Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230

    Cfare eshte mekati?

    Jeni te lutur te shpjegoni se cfare eshte mekati duke u bazuar ne besimin tuaj.

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Mekat eshte qe Zoti lejon gjithefare budallenjesh te bejne krime
    si psh.Hitlerin,millosheviqin,sadamin,Osamen,Bushin.. .................................................. .............
    Keto jane mekate e jo pse dikush leshon nje rrene apo vjedh nje
    peme.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Jam shume i interesuar te di pergjigjet e muslimaneve per kete ceshtje.

  4. #4
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Mekat eshte ai qe gjithkush e provon dhe me deshire te madhe. Njeriu qe kur lind mbart mekatin fillestar te trasheguar nga nena e njerezimit. Nuk ka njeri ne kete bote qe nuk ben mekat. Nga anet tona thone "Hiri pa hiri shtate here ne dite mekatnon me i miri" qe do te thote : dashur pa dashur edhe ai qe eshte me i mire ben mekat, minimumi shtate here ne dite.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Stamboll
    Postime
    115
    Kjo qe do shkruaj eshte me shume nje interpretim personal imi per mekatin qe mendoj se i pershtatet asaj qe Islami thote mbi te.

    Sa pari mekati eshte nje aplikimin i se keqes. Por ē'eshte e keqja? Per mua e keqja ashtu siē e kuptojme ne nuk ekziston. Perderisa ēdo gje e ka krijuar Zoti asgje s'mund te jete e keqe ne thelb. E keqja mendoj une eshte relative, ajo varet nga qellimet, rrethanat dhe pasojat. Ajo ekziston ne kete bote pasi kjo eshte nje bote e kufizimeve ku ne jemi te detyruar te veprojme sipas shume faktoreve kushtezues. Per shembull akti seksual eshte i njejte si para martese ashtu dhe brenda saj. Ne njerin rast eshte i lejueshem, ne tjetrin ndalohet rreptesisht dhe konsiderohet mekat i rende. Kjo per shkak te pasojave qe mund te kete adulteria dhe jo sepse akti seksual eshte diēka e keqe ne vetvete. Prandaj une mendoj se mekati eshte thjesht diēka e ndaluar per arsye te caktuara dhe sado i madh te jete mund te falet. Ne varesi te pasojave qe ai sjell konsiderohet i rende apo i lehte. Sipas kesaj del se njeriu mund te mekatoje vetem me vullnet te plote, vetem kur njeriu vepron me ndergjegje te plote eshte pergjegjes per veprimet e tij prandaj mua me duket e papranueshme lindja e njeriut si mekatar, venia e tij para pergjegjesise per diēka qe ai s'eshte ne dijeni.

    Kjo per sa i perket botes materiale dhe te kufizuar sepse ne thelb ekziston nje e keqe absolute qe eshte mohimi i Zotit qofte ne formen e paganizmit, qofte si ateizem. Besimi eshte thelbesor, shkaku i pare dhe qellimi i fundit, gjithēka, vete ekzistenca jone ne besimin tek Zoti permblidhet prandaj ketu edhe e keqja eshte thelbesore dhe e pafalshme.

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po Berat.., e drejte eshte, se nje nga pikat e paqarta ne Islam eshte mekati! Nuk has nje mesim te percaktuar drejte per kete ceshtje, por vetem tregohet se si mekatuan dhe kur kemi nje mekat tek njerezit! Edhe une jam kurioz te di mendimin e islamikeve ne kete ceshtje.

    Ne krishterim eshte treguar qarte se jeta me Zotin nuk ka per baza disa rregulla ligjore qe duhet ti zbatosh, dhe nqs i thyen duhet te pendohesh e te kthehesh, por me teper se kaq eshte nje bindje, prirje e brendeshme, nje natyre per tiu bindur Zotit dhe per te qendruar ne Te.

    Mekati nuk ka ekzistence, por eshte nje zgjedhje e lire e jo-te mires, dhe jashte te mires nuk mund te kete me miresi, sikurse jashte drites kemi vetem erresire!
    Mekati, si nje veprim dhe zgjedhje e lire, prek te gjithe natyren fiziko-shpirterore te njeriut, qe me fjale te tjera quhet natyra e rene, mekatare!
    Dhe rimekembja nga kjo natyre e rene eshte sherimi konkret i kesaj natyre, sic u premtua ne Eden, se nga gruaja, dmth nga vete njeriu do te vije Shpetimtari, dhe jo disa rregulla dhe ligje te mbyllura shpirterore, qe nuk bejne gje tjeter vecse diagnostikojne natyren e rene, por nuk mund ta sherojne!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    Mekati eshte dicka subjektive qe nuk existon. Por do te thoja qe ai qe perdori i pari fjalen mekat, ka mekatuar vete i pari.

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Ec e merre vesh ......

    Cfare thote ky me siper?

    PPSH., me fal psh..sa te shkojne ato tre yllat e KUQ mer aman!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Danieli
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    134

    Pershendetje!

    Klodi po me cudit, me te vertet e ke qe mekati eshte nja nga gjerat e paqarta te Islamit...?

    Mekati (e ndaluara, Harami) eshte ajo cfar e ka ndaluar Allahu ne Librin e Tij, dhe ajo cfar na i ka ndaluar i Derguari i Tij..."

    ...Cdo gje e mire eshte e lejuar, e cdo gje e keqe eshte e ndaluar, Mekat...

    Thote profeti:

    " Vertet e lejuara ( hallalli ) eshte e qarte, por edhe e ndaluara ( harami ) eshte e qarte. Ndermjet tyre jane gjerat e dyshimta, te cilat shume njerez nuk i dine. Kush mbrohet nga gjerat e dyshimta, e ka siguruar ne pikepamje te besimit dhe te nderit, ndersa kush bie ne gjerat e dyshimta, ka rene ne te ndaluaren, ngjashem sikurse bariu i cili e ruan kopene rreth vendit ( kullotes ) te ndaluar, ne cast kopeja mund t'i ike dhe te kullose ne te. Cdo sundues e ka vendin ( kulloten ) per te tjeret te ndaluar, kurse vendi i ndaluar i All-llahut jane ndalesat ( haramet ) e Tij. A nuk eshte ne trup nje organ, kurse ai eshte mire ( i shendoshe ) - i shendoshe eshte tere trupi, kur prishet, prishet tere trupi. E ajo eshte zemra!' "

    Ne Islam cdo njeri qe bene nje veper qofte e mere apo e keqe, ate e ka per veten e tij, pra askush nuk e mbane barren e tjeterit, bere mekat eshte per ty, bere nje vbeper te mire edhe kjo te takon ty...

    "... Askush nuk do tė bartė barrėn e tjetrit. ..." (6:164)


    "Kush nuk besoi, barrėn e mosbesimit tė vet e ka kundėr vetes, e kush bėri punė tė mirė, ata vetvetes i pėrgatitėn vendin (30:44)

    "...Ndėrkaq, nuk do ta bartė asnjė mėkatarė barrėn e tjetrit..." (39:7)
    Apo jo?

  10. #10
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Daniel..te lutem lexoje mire, se jam shprehur se nuk fliitet qarte perse erdhi mekati, pasojat qe sjell dhe jo se nuk flitet nuk kuptimin legalistik te tij!
    Pyetjet e mia do te ishin keto:
    1)A u krijua njeriu perfekt? Dmth me natyre pa prirje mekatare?
    2) Perse iu dha mundesia dy njerezve te pare qe te mekatonin?
    3)Perse u nxorr njeriu jashte Edenit pasi mekatoi?
    4)Perse e kuptoi lakuriqesine?
    5)Do te ndodhte vrasja midis dy vellezerve te pare nese Prinderit e tyre s'do te kishin mekatuar?
    6)Vdekja: Si Zoti e ka dhene vdekjen si prove? Vdekja eshte negative, gje qe s'mund te vije prej Zotit!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Pyetjeve te Klodit do t'i shtoja edhe kete:

    7) Cfare eshte gabimi? Eshte gabimi mekat? Perse po ose perse jo?

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138

    Re: Ec e merre vesh ......

    Postuar mė parė nga klod
    Cfare thote ky me siper?

    PPSH., me fal psh..sa te shkojne ato tre yllat e KUQ mer aman!
    Do t'i marresh borxh nje xhiro??? Mos dil nga tema se injoranca e ka vendin tek koshi, sic thame me pare. Me duket qe e ke patur mendjet tek yjet qe nuk e ke kuptuar se cfare kam shkruar. Po te perqendrohesh tek shkrimi im do ta kuptosh. lol

  13. #13
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Si yllat po ashtu edhe fjalet! E si ngjyra po ashtu edhe kuptimi!

    Scorpions fare!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Eddie
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    10
    Une do i isha bashkangjitur Breat96 dhe Klod me pyetje :

    8) Si te gjejme falje nga ai mekat qe e kemi bere ?
    9) Kujt ti drejtohemi ne per te kerkuar falje e mandej te jemi te sigurte se ai mekat qe ne e kemi bere na eshte falur?
    "Serenity prayer: God grant me the serenity to accept the things i can not change, the courage to change the things I can, and the wisdom to know the difference."

  15. #15
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    mekati

    sepse paga e mekatit eshte vdekja por dhurata e Perendise eshte Jeta e Perjeteshme ne Jezusin. Nese rrefejme mekatet tona(kujt?) AI eshte besnik edhe i drejte qe te na fali edhe te na pastroje nga ēdo paudhesi!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Do te doja me pak fjale ne fillim te shpjegonim kuptimin e fjales mekat. Per kete na ndihmon shume dhe kuptimi qe ka fjala mekat ne gjuhen greke. Ne gjuhen greke fjala Amaptia ose Astoqia ka kuptimin e te mos qelluarit ne shenje. Dhe madje ne greqine e lashte kur dikush, ne ushtar apo ne garat qe beheshin me hark thuhej: Astoqises=amartises=nuk qellove ne shenje.
    Pra mekat eshte te mos qellosh ne shenje, te dalesh prej vullnetit dhe deshires se Perendise. Pra shume thjesht ēdo gje qe eshte jashte vullnetit, deshires dhe parimeve qe Perendia ka vendosur eshte mekat....
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

Tema tė Ngjashme

  1. 1 Prilli, gėnjeshtra dhe mėkati i rrenės
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-03-2012, 11:00
  2. Dita kur Unė u kryqėzova
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 07:27
  3. Besimi Orthodhoks
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 02:00
  4. Lumi i zjarrtė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Mekati i trasheguar
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 18:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •