gsh
----------
DOSSIER I
Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon dokumentet arkivore tė hetuesisė mbi ridėnimin e Arbnorit nė burgun e Burrelit, dėshmitė kundėr tij dhe letrat qė ai i dėrgoi Mehmetit e Ramizit
Pjetėr Arbnori: "Ja akuzat qė mė ridėnuan nė burgun e Burrelit"
--------------------------------------------------------------------------------
Dashnor Kaloēi
Ndėrsa dėshmitarit Baku Ēuliqi, duke i folur pėr pushtetin tonė popullor i ėshtė shprehur se: "Kėto gėnjejnė nė shtypin e gazetat e tyre". Por armiqėsia e tėrbuar e kėtij tė pandehuri me pushtetin tonė popullor shprehet hapur nė dėshirėn e tij pėr pėrmbysjen e pushtetit tonė popullor, duke i thėnė dėshmitarit Jorgo Zongo qė: "Ti bashkė me xhaxhanė tėnd do tė hapėsh llogari para nesh, pikėrisht pėr kėtė gjė ti e mbron kėtė sistem", apo kur kėshillon dėshimtarin Muharrem Koliqi qė "Tė mos i pėrkulesh kėtyre, ne na takon e ardhmja, prandaj duhet tė pėrgatiteni e tjerė". Nga provat e grumbulluara nė dosjen hetimore dalin edhe shumė biseda tė tjera armiqėsore tė zhvilluara nga i pandehuri, apo ide e pikpamje tė tij, por qė bashkė me materialin tjetėr tė mbledhur nė dosjen hetimore, me qėndrimin e tij prej armiku nė hetuesi, provojnė plotėsisht jo vetėm akuzėn nė drejtim tė pandehurit Pjetėr Arbnori, por qėnien e tij si armik i betuar deri nė fund i kėtij pushteti popullor".
Kėshtu thuhet nė njė nga relacionet e prokurorit tė rrethit tė Matit, Rexh Meta, tė datės 30 prill 1979, ku ai raporton mbi hetimet qė ka bėrė hetuesia e atij rrethi ndaj tė burgosurit Pjetėr Arbnori, i cili nė atė kohė ndodhej nė burgun e Burrelit ku vuante dėnimin prej 25 vjetėsh qė i ishte dhėnė nė vitin 1962, i akuzuar se kishte dashur tė formonte njė parti social-demokrate. Po ēfarė thuhet tjetėr nė akuzat qė iu bėnė Pjetėr Arbnorit nė atė kohė nė burgun e Burrelit dhe kush ishin tė burgosurit qė pranuan tė dėshmonin kundėr tij? Ēfarė kishte shkruar Arbnori nė romanin e tij "Shtėpia e mbetur pėrgjysėm" dhe si u komentuan pjesėt e atij libri nga hetuesi Sofokli Afezolli nė akt-ekspertizėn e bėrė prej tij e cila e ridėnoi edhe dhjetė vjet tė tjera atė? Si u mbrojt i burgosuri Pjetėr Arbnori nga akuzat qė i bėheshin nė atė kohė dhe ēfarė i shkruante ai nė letrat qė i dėrgonte nga burgu Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Kryeministrit Mehmet Shehu, dhe nė vitin 1986, Ramiz Alisė? Me tė gjitha kėto dokumente arkivore qė "Gazeta" i publikon pėr herė tė parė, (me lejen e zotit Arbnori) do tė njihemi duke filluar qė nga numri i sotėm.
Akt-akuza qė ridėnoi Arbnorin
Akt-Akuzė kundėr tė pandehurit Pjetėr Arbnori. Akuzohet se ka propaganduar dhe agjituar kundėr partisė dhe pushtetit tonė popullor, krim ky i parashikuar nga neni 73/1 i kodit penal tė shfuqizuar. Burgu i Burrelit 30 prill 1979. Miratohet. Prokurori i rrethit Matit Rexh Meta. Hetuesia e Degės sė Punėve tė Brendshme Mat ka hetuar kohėt e fundit ēėshtjen penale pėr krimin e agjitacionit e propagandės kundėr pushtetit popullor, tė parashikuar si krim nga neni 73/1, i ēfuqizuar, e ka marrė tė pandehur e arrestuar tė dėnuarin Pjetėr Arbnori, qė vuan dėnimin nė repartin 321 Burrel. Nga hetimi i ēėshtjes penale u provua si mė poshtė: I pandehuri Pjetėr Arbnori nė vitin 1961 ėshtė dėnuar pėr krimin e tradhtisė ndaj atdheut me 25 vjet burg (heqje lirie) dėnim tė cilit prej disa vjetėsh vazhdon ta vuajė nė repartin 321 Burrel. Dėnimi i dhėnė tė pandehurit kishte pėr qėllim edhe korigjimin e tij nga rruga armiqėsore, ku kishte hyrė nė dėm tė interesave tė atdheut e popullit. Mirėpo i pandehuri gjatė kėsaj periudhe jo vetėm qė nuk arriti tė bėjė njė korigjim tė tillė, por vazhdoi nė rrugėn e vet armiqėsore, duke kryer kėtė radhė nė kushtet e izolimit nė kėtė repart krimin e agjitacionin e propagandės armiqėsore kundėr partisė e pushtetit popullor. Nė realizimin e kėtyre qėllimeve armiqėsore i pandehuri e ka zhvilluar atė jo vetėm me gojė, direkt tek dėshmitarėt e pyetur, por edhe me anėn e shrkimit tė njė romani e disa regimeve, qė siē pretendonte ai i ka shkruar "pėr kėnaqėsinė e tij letrare". Kjo mėnyrė ėshtė edhe forma mė kryesore e pėrdorur nga i pandehuri pėr tė zhvilluar kėtė veprimtari armiqėsore, mbasi nė kėtė mėnyrė i jepet mundėsia mė e mirė pėr tė shprehur botėn e tij tė brendshme, idetė e tij reaksionare, fetare me njė fjalė armiqėsore. Kėshtu, nga akti i ekspertizės sė kryer nga eksperti Sofokli Afezolli, (ish gazetar e tani drejtor i Teatrit "Aleksandėr Moisiu" nė Durrės), dalin qartė kėto pėrpjekje armiqėsore tė tė pandehurit, tė cilat provohen nė shprehjen e tyre direkte nė kėto shkrime tė tė pandehurit. Kėshtu, nė veprimtarinė e tij letrare i pandehuri me qėllim tė caktuar armiqėsor largohet nga problemet e jetės e tė kohės e tė fut nė njė botė intime, tė vockėl, dashuriēka e qejfe, tipike kjo pėr letėrsinė e sotme borgjeze e revizioniste dhe pėr ato ndikime tė huaja qė i kritikoi me forcė plenumi i 4-t i Komitetit Qėndror tė PPSH. Kėshtu shprehet ai nė romanin "Shtėpia e mbetur pėrgjysmė" nė faqet 54-55, apo tregimet e tjera tė tij, tė cilat, pa dyshim qė nuk mund t'i shpėtojnė kėtij trajtimi armiqėsor, mbasi jo vetėm janė shkruar nga njė njeri i deklaruar armik, por dhe krijohen nė kushtet e izolimit tė plotė nga shoqėria, nė burg, larg jetės sonė tė vrullshme e optimiste. Kėshtu shpjegohet edhe ekzistenca e notave mjaft pesimiste nė gjithė krijimtarinė e kėtij tė pandehuri. Nė kėtė mėnyrė gjejnė konkretizim tė plotė thėniet e shokut Enver se " krijime tė tilla, (duke patur fjalėn pėr armikun Fadil Paērami), janė pa vlerė dhe shoqėria e jonė nuk ka nevojė pėr to". Tjetėr drejtim i veprimtarisė armiqėsore tė pandehurit nė shkrimet e tij ėshtė edhe ai i pėrkrahjes e pėrhapjes sė ideve fetare, i ndjenjave erotike, seksuale, degjeneruese e morale. Disa nga tregimet e tij kanė nė qendėr personazhe vagabond, aventueri, imoral e tė tjerė, si ai i tregimit "Ardiani", "Zhgėnjimi", i tregimit nė fletoren nr.5 e tė tjerė. Tė konkretizuar e tė provuara plotėsisht kėto ide armiqėsore te i pandehuri gjenden tė shprehura nė ekspertizėn e bėrė nė faqen 15-25 tė dosjes hetimore. Po kėshtu nė kėtė akt shprehet qartė edhe dėshira e lexuesit shqiptar pėr krime tė tilla, qė drejtėsia revolucionare tė veproj, qė Kushtetuta tė zbatohet e ligja tė veprojė. Kjo ėshtė arsyeja qė i pandehuri "pretendon" se ky akt ėshtė tendencioz e duhet pėrsėritur, por sidoqė tė pėrpiqet, pėrsėri nuk i shpėton dot goditjes sė ashpėr tė diktaturės sonė preletare pėr kryerjen e krimeve tė tilla, nė dėm tė partisė e pushtetit popullor. Pėrpjekje tė tilla pėr tė fshehur tė vėrtetėn i pandehuri bėn edhe nė drejtim tė thėnieve tė dėshmitarėve, tė pyetur nė hetuesi, duke arritur deri atje sa tė akuzojė ata si "pjestarė tė shoqėrisė tenxherja", informatorė, gėnjeshtarė e tė tjerė. Nga thėniet e kėtyre dėshmitarėve figura armiqėsore e tė pandehurit del edhe mė e qartė, me gjithė egėrsinė e urrejtjen e saj pėr pushtetin popullor. Kėshtu, nė thėnien e dėshmitarit Jorgo Zengo, del qartė botėkuptimi idealist e antisocialist i tė pandehurit, qė i marrė edhe nė ato ide tė shprehura e konkretizuara nė shkrimet e tij, si mbrojtja e ideve fetare, imorale e tjerė, provojnė plotėsisht veprimtarinė armiqėsore tė pandehurit. Kėshtu ai shprehet se "socializmi nuk ka pėr tė triumfuar nė shkallė botėrore, ai mund tė vendoset vetėm nė vendet e varfėra apo dėshmitarit Muharrem Koliqi, qė i thotė se " lėre se kėto janė tė poshtėr, janė njerėz e shtet pa dinjitet ndjekin vijėn e Stalinit e politika e kėtij shteti ėshtė mashtrim " e tė tjera. Ndėrsa dėshmitarit Baku Ēuliqi, duke i folur pėr pushtetin tonė popullor i ėshtė shprehur se "kėto gėnjejnė nė shtypin e gazetat e tyre". Por armiqėsia e tėrbuar e kėtij tė pandehuri me pushtetin tonė popullor shprehet hapur nė dėshirėn e tij pėr pėrmbysjen e pushtetit tonė popullor, duke i thėnė dėshmitarit Jorgo Zongo qė: "Ti bashkė me xhaxhanė tėnd do tė hapėsh llogari para nesh, pikėrisht pėr kėtė gjė ti e mbron kėtė sistem", apo kur kėshillon dėshimtarin Muharrem Koliqi qė "Tė mos i pėrkulesh kėtyre, ne na takon e ardhmja, prandaj duhet tė pėrgatiteni e tjerė". Nga provat e grumbulluara nė dosjen hetimore dalin edhe shumė biseda tė tjera armiqėsore tė zhvilluara nga i pandehuri, apo ide e pikpamje tė tij, por qė bashkė me materialin tjetėr tė mbledhur nė dosjen hetimore, me qėndrimin e tij prej armiku nė hetuesi, provojnė plotėsisht jo vetėm akuzėn nė drejtim tė pandehurit, por qėnien e tij si armik i betuar deri nė fund i kėtij pushteti popullor. Prandaj: I pandehuri Pjetėr Arbėnori, i biri i Filipit dhe i Gjystinės, i datl. 1935, lindur nė Durrės, beqar, me arėsim tė lartė, i pa organizuar, i dėnuar nė vitin 1961 pėr tradhti ndaj atdheut me 25 vjet heqje lirie, i arrestuar datė 30.1.1979 akuzohet: Se ka agjituar e propoganduar kundėr pushtetit tonė, duke kryer kėshtu krimin e parashikuar nga neni 73/1 I K.P. ēfuqizuar. Kjo akt-akuzė u pėrpilua sot mė datėn 30.4.1979 nga unė, hetuesi Jani Kolezi e, bashkė me materialet e tjera tė mbledhura nė dosjen hetimore nr.13 K.H. I dėrgohet Prokurorisė sė rrethit pėr miratim e dėrgim nė gjyq tė ēėshtjes. Hetuesi Jani Koleci.
Dėshmia e Arbnorit nė hetuesi
"Mė mirė pranoj tė rrij gjithė jetėn nė burg, se sa t'i nėnshtrohem bandės sė huliganėve". (Dėshmia kundėr Arbnorit) Rimeret nė pyetje sot, mė datėn 7.2.1979, i pandehuri Pjetėr Arbnori, i cili rreth pyetjeve qė i bėhen shpjegon si mė poshtė: Pyetje: Na flisni i pandehur se cili ėshtė rrethi juaj shoqėror dhe miqėsor, me tė cilėt punoni kundėr regjimit? Pėrgjigje: "Unė nuk kam ndonjė rreth tė caktuar miqėsor e shoqėror, por kam pranuar qė nė dhomėn ku vuaj tė jem i sjellshėm me tė gjithė, me pėrjashtim tė huliganėve. Kjo mė ka shtyrė mua qė kam deklaruar nė atė dhomė se unė: "Ma mirė pranoj tė rrij gjithė jetėn nė burg, se sa t'i nėnshtrohem bandės sė huliganėve" dhe e dyta deklaratė ėshtė qė: "Ma mirė pranoj tė rrij gjithė jetėn nė burg, se sa tė mė vijė lirimi nga njė okupator ushtarak, qoftė nga lindja, qoftė nga perėndimi, qoftė nga jugu apo qoftė nga veriu". Kėto deklarata i kam bėrė jo pėr t'ju hyrė nė qejf tė tjerėve, por sepse ashtu i kam ndjerė dhe kėto i kam shkruar edhe nė letrat dėrguar udhėheqjes kryesore. Burgu i Burrelit 7.2.1979.
Dėshmia e njė tė burgosuri kundėr Arbnorit
"Socializmi ėshtė varri i Shqipėrisė". (Dėshmia e njė tė dėnuari kundėr Arbnorit) Proces Verbal mbi kallzimin e krimit tė kryer nė Tiranė, mė 8.XI. 1977. "Unė, nė vitin 1967 jam njohur me Pjetėr Arbnorin nė kampin e Fushė-Krujės. Me tė unė jam njohur nė kėtė mėnyrė; tė burgosurit mė kanė thėnė se ky ėshtė Pjetėr Arbnori, por unė nuk kam patur ndonjė shoqėri me tė. Nga fundi i vitit 1967, muaji gusht, kam ardhur nė burgun e Burrelit dhe jam njohur me Pjetėr Arbnorin, se kemi ndjenjur sė bashku nė dhomėn nr.8. Nė dhomė diskutonim ēėshtje tė ndryshme politike, njė pjesė e tė cilėve qėndronin indiferent, kurse unė me Pjetėr Arbnorin kam diskutuar kėto gjėra; gjatė periudhės shtator 1969 deri nė maj tė 1970. Nė bisedat e pėrgjithshme qė kam bėrė me tė kam mbrojtur sistemin socialist. Kur unė mbroja parimet socialiste, Pjetri mė thoshte pse e mbron kėtė sistem e pėrse tė pėlqen ky sistem, te ky regjim tė ka futur nė burg dhe ti pėrsėri kėtė sistem mbron; unė i thashė se bėra gabim u dėnova, por megjithatė unė jam me kėtė sistem se familja ime ėshtė me kėtė pushtet, ai mė thoshte se xhaxhai jot ka qenė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, ka arrestuar shumė njerėz tė pafajshėm dhe do tė vijė koha qė ti bashkė me xhaxhain tėnd do tė japėsh llogari pėrpara nesh, pikėrisht pėr kėtė gjė ti e mbron kėtė sistem, unė i kam thėnė, po qe se do tė vish nė fuqi, unė do tė mbys veten time dhe gjallė nė dorėn tėnde dhe tė shokėve tė tu nuk bie. Me daljen e fjalimit tė shokut Enver lidhur me revolucionarizimin e shkollės, kemi diskutuar kėto gjėra. Pjetri mė ka thėnė se unė nuk jam dakort me revolucionarizimin e shkollės, pėr shkak se kjo ngushton sferėn e diturisė, nuk hapen horizonte pėr tė studiuar, qeveria kėtė gjė e bėn qė njerėzit t'i fusi nė punė. Unė e kam kundėrshtuar mendimin e tij, duke lexuar gazetėn Pjetėr Arbnori nė bisedė me tė mė thoshte se unė kėtė nuk e dua, fjala ishte pėr pushtetin popullor, po gjithashtu mė ka thėnė, nė rast se nuk do tė ishte ky pushtet, por do tė ishte ndonjė pushtet tjetėr, vendi jonė do tė kishte shkuar shumė pėrpara pėr shkak se shtetet e tjera, ato kapitaliste kanė njė sistem mė tė organizuar se sa shtetet socialiste. Kur mė thoshte kėshtu, unė e kam kundėrshtuar mendimin e tij, duke i thėnė se nė rast se ti do tė kishte gjė nė dorė do tė bėnje mė keq se kundėrrevolucionarėt nė Hungari, tė cilėt hidhnin fėmijėt nga kati i katėrt dhe vrisnin komunistėt. Pjetri mė ka thėnė se nuk ėshtė e vėrtetė, qė kundėrrevolucionarėt nė Hungari tė kenė vepruar ashtu siē thua ti, por kėtė gjė e ke marrė vesh keq Nė bisedė me Pjetrin ai mė thoshte se ti flet pėr socializmin, por nuk e njef. Unė i shpjegonja me fjalėt e mia, se socializmi ėshtė njė sistem i ri shoqėror, ku sundon vetėm njė klasė, ajo e puntorėve, kėshtu do s'do ti, nuk varet nga dėshira e njerėzve, socializmi ėshtė njė system qė e kėrkon vetė koha. Pjetri mė thoshte se nuk ėshtė ashtu siē thua ti, shteti socialist dhe komunistat pėrdorin diktaturė, kėtu nuk ka liri. I kam thėnė Pjetėr Arbnorit: Se Lenini ka thėnė nė mbledhjen qė u bė nė Smolni (Petėrburg) Ne fituam revolucionin e Tetorit dhe shpallėm shtetin e parė socialist nė botė dhe nėpėrmjet rrugės internacionaliste, duke u bazuar nė rrugėn Marksiste-Leniniste do tė triumfojė socializmi nė shkallė botėrore. Kėtė gjė, qė tha Lenini u arrit, e pėrse mos tė kem besim se do tė arrihet socializmi nė gjithė botėn. Pjetri mė thoshte se socializmi nuk ka pėr tė triumfuar. U vendos socializmi nė Bashkimin Sovjetik se ishin muzhikėt, kurse nė Kinė ishin njerėz tė varfėr, socializmi vendoset vetėm atje ku ka injorancė, se nė vendet e kulturuara nuk mund tė vendoset socializmi, kėshtu p.sh. nė Amerikė, Angli, Francė, se njerėzit janė tė pasur dhe nuk ka varfėri Lidhur me revolucionin kultural nė Kinė me Pjetrin kam diskutuar kėto gjėra: i kam thėnė se mė sė fundi revolucioni kultural nė Kinė fitoi, por Kina ėshtė vend i varfėr, nuk ka siguruar bukėn pėr popullin e tyre, jo tė na ndihmojė neve Pėr amerikanėt mė ka thėnė Pjetri, se ėshtė njė shtet i fortė. Kur mė thoshte kėshtu, i kam thėnė se ti thua se ėshtė i fortė, por amerikanėt nuk po e pushtojnė dot Vietnamin. Ai mė thoshte se amėrikanėt, jo se nuk janė nė gjendje tė pushtojnė Vietnamin, por ata tallen me tė, e kanė bėrė poligon qitjeje. Nė kohėn kur u fol nga partia lidhur me revolucionarizimin e shkollės dhe pikėrisht kur ka folur shoku Enver, unė i kam thėnė atij se kjo ėshtė njė doktrinė mė vete. Pjetri mė ka thėnė se pėr tė qenė doktrinė duhet tė kesh mbaruar pėr doktorat, kurse Enver Hoxha ka mbaruar vetėm liceun. Pėr tė drejtuar shtetin, duhet tė rrjedhėsh nga njė familje e pasur, kurse njė fshatar nuk mund tė drejtojė, kėshtu p.sh. mė ka thėnė Pjetri se po tė marėsh Prengėn (fjala ishte pėr njė fshatar tė burgosur) nuk mund tė bėjė asgjė, pėr tė udhėhequr, ose pėr t'u bėrė doktor duhet tė kesh origjinėn e pasur. Nė vitin 1969 (tetor) shoku im Gjergj Leka nga Lezha mė ka thėnė se Pjetėr Arbnori kur kam qenė nė kampin e Laēit mė 1966 mė ka mbajtur afėr dhe mė ka propozuar pėr t'u futur nė partinė e tij, por nuk e kuptova kėtė hile dhe u largova menjėherė nuk pranova qė tė futem nė partinė e itj Social-Demokrate. Pjetri, nė burgun e Burrelit, sa herė qė vijnė tė burgosur tė rinj i studion, i mban afėr, u jep ushqime dhe u thotė mos u afroni me komandėn "
(Riprodhim i njėrit prej spiunimeve kundėr Pjetėr Arbnorit nga veglat e sigurimit brenda burgut, emri i dėshmitarit ėshtė hequr me kėrkesėn e z. Pjetėr Arbnori)
(vijon nesėr)
Krijoni Kontakt