Drejtėsia e amshueshme

Kush e ka parė macen e cila, qė njerėzit rreth tryezės tė
mos e vėrejnė, pėrvidhet dhe me gojė zgjatet qė ta grabisė njė
copėz peshku, - ai qė e ka parė kėtė pamje dhe ka shikuar nė
sytė e maces nė ēastin e “vjedhjes”, kurrė nuk do ta harrojė
shprehjen (ēehren) e shikimit tė saj plot ndjenjė pėr mėkatin e
bėrė.
Pra, macja, shtazė memece, ka ndjenjė tė pashpjegueshme
se ka bėrė shkeljen e ligjit dhe ka gabuar, kur tė ndėshkohet dhe
merr goditjen nė kokė, ulė sytė dhe kokėn sikur kupton se e ka
pėsuar atė qė e ka merituar. Kjo ndjenjė, ėshtė instinkt primitiv
tė cilin All-llahu e ka komponuar nė indin e krijesės. Kjo, nė tė
vėrtetė, ėshtė ndjenja primitive morale, gjurmėt e sė cilės i
takojmė madje edhe te shtazėt memece.
Ose, ta marrim pėr shembull qenin i cili, kur e kryen
nevojėn “i turpėruar” me aktin e vet, e gėrvisht dheun mbi atė qė
ka bėrė nė mėnyrė qė ta fshehė nga sytė. Edhe kėtu ka tė bėjė
me shtypjen instinktive e cila tregon nė ndjenjėn mbi tė
shėmtuarėn dhe reagimin e shpejtė qė kjo tė shmanget dhe
fshihet. Edhe ky ėshtė manifestim i moralit kongenital (tė lindur),
i cili s'ėshtė arritur me njohje, mėsim as me dresurė. Ky ėshtė
fenomen natyral me tė cilin lindin tė gjithė qentė.
Diē e ngjashme ndodh edhe me devenė e tronditur tė cilėn
pronari, pėrkundėr durimit dhe qėndresės sė saj tė gjatė,
vazhdimisht e ka nėnēmuar. Ose, pėr, shembull krenaria e luanit i cili refuzon qė sakrificėn e vet nė mėnyrė tė pabe sė nga shpina
ta sulmojė. Pėr kėtė gjithnjė e sulmon pėrpara dhe haptas. Edhe
diēka: luani sulmon vetėm qė tė hajė, e nuk e mundon qė tė hajė
dhe shqyejė sakrificėn, por vetėm kur uritet. Tė gjitha kėto
lindshmėri morale janė tė pėrmbajtura nė esencėn e qenieve dhe
shtazėve. Ose, ta marrim pėr shembull lojalitetin bashkėshortor
te pėllumbi. Ose, besnikėrinė e jetės nė bashkėsi te shtazėt tė
cilat jetojnė nė kope.
Kėtu ka tė bėjė me parimet themelore - origjinale tė
ndjesisė sė ndėrgjegjes, tė cilėn e zbulojmė edhe nėn lėkurėn
edhe nė gjakun tonė, e tė cilėn nuk na ka mėsuar mėsuesi, por
ajo me ne ėshtė e lindur. Kjo ėshtė ajo ndjenja e lindur e
pėrgjegjėsisė tė cilėn e ndjejmė kur hamendemi a tė punojmė diē
apo jo, ose ajo ndjesia e mundimshme, e vėshtirė, tė cilėn e
pėrjetojmė gjatė hapave tė ndėrmarė, e qė nuk jemi tė sigurt se a
jemi sjellė korrekt ose, pėrfundimisht, ndiesia e pendimit tė cilėn
e kemi, pasi tė konstantojmė se kemi gabuar.
Kjo ndjesi e brendshme, instinkt, i cili ėshtė i pėrbashkėt
edhe pėr njeriun e civilizuar edhe primitiv, fėmijėn dhe tė rriturin,
ėshtė dėshmi mbi ekzistimin e ndjesisė sė ligjėsisė dhe
rendit (nė kėtė botė) dhe se do tė pasojė llogaria dhe drejtėsia
definitive, dhe se prej ēdo njeriu kėrkohet drejtėsia, sikur edhe
kėtė qė tė ketė tė drejtė qė mbi tė tė aplikohet. Kjo ndjesi te ne
ėshtė kongenitale, natyrale, ajo del prej vetė natyrės sonė, atė te
ne Krijuesi e ka mbjellė.
Nėse kundrojmė nė botėn materiale, e cila ėshtė e pėrbėrė
prej grimcave mė tė imėta deri te galaksitė e pafund, do tė
konstatojmė se e gjithė kjo nė mėnyrė precize e aritmetike lėviz
nė bazė tė ligjėsive tė caktuara. E madje edhe elektroni, nė
bėrthamėn e atomit, nuk e ndėrron rrethin e lėvizjes derisa nuk e lė ose merr barrėn e cila i pėrgjigjet forcės sė translokimit tė tij1.
Nė rastin konkret sikur elektroni ėshtė udhėtari nė tren i cili nuk
mund tė hyjė nė tren para se ta paguajė biletėn pėr vozitje.
Tė formuarit e yjeve dhe zhdukja e tyre gjithashtu u
nėnshtrohen ligjėsive dhe shkaqeve tė caktuara. Tė lėvizurit e
planetėve nė fushat gravituese e ka ligjin e vet tė proporcioneve.
Tė transformuarit e materies nė forcė, ose masės diellore nė
dritė, e ka reciprocitetin e vet. Drita e ka shpejtėsinė e vet tė
lėvizjes. Ēdo valė elektrike e ka gjatėsinė, shpejtėsinė dhe
tensionin e vet, e ēdo metal spektrin e vet dhe vijat observuese
tė cilat e karakterizojnė, e njihen nėpėrmjet spektrometrit. Po
ashtu, ēdo metal, varėsisht nga temperatura, tkurret ose bymehet
(dilatohet). Ēdo metal e ka masėn, dendėsinė, peshėn e vet tė
rėndomtė dhe atomike, veēantitė dhe kualitetet e veta.
Ajnshtajni ka konstatuar se ekziston lidhja ndėrmjet vėllimit,
masės sė trupit dhe shpejtėsisė sė tij, ndėrmjet kohės dhe rendit
tė lėvizjes brenda njė grumbulli lėvizės, ndėrmjet kohės dhe
hapėsirės2.
Materien, pėr shkak tė mesatares sė shpejtėsisė sė pjesėve
tė saj, e ndajmė nė tė ngurtė, lėngėt dhe gaztė. Sepse, ngrohtėsia e shpejton kėtė lėvizje dhe kjo ka mundėsi t'i shkrijė trupat e ngurtė dhe t'i shndėrrojė nė tė lėngėt, e kur tė vijė deri te avullimi i shndėrron nė tė gaztė.
Edhe elektriciteti krijohet nė bazė tė ligjėsisė. Tensioni
elektrik, fuqia e tij, lind nė bazė tė tėrheqjes dhe dėbimit.

Gravitacioni dhe tėrheqshmėria e secillit yll varet nga vėllimi
dhe madhėsia e tij.
Tėrmetet tė cilat, nė shikim tė parė, na duken jo tė rregullt
dhe kaotikė, edhe ata e kanė ligjėsinė e vet tė krijimit, i kanė
brezet e veta dhe tė ashtuquajturat drejtimet lėkundėse nė tė
cilat ndodhin dhe ėshtė e mundur, pėr sė gjati dhe pėr sė gjeri
rruzulli tokėsor, tė bėhet harta e zonave tė tėrmeteve.
Pra, tėrė gjithėsia s'ėshtė asgjė tjetėr pėrpos shumė e
rregullave dhe ligjėsive precize e fiktive tė cilat nuk mund tė
tradhėtojnė dhe gėnjejnė - mashtrojnė.
Sigurisht se dikush do tė vėrejė: “E ē'mendoni mbi
mashtrimet dhe gėnjimet tona njerėzore, mbi luftėrat, tiranitė,
anarkinė dhe mbi vrasjet reciproke tradhtare dhe armiqėsore -
ku ėshtė kėtu rendi dhe ligjėsia?
Nė kėtė vėrejtje do tė pėrgjigjem se kjo ėshtė ēėshtje tjetėr.
Me fjalė tjera, ajo qė ndodh midis nesh, nė shoqėrinė njerėzore,
kjo ėshtė pėr atė sepse All-llahu na ka bėrė pėrfaqėsues (halif)
nė Tokė, na ka dhėnė tė drejtėn e udhėheqjes dhe lirinė e
aksionit. All-llahu na ofroi neve emanetin dhe ne e pranuam3.
Domethėnia e dhėnies sė lirisė do tė thotė se na ka dhėnė
mundėsi tė gabojmė dhe tė sillemi nė mėnyrė korrekte. Pėr kėtė
ēdo gjė qė e shohim nė kėtė botė njerėzore, kjo ėshtė pasojė,
rezultat i asaj lirie tė cilėn e kemi keqpėrdorur. Prandaj, anarkia
e theksuar ėshtė rezultat i veprimit tonė tė lirė njerėzor.
Pėrkundarazi, qenėsia e botės ėshtė kulminacioni i rendit dhe
ligjėsisė precize. Po tė kishte dashur All-llahu ka mundur,
gjithashtu, qė detyrimisht tė na nėnshtrojė dhe tė na mėarėsojė
ndaj atij rendi dhe ligjėsie siē e ka bėrė kėtė me malet, detet, yjet
dhe gjithėsinė. Mirėpo, Ai ka vendosur qė tė na kursejė nga detyrimi dhe me kėtė ta plotėsojė drejtėsinė e vet; qė ēdo njeri
vullnetarisht tė veprojė dhe me veprėn e vet vetveten ta
kualifikojė. All-llahu kėshtu ka vepruar qė drejtėsia, kur tė
ringjallemi, tė jetė e tėrėsishme, e kjo ringjallje sipas meritave do
tė shkallėzohet: ēdokujt do t'i jepet e drejta e tij dhe tė gjitha
gjėrat do tė vendosen nė vendet e veta.
E jeta vazhdon. Vetėm duhet pėrmendur se jeta nė kėtė
botėn tonė, nė tė vėrtetė, s'ėshtė mbarė tėrėsia jetėsore. Thėnė
mė tekstualisht, periudha kohore, epizodike e tiranisė dhe
disharmonisė sė kėsaj bote, ėshtė periudhė e cila e ka shpjegimin
dhe shkaqet e veta, sepse ajo, duke konsideruar se ėshtė
periudhė e provimit pėr jetėn e amshueshme e cila do tė pasojė,
ėshtė sikurse edhe vetė drejtėsia.
Periudha jonė kohore e kėsaj bote ėshtė vendosur nė
rrethojė (kllapa) nė raport me kohėn, para dhe pas saj. Kjo nuk e
prezenton realitetin e tėrėsishėm (jetėsor) e as rrėfimin e tij tė
tėrėsishėm. Kjo ėshtė vetėm kaptinė e vogėl e romanit i cili i ka
kaptinat e veta tė shumėnumėrta.
Njeriu instiktivisht e mėsoi tė vėrtetėn e inkarnimit,
ringjalljes. Atė e kuptoi edhe njeriu primitiv. Mbi kėtė kanė folur
edhe tė dėrguarit e Zotit si mbi gjėrat transcendentale 4, tė gajbit
(fshehtės).
Se do tė pasojė jeta pas vdekjes na flet arsyeja, e edhe
shkenca e cila mėsoi se njeriu ėshtė prej trupit dhe shpirtit, siē e
theksuam kėtė mė parė. Kemi konstatuar se njeriu, pėrkundėr
valės sė ndryshimeve kohore tė cilat e rrethojnė, me ndjenjėn e
brendshme tė tillė vazhdimisht e pėrjeton prezencėn e shprtit. E
kjo ndjenjė e pėrkujton njeriun se nė vetė atė ekziston shpirti,
qenėsia, e cila ėshtė e e pandryshueshme, jashtėkohore, e
pashkatėrrueshme dhe e pavdekshme.E edhe filozofėt siē janė Emanuel Kanti, Henri Bergsoni dhe Soren Kjerkegordi5 erdhėn deri te pėrfundimi se shpirti ekziston dhe se ringjallja do tė pasojė.
Nė veprėn “Republika e Platonit” ekziston fragmenti i
shkėlqyeshėm mbi pėrhershmėrinė e shpirtit6.
Prandaj, ringjallja ėshtė realitet i cili u ėshtė imponuar edhe
mendjeve mė tė mėdha dhe mė tė vogla njėrėzore, e nė filozofi
paraqitet si aksiomė e cila vėshtirė mund tė kontestohet.
Mirėpo, sipas mendimit tim, argumenti mė i rėndėsishėm
pėr ringjalljen ėshtė ajo ndjenja e brendshme, e thellė intuitive me tė cilėn tė gjithė lindemi dhe sipas saj veprojmė. Sepse, nė
gjithėsi ekzistojnė rendi preciz, ligjėsia dhe drejtėsia. Nė
realizimin e kėsaj drejtėsie e detyrojmė vetveten, e kėrkojmė
edhe nga tė tjerėt tė jenė tė drejtė. E bėjmė kėtė natyrshėm,
instinktivisht, Digjemi kur kjo drejtėsi nuk realizohet. Luftojmė e
edhe vdesim nė realizimin e drejtėsisė. Por, nė fund, kurrė nuk e
realizuam kėtė drejtėsi. Kjo do tė thotė se drejtėsia nė ndonjė mėnyrė, kurdo qoftė kjo, do tė realizohet, sepse kjo ėshtė e
vėrteta absolute e cila nė mėnyrė permanente i ėshtė imponuar
arsyes dhe ndėrgjegjes sonė. Tjetėr ēėshtje ėshtė qė ne nuk po
vėrejmė se kjo drejtėsi po realizohet nė kėtė botė. Kjo ėshtė pėr
kėtė qė ne nuk po mundemi tėrėsisht t'i observojmė gjėrat, e
pėrveē kėsaj bota jonė fenomenale, ndijore nuk ėshtė e vėrteta e
tėrė.
Nėse sendet kėshtu nuk i kuptojmė, si ta shpjegojmė
atėherė reagimin tonė tė ashpėr kur e shohim
padrejtėsinė? Pėrse prej tė tjerėve kėrkojmė tė jenė tė
drejtė? Pėrse luftojmė me mish e shpirt qė tė realizojmė
diē qė nuk ekziston dhe hidhėrohemi qė nuk po
realizohet? Mendimtari e filozofi idian Vahiduddin Hani7 pohon: “Nėse
etja pėr ujė na dėshmon nė ekzistencėn e tij, gjithashtu edhe etja
pėr drejtėsi medoemos dėshmon ekzistencėn e saj. Dhe, pasi qė
drejtėsi ideale nė kėtė botė nuk ka, kjo ėshtė dėshmi nė
ekzistimin e botės tjetėr nė tė cilėn ajo do tė realizohet”.
Ndjenja jonė e brendshme, natyrore ėshtė argument
kategorik se drejtėsia, edhe pse ne sot nuk po e shohim,
ekziston. Ne nesėr do ta shohim. Kjo ėshtė bindje e cila buron
prej brendisė sonė, e vėrteta intuitivisht e inspiruar.
Intuita dhe natyra e pastėr janė pjesė pėrbėrėse tė natyrės
sonė tė pėrkryer e cila nuk mashtron as nuk gėnjen. Ky ėshtė
njė prej ligjeve tė shumėnumėrta me tė cilėn ėshtė rreguluar kjo
ekzistencė.
Ndoshta dikush do tė vėrejė: “Ta lėmė anash bashkėsinė
njerėzore dhe tė pyetemi pėrse All-llahu derrin e krijoi derr,
qenin qen, e insektin insekt? Ē'kanė gabuar kėto qenie qė tė krijohen aq tė mjera? Ku ėshtė kėtu drejtėsia? Ose, nėse Allllahu
do t'i ringjallė tė gjitha qeniet me shpirt, pėrse nuk do ta
ringjallė edhe majmunin edhe qenin edhe derrin?”
Pyetja ėshtė me vend, por e shtron arsyeja e cila e di vetėm
njė pjesė tė rastit gjyqėsor, ose vetėm njė rend tė materialit
hetues dhe krahas kėsaj shpejton tė kuptojė aktgjykimin gjyqėsor
dhe arsyetimin e tij.
Ėshtė fakt se tė gjitha qeniet shtazore e kanė shpirtin e vet.
All-llahu pėr ēdo shpirt e ka zgjedhur formėn materiale tė cilėn
ai edhe e meriton. Pėr kėtė edhe All-llahu e krijoi derrin derr pėr
atė se ėshtė derr dhe pėr shpirtin e tij e dha formėn materiale tė
derrit. Ne asgjė nuk dimė mbi shpirtin e derrit para se All-llahu
ta ketė frymėzuar nė formėn e tij materiale tė derrit. Nuk e dimė
pse, as kur nė kėtė mėnyrė ka pasuar krijimi. E tėrė qė ka qenė
para krijimit, pėr ne ėshtė e panjohur. Gjithashtu e panjohur na
ėshtė ē'do tė pasojė pas vdekjes.
Mirėpo, shkencėtarėt si edhe Kur'ani, pohuan se ne, para
lindjes kemi qenė pjesė pėrbėrėse tė njė bote (e quajnė botė tė
atomit), e se pas vdekjes do tė bėhemi botė tjetėr. Jeta ėshtė e
vazhdueshme dhe nuk ka vdekje. Ka tė bėjė vetėm me
transformimin dhe kalimin nė pafund atje ku duke iu afruar Allllahut,
do tė ngrihemi dhe evoluojmė.
Kėtė kontinuitet e pranon edhe logjika njerėzore.
E drejtėsia ėshtė e vėrteta permanente tė cilėn All-llahu e
ka mbjellė nė natyrė dhe pėrbrendėsen e njeriut, e madhe, siē
ėshtė thėnė kjo nė fillim, edhe nė instinktin shtazor. Kjo drejtėsi,
e vėrtetė absolute, do tė na thotė se tė gjitha format materiale
dhe shtazore janė merita tė konfirmuara, tė vėrteta, por mbi
detajet e tyre, ose ēfarė kanė qenė mė parė, asgjė nuk dimė.
Instinktivisht konkludojmė se kėto janė forma merituese qė Allllahu e ka krijuar derrin derr sepse shpirti ėshtė i derrit, e edhe
forma e tij, shpirtit tė tillė i ėshtė pėrshtatur.

Nė lidhje me ringjalljen e shtazėve Kur'ani kėtė e
konfirmon:
“Tė gjitha shtazėt qė ecin nėpėr Tokė dhe tė gjitha shpezėt
qė me krahėt e tyre fluturojnė janė popuj (familje) sikur edhe ju
njerėzit - Nė Libėr Ne asgjė se kemi lėnė pa e pėrmendur - dhe
do tė tubohen (kthehen) pastaj para Zotėriut tė tyre. “(El-En'ām,
38).
Kėto qenie kanė shpirt dhe pėr kėto Kur'ani thotė se, sikur
edhe ne, do tė ringjallen. Por, pas kėsaj, ēdo tė ndodhė me ta, ku
do tė jenė dhe ēfarė do tė jetė fati i tyre, kjo ėshtė e panjohur,
gajb dhe do tė ishte kjo vetėm orvatje e kotė ta njohim tash pėr
tash tė panjohurėn. Kjo ėshtė kureshtje mbi tė cilėn nuk mund tė
fitojmė pėrgjigje tė kėnaqshme.
Dhe jo vetėm kjo por edhe orvatja ta njohim njė ēast tė
jetės sė kėsaj bote nė tė tėrėsi, edhe kjo ėshtė dėshirė e kotė.
Mirėpo, nėse e njohim (njė pjesė tė ēastit) dhe me tė medituar
thellė mėsojmė se drejtėsia “ėshtė e vėrtetė permanente dhe se
All-llahu e ka mbjellė nė natyrėn tonė, nė intuitėn tonė, kemi
mėsuar mjaft sosh dhe njohur mjaft.
Mėnyra me tė cilėn e njohėm All-llahun, tė pėrshkruar nė
artikullin tonė tė parė, se ky ėshtė intelekti gjithinkuadrues,
universal, se Ai ėshtė Krijues, Inspirator i cili kujdeset pėr
krijesat e veta, kėshtu duke e menduar kuptojmė si e ka
komponuar All-llahu nė krijesat e veta atė instinkt orientues,
drejtėrrėfyes. Ky ėshtė rezultat i kujdesit dhe drejtėsisė sė Tij: tė
krijojė krijesa dhe dritė e cila do t'ua ndriēojė drejtimin e lėvizjes.
Nė kėtė mėnyrė do ta pėrvetėsojmė tė vėrtetėn se All-llahu ka
dėrguar lajmėtarė tė fesė (enbijā) dhe i frymėzoi me libra.
Sepse, All-llahu pa kėto nuk do tė ishte Krijues, as Inspirator dhe
Organizator.
Autentitetin e librave tė Zotit lehtė do ta argumentojmė me
brendinė e tyre shkencore, zbulimet e tyre tė transcendentales (gajb), me urtėsi, legjislacione dhe me tė vėrteta tė cilat nuk
mund tė jenė rezultat i angazhimit dhe njohjes individuale.
Qė All-llahu tė jetė Krijues (Hālik), i Drejtė (Adil) dhe
Inspirator (Mulhim) i rrugės jetėsore (e kjo ėshtė pika qendrore
e tė gjitha feve), ai ėshtė pra fillim (i parahershėm) (mubdi) ide
tė cilėn njeriu, pa hulumtime tė veēanta, e pėrvetėson, e kėtė tė
njėjtėn ide na imponon natyrshmėria, intuita jonė.
Ēdo pohim tjetėr ėshtė trillim i thjeshtė.
Pėrpjekjes, i cili synon kah ajo qė ta hedhė poshtė kėtė
pohim, do t'i nevojitet angazhim i madh, inkonsekuencė dhe
manovrim sofistik e edhe diskutim steril qė, megjithatė, do tė
pėrfundojė me humbje. Pėrpjekja e tillė nuk do ta ketė bazėn e
vet tė provės; ajo mė tepėr ėshtė rezultat i kokėfortėsisė dhe
kryeneēėsisė sesa tė menduarit objektiv dhe instinktit tė pastėr.
Ky ėshtė rezultat i odisejadės sime ideore disavjeēare prej
fillimit krenar nė librin tim “All-llahu we-l-insān” (“All-llahu dhe
njeriu”) deri te qėndrimi devocionues dhe pendues nė dyert e
Kur'anit, Tewratit (Torės) dhe Inxhilit (Ungjėllit).
Sipas mendimit tim nuk ėshtė religjioz njeriu i cili ėshtė
fanatik, ekskluziv dhe mendon se i Dėrguari i tij ėshtė i vetmi
dhe se All-llahu nuk ka dėrguar tjetėr. Tė prezentuarit e tillė tė
All-llahut ėshtė infantil dhe konservativ. Ajo e paraqet All-llahun
si kryepar tė ndonjė fisi. Ky ėshtė separatizėm, ekskluzivitet e jo
religjiozitet. Tė pėrfytyruarit e drejtė tė All-llahut ėshtė se Ai
ėshtė shpirtmadh, se tė gjithėve u jep dhe tė gjithėve u dėrgon
lajmėtar tė fesė (rusul).
“Nuk ka pasur popull tė cilit nuk i ka ardhur ai i cili i ka
thirrur (tėrhequr vėrejtjen)”. “El-Fatir, 24).
“Ne ēdo populli i kemi dėrguar lajmėtar tė fesė (resul)”.
(En-Nahl, 36).“E Zotėriu yt kurrė nuk i ka zhdukur vendbanimet deri sa nė
kryeqytetin e tyre nuk do ta dėrgonte tė dėrguarin.” (El-Kasas.
59).
“... tė dėrguarė pėr tė cilėt tashmė mė parė tė kemi rrėfyer
edhe tė dėrguarė pėr tė cilėt nuk tė kemi rrėfyer”. (En-Nisa,
164).
Sipas kėtyre, ajeteve tė lartcituara, ndoshta edhe Budha, nė
kohėn e tij, ka qenė i dėrguar i Zotit, por se nuk ėshtė pėrmendur
nė Kur'an. Ndoshta edhe Ahnatoni, nė kohėn e tij, ka qenė i
dėrguar i Zotit, por versionet e mėsimit tė tij qė sot na janė tė
njohura janė tė shtrembėruara.
Pėr kėtė All-llahu na urdhėroi Islamin si fe, sepse kjo ėshtė
feja e vetme e cila i pranon tė gjithė tė dėrguarit (rusul) dhe tė
gjithė lajmėtarėt e fesė (enbijā), tė gjitha librat e Zotit, dhe e ka
pėrfunduar fenė, ideshmėrisht dhe legjislativisht, ia dha
shpjegimin e saj burimor: se All-llahu ėshtė njė, se ėshtė i
Mėshirshėm, Inspirues se Ai ėshtė burimi i tė gjitha
instruksioneve prej Ademit deri te Muhammedi.
Shembulli mė i mirė i sinqeritetit tė vetėdijshėm fetar ėshtė
vetėdija e njeriut siē ėshtė Gandi.8 Edhe pse ėshtė hindus ai nė
lutjet e tij citon fragmente nga Kur'ani, Tewrati dhe Inxhili dhe
libri budhistik Dama Pada.9 Kėtė e bėn me respekt dhe pėrkushtueshėm dhe njėkohėsisht beson nė tė gjithė tė dėrguarit
e Zotit dhe librat e Tij, nė njė Krijues i cili i ka dėrguar.
Gandi ka jetuar ashtu siē ka folur. Jetėn e ka kaluar nė
dashuri dhe paqe.
Fetė, nga aspekti dogmatik, janė tė njėjta, edhe pse ndahen
legjislativisht (kanonisht).
Pra, Krijuesi ėshtė njė, i Vetmi, sikur qė janė edhe
besimtarėt ortodoksė e tė pėrpiktė tė tė gjitha feve,
bashkėfetarė. Sepse, njeriu i vėrtetė religjioz nuk e prezenton
All-llahun ashtu sikur vetėm atė ose grupin e tij e ka udhėzuar.
All-llahu ėshtė, nė tė vėrtetė dritė e gjithėsisė dhe Tokės (nuru ssemāwti
we -l-erdi), i mbėrrijtshėm pėr ēdokend qė pėrpiqet ta
njohė; i Gjithmėshirshėm, Mėshirues, Udhėrrėfyes, Zbritės i
revelatės nė tė gjitha epokat dhe kohėt. Ky ėshtė imperativ i
drejtėsisė sė Tij permanente dhe vetėm tė kuptuarit e tillė tė
qenėsisė sė Tij ėshtė e denjė madhėrisė sė Tij, Hyjnore.
Pa tė kuptuarit e kėtillė tė besimit gjithpėrfshirės besimtari
nuk mund tė jetė (bėhet) religjioz.
Fetė tė cilat ndahen nė sekte dhe njėra kundėr tjetrės, nė
emėr tė fesė luftojnė - kėta janė flamuj tė rrejshėm tė ngritur
fetarė. Flamuri i tillė i ngritur ėshtė nacionalist, shovinist, racist.
Kėta janė flamujt e idhujtarisė paraislamike, flamujt e Ewsit dhe
Hazrexhit10. Odet e Antarit11. Ata edhe pse parashtrojnė se
luftojnė pėr All-llahun, nė tė vėrtetė luftojnė pėr krenarinė e
sėmurė dhe janė destinuar nė shkatėrrim, edhe ngadhėnjyesit dhe tė ngadhėnjyerit. Ithtarėt e flamujve tė tillė janė polioteiste:
secili e ka idolin e vet ose, thėnė edhe mė mirė, ata e adhurojnė
vetveten, kryelartėsinė e vet, e jo All-llahun.
Adhurimi i All-llahut fillon me njohjen e Tij dhe madhėrisė
sė Tij, e njohja e All-llahut fillon me njohjen e vetvetes dhe
parėndėsisė sė vet.
Kjo ėshtė rruga dhe shkalla nga e cila nisen udhėtarėt nė
udhėtimin e tyre tė madh deri te e vėrteta.