Close
Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 44
  1. #1
    Zog-Zotnijet....
    Anėtarėsuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    bristol/angli/npun teme..
    Mosha
    37
    Postime
    125
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Jonida Maliqi

    Pershendetje njerz tmir!
    Besoj se shum prej jush ,kur kujtoni muziken{e leht}shiptare ne moment ju vjen nder mend zani FANDASTIK i kengetares te talentume JONIDA MALIQI
    {Un perveq se zanin ,me ju than te drejten JONIDA-Yllit i pelqej dhe paraqitjen e saj te jashtme...
    Si ka mundsi mar zoto nji njeri si te tan tjeret npamje tpar ME PAS KTE BUKURI KAQ TMADHE si JONIDA MALIQI{Ylli}
    -----------------------------------------------------------------------
    Disa nga kanget e Jonida MALIQIT jan...:

    1}Dembele-------E ka kndu ne festival te fmive nShkoder{ka ken 8,9,ose 10 vjeqe}{{qysh ktu e kam EVIDENTU BUKURIN E KSAJ KUKULLET,qe merr frym}
    2}Kjo sken----Kanga fituse ne festivalin e fmive TR{ka ken 12,13 vjeqe mos gaboj}

    3}Planeti i femijeve---e ka kndu duel me Aleksander RRapin{Fest 96}
    4}Nen Tereza----duel me Kastriot Tushen{fest 97,oose fest 98se kujtoj mir}

    5}Te dua--e ka kndu ne kenget e stines{se kujtoj vitin}
    6}DO JETOJ DHE PA TY---kjo asht dhe kanga ma fandastkike me te cilen JONIDA MALIQI ja ka mush mendjen dhe gomarit qe asht metvertet JOVETEM vajz e bukur e me gusto,POR EDHE nji kangtare shum profesionale.......

    7}Ti qeshje---e ka kndu ma mrapa....shum e bukur dhe kjo...
    -----------------------------------------------------------------------
    Ka kndu dhe disa te tjera mrapa,Po nuk ja maj shum mir mend titujt sepse BUKURIJA E SAJ ME BANI qe un te betohesha qe NUK DO TI SHIKOJA MA aktivitetet muzikure ku MUND te merrte pjes ajo KUKULL{Jonida-famshme}
    ------------------------------------------------------------------------
    ------------------------------------------------------------------------
    Un tashma jam larg dhe nuk mund te pretendoj MREKULLINE,Por do te dosha prej jush qe te shkruani ne kte teme sa me shum gjana qe dini rreth yllit JONIDA MALIQI{gjithmon tu ju permbajt etikes qytetare eee,se si debila ju mashkujt "qapkena"nuk keni arsyje me na fol ktu
    Mos E Maj Mendjen nKobure Per Mi Kndu Gjithmon Trimnis
    Se Me Qa Shohim Neper Filma->Iky Shekull Asht i Dashnis
    ------------------------------------------------------------------------
    ----Me--Shum--Rrespekt--Per--JU-->Degjoni--Kte-Kang --Nga--SCORPIONS----

  2. #2
    BeAuTiFuL Maska e roza
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    270
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    ok, zonin e ka po kenge vetem nja 2 me pelqejn.
    saper paraqitjen e jashtme ... le shum per te deshiruar...esht shum fallco..

  3. #3
    Zog-Zotnijet....
    Anėtarėsuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    bristol/angli/npun teme..
    Mosha
    37
    Postime
    125
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga roza
    ok, zonin e ka po kenge vetem nja 2 me pelqejn.
    saper paraqitjen e jashtme ... le shum per te deshiruar...esht shum fallco..
    Naqe,tlUUUUUUtem mos ma shaj Joniden.....lol
    ---------------------------------------------------------------------------------------------------
    Ti din naj gja ma shum per YLLIN Jonida MALIQI?

    {PSE le per te deshiruar pamja saj e jashtme maj naqe?}E pse?
    Mos E Maj Mendjen nKobure Per Mi Kndu Gjithmon Trimnis
    Se Me Qa Shohim Neper Filma->Iky Shekull Asht i Dashnis
    ------------------------------------------------------------------------
    ----Me--Shum--Rrespekt--Per--JU-->Degjoni--Kte-Kang --Nga--SCORPIONS----

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ma_Jo
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Mosha
    37
    Postime
    18
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mire pra nuk eshte e keqe si paraqitje por duket me e madhe se ē'eshte.Sa per zerin,mashalla

  5. #5
    Zog-Zotnijet....
    Anėtarėsuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    bristol/angli/npun teme..
    Mosha
    37
    Postime
    125
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Ma_Jo
    Mire pra nuk eshte e keqe si paraqitje por duket me e madhe se ē'eshte.Sa per zerin,mashalla
    aaaaaaa naqe pse po thu ashtu<<<MIR PRA>>>

    Synimi jem nuk asht mi rrit vlerat JONIDA maliqit pooooor e hapa kte tem ngaqe kam simpati tmalle per at femen,,,,,,

    Un nuk du me ma lavdru kot,,,,,,Un du me dit sa ma shum {VETEM per knaqsi} gjana rreth saj........
    Mos E Maj Mendjen nKobure Per Mi Kndu Gjithmon Trimnis
    Se Me Qa Shohim Neper Filma->Iky Shekull Asht i Dashnis
    ------------------------------------------------------------------------
    ----Me--Shum--Rrespekt--Per--JU-->Degjoni--Kte-Kang --Nga--SCORPIONS----

  6. #6
    BeAuTiFuL Maska e roza
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    270
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    ok pra un di qe shkon ne parukeri cdo 2-3 dit , esht shum e llastume dhe ngallanjoset shum dmth e tepro me tualetin e saj
    Tekla munohu ta imagjinosh ate pa tualet........si fantazem duhet te jet se nuk ka as vetlla...me te trremb diten e jo mo naten hahahhah Besoj se kjo do ta ndryshoj opinionin qe ke per te!

  7. #7
    Zog-Zotnijet....
    Anėtarėsuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    bristol/angli/npun teme..
    Mosha
    37
    Postime
    125
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga roza
    ok pra un di qe shkon ne parukeri cdo 2-3 dit , esht shum e llastume dhe ngallanjoset shum dmth e tepro me tualetin e saj
    Tekla munohu ta imagjinosh ate pa tualet........si fantazem duhet te jet se nuk ka as vetlla...me te trremb diten e jo mo naten hahahhah Besoj se kjo do ta ndryshoj opinionin qe ke per te!
    MMMMMMMMM ,PO MVIKE METVERTET KEQ PER jonida YLLIN,,,,,,....

    Ti naqe qe flet kshtu per te DUHET te njohesh nga afer besoj!!!!
    ------------------------------------------------------------------------------------
    Nese PO,MUND tme flitesh diqka ma shum rreth saj........TLUUUUUUUTEM,,,,,,
    Mos E Maj Mendjen nKobure Per Mi Kndu Gjithmon Trimnis
    Se Me Qa Shohim Neper Filma->Iky Shekull Asht i Dashnis
    ------------------------------------------------------------------------
    ----Me--Shum--Rrespekt--Per--JU-->Degjoni--Kte-Kang --Nga--SCORPIONS----

  8. #8
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Smile

    Ua, ajo kenge "Kjo Skene" e Festivalit te Femijeve, mos ishte gje ajo kenga:

    Pranvera na fton,
    te kendojme te gjithe tok,
    na na na na na ne festival,
    zerat femijnore, na bashkojne...

    Ose dicka e tille...kjo eshte nje nga kenget me te bukura qe kane fituar ne Festivalin e Femijeve, eshte shume engjellore dhe me kete kenge Jonida filloi te merrej me seriozisht si kengetare.

    Ne ato kohe mbaj mend qe ishte ne konkurence me Mariza Ikonomin, mirepo Mariza kishte nje ze me te fuqishem dhe beri disa bashkpunime me te zgjuara...sigurisht, edhe lidhjet e ndihmuan.

    Gjithesesi, Jonida ka qene gjithmone dytesore ne krahasim me disa kengetare te tjere, mbase sepse ka shume pak kenge HITS...

    Do t'i keshilloja qe te ndryshonte stilin sado pak, sepse zeri nuk i mungon...vetem kenget nuk jane ne nivel fitues.
    As qe du me dit!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-02-2006
    Postime
    66
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Jonida eshte bloz fare nga kenget. se ku shkon e mi ben ca kenge te stilit te xhaxhit enver. kane ndryshuar kohet dhe edhe vete muzika ndryshon. po kush tja thote Jonides seeeee

  10. #10
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,912
    Faleminderit
    47
    64 falenderime nė 51 postime
    Zė ka,ama eshte bloze per skene.Eshte nje nga kengetaret qe kam me shume antipati.

  11. #11
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Mosha
    29
    Postime
    1,770
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    videon e kom pa po puna osht e du me e fut n'ipod lol
    God is coming and SHE is mad

  12. #12
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    45
    Postime
    189
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    s'eshte keq Jonida...

    Citim Postuar mė parė nga MiLaNiStE
    ate kongen fli tani e ka gjo njeri? si mp3 dmth
    i paskemi shijet njesoj milaniste...eshte vertet kenge e lezecme.
    s'e kam idene a eshte mp3.

    Jonida eshte zbukuruar shume kohet e fundit...ka ditur te investoje per veten....estetikisht e kisha llafin

  13. #13
    Femme Fatale Maska e Poison_Ivy
    Anėtarėsuar
    01-07-2006
    Postime
    121
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Aman edhe ju, me ke merreni...
    Ajo eshte vetem nje cope llastice qe i shkon per shtat cinizmit qe ka kapur artistet shqiptare kohet e fundit (te gjithe ulerasin me te madhe se nuk jane materjal per BBF). Me ka hapur barkun nje here (ka kohe ky muhabet) kur e kishin ftuar ne nje show dhe e pyeten nese kishte blere ndonjehere ke "Gabi".
    -Une????!!!Une i blej veshjet vetem jashte shtetit! As butiket shqiptare nuk i njoh mire!
    Ppppppplease! Puna eshte se ajo nuk ka ze fare dhe e di edhe vete kete fakt, prandaj i djeg aq shume ajo puna e festivaleve qe nuk ka fituar asnjehere. Keshtu, mundohet me mish e me shpirt te bjere ne sy per gjerat ne mode qe blen dhe i kombinon si e terbuar. Heren e fundit qe e pashe ishte bere si japoneze e terbuar se i kishte prere floket sipas sfilates se fundit te Cavalli underwear, dhe u deh aq shume nga komplimentet per stilin e vecante te spikerave saqe kur u ngrit per te ikur nga studio ja ka futur nje shqelm te papare nje derrase aty poshte sa nuk ra, sic i thone llafit, "si dong leshi". Por fakti qe me shqeteson me shume eshte se pas asaj dalje aksidentale po mendoja nese do merzitej me shume per flliqjen apo per gervishtjen e cizmeve te reja??!! (boh!)
    E mire eshte, po jo nga mema natyre, nga abonimi ditor ne parukerira/estetikera.
    Duket sheshit qe eshte ambicioze e thekur dhe inatcie e papare dhe sa here e shoh me krijohet nje ndjesi sikur do te thote:
    - Ej, te gjithe ju, me shifni mua!
    Biles, ne disa momente rrezaton edhe nje vale negativiteti qe mundohet ta mbuloje me buzeqeshje fallco.
    Nejse, desha vetem te thosha qe eshte shume siperfaqesore me tendenca fashion-victim dhe sigurisht nuk eshte nje shembull per t'u ndjekur nga femijet!!!
    Nejse, ky eshte thjesht mendimi im...
    So the **** whaaaat??!!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e SnoW~DroP
    Anėtarėsuar
    05-05-2004
    Postime
    432
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Citim Postuar mė parė nga Poison_Ivy
    Aman edhe ju, me ke merreni...
    Ajo eshte vetem nje cope llastice qe i shkon per shtat cinizmit qe ka kapur artistet shqiptare kohet e fundit (te gjithe ulerasin me te madhe se nuk jane materjal per BBF). Me ka hapur barkun nje here (ka kohe ky muhabet) kur e kishin ftuar ne nje show dhe e pyeten nese kishte blere ndonjehere ke "Gabi".
    -Une????!!!Une i blej veshjet vetem jashte shtetit! As butiket shqiptare nuk i njoh mire!
    Ppppppplease! Puna eshte se ajo nuk ka ze fare dhe e di edhe vete kete fakt, prandaj i djeg aq shume ajo puna e festivaleve qe nuk ka fituar asnjehere. Keshtu, mundohet me mish e me shpirt te bjere ne sy per gjerat ne mode qe blen dhe i kombinon si e terbuar. Heren e fundit qe e pashe ishte bere si japoneze e terbuar se i kishte prere floket sipas sfilates se fundit te Cavalli underwear, dhe u deh aq shume nga komplimentet per stilin e vecante te spikerave saqe kur u ngrit per te ikur nga studio ja ka futur nje shqelm te papare nje derrase aty poshte sa nuk ra, sic i thone llafit, "si dong leshi". Por fakti qe me shqeteson me shume eshte se pas asaj dalje aksidentale po mendoja nese do merzitej me shume per flliqjen apo per gervishtjen e cizmeve te reja??!! (boh!)
    E mire eshte, po jo nga mema natyre, nga abonimi ditor ne parukerira/estetikera.
    Duket sheshit qe eshte ambicioze e thekur dhe inatcie e papare dhe sa here e shoh me krijohet nje ndjesi sikur do te thote:
    - Ej, te gjithe ju, me shifni mua!
    Biles, ne disa momente rrezaton edhe nje vale negativiteti qe mundohet ta mbuloje me buzeqeshje fallco.
    Nejse, desha vetem te thosha qe eshte shume siperfaqesore me tendenca fashion-victim dhe sigurisht nuk eshte nje shembull per t'u ndjekur nga femijet!!!
    Nejse, ky eshte thjesht mendimi im...

    Sa inat e paske moj cupke.Mos u merzit se jo te gjithve nena natyre i ka falur bukurine dhe zerin.Prandaj kenaqu dhe gezoju asaj qe ke.
    Mundohu qe xhelozine ta mbash perbrenda se ashtu eshte dhe moda

    Ajo eshte shume e bukur dhe ka goxha ze.

  15. #15
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    35
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    Kėngėtarja ėshtė duke menduar pėr njė aktivitet privat nė fushėn e kozmetikės

    Jonida Maliqi: Sė shpejti me biznesin tim

    “Nga njė nė dhjetė gjendem tek nėnta”. Ėshtė ky vlerėsimi, qė kėngėtarja Jonida Maliqi jep pėr arritjet e veta ndėrkohė, qė pėrveē muzikės, profesionit tė saj tė vėrtetė ėshtė duke menduar edhe pėr njė aktivitet privat nė kryeqytet. E dhėnė pas kozmetikės dhe tepėr e aftė pėr tė realizuar njė grim profesional edhe nė skenė kėngėtarja synon, qė shumė shpejt tė shfaqet me njė biznes nė fushėn e kozmetikės. Por ajo mendon se ėshtė shumė mė e aftė si menaxhere se sa si njė biznes- woman, ndaj pėr tė realizuar kėtė projekt mbėshtetet fort tek ndihma e tė fejuarit tė saj, Gentit, njeri i suksesshėm i biznesit nė Shqipėri.

    Dua tė fillojmė me festivalin, aktivitetin e fundit muzikor, ku tė kemi parė tė shfaqesh. Cila ėshtė arsyeja, qė vendose tė marrėsh pjesė edhe kėtė vit?

    Mund tė them, qė tashmė jam bėrė njė “veterane” e Festivalit tė Kėngės nė RTSH, pasi debutimi im i parė ka qenė qė nė vitin 1995, kur kam qenė vetėm 12 vjeēe dhe sigurisht ėshtė njė ndėr festivalet qė unė e vlerėsoj mė shumė, sepse nė radhė tė parė debutohet life, gjė qė u jep kėngėtarėve mundėsinė pėr tė nxjerrė nė pah vlerat vokale dhe pėr mė tepėr ėshtė njė festival tek i cili ka mbetur tradita. Ndėr tė tjera ėshtė kėnaqėsi e tejmadhe nė momentin qė takohesh me personalitete, me kompozitorė tė mirfilltė, me dirigjentė, me instrumentistė, me kolegė. Unė ndjehem si nė shtėpinė time tani.

    Mė the mė sipėr qė “ndjehem veterane” nė festival dhe natyrisht nga dalja jote skenike nuk kėrkon afirmim tė emrit tėnd. Ēfarė synon tė arrijė Jonida kur del nė skenė?

    Nė radhė tė parė kėrkoj tė pėrfaqėsohem denjėsisht dhe sigurisht tė sjell diēka tė re. Ashtu siē pėrflitem pėr imazhin tim mundohem tė eksploroj edhe me rrymat e kėngėve. Kjo ėshtė edhe arsyeja, qė pėr nė festival zgjodha njė kėngė krejtėsisht ndryshe nga natyra ime paksa flegmatike ose melankolike e rrymės etno R&B.

    Shohim pėrditė kėngėtarė tė afirmuar dhe tė rinj, tė cilėt u janė shtuar radhėve tė kėngėtarėve, qė bėjnė muzikė komerciale. Jonida duket mė e distancuar nė kėtė aspekt...

    Mė pėlqen fakti qė jam e tėrhequr, pasi pa asnjė lloj madhėshtie ose deliri unė mund ta pėrkufizoj veten si profesioniste. Kam kryer njė shkollė muzikore, jam diplomuar nė degėn e kantos, kam studiuar qė nė moshėn 6-vjeēare violinė, kitarė dhe mė pas piano e sigurisht nuk mund t’i pėrshtatem dot komercit apo masės. Mė vjen keq ta pranoj kėtė, por mė mirė them pak e saktė.

    Luan shpesh me pamjen tėnde. Ja tani shfaqesh bionde dhe me flokė tė shkurtra. Cila ėshtė arsyeja?

    Mė pėlqen. Unė jam kėshtu edhe nė jetėn e pėrditshme. Mėrzitem me imazhin tim tė njėjtė. Gjithmonė dua tė gjej diēka tė re. Pa i cenuar femrat e tjera, tė qenit e pastėr, tėrheqėse ose e kuruar nga imazhi mė duket nje respekt pėr veten. Ne femrat duhet tė dallojmė nga seksi i kundėrt, meshkujt.

    Veē muzikės cila ėshtė pjesa tjetėr e ditės tėnde?

    Unė ēdo gjė e lidh me profesionin. Megjithatė, mund tė them qė ndėr tė tjera kam punuar shumė nė QTU si manxhere. Ende nuk kam ndarė fiks se ēfarė do tė bėj krahas tė kėnduarit, sepse jam nė njė dilemė tė vėrtetė. Por shumė shpejt tem se do tė realizoj diēka, qė do tė jetė vetėm e imja.

    Ndonjė aktivitet biznesi?

    (Qesh). Dėshira ėshtė pėr njė biznes tė vogėl, por nė Shqipėri ėshtė shumė e vėshtirė tė realizosh njė biznes tė pastėr, ku mund tė marrėsh ekslukzivitetin e njė gjėje, pasi tė huajt shpesh kanė frikė dhe nuk tė besojnė shumė.

    Mendon qė je e prerė pėr tė qenė njė bizneswoman?

    Jo dhe aq. Unė jam paksa indiferente dhe e tėrhequr nuk jam natyrė aq e shkathėt.

    Dhe si mendon se mund t’ia dalėsh?

    Falė njerėzve qė kam pranė. I fejuari im ėshtė njė biznesmen shumė i sukseshshėm kėshtu, qė do tė mė ndihmojė ai. Unė mund tė jem njė manxhere shumė e mirė. Kėtė e pranoj.

    Meqė dolėm tek i fejuari, u pėrfol pėr njė krizė nė marrėdhėnien tuaj. Sa ėshtė e vėrtetė?

    Unė kam dėgjuar telenovela nga mė tė ndryshmet e mė tė ēuditshmet dhe mė vjen shumė keq. Kam gjashtė vjet me Gentin dhe si ēdo ēift edhe lidhja jonė ka pasur uljet dhe ngritjet e veta. Ajo ka qenė njė periudhė shumė private mes meje dhe tij e cila kaloi dhe kaq.

    Duke qenė kaq private, si arriti tė dilte nė media?

    Nė atė kohė, qė unė isha nė kulmin e karrierės sime njerėzit kėrkonin tė dinin mė shumė. Nuk mund ta mohoj faktin, qė kėtu ēdo kėngėtare apo kėngėtar me tė cilin kam bėrė bashkėpunim ėshtė pėrfolur edhe nė njė mėnyrė, qė pėrveē marrėdhnies sė punės tek tė tjerėt, ti duhet tė kesh medoemos edhe diēka tjetėr. Mund tė them, qė i kam marrė masat edhe me ata ose ato, qė mė kanė cenuar. Kam 14 vjet qė kėndoj dhe nuk mund tė lejoj askėnd tė cenojė emrin tim dhe aq mė tepėr privacinė time.

    Mos je pak hakmarrėse?

    E pranoj qė jam.

    Dhe deri ku shkon hakmarrja jote?

    Hakmarrja ime shkon deri nė momentin, ku unė me tė vėrtetė nxjerr dufin tim.

    Momentalisht, ku ėshtė lidhja juaj me Gentin?

    Unė bashkėjetoj me Gentin prej dy vjetėsh, por ende nuk kemi ndarė njė datė martese. Megjithatė ėshtė nė planet tona tė ardhshme.

    Nė planet e afėrta apo tė largėta?

    Nuk mund tė them kėtė, sepse nė momentin kur do mendojmė pėr njė martesė do tė mendojmė edhe pėr shtimin nė familje, por them qė duhet edhe pak kohė sa tė vendosim pėr tė qenė tre.

    Meqenėse jemi nė fund tė vitit, si konsiderohet pėr ty viti qė po lėmė?

    Them se viti 2006 ka qenė shumė intensiv. Jam shfaqur nė janar nė muzikalin e parė “Shekuj dhe dashuri”, pastaj kam marrė pjesė nė “Top fest”, realizova albumin tim tė parė e mė pas isha protagoniste tek “Romeo dhe Zhulietė”.

    Sa tė realizuar dhe tė arrirė e ndjen veten deri sot?

    Shumė tė realizuar. Jam shumė e kėnaqur me atė qė kam arritur falė forcave tė mia dhe pasionit pėr tė kėnduarit. Nga 1 nė 10 ndjehem tek 9.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Mosha
    35
    Postime
    647
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Yyyyyyyyyyyyyy sa qeka rrit kjo mi. Nga ftyra/veshja e mir esht. Kenget s'ja kam nigju noiher, lol...ose ja kam nigju po nga ato c.d-qe i bojm nga interneti edhe s'e di qe esht kjo kengetarja, lol. Sa per i koment siper qe tha qe shkon ne parukeri 1 her ne 2-3 dit, ashtu mu duken te gjitha femrat ne shqiperi mua, sidomos kto qe rrija un ne Durres...nji e dy dhe tek parukjerja. Apo s'boheshe gossip atje, he-he-he.

  17. #17
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Mosha
    29
    Postime
    1,770
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    kjo fotoja e fundit sme pelqe fare
    kjo me pelqe ne disa keng edhe ne ca jo
    God is coming and SHE is mad

  18. #18
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,227
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 9 postime
    Gjithmon nje look te ri ne cdo koncert , festival apo cd qe nxjerr , te pakten nuk del si dalin ca me brek , gjithmon serioze me pelqen .......

  19. #19
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    455
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Jonida perveqese eshte nje kengetare e mirefillte,me ben pershtypje se perhere shfaqet me nje look ndryshe,cka e ben perhere te admiruar nga fansat,ne kete kohe kur kengetaret po vleresohen per hiret e tyre dhe jo per muziken qe e servojne.
    ArsGothicė

  20. #20
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Tashmė Jonida Maliqi Ka Nxjerrur Websitin e Saj Zyrtar
    http://wWw.JonidaMaliqi.Com

Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Jonida Beqo
    Nga shoku_tanku nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-05-2007, 16:47
  2. Skece, Drama dhe Pantomima te Krishtera.
    Nga ABIGAIL nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 04:36
  3. Ligji dhe maliqi i ri tek Forumi i Humorit.
    Nga Sherri nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 13:55
  4. Jonida Pasho
    Nga jonidapasho nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-09-2002, 15:19

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •