Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime

    Bashkim Shehu ne debat me N. Hoxhen

    korrieri
    --------------
    Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen

    Nga Bashkim Shehu

    Merr: Nexhmije Hoxha

    Pularia e Laprakes

    Tirana, ALBANIA

    Zonje,

    Meqe nuk kam rruge tjeter per te sqaruar disa ceshtje me ju, po ju dergoj kete leter nepermjet gazetes "Korrieri". Si ndonja 2 vjet te shkuara, ju jam lutur, po nepermjet "Korrieri", qe te vertetoni se me cilat sherbime agjenturore ka qene i lidhur im ate, Mehmet Shehu, qe te mund te kerkoja pastaj prej shteteve perkatese pension si familje deshmori. Prandaj dhe e prita me interes botimin e kujtimeve tuaja ne faqet e gazetes me te madhe te Shqiperise, mirepo mbeta i zhgenjyer, duke pare se ishin nje perifrazim i zgjeruar apo konspektim talmudik i nje kapitulli te nje libri te burrit tuaj, botuar ketu e njezeteca vjet me pare.

    Sidoqofte, mesova disa gjera te reja. Mesova, fjala vjen, se bashke me qendrimin karshi ish- kryeministrit paska ndryshuar edhe qendrimi juaj ndaj ish-dados sime, asaj plakes se huaj qe me ka rritur, se ciles ju i dedikoni nje vend te vecante ne kujtimet tuaja, si personazh me nje te kaluar misterioze. Dadoja ime duhet te kete qene vertet njeri i rendesishem, perderisa ju erdhet per te ngushelluar me rastin e vdekjes se saj po ashtu sikurse erdhi krejt Byroja Politike, me perjashtim te Enver Hoxhes, i cili u mjaftua te ngushellonte permes telefonit. Mos ndoshta qysh atehere kishte dyshime Enver Hoxha, edhe pse nuk qe hapur kasaforta e Hysniut? Po per dadon time, nuk pati ndonje dokument ne kasaforten e Hysniut? Ju pyes thjesht per kurreshtje, sepse dokumentet qe ju thoni se i keni gjetur atje ne lidhje me babane tim, ose BAB 008-en, nga nje per cdo agjenture te huaj, e shumta mund te vlenin si shembull sesi nuk duhet shkruar nje roman policesk. Por, nese te tilla dokumente do te kishin qene te vlefshme qe une t'u vertetoja shteteve te huaja se im ate u paska sherbyer dhe kesisoj te merrja pensionin e lartpermendur, e tere kjo histori me kasaforten e Hysniut mund te vlente edhe per ndonje manual bixhozi, per t'u mesuar bixhozcinjve si te nxjerrin nga menga apo nga diku tjeter cdo leter te nevojshme ne momentin e duhur.

    Edhe me interesante se ajo qe mora vesh lidhur me qendrimin tuaj ndaj dados sime, eshte se nuk paskam qene fare, asnjecike, viktime e regjimit qe drejtonte burri juaj, por, sic deshmoni ju, kam qene viktime e Ismail Kadarese. E di qe Kadareja shkruan libra, por nuk di qe te kete hartuar kodin tuaj penal, sipas te cilit njeriu futej ne burg per nje fjale goje. Do te ishte mire qe, sic me sqaruat mua, te sqaronit edhe ata dhjetra mijera te tjere qe, midis 1944-s dhe 1991-shit, personalisht ose nepermjet familjareve te tyre, kane vuajtur burgime, internime, tortura, pushkatime, varje, si dhe vrasjet e atyre qe tentonin te arratiseshin dhe qe u jane masakruar kufomat, dhe ekspozimin e kufomave te masakruara. Ju lutem t'i sqaroni njerezit, ne menyre qe, nese nuk ka pasur gisht fare pushteti juaj, ta dine kujt duhet t'i rendojne keto krime, se paku ne ndergjegje.

    Po interesant eshte edhe titulli i ketyre kujtimeve, "Nje miqesi e tradhtuar". Ky titull me solli nder mend faktin se peseshja e pare e grave komuniste ne Shqiperi, me sa shkruan burri juaj, perbehej, pervec jush, nga Fiqret Sanxhaktari, ose Shehu (fundi i se ciles dihet dhe nuk dihet, se vdiq ne burg ne rrethana ende te erreta), Drita Kosturi (e fejuara e Qemal Stafes, e cila e kaloi tere jeten si e perndjekur nga diktatura), Meriban Najdeni (gruaja e bashkevuajtesit tim, disidentit Xhavit Qesja, i cili beri mbi 30 vjet burg, ndersa Meribani, ndonese nuk u burgos, nuk eshte aspak ne anen tuaj, po ne anen e shoqeve te tjera te ketij grupi) dhe Liri Gega (e pushkatuar me foshnje ne bark). Si shpjegohet qe ju tradhtuan te gjitha? Nuk po i numeroj tere ata shoke tuajt qe u shpallen tradhtare te nje regjimi per te cilin kishin dhene kontributin e tyre, sa e sa anetare te Byrose Politike e te Komitetit Qendror, perfshi edhe disa qe, ndonese ne burg, prisnin e shpresonin dita-dites te shpalleshin "te pafajshem" prej Enver Hoxhes, viktimes se nje numri ca si teper shqetesues miqesirash te tradhtuara.

    Po me e rendesishmja qe mesova nga botimi i kujtimeve tuaja ne rubriken Nekropol, te gazetes me te madhe te vendit, konsiston ne dicka tjeter. Nuk eshte aspak e cuditshme, perkundrazi, me duket krejt e natyrshme qe ta kaloni pleqerine duke shkruar kujtime mbi jeten tuaj dhe njeriun e jetes suaj (ndonese me duket e cuditshme qe te shkruani nje liber te tere kujtimesh, tani ne pleqeri, mbi te afermit e mi, qe nga BAB 008-a e deri tek dadoja ime). Dhe eshte krejt normale qe ta gjeni ndonje botues. Por, qe libri juaj te promovohet si asnje liber tjeter, me nje hapesire prej sa e sa faqesh dhe per 2 jave te tera, ne gazeten me te madhe, kjo perben dicka qe nuk ka ndodhur ne asnje vend post-diktatorial. Po me sa duket, ne njefare kuptimi Shqiperia nuk eshte vend post-diktatorial. Me sa duket, ne njefare kuptimi keni te drejte kur fjalen DEMOKRACI e vini ne thonjeza, sikurse ne paraqitjen ose hyrjen e botimit te kujtimeve tuaja ne rubriken Nekropol (zaten, me ate fjale ne thonjeza mbyllet kjo hyrje, paraprire nga shenime redaktoriale me se te favorshme ne aspektin e komercialitetit). Pra, ky botim eshte shume domethenes, jo dhe aq per faktin qe ben te njohura kujtimet tuaja, sesa per nje pozicionim se prapthi ndaj historise nga ana e disave qe kane fuqi ndikimi mbi opinionin publik (nuk eshte i vetmi rast, dhe nuk eshte e vetmja gazete, por kjo e tanishmja u'a kalon se largmi te gjithave). Njerezit qe do t'i kujtonin me nje ndjenje tmerri e neverie bemat e nje pushteti, nuk mund te rendnin si manare mbas protagonisteve te tij per t'u kerkuar qe ata te tregojne gjere e gjate sa te mire kane qene, dhe se kane qene viktima te viktimave te veta. Dhe, sigurisht, cfare tjeter mund te pritej nga ju qe t'u tregonit? Ndersa une ju falenderoj qe me dhate rastin te shoh dicka te papare ne nje vend qe ka vuajtur nga diktatura.

    Edhe nje gje tjeter. Ju thoni se i keni ndjekur me emocion ato qe i quani "vetefajesime te familjes Shehu". Desha t'ju pyes, kur keni qene me e emocionuar dhe kur ka pasur me shume emocione e shqetesime ne zemer burri juaj BAB 007-a, ose thjesht 00? Pra, a jeni ndjere me te emocionuar ne castet qe i shpiknit "vetefajesimet" tona, apo ne castet qe urdheronit hetuesine per te perdorur cdo mjet qe ne te pranonim shpikjet tuaja? Nderkaq, sikurse duhet ta dini, te tilla "vetefajesime" une i kam hedhur poshte qysh ne kohen e regjimit tuaj, per cka, nder te tjera, m'u shtua denimi edhe me 8 vjet burg. Dhe po ashtu mund ta dini se prokurori qe kerkoi kete mase denimi per mua ndoshta me urdhrin tuaj, ka qene po ai i gjyqit tuaj mbas disa vjetesh kur ju denuan per vjedhje kafeje. Por ndoshta nuk e dini se prokurorin e trajtova me te njejten perbuzje sic trajtohet nje qen rrugesh. Dhe besoj se eshte ndjere i poshteruar. Dhe mund t'ju kete mallkuar vetmevete qe e urdheruat te merrej me mua, gje qe, mbas disa vjetesh, mund te kete ndikuar ne ashpersine e denimit qe ju dhane per vjedhje kafeje. Nese eshte keshtu, me vjen keq pse qenkam bere shkaktar per t'jua renduar denimin dhe ju kerkoj falje per ato vite qe mund t'i keni pasur nga une. Vertet, mundet qe s'e keni urdheruar ju prokurorin te me denonte mua, prandaj dhe ne kete rast bie hamendja qe sjellja ime ndaj tij te kete ndikuar ne ashpersine e tij lidhur me denimin tuaj. Megjithate, per cdo eventualitet po ju kerkoj falje per ato vite burgu qe mund t'i keni pasur per shkakun tim, qe te mos ju kem asnje borxh nga asnje pikepamje.

    Bashkim Shehu

    Ferri i kapitalizmit perendimor, 2 prill 2004

    Post scriptum: Per pak sa s'harrova. Meqenese ju thoni qe dokumentet e pagjetura ne kasaforten e Hysniut duhet te jene futur nga Mehmet Shehu ne ndonje valixhe gri qe nuk dihet ku ndodhet dhe meqenese une i kam nja dy valixhe gri, nxitova t'i kontrolloj keto te fundit. Valixhet gri i kam blere ndonja njezet vjet mbas ngjarjes, por kjo eshte nje arsye me teper pse mund te gjendeshin brenda tyre dokumente agjenturore (p.sh., te koduara si rroba te brendshme), sic u gjeten mbas 20 vjetesh ne kasaforten e Hysniut. Por kerkimet mia nuk dhane rezultat ne asnjeren nga valixhet gri. Sidoqofte, kur te blej ndonje valixhe gri ne te ardhmen, prape do te kontrolloj dhe gjithmone pasi te kem pritur 20 vjet te tjera.




    -----------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    KJ
    --------
    E Hene, 05 Prill 2004


    NEXHMIJE HOXHA GENJEN

    Djali i Mehmet Shehut komenton librin e te vese se Enver Hoxhes "Miqesi e Tradhtuar"

    Librin e blen vetem ndonje naiv per te pare se si ka lajthitur autorja

    Interviste te "Koha Jone" per "Miqesi e tradhtuar" te Nexhmije Hoxhes

    Intervistoi: Anila Prifti

    1.- Ka disa dite qe ne gazeten "Shekulli" po botohen pjese nga libri i Nexhmije Hoxhes "Miqesi e tradhtuar". A i keni ndjekur keto?

    ? Po i kam ndjekur. Duke u nisur nga titulli mendova se ajo ka hequr dore nga varianti i agjenturave. Por jo, ajo i permbahet variantit se Mehmet Shehu ka qene agjent qe para se te hyje ne parti dhe ne levizje "Nacional-Clirimtare). Po te jete keshtu, atehere Enver Hoxha ka qene subjekt ndaj te cilit ka marre urdher te punoje Mehmet Shehu. Kaq naive eshte Nexhmije Hoxha sa te mendoje se mund te ekzistoje miqesi midis agjentit dhe subjektit? Apo ky eshte nje truk publicistik i saj per te shitur librin? Ne baze te permbajtjes se librit, ai mund te kishte pak a shume titullin "Karriera e nje agjenti ne udheheqjen e larte te Partise". Por me kete titull apo dicka te ngjashme, asaj nuk ia blen njeri librin, vetem ndonje qe eshte kurreshtar te shohe se sa ka lajthitur ajo, apo ndonje qe ka rrjedhur krejt, ose ndonje per ndonje studim johistorik. Prandaj, Nexhmije Hoxha zgjedh titullin "Miqesi e tradhtuar" per t'ju drejtuar anes emocionale te lexuesit. Por, ose Mehmet Shehu ka qene agjent i sherbimit te zbulimit amerikan dhe anglez qe para hyrjes ne levizje "i jugosllaveve dhe i sovjetikeve behet me vone dhe atehere nuk behet fjale per miqesi dhe as qe kishte mundesi te tradhtonte nje miqesi qe nuk ekzistonte), ose ai nuk ka qene agjent dhe atehere mund te behet fjale per miqesi, te tradhtuar apo te patradhtuar dhe nga kush.

    2.- Nexhmije Hoxha thote se Enver Hoxha, me Mehmet Shehun eshte takuar vetem tre here gjate luftes. Dini gje nese eshte keshtu?

    ? Po, eshte e vertete se Nexhmija thote se gjate gjithe kohes se luftes Enver Hoxha eshte takuar me Mehmet Shehun vetem tre here, heren e pare ne Labinot, pastaj ne Vithkuq dhe pastaj ne Permet ne Kongresin Antifashist Nacionalclirimtar. Po c'thote Enveri

    "shkova ne Corrush tek shtepia e sh. Mehmet Shehu ku do rrija disa dite. me priten i ati, sheh Ismaili dhe nena e tij, Sulltana. .Iu pergjigja me kenaqesi nene Sulltanes dhe qe atehere une lidha miqesi te ngushte me te shtrenjten nenen e Mehmetit, te cilen e doja shume por edhe ajo me donte shume. Sapo kishim ngrene mengjesin kur erdhi Mehmeti. U perqafuam. Me Mehmetin biseduam gjate per ceshtjen e luftes dhe per gjendjen ne Mallakaster. Nga dreka erdhi edhe Hysniu ".

    Nuk i di Nexhmije Hoxha keto? Jane te shkruajtura tek "Kur lindi Partia", shkruar nga Enver Hoxha, botimi i pare, faqe 422-428, te hequra ne botimet e mevonshme. Apo mendon ajo se ka ndonje lidhje magjike midis veprave te Enver Hoxhes dhe ngjarjeve reale, qe kur i fshin ky nga veprat, si me ndonje makine, me te cilen mund te shkosh mbrapa ne kohe e te zhbehen edhe vete ngjarjet. Ajo edhe mund ta shtoje takimin ne Corrush e te pretendoje se eshte nje harrese. Po kur per ngjarje kaq lehte te kontrollueshme ka pasaktesi, cfare garancie ka per saktesine e ngjarjeve apo shpjegimeve te tjera te cilat eshte veshtire te kontrollohen? Dhe pasaktesira ne data dhe shpjegime ka edhe te tjera ne ato qe kam lexuar tek Shekulli.

    3.- Ne materialet qe ka botuar ne librin e saj Nexhmije Hoxha permend edhe nje leter qe Mehmet Shehu ia ka derguar majorit Ivanov aty nga fundi i luftes, me shume akuza ne drejtim te udheheqjes se Partise, Shabit te Pergjithshem dhe te vete Enver Hoxhes. Cfare dini lidhur me kete leter?

    ? Ne hetuesi jam njohur edhe me kete leter. Ishte e daktilografuar. Me kujtohen shprehjet: " ai nuk eshte as nje Tito ne miniature" "per Enver Hoxhen), "ata jane nje klike, Enveri, Liria shume vete e kane paguar me jeten e tyre kundershtimin qe iu kane bere ketyre " . Eshte fjala per Liri Gegen.

    Atehere me eshte thene se kjo leter i ka ardhur Partise aty nga fillimi i viteve 60, pas prishjes me sovjetiket, por udheheqja e Partise nuk e kishte besuar duke e konsideruar si provokacion te sovjetikeve. Tani u njoha me hollesi me rrethanat ne te cilat kjo dhe disa dokumente te tjera qe kane qene bashke me te kane rene ne dore te udheheqjes se Partise.

    Logjikisht del pyetja: Kur u vleresuan gabim keto materiale, ne mesin e viteve 60 kur udheheqja e Partise nuk ishte nen ndonje presion dhe mund te gjykonte me koke te ftohte "te pakten sipas standardit te tyre) apo ne dhjetor te vitit 1981 kur ishte nen presionin e motivimit te shpalljes armik te Mehmet Shehut?

    [Tani regjimi i Enver Hoxhes ka rene, ato qe shkruhen ne letren derguar majorit Ivanov " qofte kjo autentike qofte jo " jane te verteta dhe muame leverdis qe te them se letren e ka shkruar im ate. Por, ne baze te ketyre shpjegimeve qe jep Nexhmije Hoxha, te gjitha gjasat jane qe kete leter qe na paraqitet ketu te mos e kete shkruar ai.]

    Nuk pashe qe Nexhmije Hoxha te shpjegonte se si u provua autenticiteti i letres drejtuar Ivanovit dhe i materialeve te tjera te gjetura bashke me te dhe as gjate procesit hetimor nuk kam pare nje prove te tille, qofte edhe formale. Apo keto materiale u hapen, u lexuan ne zyren e Enver Hoxhes, sic thote Nexhmija, dhe autenticiteti i tyre u provua automatikisht?

    Hollesira te tjera, nese Mehmeti e ka shkruar kete leter me apo pa udhezimin e ndonjerit nga zbulimet " atij anglez, amerikan apo jugosllav " agjent i te cileve duhet te ishte ne kete kohe apo me udhezimin e te treve bashke, nese e ka shkruar me apo pa dijenine e ndonjerit nga keta zbulime apo te te treve bashke, nese e ka shkruar me dore si te gjitha letrat e kesaj periudhe apo me makine e per te tjera hollesi po i leme t'i diskutojme kur te vertetohet autenticiteti i letres.

    4.- Nexhmije Hoxha permend edhe ngjarjet e vitit '48 dhe e nxjerr Mehmetin njeri te jugosllaveve

    - Po, ajo i referohet pleniumit te 8-te, te cilin partia e saj e ka quajtur Pleniumi i zi dhe ngjarjeve menjehere pas tij. Po c'thote Enveri edhe ate dite qe Mehmeti shpallet armik " ne mbledhjen e KQ te 18 dhjetorit 1981? - "Mehmeti ne kete rast mbajti qendrim te mire, por edhe une me sa munda, qendrova ne kushte shume te veshtira." "Gazeta "Korrieri", Suplement, 22 korrik 2001). Pra Enveri mbajti qendrim jo me te mire se Mehmeti, por me sa mundi ... Dhe kete e thote ate dite qe Mehmeti shpallet armik.

    5.- Nexhmije Hoxha ndalet gjate dhe e analizon me hollesi edhe nje ngjarje te vitit '53 kur Mehmeti eshte ne veshtiresi per shkak te disa gabimeve qe kishte bere. A mund te komentoni rreth kesaj?

    ? Kjo eshte nje ngjarje qe ilustron me se miri se si funksiononte mekanizmi i pushtetit arbitrar dhe te pakufizuar te Enver Hoxhes qe mund te te coje ne pike te fundit te deshperimit dhe pastaj te te thote "Na Mehmet, drejtoje ti Shqiperine nja dy jave. Do te ta le edhe ca dite te tjera pas festave.".

    Por kjo eshte ceshtje tjeter. Nexhmije Hoxha e sjell kete ngjarje per te provuar se Mehmeti ishte agjent se ndryshe nuk kishte se si te shpjegohej gjithe ai reagim i tepruar i Mehmetit. Nexhmija analizon me hollesi autokritiken e Mehmetit dhe jep vleresime rreth kesaj autokritike. Se cfare rendesie ka, se ne cfare menyre e ben autokritiken nje agjent, vetem Nexhmije Hoxha mund ta dije. Por mesa duket Nexhmija ka dy shtresezime ne tru, nje te para vjeshtes se vitit '81 ku Mehmeti nuk eshte agjent dhe nje shtresezim te mevonshem, ku ai eshte agjent dhe ajo nuk mund te ndertoje nje version koherent nga keto.

    Por jo mesa duket, ka edhe nje seksion ne arkivin e shtepise ose ne tru per rastin nese Mehmeti vinte ne krye. Prej andej ajo ka nxjerre gabimisht skeden qe perdor kur pershkruan nje incident me delegatin grek ne kongresin e IV te Partise. Lidhur me kete ajo thote: "Delegati grek u be i padeshirueshem, 'persona non grata'. Si do t'i thuhej? U dergua M. Shehu. Vetem Mehmeti mund te gjente formen se si t'ia thoshte dhe e gjeti".

    Elozhe te tilla nuk i jane bere Mehmetit as kur ai ka qene ne kulmin e tij, por duket Nexhmija do t'ia bente dhe kishte bere edhe skeden. Por a ka logjike qe ta pranoje kete se vetem Mehmeti mund t'ia thoshte grekut kete? Por Nexhmija e thote kete dhe Nexhmija eshte burim i besueshem. Mire qe nuk e zbuluan qe ne '53 se do t'ju ngelte greku ne kongres.

    6.- Nexhmije Hoxha boton disa materiale qe sipas saj vertetojne se ai ka qene agjent i Inteligjens Servisit. Aty ai figuron me pseudonimin BAB-008. A jeni njohur me pare me keto materiale?

    ? Po jam njohur ne hetuesi dhe u habita qe e kishte ashtu, 008, se per nga vjetersia ne sherbim duhet ta kishte jo me shume se 006. Dhe kur pashe se si gelonin gjithe ata BAB-agjenta ketu mendova se ndoshta edhe ajo shprehja "Si je mer BAB?" mund te mos jete edhe aq e pafajshme por mundet qe me kete BAB-agjentat te merrnin ne lidhje.



    ? Por historia nuk mund te behet as me brockullat qe keput Nexhmije Hoxha e as me keto qe them une. Nexhmija gjate gjithe librit ve perballe Enverin dhe Mehmetin per te rivleresuar Enverin dhe per te lare hesapet njehere e mire me Mehmetin. Por kjo perpjekje eshte e kote. Ata kane qene persona publike, shume te njohur, veprimtaria e te cileve eshte ndjekur me vemendje nga njerezit per 40-45 vjet. Eshte shume veshtire te ndryshohet reputacioni i nje te vdekuri. Ata qe te dy kishin perqafuar nje ideologji te mbrapshte qe, me apo pa Enverin, do te shpinte ketu ku shpuri " me me shume apo me me pak eksese. Por, per shume nga ata qe e perkrahen Enver Hoxhen, qenia e tij ne krye te Partise nuk qe pa pasoja. Shume nga ata e paguan me jeten e tyre kete perkrahje.

    Dhe ketu nuk mund te mos te te veje mendja tek ajo cka shkruhet ne letren qe thuhet se Mehmeti i ka shkruar Ivanovit qe gjate luftes shume vete e paguan me jeten e tyre kundershtimin qe i kishin bere grupit udheheqes dhe Enver Hoxhes. Ne paqe, shume paguan me jete edhe perkrahjen.

    Nje i njohuri im qe kishte shkuar midis nje grupi kuadrosh ne Mallakaster n` veren e vitit 1981 per te shpjeguar veprimtarine armiqesore te Mehmet Shehut, me ka treguar se kur kish mbetur vetem, koke me koke, me nje plak te asaj krahine, ky i ka thene: "More, po ky vend edhe me fare tradhtie te kish qene mbjelle, kaq tradhtare nuk do kishte nxjerre".

    Po nuk ishte puna tek toka, qe nxirrte tradhetare, puna ishte tek i zoti i tokes. Atehere e kishte parcelen 28 mije kilometra katrore, nxirrte ne 28 mije kilometra katrore, tani e ka dy dynym, nxjerr ne dy dynym.

    10.- A mund t'ju bejme edhe nje pyetje tjeter?

    - Jo, tani do te me falni se do shkoj tek ai klubi i nates ku shkonim me Ilirin kur ai ishte apo vinte ne Stokholm. Tani eshte bere librari



    -------------------






    Dy fjale..

    Meqe ne debate vlen parimi i "dy kembanave" kush te doje le te klikoj ne Shekull e te sjelle ketu pjese nga libri i z nexhmije e te kemi te dija kembanat ne tavoline e ti degjojme..

    Megjithate z hoxha ka nje avantazh.. ajo hyn ne lufte me barazimin ne xhep meqense shumica e deshmitareve te historise se PEPE-SHEH HOXHJANEs PPSH jane cuar me kujdes "ateror" ne ate bote nga ku nuk vijne me deshmite e nga ku nuk degjohen me kembanat.. e kusuri i deshmitareve te tjere ..natyrisht ata long groshet.. jane veterane te llojit ..militant aktiv te PS-se se Nano-Thanas Pirro dodbib-Dokle-Edvin erion ruc caush Shyto arapve.. e qe natyrisht mbrojne Shefen e Madhe e jane gati te genjejne deri kur tu ket mbetur ne xhep te zhaqetes ajo tesera e ndyre e krimeve personale..50 vjecare..

    Pra Bashkimi duhet te luftoj i vetem sikurse i vetem eshte tash 20 vite..e shpres se mallakastriotet e kadri rosh Kac islamit do e mbrojne te mos mbaje..
    I ka psh-urrosur enver ramizi te tere deri ne palce..

    qashtu..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    gsh
    --------

    PAS PUBLIKIMIT TE KUJTIMEVE TE TE VESE SE ENVERIT

    Silva Turdiu: Nexhmija gėnjen
    Flet ish-e fejuara e djalit te Mehmet Shehut


    --------------------------------------------------------------------------------



    Pak ditė pasi Nexhmije Hoxha, ka nisur publikimin e kujtimeve tė librit tė tretė tė saj nė njėrėn prej tė pėrditshmėve shqiptare, vjen pėrgjigja nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės edhe e Silva Turdiut. Ish-e fejuara e djalit tė Mehmet Shehut, dores sė fortė tė regjimit komunist, njėkohėsisht njėra prej personazheve mė tė pėrfolur tė ngjarjeve qė rrodhėn pas vetėvrasjes sė kryeministrit, reagon ashpėr. Vajza e vogėl e profesorit tė njohur tė matematikės, velejbollistja e talentuar e ekipit "Dinamo" dhe atij kombėtar, pinjolle e njėrės prej familjeve mė tė njohura dhe tė nderuara tė Tiranės, thyen heshtjen pas shumė kohėsh pėr rrėfyer tė vėrtetat e saja.


    "Gazeta "Shekulli" po boton kujtimet e Nexhmije Hoxhės dhe diskutime tė pabotuara tė Enver Hoxhės nė lidhje me ngjarjet e 81-shit, ku pėrmendet shpesh emri im dhe i familjes sime. Nė kokat e Enverit dhe Nexhmijes, fantazia dhe realiteti janė pėrzjerė e bėrė lėmsh, sa as ata vetė nuk dijnė t'i ndajnė. Kjo ėshtė e kuptueshme, jo vetėm sepse vepronin sipas parimit makiavelian se qėllimi justifikon mjetin, por edhe se kanė qenė tė rrethuar me "yes-men" dhe sikofantė.
    Do tė preferoja qė Nexhmije Hoxha dhe soji e sorollopi i tyre tė mos shkruanin mė pėr mua e familjen time. Nė pamundėsi pėr ta kontrolluar kėtė fakt, nuk mė mbetet gjė tjetėr veēse ta pėrgėnjeshtroj. Do tė kisha heshtur sikur tė flitej vetėm pėr mua, por mė vjen keq tė pėrlyhet reputacioni i tė tjerėve, shumica tė vdekur e qė nuk mund tė pėrgjigjen. Kujtimet e Nexhmijes pėrmbajnė, mes tė tjerash, edhe thashetheme tendencioze pėr jetėn private tė familjarėve tė mij, gjashtėdhjetė vjet me parė, qė janė aq ordinere sa nuk meritojnė pėrgjigje. Do tė pėrqėndrohem vetėm nė pohimet me rėndėsi "politike".

    1) Akoma sot, Nexhmija vazhdon tė pėrsėrisė pėrrallėn enveriane te 6-7 kriminelėve tė luftės nė rrethin tim familjar. Nuk ėshtė e vertetė qė familjet Turdiu dhe Pipa kane pasur kriminelė lufte, por intelektualė demokratė, antikomunistė, qė kanė pėrdorur vetėm fjalėn dhe penėn. Pra Nexhmije Hoxha, pėr hir tė sė vėrtetės, ta fshijė me gomė shprehjen "kriminelė lufte" nė fletoret ku pėrmendet familja ime dhe ta zėvendėsojė me "luftėtarė tė fjalės dhe tė penės".

    2) Nuk ėshtė e vertetė qė babai im, prof. Qazim Turdiu, ka qenė me Ballin. E vėrteta e thjeshtė ėshtė se nuk ėshtė marrė kurrė me politikė, sepse nuk i pėlqente politika.

    3) Arshi Pipėn nėna ime e kishte njėkohesisht djalė xhaxhai dhe djalė tezje. Nuk ėshtė e vėrtetė qė prof. Arshi Pipa ka qenė "kreu i reaksionit dhe armik i popullit", por, pėrkundrazi, simbol i rezistencės sė popullit kundėr diktaturės. Vėllezėrit Myzafer dhe Arshi Pipa kanė qenė viktima tė pafajshme tė regjimit komunist. Gjatė luftės ishin antifashistė dhe demokratė tė njohur (Nexhmija le tė pyesė Ramizin). Pas luftės, avokatin 29-vjeēar Myzafer Pipa e vranė nė tortura, sepse besonte nė pavarėsinė e sistemit gjyqėsor nga pushteti politik. Profesorin e filozofisė Arshi Pipa e kalbėn nė burg pėr ndjenja antijugosllave, nė kohėn kur Enver Hoxha ishte vegėl e Titos. Mė 1958, Arshi Pipa ēau kufirin (bashkė me njė nga motrat e tij trimėresha) dhe emigroi ne Shtetet e Bashkuara, ku u afirmua si dijetar i shquar e hero i luftės pėr tė drejtat e njeriut.

    4) Nuk ėshtė e vėrtetė qė babai im, prof. Qazim Turdiu, ka qenė "pėrpunuar" nga Sigurimi. Fjala dashakeqase "pėrpunuar", nė tekstin e diskutimit tė Enverit njė ditė pas vdekjes sė Mehmet Shehut, ėshtė qėllimisht e vakėt dhe implikon gjėra tė shėmtuara. Ndėrsa e vėrteta ėshtė se nė vitin 1972, Qazim Turdiun e thirrėn nė Ministrinė e Punėve te Brendshme ku njė zyrtar i lartė i saj i tha se duhej t'i shkruante tė vėllait nė Amerikė, dr. Ramazan Turdiut, tė ndėrpriste veprimtarinė kundėr regjimit komunist nė Shqipėri. Pėr ndryshe, do tė kishte pasoja familjare shkatrruese. Qazim Turdiu u konsultua me tė vėllezėrit dhe vendosėn t'ia shkruajnė Ramazanit letrėn, qė e firmosi gjyshja, me bindjen se Ramazani do ta kuptonte qė ishin tė shtrėnguar. Kėtė fakt Mehmet Shehu u mundua ta pėrdorė nė debatet me Enverin pėr tė provuar se Qazim Turdiu nuk ishte armik. Enveri iu pergjigj se ka qenė i "pėrpunuar" dhe nuk e ka bėrė me sinqeritet. Prandaj Nexhmije Hoxha, pėr hir tė sė vėrtetės, bėn mirė ta zhgarravisė fjalėn "pėrpunuar" nga fletoret e Enverit dhe ta zėvendėsojė me "kėrcėnuar". Sidoqoftė, ėshtė krejt e dukshme se fletoret e Enverit nuk janė autentike, por tė sanitarizuara, me qėllim qė Enveri tė bėjė njė figurė sa mė tė mirė dhe Mehmeti tė duket si mjeran. Ne realitet, pėrmbajtja dhe toni i pėrplasjes sė Enverit me Mehmetin ka qenė krejt ndryshe.

    5) Nuk ėshtė e vėrtetė qė fejesa ime me Skender Shehun qe e imponuar.

    6) Nuk ėshtė e vėrtetė qė kemi pasur presione nga familja Shehu, apo emisarė tė tyre pėr tė pranuar fejesėn.

    7) Sipas traditės se popullit tonė, ēdo fejesė ka anėn personale qė i takon ēiftit, dhe anėn familjare me tė cilėn merren prindėrit. Eshtė e vėrtetė se Qazim Turdiu hezitonte pėr ta lidhur fejesėn, jo se "nuk donte tė tradhtonte klasėn e tij", sic shkruan anakronikisht Nexhmija, sepse ishte humanist dhe nuk besonte nė ndarjen e popullit nė klasa, por sepse nuk aprovonte anėn brutale tė regjimit, ku Mehmet Shehu ishte njėri nga protagonistėt. Por, nga ana tjetėr edhe besonte se ēdo dash varet nga kėmbėt e veta dhe se i biri nuk ėshtė pėrgjegjės pėr mėkatet e babait.

    8) Nuk ėshtė e vėrtetė qė figura morale e Skėnder Shehut ka qenė ashtu siē e pėrshkruan Nexhmija. Ajo le tė pyesė shokun e ngushtė tė Skėnderit, Ilir Hoxhėn.

    9) Nuk ėshtė vėrtetė qė Enver Hoxha "nuk dinte asgjė" per Qazim Turdiun kur bėri vizitėn pėr urimin e fejesės. Unė isha prezent. Me tha vetė se e njihte mirė Qazim Turdiun dhe shprehu konsideratė te lartė. Pse e ndėrroi fletėn me vonė?

    10) Nė diskutimin ne Byro, Enveri shprehu merak tė madh pėr fotografitė e fejesės me Enverin ne krye, se mos kanė rėnė nė duart e reaksionit ndėrkombėtar, duke sajuar fantazinė se fotografitė do tė kenė shkuar te Turdinjtė, pastaj nė Greqi dhe mė pas nė duart e Arshi Pipės nė Amerikė. E vėrteta ėshtė se as qė u kujtua njeri pėr fotografitė me Enverin (Enverit i pėlqente kamera dhe nuk linte rast pa dalė nė fotografi) dhe do tė kenė ngelur nė aparatin e ndonjėrit prej fotografėve tė Bllokut. Fantazia e "komplotit" tė fotografive ėshtė njė maket nė miniaturė i konstruksioneve fantastike tė komploteve tė paqena nė trurin diabetik enverian. Ato qė Enveri dhe Nexhmija kanė shkruar pėr faktet qė unė i di dhe njerėzit qe unė i njoh, janė pothuajse tė gjitha gėnjeshtra. Po tė pėrdorim metodėn e arsyetimit me induksion, shumica e gjėrave qė kanė thėnė edhe pėr tė tjerėt duhet tė jenė genjeshtra. Megjithatė, nuk ėshtė e vėshtirė "to read between the lines" nė kujtimet e Nexhmijes: Situata nė udheheqjen e Partisė ishte mbytėse. "Shokėt" (tashmė tė plakur dhe tė rrjedhur) urrenin njėri tjetrin, ruanin nėpėr kasaforta dokumente "kompromentuese" pėr shoku-shokun dhe mezi prisnin qė dikush tė gabonte e t'i suleshin si qenė tė uritur. Enveri ndiqte taktikėn "perēaj dhe sundo", Kadriu donte t'i zinte vendin Mehmetit, ndėrsa Ramizi synonte largpamėsisht karrigen e Enverit. "Shoqet" pėrdornin taktikat e plakave ziliqare per t'u futur xixat pleqve: "E di ti Enver se ēfarė biografie ka e fejuara e Skėnderit? Po kolltukėt e rinj tė Fiqretit i vure re? I kanė mė tė mira se tonat. Me qė ra fjala, Turdiu i ka vėnė notė tė keqe Pranverės nė matematikė!"



    Dhe kulmi i absurditetit, aq sa futet nė kategorinė e qesharakes, ėshtė sajesa enveriane se poliagjenti Mehmet Shehu mori urdhėr tė prerė nga shėrbimet e huaja qe te vrasė Enver Hoxhėn pėr tė permbysur regjimin nė Shqipėri. Kėtė nuk e bėri dot, sepse ishte shumė "e vėshtirė" (ndonėse me dhjetė veta mund ta pushtoje tė tėrė Bllokun). Atėherė si variant i dytė pėr tė pėrmbysur regjimin, fejoi djalin! (Eshtė shumė mė e pranueshme qė njė individ inteligjent si Mehmet Shehu, nėn influencėn modernizuese tė djemve tė tij, ta kishte kuptuar mė nė fund kotėsinė vėllavrasėse tė luftės sė klasave dhe ta shikonte kėtė fejesė si njė mjet pėr ta pėrmirėsuar regjimin, dhe jo pėrmbysur atė.)

    Tė kthehemi nė kohėn e tashme:
    Mirė se Enveri ishte i ēmendur dhe ka vdekur, por ty Nexhmije Hoxha, po tė flas si grua dhe si nėnė, si nuk te vjen turp qė nuk shpėtove shoqėn tėnde tė ngushtė tė shkollės e tė luftės dhe femijėt e saj qe u rritėn bashkė me fėmijėt tuaj.

    Silva Turdiu
    04. 04. 2004

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Bravo Silva, zhyte thelle kete radhe edhe pse me bllok te larte. Te donte gjithe Shqiperia kur luaje volejboll. Je e bukur yll, tani po tregon qe je edhe e zgjuar.

Tema tė Ngjashme

  1. "Shqiperia e Madhe"
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 18-01-2009, 12:01
  2. Bashkim Fino kandidati i sė majtės pėr president
    Nga shefqeti11 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 06:59
  3. Bashkim Gazidede, ish kreu i SHISH kthehet nė Shqipėri
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 09:57
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 03:22

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •