LONDER

Zhvillimi i emigracionit ilegal nga martesat fallco për të marrë leje-qëndrimin dhe rrjeti i shfrytëzimit të punës së zezë nëpërmjet kinezëve. Janë këto dy temat e hetimeve të publikuara nga "Daily mail" dhe e përditshmja "The Guardian"
Hsiao-Hung Pai ka harxhuar 11 ditë duke u shtirur emigrant ilegal kinez në kërkim të një pune. Eksperienca e tij e treguar në formë ditari në edicionin e përditshëm të "The Guardian" jep provat e ekzistencës së një sistemi të konsoliduar në të cilin emigrantët ilegalë punojnë në kushte të vështira dhe vazhdimisht nën presionin e atyre që u japin punë. Pastaj i ishte paraqitur me një lejë fallco një kinezi resident në Britaninë e Madhe të quajtur Li, i cili u ofron punë dhe dokumente fallco emigrantëve ilegalë kundrejt një shume prej 280 euro. Ndërsa punëtorët paguheshin shumë pak për një punë të lodhshme Li fitonte rreth 850 euro në javë. Kinezët punonin pranë një fabrike ku përgatitej dhe paketohej mish, i cili shpërndahej nëpër supermarkete. Oraret e punës janë të gjata ndërsa pagat nuk janë përherë të sigurta. Për të protestuar është e pamundur pasi duke qenë ilegalë e kanë të pamundur t'u drejtohen autoriteteve shtetërore. Marrja e një leje qëndrimi duket se është e vetmja shpresë për emigrantët ilegalë që, pas kësaj të arrijnë të punojnë në kushte njerëzore.
Sipas një hetimi të "Daily mail" martesat fallco janë gjithnjë në rritje, numërohen rreth 17 mijë çifte në vit që martohen me qëllim që emigranti të përfitojë dokumentet. Funksionarët e gjendjeve civile nuk mund ta përballojnë më këtë situatë me gjithë apelet e bëra në Ministrinë e Brendshme. Çiftet vijnë nga anë të ndryshme dhe përbëjnë rreth 50 për qind të atyre që martohen. Ndonjëherë është aq e dukshme sa që nuk njihen me njëri-tjetrin dhe nuk flasin as të njëjtën gjuhë. "Kur e pyeta për emrin e burrit me të cilin po martohej, ajo m'u përgjigj: Prit një sekondë, duhet t'i shoh pasaportën", tregon një funksionar