju
    Shpirtit tij me ju lakmu
    Fjaln e tij fort me nigju
    po coj zanin n'kup te qiellit
    se lavdia i takon mat'mirit
    Lavdi kjoft vepra e tij
    se per bes ka qene Zotni
    Kur kujtoj lauten e tij
    Bash permenc kengen e di
    Sa grima kam ken kur e kam msu
    Keng perpjet e kam kendu
    poezit e tij fort i kam lexu
    Gjergj per ner ta dim a't Abetare
    qe dhurat ja dhe Shqiptareve

    A mar Gjergj po Du m'e t'than
    se sot burra pak ka Shqipnia
    ja u ka marr menjen hajnia
    ujiski campari e rakija
    ka vec kopuk e hajdut
    e kan lan ket milet pa buk
    Ka shku gjinja tan ne mergim
    me punu e me jetu
    se as drita ,ska as uje
    asht nis ballkani me na coptu
    politikant dun me i mashtru
    se si do ti vej halli ne ktij veni
    vec t'shikojm sec thot kuveni
    E n'Kosov njashtu ma keq
    Na kan pre Shkit na kan coptu
    tan gjinja jan tu tranu
    S'po i jep kush hall
    se cu ba me ne Shqiptar
    Zoti na paska mallku
    Se Pellazg na ka kriju
    Nuk e di a'po m'nigjon
    A je kuni , a po m'shikon
    Cohu Gjergj ti si dikur
    cohu edhe baju burr
    coje zanin t'nigjoft Zoti
    O ti nipi Kastriotit
    O gjeniu i letersis
    Qe i krijove biblen levruse Shqiprise.


    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Alba!

    Edhe nji here per hapsiren..
    Ja si e mendoj une vendosjen e poezise ne forum.. pra ne nje hapesire ku te kete drite me shume e lehtesi ne lexim e meditim..






    Shpirtat e zinj!




    Perse perse vall ?
    Zoti njeriun kaq prefekt e krijoji?
    Dhe me shpirtin e disave ai nuk punoi?
    Shume shpirta te zinj ka ne kete bote
    Sa njerzis sot u derdhin shume lot


    Oqeane lotesh sot jan mbushur
    Nga rezultati i shpirterave te zinj
    Sa dhe token ,shume e kan skuqur
    Me gjakun e te pafajshme ,keta shpirt zinj


    Cohuni ju o te vdekur te pafajshem
    dilni o engjej ,e shetitni dynjane
    merni bekimin tek Zoti juaj
    shkoni e ndihmoni ju fukarane



    Mblidhini shpirtat e zinj te mallkuar
    ne cdo skaj te kesaj bote mizore
    paketojini mire ne nje akre hermetike
    E djalli, me keto shpirta te ndertoj permendore






    Alba 14.05.2003


    __________________


    Tani koment..


    Mjeshter Agimi te ka thane shum bukur ato cka duhen than.. Ne tjeret vec do bejm ndonji vrejtje anesore..


    Diku ke shkruar fjalet.. problem, rezerve etj.. Per mendimin tim .. sa me pak te permendesh fjale qe jane te perdorimit zyrtar..pra fjale shkresash e gazetash..

    Meqense Poezia shkruhet per te pershkruar gjendjet shpirterore etj ..natyrisht do sillen verdalle ne koken e shkruesit ndjenjat shpirterore por vet fjala "ndjenje" shpesh shkruhet me teprice neper poezi e kjo sikur ja hup pak bukurine..

    Edhe fjala "qenie" eshte ber boze neper poezite shqipe..e bile dhe ne Proze.. e une mendoj se eshte tashme nje fjal e besdisshme qe kur e lexon menjihere mendja te shkon se Shkruesi eshte nje kopjac i te tjereve..

    Alba..

    Poezite i ke te bukura.. dhe nje nga arsyet ose kryearsyeja eshte se ti vet je nje Njeri me zemer te bardhe..

    Natyrisht se duhet frymezim..por nuk eshte e thene qe nje poet a poete te ket rene ne dashuri e te jet djegur pa te shkruaj bukur.. Disa e kane at fat disa jo..
    Cdo bejme... do presi njeriu te bjer e pastaj te digjet e pervelohet e pastaj te shkruaj.. ?
    Jo..mundet dhe me perpara te shkruhet..sepse ka gjithmon zemra e Njeriut dashuri.. por e ka si vegim ose si mjegull qe as vet se di..se qysh e ka e per ke e ka.. e pikerisht kjo gjendje.. jep dhe shkak per frymezim..
    Keshtu eshte bota..

    Dashuria eshte ne Ajer.. thot ajo kenga e Tom Xhonsit..

    Ti shkruaj..pa dashuria le te vij kur te doje..pun e madhe.. posiiii.. lol.


    Ne lidhje me shenjat e pikesimit..

    Pyet xhaxhi Gimin ose shok e shoqe tjere qe kane kulture gjuhesore profesionale si psh Korazoni etj..

    tung..



    ...

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Poezi per Brarin




    Brar mar Brar ti kjosh beku

    Qe m'ke korrigju gabimet mu

    Vec nje gja une po te tham

    Kto keshilla nuk me bajn dam

    Vec m'ke mbush me frymzime

    Jam hap krahesh jam ba trime

    Do mundohem ti korigjoj

    Edhe kurre me mos t'gaboj





    Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #18

    Nuk ėshtė krim tė tė thonė tė dua.

    Citim Postuar mė parė nga ALBA
    Lamtumire miku im!

    ---------------------------------

    Me vjen shume keq o MIKU im,
    Me dhemb ne shpirt, vertet,
    Por miqesin vete e prishe
    Per kete s'te jap te drejte

    Kush ish fajtor nuk ka rendesi
    po me vjen shume keq per kete miqesi
    Se e krijova me shume pasion
    I dhash aq shume rendesi

    Buzqeshjen ma grise ne fytyre
    Kur me the ndjej per ty"te dua"
    Se prisja kete nga nje shok me bese
    Nga nje shoqeri kaq e lartuar

    Cili qe shkaku as vete se di?
    A mos vall qen buzqeshjet e mia?
    Te betohem te respektova si nje shok
    Por jo nga dashuria

    Do te behesh pishman per kete miqesi
    Si lypsar do ta kerkosh
    Dhe jam e sigurt se do jesh penduar
    Por tani cdo gje te shkon bosh

    E tani po te le lamtumiren,Miku im
    Qe kurre se kam besuar
    Te uroj ne jete te miren
    Te rosh sa me i gezuar.

    Nje gje dua ta uroj me shpirt
    Matu shume kur te krijosh shoqeri
    Shoqeria ka ligje dhe kufi
    Nuk i kalon caqet, sic e kalove ti.



    ALBA 16.05 .2003


    Tė mos tė tė vijė keq qė tė ka thėnė tė dua
    as pse direkt ta ka shrehur tė mjerėn ndjenjė
    nuk pyet zemra kur ėshtė dashuruar , as
    nė ēfarė ish-bazuar shoqėri e denjė.

    Ti respektoje te sjellshmin djalė, ndjenjėn e tij
    S’ke pse tė jesh e fyer , as e rebeluar
    Sqaroje e dashur, se e preferon thjesht shok
    Se me tė , fatkeqėsisht nuk je e dashuruar.

    Nuk ėshtė krim tė tė thonė tė dua
    edhe pse mund tė ta thotė mė i miri mik.
    S’ke pse e nėnvleftėson pse shprehu ē’ka ndjeu
    dashuria , mikeshė , nuk njeh limit.

    Ndoshta dhe ai tė lehtė s’e ka patur
    Mė tė mirės mike ti thotė – Tė dua
    Por ndjenjė e shkretė ėshtė e pafrenuar
    Kalon kufinjtė qė ti vetvetes mund ti kesh caktuar

    Hidhe pak tutje edukimin e ndrydhur
    Dhe mos gjuaj nje mik,thjesht se tė tha tė dua
    Bashkėbisedo me tė e dashur, bashkėbisedo shtruar
    Nė dashuri duhet tė jenė dy pėr tu dashuruar.


    Ja e thashė njė llaf edhe unė , se nuk mund tė mbahem pa folur nė historira dashurie.

    Alba shumė miqėsisht
    Elna.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Falja.



    Ne se besen njeri tjetrit ja dhame
    Vlla e moter te jemi ne kete jete
    Nese e ndjej veten krenare
    Nga besa e bujaria dalloj se jam shqiptare



    Ne se nje mik, ne bese me pret
    Duhet te jem e duruar
    Se sot bota fillin e ka humbur
    E ka humbur llogjiken per te arsyetuar



    Ne se dikush me flet e me qorton
    E falenderoj me gjith shpirt
    Ne se gjykon e ma ruan arsyen
    Te kam mikun me te mire per kete dite..



    Ne se me buzqeshjen time te pafajshme
    Miku im , vllai i beses u dashurua
    Nuk eshte fajtor edukimi im i ndrydhur
    Por besa e shqiptarit ne shekuj kaluar..



    E ndonse ai sot falje me ka kerkuar
    E prisja shume te lodhur kete dite
    Te gjithe njerzit sot gabojne
    Sot e kam mik e vlla me shpirt...



    Ne se per dike njej dhe e dashuroj
    peshoj dashurin qe ka ai per mua
    e ne se ballaca nuk eshte barabar
    Nuk e nxjerr kurr fjalen "Te dua"


    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Alba DallĖndyshe E PoezisĖ SĖ Forumit

    Alba ti mos u struk se qielli asht i madh
    Pranvera vjen si stinė, sa herė ti cicėron
    por ndjenjėn asnjeri nuk e fut dot nė zarf
    e pse na u mėrzitke kur miku tė dashuron!?...

    Njė mik qė ia ke njohur miqsinė e tij tė ngrohtė
    nuk mund tė jetė zhgėnjim askurrė pėr sytė e tu
    Se ja, mendoju pak, kėshtu ėshtė bėrė kjo botė!
    dikush tė thotė "s'tė njoh!.." dikujt i thu: "tė du!..."

    Pa ndalu veē nji ēast dhe pyete babin tėnd
    i thuaj ti pa ndrojtje "kė ka mikun ma t'mirė?"
    Dhe nuk dyshoj do mbushesh e gjitha me gazmend
    kur aj tė thotė zėplotė: "kam mamin tand moj bijė!"...

    Pra babi fillimisht me mamin ra n'dashni
    tashti janė miq e shokė bile shumė miq tė mirė
    Ti Alba qė je zog, tė jap njė porosi:
    Nė korin e adhuruesve zgjidh zėrin mė tė dlirė!

    Xhaxhi Gimi

Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •