Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 158
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Injoranti nga i zgjuari dallohet shume kollaj. Injoranti flet me vend e pavend, edhe kur di edhe kur nuk di. I zgjuari flet vetem per ato gjera qe di dhe jep mendim vetem atehere ka lexuar lajmin deri ne fund, ate lajm per te cilin behet fjale.

    Duke qene se ju e keni te veshtire te lexoni, por e keni shume te lehte komentoni per gjera qe nuk i njihni, une po ju ftoj ta lexoni edhe njehere artikullin dhe pastaj te beni nje koment ne vazhdim.

    Albo (i Squari),

    Albo i ke lexuar ndonjehere lajmet neper gazetat shqiptare ne internet? Babai i 4 femijeve u vetehelmua sepse skishte para per te festuar vitin e ri, nje e moshuar vdiq nga uria, hante prej 2 muajsh vetem laker, etj etj. 'Nuk te ben pershtapje varferia ne Shqiperi? Perse kjo kishe greke nuk i ndihmon keta njerez? Perse nuk hap fondacione me keto para?

    Kosova u dogj para 5 vjetesh, dhe pikerisht kisha greke qe kunder shqiptareve, i quante terroriste dhe beri cmoa per ti mbyllur kufijte qe mos te hynte asnje kosovar ne greqi. Perse nuk i ndihmonit dot ju keta njerez. Tani u dogjen disa kisha nga vete serbet me agjentet e tyre enveriste te UCK-se dhe o burra ti ndihmojme. A e di ti se strumbullarja e urrejtjes ndaj shqiptareve ne serbi dhe greqi eshte kisha orthodoxe?

    Juve ju jane zene syte!!! E keni humbur raportin me realitetin.
    Kurbeti eshte i veshtire, qe te mesohesh ne kurbet duhet me teper se 10 vjet, por disa e humbin nje here dhe se gjene me realitetin.

    Punoni per greqine patriote te ndershem, me hir ose me pahir, hiresite e tyre stasios e llatos atje ju cojne

    ju pershendes
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  2. #22
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Citim Postuar mė parė nga AsgjėSikurDielli
    Mirepo ndihma eshte ndihme: ajo pranohet, nuk refuzohet. Po njeriu pyet veten: pse jo ne Shqiperi diku nuk investohen ato pare, ku ka nevoje mese urgjente te investimeve e riparimeve, po ne nje territor tjeter, ku drejt te them, nuk kane ndonje pune as Kisha Ortodokse Shqiptare, e as ndonje Kishe apo institucion tjeter fetar, pos atyre te Kosoves apo atyre qe Kosova vete u kerkon ndihme.

    ASD,

    si me i mireinformuar qe je mbi investimet e arabeve, turqve apo myslimaneve ne pergjithesi ne Kosove ne vitet e pasluftes, me lejo te informohesh disi me mire dhe per investimet e KOASH brenda 28000km² shqiptar, ku rasti me i lehte eshte klinika e Kishes Orthodhokse Shqiptare ne Tirane prane medresese, ku nuk behen dallime ne obvservimin e pacienteve, qofshin te krishtere apo myslimane.

    Si spaska nevoje per ndihme ne Kosove?
    Pse duhet aty te ndihmojne vetem myslimanet sipas teje?
    Me c'kritere?
    Kjo lloj llogjike te con ne arsyetime se shqiptaret e krishtere apo institucionet e krishtera s'kane vend ne shumicen myslimane te Kosoves....

    gjepura!

    P.S.
    Sa per informacion po te rendis disa nga arritjet e KOASH ne keto vite:

    Vepra ndėrtuese

    Janė ndėrtuar 80 kisha tė reja dhe janė riparuar mbi 140 kisha. Njė vend tė veēantė ka zėnė kėtu ndihmesa pėr konservimin dhe restaurimin e 5 manastireve dhe 70 objekteve tė krishtera tė kultit, qė janė njėkohėsisht edhe monumente kulture, pėr tė cilat janė gjetur e pėrdorur nga Kisha mė shumė sė 3.5 milion dollarė.

    Edukimi

    Nė shtator tė vitit 1998 u hap nė Gjirokastėr Shkolla e Mesme Kishtare "Kryqi i Nderuar".

    Janė ngritur 12 kopshte, si nė Tiranė, Durrės, Kavajė, Korēė, Elbasan, Pogradec, Lushnje, Sarandė, Vlorė, Gjirokastėr, Shkodėr etj.

    U ėshtė dhėnė mbėshtetje teknike dhe materiale shkollave publike dhe janė restauruar nga Kisha jonė shumė shkolla e kopshte.
    Nė Tiranė u ngrit Instituti i Formimit Profesional "Frymė Dashurie" (6 degė) dhe shkolla fillore shqiptaro-amerikane "Protagonistėt.

    Nė Derviēan, Gjirokastėr, u ngrit njė degė e Institutit tė Formimit Profesional "Frymė Dashurie" (2 degė).

    Pėrkujdesja sociale

    Gjatė krizave tė ndryshme qė ka kaluar vendi, Kisha Orthodhoksė Autoqefale e Shqipėrisė ka siguruar dhe shpėrndarė mijėra ton ushqime, veshmbathje e ilaēe. Kisha ka pėrkrahur njė numėr tė madh programesh sociale, ku pėrfshihen projekte zhvillimi bujqėsor pėr zonat malore, ndėrtime rrugėsh; ndihma pėr shkollat, jetimoret, spitalet, institutet, pėr personat me handikap, azilet, tė burgosurit etj.

    Gjatė vitit 1999, Kisha Orthodhoksė Autoqefale e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me donatorė dhe organizma fetar ndėrkombėtare, organizoi njė program tė gjerė ndihmė, prej mė shumė sė 12 milion dollarėsh pėr refugjatėt kosovarė

    Nė Qendrėn Diagnostike "Ungjillėzimi", me 24 specialitete dhe laboratorė bashkėkohorė, ku punojnė disa nga mjekėt mė tė njohur tė vendit, vizitohen ēdo muaj mė shumė sė 6000 pacientė. Poliklinika funksionojnė nė Kavajė, Lushnjė, Korēė dhe Jergucat.

    Kisha – pjesė e orthodhoksisė botėrore

    Kisha jonė merr pjesė sot si e barabartė nė tė gjitha veprimtaritė e Kishave Orthodhoksė tė botės. Nė vitin 1999 nė vendin tonė erdhi pėr herė tė parė pėr vizitė njė Patrik Ekumenik ndėrsa vizita tė nivelit tė lartė janė bėrė pranė shumė kishave simotra.

    Kisha jonė ėshtė anėtare e Konferencės sė Kishave Evropiane dhe e Kėshillit Botėror tė Kishave, si dhe ėshtė e pranishme nė veprimtari tė ndryshme ekumenike.

    Kontributi pėr kulturėn

    Pėrveē restaurimeve, njė grup i posaēėm shkencėtarėsh po bėn katalogizimin dhe pėrshkrimin e monumenteve ekzistuese. Eshtė punuar e kontribuar qė tė rilindė tradita Orthodhoksė nė ikonografi, muzikė bizantine, gdhendje druri, si ikonostase etj.

    Janė botuar kaseta, videokaseta, janė hapur ekspozita e bėrė konferenca e simpoziume me traditėn e pasur Orthodhoksė tė vendit.

    Nga viti 2001 zhvillohet njė program ekologjik, qė pėrfshin projekte pėr trajtimin e mbeturinave tė disa qyteteve, ruajtjen e ekosistemeve, formimin profesional tė ekologjistėve tė rinj etj.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar mė parė nga Eni
    ASD,

    si me i mireinformuar qe je mbi investimet e arabeve, turqve apo myslimaneve ne pergjithesi ne Kosove ne vitet e pasluftes, me lejo te informohesh disi me mire dhe per investimet e KOASH brenda 28000km² shqiptar, ku rasti me i lehte eshte klinika e Kishes Orthodhokse Shqiptare ne Tirane prane medresese, ku nuk behen dallime ne obvservimin e pacienteve, qofshin te krishtere apo myslimane.

    Si spaska nevoje per ndihme ne Kosove?
    Pse duhet aty te ndihmojne vetem myslimanet sipas teje?
    Me c'kritere?
    Kjo lloj llogjike te con ne arsyetime se shqiptaret e krishtere apo institucionet e krishtera s'kane vend ne shumicen myslimane te Kosoves....

    gjepura!

    P.S.
    Eni,
    mendoj se problemi thelbėsor kėtu qėndron tek ajo qė nė krye tė kishės ortdodokse autoqefale tė Shqipėrisė ėshtė njė person qė nuk ėshtė shqiptar dhe qė nė kėtė kishė pėrdoret gjuha greke. Kjo ngjall njė ndjenjė dyshimi dhe mosbesimi tek shqiptarėt e besimeve tė tjera, prandaj ēdo veprim qė bėn kjo kishė shikohet me njė sy kritik. Aq mė tepėr qė orthodoksit shqiptarė me Fan Nolin etj. nė vitet 1920 arritėn qė ta bėjne tė pavarur kishėn e tyre me pėrpjekje dhe vėshtirėsi shumė tė mėdha, pikėrisht sepse nuk donte Greqia.
    Pėr fat tė mirė nuk e kemi kėtė problem pėr fenė myslimane drejtuesit e sė cilės janė shqiptarė.

    Eni mė lejo tė tė bėj njė pyetje: ēfarė mendon pėr qenien e njė personi qė nuk ėshtė shqiptar nė krye tė kishės autoqefale orthodokse tė Shqipėrisė dhe pėrdorimin e gjuhės greke aty?
    E drejta vonon, por nuk harron!

  4. #24
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Ti pyete per arabet, une te tregova per arabet + turqit. Mesa po shoh ne tekstin tim (e e lexova 4 here), nuk po te pyes per investimet e KOASH ne Shqiperi. Ajo eshte teme tjeter.

    Ti pyet,

    1. Si spaska nevoje per ndihme ne Kosove?

    - Nevoje per ndihme sigurisht ka. Po jo kur ajo ndihme vie nga nje vend qe nuk i ka punet hic me mire, e ndoshta edhe me keq, duke konsideruar se nuk merr ndihma te vazhdueshme nga organizata nderkombetare si BE, OKB, apo direkt nga SHBA. Me mire eshte te investohen ato pare diku ne Shqiperi: diku ku ka nevoje shume me shume se ne Kosove; duke e ditur se nevoja per riparimin e kishave serbe s'eshte as urgjente, e as pune e KOASH-it.

    2. Pse duhet aty te ndihmojne vetem myslimanet sipas teje?

    - Muslimanet mund te ndihmojne, sigurisht, mund te ndihmojne edhe te krishteret, edhe budistet, edhe hinduset, edhe paganet, e kushdo tjeter. Te krishteret ne fakt kane ndihmuar shume me shume: nje raport i BE thote se deri tani ne Kosove jane investuar 2 Miliarde Euro, nga 'komuniteti nderkombetar', e BE ka investuar rreth 70% te kesaj shume. BE eshte kryekeput lidhje vendesh te krishtera ne Evrope (katolike). Pastaj NATO, qe dha ndihmen me te madhe ne Kosove me 1999, perbehej prej 18 anetareve te Krishtere e 1 anetari musliman (Turqise). Ata (dhe te vetmit) qe nuk ndihmuan e qe ishin te obliguar te ndihmonin simbas statutit te NATO, jane greket, e fene e tyre besoj, nuk ka nevoje ta them. Dmth, ndihma e vendeve te krishtera jo qe eshte e mireseardhur, po eshte edhe me e madhja momentalisht, si rezultat i faktoreve ekonomike qe jane ne favor te tyre. E sa ke duam e pse duam ne (une + bashkekombasit e mij ne Kosove), eshte e ditur tanime: NE kerkuam NATO-ne, jo ligen arabe te bombardonte Kosoven, ne kerkojme dhe do ta presim, njohjen e pavaresise te Kosoves nga SHBA, e jo nga Xhordani, ne kerkojme ndihme me te madhe ekonomike e projekte nga BE e SHBA, e jo vetem nga arabet e vendet tjera muslimane, e keshtu me rradhe. Tani do ta kesh me te qarte besoj.

    3. Me c'kritere?

    - Asnje nga vendet perendimore-te krishtera nuk e pa te nevojes te jipte pare per rindertimin e kishave serbe: duke e ditur se ky perbente nje problem intern te Kosoves, problem qe do te kerkonte bashkepunim institucional dhe shoqeror mes klerikeve dhe pjeses civile te shoqerise, e duke e ditur se, ishte nje rast i mire qe, te ndergjegjesohej popullsia me shume per nevojen e nje dialogu te shumices me pakicen, qofte ky mbi kishat e djegura qe do te rindertohen nga qeveria e atij vendi, nje pjese e shoqerise te se cilit beri keto vepra - rast ky qe do te shenonte nje kthese ne marredheniet e shumices me pakicen, dhe garancionet qe do t'u jipeshin atyre per mbrojtjen e prones dhe te drejtave te tyre njerezore. Mbi kete kriter, kjo ceshtje eshte ceshtje e brendshme, qe do te, dhe duhet te, zgjidhet nga vete populli e qeveria e Kosoves, me fonde vetanake.

    4. Kjo lloj llogjike te con ne arsyetime se shqiptaret e krishtere apo institucionet e krishtera s'kane vend ne shumicen myslimane te Kosoves....

    - Ndoshta komplekset e tua prej minoriteti fetar, qe cohet ne "mbrojtje" te krishterimit (ortodoksise, me sakte) - (kur ai nuk sulmohet assesi!) te lejojne te mendosh per lloj-lloj skemash e vendesh e c'vendesh te krishtereve ne Kosove... po ato nuk te lejojne te futesh hunden ne pune te shumices muslimane dhe pakices krishtere ne Kosove, per te vetmen arsye se: nuk di asgje per rrethanat sociale-fetare atje, dhe me e rendesishmja, nisesh nga pozita e te "krishteres se viktimizuar", nga ana e shumices muslimane, ne nje ambient ku: as je qytetare e Kosoves, as nuk je demtuar/prekur/perfituar direkt apo indirekt nga ngjarjet ne Kosove, apo kur nuk i takon as muslimaneve te Kosoves, e as ortodokseve serbe te Kosoves. Besoj se i takon atyre dy komuniteteve atje te bisedojne e t'i zgjidhin problemet e tyre, e as ty, as KOASH, as kishes Anglikane, as asaj te Vatikanit, as ndonje Myftiu jashte territorit te Kosoves, ndonje hoxhe arab, kleriku indian, apo Ministrit te Feve ne Turqi.



    Citim Postuar mė parė nga Eni
    ASD,

    si me i mireinformuar qe je mbi investimet e arabeve, turqve apo myslimaneve ne pergjithesi ne Kosove ne vitet e pasluftes, me lejo te informohesh disi me mire dhe per investimet e KOASH brenda 28000km² shqiptar, ku rasti me i lehte eshte klinika e Kishes Orthodhokse Shqiptare ne Tirane prane medresese, ku nuk behen dallime ne obvservimin e pacienteve, qofshin te krishtere apo myslimane.

    Si spaska nevoje per ndihme ne Kosove?
    Pse duhet aty te ndihmojne vetem myslimanet sipas teje?
    Me c'kritere?
    Kjo lloj llogjike te con ne arsyetime se shqiptaret e krishtere apo institucionet e krishtera s'kane vend ne shumicen myslimane te Kosoves....

    gjepura!

    P.S.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AsgjėSikurDielli : 30-03-2004 mė 18:21

  5. #25
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Citim Postuar mė parė nga karaburuni
    Eni,
    mendoj se problemi thelbėsor kėtu qėndron tek ajo qė nė krye tė kishės ortdodokse autoqefale tė Shqipėrisė ėshtė njė person qė nuk ėshtė shqiptar dhe qė nė kėtė kishė pėrdoret gjuha greke. Kjo ngjall njė ndjenjė dyshimi dhe mosbesimi tek shqiptarėt e besimeve tė tjera, prandaj ēdo veprim qė bėn kjo kishė shikohet me njė sy kritik. Aq mė tepėr qė orthodoksit shqiptarė me Fan Nolin etj. nė vitet 1920 arritėn qė ta bėjne tė pavarur kishėn e tyre me pėrpjekje dhe vėshtirėsi shumė tė mėdha, pikėrisht sepse nuk donte Greqia.
    Pėr fat tė mirė nuk e kemi kėtė problem pėr fenė myslimane drejtuesit e sė cilės janė shqiptarė.

    Eni mė lejo tė tė bėj njė pyetje: ēfarė mendon pėr qenien e njė personi qė nuk ėshtė shqiptar nė krye tė kishės autoqefale orthodokse tė Shqipėrisė dhe pėrdorimin e gjuhės greke aty?
    Do doja te shtoje,
    Kush njeh pak nga Historia e Shqiperise duhet t'a quaj si fyerje kombetare dicka te tille. Ne e dime shume mire rolin negativ qe ka luajtur Kisha Greke, qe ne ate kohe kontrollonte dhe Patriarkanen, ndaj revolucionit shqiptar. E dime se si vdiq Naum Veqilharxhi njeriu qe beri fialorin e par shqip (e helmuan gjate takimin me Patriarkun grek ne Stamboll), por edhe shume patriota te tjere. Nuk po them se Xhamia luajti rol shembullor as se nuk ekzistonin prifterinj-ortodokse patriota, si vet F.Noli. Por jane ca gjera historike qe nuk mohoen, mbase ky ishte edhe shkaku qe F. Noli e beri Kishen tone Ortodokse te pavarur.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Exclamation

    Kryeplak,
    ne rradhe te pare doja te thoja qe je krejt gabim ne ato qe thua. Krimet ndaj patrioteve tane i kane bere prifterinjte greke dhe jo te krishteret e vertete, sepse ne ate kisha ka shume njerez te ndershem e patriote, qe kane mbajtur gjalle gjuhen shqipe. Po te kishte qene per xhamine ne tani do flisnim turqisht e jo shqip. Turqia quhej baba ne ate kohe dhe kur behej be, behej per turqine. Xhamia e ka treguar fytyren e vertete antishqiptare, duke nxitur injorante si Haxhi Qamili qe dogjen gjithe shqiperine e mesme, por qe moren denimin e merituar.

    Mos u mundio ketu te besh propagande islamike, por te gjykojme ashtu sic na takon. Eshte e vertete qe kisha orthodoxe greke ose serbe eshte ajo qe ne na urren me teper se kushdo si komb, qe ka vrare e helmuar e sot e kesaj dite eshte burimi i urrejtjes ndaj kombit tone. Por te them nje gje: Kjo kishe s'ka asgje me te qenit te krishtere!!!

    Aty ku urrehet i afermi nuk eshte Zoti. Shpresoj qe orthodoxet tane patriote te mendojne mire dhe te largojne prifterinjte kobezi greke nga kisha orthodoxe autoqefale shqiptare. Uroj qe orthodoxet tane te distancohen nga kjo kishe ogurzeze dhe djallezore.

    tung
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar mė parė nga Jesushaus

    Mos u mundio ketu te besh propagande islamike, por te gjykojme ashtu sic na takon.
    Kėtu ia ke fut kot plako.
    E lexova tre here shkrimin e kryeplakut, po nuk pashe ndonje propagande islamike.
    Nga ana tjeter eshte e vertete se myslimanet para rilindjes (edhe ca kohe me pas me Haxhi Qamilin) i jepnin shume rendesi fese myslimane, bile i thoshin edhe vetes "turq", por sido qe te jete eshte fakt se degjuan thirrjen e gjakut qe u rridhte ne deje dhe e bene ndarjen nga Turqia, iu bashkuan vellezerve te tyre te krishtere dhe e shpallen Shqiperine e pavarur. Abdyl Farsheri, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, etj. etj. ishin te besimit mysliman por i kthyen pushken Turqise dhe ne saj te tyre kemi kete Shqiperi sot.
    Kurse sot orthodoksit as qe ndihen fare edhe kur shikojne se Greqia ben perpjekje qe t'i asimiloje me ane te fese gjuhes etj. Une kete nuk e kuptoj. Si nuk u gjet nje orthodoks qe te ngrihet e t'u thote grekeve me ze te larte: une jam shqiptar i besimit orthodoks dhe jo grek! Po as nuk ndihen shikojne punen e tyre. Po neser kur Greqia te thote ashtu sic ka filluar qe "ne Shqiperine e jugut ka 800 000 orthodoks pra ka 800 000 greke" cfare do thone orthodoksit tane? Do thonė ashtu ėshtė? Shpresoj qė jo, por nuk e di....
    Ėshtė pėr tė ardhur keq se dikur orthodoksit kanė nxjerrė shumė shqiptarė patriotė dhe kanė treguar njė dashuri tė madhe pėr Shqipėrinė. A thua e kanė humbur besimin tek Shqipėria?
    E drejta vonon, por nuk harron!

  8. #28
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Janullatosi

    nuk mund te gjykohet nga nje ish musliman, mundesisht, komunist per 50 vjet ne familje, por qe se fundmi i takon nje grupimi modern sektarist protestant.


    I them keto, ju per ta personalizuar kete teme, por per tjua bere te qarte, sic ju kane quajtur (me te drejte ketu), se ju fshihni dashje padashje nje "xhahilitet" karshi ketyre ceshtjeve, per shkak te njohurise te manget qe keni, perderisa per fantazite tuaja nuk na dilni me asnje shembell historik, si edhe per mosformimet qe keni nga prejardhja kulturore-shoqerore (familjare).

    Po keshtu, as Islamiket nuk mund ta gjykojne, po te vije puna.


    Janullatosi, Kreu i Kishes Ortodokse ne Shqiperi, ka te drejten e tij qe te shprehe nje projekt plan ne nje vend te udhehequr zyrtarisht ne baza nderkombetare, me ane te te cilit te ndihmoje ne ripajtimin e paleve ne fjale.


    Mos haroni, se Janullatosi, edhe sikur te binte aq poshte sa ta shihte boten me syte e cilimijve, si kreu i nje institucioni ka te drejten e vet te shprehe porjekt planet e veta ne nje vend te drejtuar nga kaosi nga perbredna, por te drejtuar nderkombetarisht nga ana shteterore.


    Juve nuk ju pelqen kjo gje, nderkohe qe vete ortodokset e forumit, ne shumice, nuk po ankohen nga veprimtaria e Janullatosit, e qe nderkohe po ashtu jo ortodokset te tradites muslimane ne vend qe te merren me gjera serioze te problemeve te tyre te brendeshme ne shqiperi e neper bote, per te cilat ata as hapin goje fare, merren me autoqefaline e Greqine e fillim shek.20...!!!!


    ke mund te habise nje mentalitet i tille?


    shendet!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 31-03-2004 mė 22:00

  9. #29
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pėr juve Klod seminaristi e dijmė se kush je dhe ēfarė .... je, kėtė e ke treguar me mijėra herė deri tani bile ke qenė edhe i pėrjashtuar nga forumi.

    Jesushaus, mendoj se e tepruat pak nė kritikėn Kryeplakut sepse me tė vėrtetė nė atė shkrim as unė nuk shoh asgjė haxhiqamiliste. Edhe ai thotė se priftėrinjtė grek kanė vrarė patriotėt tanė ortodoks dhe jo se tė krishterėt i kanė vrarė ata.
    Sa pėr punėn e Haxhi Qamilit, sot nuk ka shqiptar qė i jep ndonjė vlerėsim tė mirė atij dhe bile edhe tė gjithė ata musliman shqiptar e shajnė atė pėr veprat e kryera antikombėtare njėlloj sikur tė krishterėt shqiptar, prandaj mendoj se nuk ka pse tė pėrmendet. Mendoj se ai duhet tė harrohet nga tė gjithė sepse nuk ia vlen tė diskutojmė pėr tė e hiē mė pak tė nxirren paralele tė reja kur ato nuk qėndrojnė.

    Lajmi mė i ri nė lidhje me Janullatosin dhe largimin e tij.

    Sot Xhefrit nė Elbasan, komuniteti ortodoks shqiptar i atjeshit i ka kėrkuar ndihmė nė heqjen e menjėhershme tė Janullatosit. Me sa di unė prift atje ėshtė at Nikolla Marku. Shpresojmė, besojmė dhe urojmė qė ortodoksat shqiptar tė mbledhin mendjen dhe tė ecin hapave tė at Nikolla Markut dhe Nolit tonė tė madh dhe ta largojnė atė sa mė shpejt qė ėshtė e mundur.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Exclamation

    llacifac dhe bujk i mire
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-03-2004
    Vendndodhja
    paris ,te lagjia e arabeve
    Postime
    21
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Janullatosi, Kreu i Kishes Ortodokse ne Shqiperi,
    Jam kurioze: Kreu i Kishės Ortodokse ne Shqipėri apo Kreu i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare?

    Faleminderit.

  12. #32
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist


    Janullatosi, Kreu i Kishes Ortodokse ne Shqiperi, ka te drejten e tij qe te shprehe nje projekt plan ne nje vend te udhehequr zyrtarisht ne baza nderkombetare, me ane te te cilit te ndihmoje ne ripajtimin e paleve ne fjale.

    Janullatos, nuk ka ASNJE te drejte te shprehe projekt ne nje vend te udhehequr nga OKB, dhe nen protektorat te OKB. Kjo eshte keshtu sepse: Nuk eshte Janullatos as Sekretar i OKB e as Perfaqesuesi i Pergjithshem i Sekretarit te OKB-se ne Kosove, gjegjesisht, Harri Holkeri. Nuk eshte as i zgjedhur me vota te lira ne Kosove, dmth, nuk i takon as institucioneve vendore, e as nuk eshte as anetar, e as udheheqes i ndonje institucioni fetar ne ate territor. Keshtuqe, i HIQET e drejta per te shprehur projekte ne ate territor. Mund te pyeseOKB-ne, dmth, Perfaqesuesin e saj ne Kosove, ose Institucionet vendore per LEJE, per te realizuar nje projekt plan, pastaj duhet t'i njoftoje Institucionet per deshiren e tij per te realizuar nje projekt te tij, e ne varesi te pranimit/refuzimit te shprehur nga Institucionit, apo marrjes/refuzimit te lejes, te shpreh/realizoje, apo te heq dore/mosrealizoje ate projekt. Nuk eshte e drejte e tij, po eshte e drejte e udheheqjes se atij territori ti LEJOJE apo mos ti LEJOJE te realizoje nje gje te tille.


    Po keshtu, as Islamiket nuk mund ta gjykojne, po te vije puna.
    95% e atij territori jane muslimane, Kryetari + Kryeministri + Kryetari i Kuvendit jane muslimane, rreth 100 nga 120 deputete ne Kuvend jane muslimane, prandaj ti nuk mund te gjykosh te drejten e muslimaneve te atij territori per t'e gjykuar kete deshire, se ata e gjykojne, qe edhe habitesh ti bile se si po e gjykojne.

    Mos haroni, se Janullatosi, edhe sikur te binte aq poshte sa ta shihte boten me syte e cilimijve, si kreu i nje institucioni ka te drejten e vet te shprehe porjekt planet e veta ne nje vend te drejtuar nga kaosi nga perbredna, por te drejtuar nderkombetarisht nga ana shteterore.

    Per te drejten, folem me lart. Ate kaos, jo pa qellim, e shkaktuan ortodokset e "anes tjeter". Vellezerit e Janullatosit me nje fjale. Aleatet e shtetit te tij. Kasapet e Ballkanit. Servilet e stepave te Rusise. Vrasesit e femijeve dhe grave. Gjakpiresit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AsgjėSikurDielli : 01-04-2004 mė 18:18

  13. #33
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Jesushaus nuk e di nėse mua mė quajtėt llacifac por nuk e di arsyen pse, nėse e kishit me mua sepse nuk e di se ēfarė kishte llacifaciste nė shkrimet e mia. Por edhe nėse mė ke quajtur kėshtu nuk e marr ofendim kur tekefundit e di qė edhe Naum Veqilharxhit (njė nga patriotėt mė tė mėdhenj shqiptar) i kanė thėnė kėshtu, edhe pse nuk jam i tillė. Llacifacėt janė poaq shqiptar sa shqiptarėt tjerė.
    Pėr bujk, nuk kam punuar kurrė nė bujqėsi por s'ka gjė.
    Pėr dy shkrimet e mėsipėrme mendoj se nuk ia vlen qė tė polemizohet me Klod seminaristin sepse e dijmė kush .... ėshtė ai.
    Sa pėr tė mos lejuar keqkuptime, ortodoksat shqiptar tė tipit tė Nolit tė madh mund tė bėjnė ēfarėdo projekti nė Kosovė por Janullatos atje pėr ēfarėdo projekti e ka njė refuzim ende pa e paraqitur atė nga shqiptarėt e atjeshit. Kėshtu qė as tė mos tentoj pėr ndonjė gjė tė tillė.
    Pėr punėn e feve nė Kosovė, sė pari kryetari nuk ėshtė musliman nė Kosovė e pastaj edhe pėrqindja e feve nuk ėshtė e saktė ajo qė jep shkrimi i mėsipėrm.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  14. #34
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Kryetar - Ibrahim Rugova

    Perqindja - Po flitet per shqiptaret. Nese i numeron shkijet, normal qe nuk eshte 95%. 92% po, e kjo, mjafton e tepron bile!

  15. #35
    SiLeNt_PlAyEr Maska e Lefter
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    kendej pari...
    Postime
    87
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Pajtohem plotėsisht me juve Pellazgu. Nė Kosovė ėshtė bėrė njė komunitet sado i vogėl ortodoksash shqiptar por edhe nėse do tė vendoste ndonjė gjė KOASH nuk ka vlerė dhe respekt tek shqiptarėt atje pėrderisa vet KOASH ėshtė nė duar tė njė joshqiptari. Tekefundit shqiptarėt i rindėrtojnė vet ato Kisha por tashmė shqiptare ashtu siē edhe kanė qenė.
    Po mire bre ORTODOKS Shqiptar ne KOSOVE?!Nese mund ti numrojm as nuk jan sa gishtat e dy duarve,po neise.
    Une per veti i falenderohna per ndihmen e dhen tash e shum vjet,por ju kisha propozuar me mire nje qender rinore te ndertohet,e femija te mesohen shkoll e shkence,sesa per muhabete fetare kena boll(dua te them qenuk e kena shpirtin e zbrazet).
    Se nese ja nis ortodoksizmi edhe tek shqiptaret atehere kena,shum me shum gjasate bashkohemi me GREQI e SERBI ,sesa bashkimin e shumpritur me MEMEDHEUN,ju pershendes.
    because i love u!!!!
    and maybe i need u!!
    but of course i miss u
    and i don't even know you!!!

  16. #36
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ibrahim nuk ėshtė emėr musliman por emėr arab dhe pėr mė saktė ėshtė forma arabe e emrit hebre Abraham. Unė kam takuar arab tė krishterė me emėr Ibrahim.
    Edhe po tė ishte emri i tillė, ai nuk pėrcakton doemos bindjet fetare tė njeriut qė mban atė emėr.
    Nė Kosovė ėshtė fakt qė shumica shqiptare kanė qenė musliman por qė kėto vitet e fundit kanė ndodhur ndryshime tė mėdha dhe ende nuk kemi statistika zyrtare. Pra, statistikat e para njėqind viteve nuk vlejnė sepse nuk pasqyrojnė kėto ndryshime qė kanė ndodhur, nuk pasqyrojnė realitetin e sotėm atje.

    Hitt Online
    Ne e kemi edhe kėtė fe, dhe krejt ēfarė duhet tė bėjmė ėshtė ta ruajmė kėtė fe qė tė mos na uzurpoj greku e serbi.
    Edhe unė mendoj se ėshtė mė mirė qė t'i japim mė shumė rėndėsi ribashkimit dhe pėrparimit kombėtar se sa fesė.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Smile

    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Jesushaus nuk e di nėse mua mė quajtėt llacifac por nuk e di arsyen pse, nėse e kishit me mua sepse nuk e di se ēfarė kishte llacifaciste nė shkrimet e mia. Por edhe nėse mė ke quajtur kėshtu nuk e marr ofendim kur tekefundit e di qė edhe Naum Veqilharxhit (njė nga patriotėt mė tė mėdhenj shqiptar) i kanė thėnė kėshtu, edhe pse nuk jam i tillė. Llacifacėt janė poaq shqiptar sa shqiptarėt tjerė.
    Pėr bujk, nuk kam punuar kurrė nė bujqėsi por s'ka gjė.
    Pėr dy shkrimet e mėsipėrme mendoj se nuk ia vlen qė tė polemizohet me Klod seminaristin sepse e dijmė kush .... ėshtė ai.
    Sa pėr tė mos lejuar keqkuptime, ortodoksat shqiptar tė tipit tė Nolit tė madh mund tė bėjnė ēfarėdo projekti nė Kosovė por Janullatos atje pėr ēfarėdo projekti e ka njė refuzim ende pa e paraqitur atė nga shqiptarėt e atjeshit. Kėshtu qė as tė mos tentoj pėr ndonjė gjė tė tillė.
    Pėr punėn e feve nė Kosovė, sė pari kryetari nuk ėshtė musliman nė Kosovė e pastaj edhe pėrqindja e feve nuk ėshtė e saktė ajo qė jep shkrimi i mėsipėrm.

    C'ia fut kot o Dodon....

    qe momenti qe u rrembeva, sepse ky person ofendon me familje a cfare ti vije. mbare. Une s'kam asgje kunder orthodokseve shqiptare, por kunder grekeve qe po i fusin hundet kudo. Nese miqte tane orthodokse SHQIPTARE do te ngriheshin kunder stasit dhe llatosit ata s'do ta kishin te gjate.

    Ne Kosove kohet e fundit ka ndryshime te medha ne proporcionin e feve. Feja eshte dicka personale, se cili e di se ne cilin zot beson. Deri tani jane numeruar familjet, duke pare emrat ose mbiemrat, por gjerat kane ndryshuar.

    Dodon Zoti te kekofte dhe te drejtofte ne rrugen e drejte!!
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Smile

    Citim Postuar mė parė nga karaburuni
    Kėtu ia ke fut kot plako.
    E lexova tre here shkrimin e kryeplakut, po nuk pashe ndonje propagande islamike.
    Nga ana tjeter eshte e vertete se myslimanet para rilindjes (edhe ca kohe me pas me Haxhi Qamilin) i jepnin shume rendesi fese myslimane, bile i thoshin edhe vetes "turq", por sido qe te jete eshte fakt se degjuan thirrjen e gjakut qe u rridhte ne deje dhe e bene ndarjen nga Turqia, iu bashkuan vellezerve te tyre te krishtere dhe e shpallen Shqiperine e pavarur. Abdyl Farsheri, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, etj. etj. ishin te besimit mysliman por i kthyen pushken Turqise dhe ne saj te tyre kemi kete Shqiperi sot.
    Kurse sot orthodoksit as qe ndihen fare edhe kur shikojne se Greqia ben perpjekje qe t'i asimiloje me ane te fese gjuhes etj. Une kete nuk e kuptoj. Si nuk u gjet nje orthodoks qe te ngrihet e t'u thote grekeve me ze te larte: une jam shqiptar i besimit orthodoks dhe jo grek! Po as nuk ndihen shikojne punen e tyre. Po neser kur Greqia te thote ashtu sic ka filluar qe "ne Shqiperine e jugut ka 800 000 orthodoks pra ka 800 000 greke" cfare do thone orthodoksit tane? Do thonė ashtu ėshtė? Shpresoj qė jo, por nuk e di....
    Ėshtė pėr tė ardhur keq se dikur orthodoksit kanė nxjerrė shumė shqiptarė patriotė dhe kanė treguar njė dashuri tė madhe pėr Shqipėrinė. A thua e kanė humbur besimin tek Shqipėria?
    Karaburun,

    me fal por ky miku tha se xhamia ......, s'po i bie me gjate. Por harron se xhamia i mesonte se shkronjat dhe gjuha shqipe jane te shejtanit dhe qe eshte keq ta mesosh. Mos te hyme ne hollesi, dua te them se ka pasur edhe hoxha patriote ashtu sic ka pasur orthodokse patriote dhe vetem katolike patriote.
    Qe ta tregojne veten shqiptare keta 800000 orthodokse, le te heqin llatosat dhe anastasiosat

    Zoti te bekofte!!
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  19. #39
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kjo eshte qesharake ai dhuron leke... keta bertasin pse na i dhe... hajde hajde ku kena mberrit... TEK URREJTJA FETARE...

    shifni origjinat e kombit tone e lerini perqindjet e induktuara nga Turku... shifni origjinat e kombit tone, ne mos per tju rrikthyer atyre.... te pakten , TE PAKTEN te na sherbejne si shembull per tolerance ndaj te tjereve.

    Nuk e marr vesh pse gjith ky hall i madh per keto leke te dhuruara.
    EDHE PUSHTUESI AMERIKAN I POSHTER ESHTE KRISHTERE E ĒIFUT(GJITHMONE SIPAS DISAVE KETU).. MOS TJA KISHIT MARRE NDIHMEN AS ATIJ PSE JA MORRET ? PO ITALISE me 98 % katolik pse ja morret ? e keshtu me rradhe.

    Cdo te mire
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 03-04-2004 mė 14:56
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  20. #40
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Cyclotomic
    Ndihma ėshtė e mirė dhe njė gjė qė vlerėsohet. Por, po ta lexosh me vėmendje sheh se kjo ndihmė ėshtė edhe pėr serbėt, gjė tė cilėn disa kėtu e panė si tė paarsyeshme. Pastaj, vet qėnia e njė greku nė krye tė KOASH-it i jep njė lloj dyshimi shqiptarėve nė ēfarėdo qė bėn kjo kishė. Prandaj, edhe reagimet e gjithė kėtyre u bėnė bazuar nė kėto. Pra, nuk ka asgjė nga urrejtjet fetare siē e keqkuptuat ju.
    Megjithatė ndihma ėshtė e mirė dhe duhet vlerėsuar. Pastaj, ėshtė edhe ana tjetėr qė ėshtė shumė pozitive si ndihma e ortodoksave shqiptare atyre serb nė riparimin e dėmit tė objekteve fetare, qė mendoj se ėshtė shumė pozitive sidomos nė sytė e opinionit ndėrkombėtar.
    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fenomeni ''At'' Nikolla Marku
    Nga Fenomeni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 424
    Postimi i Fundit: 07-04-2012, 09:35
  2. Ēėshtja e varrezave greke nė Shqipėri
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 28-06-2011, 10:08
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Kryepeshkopi Janullatos prononcohet per tolerancen fetare
    Nga Agim Bardhi nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 05:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •