Qyteti Tiranes

Histori mbi Urbanistiken dhe Arkitekturen


Autore

BESNIK ALIAJ
KEIDA LULO
2.Nga Pavaresia tek Lufterat Boterore (1920-1938)
Me 20 Janar 1920, Tirana shpallet kryeqytet i vendit nga Kongresi i Lushnjes. Ky akt perbente nje ngjarje te shenuar historike,politike dhe administrative. Ja si shkruante dikur Sami Frasheri per kryeqytetin e ardhshem te Shqiperise: ” Kryeqyteti I pergjithshem do te jete nje nga qytetet qe ndodhen ne mes te Shqiperise e ne te cilen te flitet gjuha shqipe.Po me mire do te jete te behej nje qytet i ri, ne mes te Shqiperise, ne nje vend te shendetshem dhe te bukur. Ky qytet,te cilin mund t’a quajme Skenderbegas, do te goditet ne nje menyre fort te bukur, me udhe te gjera dhe te drejta, me shtepi te mira,me sheshe dhe gjithshka duhet”. Duket qe koha e kenaqi plotesisht kete deshire te rilindasit te madh me caktimin e Tiranes si kryeqytet, si per kushtet e favorshme klimaterike, largesia e moderuar nga mali dhe deti etj. me fusha pjellore, me klime te bute, ashtu edhe me mundesite per zhvillimin ekonomik, komunikacionit, tregetise etj. Por Tirana duhej te pregatitej per rolin qe do te merrte, dhe per kete duhet te ndermerreshin masa per shndrimin e saj gradual ne nje qender politiko-administrative. Kjo perben aktin dhe momentin kyc te trasformimit te qytetit nga nje strukture urbane spontane dhe kaotike ne ate te nje zhvillimi modern urban, bazuar mbi studime dhe plane rregulluese.

Viti 1920 e gjen Tiranen nje qytet me siperfaqe 305 ha,ku zona e banimit ze 98,2% te siperfaqes se qytetit, popullsia numeron 15000 banore dhe dendesia e popullsise eshte afersisht 50 banore per ha. Qyteti zhvillohet rreth celules se pazarit dhe zona e banimit shtrihet kryesisht ne veri dhe lindje te qytetit.

Zona e banimit dhe ajo ekonomike u lidhen me nje sere rrugesh dhe rrugicash,qe perbenin dukurine me karakteristike te qytetit.Ato ishin shume te ngushta,te shtrembera dhe here here dhe pa krye.Nga kjo mori rrugesh dhe rrugicash, te binin ne sy rruget nderkrahinore si ajo e Durresit, Elbasanit, Shkodres, Dibres, Kavajes, Shengjergjit etj, te cilat

Kryqezoheshin te gjitha ne qender (Pazari). Pra qendra e qytetit eshte pazari,ku zhvillohej njekohesisht si aktiviteti prodhues dhe ai tregtar;

Foto F02
Pas nje viti,me 1921,qyteti rritet me 15%,pra 350 ha, dhe ka tendence te zhvillohet ne drejtimin VL-JP.

Ne vitin 1923, u hartua Plani i Pare Rregullues nga arkitekte dhe inxhinjere austriake.Plani rregullues i vitit 1923 kerkon te arrije nje zgjidhje kompromisi midis ndertimit te nje rrjeti rrugor te rregullt drejtkendor dhe rregullimit dhe pershtatjes se atij ekzistues, pra kerkon te krijoje nje rrjet rrugor kuadratik te paster ne jug dhe perendim te pazarit, zone e cila ishte pothuaj e lire,dhe ne pjesen tjeter te qytetit ne veri dhe lindje te pazarit, ky rrjet rrugor merr parasysh drejtimin e rrugeve dhe rrugicave kryesore,veēanerisht te rrugeve radiale, duke i drejtuar dhe zgjeruar ato . Qendra e qytetit mbetet perseri pazari.Megjithese nuk ishte nje studim shume i suksesshem per sa i perket realizimit, plani udhehoqi hapjen (zgjerimin) e akseseve kryesore te qytetit si: Rruga e Durresit, Rruga e Kavajes, Ruga e Barrikadave, etj.

Pas nje periudhe politike kaotike dhe me ardhjen ne pushtet te qeverise se udhehequr nga Ahmet Zogu, autoritetet e asaj kohe e orientuan politiken e vendit nga Italia, qe ishte ne ate kohe vendi fqinj me i fuqishem dhe me i zhvilluar. Ne mungese te plote te mjeteve financiare, qeveria kerkoi nje ndihme ekonomike nga Italia per rilevimin gjeodezik te qyteteve shqiptare si dhe per hartimin e planeve te tyre rregulluese.Me ndihmen ekonomike te dhene nga Italia,me anen e Bankes Kombetare,Italia krijoi “Shoqerine per zhvillimin ekonomik te Shqiperise”.Italia e Musolinit e pa kete afrim si nje shans ideal per te finalizuar aspiratat e saj per nje ekspansion te mundshem drejt Ballkanit. Keshtu qe pas pushtimit ottoman, Shqiperia u konsiderua per te dyten here si nje “ure” apo vendkalim per interesa te caktuara gjeopolitike te kohes, por tashme ne nje sens tjeter: nga perendimi drejt lindjes.

Kjo kohe shenon fillimin e periudhes se dyte te rendesishme te trasformimit te struktures urbane dhe arkitektonike te Tiranes. Tentativa e pare nga autoritetet e kohes, qe ftesa qe i beri qeveria profesionisteve me emer si arkitektit Italian Brasini ne vitin 1925. Ky i fundit e pranoi ftesen dhe hartoi projekt idene e pare rreth riorganizimit te qendres se re te kryeqytetit shqiptar qe konsistonte ne nje grup prej 6 ndertesash te ministrive dhe te nje bulevardi qendror eklektik, i cili u realizua me vone me ndryshime dhe do te materializohej ne forma me pragmatike nga arkitekti italian Florestano Di Fausto qe punoi per Tiranen me pas.

Ideja e Arkitekt Brazinit ishte qe te krijonte nje ishull roman ne qytet, pa u alternuar me pjesen tjeter te qytetit me karakter te theksuar oriental, por qe do te sherbente si nje ēerniere lidhese ndermjet qytetit te vjeter dhe qytetit modern qe do te ngrihej ne te ardhmen. Projekti konsistonte ne krijimin e nje bulevardi te gjere me orientim V-J,qe ndan qytetin ekzistues nga periferia e tij, dhe qe propozohet si qender monumentale dhe qeveritare e nje qyteti te ri autonom qe do te zhvillohet duke injoruar trashegimine orientale te qytetit te vjeter.

Tirana e re nuk do te ishte tjeter veēse realizimi i projektit te asaj kulture perendimore te kohes qe te impononte vizibilitet dhe aparenca madheshtore. Sheshi i Ministrive dhe aksi madheshtor i bulevardit ishin qartesisht nyja qendrore e nje qyteti te ispiruar nga « varesia irreale » ndaj rilindjes italiane, qe lidhej vetem me deshiren e autoriteteve te asaj kohe per te ndertuar nje qytet modern sipas arkitektures me bashkekohore dhe te nje hapesire te pamate (pjesa jugore dhe perendimore e Tiranes ishin pothuajse bosh),e cila te lejonte te realizoje ēdo ide sado madheshtore te ishte ajo.

Ne vitin 1926 hartohet Plani i Dyte Rregullues te Tiranes qe eshte jo vetem nje rishikim i planit rregullues te vitit 1923,i cili pati mangesi,por materializohet per here te pare ideja e arkitekt Brazinit, per ndertimin e nje bulevardi te gjere sipas nje aksi veri-jug qe perkonte perpendikularisht me perroin e Lanes qe pershkonte mes per mes qytetin.Ne kete plan rregullues kontribojne tre autore te tjere Inxhinjeri shqiptar z.Eshref Frasheri, Ing. Castellani(italian) dhe austriaku Weiss. Qendra administrative do te ndertohet ne J-P te Pazarit,hidhet njolla e pare e sheshit « Skenderbej »,forma e se ciles erdhi si rezultat i perpunimit te vizatimeve te arkitekt Brazinit qe sheshin e ideoi ne forme rrethore dhe qe ne kete plan rregullues merr nje forme gjatesore,forme te cilen pak a shume e ruan edhe sot. Ne kete plan rregullues parashikohet per here te pare sistemimi i Lanes,por nuk behet fjale per nje sistemim te mirefillte te saj.Interesant eshte fakti se ne kete plan projektohet nje shesh rrethor nga i cili dalin shume radiale,ku njera prej te cilave eshte nje rruge qe nis nga sheshi « Sulejman Pasha » qe ne ate kohe quhej rruga e pishes,dhe qe perputhet plotesisht me sheshin e sotem « Avni Rustemi ».

