Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    Branko Crvenkovski - president i Maqedonisė

    Pas vdekjes aksidentale te presidentit te Republikes se Maqedonise Boris Trajkovski me 26 shkurt te ketij viti, kryetari i kuvendit maqedon Lupco Jordanovski me daten 8 te ketij muaji kumtoi se zgjedhjet presidenciale ne Maqedoni do te mbahen me 14 prill, 2004.

    Kandidate te mundshem per president te ardhshem te Maqedonise jane:
    Branko Crvenkovski, Tito Petkovski dhe Ilinka Mitreva nga partia LSDM ( Lidhja Socjaldmokrate e Maqedonise)
    Saso Kedev nga VMRO-DPMNE
    Gezim Ostreni nga partia BDI si kandidat i perbashket i dy partive BDI dhe PPD
    Kandidati i PDSH-se, Arber Xhaferri, eshte refuzuar nga Komisjoni Shteteror i Zgjedhje me arsyetim se ky nuk ka qendruar 10 vjet panderprere ne Maqedoni. Kandidat i ardhem i PDSH-se eshte caktuar ish komandanti i UCK-se Zydi Xhelili.

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Gara do jete shume interesante. Populli votoi LSDM-ne ne vend te VMRO-DPMNE, per shkak te inefektivitetit te Lubēe Georgievskit si Kryeminister, dhe qendrimit te tyre arrogant ndaj kerkesave te shqiptareve, dhe "tradhetise" qe i beri ai maqedonasve, duke nenshkruar marreveshjen kornize te Ohrit.

    LSDM, erdh si nje force e re dhe e fresket ne pushtet, dhe deri tani, jane treguar te suksesshem. Situata eshte nen kontroll. Disa ligje liberalizuese (derivate te marreveshjes se Ohrit) jane miratuar, kryeministri po mban nje balance te mire edhe me shqiptaret edhe me maqedonet, dhe situata eshte stabile. Besoj se kandidati i tyre ka per te fituar.

    Ne anen tjeter, besoj se shqiptaret duhet te formojne nje koalicion, dhe te mbeshtesin te gjitha partite dhe votuesit Njė kandidat shqiptar, e jo dy apo tre. Refuzimi i kerkeses se Arben Xhaferrit, eshte pak kontraverz, ndoshta edhe i influencuar nga idete e tij per nje kantonizim te Maqedonise. Sidoqofte, Maqedonia po hyn ne nje ere te re te politikes, duke rreshqitur nga nje politike mafiozo-anarkiste e Georgievskit dhe "Luaneve" te tij, drejt nje Qeverie qe kryesohet nga nje lider pragmatik, me pjesemarrje te rendesishme te shqiptareve, qe mund te ndikojne te Kryeministri, te beje hapa qe do te synonin afrimin e gjithe shtetasve, duke e decentralizuar pushtetin edhe me tej.

  3. #3
    Maqedoni, nis fushata zgjedhore pėr president nga Ylber Lili


    SHKUP – Partitė politike nė Maqedoni kanė hapur fushatėn pėr zgjedhjet presidenciale qė do tė zhvillohen mė 14 prill. Dje e ka nisur fushatėn partia shqiptare nė pushtet BDI. Ndėrkaq dhe partitė maqedonase tashmė janė pėrgatitur seriozisht pėr garėn zgjedhore. LSDM do tė promovojė kandidatin e kėsaj partie pėr kryetar shteti, pikėrisht kryeministrin Branko Cervenkovski. Promovimi do tė bėhet nė konventė zgjedhore, ku zyrtarisht do tė fillojė fushata parazgjedhore e partisė mė tė madhe nė pushtet. Zėdhėnėsja e shtabit zgjedhor tė LSDM-sė, Radmilla Shekerinska bėri tė ditur se gara zgjedhore e LSDM-sė do tė fillojė nė Shkup, e do tė pėrfundojė me tubim nė Shtip. Ndėrkaq kandidati i VMRO-DPMNE-sė, Sashko Kedev, tė martėn mbrėma mbajti tubimin e parė parazgjedhor nė Ohėr. Ai nė fjalimin e tij kritikoi ashpėr Cervenkovskin, kandidatin e LSDM-sė, pėr kryetar shteti.
    Xhelili e Ostreni- kandidatėt shqiptarė
    “Platformėn e filluam me moton “Pėr shtigje tė qarta”. Kėtė e vendosėm sepse nuk jemi parti politike e cila tė shpie nė “qorrsokak”. Kėshtu deklaroi nė fjalimin e djeshėm Arbėr Xhaferi, kryetari i PDSH-sė nė hapjen e fushatės zgjedhore pėr zgjedhjet e parakohshme presidenciale nė qytetin e Shkupit. Sipas Xhaferit, kandidati presidencial i LSDM-sė Cervenkovski nuk ka dėshirė pėr bashkėjetesė, dėshira e tij e vetme ėshtė mashtrimi ndaj shqiptarėve. Xhaferi tha se nė kėto zgjedhje PDSH-ja del me zgjidhje tė qarta. Ndėrsa Zudi Xhelili, kandidat pėr president nga radhėt e PDSH-sė u shpreh: “Jam mė i privilegjuari nė PDSH qė t’u kundėrvihem atyre qė sot luajnė me ēėshtjen kombėtare. Shqiptarėt nėpėr histori edhe pse i kanė fituar luftėrat, politikėn e humbin nė tavolinė”, -theksoi Xhelili. PDSH, siē theksoi ai, ėshtė e vetmja parti politike e cila mbron ēėshtjen kombėtare dhe interesat e shqiptarėve nė pėrgjithėsi.
    Ndėrkohė kandidati tjetėr shqiptar pėr president i partisė BDI, Gėzim Ostreni premton njė angazhim total nė zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit dhe vėnien nė funksionim tė shtetit ligjor. Fushata zgjedhore e BDI-sė nisi dje nė njė tubim nė sheshin e Tetovės. Gėzim Ostreni pėrkrahet edhe nga partia tjetėr opozitare e PPD-sė.
    Ndėrkohė kandidat i VMRO DPMNE ėshtė Sashko Kedev i cili nė hapjen e fushatės sė tij tė martėn nė mbrėmje nė Ohėr theksoi: “Amerika ėshtė miku ynė dhe partneri ynė strategjik, ndėrsa Evropa ėshtė shtėpia jonė, nė tė cilėn duhet pėrfundimisht tė integrohemi pėr tė mirėn e tė gjithė qytetarėve tė Maqedonisė”. Maqedonisė, tha Kedev, i duhet njė fillim i ri, me njerėz tė rinj pėr tė ndėrtuar njė fytyrė tė re, tė cilėt do tė pėrmirėsojnė jetesėn, para sė gjithash pėr veten dhe pėr afrimin me strukturat evropiane.



    Shekulli

  4. #4
    CERVENKOVSKI I KERKON FALJE SHQIPTAREVE NE GOSTIVAR

    Kandidati presidencial i LSDM-sė Branko Cėrvenkovski, iu kėrkoi falje dje shqiptarėve tė Maqedonisė pėr ngjarjet nė Gostivar nė vitin 1997. "Mua mė vjen shumė keq pėr incidentet e ndodhura nė Gostivar nė vitin 1997. Haptas do tė them se zotėrinjėve Arbėr Xhaferit dhe Menduh Thaēit atėherė u duhej njė incident dhe incidenti ndodhi. Mė vjen keq pėr atė qė ndodhi nė Gostivar, por megjithatė tė mos harrojmė se nė vitin 2001 pati edhe luftė nė Republikėn e Maqedonisė. Ashtu qė, nėse duhet dikush tė kėrkojė sqarim pėr sjelljet pėr periudhėn e kaluar, mendoj se ka shumė aktorė tė tjerė nė skenėn politike qė duhet tė japin sqarime se pse shumė punė tė mėdha ndodhėn qė tė arrijmė deri aty qė tė komplotohet ndarja etnike dhe shpėrngulja e popullatės", deklaroi Cėrvenkovski. Nė intervistėn dhene per BBC, nė seksionin shqip, Cėrvenkovski i hodhi poshtė kritikat se deri mė tani nuk i ka realizuar premtimet ekonomike.

    Top Channel

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    MAQEDONI, Raund i dytė pėr zgjehdjet presidenciale; Cėrvenkovski kryeson
    Lajmi i ores 8:20 AM


    SHKUP (15 Prill) - Rezultatet e para jozyrtare nga zgjedhjet nė Maqedoni tregojnė se do tė duhet tė zhvillohet njė raund i dytė votimesh pėr tė zgjedhur pasardhėsin e Boris Trajkovskit, i cili vdiq nė njė aksident ajror nė Bosnjė nė shkurt. Rzultatet e vendosin nė krye tė garės kandidatin e Lidhjes Socialdemokrate Branko Cėrvenkovski. Por ai nuk ka 50 pėrqindshin e nevojshėm tė votave pėr tė fituar qė nė raundin e parė dhe do tė pėrballet me kandidatin, Sashko Kedev tė partisė opozitare VMRO-DPMNE pas dy javėsh. Branko Cėrvenkovski ka fituar 42,89% pėrqind tė votavė. I dyti renditet kandidati opozitar i VMRO-DPMNE, Sashko Kedev me 34 pėrqind, ndėrsa kandidatėt shqiptarė kanė fituar si mė poshtė: Gėzim Ostreni 14,27% dhe Zudi Xhelili 8,31%. Rezultatet zyrtare pritet tė dalin tė enjten. Pjesėmarrja nė votime duket se ka qenė e ulėt. Shtabet zgjedhore tė dy kandidatėve pėr president, Branko Cėrvenkovski tė Lidhjes Social Demokrate dhe Sashko Kedev tė VMRO DPMNE-sė nė Shkup kanė zhvilluar tashmė disa konferenca pėr shtyp. Nga VMRO DPMNE, gjithashtu pranojnė se nė epėrsi ėshtė Branko Cėrvenkovski, por ata thonė se dallimi mes dy kandidatėve ėshtė relativisht i vogėl. VMRO DPMNE ndėrkohė ka njoftuar pėr disa incidente dhe ka bėrė thirje qė KSHZ t'i shqyrtojė ato. Por pavarėsisht nga kjo, konstatimi i pėrgjithshėm ishte se zgjedhjet u zhvilluan nė njė atmosferė tė qetė dhe disa incidente tė vogla. Nė njė vendvotim nuk u votua fare, kurse disa pengesa tė tjera nė disa vendvotime, siē thuhet, janė tejkaluar gjatė ditės sė votimit. ro/ro (BalkanWeb)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    Branko Crvenkovski - president i Maqedonisė

    Kryeministri aktual fitoi 62 pėrqind, ndėrsa kandidati opozitar rreth 39 pėrqind tė votave.

    Kryetari i Komisionit shtetėror tė zgjedhjeve, Stevo Pendarovski, ka shpallur sot herėt rezultatet e zgjedhjeve presidenciale nė Maqedoni. Nė zgjedhje morėn pjesė 53,39 pėrqind. Branko Crvenkovski ka fituar 548.583 (62.66 pėrqind) vota ndėrsa Sashko Kedev 326.951 (37.31 pėrqind) tė votave.
    "Maqedonia tregoi se ėshtė shtet evropian, nė zgjedhjet e qeta zgjodhi kryetarin e vet", deklaroi Crvenkovski i cili uroi kundėrkandidatin e tij pėr rezultatet e tija. Ai tha se sot nuk ka humbur askush, pėrvec atyre qė kanė bėrė thirrje pėr bojkotimin e zgjedhjeve. Ndėrsa Kedev tha se kėto zgjedhje janė tregues i shkeljeve tė rėnda tė parimeve demokratike. "Ky ėshtė njė treg politik me votat e shqiptarėve, tė cilėt nuk deshėn tia japin votėn kandidatit socialdemkrat. Cmimin do ta paguajnė tė gjithė qytetarėt maqedonas", tha ai duke shtuar se VMRO - DPMNE kurrė nuk tė njohė Crvenkovskin si president.
    Kedev tha se pėr kėto falsifikime janė njoftuar shumė faktorė ndėrkombėtarė, ndėrsa PDSH kumtoi se nėse funksionon shteti ligjor, atėherė kėto zgjedhje duhet tė prishen. Ndėrkohė BDI i ka vlerėsuar zgjedhjet si tė suksesėshme.


    Fatos Musliu - DW
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StterollA : 01-05-2004 mė 15:03

  7. #7
    Branko Crvenkovski, 40 vjec, eshte nje ish inxhinier elektrik, i cili ka drejtuar Lidhjen social demokrate maqedonase, SDSM, qe prej vitit 1991, kur partia ka pranuar nje platforme social- demokrate dhe ka hedhur pertej te kaluaren e saj komuniste.

    Kryeminister i vendit nga Shtatori 1992 deri ne zgjedhjet e kaluara parlamentare ne nentor 1998, kur VMRO-DPMNE mundi SDSM dhe krijoi nje qeveri, ai ka qene kryeministri me i ri ne Europe ne vitin 1992, ne moshen 29 vjecare.

    Crvenkovski i perket atij brezi politikanesh te cilet kane ndihmuar ne krijimin e nje Maqedonie te pavarur dhe sovrane, duke shmangur gjakderdhjen e shkaktuar nga Sllobodan Milloshevici ne pjese te tjera te ish Jugosllavise.

    Ata qe e njohin kryetarin e SDSM-se thone se ai eshte nje njeri shume inteligjent, i cili ka mesuar "sekretet" e politikes se larte nga kujdestari i tij, ish- presidenti dhe themeluesi i SDSM Kiro Gligorov. Ai konsiderohet si nje pragmatist dhe jo ideolog.

    Pas nje atentati te deshtuar ndaj Gligorovit ne Tetor te vitit 1995, Crvenkovski filloi spastrimin e reformatoreve. Dhe gjate nje periudhe te shkurter kohore, pushteti i vertete u transferua nga ministrite e qeverise ne duart e zyrtareve te SDSM dhe partnereve te tyre ne koalicion (Partise per Prosperitet Demokratik te Shqiptareve te Maqedonise (PPD), te interesuar kryesisht per te pasuruar vetveten.

    Te gjithe ata, te cilet kane kundershtuar kete proces, ose jane larguar, ose jane detyruar te japin doreheqjen.

    Qeveria e Crvenkovskit eshte rrezuar ne vitin 1998, kryesisht sepse votuesit jane zhgenjyer nga dhimbjet e tranzicionit ekonomik dhe politik dhe sepse ata kane i konsideruar, gjithnje e me teper, autoritetet si te korruptuara dhe te lidhura me kriminelet. Te perballur me nje renie te ndjeshme te standarteve te jeteses, elektorati e denoi SDSM duke votuar per VMRO-DPMNE, deri ne ate kohe ne opozite.

    Per ironi, Crvenkovski e ka konsideruar ceshtjen e krimit dhe korrupsionit ne qeverine e tanishme si temen kryesore te programit te tij elektoral.

    "Kjo qeveri jo vetem qe nuk e lufton krimin, por e mbron ate", thoshte ai gjate fushates elektorale qe shkoi. "Maqedonia nuk mund te jete e lumtur nese 200 apo 300 vete pasurohen, ndersa 2,300,000 te tjere mbeten te varfer. Nje shtet i ndertuar mbi kete baze, nuk ka perspektive dhe te ardhme".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StterollA : 01-05-2004 mė 15:07

  8. #8
    PARVANOV URON CERVENKOVSKIN PER FITOREN

    Presidenti i Bullgarise Georgi Pėrvanov uroi Branko Cėrvenkovskin per fitoren ne zgjedhjet presidenciale te Maqedonise. Nė njė bisedė telefonike Cėrvenkovski dhe Pėrvanov kanė shprehur besim se do tė vazhdojnė pėrpjekjet e dy vendeve pėr pėrforcimin e bashkėpunimit dypalėsh, ku me rėndėsi tė veēantė nė kėtė plan i kanė theksuar kontaktet e mira personale.





    GJUKANOVIC URON CERVENKOVSKIN PER FITOREN NE ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

    "Jam i bindur se gjatė kohės sė mandatit tuaj si president, bashkėpunimi ndėrmjet Malit tė Zi dhe Maqedonisė, do tė vazhdojė dhe do tė intensifikohet nė interes tė qytetarėve dhe ekonomisė sonė", theksohet nė urimin e kryeministrit tė Malit tė Zi, Millo Gjukanoviē, dėrguar Branko Cėrvenkovskit. Gjukaniviē nė telegram me rastin e zgjedhjes sė Cėrvenkovskit pėr president, thekson se edhe Maqedonisė i dėshiron sukses nė rrugėn drejt Evropės dhe se do tė vazhdojė bashkėpunimi ndėrmjet Maqedonisė dhe Malit tė Zi.

    TopChannel

  9. #9
    Tė mėrkurėn inaugurohet presidenti maqedonas

    Ndėrkohė qė ėshtė paralajmėruar se tė mėrkurėn fituesi i zgjedhjeve presidenciale nė Maqedoni, Branko Cėrvenkovski, do tė inaugurohet edhe zyrtarisht nė kėtė post, kryetari i Partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim, nga koalicioni qeverisės, Ali Ahmeti, i tha BBC-sė se priten ndryshime nė kabinetin qeveritar qė sipas tij do tė drejtohet nga Hari Kostov, ministėr aktual i Punėve tė Brendshme.


    "Nė takimin e zhvilluar me kryeministrin nė dorėheqje dhe president i ardhshėm I Maqedonisė, Branko Cėrvenkovski, ne si Bashkim Demokratik pėr Integrim, mbėshtetėm kandidaturėn e zotit Hari Kostov qė gtjatė periudhės sė ardhshme tė drejtojė kabinetin e ri qeveritar," tha zoti Ahmeti.

    Ai gjithashtu la tė kuptohet se do tė ketė edhe njė shtim tė numrit tė pėrfaqėsuesve tė BDI-sė nėpėr dikastere tė ndryshme dhe gjithė kjo ka pėr tė qenė nė funksion tė pėrfaqėsimit tė shqiptarėve dhe tė realizimit tė Marrėveshjes sė Ohrit.


    BBC

  10. #10
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Sic po thuhet, BDI ka per ta marre Ministrine e Puneve te Brendshme, meqe, Kostov po e le ate post te zbrazet dhe po merr Kryeministrine. Nese jo Punet e Brendshme, kandidati i BDI ka per ta marre postin e Kryetarit te Kuvendit. Kjo eshte nje gje e mire, sepse i jep pak me shume fuqi edhe partive shqiptare qe doemos do te paraqesin edhe interesat shqiptare.

    Maqedonia edhe pse ngadale dhe ndoshta pa deshire, po ecen drejt nje balancimi te fuqive mes maqedoneve dhe shqiptareve. Kjo do te coje padyshim tek perparimi edhe ekonomik i shtetit, si dhe social, se dy popujt shtet-formues kur nuk kane nevoje te mirren me patriotizem dhe gjera te nivelit te tille, do te mirren me prodhimtari dhe me ekonomi. Kjo do te kete efekt shume te madh edhe ne Kosove, ku prej tash po degjojme zera nga nivelet e larta shteterore te Maqedonise qe jo qe nuk kundershtojne pavaresine e Kosoves duke e permendur si faktor jo-stabiliteti, po po thone se pavaresia e Kosoves s'do te kete asnje ndikim negativ ne Maqedoni.

    Kjo vie kryesisht si rezultat i bashkepunimit te mire te BDI me partnerin qeveritar LSDM (Lidhja Social-Demokrate), gje per te cilen, duhet te kene mirenjohje edhe politikanet po edhe institucionet e Kosoves (perfshire ketu edhe popullin e Kosoves).

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Nga Manastiri filloj Pranverė e re me Demokracinė e Re
    Nga Progres nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 13:28
  3. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  5. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •