Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1

    shqiperia me 3 milion mbreter?

    rendom, perdoret shprehja, "cdo shqiptar mendon se eshte mbret"

    a eshte vertet keshtu?

    nese po, pse?

    nese jo, pse?

    une per vete mendoj se kjo thenie i pershtatet shqiptarit, por arsyet shtrihen ne nje kompleks inferioriteti qe ka shekuj te tere qe e shoqeron popullin tone. duke pasur kete kompleks, si per tu mbrojtur atehere krijon nje mekanizem mbrojtes qe e shnderron inferioritetin ne superioritet (fiksional), pra ne narcisizem (kur t'hyp vetja n'qejf).

    po ju?
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

  2. #2
    Korcare Forever Maska e serenata
    Anėtarėsuar
    16-11-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia,USA.
    Postime
    41
    Kur e pyeten Ahmet Zogun se cila ishte arsyeja qe ai e quante veten "lart-madheri", ai thjesht dhe qarte u pergjigj se perderisa cdo shqiptar e quan veten "madheri", ai ishte ne detyre ose post me te larte se keta te gjithe dhe prandaj kishte kete emer.
    Pra une mendoj se ajo shprehja me lart qendron per shqipetaret.
    My WaY oR tHe HiGhWay :)))

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Kjo e dyta arsye me e bukur po ajo e para me e logjikshme...dmth mund te shifet logjika qe te con te ai mendim.
    Po ne ket rast "me e logjikshme" nuk esht sinonim per "me e vertete".
    Mekanizmi mbrojtes (e aq me teper narcisizmi) nuk krijohet nga kompleksi i inferioritetit.
    Kshuqe kerko arsye tjera per krenarine e shqiptareve...ne histori jo ne psikologji ket radhe.

  4. #4
    nuk e di por e shoh te lidhur shume historine me psikologjine, sic kam qejf ta quaj kete binom psiko-histori. mjafton te permendim arketipet....

    keshtu qe, historia e shqiptareve ka qene ne pergjithesi mjaft ndeshkuese, pra si rrjedhoje lind kompleksi i inferioritetit. pra nje imazh i keq per veten. kurse narcisizmi eshte nje imazh i fryre i vetvetes, dhe vjen si kunder-reagim (formim-reagimi).

    kuptohemi besoj...
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

  5. #5
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Citim Postuar mė parė nga citizen insane
    rendom, perdoret shprehja, "cdo shqiptar mendon se eshte mbret"

    a eshte vertet keshtu?

    nese po, pse?

    nese jo, pse?

    une per vete mendoj se kjo thenie i pershtatet shqiptarit, por arsyet shtrihen ne nje kompleks inferioriteti qe ka shekuj te tere qe e shoqeron popullin tone. duke pasur kete kompleks, si per tu mbrojtur atehere krijon nje mekanizem mbrojtes qe e shnderron inferioritetin ne superioritet (fiksional), pra ne narcisizem (kur t'hyp vetja n'qejf).

    po ju?
    qe cdo shqiptar eshte mbret ne vete nuk po e them por qe cdo shqiptar eshte parti ne vete ta them pa frike.........................................
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    citizen insane

    Narcisizmi shfaqet ne menyre natyrore te femijet pak muajsh kur femija nuk e konsideron boten e jashtme relevante por gjithcka e sheh te lidhur me organizmin e tij. Prandaj edhe kur ka ndjenja afektive ose seksuale ndaj objekteve ose lojrave (te jashtme) perpiqet ti gelltise, ne kuptimin qe ti inkorporoje ne vetvete sepse nuk e sheh mundesine e egzistences se nje gjeje jashte vetvetes.
    Pastaj te njerez qe nuk i kalojne normalisht fazat e rritjes, kjo shfaqet prap ne moshe me te madhe.
    Pra narcisizmi nuk esht kunder-reagim esht thjesht gjendja e mohimit te botes se jashtme ne favor te vetvetes e shfaqur si etape ne fazen e rritjes dhe me vone si crregullim ne personalitet...s'mund te flitet per narcisizem popujsh.

    Sa per lidhjen e historise me psikologjine per shqiptaret, agresionet e shumta gjate historise dhe mrekullia e mbijeteses dhe ruajtjes te etnicitetit pas gjith atyre agresioneve dhe tentimeve per asimilim esht me te vertete gje per tu krenuar.
    Gjithashtu edhe egzistenca e shqiptareve si nje nga popujt me te vjeter te Ballkanit (ndoshta edhe para-helenike), kur shumica e popujve te tjere jane dyndur si hordhi barbaresh.
    Shqiptaret akoma ruajne gjuhen e tyre origjinale jo-degezim i asnje gjuhe tjeter Indo-Europiane, miniere ari per studjuesit e gjuheve.
    Keshtuqe kompleksi i inferioritetit (qe mund te lidhet me disa popuj afrikane) esht paradoksal te permendet ne lidhje me shqiptaret.
    Gjith te mirat

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet nė Bllog
    17
    Kurse gjyshi im si plak qe eshte, sa here qe vjen muhabeti tek Shqiperia, e shpreh keqardhjen dhe zhgenjimin e tij me fjalet: "Ne ate vend, nga cdo koke del nje ze!" Elita 5 ne fillimet e demokracise shqiptare, beri nje kenge te famshme "Fol vetem fol" qe si refren kishte reshtat:
    ......
    Fol, fol vetem fol
    te gjithe flasin
    por askush nuk degjon
    ......

    Nje fenoment i tille eshte dukshem dhe konstatohet kollaj nga te huajt qe vizitojne Shqiperine, apo shqiptaret ne mergim. Shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi nuk e konstatojne dot nje gje te tille, pasi ky fenomen ne Shqiperi nuk eshte semundje, eshte epidemi qe prek gati te gjitha shtresat dhe grupmoshat e shoqerise. Eshte paksa e veshtire per shqiptaret ne Shqiperi qe te konstatojne ne mentalitetin e tyre problemin qe diskutohet ketu, pasi ata nuk kane nje shembull ndryshe, gjithe shqiptaret qe jetojne atje e ndajne kete mentalitetin "poliedrik alla-shqiptar".

    Si manifestohet kjo ne forumin shqiptar?

    Nje nga te mirat e ketij forumi eshte se nxjerr ne pah mentalitetet qe manifestojne shqiptaret dhe keto jane nga me te ndryshme. Mirepo ndryshe nga shoqeria konformiste shqiptare, keto mentalitete ne forum perplasen me njera-tjetren ne nje debat mendimesh dhe idesh. Ky debat nuk eshte i mundur ne jeten reale shqiptare, pasi ne ate jete njerezit shoqerine e krijojne me ata njerez qe u vine per shtat bindjeve te tyre, kurse ne forum eshte e veshtire te thuash qe te gjithe mendojne si une. Ky debat dhe kjo perplasje idesh ka krijuar nje krisje te madhe ne botekuptimin e gjithe anetareve te forumit qe e vizitojne ate nga trojet shqiptare. Krisja vjen si pasoje e njohjes me mendimin ndryshe qe krijon nje gjendje stresi, nervozizmi, shoku ne mendjen e anetareve te forumit. Reagimi i tyre i pare eshte reagim i shemtuar, do te ofendojne ata qe mendojne ndryshe, do te replikojne me ta deri ne pafundesi, do te propogandojne e bejne te pamunduren per bere edhe ate kundershtarin te mendoje si ata. Por me kalimin e kohes dhe me rritjen e pjesmarrjes se tyre ne forum do te fitojne nje cilesi ne karakterin e tyre ne menyre te pavetedijshme. Kjo cilesi eshte ajo qe une e perkufizoj "kultura e debatit", kulture e cila te ben te lexosh perpara se te analizosh, te ben te japesh mendimin tend te plote e jo te kapesh me replika boshe, te ben qe jo vetem te mirepresesh mendimin ndryshe por te shqetesohesh kur te gjithe mendojne njesoj.

    Jo te gjithe shqiptaret e mirepresin ndryshimin ne jeten e tyre dhe kjo eshte humane dhe e kuptueshme. Sic do te kete antare qe do te perfeksionojne aftesite shprehese dhe argumentuese ne kete forum, do te kete edhe nga ata qe nuk do te dalin dot nga qarku i mbyllur i shokut te mendimit ndryshe dhe do te zgjedhin ti qendrojne larg forumit si djalli eres se thimjamit. Ashtu si ne jeten reale, ata do te zgjedhin te marrin pjese ne ato forume ne te cilet marrin pjese vetem ata anetare qe mendojne si ata. Cfare mund te debatosh me njerez qe mendojne si ty? Cfare gje te re mund te mesosh nga njerez qe mendojne e sillen si ty?!

    Si manifestohet ky lloj mentaliteti tek shqiptaret?

    Te gjithe shqiptaret flasin per "politike", pa marre parasysh shtresen e shoqerise, shkallen e arsimit, grupmoshen ne te cilen bejne pjese. Nje vizitor amerikan ne Shqiperi qe kaloi 3 muaj atje me sherbim, ne pershtypjet e tij per Shqiperine e shqiptaret zuri ne goje edhe "sa te dhene jane shqiptaret pas politikes", pershtypje e krijuar per amerikanin nga fakti se ne vendlindjen e tij ekziston nje interes i vogel per politiken. Po te pyesje nje femije 5 vjec ne Shqiperi se kush eshte kryetari i nje parti politike, ai do te ishte ne gjendje te shqiptonte emrin e tij. Po te pyesesh nje 25 vjecar amerikan se kush eshte kryetar i nje partie politike ne SHBA, shanset jane qe ai te ngreje supet.

    Kurse nje misionar amerikan qe kishte jetuar plot 5 vjet ne Shqiperi, kur e pyeta se cfare i kish bere me shume pershtypje nga jeta e shqiptareve, krahas fjaleve te mira ne drjetim te mikepritjes shqiptare, ai shfaqi edhe nje obzervim qe ia kish bere atij jeten te veshtire ne Shqiperi: "shqiptaret dyshojne kedo dhe gjithcka, pavaresisht se sa perpiqesh te fitosh besimin e tyre duke iu ardhur ne ndihme e duke iu qendruar prane."

    Kurse nje oficer i sherbimit sekret amerikan qe njihte nga afer shoqerine shqiptare, u shpreh se shqiptaret jane nje nder popujve me vulnerabel ne Ballkan, pasi ndryshe nga fqinjet e tyre, ata nuk i bashkon asgje. Ai e lidhte kete me faktin se shqiptaret nuk ndajne te njejten fe, si fqinjet e tyre. Jo vetem aq por dobesimi dhe ndalimi i feve ne Shqiperine komuniste, coi jo vetem ne dobesimin e moralit shoqeror por edhe ne lindjen e gjeneratave te reja ateiste. Ajo qe i bashkon shqiptaret eshte vetem ndjenja kombetare por a mund te ngresh themelet e nje shteti mbi ndjenja?


    Shkaktaret e ketij mentaliteti shqiptar

    Ashtu si cdo popull i kesaj bote, realiteti eshte peng i historise se shkuar. Por kjo nuk do te thote qe e ardhmja e Shqiperise eshte peng e se shkuares se saj. Me shume se peng i se shkuarres, e ardhmja e Shqiperise varet nga aftesite e cdo shqiptari per tu njohur me te shkuaren ne menyre qe te kuptojne sic duhet realitetin. Ne baze te kesaj njohjeje te realitetit shqiptar, secili prej nesh ben nje meditim mbi te ardhmen e ngritur mbi mesimet e duhura te nxjerra nga gabimet e se shkuares.

    E rendesishme ne kete analize eshte nxjerrja ne dukje se ky mentalitet i shqiptareve nuk eshte i lindur, eshte i fituar nga jeta. Une kam dale ne kete perkufizim nga fakti i thjeshte se sa te lehte e kane patur emigrantet shqiptare qe te integrohen ne jeten e shoqerive perendimore ne nje kohe shume te shkurter. Sot, mijra shqiptare te rinj ne moshe studiojne ne Perendim, jetojne ne Perendim, fitojne ne Perendim dhe kane dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne shoqerine e vendeve ku jetojne. Ky brez i shqiptareve te arsimuar ne Perendim eshte prova se ne kushtet e duhura shoqerore, shqiptaret dine te arrijne potencialin e tyre maksimal.

    .... (vazhdon)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    o ryder, aman te lutem mos me mbaj leksion psikanalize, sepse e di fare mire se c'eshte narcisizmi. kush tha qe narcisizmi nuk mund te jete edhe patologji e grupeve (referohu, M. Klein, W. Bion, dhe autore te tjere te shkolles britanike te 'object relations'.

    gjithashtu me pelqeu shume eseja-analize kritike e Albo, megjithese ate qe shpreh ne paragrafin e fundit une e shoh ndryshe:

    mund te jete e vertete qe studentet tane jashte shtetit dine te integrohen mire (kete po e marrim si te mireqene), por problemi nuk qendron ne marredheniet Shqiptar- Joshqiptar, por ne ate shqiptar-shqiptar.

    une po pres vazhdimin...
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Argumenti i autoritetit eshte argumenti me i dobet.

    Edhe dicka.... si mund ta shofesh historine ne lidhje me psikologjine ?

    Analiza siper e Albos nuk me duket analize Shqiptar - Joshqiptar... por me teper Shqiptar - identiteti i huaj. Ne si popull jemi ne krize identiteti, dhe prandaj kudo qe shkojm adoptohemi, ndersa aty ku kemi vendin kthehemi perseri ne krize. Te panumert jane ato shqiptar qe mbarojn shkolla kendeja dhe kane ndejtur mbi 3-4 vjet, dhe kur kthehen me gjith mall, as 1-2 jave nuk i zgjat dhe mezi presin te kthehen mbrapsht.

    Un e shof thjesht si krize identiteti gjith kete, dhe jo si mekanizma mbrojtje a psikologjike qe jane te komplikuara skematikisht dhe te thjeshtuara llogjikisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 24-03-2004 mė 00:57
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic

    Edhe dicka.... si mund ta shofesh historine ne lidhje me psikologjine ?


    e pse jo? secili ka pikepamjet e veta ...

    po deshe e diskutojme me tej kete gje.
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Citim Postuar mė parė nga citizen insane
    o ryder, aman te lutem mos me mbaj leksion psikanalize, sepse e di fare mire se c'eshte narcisizmi. kush tha qe narcisizmi nuk mund te jete edhe patologji e grupeve (referohu, M. Klein, W. Bion, dhe autore te tjere te shkolles britanike te 'object relations'.
    Amin! Atehere po e marr qe mis-interpretimi i narcisizmit ka te beje direkt me ndjenjat hostile drejt pedagogut qe te jepte leksione. lol

    Ne fakt korigjohem un nqs do donim te moderonim terminologjine dhe ta quajme narcisizmin patriotizem. A s'jane e njejta gje? A s'kane thene qe patriotizmi esht virtyti i te djallezuarve? Sepse te duash veten me tepri dmth te urresh tjetrin?
    Keto mbeten hapur per interpretim, kurse ajo qe kundershtova un esht thenja puro psikologjike (s'ka te beje me kombet) qe narcisizmi vjen nga kompleksi i inferioritetit. Ket s'ma merr mendja qe ka britanik qe ta provoje...

  12. #12
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Kurse per analizen e Albos (po shprehem pavarsisht prej grupmoshes te ciles i takoj dhe arsimimit lol) do thoja qe shqiptarizon shum elemente te cilat s'kane te bejne eksluzivisht me shqiptaret.
    Mosmarreveshjet dhe replikat e pafund kundershtuese te njerezve me ide te ndryshme qekan karakteristike shqiptare?
    Grupimet e personave me ide te njejta qekan karakteristike shqiptare?
    Normalisht qe amerikanet s'kane pse te flasin per politike kur kane nje shtet te stabilizuar dhe te organizuar ne nje menyre te tille qe njeriu mund te arsimohet, te filloje e te mbaroje nje karriere pa pasur nevoje gjate gjithe jetes te haset ne pengesat e politikes.
    Kurse shqiptaret duke i hedhur syte nga sistemi i shkaterruar i institucioneve c'fare te bejne tjeter pervec se te drejtojne gishtin nga fajtoret e ketij shkaterrimi?

    Kurse sa per diferencen fetare, toleranca nder-fetare ne Shqiperi esht model per gjithe boten.
    Shqiptaret nuk i kane vene asnjehere aq rendesi fanatike fese sa t'e arrijne ne dhunen e Indonezise, Nigerise ose Irlandes se veriut.
    Ashtu sic bejne mire edhe te dyshojne gjithcka dhe kedo me gjithe keta zera qe mundohen ti "rrine prane dhe te fitojne besimin e tyre" pas renies se komunizmit me xhepat plot me axhenda te fshehura.

  13. #13
    Citim Postuar mė parė nga Ryder
    Amin! Atehere po e marr qe mis-interpretimi i narcisizmit ka te beje direkt me ndjenjat hostile drejt pedagogut qe te jepte leksione. lol

    Ne fakt korigjohem un nqs do donim te moderonim terminologjine dhe ta quajme narcisizmin patriotizem. A s'jane e njejta gje? A s'kane thene qe patriotizmi esht virtyti i te djallezuarve? Sepse te duash veten me tepri dmth te urresh tjetrin?
    Keto mbeten hapur per interpretim, kurse ajo qe kundershtova un esht thenja puro psikologjike (s'ka te beje me kombet) qe narcisizmi vjen nga kompleksi i inferioritetit. Ket s'ma merr mendja qe ka britanik qe ta provoje...
    nuk behet fjale per mis-interpretim (keq-kuptim) por per pikepamje te ndryshme.
    termi kompleks inferioriteti eshte perdorur me kuptim thjeshtues per te respektuar te gjithe anetaret e forumit qe jo te gjithe jane te njohur me terminologji me specifike.

    persa i perket narcisizmit te grupeve te medha, te sugjeroj te lexosh Erich Fromm - "psikanaliza e dashurise" (the heart of man. its genius for good and evil), kapitulli 4(narcisizmi individual dhe social). pastaj flasim prape.

    p.s. kur flitet per fenomene te tilla nuk mund te perdorim fjalen "provoj" por me shume hipotetizoj ose hulumtoj.
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

Tema tė Ngjashme

  1. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Vazhdojnė punimet e rrugės Durrės-Morinė
    Nga Iceberg nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 18-09-2007, 08:47
  3. Auditimi i Brendshėm
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 05:45
  4. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36
  5. Zog I dhe Toptani sipas Durhamit
    Nga Bohemian nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2002, 10:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •