Si te ndertojme jeten?

Desha ta postoja edhe ketu kete nese me lejohet
Jeta, nuk kisha deshire qe te hyja nga ana filozofike e ta shpjegoja se c'eshte ajo por thjesht desha ti jepja kurajo vetes time, te gjithe anetareve te forumit dhe te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen se ne kemi mundesi ta nderrojme ate. Ne jemi ata te cilet kemi mundesi tia japim drejtimin asaj. Edhe perse ne kete teme per te dhene shembuj do te perdor drejtime te ndryshme qofte politike, shoqerore, fetare apo jo fetare(laike) me shume do te perqendrohem nga ana fetare kryesish feja Islame. Perse kjo, kjo per dy arsye: e para ne menyre qe ta njohin njerezit se kush eshte feja Islame ne pergjithesi dhe e dyta ne menyre qe ta shohim se si Islami e ka zgjidhur kete problem . A e ka pare si nje terrorisem te gjalle? Apo e ka pare ne nje rruge tjeter (paqe). Gjithashtu desha te them se kjo teme eshte per te gjithe pjestaret e forumit qofshin ato ndjekes te fese apo jo musliman apo katolik e rendesishme eshte qe ne fund te fundit te gjithe te dalim ne dicka e ti sherbejme ketij vendi. Gjithashtu do te kisha deshire qe te gjithe te mernim pjese e te diskutonim kuptohet pa ofenduar njeri tjetrin se ne fund te fundit cdo njeri ka mendimin e vet dhe kjo eshte e drejta e tij.
Le te kthehemi perseri ne origjine pra tek jeta dhe le te jap disa shembuj. Shembulli I pare eshte Gjermania ku pas luftes se dyte boterore ishte nje vend I derrmuar e I shkaterruar. Shume nga burrat e saj ishin burgosur. Pra nje jete jo normale! Lind pyetja si ndryshoi ky vend nga nje vend I shkaterruar ne nje vend qe sot kur thuhet per nje mall qe eshte marke gjermane nuk e vejme fare ne dyshim se kjo eshte nder mallet me te mira dhe origjinale? Pra ky vend qe sot fjala e tij peshon rende, ndryshimin e pare e kane patur nga grate se sic thame burrat ishin te burgosur. Motoja e tyre ishte qe nuk ka gje qe s'behet ne jemi ne gjendje te bejme gjithcka. Dhe te gjithe e kemi pare se si njerezit vitet e para te ringritjes dhe ndertimit te gjermanise punonin pa leke edhe buke hanin me rracion ku radha e tyre ishte kush e di se sa e gjate. E ku jane sot ata njerez?
As deri tek grate nuk mundemi te jemi?(ju drejtohem femrave dhe meshkujve)

Le te marim shembull Japonine ku pas luftes edhe ajo si gjermania ishte e shkaterruar. Po kush eshte sot Japonia? Mall Japonez nder mallrat me te mira? Saqe sot japonezet dalin ne protesta qe dita e shtune te mos jete pushim. Ndersa ne shqiptaret o burra ku ta marim qe te jete pushim qofte ne shkolle, pune apo vend tjeter.
As deri tek Japoneset nuk jemi?

Le te shikojme fene Islame se si e ndryshoi boten arabe brenda 25 vjetesh. Arabet dihet se ishin populli me I humbur e injorant te pa edukuar vriteshin per dicka shume te vogel besonin ne idhuj. Erdhi feja Islame dhe I ktheu nga ajo gjendje ne njerez te dijes saqe prijesit europjane dergonin femijet e tyre te vendet Islame per ti shkolluar. Nga njerez te varfer ne njerez te pasur saqe kur mbledhnin zekatin (pasurine e detyrueshme qe duhet ta jape cdo musliman) nuk gjenin te varfer qe tia jepnin. Jo vetem kaq por nuk gjenin as beqar qe tia mbulonin shpenzimet e marteses. Sa qe prijesi I muslimaneve tha: "Mbjellni grure edhe neper male ne menyre qe te mos thone zogjte se ne kohen e Omer ibn Abdu el-Aziz nuk ka patur ushqim". Ishin njerez me moral te ulet feja Islame I lartesoi ne njerezit me te edukuar.
Atehere a nuk ka ardhur koha qe te zgjohemi?
Tani cila nga shembujt me siper eshte me e mira? Nuk e di se cmund te thoni ju por per mendimin tim opsioni me I mire eshte feja Islame per arsye se ajo I ngriti lart njerezit nga te gjitha anet, nga ana financiare, shoqerore, kulturore, morale etj. etj….

Tani sit e ndryshojme? Cilat jane ato pika qe ne duhet te perqendrohemi ne to ne menyre qe te ndodh ky ndryshim? Ato jane disa pika ku do te mundohem qe ti paraqesi dhe shpresojm nga ju qe te jepni mendimin per to a jane te pershtatshme per te ndryshuar apo jo.
Tani po ju le juve te shtoni dicka apo te keshilloni ne dicka. Nderkohe qe une brenda pak ditesh nese do te me lejohet, do te paraqes temen e pare e cila titullohet: "Pozitiviteti".