Urdheroni nje artikull ne lidhje me ngjarje aktuale ne Shqiperi dhe cfare do te vahzdoj te ndodhi aq sa lideret te jene “socialist” dmth. femijet e komunisteve:

DESHMORET, TE PERSEKUTUARIT DHE POLITIKA
nga: Fatos Lubonja
Gazeta Illyria, 23-25 mars, 2004

Para disa ditesh vdiq nje njeriu im I afert, pre atyre, te cileve, sipas zakonit, u skohet ne varrim dhe u hahet dreka e mortit. Kur erdhi momenti I mbajtjes se fjales se fundit mbi varr- nje moment I veshtire per shume familjare, -po prisja te shikoja se cili do te fliste. U habita kur pashe te dale aty, me leter, nje burre qe nuk ishte nga rrethi I te afermve te mi. Nuk mu desh shume per te kuptuar se kush ishte. Mjafton te degjoja frazat e para ku tregohej se si njeriu im qysh ne rini mori pjese ne Luften Nacionalclirimtare, pastaj kreu studimet e larta ne nje vend socialist dhe pastaj iu rradhiten punet, gjithmone me perkushtim dhe devotshmeri, ne ndertimin e vendit, per te kuptuar se personi ishte dikush I organizates se partise se lagjes apo ndonje nga ata te bllokut te lagjes.

Ajo qe me beri pershtypje ishte se fjala e tij kishte frymen tipike te asaj qe mund ta quash fryma “politikisht korrekt” e socialisteve te sotem persa I perket trajtimit te se kaluares komuniste. C’kuptoj me kete korrektese? Ajo ishte e ndertuar ne menyre te tille qe mund te ishte mbajtur fare mire edhe ne kohen e Hoxhes apo Alise, por kishte, megjithate, disa ndryshime te vogla per t’iu pergjigjur kohes kur jetojme. Nder keto ndryshime ajo qe bie me shume ne sy ne qendrimet socialiste ndaj ohes se Enverit eshte hipertrofizimi I Luftes Nac-Clirimtare si trashegimi e kesaj Partie, vleresimi per punen gjate kohes se socializmit, por jo me bujen e asaj kohe, heshtja per udheheqesin kryesor te partise dhe te shtetit shokun Enver si dhe nje heshtje edhe me e madhe: heshtja, apo harresa apo mbajtja distance ndaj tmerreve te asaj diktature dhe ndaj viktimave te saj. Pra edhe ne fjalimin e varrimit te njeriut tim nuk ndjehej fare, more po fare, fakti se pjesa me e madhe e te afermve qe merrnin pjese ne ate varrim ishin njerez te persekutuar nga regjimi komunist disa shume shpejt pas Luftes e te tjere qe nga vitet ’70. Jo se, Zot na ruaj, kerkoja qe atje te thuhej se I perkiste nje familjeje te persekutuar nga regjimi komunist, por thjesht qe fjala te mbahej ashtu qe te mos u kujtonte ketyre te persekutuarve gjuhen dhe ndjenjat e nje kohe qe atyre u krijon shoqerim idesh me diktaturen qe kane vuajtur.

Gjithsesi pashe pjesen komike te ketij incidenti dhe e mbylla duke ia treguar nje miku kete histori e duke I thene: keta jane forca e vertete organizative e PS, ata qe gdhihen qe ne mengjes e shkojne te votojne jo per ate qe ndodh sot ne Shqiperi, por per Luften Nac-Clirimtare qe ua mohoi Berisha duke bashkuar 28-ten me 29-en.

Mirepo mu kujtua kjo ngjarje kur pashe para disa ohesh ne nje televizion nje lajm qe tregonte per diferencen e jashtezakonshme ne trajtim midis te hollave qe parashikon shteti per trajtimin e familjeve te deshmoreve dhe atyre qe parashikon per te persekutuarit politike. Vazhdon te me kujtohet ky lajm sa here degjoj te flitet per kmpensimin e ish te perndjekurve; edhe kur pashe ne mitingun e djeshem te PD-se kryetarin e shoqates se te perndjekurve Allci te beje thirrje per shporrjen e Nanos.

Nga sa jam informuar lidhur me diferencen ne trajtim midis familjeve te deshmoreve dhe te perndjekurve me rezulton se per te persekutuarit politike shteti parashikon vetem nje shume minimale te hollash per te mbajtur institucionin e quajtur Instituti I te Perndjekurve, kurse per familjet e deshmoreve nepermjet Institutit te Sigurimeve Shoqerore parashikohet nje shume qe e kalon shume shume here shifren qe jepet per te perndjekurit.

Le te ndalemi pak e t’I bejme nje koment ketij fakti qe me duket se nuk eshte pa lidhje me ceremonine e varrimit te njeriut tim dhe jo vetem.

Me se pari le te them se lidhur me Luften Nac-Clirimtare, mendimi im eshte se kemi te bejme me nje moment te rendesishem ne hitorine e Shqiperise, per tu vleresuar, por edhe per tu rishikuar pertej idealizimit qe I eshte bere. Po ashtu, nuk mendoj qe shumica e atyre te rinjve qe I hyne asaj lufte, duke dhene edhe jeten, e bene kete per te realizuar nje projekt diabolik, antishqiptar e ku di une, sic trajtohet nga nje pjese duke patur parasysh ate qe ndodhi pesedhjete vjet pas asaj lufte, por me endrren per nje Shqiperi me te mire, me te drejte, me te perparuar.

Por, pas ketij vleresimi, dua te them se, sic ka ndodhur shpesh ne historine edhe te popujve te tjere me ngjarje te tilla revolucionare, kjo lufte u mitizua nga pushteti qe doli prej saj dhe, duke perdorur shume edhe mitin e saj, pasardhesit e kesaj lufte ndertuan nje nga diktaturat me te egra dhe me cnjerezore qe, ne raport me numrin e popullsise, krijoi numrin me e madh te viktimave pas Luftes se Dyte Boterore ne Evrope.

Temat qe mund te hape ky diskutim mund te jene te shumta, por dua te perqendrohem ne dy tre aspekte:

Padrejtesia e diferencimit

Kur flasim per ata qe dhane apo humben jeten gjate luftes Nac-Clirimtare kuptohet se vdekja e tyre eshte dicka qe nuk shperblehet me te holla, por me nerim dhe sipas mendimit tim nderimin e kane pasur mese te larte edhe, sikurse thashe, per shkak te mitizimit te asaj lufte. Kurse, kur vjen fjala lidhur me diferencen ne trajtim nga ana e shtetit te sotem ndaj familjeve te deshmoreve dhe te persekutuarve, ketu le te ndalemi nje cike. Me duket normale qe nje pjese e tyre, fill pas Luftes, te kene patur mbeshtetjen ekonomike te pushtetit edhe thjesht per faktin se mungesa e nje burri apo ellai peshonte asohere edhe ekonomikisht. Por ndihma ekonomike per sterniperit e tyre pas pesedhjete vjetesh tranzicion postkomunist eshte nje gje krejt tjeter. Po te shohim fatin e familjeve te deshmoreve do te konstatojme se:

E para, sikurse e dime, ata qe ishin familje deshmori kane gezuar nje status te vecante gjate gjithe periudhes komuniste; duke pasur mundesi me te mira shkollimi e punesimi etj. etj.

E dyta, pazgjidhshmerisht me te paren, shume nga ata jane bere njerez te rendesishem te diktatures. Le te kujtojme nje cike se ka pasur shume prej tyre qe kane punuar ne Sigurimin e Shtetit, neper Gjykata e Prokurori, dmth. atje ku ishte maja e shpates se diktatures se proletariatit pikerisht sepse ishin me te besuarit.

Se treti, per shkak te privilegjeve qe gezoi shumica e tyre pergjate pesedhjete vjeteve, hapja e Shqiperise I gjeti ata ne nje gjendje shume me te mire ekonomike dhe me mundesira shume me te medha sesa pjesen tjeter te popullsise dhe vecanerisht shume me te mira se sa viktimat e atij regjimi, te cilet ishin dergjur dhe vazhdonin te dergjeshin neper burgje dhe internime me dekada deri ne 1991. Dhe nese do te hyjme edhe nje cike me thelle do te shikojme, pastaj, se nuk eshte e tepert te thuhet se nje pjese te privilegjeve e te shperblimeve keta te privilegjuar te regjimit I kane pasur nga puna si skllever te ketyre viktimave.

Atehere shtrohet natyrshem pyetja: si ta komentojme vazhdimin e privilegjimit te tyre ne shifra te tilla pas 12 vjetesh tranizicion dhe “harresen” per krahun tjeter?

Politizimi abuziv i historise

Sipas mendimit tim pergjigja eshte e qarte: ne vazhdojme te politizojme historine dmth. te perdorim historine e djeshme per qellime te sotme politike. Eshte e vertete se historia, per nga vete natyra e saj, nuk mund te shkruhet ne menyre objektive. Se gjithmone do te kemi seleksion faktesh e interpretime te ndryshme varesisht nga vizionet tona, madje edhe nga emocionet qe ato na ngjallin. Por, nga leximi I historise ndryshe per shkak te vizioneve te ndryshme per boten apo emocioneve te ndrsyhme, tek politizimi abuziv I te shkuares me qellim klientelizmi politik, ka nje diference te madhe. Eshte jashte cdo dyshimi se ky kujdes I socialisteve per deshmoret lidhet me faktin se kategoria e familjareve te tyre si dhe ajo e veteraneve dhe familjareve te tyre perbejne nje kontigjent mbeshtetesish te Partise Socialiste, pasi shumica e tyre kane qene edhe antare te memes se kesaj partie.

Po te shohesh se cfare ka bere Partia Socialiste gjate ketyre viteve ne pushtet do te konstatosh se ndonese ajo krijoi nje Institut te perndjekurish dhe se plagen e persekutimit te tyre, me zgjuarsi, nuk e ngacmoi, ajo ne asnje cast nuk ka hequr nga vemendja faktin se, gjithsesi, keta njerez nuk ishin pjese e kontigjentit te votuesve te tyre dhe se, ne te kundert, kontigjenti I votuesve te tyre bente pjese ne kategorine e persekutoreve te tyre.

Pa asnje medyshje do te thoja se ky qendriim reflektonte edhe faktin se PD-ja dhe ne pergjithesi partite qe e quajne veten te djathta, me te njejten metode politizimi abuziv te se shkuares dhe lientelizmi politik kane tentuar ta monopolizojne si kontigjentin e tyre kategorine e te persekutuarve politike. Nuk mund te mohohet gjithashtu se vete kjo kategori ne pjesen me te madhe te saj e ka te veshtire te votoje per socialistet ndonese jo te paket jane ata qe jane te pakenaqur edhe nga PD e partite e tjera te djathta.

Pasojat e ketij politizimi abuziv te se shkuares jane dramatike persa I perket shendetit dhe mbarevajtjes se shoqerise, ndertimit te politikave fatgjata, te ekuilibruara, te moralshme dhe te ndertuara mbi parime e se drejtes dhe te barazise perpara ligjit.

Si pasoje e ketyre metodave politizimi klientelist te se shkuares sot ne ende nuk na eshte bere e qarte nese eshte e vertete apo mitike shifra 28 000 deshmore. Sot ne ende nuk kemi nje shifer te shpallur mire zyrtarisht se sa kane qene te persekutuar me burgje, sa jane t pushkatuarit apo te zhdukurit nga regjimi komunist dhe se sa jane te internuarit. Kjo ndodh jo pse kjo nuk eshte e mundur te behet, por sepse nuk I intereson politikisht klases sone politike ne te dy krahet e spektrit sepse nga kjo mjegull politizuese dhe mitizuese eshte pikerisht kjo pakice qe perfiton kurse shumica e shoqerise pa dyshim humbet.

Shumica e shoqerise humbet pasi ngecja e perfaqesimit politik ne ndarjet qe ka krijuar Lufta e Dyte dhe ne ndarjet klasore qe perfitoi periudha komuniste eshte anakronizem. Mbajtja e politikes ne keto perfaqesime te se djeshmes e ben plitiken te paafte t’u pergjigjet realiteteve te sotme. Realiteti I sotem social-ekonomik do te kerkonte qe Partia Socialiste, si nje parti e majte, te perfaqesonte interesat e shtresave me te brishta te shoqerise, dmth. te ishte shume me e ndjeshme ndaj shtreses se te perndjekurve e cila, per nga vete kushtet, ka mbetur shtresa me e brishte.

Po ashtu qofte politikisht qofte moralisht ky lloj diferencimi ruan nje polarizim te forte: “fitues – I humbur” qe ne fakt gjeneron konfliktualitet.

Me ka bere shume pershtypje nje lajm lidhur me dy shkolla te reja, kur degjova te permenden emrat e tyre nder te cilet me rezultoi se njera kishte emrin e nje deshmori te Luftes Nac-Clirimtare, kurse tjetra te nje akademiku te kohes se Enver Hoxhes. Nga se e ndjek aktualitetin- dhe nuk e ndjek pak- nuk kam degjuar qe socialistet te nderojne dhe te respektojne duke vene emra rrugesh apo shkollash, qofte edhe nje nga ata njerez te shquar qe kane vdekur neper burgjet komuniste. Kuptohet pasi ata konsiderohen simbole te pales kundershtare. Kjo “harrese” eshte shprehje e nje pragmatizmi te shemtuar politik qe I ben disa te persekutuar te thone me ironi: “keta” ndertuan socializmin ne emer te Luftes Nac-Clirimtare dhe tani duan te ndertojne edhe kapitalizmin ne emer te saj. Le t’I shtojme ketij diferencimi moral edhe ate diferencim qe ka te bejeme faktin se ne shperndarjen e trashegimise se komunizmit nepermjet privatizimit si dhe ne shperndarjen e te mirave te sotme, klasa e te persekutuarve perjeton rigjallerimin e traumes se djeshme teksa sheh se jane bijte e persekutoreve te tyre ata qe zhvasin perseri pjesen e luanit. Le te llogarisim pastaj se sa perthellohet kjo kur ke parasysh korrupsionin e tyre.

Tek e fundit dua te them se imoraliteti I politikes sone, I kombinuar me driteshkurtesine dhe babezine e protagonisteve te saj, me metodat konfliktuale dhe polarizuese “fitues- I humbur” shfaqen edhe ne kete politizim abuziv te se kaluares ne formen e kujteses se hipertrofizuar te nje kategorie dhe harreses se nje kategorie tjeter shoqerore, duke bere qe ne vend se shoqeria te emancipohet moralisht, kulturalisht dhe politikisht te vazhdoje te dekompozohet ne nje kenete te frikshme morale dhe politike me rrezikun qe neser te kthehemi ne te njejten situate, por kokeposhte.