Plani i Trete Rregullues si kronologji, por i pari i periudhes kur Shqiperia u be Mbreteri, eshte ai i vitit 1928 i hartuar nga arkitekti austriak KOHLER.Ne kete plan rregullues hartuar ne shkallen 1 :5000, duket qarte sistemi kuadratik i rrjetit rrugor,sidomos ne zonen e Tiranes se re e cila qe pothuaj e pabanuar.

Ne kete sistem kuadratik rrugesh,rruget radiale perseri kane nje rol kryesor,sidomos rruga e Durresit dhe rruga e Kavajes te cilat paraqiten si akse mjaft te gjera.Zona e Tiranes se re qe konceptuar si zone me zhvillim ekstensiv,pra zone vilash,te cilat vendosen ne parcela drejtekendeshe dhe qe formonin kuartalle kuadratike sipas rrjetit rrugor,ose vendoseshin sipas disa rratheve bashkeqendrore.

Ne planin rregullues te Tiranes se re te gjitha parcelat kane te shenuar emrat e pronareve te rinj,dhe pavaresisht nga ndryshimet qe pesoi me vone ky plan rregullues,u respektuan zona e parcelave private.Keto parcela varionin nga 1000-1500 m2 duke krijuar hapesira te bollshme per kopshte dhe qe me vone do te quhej nga arkitektet italiane qe e rishikuan kete plan rregullues si « Citta giardino »,pra « qyteti-kopesht ».

Ne baze te ketij plani,ne Tirane u ndertuan vila te mbrekullueshme dhe me arkitekture bashkekohore,qe anonte nga shfaqje te neoklasiēizmit deri tek shfaqjet e fundit te modernizmit.

Ketu konturohet me saktesi aksi V-J i bulevardit me qendren administrative,nga pazari deri ne rreze te kodrave ne Jug,tek pallati Mbreteror.Ne te dy krahet e ketij aksi projektohen breza te gjere gjelberimi.Ne kete plan rregullues eshte bere sistemimi i mirefillte i Lanes perpendikular me aksin e bulevardit,me dy rruge paralele qe e kufizonin ate ne te dy krahet e saj.

Plani i Katert Rregullues i periudhes se mbretit Zog eshte ai i vitit 1929. Ne kete plan rregullues konturohet i gjithe aksi i bulevardit; jo me nga pazari, por nga stadiumi i ardhshem i qytetit qe perkon me Stacionin e trenit te sotem ne veri ,deri tek pallati Mbreteror ne Jug. Ne kete plan rregullues jane percaktuar kufijte e qytetit, qe brendashkruajne nje siperfaqe 4,5 km2, dhe konturohet zona e qendres se qytetit qe perfshin bulevardin V-J dhe rruget kryesore si Rr e Durresit,e kavajes,Elbasanit etj qe do t’i nenshtroheshin nje rikonstruksioni te plote sipas arkitektures dhe urbanistikes bashkekohore me akse te gjera rrugesh te asfaltuara dhe perbri tyre godina me arkitekture bashkekohore sipas ligjit nr 2241 dt 21/9/1929 te Mbreterise, date e cila ligjeroi fillimin e punimeve per ndertimin e bulevardit « Zogu i pare »,qe perfaqesonte gjysmen veriore te ketij aksi.

Ne fillim te vitit 1930 nisin punimet per ndertimin e dy akseve kryesore qe do t’i jepnin frymemarrje qytetit dhe qe te dyja perfundonin ne sheshin « Skenderbej »,si bulevardi qendror “Zogu I pare” dhe hapjen dhe zgjerimin e Rruges se Durresit si dhe godinat e ministrive te sheshit qendror .Pergjate ketyre arterieve kryesore,nisin te ndertohen konstruksione moderne me arkitekture perendimore te kohes dhe me fasada te zbukuruara me dekor ne relief me nje elegance te admirueshme.Tirana jetonte ne kete moment nje periudhe lavdie dhe prosperiteti urban qe shprehej sidomos me hapjen e aksit te bulevardit te ri te qytetit. Nje arkitekt francez i kohes qe vizitonte Tiranen ne ate moment do te shprehej i befasuar por jo pa ironi: pashe nje bulevard pa qytet! duke vertertuar se zhvillimet e reja perendimore ishim mjaft te avancuara krahasuar me stadin e atehershem oriental te zhvillimit te qytetit.

Aksi V-J i bulevardit kapte nje gjatesi prej 2 km dhe nje gjeresi minimale prej 35m.Zgjidhja e tij planimetrike ishte vijedrejte,me prerje terthore te perbere nga dy karegiataa prej kater korsish te kalimit te automjeteve secila,shtruar me pllaka bitumi dhe nga trutuare te gjera te shtruara me gure te vegjel shtufi ne forme mozaiku dhe te mbjella me 4 rradhe druresh e ligustrash.

Gjate viteve ’30 Vlen per t’u permendur fillimi i punimeve per ndertimin e godines se « Bankes Kombetare te Shqiperise » disa vjet me vone,inagurimi i se ciles u be me 1938.Kjo ndertese e madhe dhe me linja arkitektonike qe tregonin potence dhe soliditet, ishte veper e arkitektit italian Vittorio Morpurgo. Godina u ndertua ne hyrje te rruges « Mussolini » ne ate kohe, sot rr. E Kavajes.Kjo ndertese mjaft moderne per kohen, eshte realizuar me beton te armuar dhe e veshur me tulla qeramike si dhe me pllaka guri te ardhura nga Italia ;Portiku qendror i perbere nga kater kollona madheshtore,ne faqet e tij te brendeshme ,eshte i dekoruar nga skulptura te realizuara me nje terakote speciale, veper e skulptorit Alfredo Biagini, ndersa interieri i salles qendrore te sportelit ne forme rrethore,eshte i ndriēuar me nje drite indirekte qe buron nga nje kupole qe mbulon sallen,dhe qe ngrihet mbi tamburin te veshur me mozaik,te realizuar nga Giulio Rosso. E kesaj periudhe eshte edhe kisha katolike pergjate rruges se Kavajes.

Po ne vitin 1930,per shkak te zhvillimit ekonomik te qytetit, edhe si qender administrative, percaktohen kufijte e rinj te qytetit,pra zgjerimi i tyre sipas nje rrethi me qender ne sheshin « Sulejman Pasha » dhe me rreze 2,2 km,pra brendashkruan nje siperfaqe 12 km2.Duke qene se sipas regjistrimeve te popullsise se vitit 1930,ajo numeronte 30000 banore,dendesia e qytetit te zgjeruar do te ishte 2500 banore per 1 km2.Zgjerimi i kufijve do te behej per dhenien mundesi te rritjes se zones se banimit e gjelberimit ne pjesen lindore,dhe zhvillimin e industrise ne zonen perendimore.Ky rreth kalon ne tete pika poligonale.Ky variant i percaktimit te kufijve nuk u realizua,dhe u zevendesua me nje variant te ri qe u hartua ne 1931 dhe qe ishte sipas nje vije te thyer qe brendashkruante nje siperfaqe prej 6 km2.

Per qendren e Tiranes u hartuan disa variante projektesh,te cilat pavaresisht nga ndryshimet dhe transformimet qe pesuan me vone deri ne realizimin e saj,kishin si bosht aksin e bulevardit,te njejtin konceptim kompozicional dhe pozicionoheshin ne qendren e qytetit,ne perendim te pazarit,ku kryqezoheshin te gjitha rruget radiale te qytetit dhe qe ne ate kohe ishte nje hapesire e zbrazet.

Varianti i pare me i hershem hartuar mbas planit rregullues te 1923,ishte ai i krijimit te tre shesheve,ku sheshi kryesor dhe me i madh do te ishte ai I godinave administrative,qe do te zinte nje siperfaqe prej 2 ha me nje forme si sector rrethi,me harkun te tendosur drejt jugut.Ne kete shesh do te ndertoheshin godina me volum te madh,te zgjidhura me stilin klasik qe mbahej ne kembe akoma nga shkolla e arkitektures italiane ne fillim te shekullit XX,e theksuar me frontone,portike dhe kollonada. Sheshi I dyte I vendosur ne jug te te parit,ishte shume me I vogel dhe kishte nje forme drejtekendore dhe perfshihej brenda nje strukture gjeometrike godinash,rrotulluar 45° ndaj aksit te bulevardit.

Ndersa sheshi i trete zinte tere siperfaqen e sheshit te dikurshem « Skenderbeg » ,kishte forme te pacaktuar dhe rrethohej nga ndertime ekzistuese.

Varianti i dyte dhe me i spikaturi ishte ai i Arkitekt Brazinit qe e hartoi qendren e qytetit sipas nje rrethi,te ngjashem me sheshin e « San Pietros » ne Rome,ku godinat e ministrive do te vendiseshin sipas perimetrit te ketij rrethi.Godina te tjera me karakter administrativ dhe social do te ndertoheshin pergjate bulevardit,me fasada paralele me rrugen dhe ne mbyllje te bulevardit ne jug do te ndertohej pallati presidencial.

Si varianti i pare dhe ai i dyte nuk u miratuan per shkak te nje skeme kompozicionale te papershtateshme te variantit te pare dhe per shkak te mosperfshirjes ne to, te objekteve historike si xhamia dhe kulla e sahatit.

Varianti i trete,i cili u mbeshtet ne zgjidhjen kompozicionale te variantit te dyte,u projektua vetem nje shesh me siperfaqe rreth 2 ha me forme gjatesore ne drejtim te bulevardit,ku anet e ngushta mbylleshin ne forme gjysem rrethi.Sheshi rrethohet nga te gjitha anet me 8 objekte,te vendosura ne menyre simetrike.

Ky variant u miratua jo vetem se perbente nje zgjidhje kompozicionale me te thjeshte dhe harmonike,por edhe se perfshinte ne te dhe xhamine e Ethem Beut dhe kullen e sahatit.

Varianti i katert Po ne vitin 1931, arkitekti fjorentin Florestano De Fausto realizoi tentativen e fundit per sistemimin e qendres se qytetit, tentative e cila rezultoi kete rradhe e suksesshme dhe u realizua pothuajse teresisht ne saj te ambicieve te Mbretit Zog per t’a bere Tiranen nje qytet modern europian. Sipas ketij plani, u ndertua kompleksi i 6-te ministrive, Bashkia e Tiranes, Banka Kombetare, lulishtja e ketij kompleksi qendror, sheshi qendror me shatervanin si dhe ajo qe sot njihet si “Parku Rinia”.


Struktura dhe Stili Arkitektonik i Sheshit Te Ministrive

Arkitekti De Fausto e perpunoi dhe plotesoi variantin e trete me nje lulishte ne mes te kater godinave te ministrive dhe te nje shatervani ne forme rrethore ne mes te 2 godinave tashme te tjera ne pjesen veriore te sheshit(Ne variantin e trete pjesa veriore kishte 4 objekte). Per shkak se sheshi kishte permasa lineare shume te medha dhe godinat rreth tyre nuk ishin shume te larta,ato u shtuan me nje ose dy kat dhe lulishtja ne mes u thellua 1,5m per te rritur me ane te nje efekti joreal lartesine e tyre Ne fakt projekti arkitektoniko-urbanistik i qendres se qytetit u mundua te evidentoje imazhin e ri te Tiranes duke shmangur ne maksimum shkaterrimin e ndertimeve ekzistuese si: pazari i vjeter, dyqanet, xhamite, kullen e sahatit etj. Objektet e ndertuara kishin nje kualitet te mire arkitekturor dhe nje tendence te fuqishme per t’u imponuar, qe tregonin potencen e shtetit te Mbretit Zog.

Kompleksi i Ministrive eshte realizuar nga pikepamja arkitektonike sipas nje stili te paster te rilindjes italiane.Konstruksioni I tyre eshte I perzier;si beton I armuar ashtu dhe konstruksion tulle.Perdorimi ne fasade i kornizave te renda ne ndarjet e kateve,i kornizave zbukuruese te dritareve,i ornamenteve dhe skulpturave te vogla,si dhe i portave hyrese madheshtore tregojne dhe nje here pompozitetin e stilit neo-klasik dhe fuqine e nje shteti te ri qe konsolidohej ēdo dite.

.Te ngritura mjaft nga toka,me veshje tulle dhe suva granili,realizuar sipas raporteve mjaft te arrira dhe harmonike te formes se jashtme,dhe te zbukuruara me elemente arkitektonike sipas stilit neoklasik,padyshim ato perbenin kompleksin me bashkekohor dhe imponues te kryeqytetit.

Autore

BESNIK ALIAJ
KEIDA LULO