Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Vesi i të pirit të duhanit

    e ta dini ju Floriri e ka pi duhanin prej 5 vitesh dmth qysh ne moshen 15 vjecare.3 vitet e para e pija mesatarisht nje pakete ne dite....derisa kur erdha ne itali fatkeqesisht nga 1 pakete vajti 2 ne dite........per me qene i sinqerte nuk mundem te diskutoj per demet e duhanit sepse nuk i kam ndjere ne menyre serioze.....ndoshta ndonjehere kam vene re renie apo lodhje te parakohshme ne futboll,por gje qe ka qene e perkohshme dhe qe nuk me eshte dukur serioze per tu merzitur........

    pikerisht sot u bene 3 muaj qe une e flaka nga trageti paketen e fundit te blere ne portin e durresit.....dhe qe pata vendosur te mos pij cigare me kurre.....dhe shkak i kesaj u be kujtimi i dites kur me vdiq gjyshi....i cili kishte 65 vite qe pinte duhan......kur them duhan.......duhan me te plas ballin.....nuk pinte duhan pakete ai.....e blente ne shkoder duhan vendi me te dredhur qe une nuk arrija me e cu deri ne fund nje cigare.pikerisht diten qe vdiq mu drejtua mua e me tha "A po ma dredh nje cigare?"....kjo ishte cigarja e fundit per te,por e piu pamvarsisht se ishte ne gjendje teper te rende,duhet te theksoj se pamvarsisht se kishte pire duhan per 65 vite,semundja e tij nuk kishte te bente fare me duhanin................................

    por gjeja qe me beri pershtypje ishte se si ka mundesi qe te jete kaq i forte vesi i te pirit te duhanit qe edhe ne prag te vdekjes te ta kerkoje organizmi..................duke kujtuar kete fragment te jetes time vendosa qe te mos pij cigare me.........por problemi qe kam une tani eshte se keto ditet e fundit po me vjen mendja verdalle....pasi edhe shoqeria ime e pine pothuajse te gjithe por nuk mund ta mohoj edhe faktin qe ma kerkon organizmi qe cke me te ......sepse nuk jane pak por pese vjet qe kam pire duhan..............sot si padashje e bleva nje pakete me mendimin qe nuk do te pije me teper se sa 4 cigare ne dite.....por nuk besoj qe mundem sepse me jepen te tilla raste(ndonje kafe,etj,etj..)qe dashje pa dashje detyrohem ta ndez.

    kerkoj nga ju nese keni ndonje eksperience te tuajen apo qofte edhe me te degjuar se si mund te veproj pasi arrita te jem i vendosur per tre muaj por tani po lekundem me sa duket..........ehh qeka e veshtire te luftosh me veset!!!!!!!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga FLORIRI : 05-04-2004 më 15:15
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Citim Postuar më parë nga FLORIRI
    kerkoj nga ju nese keni ndonje eksperience te tuajen apo qofte edhe me te degjuar se si mund te veproj pasi arrita te jem i vendosur per tre muaj por tani po lekundem me sa duket..........ehh qeka e veshtire te luftosh me veset!!!!!!!!!!
    Pershendetje Flori
    Gezohem te pakten qe ke marr iniciativen ta ndalosh. Un per vete s'kam pire duhan... por babai im, e ka filluar ne te njejten mosh, kur ishte 15-16 vjec. Ka 6 vjete qe e ka ndaluar, por mbaj mend qe duhanin e kishte shume adiktiv. Shume veta sigurisht behen adiktiv meqe tabako ka adiktiv kemikels. Mami, motrat, dhe une gjithmone i luteshim ta ndalonte. Dhe te them te drejten mundohesh ta ndalonte, por pastaj fillonte prape. Sefundi kur pa sa deme i bente, e la dhe tani me shendet eshte me mire se une . Babi im beri te njejten gje, thoshte per 3 muaj do durroj, dhe pastaj pasi tre muaj, thoshte do durroj dhe 3 muaj te tjera, sefundi e la. Shpresoj ta lesh gjithashtu. Me kujtove me gjyshin tende nje video kaset qe pash ne klasen e fizikes. Kishin marr ne kamera ca pleq qe kishin pire duhanin pothuajse per 40 vjet ose me shume. Dhe ca thithnin duhanin nga nje "hole" si perkthehet ne shqipe, nje te çare-- e madhe though... qe kishin ne gryke... imagjino sa e peshtire eshte kjo gje, ngaqe kishin pire shume nuk flisnin dote, dhe nuk mund te nuhatnin...

    anyways, te uroj gjith te mirat
    dhe te lutem mundohu ta presesh duhanin
    Ana
    Ndryshuar për herë të fundit nga *~Rexhina~* : 05-04-2004 më 16:12
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    Hi
    Eshte e veshtire ta lesh duhanin ajo eshte e qarte...
    Shikoje keshtu nqs ti blije 2 paketa ne dite ne Itali ku besoj duhet te kushtoje nje djall e gjysem si ketu ku jam une, pra shiko sa mund te kursesh ne muaj vetem duke mos pire ato dy paketa, e ne vend t'ia futesh me paketa, bli ndonje gje te mire per veten tende me ato leke. kufizoje qendrimin me shoqerine qe pi duhan per sa kohe te behesh i pavarur nga vesi. une per vete kam nja 2 muaj qe gjithsej kam pire 2 cigare, njehere kur me kishte ardhur ne maje te hundes nga stresi dhe njehere tjeter pasi ndenja nja 3 dite me shoqeri qe pa perjashtim e pinin duhanin. po kjo nuk do te thote qe do e nis prape. duhet shume vullnet sidoqofte...
    MtrX
    MtrX ubicumque felix

Tema të Ngjashme

  1. a eshte haram pirja e duhanit???
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 29-12-2010, 19:14
  2. Ligji: Jo më cigare në vende publike
    Nga FJORIN në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-01-2010, 14:34
  3. Masat kundër duhanit, të efektshme
    Nga Florim07 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 20:36
  4. Dita kundër duhanit
    Nga Albin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-04-2008, 20:55
  5. Shqipëria, e dyta në Evropë për konsumimin e duhanit
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2004, 03:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •