Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anėtarėsuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188

    Trupi dhe Shpirti

    TRUPI I NJERIUT

    Trupi i njeriut
    Tė gjithė rrjedhim prej njė burimi, tė njėjtit trung, prej tė njėjtės materie, por ēdonjėri e posedon personalitetin e vet, individualitetin e vet. Sepse, dallimi ndėrmjet njėrės dhe tjetrės krijesė, nuk ėshtė vetėm kuantitativ, nė numrin e grimcave materiale, por ky dallim ėshtė edhe mė i madh mė i ndėrlikuar nė marrėdhėniet dhe mėnyrėn e lidhjes sė kėtyre pjesėzave. Sot, pėr shembull dimė nga embriologjia se tė gjitha qelizat e embrionit trashėgues tė njeriut pėrbėhen prej proteinave tė ndryshme tė shėnuara me njėzet formula kimike NNDA -RNA), diē e ngjashme sikur edhe abeceda, me tė cilėn janė shkruar libra dhe hartime. Nė kėtė mėnyrė, edhe pse tė gjitha librat (njėgjuhėsore) janė tė shkruara me shkronjat e njėjta, secili libėr - nė rastin tonė secili njeri - do ta ketė shpirtin e vet, personalietin e vet dhe kualitetin si krijesė e veēantė, dhe pavarur. Kjo veēanti e njeriut shkon deri atje saqė secili njeri ka shenjė tė veēantė tė gishtit. Nuk ekziston ngjashmėri midis dy shenjave edhe sikur tė ketė tė bėjė edhe me bineqėt. Kėshtu kjo
    vazhdon prej njeriut tė parė. Ose, ta marrim shembullin tjetėr, dimė se cili organizėm njerėzor e ka “shifrėn e vet personale kimike”, kėshtu qė ėshtė
    mjaft vėshtirė, e nganjėherė dhe e pamundur, tė transplantuarit e pjesės sė trupit nga njėri nė trupin tjetėr njerėzor. Ai, sė shpejti, e refuzon trupin e huaj, sikur ky ėshtė mikrob dhe pėr tė krejtėsisht i huaj. Ky dėbim paraqet problemin mė tė madh nė kirurgjinė
    plastike dhe nė tė transplantuarit e organeve tė trupit. Na ėshtė e njohur se, pėrkundėr gjilpėrave anestezike dhe barėrave tė vazhdueshme kundėr refuzimit tė trupit tė huaj, zemra e transplantuar mė e suksesshme ka jetuar vetėm diē mė shumė se njėzet muaj1.
    Tėrė kjo na tregon se individualiteti dhe veēantia personale ėshtė e vėrtetė qenėsore, shkencėrisht e argumentuar - e vėrtetė tė cilės, nė fillim tė kėtij zhvillimi ideor, nuk i kam kushtuar kujdes. Kam besuar se e rėndėsishme dhe qenėsore ėshtė
    shoqėria, bashkėsia, e jo individi, njeriu, se e rėndėsishme ėshtė jeta, e jo qeniet e gjalla, shoqėria, e jo anėtarėt e saj. E vėrteta, tė kuptuarit e tillė ka qenė refleks, jehonė e filozofisė sime indiane mbi “panteizmin” (vahdetu-l-vuxhud) mė herėt tė pėrvetėsuar, e pastaj tė lėnė, e cila tėrė botėn fenomenale e identifikon me All-llahun, se ai ėshtė i vetmi i gjithmonshėm (permanent), e tė gjitha krijesat tjera janė “MAYA”2 dmth. mashtrime kaluese. Sipas saj, njerėzit pakthyeshėm vdesin, zhduken dhe nuk do tė ringjallen. Pėr kėtė edhe unė kam besuar se njeriu ėshtė i amshueshėm aq sa i edukon fėmijėt e vet, i
    udhėzon dhe i mėson. E sa i pėrket vetė personalitetit tė tij, ai pakthyeshėm shndėrrohet nė pluhur. Kujtimi ynė do tė zgjasė aq sa tė kontribuojmė pėr ēėshtjen e pėrgjithshme. Mirėpo, personalitetet tona - fati i tyre ėshtė qė tė zhduken.

    Por, ē'ėshtė personaliteti?

    Nė fillim tė formimit tė konceptit tim mbi personalitetin nuk kam ditur mė shumė se, individualiteti ėshtė reaksion I pėrkohshėm nė qėndrimet e pėrkohshme dhe, nė pajtim me kėtė,
    kur tė zhduken pėrkohshmėritė dhe tė ndyshohet koha, prej kėtij personaliteti nuk mbetet asgjė. Fundi i tij vjen me pleqėrinė, kur tė vijė deri te shkatėrrimi i tij si pasojė e shkatėrimit tė sistemit nervor nė tru. Kur nervat pas vdekjes tė kalben dhe tė zhduken,
    do tė zhduken edhe personalitetet tė cilit i kanė takuar.
    Thėnė mė mirė, kam besuar se termi personalitet ėshtė sinonim pėr karakteristikat e caktuara tė njeriut tė formuara nėn ndikimin e pėrvojės aktive dhe aksioneve nervore reflektive prej tė cilave disa janė trashėguar nė trajtė instinkti, e disa janė arritur me pėrvojat e shqisave, tė cilat nėpėrmjet trurit janė
    regjistruar dhe me memorie janė mbajtur mend. Dhe, kur pushon sė punuari truri dhe qelizat e tij memorike vdesin, nuk ka nevojė tė supozojmė njėfarė vazhdimi spiritual tė kėtij funksioni tė pastėr material.
    Kėshtu, nė fillim, sipėrfaqėsisht nė mėnyrė materialiste e kam pėrfytyruar njeriun. I kam folur vetvetes se njė personalitet nuk ėshtė i veēuar, i determinuar; ai s'ėshtė asgjė pėrpos shirit rrjedhės i personaliteteve tė ndryshme e tė shumėnumėrta. Kėshtu pėr shembull personaliteti im nga koha dhjetėvjeēare nuk ėshtė i njėjtė sikur edhe ai kur i kam pasur njėzet,e sėrish tjetėr prej atij kur i kam pasur tridhjetė. nė ēdo ēast personalitetit tim diē i ėshtė shtuar, e diē i ėshtė marrė. Kam pyetur vetveten se cili personalitet do tė ringjallet dhe nė botėn tjetėr do tė dėnohet?
    Kjo lojė fjalėsh, pėr tė cilėn atėherė s'kam qenė i
    vetėdijshėm, mė ka bėrė tė harroj shembullin nga jeta e kėsaj bote qė, kur ta shtypim botimin e dytė tė ndonjė libri, atėherė nuk e shtypim vetėm njė faqe ose kaptinė tė tij, por i shtypim tėrėsisht tė gjitha pjesėt e tij.


    Rasti i tillė do tė jetė edhe me shpirtin: do tė ringjallet me tė gjitha kaptinat dhe detajet e tij, sikur qė fara, e mbjellė nė gjiun e tokės i pėrmban tė gjitha kushtet dhe mundėsitė qė prej saj tė zhvillohen edhe kėrcylli edhe gjethet edhe fruti. Mirėpo, teoria materialiste e cila sipas natyrės sė vet ėshtė e dhėnė kah detajizimi, obdukcioni dhe shkoqitja, gjithnjė mė ėshtė imponuar, prandaj kam harruar qė gjerat t'i shikoj nė tėrėsi dhe absolutisht. Mė dukej se shpirtin mund ta kuptoj nėse e studioj dhe analizoj trupin, dhe se midis kėtyre dy nocioneve nuk ka kurrfarė dallimi: shpirti ėshtė trup, arsyeja tru, e personaliteti asgjė tjetėr pėrpos reaksion dhe grumbull i qėndrimeve refleksive, se disponimi dhe simpatia, tek e fundit, janė uri trupore,fizike.Tė ndalemi tash nė kėtė ēėshtje: a ėshtė e saktė se njeriu ėshtė grumbull ngacmimesh nė uri, seks dhe njė sėrė ndjenjash me tė cilat trupi i njeriut i njeh nevojat e veta? Nėse kėtė do ta pranonim, do tė gjendeshim para shpjegimit materialist, e kjo nuk ėshtė qenėsia as e shpirtit as njeriut - para temės tė cilėn hollėsisht e kam diskutuar nė dy veprat e mia “Enigma e
    vdekjes” (“Lagzu-l-mewti”) dhe “Enigma e jetės” (“Lagzu-lhajāti”).
    Sepse, e sakrifikon kafshatėn, shtėpinė dhe shtratin e
    vet tė ngrohtė pėr qėllime mė tė larta, tė cilat e privojnė nga shumė gjėra: e flijon kėtė pėr drejtėsinė, tė vėrtetėn, tė mirėn e pėrgjithshme dhe lirinė. E ku janė kėtu ngacmimet pėr uri dhe seks? Ose pėr shembull luftėtari nė front, i cili mbi topin e vet
    flijohet pėr tė nesėrmen mė tė mirė, qė do tė pasojė? Ku ėshtė kėtu shpjegimi materialist i trupit tė njeriut?
    Pra, ėshtė evdiente se qenėsia e njeriut, komponentet e tij pėrbėrėse, e tejkalojnė kuptimin e atij fizik, substancor dhe se qenėsia e tij nuk pėrbėhet vetėm prej nevojave fizike, fiziologjike, tė cilat tek ai reflektohen. me fjalė tjera, ky vendim madhėshtor i
    njeriut qė trupin e vet ta flijojė dhe urrejė, ky ėshtė manifestim qė flet se ai e qeveris, e sundon trupin, e jo trupi atė. Nga ana tjetėr, nėse “unė” jam trup, si mund ta sundoj trupin dhe ta nėnshtroj? Ose, thėnė mė qartė, nėse “unė” jam uria, si mundem
    qė tė detyrohem nė uri? Pra, ėshtė evdiente se tė ekzistuarit e atij “kontrolluesi” tė brendshėm tė njeriut mbi elementet dhe instinktet trupore, ėshtė argument i qartė mbi tė ekzistuarit edhe tė elementit tjetėr, mė kualitativ, i cili e pėrbėn pjesėn pėrbėrėse
    tė trupit tė njeriut. Nėse dimė qė nėpėrmjet shpirtit ta sundojmė trupin, qė me arsye t'i rregullojmė dėshirat tona, qė nėpėrmjet kundrimit tė hollėsishėm t'i vėmė kufijtė e arsyes - ky shkallėzim i parėsores dhe sekundares e vėrteton faktin i cili ėshtė mė
    kualitativ se trupi i njeriut dhe e sundon atė, nuk i ėshtė nėnshtruar dhe me trupin nuk vdes.
    Atė i cili do tė provonte dhe pėrpiqej tė na shpjegonte se si njeriu ėshtė grumbull i nevojave materiale fiziologjike, do ta lusnim tė na shpjegojė ku shkon ai njeri gjatė kohės sė gjumit?
    Me fjalė tjera, atėherė, deri sa ai flen, tek ai edhe mė tej kryhen proceset fiziologjike, tė gjitha reflekset dhe ndėrdija funksionojnė pa kurrfarė pengese. Zemra rekton, frymėmarrja funksionon gjėndrat sekrecojnė, organet digjestive punojnė, dora nga tė
    shpuarit me gjilpėrė dridhet. Dhe, pėrveē kėtyre, ne para atij qė ėshtė nė gjumė jemi sikurse para drurit ose, thėnė mė mirė, para qenies primitive, e cila nuk dallohet prej insektit primitiv. Ku
    ėshtė kėtu njeriu? Gjendja alternative e gjumit dhe zgjuarėsisė sė njeriut, nė tė vėrtetė, shembulli i zbehtė i vdekjes dhe ringjalljes, edhe njė herė
    na konfirmon tė ekzistuarit e atij elementi fisnik, shpirtit, nė organizmin e njeriut. Me fjalė tjera, ky element me prezencėn e vet nė trupin e pėrgjumshėm, momentalisht dhe pa hyrje, e krijon Hitlerin ose Neronin, e ky trup i shtrirė zgjohet qė tė vrasė,
    sulmojė, rrėnojė dhe zhdukė. Dallimi ndėrmjet kėtyre dy gjendjeve tė organizmit tė njeriut ėshtė tepėr i madh qė tė mund tė sqarohet me ndryshimet materiale momentale.
    Materialistėt thonė se shpirti ėshtė e vėrtetė objektive, qė do tė thotė se ėshtė materie. Ne pyesim si mundet shpirti tė jetė objekt dhe, nėse ky ėshtė, nė raport me kend ėshtė objekt? Nė raport me tė tjerėt?! me tė tjerėt nėse ata nuk e shohin?! Ata mund ta njohin tė ekzistuarit e tij nė bazė tė manifestimeve, e kėto manifestime, nė tė shumtėn e rasteve janė tė rrejshme dhe nuk janė autoritative. Sepse, prej pėrvojės dimė se tė tjerėve, kryesisht, iu “shtiremi”, e madje edhe vetvetes. Nga kjo ėshtė e qartė se kėto manifestime tė jashtme do tė jenė joreale.
    Ose, shpirti ėshtė objekt i trupit, tė vetė njeriut? Nuk ėshtė as, kjo, sepse tė gjithė e dimė se shpirti nėse e kundrojmė si objekt nėn neshterin analitik (thikėn kirurgjike) do tė transformohet nė trup, do tė tretet dhe fshihet. Kėtė pėr shkak sepse ai nuk mund tė jetė objekt, as tė vendoset nėn mikroskop si gjethi i drurit, sepse ai ėshtė substancė, para sė gjithash pėr arsye se ėshtė subjekt. Thėnė ndryshe, ai ėshtė fytyra tjetėr e
    fotografisė, ai ėshtė subjekt nė raport me trupin i cili ėshtė objekt. Nė realitet, ky subjekt dhe objekt i pėrbėjnė polet e tė vėrtetės sė njėjtė. Dhe, nėse e definojmė materien se ajo ėshtė ēdo gjė qė ėshtė objektive, me shqisa e kuptueshme, duhet tė
    pranojmė se nė botėn kuptimore, abstrakte (vuxhud) ekziston edhe diē tjetėr pėrveē materies, ana tjetėr e tė vėrtetės, e ky ėshtė subjekti.
    Perceptimi, vrojtimi, do tė na shpie kah njohja e fuqishme se nė ēdo ēast ekzistojnė dy gjėra: objekti njohės dhe shpirti me tė cilin njihet, e gjendet jashtė objektit. A thua, pėr shembull, kalueshmėrinė kohore do tė mund ta kuptonim po tė mos ishte ajo fuqi njohėse, e vendosur nė kėndin e izoluar tė kėsaj rrjedhe tė vazhdueshme kohore. Po tė lėvizte vazhdimisht me treguesin sekondar, kurrė nuk do tė mund t'i njohim as kuptojmė ato sekonda. Njohja jonė do tė zhdukej njėkohėsisht me kalimin e
    sekondės. Mė nė fund, kjo ligjėsi ėshtė e njohur mirė: se lėvizjen mund ta vėrejė vetėm ai i cili ėshtė jashtė saj, kush nuk merr pjesė nė tė. Pėr kėtė arsye, pėr shembull nuk mund ta ndjejmė lėvizjen, nėse njėkohėsisht edhe ne lėvizim, nėse jemi nė orbitėn
    e njėjtė. Duhet tė gjendemi jashtė lėvizjes qė tė mund ta vėrejmė atė. Nuk do ta ndjejmė, pėr shembull, lėvizjen e ashensorit deri sa jemi nė ashensorin lėvizės, sepse jemi bėrė pjesė e masės lėvizėse. Por, kėtė lėvizje menjėherė do ta hetojmė nėse nėpėrmjet vrimės nė ashensorit shikojmė nė ndonjė pikė ose trup i cili ėshtė nė qetėsi. Po ashtu, e pamundur do tė na ishte ta vėrejmė lėvizjen e Diellit nėse nė tė do tė gjendeshim, por kėtė lėvizje do ta vėrejmė nga Hėna ose Toka. Sipas ligjėsisė sė njėjtė nuk mund ta vėrejmė lėvizjen e Tokės derisa jemi nė tė, por kėtė ėshtė lehtė ta vėrejmė nga Hėna.Pra, ėshtė e pamundur tė kuptohet gjendja personale derisa
    gjendemi nė tė por ajo ėshtė menjėherė e kuptueshme nėse e vėshtrojmė nga jashtė, si objekt. Ligjshmėria e njėjtė ka tė bėjė edhe me rrjedhėn e kohės: qė ta njohėsh, subjekti yt njohės duhet medoemos tė jetė jashtė rrjedhės kohore. Nė bazė tė mėparshmes vijmė deri te konkludimi interesant: se shpirti ose subjekti njohės ėshtė ekzistencė e veēantė, kohėsisht i pavarur dhe me tė i palidhur.
    Nė kėtė mėnyrė u gjetėm para tė vėrtetės sė njeriut: njė pjesė e tij ėshtė e lidhur pėr kohėn dhe zhduket me tė. Kjo pjesė e tij me kohėn bėhet, rritet dhe vjetėrohet, e ky ėshtė trupi. Pjesa e dytė e kėsaj tė vėrtete, ėshtė jashtė kohės. Ajo pjesa e dytė,
    shpirti, e vėshtron kohėn nga pika jolėvizėse kohore dhe e njeh atė e nė rrjedhėn e tij nuk merr pjesė. Pėr kėtė kjo pjesė e tė vėrtetės sė njeriut nuk rritet, nuk vjetėrohet as nuk zhduket. Dhe, atė ditė kur trupi tė shndėrrohet nė dhe, ajo pjesė e mban veēantinė e vet, mbetet e gjallė me jetėn e vet tė veēantė, me kohė tė pacaktuar3. Pėr pjesėn e dytė tė njeriut nuk kemi emėr tjetėr pėrpos atij, tė cilin ia kanė dhėnė fetė, e ky ėshtė shpirti.Tė gjithė ne nė vetvete mund tė ndjejmė tė ekzistuarit e shpirtit, si edhe kėtė se ky ekzistim, sipas atributeve tė veta, nė lidhje me ndryshimet e jashtme tė pėrditshme dinamike tė botės
    fenomenale, ėshtė tjetėr. Tė gjithė mundemi qė thellė nė vete ta ndjejmė prezencėn permanente tė diēkaje qė ėshtė krejtėsisht e kundėrt me ekzistencėn relative, tė jashtme pulsive. ky pėrjetim I brendshėm, tė cilin e pėrjetojmė nė ēastet e zgjimit tė brendshėm dhe ardhjes nė vete, e tė cilin e kam quajtur gjendja e
    “prezencės”, ky ėshtė ēelėsi i cili na shpie drejt zbulimit tė ekzistencės spirituale te ne dhe e zbulon fshehtėsinė, tė cilėn e quajmė shpirt, absolut ose abstrakt. Nė tė dalluarit e tė mirės prej tė keqes, tė vėrtetės prej gėnjeshtrės, drejtėsisė prej padrejtėsisė, i pėrdorim kriteret e caktuara, tė cilat janė tė pavarura prej objektit tė matur. Notėn e japim duke vėshtruar nga “kėndi” i njėjtė “shpirtėror”. Se shpirti ekziston dėshmon nė tė pėrfaqėsuesi i tij, ndėrgjegjja, si edhe
    ndjenja se ē'ėshtė e bukur. Nė tė tregon ndjenja sekrete me tė cilėn e dallojmė tė vėrtetėn prej tė pavėrtetės, origjinalin prej surrogatit, (falsifikimit). Dhe, mė nė fund, se shpirti ekziston dėshmon edhe liria e brendshme e aksionit. Sė kėndejmi edhe
    pėrfundojmė se shpirti ėshtė fushė e misterieve tė fshehta njerėzore, e lirisė sė pafrenueshme dhe zgjidhjes e nuancimit tė lirė.

    Derisa jetojmė nuk i kushtojmė kujdes vdekjes dhe deri sa veprojmė asaj nuk i japim pjesė nė llogarinė tonė. Vėshtrojmė nė vdekjen sikur nė diē iracionale. Nė tė vėrtetė, duke vepruar kėshtu ne persiasim dhe sillemi tė mashtruar me “unin” (egon) tonė, i cili, nė tė vėrtetė, ėshtė shpirti, e ai sipas natyrės sė vet
    nuk di pėr vdekje. Vdekja, pra, nė raport me shpirtin, i cili ėshtė jashtėkohor, ėshtė si ndėrrimi i rrobeve. Vdekja ėshtė shkatėrrim (fena-un), dhe zhdukje (adem-un) tė cilėn shpirti nuk e njeh. Ai ėshtė gjithnjė kėtu, prezent. Koha nė tė nuk vepron. Me vdekjen ai nga vetja vetėm i heq teshat materiale tė kėsaj bote ose, si e thonė kėtė sufitė, i vesh teshat e botės tjetėr (berzah4), pastaj I heq ato tė berzahit qė t'i veshė ato hyjnore, spirituale (melekuti),
    pastaj i heq ato hyjnore qė t'i veshė ato tė sovranit (xheberuti). Nė kėtė mėnyrė ai ngadhėnjen shkallė shkallė nė rrugėn e vet kah Krijuesi i tij. Secili shpirt do t'i afrohet sipas shkallės sė pastėrtisė sė vet, valvitshmėrisė dhe mundėsisė qė tė fluturojė.
    Shpirtrat, tė ngarkuar e tė rėndė, do tė bien nė gremina tė errėta, duke u munduar gjithmonė qė prej tyre tė nxirren. T'i lėmė sufitė dhe dėshmimet e tyre. Nuk e kam pėr qėllim qė me kėtė ese tė futem pėrtej perdes sė vdekjes, nė mėnyrė qė tė mėsoj ē'ka pas saj, sepse kjo do tė ishte dėshirė e parealizueshme. Kam dėshirė qė lexuesi tė mendojė mbi vetveten dhe ta zbulojė kėtė subjekt, nė vete thellė tė mbjellė, tė
    cilin e kam quajtur shpirt dhe pėr ekzistencėn e tė cilit kam dhėnė prova e argumente tė pamohueshme: ndjenjėn tonė tė brendshme, tė cilėn tė gjithė ne nė vete e ndjejmė. Kjo ėshtė ajo prezencė kontinuitive te ne, e cila ėshtė e pėrhershme dhe e pandryshueshme, si syri ynė i brendshėm i hapur pėrherė.
    Shpirti ėshtė zgjimi i brendshėm. Ai ėshtė drita jonė e
    brendshme e padukshme, por e cila na ndriēon rrugėn e tė vėrtetės dhe nėpėrmjet sė cilės e dallojmė tė shėmtuarėn prej tė bukurės, tė mirėn prej tė keqes.
    Shpirti ėshtė horizont nga i cili e vėshtrojmė rrjedhėn e kohės dhe i njohim (kuptojmė) lėvizjet e saj. Nga ai e shohim edhe kalueshmėrinė e kėsaj bote.
    Shpirti ėshtė pika qendrore e rrethi, qendra rreth tė cilit lėvizin ndodhitė kohore tė kėsaj bote derisa ai qėndron stabil nė vendin e vet, i palėvizshėm dhe i pėrhershėm.
    Shpirti, edhe pse ėshtė e vėrteta jonė absolute,
    prapėseprapė ėshtė sekret. Jo nė kuptimin se a ekziston, sepse kėtė e argumentuam, por a ėshtė i pėrjetshėm apo vazhdimėsia e tij ėshtė shėnuar me disa kritere tjera kalendarike dita e tė cilit ėshtė si njė mijė vjet tonat? Kjo ėshtė sekret...
    Ēfarė janė raportet midis shpirtit dhe trupit?
    Ēfarė janė raportet midis arsyes dhe trurit?
    Ēfarė janė raportet midis memories, diturisė (sė arritur) dhe manifestimit tė diturive? Kjo ėshtė temė tjetėr e cila kėrkon shpjegime tė gjata.
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhėnė jetėn, dhe ka prej tyre qė janė duke pritur (ta zbatojnė) dhe ashtu nuk bėnė kurrfarė ndryshimi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anėtarėsuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    SHPIRTI


    Shpirti
    Njė mbrėmje mė ra ndėrmend ta provoj dhe hulumtoj
    memorien time. Nė njė copė letėr i kam shėnuar tė gjitha numrat qė i kam mbajtur mend: numrin e pasaportės, automobilit, banesės, letėrnjoftimit, numrat e telefonave tė miqve dhe kolegėve, institucioneve dhe redaksive, gazetave, rezultatet e
    shumėzuesit dhe tė shumėzueshmit, tė cilat i di pėrmendėsh dhe operimet tjera llogaritėse, tė njohura intuitivisht. Pastaj e kam shkruar datėn e ditėlindjes sime dhe fėmijėve tė mi, vlerat stabile nga matematika dhe fizika siē ėshtė shpejtėsia e dritės, zėrit, shumėn e trekėndėshit, shkallėn e vlimit tė ujit dhe tėrė atė qė e kam mėsuar nė Fakultetin e Mjekėsisė: pėrqindjen e sheqerit nė gjak, numrin e rruzave tė kuqe e tė bardha tė gjakut, sasinė e
    gjakut nė trupin e njeriut, numrin e pulsit dhe frymėmarrjes normale e tjera. Pėr njė kohė tė shkurtėr para vetes kam pasur disa faqe me qindra numra, tė cilėt i rikujtova dhe tė cilėt, si vetėtimė, kaluan nėpėr memorien time - sikur tė isha llogaritės
    elektronik. Edhe vetė kam qenė i habitur! Si kam mundur tė mbaj nė mend kaq numra, kur ēdonjėri ka qenė gjashtėshifror ose shtatėshifror. Pyetesha ku janė tė vendosur kėta numra nė qelizat trurore dhe si pason rimemorimi i tyre momental? Pastaj kam menduar se si kėta numra me radhė dhe ndaras janė
    radhitur; me ēdo numėr ėshtė edhe komenti pėrkatės i cili e shpjegon dhe definon. Pyetesha se si nė memorien tone grumbullohen me qindra e qindra numra tė tillė e nuk pėrzihen, as nuk e fshijnė njėri tjetrin?
    Pėrveē numrave memoria jonė ėshtė pėrplot me emra,
    terma, fjalė, forma dhe fytyra tė mbajtura mend. Nuk i kemi harruar panoramat e vendeve dhe shteteve nėpėr tė cilat kemi kaluar dhe vizituar. Me disa erėra ėshtė e lidhur fotografia e femrės tė cilėn e kemi njoftuar, ose pamja e cila na rikujtohet, vjetėrsia e romanit, skenarit me mijėra kuadro, ushqimet dhe
    aromat. E shikojmė ushqimin dhe momentalisht, nga dėshira pėr tė, na “rrjedh” nga goja ose ndjejmė instinkt pėr vjellje. Me shijen e ushqimit e vėmė nė lėvizje shiritin manjetofonik, i cili fillon tė flasė mbi njė gosti tė pasur, ose gėlltitja e ilaēit tė idhėt
    na pėrkujton nė sėmundjen e gjatė dhe dhembjet e mundimshme. Madje memoria na e ka ruajtur kujtimin mbi flladin dhe aromat e guacave bregdetare e era e lehė dhe e freskėt nė kėtė na pėrkujton sikur kėtė krejt sėrish po e pėrjetojmė. Zėrat, pėshpėritjet, zhurma, britma, apeli pėr ndihmė dhe tė qamurit na
    pėrkujtojnė nė diē. Rasti i njėjtė ėshtė me ndonjė takt muzikor, strofėn e vjershės, flakareshėn, goditjen me shkop shpinės dhe psherėtimėn e dhembshme. Tėrė kėtė e ka mbajtur mend memoria dhe nė kartonin e vet informativ kujdesshėm dhe besueshėm e ka shkruar: datėn, rrethanat, emrat e personave, shkakun e ngjarjeve, deklaratat e dhėna... Kjo ėshtė ajo mrekulli (mu'xhize) tė cilėn e quajmė memorie.
    Me vete e kemi kontrolluesin e vėrtetė, i cili, sikurse me pendė nėpėr letėr, shėnon nė zemrat tona ēdo gjė, e edhe ēdo hap tė bubrrecit. Nganjėherė mendojmė se diēka kemi harruar, por sė shpejti zbulojmė se jo, dhe nė ēastin e plogėshtisė dhe gjysmėgjumėsisė, befasisht dėshmohemi se kjo te ne ėshtė prezente. Ndonjėhe re kjo na ndodh, derisa jemi te psikiatri, ose kjo rastėsisht “nga gjuha na ikė”, ose kėtė joqėllimisht e diktojmė. Asgjė pėrgjithmonė s'ėshtė harruar, asgjė pakthim s'ėshtė humbur. E kaluara, pa kontestim, ėshtė shkruar dhe kėtė me radhė, moment pas momenti, njė e rrahur e zemrės pas tjetrės. Ėshtė pyetje e madhe ose fshehtėsi hutuese ku janė tė rregulluara tė gjitha kėto fotografi, ku ėshtė vendosur tėrė ky aktiv sekret? Kjo ėshtė pyetje nė tė cilėn janė orvatur tė pėrgjigjen shumė shkencėtarė dhe shumė filozofė. Filozofėt materialistė kanė thėnė se fuqia e memories ėshtė nė tru dhe se qenėsia e memories ėshtė nė ndryshimet kimiko - elektrike, tė cilat zhvillohen nė materien e trurit si pasoja tė veprimit nervor nė ndodhitė (e jashtme). Saktė, ashtu siē ndodh kjo me shiritin manjetofonik me rastin e incizimit. Me fjalė tjera, kėto ngacmime tė regjistruara deponohen nė tru dhe ato, nė ēastin e orvatjes sė rikujtimit automatikisht, besnikėrisht, kthehen nė kujtesė. Sipas kėtij supozimi materialist, memoria s'ėshtė asgjė tjetėr pėrpos skalitje ose transplantim nė materien qelizore trurore. Fati
    i memories ėshtė tė zhduket dhe tė derdhet, sikur qė
    shkatėrrohen ose zhduken tė gjitha gravurat dhe prerjet. Me vdekjen e njeriut dhe kalbjen e qelizave trurore do tė zhduket edhe memoria.
    Kjo ėshtė vėrtet pėrgjigje e thjeshtė dhe e lehtė, por
    njėkohėsisht edhe autorėt e saj i vendosi nė grackė prej kah nuk mund tė dalin. Me fjalė tjera, nėse supozojmė se memoria ėshtė vetėm veprim material e cila ėshtė manifestuar nė qe lizėn trurore, ėshtė logjike qė me ēdo dėmtim material tė qelizave trurore tė pasojė edhe dėmtimi pėrkatės i memories. Nėse kėshtu i hyjmė kėtij fenomeni - ėshtė e detyrueshme - se ekziston pėrpjesėtimi pėrkatės ndėrmjet kėtyre dy rasteve: ērregullimi i memories nė intensitetin e caktuar duhet medoemos tė manifestohet edhe nė
    materien pėrkatėse qelizore, e kjo ėshtė ajo qė pikėrisht nuk manifestohet me rastin e dėmtimit tė trurit dhe sėmundjeve trurore. Ajo qė ndodh ėshtė pikėrisht e kundėrt prej asaj. Kėshtu pėr shembull dėmtohet qendra e tė folurit, por kjo aspak nuk
    manifestohet nė memorien e fjalės, pason paraliza e fuqisė sė tė folurit, respektivisht defektit nė punėn e instrumentit tė tė folurit. Me fjalė tjera, prishja qelizore nė tė vėrtetė ėshtė prishje e motorit, lėvizėsit, por jo edhe e memories. Fotografia e fjalės nė tru mbetet e shėndoshė dhe e paprekur. Kjo na dėshmon se funksioni i trurit nuk ėshtė i njėjtė me funksionin e memories dhe rikujtimit. Truri, nė kėtė rast, ėshtė
    vetėm central i cili jep kontakt, lidhje. Ai ėshtė vetėm mjet nėpėrmjet tė cilit, me ndihmėn e instrumentit material e shpreh fjalėn, bėhet zė kumbues (tingėllues), ngjashėm siē vepron radioaparati
    kur radio vala shndėrrohet nė impulsin tingėllues, elektrik. Dhe, kur radio-aparti tė prishet dhe dėmtohet, kjo nuk do tė thotė se defekti ėshtė te radio valėt ose te emisioni, porse ky defect ėshtė shkaktuar nė membranėn e radio-marrėsit i cili krijon zė.
    Mirėpo, vala funksionon dhe mund ta pranojė radio marrėsi tjetėr, nė gjendje tė rregullt.
    Rasti i tillė ėshtė edhe me memorien, ajo ėshtė prėmbledhje e pavarur fotografish, idesh dhe pikėpamjesh, e cila ėshtė e vendosur dhe gjendet nė shpirt, e kurrsesi nė tru ose trup. Truri s'ėshtė tjetėr pėrpos njė mjet, nėpėrmjet tė cilit kėto fotografi
    transmetohen nė mėnyrė qė, nė botėn materiale, tė bėhen fjalė tingėlluese dhe tė theksuara. Sė kėndejmi, dimė se aftėsia e tė folurit do tė goditet nėse trupi dėmtohet, por kjo nuk do tė jetė nė rastin e memories, sepse ajo ėshtė ēka edhe shpirti dhe nuk do tė reagojė siē reagon trupi i njeriut. Pandaj, trupi dhe shpirti nuk
    janė sinonimė, njė e njėjta gjė. Kėtu e kemi tė ashtuquajturin dualizmin fenomenal: njė ėshtė trupi (materia) e tjetėr ėshtė shpirti.

    Nė rastet e harresės sė pjesėrishme, nė tė cilat njeriu i
    harron ngjarjet nga periudha e caktuar kohore, i sėmuri e harron njė periudhė kohore, e humb nga vetėdija e vet dhe zhduket nga memoria e tij. Nė shembujt e kėtillė, nė pajtim me teorinė materialiste, e obligueshme do tė ishte tė pasojė edhe dėmtimi i
    pjesėrishėm i trurit, periudhės pėrkatėse tė harresės. Mirėpo, dimė nga pėrvoja se kėto kryesisht janė rastet e shok gjendjes (ērregullimit) tė pėrgjithshme psikike, e jo dėmtimit tė pjesėrishėm tė qelizave tė trurit.
    Pėr herė tė dytė, edhe nė kėtė shembull, po bindemi se nuk ekziston sinonimia e fenomenit tė harresės dhe dėmtimit material, fizik.
    Nė rastet e dėmtimit tė rėndė material, truror, nė qoftė se ka tė bėjė me thyerjen, kalljen ose sėmundjen tumorite, kur lind harresa totale, gjithnjė vėrehet se kjo harresė pėrparon rrjedhės sė caktuar: mė sė pari fillon tė harrohen emrat e pėrveēėm, e
    mė sė voni harrohen foljet. Nėse tash, kemi parasysh se kjo harresė e shkallėzuar ka lindur pėr shkak tė dėmtimit i cili nuk ka qenė i shkallėzuar, nė kėtė rast e kemi edhe njė argument nė mosmarrėveshje, joidentitet tė dy nocioneve tė larttheksuara (trupit dhe shpirtit), sepse dėmtimi i memories, nė raport me
    rrethin e veprimit, intensitetin dhe shkallėzimin, nuk ka lidhje me dėmtimin material tė trurit.
    Pėrsėri vimė deri te konkludimi se teoria materialiste mbi memorien ėshtė e paqėndrueshme. Pėrsėri u gjetėm para fenomenit i cili ėshtė sipėr trupit tė njeriut dhe qelizave tė tij tė trurit.
    Sė shpejti qelizat e trurit do tė vdesin dhe prishen (kalben), e memoria me tė gjitha detajet e veta do tė mbesė e gjallė duke na rikujtuar, nė jetėn tonė tjetėr, shpirtėrore nė tė gjitha veprat tė cilat mė parė i kemi filluar.

    Nė tė vėrtetė, trupi i njeriut nė kėtė botė, materiale, s'ėshtė asgjė tjetėr veēse zbatues dhe manifestues i qėllimeve. Trupi ka qenė vetėm instrument i shpirtit dhe i nėnshtruar atij, e truri vetėm central dhe tel ngjitės. I tėrė roli i trurit pėrbėhet prej asaj qė tė bėjė (zhvillojė) bashkim prej botės shpirtėrore nė materiale, ose, siē e thotė kėtė filozofi Bergsoni: “Donner la communication”, dmth, tė jepet kontakti, lidhja. Me fjalė tjera, “fijet nervore” e transmetojnė atė qė shpirti e fsheh dhe e transmeton nėpėrmjet impulsit elektrik nė mėnyrė qė, nė anėn tjetėr tė pėrēuesit, organi i gjuhės ta komunikojė. