Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362

    Amerika osht ...nji .... driiiim!



    Qi thoni ju, o milet, qi s'that' gjo hiē, para ca vejtsh m'erdh'
    Lefi Xhep Kallushit m'shpi ene m'tho:

    - Sefero, ja t'shkojm' t'bojme dakumentat per llotarine amerikone!

    - Hik, o Lefo, - i thosh, - se Seferi nuk vi n'Amerike. Sa t'laje
    halet e amerikon've, mo mire po vazhdoj e po laj halet ke Kinemo
    "Partizoni", qi i kom la gjithe jeten. Zot shyqyr, neshti nuk ka as Kamitet Ekzekutiv, as kapterr Maksut qi t'm cojn shkrese me m'transferu "ku t'kete nevoje atdheu", me i llaf, "pri ihalje, m'halet qeter".

    -Po pse, o Sefero! Atyne robve aqe n'Amerike ene halet i vin' era
    livonde, - u munojte me me mush menien Lefi. Mirpo una s'e ngjova, ene nuk shkova me i bo letrat.

    Kaloi viti ene Lefit i dul llotaria. Mur gjith' robt' e shpise ene shkoi
    m'Amerike. Me thone t'drejten, i heci shume, se ene aqe m'Amerike filloi pune m'zanot t'vet. Do thoni ju "cere zanoti"!
    Po Lefi ka pas shit qofte me i dyqon t'bukur ke Rruga Kavajes !!!
    Neshti puno ke McDonlads me i lagje jevgjish n'Amerike. Mei
    llafe qoftexhi ishte, qoftexhi njeli. Mirpo kaqi nuk i shiste mo qofte
    cunve e gocve ke Rruga Kavajes, po jevgjve t'Amerikes, i hypi tongerlliku Lefit.
    Sidomos kur mur ene icik' "grin ****" a "grin ****" a ēere i thone asaj "green..."... "GREEN CARD"! Ho, se e gjeta! Kur Lefi mur ene "green card", i hyni vetja m'qef ene i rrejti menia se u bo amerikon. Qysh pri asaj dite, Lefi s'folte mo shqip.
    Kishte pas msu anglisht pri jevgjve, qi i shet buke e qofte, ene italisht pri ca muhaxhirve qi kon' shku m'Amerike e rrine ke lagjja Lefit. Kshuqi Lefi folte vec anglisht e italisht. Bile ene letrat Cajes, dashnores qi ka pas' m'Tirone, ia cojte m'anglisht e m'italisht. Vreni se cere i ka pas shkru ke letra funit:

    "My dear amore mio, Caje! Jom tu ta write questa lettera pri Far
    Westit lotano-lontano ene m'English, ene m'italiano..."

    Kur erdh' para i muji m'Tirone e m'takoi mu, m'tho:

    -Hello, Xhefri!

    -U, helli t'gjegtė e t'perveloftė, o Lefo! Cere Xhaferri, mre!
    Harrove qi e kom emrin Sefer e? Kaq shpejt harrohet shoqnia vjeter? Apo neshti qi ke fillu me i shit buk' e qofte jevgjve t'Amerikes lejohet me e bo Seferin Xhaferr!
    Tobe tobe, - i thosh, ene desha me e mor m'qafe e me e puth, se
    m'kishte mor molli, po ai s'mlo me e more m'qafe. M'kapi doren, ma boni grusht, ma perplasi m'grusht' t'vet ene masnej m'qiti gishtin e modh ene ma tuni tu m'thone:
    "Oqej, oqej!"

    -U te hekte mortja, o Lefo! Pse, me! Per kto gjona shkove hone
    m'Amerike tina e? Jo, me, po shyqyr qi s'paskom ardhe, se paskom pas per t'u bo ene una rrote kaishi si puna tate! Lefi qeshi, ene shkuni i dahon t'gjate bojkav, qi i thojte "puro", po qi mu m'vite me i thone "shurro", se ashtu ere majte, ene m'tho:

    -Eh, Xhefri, Xhefri! Uėrlld ka nryshu molto, Xhefri! Amerika osht...
    osht nji "driim"!

    -Hej ty Zoti t'dhonte hidajet e t'i prufte m'vent' ment' e kaptines,
    - i thosh!

    -Psss! "Zoti"! C'jon ktoo... mbeturina fetare, - m'tho, - nuk je
    n'korrent t'luftes qi po bojn dhi junajtid stejts kunder terrorizmit? Mos uont tu sej edhe ti mi se je fondamentalist?

    -Me morsh t'ligat, o Lefo, - i thosh, - se qeke bo ene pa din e pa
    imon, qi i gjeē pri dushmonit, ja Rabbi!

    -Ah, Xhefri, Xhefri! Uėrlld hec perpara, uėrlld! Nuk rri m'sejm
    pllejs!

    -Miro, o Lefo mire, po kur t'vi exheli ene ta kesh Azrailin ke
    kaptina, ke per ta mor vesh se sa para ka hec ky "uėrlldi" tat! At'here ke per ta msu se qefini nuk ka xhep ene se sa i duhen imoni e njerzilliku, nuk i duhen robit as paret e qofteve, as ato kllufat pri llastiku qi ju i thoni "kondom" ene qi kujtoni se e kon cu perpara dynjollikun! Se i here vakti, qi s'kishim klluf llastiku, kishim pas njel mrapa ne!
    Mirpo Lefi nuk m'nigjoi. U ul e piu i kaka-kolė me mu, se kaven turke nuk e pelqejte mo, ene mas dy ditsh i hypi tajares ene shkoi n'Amerike prap' me shit qofte.

    S'kishin kalu as tri dit' masi hiku, kur murem vesh se Lefin na e
    kishte perplas maqina ene na e kishte lone sakat. Neshti s'un shesi mo qofte, po e shetit gruja me karrige me rrota, se s'ka as pare me e ble karrigen me alitrik, qi t'heci vete. E mura
    m'telefon zavallin, se e kina cunin tone, ene desha me i uru
    kryshnosh.
    Ksaj rradhe e kishte harru anglishten Lefi.
    -Ah, mer Sefer, si kom msu, - m'tha. -Shyqyr qi paske beshtu, po mos u seklldis, se ka ene mo keq, - i thosh.


    ---
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga glaukus 001 : 05-08-2002 mė 12:28

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    56
    hahahah,e goditur, po cne me kaurret se amerika eshte plot cifute...? megjithate shume e lezetshme. urime.
    C:\Dos
    C:\Dos:\Run
    Run:\Dos:\Run

  3. #3
    Fantastike!!!

    Transferojeni te humori i zgjedhur se o e meriton kjo o s'ka tjeter.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  4. #4
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Arrow



    Vertet e bukur , megjithese edhe pak e dhimbshme ...


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga glaukus 001 : 05-08-2002 mė 12:40

  5. #5
    Shqipo koke e kembe Maska e Elia
    Anėtarėsuar
    28-07-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    73
    e bukur shume e bukur vallai...
    The teeth are smiling, but is the heart???

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Rrofsh, Denku!
    Ishte e modhe fare!
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

Tema tė Ngjashme

  1. A ekziston lufta kundėr Islamit?
    Nga Kryeplaku nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 15:13
  2. Amerika, kjo shoqėri qė sheh nga e ardhmja
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 06:09
  3. Plani pėr riorganizimin e trupave amerikane nė botė
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 15:47
  4. Bisede me Suzan Sontag: Amerika, orgjia e pushtetit
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 10:01
  5. A duhet te firmose Shqiperia marreveshjen me SHBA?
    Nga SpaceAce nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 11-12-2002, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •