"DO SHERBEJE PER DISKUTIME E SHKEMBIM PERVOJE"

Angli, ngrihet Akademia Shqiptare
Intelektualėt emigrantė bashkohen nė njė rrjet


--------------------------------------------------------------------------------

Nga Londra
Muhamed Veliu


ANGLI

Njė iniciativė tėrheqėse nė Britaninė e Madhe fton akademikėt dhe intelektualėt qė ndodhen nė kėtė vend tė njohin rrjetin akademik shqiptar dhe tė jenė pjesė e njė sipėrmarrje mjaft tė re. Ky rrjet, fillimisht elektronik ofron mundėsinė pėr njohje dhe shkėmbim informacionesh tė ndryshme rreth fushave nė tė cilat studjojnė apo kryejne studime shkencore. Ndėrtimi i kėtij rrjeti elektonit i kėsaj natyre nė Angli pėr shqiptarėt, ėshtė rezultat i njė iniciative tė dy moderatoreve, Enkeleida Tahiraj akademike ne SSEES/University College Londer, si dhe e kandidates pėr Doktore Shkencash nė Universitetin e Yorkut, dhe Juli Vullnetari, njėkohėsisht studente nė metodat e kėrkimit social nė studime tė migrimit, nė Universitetin e Sussexit, Brighton. Shumė pak kohė pas konkretizimit tė kėsaj iniciative, nė mė pak se dy muaj ekzistencė rrjeti numėron mė shumė se 50 anėtarė. Optimizmi me tė cilin u prit kjo iciativė, tregoi mė sė miri se dėshira pėr diēka tė tillė ekzistonte tek shumė studentė dhe akademikė qė gjenden nė Britaninė e Madhe, jo vetėm pėr tė njorur njėri-tjetrin pse jo edhe pėr tė shkėmbyer dije e pėrvojė, pėr tė bashkėpunuar dhe mė pas pėr tė bėrė tė njohura studimet e tyre. Gati gjysma e anėtarėve tė "Akademisė Shqiptare nė UK" patėn rastin fundjavėn e shkuar qė tė njihen nga afėr. Qėllimi i kėtij takimit tė parė ishte ēuarja mėtej e punės sė rrjetit nė dobi tė anėtarėve tė tij dhe mė gjerė. Nė fjalėn e saj tė hapjes Mirela Bogdani, e cila studion shkenca politike nė Universitetin e Kardifit ka theksuar se, "kjo iniciativė ėshtė diēka e veēantė dhe e nevojshme pėr tė gjithė" shqiptarėt nė Angli. Rrjeti Akademik i Shqiptarėve nė Britaninė e Madhe, ėshtė njė iniciativė qė ka synim tė shėrbejė si platformė diskutimesh dhe shkėmbimesh profesionale duke mbledhur rreth vetes shumė studentė kėrkues, lektorė e intelektualė shqiptarė, tė cilėt janė tė vendosur nė institucione akademike apo kėrkimore nė Britaninė e Madhe, si dhe joshqiptarė qė kanė interes nė studime shqiptare.


Ja ēfarė synon kjo akademi shqiptarėsh

Themelueset e rrjetit "Akademia shqiptare UK", kanė menduar qė objektivat kryesore ku do tė fokusohet vijueshmėria e tij tė jenė disa. Mė kryesoret janė, krijimi i njė rrjeti njohjeje dhe bashkėpunimi shkencor midis pjesėmarrėsve, kryesisht akademikė, ashtu edhe institucione tė administratės publike e institucione tė tjera politike. Nxitja e mbėshtetja e punimeve apo botimeve tė pėrbashkėta nga pjesėmarrės nė fusha tė pėrafėrta, si dhe ndarja e informacioneve nė lidhje me organizime, botime, aktivitete shkencore e intelektuale qė kanė lidhje me ēėshtjet shqiptare kudo nė botė, janė dy prej objektivave tjera tė rėndėsishme tė kėtij rrjeti. Gjatė muajve tė ardhshėm, "Akademia shqiptare UK", do tė ketė faqen e saj mjaft tėrheqėse nė internet, shumė tė pasur me informacione nė lidhje me qėllimin e iniciativės, si dhe materiale e publikime shkencore nga fusha tė ndryshme. Ajo do tė "qėndiset" pėr dy qėllime, sė pari informacione pėr akses publik, dhe sė dyti me informacione pėr vetė anėtarėt. Aktualisht, adresa e kėtij rrjeti ėshtė ende:
http://groups.yahoo.com/group/ akademia_shqiptare_UK