Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 145
  1. #21
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Seminarist,
    ste paskan mjaftuar artikujt me siper e shof.
    Do kisha pak kuriozitet te dija kujt i paskemi KOPJUAR kanunin ne Shqiptaret.
    Po pate ndonje reference te na e sjellesh ne forum qe te dime dhe si te flasim. Pervec ndonje libri grek qe mund te gjesh per imitime kanunesh e rrockelleqe te tilla alla-Greke nuk besoj se do gjesh nga asnje STUDIUES imitim te kanunit.

    Shif ne Itali te jugut sistemin e vendettas, qe vete italianet kur kam qene aty me thoshin se e kane sjellur Arbereshet, pasi ne Itali nuk ekziston kjo gje. Dhe ne fakt eshte mese e vertete, nga Calabria e tutje siper nuk gjen keto lloj ligjesh. Vetem ne Shqiperi, Itali te jugut dhe Korsike gjen gjera te ngjashme, qe edhe aty kane shkuar shume me vone.

    Prandaj se di nga i gjete keto gjera per kanunin. Sa per mikpritjen Shqiptare, nuk ka popull ne bote te kete zakonet tona. Kultura, Gjuha, Vallet, Muzika etj nuk kane te bejne me asnje shtet tjeter.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #22
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Seminaristi ka dëgjuar se grekët kanë besën poashtu dhe edhe ata i thonë në shqip Besa sepse e kanë kopjuar nga shqiptarët sikur që kanë kopjuar veshjen kombëtare, vallet, muzikën e shumë gjëra tjera nga ne.

    Kanuni është kulturë shqiptare e të gjitha trojeve shqiptare dhe ka vlera të pakrahasueshme për kulturën dhe historinë tonë. A është e nevojshme që të përdorim prapë kanunin në vend të ligjeve moderne, jo sepse ligjet moderne janë më të arrira në çdo aspekt. Por për kohën kur është shkruar ka qenë një ndër sistemet e drejtësisë më të arrira në botë, kohë kur kombet tjera as që kanë qenë të krijuara dhe se kanë pasur idenë dot se çfarë është kombi, drejtësia, ligji. Kanunin tonë e kanë vlerësuar shkencëtar të fushave të ndryshme shkencore si historianë, juristë, arkeolog, antropolog, etnolog, shkrimtar etj. deri te ish-kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton, e ti seminaristi që ende nuk di as sa bëjnë dy e dy del e shan sepse kaq di ti.

    Simptomat e para të mençurisë janë dashuria dhe respekti së pari ndaj vetes, familjes, kombit, kulturës dhe traditave tua kombëtare e pastaj tjerave. Poqese ndonjëherë i arrin këto, atëherë me të vërtetë e ke kaluar pragun e idiotësisë tuaj totale.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #23
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Cyclotonic

    me gjithe mend e ke ti qe shkrimi yt ne ang. eshte pergjigja e temes?! Ai shkrim nuk eshte vecse nje tip amazon review per Kanunin, pa asnje koment shkollaresk per te.

    Une po te them dicka, ndonese mendim personal:

    Kanuni nuk ka qene nje shpikje rajonale, perkundrazi, Veri-lindja, si zone e mirenjohur izolative per cdo pushtues, nuk ka se si te kete patur nevojen e ndonje trup-ligji per tendaluar asimilimin kulturor...or lum miqt.

    Kanuni ka lindur si nevoje jetike per te bajtur rregullin...ku (????) ne nje vend, kuptohet te parregullt, ndryshe nuk kish pse te dilte. KAQ

    Beni kerkime ne Net, e shihni te drejtat kanunore mesjetare neper Mesdhe.

    Traditat per burrni e mikerpritje nuk ka as sot majde popull ballkanik qe te mos i kete, madje edhe ai aziatiko-turku, shquhet per kete, saqe sa here qe lexojme Bild-in gjerman, nuk lene vend pa e permendur mikepritjen neper familjet turke.


    Mos i ekzagjeroni gjerat - lerini ca takaliko verior ta shijojne mitin qe i kane ngrejtur vetes.

  4. #24
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Vendndodhja
    Prapa diellit
    Postime
    24
    Kjo me ngjan mua me debatin qe behet sot neper bote se Islami nuk eshte i keq por ai keqinterpretohet.

    C'me duhet mua se cfare thote kanuni per kete apo ate. Mua me ineteron fakti se kjo pakete ligjesh eshte akoma reference per te vrare qofte edhe me keqinterpretim. Pra rezultati final i Kanunit eshte fatal. Analizat nuk ndryshojne asnje fakt real sot. Nga kjo del se ne nuk duhet te merremi me keqinterprtimet por me burimin e tyre, pra Kanunin, dhe ta zevendesojme ate me ligjet e shtetit.

    Kanuni ka vlera te pacmueshme historike, por e leme ketu. Pra tia leme ate historise.

    Le ti bejme pra nje stende te madhe dhe te shndritshme Kanunit ne ambientet e Muzeumeve Historike te shqiperise dhe ta mbyllim njehere e mire kete kapitull, ndryshe do vazhdojme te zihemi dhe te vritemi si qemoti per Kanun. Prakticitet, prakticitet, dhe prape prakticitet. Nje gje qe nuk ben, hiqe, eleminoje menjanoje. Ne vijme verdalle, e vijme verdalle, ... jo po keqinterpretimi, jo po Kanuni thote keshtu, jo po thote ashtu, e nderkohe vritemi si fise barbare duke bere hesapet e hakmarrjes si 500 vjet me pare.

    Medioker me brire, ja cfare jemi ne.

  5. #25
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Seminarist,
    un dua te me japesh libra mua ku thote se Kanunin ne e kemi kopjuar. Llafet e teperta jane fukarallek thote populli Shqiptar.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anëtarësuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Per shokun seminarist!

    Ku me qenke more shoku "seminarist" me ate "intelegjence aq te madhe" saqe e konsideroke veriun dhe lindjen e Shqiperise si nje zone te izoluar nga pushtuesit, pasi sipas asj llogjikes tende servile ndaj Grekve e ndaj cdo pushtusi te Shqiperise, u qenka dashte hap ndaj pushtuesit dhe paska qene dashur qe ti nenshtrohen Verioret e Lindoret dhe gjithe kombi, gjithnje sipse fjalve tua, duke pranuar ate kulturen Greko file apo Turkoshake qe te pelqeka aq shume...

    Me te lumte ty per ate shkollareskllek qe paske fituar!!!

    Te kam shkruar me lart qe te mesosh se kush kane qene kreret e veriut dhe pikerisht prej atij mos nenshtrimi ndaj pushtuesve kane qene dhe kane mbetur aq te mdhenje!

    E ti e quan te parregullt nje popull qe nuk pranon pushtimin por sanksionon ne ligj zakonet dhe kulturen e vet per te iu kundervene armikut?

    Ato fjale qe ke shkruar ngjajne sa grekofile aq dhe shoviniste e komuniste bashke, por ske ci ben, e paske patur rrezik qe te mbesesh perjetsisht servil i atyre klaneve, e ndoshta te japin ndonje kocke...

    Perpiqesh te hymnizosh me fjalet tua Gregrit si njerz te "beses e bujare", por gabon o vocrrak, sepse edhe vete ai Homeri qe grekrit e kujtojne si Poet te tyre, edhe ai i ka cilsuar para botes dhe njerzimit Grekrit si te pa bese, dhe dinak te regjur...

    Ashtu jane sllavet qe nuk ua njeh kush besen vetem Enveri me sojin tend, ashtu Bullgaret, Maqedhonasit etj...neper Ballkan...E Turqit nuk shquhen per asnje virtyt tjeter pervec se te mashtrojne, te vjedhin ne kandar...

    E sa per virtytet e tyre si te arabve apo atyre beduinve neper cadra, jane turpi me i madh i botes dhe njerzimit edhe sot pasi edhe pse jetojne neper perendim vazhdojne te martohen me kusherirat e tyre, me vajzen e xhaxhait...

    Gje qe tek ne shqipetaret ne Kanun thuhet qe martesa nuk duhet bere as ne katund, e ne gjak duhet te jete pertej shtate brezave...
    Lexoje, por ske ku ta lexosh, se libra te tille nuk bijen ne duar te atyre qe nuk rrespektojne Zakonet e kulturen e vet!

    Sa per ca virtyte bese ne zonat e Anatolias ne Turqi, duhet te mesosh nga historia e dokumentave dhe kronikave origjinale te arkivave te Vatikanit, kostandinopolit, Kajros etj... e jo neper "nete" si thua ti, se neper nete ka dhe sojin tend qe shkruan genjeshtra e fallsifikime te historise...

    E atje ne ato Arkiva do gjesh ne kohra te vecanta se si ne drejtim te Turqise kane emigruar mijra shqipetare qe sot perbejne nje popullsi disa milionshe ne Turqi, dhe ata kane marre me vehte zakonet shqipetare qe i kane marre dhe vete ata popuj si zakone te mira. Ne ate minoritet shqipetare atje nuk behen martesa midis familjes si ne popullsine tjeter ne turqi, Kurdistan e gjithe vendet e orientit deri ne Indi duke perfashire dhe Afriken veriore deri ne Marok...semundje dhe jo virtyt, qe ata e ndjejne vehten te turperuar dhe sot, nje pjese e mire e tyre, por nuk clirohen dot shpejt...duhet qe te emigrojne mijra shquipetare qe te mesijne prej tyre... E ato vende nuk kane patur Kanune si ay i shqipetarve...

    E Kanuni ne themel te vet, tek ne shqiptaret ka Familjen qe me krijimin e deri ne zhvillimin e mbrojtjene saj...

    Ashtu kemi dhe arbereshet ne Kalabri, ne Korsika ne Zare, apo ne Spanje ku kemi dhe nje dege te gjakut te Gjergj Kastriotit...pra dhe ata kane ruajtur zakonet e traditat shqipetare ku i kane marre dhe vendasit si zakone te mira dhe i ruajne edhe sot...ku prej atyre arbereshve ka lindur dhe perandori i Frances Napoleon Bonoparti njeri nder figurat me te njohura ne bote si starteg luftrash dhe reformator per vendosjen e interpretimin e ligjeve te reja ne France dhe ne Europe, ku shume prej tyre kane po te njejten vlere dhe sot!

    E sic te thane dhe komentuesit me siper, vete Italianet thone hapur se ato zakone qe i shikojne si te forta per ti detyruar njerzit qe te shikojne punen e vet pa i futur hundet ne punet e tjetrit, thone se i kane sjedhe shqipetaret...

    E ne Turqi neper udhet e turqise kur dy vete grinden per gje send, ai qe eshte me i vendosur per te marre nje vendim i thote tjeterit:
    Mu hiq qafe se e kam koken si te Shqipetarit dhe nuk ndahesh mire me mua...pra mbeshtetet ne zakonin virtytin shqipetare, ne vendosmerine dhe guximin, per ti treguar se nuk ma del dot...e tjetri largohet kur degjon ato fjale...

    E ato cadrat e biduinve qe permend Anglezet kur u shkojne dhe u thashkan, "cadra ime e mikut apo shpata ime e mikut", nuk jane simbol as bese e as mikpritje, por ato jane hipokrizi beduinesh dhe vendesh neper shkretetira ku pas atyre fjalve, luan thika pas shpine, ku vete Ata anglezet qe sipas teje kane bredhur boten...por boten e kane bredhur ekspeditat e Aleksandrit te madh atehere kur Anglezet nuk ekzistonin as neper pyje akoma...
    Gja qe i pranojne vete...e natyrisht pasi u zhvilluan duke cfarosur Indianet ne Amerike dhe duke u vjedhur pasurite, filluan qe te eksplorojne duke shkatrruar popuj e kultura deri ne Indi, dhe ata shquhen per hipokrizi e vjedhje sa qe Diamantin me te madh dhe me te cmuar ne bote "Kohinor", Ua vodhen Indianve dhe e mbajne ne muzeun e tyre ku fitojune cdo dite mijra dollare nga vizitoret e huaj...etj, virtyte anglezesh apo te tjeresh qe i njohke qe sipas teje kane zakonet me te mira se shqipetaret...

    Shqipetaret jane i vetmi popull ne bote qe shkelqejne neper Histori me ato virtyte, e besa e shqipetarit ka nje kuptim me te gjere se sa ato fjale te vogla qe ua vlersoke ti beduinve te shkrtetirave qe nuk kane as shtepi e as familje me vehte!

    Ne Besen e shqiptarit miku ka qene i sigurte edhe sikur emrin e mikut qe do te shkonte per vizite te permendete diku larg ne ate udhe, asgje nuk do ti ndodhte, ashtu dhe sikur te thoshte ne kthim se jam mik i filanit, do te ecte pa frike udhve te vendeit...

    E per bujarine behet fjale kur mikut i hap jo vetem nje cader ne shkretetire, apo i thua qe shpata ime e jotja per e vrare ate qe e paguan sic bejne kacaket hajdute andej shkretetirave...por behet fjale per nje bese qe ka me shume madheshti se ato mendimet e komenteve te tua per besen...Qe nuk ja vleka fare qe te ta spjegosh ty!

    Faktikisht ketu shihet vetem emri yt qe kundershton dhe perpiqesh ne nje fare menyre dhe te me fyesh mua si autor i atij shkrimi, gje qe nuk e ka bere asnje prej komentuesve te tjere...
    Une nuk do te fyej, sepse e ke fyer vete vehten tende me ato qe ke shkruar si kunder Kanunit, apo dhe shkrimit tim, pasi je deklaruar vete si nje antishqiptar i fshehur pas ikonave Greke qe me paske vene dhe si ekspoze afer nikut tend...

    Por do te them nje thenie te nje njeriu te mencur:

    KULTURA E INJORANTVE NUK KA FUQI TJETER PERVEC SE TE HEDHE BALTE MBI TE VERTETEN !

    Ne shkrimin tim me lart eshte theksuar qarte qe Kanuni sot dhe qe diten qe kane filluar te veprojne ne kete bote ligjet per mbrojtjetn e lirive dhe te drejtave te njeriut e ka vendin vetem ne Muze si nje rrelike e mrekullueshme e kombit dhe popullit Shqipetar!

    E deri me sot, nje Kanun te mesuar permendesh nga gjithe populli si ne jug dhe ne verin , pra nga Shqipetaret pa dallim feje, me ato kode te pa shoqe ne bote, nuk ka ekzistuar ndonje Kanun ne ndonje vend tjeter, por kane ekzistuar ne vendet arabe disa zakone fisnore qe nuk kane perfshire kurre gjithe vendin e aq me pak te behen aq te njohura dhe te rrespektuara nga populli...

    E per nga vlera nuk i jane afruar kurre Kanunit Shqiptar ne asnje pike!
    Grekrit si dhelprake, dinake, hajdute kane vjedhur jo vetem zakone e tradita shqipetare duke u perpjekur qe ti bejne te tyre, por deri dhe veshjet, monumentet e shume te tjera i kane vjedhur ne trojet shqipetare shekull pas shekulli e kane mbushur muzete apo faqet e historive te tyre te fallsifikuara aq here...

    Cudi qe Homeri ka vetem kritika dhe fjale shume te renda per Grekrit... pse, a ishin Grekrit vertete aq te kqinje apo mos Homeri ishte Ilir???

    Kjo eshte nje pyetje qe shkenca e studimeve historike botrore po i jep zgjidhje shpejt! Prit dhe lexo me vone...por e ke te veshtire te mesosh mje ate mentalitet qe paskerke...

    Fjalet e juaja sikur Kanuni ka ekzistuar vetem ne veri dhe lindje te Shqiperise i sherbejne asaj politike percarse qe e ka mbjedhe diktatura, politike e nxitur nga grekrit dhe sllavet dhe po e demostrojene sot qeveritaret e shqiperise duke e diskriminuar veriun ne nje lenije jashte cdo fondi shtetror dhe jashte cdo investimi per zhvillim...

    E me mire se i kane dhene pergjigjet komentuesit me siper per fjalet e juaja gjoja sipas teje shkollareske, por ne fakt ngjajne si fjale te nje lecitesi prifterinjesh grek...
    Me shume se ata komentues te nderuar nuk po te shkruaj, por vec desha te perpiqem qe te ndihmoj te mesosh ndonje gje te vogel ne lidhje me ato qe kam shkruar me siper, pasi nuk paske pase as fatin por as zotesine e perkushtimin e nevojshem per te mesuar me shume, vetem aq sa te kane mesuar Grekofilet apo komunistet.

    E te marresh persiper barren e turpshme per te hedhur balte mbi vlerat e kombit dhe popullit Shqipetare, duke u bere jehone anti vlerave qofshin ato greke apo beduine...eshte nje sherbim qe u behet shovinizmave. E ato sherbime i ben ai lloj njeriu servil i shitur, i cili merr si shperblim turpin qe ja ngjesh koha ne fytyre!

    Kaq per "seminaristin"

  7. #27
    Shmekeri Prishtines
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    66
    Tiparet e Kanunit jane akoma prezent ne shoqerine tone. Kjo prezence nuk dmth se eshte e keqe. Perkundrazi, une mendoj se tiparet e kanunit jane ato tipare te cilat e bejne popullin tone unik ne Evrope--madje edhe ne gjithe boten. Shiko per shembull Japonezet. Nuk e di se a keni patur mundesi ta shikoni filmin e Tom Kruzit, The LAst SaMurai. NE kete film shifet qarte tradita e vjeter Japoneze qe ende egziston ne kulturen e Sotme Japoneze. KJo dmth se edhe ne kemi mundesi te perparojme njekohesishte duke ruajtur traditat e tona kombetare.

    Tuki
    Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    ky lajmi per prof e shquar te kanhumit, llamanendoja.

    Meqe po na glorifikon mbrapshtinat e veriut, ne po te zgjidhim zullumin qe gatuani me duart tuaja dhe injorancen qe sju le te shikoni pertej hundes.

    Lajmi mare nga panorama.

    Moisiu e Braho ndërmarrin një projekt të posaçëm ndaj fenomenit që vret etërit e ndryn fëmijët

    Gjakmarrja, tani kundërshti me ligj

    Konvikte dhe proces i veçantë mësimor për nxënësit e ngujuar


    Elisabeta Ilnica

    Kanuni përballë ligjit. “Themelet” e hedhura nga presidenti Moisiu në luftën kundër gjakmarrjes, tashmë po i larton Kuvendi.

    Ky bashkëpunim dypalësh, në muajin qershor do të “mishërohet” në një ligj të posaçëm dhe të plotë për të sfiduar këtë fenomen. Burime pranë Kuvendit dhe Presidencës, pohojnë se kryetari i Komisionit të Ligjeve, Spartak Braho, është në fazën e fundit të përpunimit të një sërë aktesh ligjore për të “mjekuar” plagët e hasmërisë. Një Komitet i madh, do të jetë struktura e re koordinuese ndërinstitucionale që do të marrë nën kujdes pasojat e Kanunit. “Timonin” e këtij Komiteti do ta ketë vetë kreu i shtetit, Moisiu, ndërkohë që në përbërje të tij do të jenë edhe grupe deputetësh, të cilët do të monitorojnë komisionet e pajtimit të gjaqeve. Po kështu, nga burimet mësohet se në Parlament do të zhvillohet një debat i gjerë mbi problemet e gjakmarrjes.

    Fëmijët e “gjakut”
    Të miturit e “gjakut” janë shtysa kryesore e projektligjit. Pas evidentimit të familjeve të prekura nga gjakmarrja, si dhe të atyre që rrezikojnë të përfshihen nga ky fenomen, e gjithë vëmendja do të kalojë tek fëmijët. Për ta do të ketë trajtim të veçantë. Kështu, të gjithë nxënësve që i kanë braktisur shkollat për shkak të hasmërisë, do t’u jepet mundësia për të përfunduar mësimet. Projektligji i ri, i cili po ndërtohet mbi bazën e platformës së presidentit Moisiu, parashikon hapjen e 3-4 konvikteve në Tiranë, Durrës dhe dy rrethe të tjera, të cilat do të shërbejnë për shkollimin e fëmijëve të ngujuar. Ata do të survejohen jo vetëm nga policia, por edhe nga psikologët. “Viktimat” e njoma të gjaksit do të kenë një program special në shkollë kundër gjakmarrjes. Por, një gjë e tillë sugjerohet që të përfshihet edhe në të gjitha tekset mësimore të shkollave tetëvjeçare apo të mesme. Ndërsa, për anëtarët e tjerë të familjeve të ngujuara, në projektligj propozohet që të jepet ndihmë e posaçme ekonomike, si dhe të ofrohen mundësi konkrete për punësim apo kualifikim.

    Ftesë shoqërisë për kontribut
    Prindërit, mësuesit, shoqatat vendase apo të huaja jofitimprurëse, trupi diplomatik, krerët e komuniteteve fetare apo çdo individ tjetër është i ftuar që të japë kontributin e tij në komisionet e pajtimit të gjaqeve. Edhe pse nuk është vënë me detyrim, projektligji kundër krimit të gjakmarrjes, i bën thirrje çdo qytetari që të bashkëpunojë në luftën kundër këtij fenomeni. Po kështu, kërkohet që të mos abuzohet me numrin dhe rastet e gjakmarrjes, si dhe aspekte të tjera të trajtimit të kësaj çështjeje, por të ndërmerren nisma publike për promovimin dhe dhënien e ndihmës për të gjithë ata persona që falin dhe pajtohen me familjet në hasmëri. Duke e konsideruar këtë fenomen edhe si pjesë e procesit të integrimit të Shqipërisë, ndihma më e madhe kërkohet nga forcat e rendit, për të siguruar jetën e çdo qytetari dhe ndërhyrjen në kohën e duhur. Duke vlerësuar se asnjë arsye dhe motiv nuk mund të lejojë apo tolerojë krimin kundër personit, kërcënimin kundër familjarëve të tij apo forma të tjera të shfaqjes së gjakmarrjes, në projektligj theksohet që kjo luftë të bëhet “motiv” i çdo shqiptari.

    Strategjia kundër gjakmarrjes

    Të krijohet një Komitet koordinues ndërinstitucional, i drejtuar nga presidenti i Republikës dhe me pjesëmarrjen e deputetëve
    Të evidentohen personat e ngujuar, të familjeve në konflikt dhe të rasteve që mund të shkaktojnë krime të gjakmarrjes
    Të arrestohen dhe hetohen me prioritet të gjithë personat e akuzuar për gjakmarrje
    Të bashkëpunohet me Interpolin për sjelljen në Shqipëri të të kërkuarve për vrasje ose plagosje për gjakmarrje
    Donatorët e huaj dhe pushteti lokal të ndërmarrin një program me ndihmë sociale për familjet e ngujuara
    Të saktësohet numri i nxënësve braktisës të shkollave nga gjakmarrja dhe arsimimi i tyre të bëhet në konvikte të posaçme, në Durrës, Tiranë, etj
    Në bashkërendim me policinë, të sigurohet pjesëmarrja në shkollë të fëmijëve të ngujuar dhe të trajtohen me program special
    Familjet e prekura nga gjakmarrja të marrin ndihmë të veçantë ekonomike dhe t’u krijohen kushte për punësim ose kualifikim.


    Opinioni im nuk ndryshon, kanuni eshte baraz me drogen per nga niveli i demit qe i ka shkaktuar struktures shoqerore ne zonat e veriut te shqiperise. Per ne eshte lluks i tepert te merremi me studime glorifikuese per zgjuaresine e lekes me kompani, ne duhet te pakten ti bejem nje rezistence psikologjike te forte idese se kanunit, me cdo menyre qe te kemi mundesi, familjet qe merren me glorifikimin e tij duhet te shikohen nga shoqeria si njesi deshtake, qe meritojne perbuzjen tone, ashtu si dhe qeniet primitive te fisit alulu mama. Nga ana tjeter, nuk duhet te mungoje mbeshtetia e shtetit per ata qe duan te shkeputen nga ky rreth vicioz, ndoshta edhe me shkeputje totale te tyre nga familjet qe i rrisin me ndjenjen e hakmarrjes e se kanunit.
    Bravo inisiativa e mesiperme, meriton mbeshtetien e cdonjerit nga ne.
    Kroksi
    Ndryshuar për herë të fundit nga krokodili_73 : 25-05-2004 më 15:25

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar më parë nga krokodili_73
    Nga ana tjeter, nuk duhet te mungoje mbeshtetia e shtetit per ata qe duan te shkeputen nga ky rreth vicioz, ndoshta edhe me shkeputje totale te tyre nga familjet qe i rrisin me ndjenjen e hakmarrjes e se kanunit.
    aha ,mbeshtetja nuk duhet te mungoje ?! E kujt ? Si ? Ku ka shtet ?Ku eshte shteti , shtet i thencin . Atij nuk i thon shtet por mafia kriminele naniste . Dhe kur shteti nuk funksionon , normal ne shume raste c'faqet kanuni dhe sot . Eshte kollaj dikush te terheqi gisht , te vrasi vllan apo djalin , dhe kriminelet me nje dore pare gjykatesit (Mafies)
    del nga burgu , ky eshte shteti sot .

    O kroko shqiptarit i puno zemra me gjak , e jo me uje . Edhe une qe jam femer te me vrasin vllan a baben , do marr gjak . Ne qofte se shteti qe do vi ne fuqi , do te vej ligjin e denimin me vdekje si ne Amerik , atehere besoj se nuk do kete me gjakmarrje ne Shqiperi dhe as ngujime . Ky eshte mendimi im .

    Pastaj ligjet e kanunit per gjakmarrje nuk jan keshtu si veprojn sot . Dikur per te marr gjak kan vendosur pleqte , te cilen perfaqesonin parlamentin ne ate kohe , pleqeronin ngjarjen se a ishte e drejte per te marre hak apo per ta falur . Njerzit dikur i kan terheq gisht per te ruajtur nderin e familjes , ndersa sot askush nuk vritet per nder vetem per pare , per ceshtje droge mafie etj . Prandaj mendoj se eshte nje keqinterpretim i njerzve , qe ja vejn fajin kanunit .
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anëtarësuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Krokodilit...pak sa per kafe mbas darke...

    Ndigjo more Krokodil, po me vjen keq qe e paske te veshtire te clirohesh nga ai i shkrete mentalitet komunist!

    Perpara se te kryesh porosite e komunistve te qeverise nanoiste neper keto faqe, duhet te dishe se njerzit kane deshire te lexojne nje gjuhe shqipe te folur me edukate dhe te shkruar me edukate e te diskutojne me nje qellim te mire per ti ruajtur vlerat kombetare e jo per ti perbaltur ato, sic po ben ti dhe ndonje shok i yti!

    E ceshtja e gjakmarrjes ne Shqiperi nuk ka asnje lidhje me Kanunin dhe nuk gjejne asnje mbeshtetje ne Kanun.

    Ato nuk jane aspak gjakmarrje por jane vrasje te shkaktuara nga cmenduria e njerzve te cmendur nga rrethant e mjerimit te shkaktuar nga klanet komuniste qe kane ozurpuar pushtetin ne Tirane e ato jane klanet Enveriste te jugut qe po perpiqen ta rrenojne veriun, me qellim qe ta kene me te lehte per te ja shtruar Shqiperine Greqise apo dreqit tuaj komunist!

    E ti, nga qe nuk din se cfare eshte vlere kombetare shqipetare e aq me pak Kanuni, na paraqet disa kronika te zeza ku shkrime gazetash flasin per krime deri dhe brenda familjes qe nuk kane asnje lidhje me traditen shqipetare, gjera qe po ndodhin dhe ne jug edhe ne veri, ku gruaja vret burrin me sopate apo dhe burri vret gruan dhe femijet si ne Korce, Vlore, Fier etj, lexoje shtypin mire...
    E ato jane krime i shkaton kriza ekonomike dhe shpirtrore e njerzve ne katastrofa qe ua imponon qeveria!
    E ai presidenti bashke me Nanon kane rrezik te ia nxjerrin syte njeri tjetrit se kush ta vendose zonje te pare te vendit ai gruan apo moisiu vajzen,,,ate hall kane ata, me shume se sa problemet jteike te popullit!

    Por po ta perseris dhe nje here se:

    KULTURA E INJORANTVE NUK KA FUQI TJETER PERVEC SE TE HEDHE BALTE MBI TE VERTETEN !

    Ashtu sic po hedh balte ti mbi vlerat kombetare shqipetare, nje balte qe te kthehet fytyres sa here qe ta gjuash ne drejtim te atyre vlerave, ty dhe cilit do!

    Ato vlera kombetare shqipetare nuk kane mundur periudhat Bizantine as Romake e as Osmane ti zhdukin nga shpirti i popullit shqipetare, e jo me disa sahanlepres te Grekofilise bashke me nanosat e tu!

    Harroje ate perpjekje nje here e pergjithmone, ti vazhdo shit e blej per cfare te pagukan nanosat andej kendej, por je karte e djegur per ate qe po perpiqesh...

    Por kane faj dretuesit e ketij forumi, te cilet nuk i shikojne qe grekofilet apo beogradasit qe deklarohen ketu si antishqipetar, apo si anti verior duke i sherbyer nje percarje te kombit, nuk i fshijne nga ky Forum qe te mos kene te drejte te shkruajne asnje fjale ne keto tema!

    Vetem veriu i Shqiperise nuk ka patur kurre mbrapshtina, por ka qene nje berthame kombetare e pa thyeshme ndaj cdo pushtuesi dhe shume rezistente edhe kunder diktatures komuniste. E ajo diktature mjerisht gjeti me shume servil ne jug se sa ne veri, edhe pse atje pati dhe ka mjaft njerz te mire qe i nderojne dhe i ruajne vlerat kombetare shqipetare!

    Pyete nanosin dhe moisiun se kush i ka vjedhur 27 jetime ne jetimoren e Elbasanit dhe kur ua moren organet e trupit grekrit ne athine, ku ua kane groposur trupat atyre te mjerve, e per ate krim qeveritar, a ka faj Kanuni???

    Pyete Nanosin dhe Moisiun se kush i ka marre parate per shitjen e atyre jetimve ne Athine, vilat dhe makinat e kujt jane blere ne Tirane, a ka faj Kanuni per ate mafjozitet???

    Po per mafjen e skafeve ne Vlore Kanuni ua ka fajin???

    Po per vjedhjen e fondeve te shtetit nga ministrat, Kanuni ua ka fajin???

    Po per mungesen e dritave dhe te ujit ne Shqiperi, Kanuni ua ka fajin???

    Po per rrembimin e vajzave ne Shqiperi dhe shitjn e tyre per prostitucion neper perendim neper duart e mafjes qe ka lidhje me pushtetaret, a thua se Kanuni ua ka fajin???

    Ore krokodil, sikur te rrespektohej vertet Kanuni ne Shqiperi sic e thote zakoni e burreria shqipetare, asnje vajze Shqipetare nuk do te kishte guxuar kush ta rrembeje, asnje jetim nga jetimorja e Elbasanit nuk ishte vjedhur as nga ministri i shendetsise apo qeveritare te tjere, ashtu sic nuk kishte guxuar asnje mafjoz qe te mashtroje njerz e tu vjedhe para per ti mbytur ne dete!!!

    Dhe sikur te zbatohej Kanuni, te gjithe ata veteranet te sigurimit te diktatures qe kane pushkatuar njerz te pa faj, do te kishin lare gjaqet me kohe popullit Shqipetare!

    Por Kanuni ka fjetur automatikisht dhe eshte ne muze!

    Ato vrasje ordiniere nuk kane baze ne Kanun fare, Kanuni ato lloj vrasjesh i quan "Gjak hupura", kur vllaj vret vllane gjaku shkon i hupur, nuk e njeh kush me, kur kushriri vret kushririn po ashtu, edhe kur vrtitet tjeteri per te shara apo per thashetheme, Kanuni nuk e njeh si vrasje dhe nuk hyn ne kodet e gjakmarrjes, por jane gjera ordiniere qe nuk ka te drejte askush te kerkoje gjak per to...

    Por ti je sa komunist ne shpirt per ti gjykuar ato gjera, po aq dhe i pa afte per ti marre ne analize...

    Gazetat sot ne Shqiperi jane tri llojesh:

    Gazeta servile te Fatosit, gazetas servile te Sales, gazeta servile te familiarve te regjimit komunist te Nexhmije hoxhes e ramiz alise, ashtu dhe Televizoret...

    Gazeta dhe gazetare te ndershem ne Shqiperi sot nuk ka, qe ti perkushtohen zberthimit te realitetit per ti ardhe ne ndihme demokracise se vertete dhe popullit qe te clirohte nga mjerimi dhe tmerret ordiniere te tri palve te inkriminuara!

    Populli vazhdon te jete viktime midis tri forcave qe grinden me njera tjeteren, vrasin njera tjeteren dhe ja ngjeshin fajet Kanunit...

    Perpiqu te jesh me realist se jane me tragjike zhdukjet e 27 jetimve se sa vrasjet e dy injorantve kur vrasin vllai vllane per xhelozira grashe apo gjera te ulta te tjera...
    Kush eshte injorant, i smure psiqik le te vritet, por ai qe ka mend ne koke dhe i njeh vlerat Shqipetare duhet te dije se ne Kanun nuk ekziston asnje perkrahje per ato qe ndodhin sot ne shqiperi:

    Ne Kanun thuhet qarte qe ai burre qe vret nje grua me apo pa dashje ka bere turpin me te madh ne jete dhe ka borxh dy familjeve: te burrit te gruas dhe vllezerve te saj!

    Ja pra se si e vlerson gruan Kanuni, e sot grate izolohen ne emer te gjoja Kanuinit... Ne Kanun thuhet se askush nuk ka te drejte qe ti izoloje grate e as femijet per gjak marrje!

    E sot grate e femijet jane te izoluara nga kriminele qe bashkpunojne me shtetit, sepse paguajne para policve per ti terrorizuar ato gra e femije vetem per tu marre para...

    Po cila qeveri ti marre ligjet ne dore dhe ti zbatoje, ajo qe investon porpogandist te komunizmit neper bote si punen tende?
    Ajo qeveri nuk do te beje asgje te mire per shtetin dhe ate popull!

    E ti vazhdo e vill vrere kunder vlerave kombetare Shqipetare edhe pse duket se po te dalin nga goja e po te hyjne per hundesh ku te rikthehen prap ne stomak...

    Te tjere njerz te mencur Shqipetare dhe te huaj dijne ti nderojne dhe lartesojne ato vlerat shqipetare dhe Kanunin, si nje shembull i vecante per vlerat qe ka patur ne kohen dhe periudhat e veta mjaft delikate per kombin Shqipetar!

    Gjithe te mirat!

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    me ket gjuhen me komunisma or taj qeke shoku brarit or taj shoq. Jeni shume te merzitshem, edhe eshte e veshtire te bashkbisedosh me ju. Ba sa zhgenjyese.
    Ju kurre sdo merrni vesh po si do vine punet, do ja vini vetes kufirin ne lezhe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga krokodili_73 : 25-05-2004 më 18:37

  12. #32
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Problemi, sic e thashe qe ne fillim, eshte se ne kemi ne politike, me te cilen fryme edhe dikutohet ketu, pervec nje te majte, quaje si te duash por jo te marre, po ashtu nje te Djathte as me shume e as me pak - te LAJTHITUR.

    Nuk e kuptoj se pse eshte kaq e zhvilluar psiokomania e te imituarit te udheheqesit ne te folurit me sparkla-demaskime-parrulla


    vlen, vlen thenia...

    Diktaturen nuk ua solla une (E.H), ate e gjeta mes jush....!

    LLemadeos i duhet Kanuni

  13. #33
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Jeni me te vertete te lezetshem ju te dy. Ketu flitet ne plan Historik Kanuni, nderkohe ju na sillni politiken, dhe tani pretendoni se e sjell Llemadeo apo ndonje tjeter. I qenkeni futur me rrenje Shqiperise qe tja hiqni vlerat, ta nxirrni sikur "ka kopjuar" ligje te tilla nga te tjere, sikur vlerat e Shqiptarit gjenden kudo ne bote, edhe tek ato Totemet.

    Ne vend ti futeni muhabetit sic duhet, merreni me shprehjen e fundit politike, qe vete e keni sjellur. Te kishte politike ne shqiperi, ndonje politike demokratike hajde de, po sistemin e sotshem nuk ja vlen ta quash politik, por nje oligarki e mirfillte mafiozash.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Akom me kaunin ju? Obobo. Kanunin osh me e perdor vetem per leter banje, kuptohet kur harxhohet ajo tjetra. Ce dum ne ket kanunin? Ky osh pjelle e ca te pagdhendurve anej ka shpella dragobis dhe veriu qe meqe skan mor vesh noiher ka civilizimi se helbete male arinj dhe gure ka vetem atje krijun kanunin, ose ligjin sipas se cilit 'gjaku lahet me gjak'! Ka ta dinin keta injorante qe botae civilizuar thote qe 'gjaku lahet me burg'? Aq sa mund ti japi malsori bicikletes aq e kuptojn dhe kta rob ket gjo.

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Iniciativa hipokrite si ato qi lexova ma siper s'deshmojne tjeter gja vecse qi s'ka shtet.
    Komisione e hi syve...te sigurohet zbatimi i ligjit e denimi per krimin, kjo asht detyra e shtetit e jo pallavra.
    Sot ndokush vret ne emen te kanunit si shume tjere ma perpara vrisnin " ne emen te popullit". Aq sa torturat, internimet, burgosjet, pushkatimet u bajshin "ne emen te popullit", aq veprohet sot "ne emen te kanunit".

    Seminarist,
    shprehja qi sjell nuk asht e sakte si e ke shkrue ti
    "Diktaturen nuk ua solla une (E.H), ate e gjeta mes jush....!"
    por:
    "Diktaturen nuk ua solla vetem une, kisha plot qelbanike tjere qe me vinin prapa"

    Manoklla,
    krejt historia e Shqipnise asht per ju leter banjoje. "Njeriu i ri" asht ky, pa rranje, pa moral, pa tradite, pa shpirt e i paafte me mendue.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkodra13 : 26-05-2004 më 02:50

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anëtarësuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Edhe dy fjale per manokllen...

    Kur te permendesh Malesoret duhet te dish moj lalucke, a labericke, a skroparlicke apo cfare je ti, se Zog Malsori ishte At Gjergj Fishta i cili ne Kongresin e Manastirit ne fillim te shekullit te 20-te prezantoje dhe argumnetoje per here te pare 36 germat latine te gjuhes Shqipe, kete gjuhe me te cilen ti flliqe kunder malsorve.

    E ai malsor filloje ate bashkim qe Europa nuk po e arrin dot sot, bashkimin e njehsimin e germave, gjuhve, kulturave etj. e ata Grekrit tu nuk e kane pranuar kurre nje nejhsim gramatikor Europian...

    Malsor dhe verior kane qene shume krer te kombit qe i dhane emer dhe nder ne bote Kombit shqiptar! Spo ti permend me emra se je shume cobanke qe ti njohesh.

    Kur jane hapur gazetat e para ne Shkoder, shtepiat e para te botimeve shqip etj, te cilat u krijuan per here te pare ne shqiperi, ju rrinit pas dhenve te grekerve sic rrini sot duke u vjedhur ndonje shllunge leshi...

    Eh moj manokulla, Kanuni nuk u krijua ne shpellat e dragobise por ne sheshe e kuvende burrash shqipetare, ku ndoshta dhe ndonje katragjysh i yti ka marre pjese, dhe do te ndejehej i turperuar sot per fjalet e tua!

    E ai qe i priu asaj inisiative kishte ato shkolla te kultures Europiane qe ti nuk arrin as te u afrohesh sot atyre Universiteteve klasike, ndoshta si pastruese tek ndonje grek ke arrite, apo... Por jo deri aty sa te gjendesh nen hijen e atyre kapaciteteve te medha te asja kohe e as te sotme...

    Vlersime ideale per Kanunin kane dhene dhe Faik Konica dhe Fan Noli, qe te dy nga jugu, por ata te dy, verioret i kane cilsuar si njerz madheshtor, fisnik te hijshem ne pamje si kreshnik dhe grate si Zana, njerz te beses, te trimerise dhe te urtesise, (mencurise).

    E sot disa servile qe u kane punuar prindrit si pastruese, apo shofera te sekretarve te pare apo dashnore te tyre, qe kushedi se sa kane hequr prej tyre, sot me ate nostalgji per perdhunuesit e vet ndezin urrejtje te tilla ndaj veriut duke hymnizuar jugun...

    Ua kam thene dhe me lart: Se jugu eshte i njohur edhe per burra dhe gra te mira qe i kane dhene kontribute shqiperise, por prej jugut jane prodhuar tradhetaret e kombit ne seri me stampa greke e sllave...

    Ndersa ne Veri kane lindur dhe vepruar vetem per atdhe burra dhe gra me nje fuqi intelektuale te vecante shekull pas shekulli qe ua ka njohur madheshtine dhe Europa e gjithe bota!

    Kryeminister ne Liban Pashko Vasa....
    Karl Gega, inginieri i pare ne bote i projektimit te tuneleve hekurudhore malore dhe zbatues i tyrer ne Austri, verior.
    Mbreti Farruku i pare i Egjyptit verior nga Mirdita.
    Mbreti i pare shqipetare qe konsolidoj shtetin e pare shqipetare Amet Zogu nga Burreli.
    Nena Tereze nga Shkodra e shume te tjere qe ja kane rritur nderin Shqiperise.

    Nga jugu ishte varrmihsi i kombit Shqiptar per gjysem shekulli Enveri i juaj, Mehmeti i juaj, Lenka cuko, Kadriu, e shume qelbesira te tjera qe e ndyne kombin dhe e lane te pa zhvilluar ne nje erresire qe ua ka xene syte dhe ju sot e vazhdoni te llapercitni per enverizem...

    E sot jugu eshte detyruar te braktise familjet e te shkoje si sherbetor ne Greqi duke ia falur grekut jo vetem krahet e punes por dhe ato virtyte shpirtrore e trupore qe kane ata njerz...mendoni se sa femra shqipetare nga Jugu u bien sot ne shtrat grekerve vetem per para?
    Me mijra si dhe ne Itali e gjetiu! E ju ndoshta u duken si suksese qe po ua dhuron qeveria enveriste e nanosit tuaj...

    Yb xhixhi yb, sic ju thote Cekja, zberthejeni kuptimin e fjalve te Cekes se i ka te urta ai i shkreti por ju nuk po e kuptoni akoma!

    Vazhdoni te mbesni viktima te servilizmit tuaj ndaj regjimit te kaluar se dhe ai regjim luftoje veriun sa mundi edhe pse nuk ja arriti dot ta shtype!

    Nje barcalete shkodrane e viteve 1970 thote: "Tremije vete hajne e pine, 300 mije roje u rrijne, tre milionve jeten ua nxijne"!
    E ju jeni ne ato 300 mije forcat e diktatures qe i lepiheni pas akoma!

    Po te kisha mundesi une qe ta veja ne zbatim Kanunin do ta disiplinoja shtetin shume me mire se ata hajdute dhe kriminel qe dhunojne shtetin e njerzit, mirpo mjerisht nuk ka me burra sot qe ta zbatojune vertet Kanunin se po te kishte se pari duhej te merrej gjak per heronjte si A. Broci, Azem Hajdari etj...gjak qe duhej ta paguante me koke tosi i nanosit dhe ndonje tjeter...
    por nuk ka burra qe ti vene ato pengje ne vend, per tua vu gishtin ne koke kriminelve,,,ashtu qe Kanuni mbetet rrelike muzeale!

    E une jam krenar qe ajo vlere kombetare ka aq madheshti ne kuptimin e vet per kohen qe ka vepruar!

    Me te mencur se At Gjergj Fishta, At Shtjeden Gjecovi, Faik Konica etj qe i kane lartesuar vlerat e Kanunit ne histori, nuk besoj qe te jene tipat qe fshihemn pas ikonave greke si ju!

    E kriminelit qe vret njerz per ti perdhunuar apo per ti vjedhur, sic bejne lalucet, u duhet dhene plumbi kokes ose karrikja elektrike qe e ka Anmerika per kriminelet! E tolerance ndaj kriminelit perdhunuesit etj do te thote te vrasish njerz pa faj!
    Kanuni ndaj kriminelit ska qene kurre tolerant, por e ka vrare i ka djegur shtepin e ka shuar me rrace e me fare si familje ate qe ka vrare apo ka dhunuar jeten e te tjerve!

    Kaq per ju, por prap nuk po ju mbushet mendja ju qe jeni shume te vegjel para atyre vlerave kombetare!

    Yb xhixhi yb, shikoni nga gerku a ka ndonje pune per ju...si sherbetor apo...

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Antari u paralajmerua per ofendim ndaj antareve te tjere.

    Stafi i forumit

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Pershendetje Llemadeo dhe ju te tjeret qe keni vlersuar kete teme !


    Te uroj per te gjitha mesazhet e tua qe ke hedhur ne kete teme . Me vjen shume keq qe ka dhe te till njerez ne forum qe komunikojne me nje nivel te ulet si puna e disave lart , (s'eshte nevoja qe ti permend) , qe nuk dine vlerat e kanunit , nuk dine historin e gjysherve te vet , nuk kan arritur te din te pakten gjuhen e misjelljes , por ma ha mendja se nuk din as se ke kan babe .

    Mendoj qe tema te mbyllet dhe nuk ke pse i prish nervat me te tille njerez qe nuk din te vlersojn kombin , traditat , kulturen , dhe te respektojn eshtrat e te parve tane . I vlersoj shume mesazhet e tua , por me vjen shume keq qe te referova kete teme per te marre pjes , dhe te kerkoj falje , sepse ishte gabimi im .

    Me shume respekt per ty dhe per ata qe din te vlersojn kulturen dhe traditat tona SHQIPTARE

    I lutem moderatorit ta mbylli kete teme .
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  19. #39
    Shmekeri Prishtines
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    66
    Alba:

    Qenke nje femer e forte dhe tradicionale. Po te ishin te tjeret keshtu me mire do i kishim punet Sot,

    Tukli
    Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382

    Kanuni

    Mendoj se kjo teme duhet te vashdoje tetrajtohet ne kete forum, per faktin se eshte nje nga plaget e renda te shoqerise shqiptare, dh se perplasja e mendimeve midis kampeve te nryshme pro dhe kunder kanunit, eshte thelbesore ne kuptimin dhe rruget qe mund te ndjekim per shfarosjen e ketij doku mesjetar parazitar.
    Ja dhe nje lajm nga gazeta shqiptare:

    SHKODER

    Fenomeni i egër e gjakmarrjes ka lënë gjurmë të thella te fëmijët shkodranë. Një projekt i UNDP/SSSR (Mbështetje e Reformave në Sektorin e Sigurisë), me temë: "Ndërgjegjësimi publik për sigurinë në shkolla", ka zbuluar se jo vetëm fëmijët e familjeve të përfshira në gjakmarrje, por edhe të tjerë e përjetojnë jo pak një dukuri të tillë. Ky fakt është konstatuar gjatë zbatimit të projektit në shkollën tetëvjeçare "Pashko Vasa" të qytetit verior. Sipas asistentit rajonal për ndërgjegjësimin publik në projektin e UNDP/SSSR Arben Kopliku, nxënësve të kësaj shkolle u është kërkuar që të shkruanin për figurën e policit dhe për rendin. Ajo që shkruan nxënësit ka habitur drejtuesit e projektit në fjalë. Të gjithë nxënësit e testuar kanë shkruar dhe kanë paraqitur punime me vizatime për gjakmarrjen. Mesazhi i dhënë nga të vegjlit ishte mjaft i qartë: ata përjetojnë realisht një fenomen që është shumë i prekshëm në Veri të vendit. Testimi i bërë ka zbuluar se 6 nxënës të kësaj shkolle nuk vijojnë mësimin për shkak të gjakmarrjes (deri para pak javësh ishin 11 nxënës). Menjëherë drejtuesit e projektit kanë marrë një psikologe dhe një sociologe nga Tirana për të punuar me nxënësit e kësaj shkolle dhe për të kuptuar më mirë botën e tyre të brendshme. Sipas Koplikut, projekti i UNDP/SSSR synon krijimin e bazave të qëndrueshme të bashkëpunimit mes policisë dhe komunitetit, duke filluar me bashkëpunimin me nxënësit e shkollave, prindërit dhe mësuesit.

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  3. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  4. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •