Ralle kam lexuar dicka kaq te sakt dhe realiste.
_______________________________________________
Ramiz Alia : Shqiperine do ta gezojme ne dhe femijet tane
MASHTRIMI I MADH DEMOKRACIA E TRUKUAR DHE KOMUNIZMI ROZE
Sistemi yne ka kapitulluar perballe atij kapitalist, ndaj jemi te detyruar te ndryshojme strategji
nga : Eugjen Merlika
Gazeta Illyria, 9-11 Mars 2004
Me kete pohim te sinqerte qe binte ndesh me dogmen gjysem shekullore te epersise se socializmit si rend shoqeror, politik dhe ekonomik, Kryetari I Shtetit dhe I partise se komunisteve shqiptare, Ramiz Alia, ne tetor 1989, fillonte fjalen e tij para Byrose Politike. Ai ishte I vetedijshem se ajo fjale do te ishte nje gur sinori mes dy koheve historike, asaj te socializmit dhe nje tjeter qe do ta pasonte, me gjithe te panjohurat e saj e qe do te ishte, ne synimin e tij dhe te kastes se kuqe qe ai kryesonte, nje kapitalizem roze.
Viti 1989, I mrekullive te paimagjinueshme te nje shekulli lufterash mizore e diktaturash te pashembullta, po ecte me revan drejt fundit te tij. Kishte sjelle flladin e lirise ne vendet e Evropes Lindore qe, njeri pas tjetrit, rrezuan regjimet komuniste qe I kishin sunduar per gati nje gjysem qindvjeti. Muri I Berlinit ishte shembur dhe perdja e hekurt mes dy pjeseve te kontinentit mbetej vetem nje relike e nje periudhe historike qe, cuditerisht, kishte arritur ne stacionin e saj te fundit.
Ne Shqiperi ndryshimet epokale te kampit socialist percilleshin me nje heshtje te pergjitheshme, nen te cilen ndizeshin shpresat e vaketa e mbi te cilen vigjelonte si skifteri arma e mprehte e diktatures se kuqe, Sigurimi I Shtetit. Dyshia Ramiz-Nexhmije, qe deri atehere ishte nanurisur ne perrallen e perjetesise se enverizmit pa Enverin, ne fshehtesi projektonte nje tardhme qe do tju siguronte atyre dhe vartesve te tyre nje pleqeri te rehateshme e pa telashe e femijeve te tyre nje sundim te qete, jo me ne nje sistem terrori sic kishte qene diktatura e kuqe, por ne nje demokraci kapitaliste ne ngjyren e formen qe do tju keshillonin miqte e Perendimit.
Ky ishte thelbi I fjales se Ramiz Alise ne Byrone Politike ne tetor 1989. I arkivuar si shume I fshehte per vite te tera ky dokument, nje nga me te rendesishmit e historise se Shtetit bashkekohor shqiptar, ka disa vite qe eshte ne duart e shqiptareve te cilet, nepermjet tij, kane mundesi te kuptojne e te shpjegojne te gjitha enigmat e periudhes se kalimit nga nje sistem ne nje tjeter. Si I tille ai vlen te studjohet e te komentohet ne hollesi. Fjala eshte nje parashtrim I qarte dhe I detajuar I nje projekti te madh, qe do te fillonte sendertimin e tij se shpejti e do te shtrihej ne gjatesi kohe.
Simbas ish Kryetarit Alia ndryshimi I pashmangshem do te kufizohej ne dy pika: ne respektimin e te drejtave te njeriut e ne pluralizmin politik. Ishin ceshtjet ne te cilat kembengulte Evropa Perendimore ne dokumentat e saj e te cilat, deshtimi ekonomik I sistemit socialist, I kishte bere te detyrueshme per tu gelltitur nga hjerarket e tij. Se sa do te ishin te mjaftueshme keto dy parime baze per te ndertuar nje demokraci te vertete e treguan pervojat e ketyre viteve, por e paralajmeroi dhe dinaku Alia kur parashtron:
Te drejtat e njeriut jane dicka brenda nesh dhe mund te abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do te behet se sben. Kundershtaret tane do tI nxisim qe te krijojne parti sa te duan; te mjata, te djatha e te qendres, por gjithsesi keto parti duhet te kontrollohen e drejtohen nga Ne. Programet e themelimit te ketyre partive, do tI formulojme dhe do tI miratojme Ne. Ne krye te ketyre partive, duhet te nxirren njerez qe te parkrahin strategjine tone.
A u zbatuan porosite e Ramiz Alise ne krijimin e partive, apo ato linden spontanisht nga deshira e ndrydhur dhjetevjecare me rradhe? A ishte nje rastesi qe ne krye te partive u vune ish kuadro te regjimit, madje te ardhura edhe nga sherbimet e fshehta, apo ata paten guximin qe ju mungoi te perndjekurve te diktatures? A ishte thjesht pasioni I politikes, nje menyre per te nxjerre jetesen apo pjese e strategjise per te copezuar opoziten ndaj partise komuniste te reforumuar krijimi I dhjetra partive ne jeten shqiptare? Keto e te tjera pyetje si keto ende e mundojne shqiptarin e thjeshte qe nuk arrin dot te kuptoje se kujti sherbejne dhjetra grupime njerezish, qe quhen parti, kur ritmet e zhvillimit te Vendit nuk kane krahasim as me fqinjet tane e standarti I jeteses njeh ngjitje marramendese vetem per kastat ne pushtet e per trafikantet e shkelesit e ligjit.
Te gjitheve u kujtohen kohet e entuziazmit te krijimit te partive, duke filluar nga ajo Demokratike. Drejtuesit e tyre, qe hodhen shpejt trisken e kuqe ne kosh dhe u veteshpallen kampione te demokracise e te antikomunizmit, flisnin me zjarr e pasion kunder Enver Hoxhes, per krimet e regjimit, mungesen e lirise etj. Binte ne sy fakti se ne keto parti kishte pak ose aspak ish te burgosur te ndergjegjes apo perfaqesues te diaspores antikomuniste. Kjo I detyrohej deri diku dhe ndrojtjes se tyre e mendimit se populli I indoktrinuar nuk do ta kuptonte pjesemarrjen e tyre ne jeten politike, por diku haptas e diku ne menyre te maskuar dhe mospranimit te drejteusve te rinj. Keta te fundit qe mendonin, sikurse ustai I tyre, se I nevoitej karta morale e te denuarve te diktatures benin gare ne demagogji per te fituar perkrahjen e tyre.
Partia Demokratike qe ajo qe mori ne gjirin e saj me shume ish te perndjekur. Ne vitet e para disave prej tyre ju dha poste me rendesi partiake dhe shteterore, ne nivele te ndryshme. Por aktivizimi I ish te perndjekurve politike ishte vetem nje ane e treguesit te prirjeve demokratike te ketyre partive. Ana tjeter dhe me e rendesishmja ishte strategjia ekonomike dhe e reformave qe duhet te ndryshonin sistemin.
Thelbi I ketyre reformave ishte njohja dhe kthimi I pronave, pra nje rindarje e pasurise shteterore ndermjet qytetareve, te cileve gati gjysem shekulli me pare Shteti komunist ja u kishte grabitur me dhune. Qendrimi I partive qe nje ngritje shqytesh e pergjitheshme e permbledhur ne shprehjen shqeto komuniste: nuk do te lejojme te na kthehen bejleret dhe agallaret. Ligji 7501, qe u miratua thuajse njezeri nga Kuvendi, si pasoje e nje marreveshjeje ndermjet demokrateve e socialisteve, ishte themeli I te gjithe prapesires pas komuniste. Ai ligj jepte token ne perdorim pa shume ndryshim nga reforma agrare e 1946, pa synimin qe tI bashkonte serish forcerisht fshataret, por edhe pa mbajtur parasysh se e kujt kishte qene ajo toke. Me nje nderhyrje zbukuruese vetem per dukje krijohej ideja se Shteti po zhvishej nga pushteti ekonomik e se popullit I kthehej mundesia e rivendosjes se pronesise vetiake. Fshataret ktheheshin ne argate te tokes, qe nuk ishte e tyre, por qe per nje fare kohe nuk do te paguanin detyrimet qe rridhnin nga shfrytezimi I saj. Nuk ishte gje e rastit qe populli ne disa zona te Vendit, sidomos ne pjesen Veri-Lindore nuk e pranoi kete ligj dhe vendosi njezeri kthimin e pronesise se secilit ne kufijte e para reformes agrare. Kasta komuniste, qe ishte e vetedijshme se duhej leshuar perkohesisht pushteti politik per te zoteruar ne menyre demokratike ate ekonomik, e kishte hartuar ate me synimin, me pas te senertuar, te ruante mundesine e pasurimit e saj ne rruge te ligjshme e me shume te paligjshme.
Mungesa e percaktimit te pronesise I humbi Vendit shortet e investimeve te huaja qe, ne fillimet e viteve 90, ishin pothuaj te barabarta per te gjitha vendet e Lindjes, duke cuar ne kalendat greke kohet e venies se tij ne rrugen e zhvillimit ekonomik. Ky dem I stermadh qe ju shkaktua Vendit, pasojat e renda te te cilit vazhdojme tI paguajme cdo dite, ishte rrjedhoje e paaftesise, e diletantizimit te klases drejtuese pas komuniste qe nuk arrinte te kuptonte perparesite e castit, apo zbatim I nje strategjie te paracaktuar? Pergjigjen shkoqur e pa dredha e gjejme tek fjalet e Ramiz Alise: Ne, Komunistet Reformatore, do te zbatojme strategjine tone ne ekonomi, sipas se ciles kapitalistet dhe pronaret e ardhshem ne nje vend socialist, te jemi ne dhe njerezit tane. Me kete strategji, brenda dy tre legjislaturave, do te arrijme qe nga klasat komuniste te krijojme klasen kapitaliste, e cila do te na perjetesoje ne pushtetin politik te se ardhmes qe e kemi planifikuar dhe po e pregatisim vete
Ne zbatim te kesaj strategjie qeme te pranishem ne fillimin e viteve 90 ne sulmin asgjesues te vandalizmit mbi objektet ekonomike, social-kulturale, te tregetise, mbi mjetet e transportit, madje deri dhe mbi druret frutore e jo frutore, ne grabitjet e depove e te dyqaneve. Ky lloj banditizmi, I mbuluar me vellon e urrejtjes per komunizmin, I orkestruar nga nje rrjete e padukeshme ish sigurimsash e antaresh te partise se punes, synonte te zetronte nepermjet grabitjes ate pasuri qe kishte mbetur ne depot e shtetit, por dhe te kthente, ne dukje, ne gjera pa vlere objektet shteterore. Askush, duke filluar nga Qeveria e papergjegjeshme e destabilitetit te Ylli Bufit, nuk shqetesohej per demin e madh qe I shkaktohej imazhit te Vendit nga kjo strategji shkaterrimi, ne nje nga castet me vendimtare pe te ardhmen e tij.
Mallrat e grabitura do te sherbenin si baze per te filluar rrugen e pasurimit, ndersa shvleftesimi I objekteve do te kishte si pasoje blerjen e tyre, gati falas, ne procesin e privatizimit qe do te fillonte se shpejti. Ky I fundit do te behej me kritere haptas favorizuese per komunistet qe, simbas parimit te vjeter politika ne plan te pare kishin ne dore te gjitha postet kyc ne sektoret e ndryshem te ekonomise e ne tregti. Perparesine ne blerjen e objekteve Shteti I PD do tja u jepte atyre qe punonin ne to. Ne pamje te pare ishte dicka e drejte, ne fakti ishte venie ne jete e strategjise se krijimit te klases kapitaliste nga komunistet. Ne kete drejtim do te jepnin ndihmesen e tyre komisionet e privatizimit qe, jo vetem per perzgjedhje klasore por edhe per perfitim vetiak, do te zbatonin cmime krejtesisht ne dobi te bleresve. Lidhjet me mjediset e fitimit te paligjshem ne vendet fqinje e ne ata Perendimore, sidomos ne Itali, do tI jepnin shkas lindjes se trafiqeve te ndryshem qe sollen pasurime marramendese ne kohe relativisht shume te shkurtera.
Kjo ishte strategjia afatmesme e komunisteve por, per castin, duhej mbajtur vetem si nje synim I fshehte e I padeklaruar. Per castin duhej lemuar fasada, duhej difuar besueshmeria e Perendimit qe duhej te miratonte rrugen e nisur, per te celur epoken e paqtimit e te lenies se konflikteve mbrapa kraheve. Per kete nevoitej nje qendrim I ri karshi te gjithe atyre qe, deri dje, kishin qene armiqte e betuar te socializmit brenda dhe jashte Shqiperise. Ujqit do te vishnin lekuret e qengjave e, duke share sa te mundnin kryeujkun, do tju krijonin viktimave iluzinin se tashme kishte ardhur koha e tyre. Strategjia ramiziane parashihte nje permiresim te ndjeshem te kushteve te jeteses te asaj pjese te popullsise, qe kishte qene kavje e sproves enveriste ne larmine djallezore te burgjeve, kampeve te punes e atyre te interrnimit per dhjetevjecare me rradhe.
Strategjia ishte sa dinake aq dhe e poshter. Per tu bere bindesse ne qellimin e saj I duhej besuar jo ish ministrave te Adil Carcanit, gazetareve te Zerit te Popullit apo studjuesve te Insitutit qe kryesohej nga Nexhmije Hoxha, por klases se re politike, te perbere nga profesioniste te te gjitha fushave e ndonje ish te burgosuri politik. Kryetari Alia projekton si ne nje ekran ngjarjet e priteshme dhe mundesite e kanalizimit te tyre simbas interesave te caktuara e planit te studjuar deri ne imtesite e tij.
(Vijon)
Krijoni Kontakt