Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    4700 Zyrtare, Fshehin Pasurine

    KJ
    -------
    E Shtune, 27 Mars 2004


    4700 ZYRTARE, FSHEHIN PASURINE

    Eglantina Nasi

    Zyrtaret e larte te administrates publike shqiptare nuk denjojne te deklarojne pasurine e tyre. Kete e tregon raporti mjaft i ulet i dorezimit te modulareve perkates prane Inspektoriatit te Larte te Deklarimit te Pasurive. Sipas kryetares se ketij institucioni Fatmira Laskaj, deri tani jane dorezuar mbi 300 formulare nga ana e tyre. Te gjitha kane mberritur nga institucione si Presidenca, Kuvendi, Zyrat e Regjistrimit te Pasurive etj. Por mungojne relacionet nga ana e ministrive kryesore, madje edhe nga nje pjese e stafit te Kryeministrise. Duhet thene se ne krahasim me te, institucioni i Presidences ka qene me korrekt duke realizuar dorezimin e nje pjese te mire te formulareve perkates deri ne 30 te tille. Sipas te dhenave nga vete kryetarja Fatmira Laskaj, shifra e deritanishme e formulareve te dorezuar prane institucionit qe ajo drejton ka arritur prej 17 perqind te le te shpresosh pak se ky proces do jete i suksesshem deri ne fund, po te mendosh se edhe tre dite mbeten nga mbyllja e afatit perfundimtar te dorezimit te formulareve per deklarimin e pasurive nga zyrtaret e larte te administrates publike.

    Nga 5 mije zyrtare, vetem 300 deklarojne

    Sipas ligjit "Per deklarimin e pasurive te zyrtareve te larte" jane 5 mije te tille te detyruar per ta respektuar ate. Por duket se ndjeshmeria ndaj ketij ligji, megjithe rregullimin e tij te ri, ende nuk ka arritur ne masen e duhur. Nuk mund te imagjinohet qe nga 5 mije zyrtare, jane 4700 te tille qe fshehin deklarimet. Nuk dihet ende se kur do te realizohet dorezimi i plote i formulareve, po te mendosh se kjo fundjave nuk do te paraqese mundesi per dorezimin e tyre nga ana e institucioneve si dite pushimi. E gjithe periudha e ngarkuar mbetet ajo e dites se hene dhe te marte, gjate te cilave institucionet duhet te dorezojne me cdo kusht formularet e zyrtareve te tyre lidhur me deklarimin e pasurive. Ende nuk mund te parashikohet asgje, por nese nisemi nga fluksi i dorezimit te deritanishem te ketyre formulareve, nuk mund te shpresohet ne nje plotesim optimal te kuotes se dorezimeve. Sipas nje llogarie te thjeshte, duhet qe vetem per tre dite te dorezohet 15-fishi i sasise se formulareve te dorezuar deri tani nga institucionet kryesore te perfshira ne ligjin "Per deklarimin e Pasurive".

    Presidenca, me korrekte se Kryeministria

    Institucioni i Presidences eshte treguar me korrekt gjate procesit te mbushjes se formulareve per deklarimin e pasurise se zyrtareve te saj. Sipas te dhenave, para dy ditesh prane Inspektpriatit te Larte per Deklarimin e Pasurive jane dorezuar 21 formulare te mbushur nga punonjesit e Presidences. Nga ana tjeter, institucione te cilat i jane pergjigjur thirrjes se vazhdueshme te Inspektoriatit per Deklarimin e Pasurise ka qene edhe ministria e Arsimit dhe hkences me 37 dorezime formularesh, ajo e Mjedisit me 12 te tilla si dhe ministria e Rregullimit te Territorit me 21 dorezime nga ana e punonjesve te saj. Nderkaq, kontribut kane dhene edhe disa ministra duke dhene shembullin e tyre te mire me dorezimin e formulareve te deklarimit te pasurive. Behet fjale per ministrin e Shtetit Marko Bello, ate te Industrise dhe Energjetikes Viktor Doda, ministri i Arsimit dhe Shkences Luan Memushi, ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve Spartak Poci si dhe ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko. Nga ana tjeter, eshte institucioni i Kuvendit i cili paraqitet me vonese ne lidhje me dorezimet e formulareve. Sipas te dhenave prane Inspektoriatit te Larte te Deklarimit te Pasurive, dy dite me pare prane ketij institucioni ishin dorezuar vetem 41 formulare nga ana e zyrtareve te Kuvendit. Prej tyre numerohen 31 deputete. Duket se keta te fundit tregohen me teper neglizhente se te tjeret lidhur me deklarimin e pasurise per vete faktin se ne ligj nuk parashikohet ndonje mase e rende ndeshkimore ndaj tyre. Duke qene se jane te pajisur me imunitetin e deputetit, ata mendojne se nuk mund te cenohen nga akti i refuzimit te deklarimit te pasurive. Por ne ligjin e ri ne fakt parashikohet qe ne rast te mungeses se deklarimit prej tyre, do te kete ankesa te drejtuara nga kryetarja Laskaj ndaj kryetarit te Kuvendit Servet Pellumbi. Me pas, eshte ky i fundit, i cili do te marre masat ndeshkimore ndaj deputeteve te cilet nuk kane realizuar procesin e deklarimit te pasurive te tyre.

    Opozita, amendament te ri per refuzimet e deklarimeve

    Zbardhja e burimeve te pasurise se politikaneve, ishte nisma e re e opozites ne kuadrin e levizjes "Nano ik". Ajo eshte prezantuar para disa ditesh nga Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike Ridvan Bode. Per arritjen e ketij synimi, opozita ka menduar te coje ne parlament nje amendament te ri, i cili mendohet t'i bashkangjitet ligjit "Per Deklarimin e Pasurive te zyrtareve te larte". Ky amendament pritet te vendose para pergjegjesise penale cdo zyrtar, i cili jo vetem refuzon deklarimin e pasurise se tij, por dhe rastet kur fsheh burimin e vertete te saj. Behet e ditur se perpjekjet nga ana e opozites do te jene te pandalshme, deri ne miratimin e ketij ligji. Shkas per propozimin e ketij amendamenti, ishte deklarimi i kryetares se Inspektoriatit te Deklarimit te Pasurive Fatmira Laskaj, sipas se ciles refuzimi i ketij ligji nga ana e personave me imunitet, nuk mund t'i vinte ata para pergjegjesise penale. Ai fillimisht u propozua nga lideri demokrat Sali Berisha dhe nenkupton barazine e zyrtareve me qytetaret e thjeshte para ketij ligji.



    ----------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gaz tema


    ----
    Kryegardianėt e shtetit tė blerė nga mafia

    Bujar Ramaj

    Bomba tymuese e hedhur nga Kryetari i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, nė Parlamentin shqiptar, rezulton tė jetė vėrtet tymuese dhe pa asnjė efekt mbi: bizhdollanet, ēimkat, kėrpushet dhe gjithė parazitėt e kėtij shteti viktimė, qė ėshtė nėn ethet e temperaturės korruptive dhe kriminale prej shumė kohe.

    Habia mė e madhe qėndron nė faktin qė Prokurori i Pėrgjithshėm i Shqipėrisė i quan ato pa asnjė vlerė, megjithėse i janė shkaktuar njė shoqėrie qė jeton nė pragun e urisė masive tre miliardė dėm. Parlamenti diskuton pa asnjė rezultat, faji hidhet sa nė njė krah nė tjetrin, populli fle gjumė, fli, fli mos u shqetėso!

    Nė qoftė se do ta konsiderojmė shtetin si kalanė qė mbron interesat e gjithė shoqėrisė, kryegardianėt, tė cilėt ruajnė portat kryesore tė kėsaj kalaje janė: Shėrbimi sekret, Kontrolli i Lartė i Shtetit dhe Prokuroria. Kur njėra nga kėto porta nuk fuksionon si duhet, kalaja ka rėnė nė duart e tjetėr kujt, qė nė kėtė rast nė duart e Mafies.

    Ka disa vite rresht qė Kotrolli i Lartė i Shtetit, paraqet shpėrdorime marramendėse, qė shkojnė deri nė majat e kalasė shtetėrore, por masat ndėshkuese kanė qenė vetėm per cironjtė e vegjėl dhe asnjė peshkaqen. Ka vite qė drejtues tė lartė si: ish drejtorė tė Policisė, ish Kryeprokuror, ish Kryetar tė Shėrbimeve sekrete, ish ministra tė Brendshėm dhe ish Kryeministra largohen me pohimet: Na largoi Mafia! Ka kohė qė gjithė shoqėria civile, politikanėt, parlamenti, bile dhe vetė ata qė akuzohen si kryemafiozė, bėrtasin mafia, korrupsioni dhe krimi i organizuar po brejnė Shqipėrinė, por rezultati asgjė.

    Arsyet janė shumė por do tė pėrmendim vetėm tre: e para mundėsi ėshtė qė vetė Mafia ėshtė nė krye tė piramidės, gjė qė i kthen inefiēent ēdo mekanizėm mbrojtės tė shtetit kundėr kėsaj tė keqeje duke i pėrplasur njėri me tjetrin kryegardianėt e shtetit, sė dyti ose kryegardianėt e shtetit janė blerė nga Mafia dhe ata shkaktojnė vetėm njė zhurmė pa efekt, duke hedhur idenė se ne jemi vigjilentė dhe punojmė, sė treti ose gjithė administrata shtetėrore ėshtė korruptuar nė nivele tė larta ku asnjė ilaē, pėrveē rotacionit nuk e shėron dot mė. Unė mendoj se janė tė trija kėto arsye, prandaj dhe problemi bėhet tri herė mė i vėshtirė. Dikush mund tė thotė se kryekontrollorėt nuk dinė tė kontrollojnė ose janė tė korruptuar, atėherė kush duhet t'i kontrollojė kėta kryekontrollorė, pra problemi shkon drejt inifinitit. Shteti ka rregullat e tij, por rregullat mė tė forta ai duhet t'i ketė te zgjedhja e kryekontrollorėve dhe kryegardianėve; kur ai nuk bėn kėtė, ai e ka vrarė vetveten.

    Habia mė e madhe qėndron edhe tek pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė qė monitorojnė aktivitetin e kėtij shteti, tė cilėt, e pohojnė me tė madhe kėtė gjendje, por kur vjen puna te zgjidhja e kėtij problemi, ngurrojnė tė thonė se i vetmi shėrim ėshtė rotacioni, njė paragjykim i vjetėr i frenon, qė dhe vetė ata nuk dinė si ta shprehin ndryshe; vetėm me indiferentizėm, ose ndoshta u pėlqen servilizmi i tepruar i klasės qė drejton kėtė vend. Po ne si shoqėri, a duhet tė rrimė indiferentė, a do tė vazhdojmė ta mbajmė akoma si kular nė qafė kėtė mafie asfiksuese, apo duhet tė presim ēdo zgjidhje vetėm nga tė huajt.

    Rrėnqethem nga kėnga e njė tė marri nė Jug tė Shqipėrisė.

    "Njė bandė shtetarėsh, me thikė nė dorė,/

    Qaji moj Shqipėri e ulur, ulėri e gjorė!"



    ---------

  3. #3
    E kush eshte pergjgjes me i kontrolluar pasurine ketyre mo ?
    !!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ

    ------
    E Enjte, 08 Prill 2004


    LASKA: ZYRTARET I KANE DEKLARUAR PASURITE

    Pasurite e politikaneve dhe zyrtareve do te publikohen vetem pasi te jene shqyrtuar formalisht dokumentet perkatese. Keshtu deklaroi drejtoresha e Inspektoriatit te Deklarimit te Pasurive, Fatmira Laska, e cila e cilesoi si pozitiv faktin qe 90 per qind e punonjesve shteterore i kane deklaruar pasurite, gje qe tregon per ndergjegjesimin e zyrtareve. Laska shtoi se ndaj personave qe nuk jane shprehur te gatshem t'i deklarojne pasurite do te aplikohen gjobat, deri tek largimi nga detyra. Afati i perfundimit te deklarimit te pasurive ishte deri ne fund te muajit te kaluar dhe deri ne ate date, vetem 20 per qind e tyre i kishin deklaruar ato. Por duke cituar zonjen Laska, dorezimi i tyre ka vazhduar dhe dite me pas, ndersa publikimi i tyre do te behet pasi te jete bere verifikimi.



    ---------

    Pra Laraska e Ps -se do kontrolloje sorrat e korbat e Ps-se se mos kane vjedhur..

Tema tė Ngjashme

  1. Tė drejtat e shqiptarėve nė Maqedoni
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 10:32
  2. Si pozuan burrat e shtetit shqiptar?
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 09:28
  3. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •