Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pjeter Arbnori

    gsh
    ----------
    DOSSIER I

    Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon dokumentet arkivore tė hetuesisė mbi ridėnimin e Arbnorit nė burgun e Burrelit, dėshmitė kundėr tij dhe letrat qė ai i dėrgoi Mehmetit e Ramizit

    Pjetėr Arbnori: "Ja akuzat qė mė ridėnuan nė burgun e Burrelit"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi


    Ndėrsa dėshmitarit Baku Ēuliqi, duke i folur pėr pushtetin tonė popullor i ėshtė shprehur se: "Kėto gėnjejnė nė shtypin e gazetat e tyre". Por armiqėsia e tėrbuar e kėtij tė pandehuri me pushtetin tonė popullor shprehet hapur nė dėshirėn e tij pėr pėrmbysjen e pushtetit tonė popullor, duke i thėnė dėshmitarit Jorgo Zongo qė: "Ti bashkė me xhaxhanė tėnd do tė hapėsh llogari para nesh, pikėrisht pėr kėtė gjė ti e mbron kėtė sistem", apo kur kėshillon dėshimtarin Muharrem Koliqi qė "Tė mos i pėrkulesh kėtyre, ne na takon e ardhmja, prandaj duhet tė pėrgatiteni e tjerė". Nga provat e grumbulluara nė dosjen hetimore dalin edhe shumė biseda tė tjera armiqėsore tė zhvilluara nga i pandehuri, apo ide e pikpamje tė tij, por qė bashkė me materialin tjetėr tė mbledhur nė dosjen hetimore, me qėndrimin e tij prej armiku nė hetuesi, provojnė plotėsisht jo vetėm akuzėn nė drejtim tė pandehurit Pjetėr Arbnori, por qėnien e tij si armik i betuar deri nė fund i kėtij pushteti popullor".


    Kėshtu thuhet nė njė nga relacionet e prokurorit tė rrethit tė Matit, Rexh Meta, tė datės 30 prill 1979, ku ai raporton mbi hetimet qė ka bėrė hetuesia e atij rrethi ndaj tė burgosurit Pjetėr Arbnori, i cili nė atė kohė ndodhej nė burgun e Burrelit ku vuante dėnimin prej 25 vjetėsh qė i ishte dhėnė nė vitin 1962, i akuzuar se kishte dashur tė formonte njė parti social-demokrate. Po ēfarė thuhet tjetėr nė akuzat qė iu bėnė Pjetėr Arbnorit nė atė kohė nė burgun e Burrelit dhe kush ishin tė burgosurit qė pranuan tė dėshmonin kundėr tij? Ēfarė kishte shkruar Arbnori nė romanin e tij "Shtėpia e mbetur pėrgjysėm" dhe si u komentuan pjesėt e atij libri nga hetuesi Sofokli Afezolli nė akt-ekspertizėn e bėrė prej tij e cila e ridėnoi edhe dhjetė vjet tė tjera atė? Si u mbrojt i burgosuri Pjetėr Arbnori nga akuzat qė i bėheshin nė atė kohė dhe ēfarė i shkruante ai nė letrat qė i dėrgonte nga burgu Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Kryeministrit Mehmet Shehu, dhe nė vitin 1986, Ramiz Alisė? Me tė gjitha kėto dokumente arkivore qė "Gazeta" i publikon pėr herė tė parė, (me lejen e zotit Arbnori) do tė njihemi duke filluar qė nga numri i sotėm.

    Akt-akuza qė ridėnoi Arbnorin
    Akt-Akuzė kundėr tė pandehurit Pjetėr Arbnori. Akuzohet se ka propaganduar dhe agjituar kundėr partisė dhe pushtetit tonė popullor, krim ky i parashikuar nga neni 73/1 i kodit penal tė shfuqizuar. Burgu i Burrelit 30 prill 1979. Miratohet. Prokurori i rrethit Matit Rexh Meta. Hetuesia e Degės sė Punėve tė Brendshme Mat ka hetuar kohėt e fundit ēėshtjen penale pėr krimin e agjitacionit e propagandės kundėr pushtetit popullor, tė parashikuar si krim nga neni 73/1, i ēfuqizuar, e ka marrė tė pandehur e arrestuar tė dėnuarin Pjetėr Arbnori, qė vuan dėnimin nė repartin 321 Burrel. Nga hetimi i ēėshtjes penale u provua si mė poshtė: I pandehuri Pjetėr Arbnori nė vitin 1961 ėshtė dėnuar pėr krimin e tradhtisė ndaj atdheut me 25 vjet burg (heqje lirie) dėnim tė cilit prej disa vjetėsh vazhdon ta vuajė nė repartin 321 Burrel. Dėnimi i dhėnė tė pandehurit kishte pėr qėllim edhe korigjimin e tij nga rruga armiqėsore, ku kishte hyrė nė dėm tė interesave tė atdheut e popullit. Mirėpo i pandehuri gjatė kėsaj periudhe jo vetėm qė nuk arriti tė bėjė njė korigjim tė tillė, por vazhdoi nė rrugėn e vet armiqėsore, duke kryer kėtė radhė nė kushtet e izolimit nė kėtė repart krimin e agjitacionin e propagandės armiqėsore kundėr partisė e pushtetit popullor. Nė realizimin e kėtyre qėllimeve armiqėsore i pandehuri e ka zhvilluar atė jo vetėm me gojė, direkt tek dėshmitarėt e pyetur, por edhe me anėn e shrkimit tė njė romani e disa regimeve, qė siē pretendonte ai i ka shkruar "pėr kėnaqėsinė e tij letrare". Kjo mėnyrė ėshtė edhe forma mė kryesore e pėrdorur nga i pandehuri pėr tė zhvilluar kėtė veprimtari armiqėsore, mbasi nė kėtė mėnyrė i jepet mundėsia mė e mirė pėr tė shprehur botėn e tij tė brendshme, idetė e tij reaksionare, fetare me njė fjalė armiqėsore. Kėshtu, nga akti i ekspertizės sė kryer nga eksperti Sofokli Afezolli, (ish gazetar e tani drejtor i Teatrit "Aleksandėr Moisiu" nė Durrės), dalin qartė kėto pėrpjekje armiqėsore tė tė pandehurit, tė cilat provohen nė shprehjen e tyre direkte nė kėto shkrime tė tė pandehurit. Kėshtu, nė veprimtarinė e tij letrare i pandehuri me qėllim tė caktuar armiqėsor largohet nga problemet e jetės e tė kohės e tė fut nė njė botė intime, tė vockėl, dashuriēka e qejfe, tipike kjo pėr letėrsinė e sotme borgjeze e revizioniste dhe pėr ato ndikime tė huaja qė i kritikoi me forcė plenumi i 4-t i Komitetit Qėndror tė PPSH. Kėshtu shprehet ai nė romanin "Shtėpia e mbetur pėrgjysmė" nė faqet 54-55, apo tregimet e tjera tė tij, tė cilat, pa dyshim qė nuk mund t'i shpėtojnė kėtij trajtimi armiqėsor, mbasi jo vetėm janė shkruar nga njė njeri i deklaruar armik, por dhe krijohen nė kushtet e izolimit tė plotė nga shoqėria, nė burg, larg jetės sonė tė vrullshme e optimiste. Kėshtu shpjegohet edhe ekzistenca e notave mjaft pesimiste nė gjithė krijimtarinė e kėtij tė pandehuri. Nė kėtė mėnyrė gjejnė konkretizim tė plotė thėniet e shokut Enver se "… krijime tė tilla, (duke patur fjalėn pėr armikun Fadil Paērami), janė pa vlerė dhe shoqėria e jonė nuk ka nevojė pėr to". Tjetėr drejtim i veprimtarisė armiqėsore tė pandehurit nė shkrimet e tij ėshtė edhe ai i pėrkrahjes e pėrhapjes sė ideve fetare, i ndjenjave erotike, seksuale, degjeneruese e morale. Disa nga tregimet e tij kanė nė qendėr personazhe vagabond, aventueri, imoral e tė tjerė, si ai i tregimit "Ardiani", "Zhgėnjimi", i tregimit nė fletoren nr.5 e tė tjerė. Tė konkretizuar e tė provuara plotėsisht kėto ide armiqėsore te i pandehuri gjenden tė shprehura nė ekspertizėn e bėrė nė faqen 15-25 tė dosjes hetimore. Po kėshtu nė kėtė akt shprehet qartė edhe dėshira e lexuesit shqiptar pėr krime tė tilla, qė drejtėsia revolucionare tė veproj, qė Kushtetuta tė zbatohet e ligja tė veprojė. Kjo ėshtė arsyeja qė i pandehuri "pretendon" se ky akt ėshtė tendencioz e duhet pėrsėritur, por sidoqė tė pėrpiqet, pėrsėri nuk i shpėton dot goditjes sė ashpėr tė diktaturės sonė preletare pėr kryerjen e krimeve tė tilla, nė dėm tė partisė e pushtetit popullor. Pėrpjekje tė tilla pėr tė fshehur tė vėrtetėn i pandehuri bėn edhe nė drejtim tė thėnieve tė dėshmitarėve, tė pyetur nė hetuesi, duke arritur deri atje sa tė akuzojė ata si "pjestarė tė shoqėrisė tenxherja", informatorė, gėnjeshtarė e tė tjerė. Nga thėniet e kėtyre dėshmitarėve figura armiqėsore e tė pandehurit del edhe mė e qartė, me gjithė egėrsinė e urrejtjen e saj pėr pushtetin popullor. Kėshtu, nė thėnien e dėshmitarit Jorgo Zengo, del qartė botėkuptimi idealist e antisocialist i tė pandehurit, qė i marrė edhe nė ato ide tė shprehura e konkretizuara nė shkrimet e tij, si mbrojtja e ideve fetare, imorale e tjerė, provojnė plotėsisht veprimtarinė armiqėsore tė pandehurit. Kėshtu ai shprehet se "socializmi nuk ka pėr tė triumfuar nė shkallė botėrore, ai mund tė vendoset vetėm nė vendet e varfėra… apo dėshmitarit Muharrem Koliqi, qė i thotė se "… lėre se kėto janė tė poshtėr, janė njerėz e shtet pa dinjitet… ndjekin vijėn e Stalinit e … politika e kėtij shteti ėshtė mashtrim …" e tė tjera. Ndėrsa dėshmitarit Baku Ēuliqi, duke i folur pėr pushtetin tonė popullor i ėshtė shprehur se "kėto gėnjejnė nė shtypin e gazetat e tyre". Por armiqėsia e tėrbuar e kėtij tė pandehuri me pushtetin tonė popullor shprehet hapur nė dėshirėn e tij pėr pėrmbysjen e pushtetit tonė popullor, duke i thėnė dėshmitarit Jorgo Zongo qė: "Ti bashkė me xhaxhanė tėnd do tė hapėsh llogari para nesh, pikėrisht pėr kėtė gjė ti e mbron kėtė sistem", apo kur kėshillon dėshimtarin Muharrem Koliqi qė "Tė mos i pėrkulesh kėtyre, ne na takon e ardhmja, prandaj duhet tė pėrgatiteni e tjerė". Nga provat e grumbulluara nė dosjen hetimore dalin edhe shumė biseda tė tjera armiqėsore tė zhvilluara nga i pandehuri, apo ide e pikpamje tė tij, por qė bashkė me materialin tjetėr tė mbledhur nė dosjen hetimore, me qėndrimin e tij prej armiku nė hetuesi, provojnė plotėsisht jo vetėm akuzėn nė drejtim tė pandehurit, por qėnien e tij si armik i betuar deri nė fund i kėtij pushteti popullor. Prandaj: I pandehuri Pjetėr Arbėnori, i biri i Filipit dhe i Gjystinės, i datl. 1935, lindur nė Durrės, beqar, me arėsim tė lartė, i pa organizuar, i dėnuar nė vitin 1961 pėr tradhti ndaj atdheut me 25 vjet heqje lirie, i arrestuar datė 30.1.1979 akuzohet: Se ka agjituar e propoganduar kundėr pushtetit tonė, duke kryer kėshtu krimin e parashikuar nga neni 73/1 I K.P. ēfuqizuar. Kjo akt-akuzė u pėrpilua sot mė datėn 30.4.1979 nga unė, hetuesi Jani Kolezi e, bashkė me materialet e tjera tė mbledhura nė dosjen hetimore nr.13 K.H. I dėrgohet Prokurorisė sė rrethit pėr miratim e dėrgim nė gjyq tė ēėshtjes. Hetuesi Jani Koleci.

    Dėshmia e Arbnorit nė hetuesi
    "Mė mirė pranoj tė rrij gjithė jetėn nė burg, se sa t'i nėnshtrohem bandės sė huliganėve". (Dėshmia kundėr Arbnorit) Rimeret nė pyetje sot, mė datėn 7.2.1979, i pandehuri Pjetėr Arbnori, i cili rreth pyetjeve qė i bėhen shpjegon si mė poshtė: Pyetje: Na flisni i pandehur se cili ėshtė rrethi juaj shoqėror dhe miqėsor, me tė cilėt punoni kundėr regjimit? Pėrgjigje: "Unė nuk kam ndonjė rreth tė caktuar miqėsor e shoqėror, por kam pranuar qė nė dhomėn ku vuaj tė jem i sjellshėm me tė gjithė, me pėrjashtim tė huliganėve. Kjo mė ka shtyrė mua qė kam deklaruar nė atė dhomė se unė: "Ma mirė pranoj tė rrij gjithė jetėn nė burg, se sa t'i nėnshtrohem bandės sė huliganėve" dhe e dyta deklaratė ėshtė qė: "Ma mirė pranoj tė rrij gjithė jetėn nė burg, se sa tė mė vijė lirimi nga njė okupator ushtarak, qoftė nga lindja, qoftė nga perėndimi, qoftė nga jugu apo qoftė nga veriu". Kėto deklarata i kam bėrė jo pėr t'ju hyrė nė qejf tė tjerėve, por sepse ashtu i kam ndjerė dhe kėto i kam shkruar edhe nė letrat dėrguar udhėheqjes kryesore. Burgu i Burrelit 7.2.1979.

    Dėshmia e njė tė burgosuri kundėr Arbnorit
    "Socializmi ėshtė varri i Shqipėrisė". (Dėshmia e njė tė dėnuari kundėr Arbnorit) Proces Verbal mbi kallzimin e krimit tė kryer nė Tiranė, mė 8.XI. 1977. "Unė, nė vitin 1967 jam njohur me Pjetėr Arbnorin nė kampin e Fushė-Krujės. Me tė unė jam njohur nė kėtė mėnyrė; tė burgosurit mė kanė thėnė se ky ėshtė Pjetėr Arbnori, por unė nuk kam patur ndonjė shoqėri me tė. Nga fundi i vitit 1967, muaji gusht, kam ardhur nė burgun e Burrelit dhe jam njohur me Pjetėr Arbnorin, se kemi ndjenjur sė bashku nė dhomėn nr.8. Nė dhomė diskutonim ēėshtje tė ndryshme politike, njė pjesė e tė cilėve qėndronin indiferent, kurse unė me Pjetėr Arbnorin kam diskutuar kėto gjėra; gjatė periudhės shtator 1969 deri nė maj tė 1970. Nė bisedat e pėrgjithshme qė kam bėrė me tė kam mbrojtur sistemin socialist. Kur unė mbroja parimet socialiste, Pjetri mė thoshte pse e mbron kėtė sistem e pėrse tė pėlqen ky sistem, te ky regjim tė ka futur nė burg dhe ti pėrsėri kėtė sistem mbron; unė i thashė se bėra gabim u dėnova, por megjithatė unė jam me kėtė sistem se familja ime ėshtė me kėtė pushtet, ai mė thoshte se xhaxhai jot ka qenė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, ka arrestuar shumė njerėz tė pafajshėm dhe do tė vijė koha qė ti bashkė me xhaxhain tėnd do tė japėsh llogari pėrpara nesh, pikėrisht pėr kėtė gjė ti e mbron kėtė sistem, unė i kam thėnė, po qe se do tė vish nė fuqi, unė do tė mbys veten time dhe gjallė nė dorėn tėnde dhe tė shokėve tė tu nuk bie. Me daljen e fjalimit tė shokut Enver lidhur me revolucionarizimin e shkollės, kemi diskutuar kėto gjėra. Pjetri mė ka thėnė se unė nuk jam dakort me revolucionarizimin e shkollės, pėr shkak se kjo ngushton sferėn e diturisė, nuk hapen horizonte pėr tė studiuar, qeveria kėtė gjė e bėn qė njerėzit t'i fusi nė punė. Unė e kam kundėrshtuar mendimin e tij, duke lexuar gazetėn… Pjetėr Arbnori nė bisedė me tė mė thoshte se unė kėtė nuk e dua, fjala ishte pėr pushtetin popullor, po gjithashtu mė ka thėnė, nė rast se nuk do tė ishte ky pushtet, por do tė ishte ndonjė pushtet tjetėr, vendi jonė do tė kishte shkuar shumė pėrpara pėr shkak se shtetet e tjera, ato kapitaliste kanė njė sistem mė tė organizuar se sa shtetet socialiste. Kur mė thoshte kėshtu, unė e kam kundėrshtuar mendimin e tij, duke i thėnė se nė rast se ti do tė kishte gjė nė dorė do tė bėnje mė keq se kundėrrevolucionarėt nė Hungari, tė cilėt hidhnin fėmijėt nga kati i katėrt dhe vrisnin komunistėt. Pjetri mė ka thėnė se nuk ėshtė e vėrtetė, qė kundėrrevolucionarėt nė Hungari tė kenė vepruar ashtu siē thua ti, por kėtė gjė e ke marrė vesh keq… Nė bisedė me Pjetrin ai mė thoshte se ti flet pėr socializmin, por nuk e njef. Unė i shpjegonja me fjalėt e mia, se socializmi ėshtė njė sistem i ri shoqėror, ku sundon vetėm njė klasė, ajo e puntorėve, kėshtu do s'do ti, nuk varet nga dėshira e njerėzve, socializmi ėshtė njė system qė e kėrkon vetė koha. Pjetri mė thoshte se nuk ėshtė ashtu siē thua ti, shteti socialist dhe komunistat pėrdorin diktaturė, kėtu nuk ka liri. I kam thėnė Pjetėr Arbnorit: Se Lenini ka thėnė nė mbledhjen qė u bė nė Smolni (Petėrburg) Ne fituam revolucionin e Tetorit dhe shpallėm shtetin e parė socialist nė botė dhe nėpėrmjet rrugės internacionaliste, duke u bazuar nė rrugėn Marksiste-Leniniste do tė triumfojė socializmi nė shkallė botėrore. Kėtė gjė, qė tha Lenini u arrit, e pėrse mos tė kem besim se do tė arrihet socializmi nė gjithė botėn. Pjetri mė thoshte se socializmi nuk ka pėr tė triumfuar. U vendos socializmi nė Bashkimin Sovjetik se ishin muzhikėt, kurse nė Kinė ishin njerėz tė varfėr, socializmi vendoset vetėm atje ku ka injorancė, se nė vendet e kulturuara nuk mund tė vendoset socializmi, kėshtu p.sh. nė Amerikė, Angli, Francė, se njerėzit janė tė pasur dhe nuk ka varfėri… Lidhur me revolucionin kultural nė Kinė me Pjetrin kam diskutuar kėto gjėra: i kam thėnė se mė sė fundi revolucioni kultural nė Kinė fitoi, por Kina ėshtė vend i varfėr, nuk ka siguruar bukėn pėr popullin e tyre, jo tė na ndihmojė neve… Pėr amerikanėt mė ka thėnė Pjetri, se ėshtė njė shtet i fortė. Kur mė thoshte kėshtu, i kam thėnė se ti thua se ėshtė i fortė, por amerikanėt nuk po e pushtojnė dot Vietnamin. Ai mė thoshte se amėrikanėt, jo se nuk janė nė gjendje tė pushtojnė Vietnamin, por ata tallen me tė, e kanė bėrė poligon qitjeje. Nė kohėn kur u fol nga partia lidhur me revolucionarizimin e shkollės dhe pikėrisht kur ka folur shoku Enver, unė i kam thėnė atij se kjo ėshtė njė doktrinė mė vete. Pjetri mė ka thėnė se pėr tė qenė doktrinė duhet tė kesh mbaruar pėr doktorat, kurse Enver Hoxha ka mbaruar vetėm liceun. Pėr tė drejtuar shtetin, duhet tė rrjedhėsh nga njė familje e pasur, kurse njė fshatar nuk mund tė drejtojė, kėshtu p.sh. mė ka thėnė Pjetri se po tė marėsh Prengėn (fjala ishte pėr njė fshatar tė burgosur) nuk mund tė bėjė asgjė, pėr tė udhėhequr, ose pėr t'u bėrė doktor duhet tė kesh origjinėn e pasur. Nė vitin 1969 (tetor) shoku im Gjergj Leka nga Lezha mė ka thėnė se Pjetėr Arbnori kur kam qenė nė kampin e Laēit mė 1966 mė ka mbajtur afėr dhe mė ka propozuar pėr t'u futur nė partinė e tij, por nuk e kuptova kėtė hile dhe u largova menjėherė nuk pranova qė tė futem nė partinė e itj Social-Demokrate. Pjetri, nė burgun e Burrelit, sa herė qė vijnė tė burgosur tė rinj i studion, i mban afėr, u jep ushqime dhe u thotė mos u afroni me komandėn…"

    (Riprodhim i njėrit prej spiunimeve kundėr Pjetėr Arbnorit nga veglat e sigurimit brenda burgut, emri i dėshmitarit ėshtė hequr me kėrkesėn e z. Pjetėr Arbnori)

    (vijon nesėr)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

    Letrat e mundimit

    Letrat e mundimit

    Pėrkujtimore pėr 75-vjetorin e lindjes sė Pjetėr Arbnorit, janė botimi i njė tufė letrash familjare dhe disave, shkruar nga qelia, si dėshmi pėr deformimin e tė drejtave tė njeriut shqiptar nėn diktaturė. Nga Burreli mė 1983, nė grevė urie, ai i drejtohet Ramiz Alisė mbi kequshqyerjen dhe vjedhjen qė u bėhej tė burgosurve. Mė nė fund, del nė dritė, edhe traktati politik "Pse duhet tė rrėzohet Komunizmi" qė i kushtoi Arbnorit vite izolim


    "Shumė e dashuna Nanė, Netė e Margeritė". Nga Tirana, mė 20.12. 1962, nė Laē, 25 mars 1965, Fushė-Krujė, 30 prill 1966, Elbasan, 15 prill 1967, Burrel, 30.9.1967,... e deri tek e fundit letėr nga Burreli, mė 21.7.1989".
    Tė gjitha letrat tė shkruara nė 29 vjet burg, Pjetėr Arbnori i ka filluar po njėlloj, e nė tė gjitha u drejtohet tri grave, nėnės Gjystinė dhe dy motrave: Antonetės e Margaritės.
    Ato janė shkėputur nga Arkivi i Kujtimeve tė tij, i dorėshkrimeve, tregimeve, fletėve tė ditarit, dhe botohen tė pėrmbledhura nė librin "Shumė e dashura Nanė" (Nacional, 2009), me rastin e 75-vjetorit tė lindjes sė shkrimtarit dhe politikanit shqiptar.
    Letrat i ka qėmtuar, mbledhur dhe renditur nga Arkiva e Familjes Arbnori, Novruz Shehu.
    Thonė mė tepėr se ēdo kujtim, fjalė, apo mendimet klishe, "njeriu qė mbetet legjendė", "modeli i qėndresės", "njė shembull i disidencės shqiptare" qė u lakuan dje nė Muzeun Historik Kombėtar, nga miqtė, bashkėkohėsit, njerėzit e politikės.
    Tė gjithė nė pėrpjekjen e mundimshme pėr kujtimin mė tė zgjedhur nga koha e burgut, pėr frazėn mė goditėse pėr tė pranishmit, pėr ligjėratėn mė tė spikatur ndėr tė tjerėt. Skicimi me laps i portretit tė mendimtarit me penė nė dorė, realizuar nga Naxhi Bakalli, dukej sikur ironizonte gjithēka. Kėsaj i shtohej edhe qėndrimi i sė motrės, Antonetės, gruas me flokė gri, qė me zor e ēoi fjalinė deri nė fund: "Zemra ime pikon gjak. E kujtoj ēdo ditė. S'do ta harroj deri atė ditė qė tė shkoj tek ai".
    Pėrveē letrave drejtuar familjes, nė kėtė pėrvjetor pėr herė tė parė prezantohet edhe Traktati Politik "Pse do tė rrėzohet komunizmi", shkruar me majė lapsi nė letra cigareje nga Pjetėr Arbnori nė izolim, mė 1964. Njė libėrth me teza kapituj dhe 58 pika, tė mbėshtetura nė Programin e Partisė Social Demokrate qė ai pėrpiloi nė vitin 1961.


    Ky program, nė njė kohė kur regjimi komunist nuk lejonte mendimin ndryshe, u bė shkak qė tė riut 26-vjeēar t'i jepej dėnimi kapital, me pushkatim, qė mė pas u zbut nė 25 vjet burg nė Tiranė, Laē, Elbasan, e nė fund nė burgun famėkeq tė Burrelit, ku qėndroi pėr 22 vjet (1967-1989).
    "Puna e detyrueme asht ēfaqja ma e shėmtueme e sistemit tė dhunės. Ajo ėshtė e afėrt me socializmin aq sa asht e afėrt dashunia e pastėr me pėrdhunimin e femnės. Katėr tė pestat e "Veprave tė mėdha" me tė cilat krenohen komunistat, janė ba nga puna e detyrueme e tė burgosunvet, tė interesuemvet dhe tė ushtarėvet tė punės. Pjesa tjetėr me punėtorė mėditės", shkruhet nė pikėn 8 tė tezės "Karakteri i pushtetit tė sotėm, nevoja dhe domosdoshmėria e pėrmbysjes sė tij" tė traktatit politik tė Arbnorit. Teza qė "janė shkruar me maji lapsi nė letėr cigare, nė tė dyja anėt".


    Traktati i tij politik zė fill me shpjegimin e defekteve tė regjimit komunist, pėrafrimi me ngjarjet politike nėpėr botė "gjithė bota tenton drejt Socializmit. Nė forma tė ndėrgjegjshme ose tė pandėrgjegjshme, me demokraci ose me dhunė, me evolucion ose me revolucion, me luftė edhe me paqe popujt ecin tė sigurtė drejt kėtij sistemi tė ri shoqnor", ndryshimet nė formėn e ushtrimit tė pushtetit midis Social Demokracisė dhe Komunizmit, "Rrugėt qė duhet tė ndiqen", tė drejtat dhe detyrat nė njė regjim demokratik "tė kesh liri demokratike nuk do me thanė qė njerėzit janė tė lirė me pėrdorė dhe dhunėn".
    Nė tezėn me numėr 5, shkruhet "Programi Social Demokrat", pėrkufizimi i plotė dhe i saktė i koncepteve: liri, pushtet, pronė, barazi, ekonomi, opozitė, zgjedhje. Nė kėtė program guxohet edhe mė: "Udhėheqėsit duhet tė heqin dorė nga ēdo pasuri. Llogaritė e tyre personale duhet tė pasqyrohen imtėsisht nė shtyp", "Populli duhet tė mėsojė me duartrokitė shumė pak. Ai ma mirė do ta bėnte me i besue mė pak herojvet", apo "Komunistat, duke mos pasė asgja, i premtuen popullit 1000 gjana e nuk realizuen asnji gja tė saktė. Ne duke mos pasė asgja, i premtojmė popullit pak dhe jemi tė ndėrgjegjshėm se pa ndihmėn e kontrollin e tij edhe "premtimi i saktė" realizohet me shumė vėshtirėsi". Nė kėtė pėrmbledhje tė Novruz Shehut, janė 6 faksimile, tė kėtyre tezave nė letėr cigareje.


    Nė librin "Shumė e dashuna nanė", ku pėrmblidhen letrat e pafunda drejtuar familjes, nė pasthėnie shihen dy letra ndryshe nga tė tjerat, njėra drejtuar "Zotit Shuaip Panariti, kryetar i gjykatės sė naltė Tiranė" (26.XI.1964), ku Pjetėr Arbnori pėrshkruan dhunėn psikologjike, fizike, kėrcėnimet, presionin pėr hakmarrjen ndaj familjes, torturat qė i janė bėrė nė burg. Letra e dytė, drejtuar Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Republikės, dhe "pėr djeni Kryetarit tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor, Ramiz Alia (22.9.1983) , ku ai flet pėr grevėn e urisė pėr shtatė ditė. Kėtė tė fundit po e botojmė tė plotė. Ėshtė njė raport me rėndėsi tė dorės sė parė jo vetėm pėr kushtet ku ėshtė shkruar, po edhe si dėshmi pėr deformimin e tė drejtave tė njeriut shqiptar nėn diktaturė.

    shekulli

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Letra drejtuar Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Republikės, Tiranė
    Pėr dijeni Kryetarit tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor, Ramiz Alia

    Duke shkelur nė mėnyrė sistematike, ligjshmėrinė dhe rregulloren e brendshme tė burgut tė Burrelit, komanda mė detyroi tė filloj grevėn e urisė qė prej shtatė ditėsh e s'dihet kur do tė pėrfundojė.


    1. Zėvendėsdrejtori i kampeve e burgjeve, Mitat Bare, nė prani tė kryetarit tė Degės sė Punėve tė Brendėshme dhe komandantit Ismail Musta na lexoi vendimin e 28 majit 1983 "Mbi heqjen e gatimit personal (na ndalohet tė ziejmė njė ēaj me gazeta kur jemi me grip) dhe kufizimin e ushqimeve (1-2 kg) dhe fruta zarzavate (3 kg nė muaj) nga familja. Na u lehtėsua se kjo bėhet pėr "lehtėsimin e familjeve tona".
    Ai lexoi shprehimisht: "I burgosuri lejohet tė marrė nga familja vetėm 1-2 kg sheqer, ose gjalpė, ose marmalatė, ose hallvasi, ose biskota etj., si dhe pranė burgut do tė hapet njė dyqan ku do tė ketė pėr konsum ditor sallam, byrek, konserva, kafe tė pėrgatitur etj.
    Mbas pak ditėsh komandanti na lexoi dhe na afishoi njė rregullore tė re, ku pėrmbysej kokėtatėpjetė vendimi i 28 majit, sigurisht nė dėm tė tė burgosurit. Aty thuhej "Lejohet tė marrėsh nga familja 1-2 kg sheqer, gjalpė, marmalatė, hallvė e biskota (u zhduk fjala e tjerė) si dhe pranė dyqanit tė burgut do tė blejmė pėr konsum ditor sallam, byrek, konserva, kafe tė pėrgatitur, kur ka mundėsi.
    Kėshtu, pėr ēudi u hoq fjala "e tjerė" dhe u shtua njė fjalė magjike "kur ka mundėsi", qė pėr komandantin do tė thotė "kur dua unė".
    Veē kėsaj na doli njė klauzolė tjetėr e palexuar nga Mitat Bare qė thotė se "nė dyqan mund tė blesh vetėm 3 kg fruta, zarzavate nė muaj, po tė mos i kemi marrė nga familja, gjė qė mė duket se nuk ka tė bėjė fare me lehtėsimin e familjes qė u pėrdor si motiv i vendimit tė 28 majit. Pėr javė tė tėra dyqani mbeti me biskota, kafe e reēel. Njė herė nė 15 ditė na ndanin nga 100 gr sallam, i cili zhdukej pėrsėri. Nga 2 kilogramshi i lejuar, shitej vetėm sheqeri, tė tjera thonin nuk ka. Unė e kuptoj se mund tė ketė mungesa nė treg; po si qėlloi qė nė listėn tonė tė vihen vetėm artikujt qė nuk gjindeshin, me gjizė, djathė apo njė ēikė vaj sa pėr t'i hedhur supės sė kazanit, por komandanti na u pėrgjigj; S'kini pėr tė ngrėnė kurrė "gjizė, djathė, e vaj". Rojet talleshin me ne: "Hani reēel e biskota, pini kafe!"
    Po ka njeri nė Shqipėri qė tė jetojė me biskota e reēel. Sa herė e kam lexuar nė shtypin e librat tuaj fjalėn e Mari Antuanetės mė 1789! "Ē'ka populli qė bėrtet? - Duan bukė! - Po pse s'hanė biskota?!"
    Pėr mua sistemi i furnizimit qė ka vendosur komandanti ėshtė njė grabitje e tė ardhurave tona minimale, me anėn e shitjes sė detyruar tė artikujve, qė nuk shkojnė nė treg. Rregullorja i lejon konservat. Komandanti lejon vetėm reēel molle dhe speca turshi. Kombinati "Ali Kelmendi" prodhon mbi 100 lloje konservash. Ja qė nuk tė vikan tė gjitha, ja as gjysma, po 10-15 lloje (groshė nė kavanoz, fėrgesė, gjizė, ullinj konservė, kuti sardele, kuti mishi) a nuk mund tė vijnė?

    2. Nė kėto kushte familjet dėrguan pako. Mua mė nisėn njė kile qumėsht pluhur, njė gjysėm kile djathė e dy kile qepė. Pakoja mu kthye mbrapsht, si shumė tė tjerėve sikur qumėshti, djathi e qepėt tė ishin lėndė radioaktive. Si ka mundėsi qė qumėshti i kondensuar tė lejohet nė dyqan e tė mos lejohet nga familja? Nė takim ka ndodhur qė njė shalqi tė ndahet pėrgjysmė, gjysma t'i kthehej familjes, gjysma tė burgosurit. Lėkura futej nė peshėn e tre kilshit.
    Njė tjetri i pruni e shoqja 3 kg ullinj dhe ia kthyen, duke thėnė qė ullinjtė qenkan rreptėsisht tė ndaluar. Hapa fjalorin e gjuhės shqipe dhe doli se qenkėsh fryti i njė peme gjithmonė tė gjelbėr. Ēfarė e konsideron komanda ullirin, mineral qė nxirret nga nėntoka, apo prodhim deti qė s'e lejon tė futet nė kapitullin e 3 kg fruta-zarzavatesh? Mua mė kthyen dhjetė qofte dhe tri vezė tė ziera, qė m'i kishte sjellė nėna nė takim, megjithėse ishin brenda peshės 2 kg nė muaj.

    3. Prej 23 vjetėsh qė jam i burgosur, nė bazė tė normativės kemi pasur njė ditė supė orizi, njė ditė supė makaronash, njė ditė supė fasulesh. Prej njė viti komanda na i ka prerė fasulet. Nė magazinė ka pasur gjithnji fasule (ndoshta mė me pakicė) por s'ua kanė dhėnė kuzhinierėve tanė dhe kohėt e fundit e kanė fshehur fare. Nuk ėshtė e drejtė qė racionet tona t'i hanė policėt. Ku do t'i siguroj unė si i burgosur proteinat minimale qė mė siguron ligji?

    4. Sistematikisht komanda kursen nė kurrizin tonė dhe nė favor tė buxhetit, rregulli financiar parashikon qė mesatarja e kostos sė zarzavateve gjatė gjithė vitit tė jetė 1.8 lekė pėr kg, ndėrsa ne na japin asosh, qė kushtojnė zakonisht gjysmėn e ēmimit, teksa patatet dhe qepėt, nė dimėr janė "eveniment".

    5. Sistematikisht na janė ngrėnė 2 orėt e trajtimit qė na i siguron rregullorja. Cilido roje, kur i teket, tė ha 20minuta dhe po t'i ankohesh, tė kėrcėnon. Ora qėndron e fshehur nė zyrė, por ne na i tregonte altoparlanti qė kemi nė dhomė, minutat e humbura. Njė meremetim i vogėl, njė vizitė, njė nisje nė spital, njė takim, njė thirrje nė komandė, tė gjitha kėto janė shkaqe pėr tė prerė ajrimin tonė jetik. (Jetojmė nė njė dhomė 8 me 5,
    22-24 burra, tė ndriēuar nga njė llampė 40 vatėshe, njėlloj me ato tė nevojtoreve dhe tė birucave. Nuk po pėrmend mbylljet me javė tė tėra, kur komanda refuzon tė na nxjerrė njė orė nė mensė, qė tė ajrohet dhoma dhe tė shpihemi ne. Edhe kur bėjmė ajrimin, shumica e 60 minutave ikėn me punė tė tjera: pastrimi i dhomės, radha nė nevojtore, radha pėr rruajtje e qethje, radha pėr furnizimin ditor nė dyqan, banjo, larja e teshave. Kėshtu qė ajrimi efektiv, po tė jesh dorėgjerė nė llogari, katandiset nė 30 minuta. Kurrė s'mund tė gjesh nė oborr mė tepėr se 8-10 veta qė shėtisin, tė tjerėt janė tė zėnė me punė antiajrosėse.

    6. Nevojtorja na lejohet 2 herė nė 24 orė nga 20 minuta. Ka katėr tė ndara dhe dy ēezma, 22-24 pjestarėt e dhomės detyrohen tė mbyllen tė gjithė brenda. Po tė nxjerrėsh kokėn a trupin te dera, pėr shkak tė ngjeshjes sė madhe tė pamundėsisė sė lėvizjes, je nėn kėrcėnimin e birucės dhe prerjes sė korrespondencės 3muaj, jo kėrcėnim teorik, por i praktikuar shpeshherė. Ēdo njeri ka 1' e 30" nė ēezmė dhe tre minuta nevojtore. A mund tė lajė kėmbėt, duart, dhėmbėt, tė mbushė ujė pėr tė pirė, tė derdhė, e tė shpėrlajė paguren e urinės pėr 90 sekonda? Komanda ka kohė tė tepėrt nė darkė, nga ora 6 deri nė 9 por refuzon t'i shtojė minutat. Tė burgosurit detyrohen tė kthehen me duar tė palara nga nevojtorja, shkak i pėrhapjes sė sėmundjeve tė barkut nė burg. Nė dhomė, shumica pėrdorin pagura urine, dhe mbajnė te koka qese plastmasi, kur t'i zėrė e keqja. Gjatė 23 viteve qė jam nė burg na e refuzojnė shpesh edhe daljen natėn, duke i detyruar njerėzit tė dalin nė nevojė nė sy tė 24 burrave.

    7. Nė rregullore kemi banjo, njė herė nė dhjetė ditė dhe larje teshash, njė herė nė dhjetė ditė. Nė praktikė banjoja nuk funksionon me muaj, por edhe kur ndizet, jo tė gjithė mund tė bėjnė brenda njė ore (24 vetė nė tri gabina pa derė, pėr 60 minuta tė dyshimtė). Komanda mund tė gjejė kohė tė lirė pėr t'i kryer kėto punė jashtė kohės sė ajrimit, siē ka qenė pėrpara, por nuk do.

    8. I kemi kėrkuar komandantit qė nė korrik dizinfektimin pėr ēimka e pėr miza. "Do tė ketė"-tha. Vetėm nė shtator, kur nė dhomėn 6/1 ra tifoja, njė sėmundje ngjitėse, u dizinfektua vetėm kjo dhomė.

    9. Zyrtarisht kemi tri infermieri. Praktikisht ato janė kot. Njė herė nė vit a dy vjet shtrohet njė njeri, i vihet edhe njė "shoqėrues" pėr dhjetė ditė (fati i fukarait) dhe pastaj rrinė e pluhrosen, megjithėse kėtu ka mjaft tė sėmurė dhe tė pashėrueshėm. Njė herė nė vit a nė dy vjet vjen njė komision i shėndetėsisė nga ministria e punėve tė brendshme, nė dhomė mjekėt fusin kokat, shtrembėrojnė hundėt nga ajri i qelbur dhe ikin duke lėnė njė proces-verbal se ēdo gjė ėshtė nė rregull. Rrallė e pėr mall bėjmė nga njė radioskopi: Tė gjithė dalin shėndoshė. Njė herė, ca vite mė parė, na doli "shėndoshė" edhe Skėnder Alia qė kish ndjenjur nė Sanatorium shumė vjet, e qė nxirrte gjak dhe ditėn qė bėri radioskopinė. Qėllonte qė njė ose dy prej vetave i jepej njė raport pėr

    10 ditė qumėsht , i cili u pritej mbas shtatė ditėsh. Kam lexuar mjaft, por s'di tė ketė ndonjė sėmundje gjoksi qė tė shėrohet me 7 lugė (250 gramshe) qumėsht.
    I kam shkruar pėr disa nga kėto komandės, jam ankuar dhe me gojė, por gjithnji kam marrė pėrgjigje negative.
    Nė kėto rrethana, u detyrova tė shpall grevėn e urisė , duke kėrkuar respektimin e ligjėshmėrisė e zbatimin e rregullores.
    Qė ditėn e parė sollėn gjalp nė dyqanin e burgut, i porositur muaj mė parė dhe i refuzuar prerė nga komandanti.
    Mė thirrėn tė nesėrmen pėrsėri; "pse se prish grevėn, ta sollėm gjalpin", mė thanė. "Unė skam bėrė grevė pėr gjalp, s'jam zotėri qė tė jetoj me gjalp, biskota e reēel. Do tė ishte turp pėr mua qė tė bėja grevė pėr gjalp. Atė ma keni imponuar juve, unė dua tė bėj grevė pėr zbatimin e rregullores".
    Ditėn e dytė erdhėn konservat e peshkut tė zhdukura me kohė, ditėn e tretė erdhėn djathi (100 gr pėr njeri) dhe sallami i zhdukur prej 18 ditėsh (500 gr pėr njeri) megjithėse komandanti kishte thėnė; "S'keni pėr tė ngrėnė kurrė djathė e gjizė! Si ndodhi qė u gjetėn kėto gjėra pėr tri ditė?
    Vetėm se nga rregullorja e afishuar nė mur nuk ėshtė hequr ende shtrembėrimi i bėrė me qėllim tė vendimit tė 28 majit, gjė qė mė bėn tė dyshoj se mbas dy javėsh komanda mund tė tallet me parrullėn; "pini kafe, hani bisktota e reēel".
    -Infermieri i repartit, nėnoficeri Kamber Lybeshari, nuk tė pėrgjigjet, as tė viziton po nuk e thirre "zoti doktor". Dy herė mė ka shtruar nė infermieri, mė 1969-70 kur kisha bronkopulmoni dhe krizė zemre. Tė dyja herėt nuk mė ka futur nė forcė, por mė ka lėnė me supėn e kazanit dy javė, nė vend tė ushqimit tė infermierisė mė futėn provokatorin dhe dėshmitarin e njohur profesionist, Muharrem Koliqi, i cili tė gjitha fjalėt qė thoshte vetė (unė s'mund tė flisja fare se isha me krizė zemre), i regjistroi nė emrin tim dhe mbas 10 vjetėsh mė 1979, u dėnova rishtaz me 12 vjet tė tjerė, nė bazė tė dėshmisė sė tij. Ja pėrse pėrdoren kryesisht infermieritė. E kam si sot parasysh fshatarin e gjorė Hilmi Gocaj, qė kishte 19 vjet burg dhe i mbeteshin pak muaj pėr t'u liruar. E kishte zėnė njė bark dhe pėrditė i ankohej Lybesharit. Ditėn e fundit i tha: "Po jam keq, zoti doktor, aman mė bėj derman!" Do qumėsht ti, do qumėsht, prandaj bėn kėshtu!" iu pėrgjigj me cinizėm Lybeshari. Nė darkė ai u bė shumė keq. Dera trokiti gjithė natėn me forcė (janė shenjat e qarta nė derėn e dhomės 10, sot mensa), por askush s'e hapi. Nė tė aguar Hilmiu vdiq. Erdhi Kamberi me infermierin e pastruesin dhe e ēuan nė infermieri, bėnė njė proces-verbal "tė saktė" ku thuhej se vdiq nėn kujdeset e shėndetėsisė, thirrėn karrocėn e komunales dhe ēdo gjė u mbyll mirė e bukur.

    Pjetėr Arbnori
    Rep. 321
    Burrel, 22.9.1983

    shekulli

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Pėr: Pjeter Arbnori

    Pjetėr Arbnori - Mandela i Ballkanit

    Emri:  fuyfyghg.png

Shikime: 1292

Madhėsia:  282.2 KB

    Pjetėr Arbnori (18 janar 1935 – 8 korrik 2006), ishte njė shkrimtar dhe politikan shqiptar. Ai ėshtė quajtur “Mandela i Ballkanit”, pėr shkak tė kohės sė gjatė tė kaluar nė burgjet e diktaturės komuniste, 28 vjet.

    Jeta e hershme
    Pjetėr Arbnori lindi nė Durrės mė 18 janar 1935. Ai mbeti jetim nė moshėn shtatė vjeēare, kur i ati u vra nga forcat partizane tė Enver Hoxhės gjatė luftės civile qė u zhvillua nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ai mbaroi shkollėn e mesme me medalje tė artė, por iu mohua e drejta pėr tė vazhduar shkollėn e lartė, pėr shkak tė tė kaluarės antikomuniste tė familjes sė tij. Ai jetonte bashkė me nėnėn dhe dy motrat e tij.

    Pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme Arbnori gjeti punė si mėsues nė vitin 1954, por u pushua nga puna pa mbushur vitin pėr arėsye politike. Pasi kreu shėrbimin e dtyrueshėm ushtarak kreu punė tė ndryshme duke pėrshirė edhe punė nė bujqėsi. Gjatė kohės qė punonte ai arriti, duke pėrdorur mbiemėr tjetėr, tė pranohet nė Fakultetin e Filologjisė tė Universitetit tė Tiranės nė vitin 1958. Ai e pėrfundoi kėtė shkollė pesė vjeēare me korrespondencė nė dy vjet nė vitin 1960. Mbas kėsaj Arbnori punoi si mėsues letėrsie nė njė shkollė tė Kavajės.

    Veprimtaria politike
    Gjatė kohės qė punonte nė Kavajė, Arbnori sė bashku me disa intelektualė tė tjerė krijoi nė fshehtėsi Lėvizjen Social-Demokrate. Arbnoi ra nė sy tė Sigurimit tė Shtetit (policia sekrete e regjimit komunist) dhe u arrestua sė bashku me shtatė tė tjerė. Pas njė periudhe dy vjeēare nė hetuesi ku ai iu nėnshtrua torturave ēnjerėzore Pjetėr Arbnori u dėnua me vdekje. Ky dėnim iu kthye nė 25 vjet burg, sepse autoritetet shpresonin akoma qė nėpėrmjet Arbnorit tė zbulonin pjesėtarė tė tjerė tė organizatės sė fshehtė ku ai bėnte pjesė.

    Nė kushtet mė tė vėshtira nė burg ai shkroi njė pjesė tė madhe tė veprės sė tij letrare. Nė kohėn qė periudha e dėnimit tė tij po pėrfundonte, atė e dėnuan pėrsėri me dhjetė vjet burg. Nė gusht tė vitit 1989 Pjetėr Arbnori u lirua nga burgu. Arbnori kaloi 28 vjet nė burgun e Burrelit. Ai u arrestua nė moshėn 26 vjeēare dhe u lirua kur ishte 54 vjeē.

    Nė janar tė 1990 ai mori pjesė nė Shkodėr nė demostratėn kundėr pushtetit komunist qė rrėzoi bustin e Stalinit. Po nė tė njėjtin vit ai ishte bashkthemelues i degės sė Partisė Demokratike nė Shkodėr. Prej vitit 1991 deri mė 2001 ishte deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė, dhe prej vitit 1992 deri mė vitin 1997 ishte Kryetar i Kuvendit.

    Nė vitin 1997, Partia Demokratike tij humbi zgjedhjet ndaj Partisė Socialiste tė Shqipėrisė tė kryesuar nga Fatos Nano, pas trazirave tė shkaktuara nga rėnia e skemave e piramidale, qė kishte shkaktuar shkatėrrimin financiar tė mijėra vetėve. Pėr Pjetėr Arbnorin shpejt u bė e qartė se, ekzistonte rreziku qė censura qė ishte e zakonshme nėn regjimin e vjetėr tė mund tė rivendosej. Kėshtu, kur stacioni televiziv shtetėror nuk pranonte tė transmetonte deklaratat dhe nismat e partisė opozitare, ai hyri nė grevė urie. Fama e “Mandelės sė Ballkanit” tėrhoqi vėmendjen e shumė qeverive tė botės perėndimore, mbėshtetja e tė cilėve e detyroi koalicionin e shumicės sė majtė nė Parlament pėr tė rishikuar qėndrimin e saj dhe tė miratojė njė garanci formale tė pavarėsisė sė shtypit nga ndėrhyrja e shtetit. Ndryshimi nė ligj u njoh si “Amendamenti Arbnori”.

    Pjetėr Arbnori vdiq nė Napoli, Itali ku kishte shkuar pas njė hemorragjie celebrale. Ai ishte i martuar dhe la dy fėmijė. Partia Demikoratike, qė kishte ardhur nė pushtet nė kėtė kohė, e nderoi atė duke zhvilluar njė ceremoni zyrtare shtetėrore.

    Vepra letrare
    “Kur dynden vikingėt”, novelė, Shtėpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1992
    “Mugujt e mesjetės”, roman, 1993
    “Bukuroshja me hijen”, novelė, Shtėpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1994
    “E bardha dhe e zeza”, roman, 1995
    “E panjohura”, Vdekja e “Gebelsit” novela, 1996
    “Shtėpia e mbetur pėrgjysmė”, roman, 1997, pėr tė cilin Pjetėr Arbnorit iu shtuan dhjetė vjet burg.
    “Vorbulla”, roman, Shtėpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1997
    “Letėr nga burgu”
    “Nga jeta nė burgjet komuniste” (studime historike 1992)
    “Brajtoni, njė vetėtimė e largėt”, roman, 2000
    “Lufta pėr tė mbetur njeri”, intervista, 1990-2000
    “Historia e Anglisė”, Andre Morua, pėrkthim, 1996

    Nderimet
    Mėsues i Popullit
    Pishtar i Demokracisė
    Oficer i Madh i Urdhrit tė Plejadės
    Urdhri “Nėnė Tereza”
    Dekorata "Gjergj Kastrioti Skėnderbeu"
    Urdhri “Nderi i Kombit”, dekorohet (pas vdekjes) mė 28.10.2011 nga Presidenti i Republikės Bamir Topi me motivacionin: “Personalitetit tė shquar tė Shkodrės dhe tė gjithė Shqipėrisė, simbolit tė sakrificave mbinjerėzore nėn persekutimin komunist, politikanit paqėsor dhe shkrimtarit tė talentuar, intelektualit vizionar e qytetarit fisnik, qė gjithė jetėn dhe veprimtarinė e tij ia kushtoi idealeve tė mėdha tė demokracisė, shtetit tė sė drejtės dhe tė pėrparimit kombėtar”.

    Politikė
    Deputet nė pesė legjislatura
    Kryetari Kuvendi: 1992-1997
    Sekretar i Komisionit parlamentar pėr tė Drejtat e Njeriut
    Sekretar i PD-sė pėr Marrėdhėniet me Publikun.
    Anėtar i kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve
    Anėtar i Komisionit parlamentar pėr Punėt e Jashtme
    Kryetari Forumit: “Tė drejtat e njeriut kundėr dhunės policore”

    Bibliografi
    Komuniteti Kulturor Ēamėria
    Faqe e LSHA
    Diplomatic Mission Peace And Prosperity
    Council of Europe
    Biblioteka Kombėtare e Shqipėrisė

Tema tė Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli - Dhimitėr Pasko
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 30-11-2022, 10:57
  2. Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit tė Shqipėrisė, Pjetėr Arbnori
    Nga Cimo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 16:25
  3. Arbnori, ambasador i ri nė Vatikan
    Nga Tastiera nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-10-2005, 12:03
  4. Tregon Pjeter Arbnori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-05-2004, 17:43
  5. Arbnori: Dhashė alarmin, e mora vesh nga PD
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 05:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •