Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Cfare na kujton viti 1492?

    nga Greg Noakes





    Pikerisht dhjete muaj perpara se Kolombi te zbriste ne Boten e Re, mbreteria e fundit arabe ne Spanje ra ne duar te forcave te Kastijes. Sot, edhe pse kane kaluar pese shekuj, el-Andalusia vazhdon te ruaje shqiptimin e saj.


    Viti 1492 ka qene nje prove historike e gjate. Evropianet dhe Amerikanet kohet e fundit perkujtuan 500-vjetorin e “zbulimit” te Botes se Re nga Kristofor Kolombi, por jo pa protesta nga ata te cilet mendonin se perfitimet nga rasti ne kete hemisfere ishin tejkaluar nga humbjet e saj. Spanja ishte ne fokus te vemendjes ne 15-vjetorin sepse ishte pika e nisjes se Kolombit, dhe si gastor i ekspozites universale EXPO ’92 ne Sevilje dhe Lojrat Olimpike gjate veres ne Barcelone.


    Ishte akoma nje tjeter 500-vjetor per tu shenuar me 1992, megjithate, dhe ai gjithashtu perfshinte Spanjen. Ndersa edhe ky rast ka pasur nje efekt te rendesishem ne historine boterore dhe mbetet burimi i nje ndjenje humbjeje qe vazhdon te ekzistoje, ai ka terhequr shume me pak vemendje. Rasti eshte renia e qytetit musliman te Granades (Gharnatah ne Arabisht), ne diten e dyte te 1492-shit, ne forcat e mbreterve katolike te Kastijes, duke perfunduar keshtu afro tete shekuj te sundimit musliman ne Gadishullin Iberik dhe duke mbyllur nje nga kapitujt me te mrekullueshem ne historine Islame.


    Siē shkruhet neper disa burime historike, ushtrite muslimane arriten fillimisht ne gadishull me 711 E.R. me kerkesen e nje prej paleve te perfshira ne nje lufte civile te pergjakshme ne Spanjen vizigote. Qeverisja muslimane u pranua vullnetarisht nga shume spaniarde, dhe nje numer prej tyre pranuan Islamin. Me 732, pikerisht 100 vjet pas vdekjes se Profetit (s), trupat muslimane kaluan Pireun te benin keshtu avancen e tyre me te thelle ne Evropen perendimore; ata u ndaluan ne Poitiers ne nje beteje qe shenohet ne legjendat perendimore, por qe tregimet historike muslimane e kujtojne si, e shumta, nje konflikt i vogel i parendesishem. Muslimanet u terhoqen shpejt perseri dhe u perqendruan me themelimin e Islamit ne Spanje, ne territoret qe ata i quajten el-Andalus. Shoqeria qe ata zhvilluan ishte ndoshta teper tolerante dhe heteregjene, me emigrante arabe e berbere qe jetonin krah per krah me muslimanet, krishteret dhe ēifutet spanjolle. Ndermartesa midis tyre ishte diēka normale.


    El-Andalus u qeveris nga halifet umajad ne Damask deri me 750, kur dinastia abaside erdhi ne pushtet ne Lindje. Nje princ umajad i vetem, Abdurrahman ibn Muavija, shpetoi dhe iku ne Spanje; atje ai krijoi nje shtet umajad te pavarur me 756. Sunduesit andaluziane, sovrane politikisht, vazhduan te pranonin halifet abaside si autoriteti fetar me i larte per thuajse 200 vjet, por sunduesi i tete i dinastise Abdurrahmani III el-Nasir mori titullin halif per veten e tij dhe pasaardhesit e tij me 929.


    Me halifatin umajad andaluzian ishin vitet me te arta te el-Andalusit per sa i perket forces politike. Dy-te-tretat e jugut te gadishullit Iberik u bashkuan nen halifin e Kordoves (ne Arabisht, Kurtubah), dhe ai luante gjithashtu nje rol te rendesishem ne punet e Afrikes veriore. Ishin umajadet te cilet, permes aftesise, zgjuarsise dhe ne disa raste te pameshirshem, qe shtrine themelet per madheshtine e el-Andalusit.


    Ndermjet viteve 1009 dhe 1031, megjithate, nje seri revoltash e sundues te dobet qe pasonin, se bashku sollen ne shperberjen e shtetit umajad. Duke mbushur vakumin, me se njezet monarki te vogla te pamvarura u formuan, te quajtura “mbreter partiak” apo ne arabisht “Muluk el-tava’if” nga fjala ta’ifah (ne spanjisht taifa), qe do te thote parti, apo fraksion. Edhe pse keto mbreteri rivale – disa jo me teper se qytet-shtete – ishin shume me te dobeta se halifati umajad i bashkuar, periudha taifa perjetoi nje zhvillim ne art dhe dije mbasi ēdo sundues perpiqej te miren nga te tjeret per prestigjin e oborrit te tij. Ashtu siē David Vasershtajn tregon ne “Ngritja dhe Renia e Mbreterve Partiak”, liberalizmi i tepert i sunduesve do te thoshte gjithashtu nje liri e madhe per padronet, keshtu qe artistet, dijetaret dhe shkencetaret mund te gjenin nje sponsorizues apo biles sposorizues konkurente, me lehtesi relative.


    Megjithate, te dobesuar nga konfliktet e shpeshta te opozitave, dekadenca e brendshme tradhtare e mashtruese, mbreterit e taifes i dorezonin territore te konsiderueshme mbreterive kristiane qe ishin duke mbrojtur te drejtat e tyre ne veri te gadishullit. Nga viti 1085, kastilianet kishin marre qytetin e rendesishem te Toledos, dhe mbreterit e vegjel i kerkuan suduesit te ri almoravid ne Marok, Jusuf ibn Tashufin, te nderhynte. Almoravidet (ne arabisht, el-Murabitun, “Trupat frontale”) ishin nje dinasti puritane (e paster fetare) qe gjendej midis berbereve te Marokut jugor te larget, dhe per nje kohe ata ishin te gatshem te ndihmonin mbreterit taifa ushtarakisht – por me 1090 Jusufi vendosi qe pritesit e meparshem duhet te shkonin, dhe mbreterit e vegjel u hoqen. Almoravidet ne fillim imponuan puritanizmin e tyre dhe ortodoksine e ashper fetare qe shihej edhe ne artin e tyre, ne Spanje, por ne fund, edhe pse besimi i tyre mbeti i paster, ata vete u dhane pas luksit dhe rehatise ne el-Andalus.


    Fuqia e dobesuar e almoravideve i hapi mbreterive kristiane oportunitete per ripushtime, dhe nga viti 1145 Spanja almoravide po lekundej. Popullata muslimane u ngrit ne revolte dhe nje grup i ri i monarkeve taifa i kerkuan almohadeve (ne arabisht, el-Muvahhidun, “Ata te Cilet Deshmojne Njesimin e Zotit”) – nje tjeter levizje puritane nga Maroku jugor, te cilet zevendesuan almoravidet ne Afriken veriore – te nderhynin. Almohadet u treguan te gatshem per kete favor, dhe per nje kohe sunduesit e rinj afrikano-verior paten sukses ne Spanje. Por koha u kthye ne favor te kristianeve me 1212 ne Betejen e el-‘Ikabit, e quajtur ne spanjisht Las Navas de Tolosa, dhe brenda disa dekadave almohadet ishin terhequr prapa ne Ngushticen e Gjibraltarit. Qytetet muslimane rane njera-pas-tjetres deri me 1260, kur vetem mbreteria e Granades kishte mbetur.



    E pasigurte ne nje pozite te balancuar midis fuqive armike kristiane ne veri dhe sunduesve rivale muslimane marokiene ne jug, Granada mbijetoi per gati dy shekuj me shume. Megjithese ata gradualisht po ia leshonin territoret forcave kristiane spanjolle, sunduesit nasr te Granades, duke iu frikesuar gelltitjes nga shpetuesit e tyre refuzuan t’i ktheheshin marokieneve per ndihme. Te izoluar politikisht, granadasit vazhduan te jetonin, ne nje kohe te huazuar.



    Megjithate, historiani arkitekt Xhon Bruks shenon, “pavaresisht nga renia e organizimit te shtetit politikisht dhe ushtarakisht gjate periudhes se fundit te qeverisjes muslimane ne Spanje, kjo kulture origjinale e habitshme dhe e pasur vazhdonte te zhvillohej.” Ne te vertete, shume nga shembujt me te famshem e me te pasur te artit dhe arkitektures andaluziane datojne nga kjo priudhe (shih Aramco World, Shtator-Tetor 1992). Brenda enklaves se saj qe zvogelohej, Granada lulezoi mrekullueshem artistikisht e ne kulture deri ne fund te shekullit te 15te, kur Spanja katolike mposhti perēarjen politike dhe efektet e Vdekjes se Zeze dhe etapa finale e “reconquista” filloi me zell.



    Nga fundi i vitit 1491 ushtrite e Ferdinandit dhe Izabeles ishin ne portat e vete Granades. Kishte mbetur vetem nje akt final per tu luajtur, nje kembane brengosja e se ciles do te ushtonte neper boten muslimane e te behej legjende. Sunduesi i Granades, Muhamed XII Ebu Abdullah, i njohur ne perendim si Boabdil, ne fshehtesi ra dakord t’ia dorezonte qytetin kristianeve si shkembim per kalimin e tij te sigurte jashte Spanjes. Si u largua nga qyteti, Boabdili pushoi pak te shihte prapa pallatin Alhambra, kopshtet Generalife dhe pjesen tjeter te Granades. Stanley Lane-Poole flet per reagimin e Boabdilit ne vepren e tij klasike me 1887 “Mauret ne Spanje”:


    “Allahu ekber!” ai tha, “Allahu eshte me i Madhi,” si i shperthyen lotet. Nena e tij Aisha qendroi prane tij: “Ti mund te qash si grua,” ajo tha, “Per ēfare ti nuk munde ta mbroje si burre.” Aty Boabdili i dha nje shikim te fundit lamtumire te trishtuar qytetit te tij nga i cili ai u debua pergjithmone, qe mban deri sot emrin e el ultimo sospiro del Moro, “psheretima e fundit e maureve.”



    Keshtu, me 2 Janar 1492, sovranitetit politik musliman ne Spanje i erdhi fundi.

    Muslimanet dhe njerezit me origjine muslimane kishin jetuar relativisht pa trazira ne zonat kristiane perpara renies se Granades dhe vazhduan keshtu per nje kohe; banoret e qytetit paten marredhenie bujare dhe nje shkalle te larte lirie fetare. Ne vitin 1499, megjithate, garancite e monarkeve katolike u prishen, dhe konvertimi me force i muslimaneve u prezantua. Popullata muslimane u rebelua, por shpejt revolta u shtyp. Me 1500 muslimanet spanjolle u paraqiten me nje zgjedhje te shtangur: te konvertoheshin ne katoliēizem ose te deboheshin nga Spanja. Ndersa disa muslimane u konvertuan, te tjere vazhduan te praktikonin fene e tyre ne fshehtesi, kurse pjesa tjeter zgjodhi shpernguljen, kryesisht permes mesdheut ne Afriken veriore.


    Megjithese sundimi musliman ne Spanje kishte mbaruar, trashegimia intelektuale e kulturale e pasur e el-Andalusit mbijetoi, ne te dyja ne gadishullin Iberik dhe ne te gjithe boten. Elemente te trashegimise islame mund te gjenden ne te gjithe Spanjen, dhe ne vitet e fundit Spanja moderne ka kuptuar dhe eshte me krenare per lavdite e kesaj periudhe te historise se saj. Shume emra vendesh, te tilla si qyteti port i Algesiras (nga el-Xhezirah el-Khadra, ishulli i gjelbert), lumi Guadalkuivir (nga el-Uadi el-Kebir, lumi i madh), dhe rajoni jugor i Andaluzise vete, te gjitha vijne nga arabishtja e perdorur ne el-Andalus. Gjuha spanjolle vete eshte influencuar shume arabishtja, veēanerisht pasurimi i fjalorit, dhe shume terma me origjine arabe jane kaluar nga spanjishtja ne anglisht ne Boten e Re.


    Disa nga monumentet me te famshme te arkitektures se Spanjes, perfshi ketu Xhamine e Madhe te Kordoves, Giralden e Seviljes dhe Alhambran e Granades, datojne nga periudha muslimane; arkitektura ne Spanjen jugore dhe Ameriken latine ka marre shume nga ndertuesit muslimane, te dyja, nga ana materialeve te perdorura – tjegullat, stuko – dhe elemente dizanjoje si ne oborret qendrore, zbukurime abstrakte, dhe nje perdorim krijues i ujerave e shatervaneve. Mjeshterit dhe zejtaret e Spanjes pas reconquista-s mbeten shumica muslimane, dhe ata shpesh merrnin porosi nga aristokracia spanjolle; punet e tyre mund te shihen lehte edhe sot ne te gjithe Andaluzine – ne rezidencen mbreterore te Seviljes, Alkazari (nga arabishtja el-Kasr, qe d.t.th. pallati), per shembull.


    Instrumentet, mostrat ritmike, konventat vokale dhe struktura ne pergjithesi dhe organizimi i muzikes andaluziane, e nxjerrur direkt nga paraardhesit arabe, kane pasur gjithashtu ndikimin e tyre ne muziken spanjolle – dhe deri diku ne ate amerikane latine. Ne disa raste edhe melodite andaluziane jane marre te plota.


    Veprat e shume nga mendimtaret dhe mjeket me te shquar te el-Andalusit, se bashku me shkrime te tjera nga bota muslimane e lindjes, u perkthyen nga arabishtja ne latinisht nga spaniardet (shih Aramco World, Maj-Qershor 1992). Nepermjet ketyre perkthimeve, mendimet filozofike dhe shkencore nga bota greke e romake, te ruajtura dhe te zgjeruara nga dijetaret muslimane, kaluan ne koshiencen evropiane per t’i dhene keshtu nje shkendije Rilindjes dhe Kohes se Iluminizmit.


    Megjithate, ishte perseri ne boten arabe dhe muslimane qe kultura dhe shoqeria andaluziane paten ndikimin e tyre me te madh, edhe perpara 1492-it. Shume kontribues te rendesishem ne historine intelektuale islame vinin nga, apo punuan ne Spanjen muslimane: asnje relacion i zhvillimit te filozofise ne Islam nuk mund te kompletohet pa diskutuar per Ibn Tufejlin, i cili vdiq me 1185, dhe per nxenesin e tij Ibn Rushdi, i lindur ne Kordova, u be Kadiu kryesor, apo gjykates, i Seviljes, dhe vdiq me 1198. Ibn Rushdi, i njohur ne perendim si Averoes, dha kontributet e tij me te rendesishme ne komentimin e tij mbi Aristotelin, hodhi poshte kritiken e el-Gazalit mbi filozofine dhe ekzaminimi i tij i relatave ndermjet arsyes dhe religjionit. Shume nga mendimet e Ibn Rushdit ishin si parasygjerime ne veprat me vone te Tomas Akuinas.



    Ne mjekesi, el-Andalusi nxori dijetare si el-Zahravi (vdiq rreth 1013-es), i cili shkruajti gjeresisht mbi etiken mjekesore ne kirurgji e farmakologji dhe marredhenien doktor-pacient. Ibn Zuhr (i njojur ne perendim si Avenzoar), nje shekull e gjysem me vone ishte nje mbrojtes i kerkimeve mjekesore dhe eksperimentimit praktik.


    Ne literature, ibn Hazmi (vdiq me 1064) e zgjeroi poezine romantike tradicionale me punen e tij “Teuk el-Hamamah” (“Varesja e Pellumbit”), e cila shtjellohet ne forma te ndryshme te dashurise kalorsiake dhe gezimet e mjerimet qe ajo sjell. Forma e te-sjellurit-rrotull-nje-vajze ‘Muvashshah’ e poezise kaloi nga Andalusi ne Afriken veriore, dhe influencoi ne zhvillimin e letersise e muzikes ne Magrib (Marok). Muzika klasike e Afrikes veriore, e cila eshte akoma popullore vazhdon te njihet si “Muzika andaluziane.”


    Efektet e menjehershme te ngjarjeve te viteve 1492 deri 1500 u ndien ne qytetet e medha te Afrikes veriore, ku shumica e refugjateve andaluziane shkuan pas debimit te tyre. Rezidente nga ēdo qytet spanjoll tentuan te emigronin ne nje qytet te veēante te Magribit keshtu qe shume te merguar nga Valencia perfunduan ne Tunis, ato nga Kordova ne Tlemsen, refugjatet nga Sevilje ne Fez, e keshtu me rradhe. Dijetaret, tregtaret dhe zejtaret andaluziane e rigjalleruan ne shume menyra shoqerine afrikano veriore duke e pasuruar kulturen e Magribit e duke i shtuar nje influence te re tradites arabo-berbere qe ekzistonte. Kjo influence vazhdoi per rreth 200 vjet, derisa trashegimia andaluziane u integrua plotesisht ne jeten afrikano veriore. Megjithate, shume marokiene, algjeriane e tuniziane te diteve te sotme akoma t’i gjejne gjurmet e tyre prapa ne qytete specifike te Andaluzise (shih Aramco World, korrik-gusht 1991).


    Kontributet e saj intelektuale, estetike dhe kultura e saj ne nje krah, megjithate Andaluzia i la nje trashegimi emocionale te-hidhur-e-te-embel botes arabe muslimane. Edhe pse ndjenja e humbjes shprehet tek pasardhesit e te merguarve andaluziane, kujtesa e el-Andalusise akoma e ruan fuqine e saj emocionuese ne te gjithe boten islame.


    Shkrimtarja irakiane i shekullit te 20te Daisi el Amir per shembull, merr Angline e sotme si ambienti per tregimin e saj alegorik “Nje Tregim Andaluzian,” mbi nje student arab i cili takon “nje spaniard qe njihte prejardhjen e tij arabe” dhe eshte krenar per trashegimine e tij andaluziane. Regjizori tunizian i Naser Khemir huazon titullin dhe subjektin e tij melankolik nga Ibn Hazmi ne filmin e tij me 1990-en ‘Le colier perdu du colombe (Varesja e Humbur e Pellumbit). Kostumet e stolisura te Khemirit, arkitektura si-ne-endrra, ngjyrat vezulluese dhe kinematografia e ēuditshme i japin jete idealit estetik te el-Andalusise (shih Aramco World, Janar-Shkurt 1992).


    Ne boten islame sot Spanja muslimane thirret ne dy linja. Se pari, eshte nje kujtese e vete vendit: lumenjte qe rrjedhin dhe fushat e gjelbra te Spanjes jugore, xhamiat dhe pallatet e mrekullueshme, kultura e lulezuar. Kjo eshte toka qe te merguarit andaluziane i referohen akoma si el-firdeus el-mafkud – parajsa e humbur – dhe kalimin e se ciles i merguari nga Valencia Ibn Amira e vajton ne ‘Epistola a un amic’:



    Nje oqean trishtimi na terbon,

    Zemrat tona, te deshperuara, digjen ne flake te perjetshme....

    Qyteti ishte aq i bukur me parqet dhe lumenjte e tij,

    Netet ishin te ngopura me aromen e embel te Narsisusit.


    El-Andalusia permendet ne nje linje tjeter si vendi i vetem qe ishte dikur – por jo me – pjese e botes muslimane. Deri ne gjysmen e ketij shekulli muslimanet i kane bere balle mongoleve, kryqezatave, perandoreve e kolonizatoreve dhe akoma mbijne me identitetin e tyre Islam te paprekur – perveē Spanjes. Edhe regjimet komuniste ekzistuese ne Kine dhe ish-Bashkimin Sovjetik deshtuan te ērrenjosnin Islamin, deshtuan te shkulnin nga vendi popullaten muslimane, pavaresisht nga shpenzimi i madh i kohes, pasurise dhe gjakut, ne perpjekje per ndertimin “e njeriut te ri socialist” (shih Aramco World, Janar-Shkurt 1990). Fakti qe pjesa tjeter e botes muslimane e ka ruajtur identitetin e saj fetar mbi katermbedhjete shekuj ne ndryshimet e gjera politike, sociale, kulturale e teknologjike, e ben perjashtimin e Spanjes me te dhimbshme per muslimanet.


    Eshte megjithate nje dhimbje qe shtrihet nen siperfaqe. Muslimanet bashkekohes jane me pak e mundur ta mendojne Spanjen si nje armik historik apo si nje territor qe duhet te ripretendohet, sesa si nje partner i rendesishem tregtar, nje anetar mik i familjes se kombeve, dhe – veēanerisht per afrikano verioret – nje burim punesimi per te merguarit. Vendet muslimane ruajne marredhenie te perzemerta me Madridin dhe nje numer prej tyre hapen shatorre ne EXPO ’92 ne Sevilje dhe derguan ekipe ne Barcelone.


    Dhe megjithese, gjate viteve, Spanja muslimane e humbur eshte idealizuar shume ne boten islame, mbetet nje vleresim i faktoeve prapa renies se saj. Disa nga keto ishin te jashtem, te tilla si unifikimi dhe zgjerimi i mbreterive kristiane te Spanjes dhe izolimi gjeografik e politik i Andaluzise nga pjesa tjeter e botes muslimane. Ishin gjithashtu faktore te brendshem qe kontribuan ne renien ne renien e el-Andalusise, veēanerisht rivalitetet qe dobesuan dhe ndane Spanjen muslimane, makuteria dhe indulgjenca qe terhiqte eliten e saj, dhe humbja e vizionit fetar bashkues.


    Ne krahun tjeter, Spanja islame ishte nje toke e begatshme e pafund per dije, qe nxirrte seri te gjata te perparimit intelektual, estetik dhe shkencor qe i atribuohen mendimtareve muslimane, kristiane dhe ēifut, dhe atmosferes qe ata krijuan. Ky lulezim ishte si rrjedhoje pjeserisht e shpirtit te tolerances qe mbizoteroi per shumicen, ndonese jo te gjithen, e historise se el-Andalusise – nje tolerance e perhapur jo vetem tek grupet e tjera fetare por operative brenda shoqerise muslimane gjithashtu.


    Pamvaresisht se kane kaluar 500 vjet, el-Andalusia vazhdon te ruaje shqiptimin e saj. Si vendlindja e disa nga dijetaret dhe zejtaret me te shquar te botes, shtepia e kryeveprave te ndritshme arkitekturale, dhe ambienti i nje shoqerie brilante e dalluar per lartesine e arritjeve dhe thellesite e dekadences se saj, el-Andalusia ruan ndikimin e saj emocional dhe vendin e privilegjuar ne kujtesen historike muslimane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 22-03-2004 mė 18:23
    Injoranca nuk zhduket me top

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Shqiptaret, sa kokeforte
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 18:55
  3. Kosova nė marrėdhėniet ndėrkombėtare
    Nga ex-x nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 12:44
  4. Baba Reshat Bardhi
    Nga angeldust nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 11:15
  5. Bektashinjte. Cilet jane ata?
    Nga angeldust nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-03-2003, 09:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •