Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Fillimi

  1. #1
    Priceless Maska e boys_ashes
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    World
    Postime
    58

    Fillimi

    Fillimi i marrezise eshte
    fillimi i adventurave

    Fillimi i shkrimeve eshte
    fillimi i suksesit.

    Fillimi i dashurise eshte
    fillimi i vuajtjes.

    Fillimi i jetes eshte
    fillimi i sfidimeve.

    Mbarimi i fillimit eshte
    nje tjeter fillim,
    qe nuk dihet
    se si do te mbaroje.

  2. #2
    Priceless Maska e boys_ashes
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    World
    Postime
    58

    Unhappy

    Dyshimi

    Une dyshoj,
    ne dyshimin tim,
    sepse dyshimi im,
    eshte per tu dyshuar,

    Une dyshoj,
    per ate qe nuk dyshon,
    sepse kush nuk dyshon,
    arsye ska pse rron.

    I heshtur rri e mendoj,
    te dyshoj a mos te dyshoj,
    pak imorale, dot se kuptoj,
    une po dyshoj dhe vete se kuptoj!!!

    Kafja e Selmonit

    Kafeja e Selmonit eshte nje sdrome e qelbur e lagjes sime. Muret prej llamarineh ishin ndertuar me mjeshtri nga kovaci i lagjes, Foni vllai i Satit, Gangsterit te lagjes. Banaku ishte prej muri dhe pllaka majolike te zgjurosura kishte kohe qe nuk kishte pare sapun me sy. Era e shiu hynte nga te katra anet. Pas ores 11 te
    te nates degjohej klithma dhe ulerima qe vinin nge barakja e Selmonit. Ishte ora per te mbyllur kafenene, Selmoni nxirrte pianecet jashte. Kjo ishte pjesa me e veshtire e punes se tij por ai e adhuronte.
    Nje dite une e im vella hyme no kafenene e Selmonit. C'te shikonim, Minja kurve e stazhionuar 45 vjecare dhe me 7 dhembe ne goje e hunde te thyer, kujtimi i vetem ky qe i shoqi i kishte lene gjate nje sherri per nje karrige te vjeter, qe ai ( i shoqi i mines) pretendonte se ia kishte blere e ema ne pervietorin e marteses, ishte ulur ne maje te banakut, dhe ferkonte gjokset e varur. Pastaj me nje buzeqeshje te plote, qe i nxorri ne pahe te tere dhembet e rene ajo i beri nje ftese tim vellai qe ti ulej prane, pa ja hequr syte per asnje moment gjoksit te tij leshtor. Fytyra plot rrudha e mines iu afrua veshit te tim vellai bashke me disa fjale te pergjysmuara ( kuptohet gjuha i ishte trashur nga pija) ajo i leshoi edhe nje grafme te rende alkoli, qe sakaq i provokoi nje te vjelle sadikut, qe kishte gjithe jeten e vete qe ishte tape.
    Im vella coi buzet vesh me vesh, dhe pasi u ngref si gjel, i kerkoi Selmonit te na sillte tre teke raki.
    Pastaj ai i hodhi doren ne qafe Mines, dhe qe te dy, iu drejtuan zcepit te kafenese.
    Asnjehere sme kishte pelqyer kjo rrenxe e felliqur. E ktheva me fund teken e rakise dhe mora te dilja, por sakaq, nga mbrapa banakut veshi me kapi nje cucurime vajzerore. Kthema rrembimthi koken, dhe ngela i shtangur, kur pashe nje goxha ezmerke qe kendonte nen ze, eteksa lante filxhanet. Ishte majlinda, vajza e vogel e Selmonit, qe tani nuk ishte me edhe aq e vogel. Po kjo qenka bere per tu mprehur ne parmenede more aman, thashe me vete, dhe ndjeva TOKEN te me dridhej nen kembe. Ajo e vuri re turbullimin tim, dhe pa e prishur terezine farehodhi ne nje ane baluket e zeza, qe i binin mbi ballin e larte, dhe vazhdoi punen e saj.


    U ktheva c'fare t'i thoja, i kerkova nje teke tjeter. Majlinda la direkt filxhanet dhe me dha teken. Ehhh c'far femre thashe me vete. Pasha zotin u niva keq. Ēar me bo. Menova me pi i teke tjeter e me ja nreq samorin majlindes. "Teke", i thashe. Ajo buzeqeshi e ma solli teken. "Kur ke fillu me pi" m'pyeti.
    Eeeuuuu sa here jom bo tap me lalen un ke klubi Zuberit, ty s'ta merr menja. Tashi vij vetem ke klubi juj. Selmoni e ka rakine e mir. Zuberi i hudh nitrat rakise zagari. desh m'vdiq lala para ca ditesh. po pishim raki. Un lala ene burazeri, lala ra n'toke. Ora dy e notes mor lalen e hypi me karrocen e lomit ene i coj m'spital ushtarak. Se lala e ka fiksim lala spitalin ushtarak. Ka pas pune roje atje me perpara. E mor lalen me e zbrit nga karroca, lala oshte 100 kile lomi 40 e un 50 e ku e bajm dot lalen ne re. Vje doctori me vrap. Ca ka nodh? Zuberi i ka hudh nitrat rakise i thashe. Lene mer Zyberin po ca i ka nodh lales. E s'mu duru mo, Ka pi nitrat i bertita. Doktori u nxe, e futen lalen ne salle te operacionit. un isha bo garroqe, burazeri donte me fut durt infermieres, plaka qante, lala shkumezonte. Mi mori ai spital gjithe leket i jonxhit, le qe gjysmat mi kishte mori Zuberi mu atje ke klubi vet. qush ate dite se kom pa mo me sy at klub. Kom bo men me i vu i fletrrufe qe Zuberi i ka hudh nitrat rakise...


    E kshu mi goc. E si thu ti a bo me shku mo ke klubi Zuberit? Sbo.
    Po na thuj na i gjo qe t'ka nodh ty se jom kurios. ku ke qene kto kohe qe stkom pa u tyve. Eeehhhh ti i di gocat e katunit me, i myllen n shpi qe mos ti shofi mileti. Qe thu ti, un kom pas qene e dashnume mas Bimit Qunit Qazimit.
    Po Qysh re ndashni ti se spo morr vesh?
    -Ne shkojshim e rujshim gjote bashke, un merrsha qenin me vete.
    kom pas i qen qe slete njeri ke shpia. Ene kshu, Bimi lute me qenin tem, i jepte buke misri. na i here merrte kockat nga shpia e ia sillte qenit tem. Mu mfilloj me mpelqey, ene ai mo ishte i cik turpshem. Mu spo mu duronte mo. Nje dite ai vje ke una ene mthote me dale ndarke ke burgu i lopve se ka i gjo me mthone.
    Mu merdhi turp. Ti i di ne gocat e katunit jemi t'nershme apo jo.
    nuk jemi si ato t'qytetit qe vdsin per burre(majlinda 14 vjec). E nejse mo. E kishim lone me u taku noren 7 tdarkes. Une qy mgjashte shkova me prit atje. Jo per na i gjo, po sKisha qar me bo. Ne shtate pa pese vje Bimi, ishte bo i bukur, kishte vu xhel t'jashtem ke floket. I kishte qellu zheli flokeve ke nimat e anglezit. M'pyti nese kisha kohe qe e prisja? i thashe dy minuta para teje. Ai ishte i bo i kuq flake. une po dridhja nga mrena. Ene ne shifshim njoni tjetrin i sia nalnim syte. Ishte Casti me romantik qe kom pa naihere. Atij nuk iu duru ene mtha: Majlinda une ty te du, po ti m'do muve.


    Ehe e pat ne kjo pune thashe me vete. Mo ngela s'kisha car me thone. oshte i zgjut dreqi oshte intiliktual. Plakun e ka pas brigadier vaditjesh. Bimi priste, u s'disha car me thone. Bimi ato syte e zi mi kishte ngul drejt cicave t'mia ene m'pyste.
    - Ho si thu, a m'do a jo.
    Ene me zor u mushte me fryme. Ska faj dreqi jo se u e kom shpine n'moj t'kodres. Ene ai oshte i cike si bol.
    Nji dore e mate mrapa se car kishte se di, po qe ishte per mu ishte. I thashe duhem me u menu se jom i cike e mocionume. E ula koken ai mzgjati doren, m'kishte sjelle nje qese ambasadash plot me kumlla shahini. I kishte mledh ke kopshti Nadires. Ma ka bo zemren mal. Sa pashe kumllat me l'coj goja long. Nejse, I mora kumllat ene thashe faleminerit. Nga Burgu i lopeve komadoras mos m'shifte Moni, shkume e u ulm myth mullarit, e fillum me hor kumlla. Fillume me bo gara kush e peshtyte berthomen e kumlles ma larg. Me t'thone drejten ato ishin castet mo te bukra t'jetes teme. Fillova me e ni dashnin per Bimin n'bark. Mas ja kater oresh duke peshty kumlla i thashe Bimit se me duhet me shku me mush uje ke pusi Tushes, ene m'duhet me hik. Ai uli koken ene m'tha ik ska problem po a do takona prap. Po mer se duhet me t'dhone pergjigjen apo jo i thashe un. Selmoni hiken neser n'oren pese t'mjesit me hap kafen. Ti po deshe....


    ...kerrce kenejna na gardhi i shaqirit, ene me prit ke mullaret. Bimit i shkelqyn syte si te dacit, ene, pasi i ngriti poturet e leshit, shtremoi qeleshen me nje ane, paSTROI ME NJE gjethe fiku opingat e lerusora, dhe ia pat terpo na koceket.
    Teksa me tregonte per bim Bolin, une e kisha maru teken e rakise, ene i kerkova me ma mush prape. Ne ket kohe ne deren e kafes u duk Selmoni. Me nje cigare te dredhur ne cep te buzes, ai u afru ke banaku, dhe me nguli syte skuqur. Dukej se kishte qene duke pire gjithe diten. Po ti cun, i kujt je mor kadosh.
    Une jam cuni i Lales tem, e kam shpin ke pusi i Nazifit. Aha ti je cuni i Rrahmonit. Po mire, ju keni pas mush gerrmozin ke klubi Zyberit, cne qe vike knej tashi? Ehh oshte histori e gjate desh m'hiku lala me rakin e Zyberit, po ne un desh ja bona gjomen, menova me i vu flake mullarit e ti ngordhin lopet ishalla. Mushe i teke i tha cuces vet, qe nuk mi nate syte muve. Anej nga qoshja e lokalit burazeri kishte fillu cili-milit me Minen. Bejzja dridhej e sperdridhej si goce e vogel, kurse burazeri i pickonte bythet e trasha. E cma korruptun klubin keta mua ere tha selmani. Kam ene cucen e vogel ketu, e kjo nuk merre ere nga dashnite. Majlindes i shkun buzet me vesh, ndersa syte ia kishte qepur pantallonave te burazerit qe ishin fry e gati po skofjonin nga presioni. Sa me fat qe eshte kjo bejazja moj aman, mendo majlinda. Une u bera xheloz. Hec e hikim i thashe burazerit. Ik ere ti po deshe, une do rri ketu e do i fus ene i teke tjeter. Hec ere ikim, se na fulliqe nerin e familjes. Minja nuk fliste. Ajo here me shikonte mua , here burazerin, e here selmonin. Burazeri u ngrit tere nerva na tavolina, ene thash se me ra. Ca ben mor mole, se ta bena surratin gonxhe. Mos u kerruj me tash po hik m'shpi. E kam fajin vete qe marr spurdhjaket me vete.
    Une iu drejtovja daljes se lokalit, ndersa pas shpine me ishin ngulur syte e majlindes qe ne castet e fundit nuk kishte harruar te me shkelte syrin.


    ...vazhdon

Tema tė Ngjashme

  1. Fillim i njė fillimi
    Nga xxxl nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 17-11-2005, 09:22
  2. Fillimi i PD-se dhe vazhdimi i PS-se(politika fiskale e tyre)
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 19:36
  3. Shqiperia, besimi i nje fillimi te ri
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-06-2003, 13:11
  4. Fundi apo fillimi???
    Nga DiamondRing nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-02-2003, 14:51
  5. fillimi i fundit....
    Nga dimegeni nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-08-2002, 08:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •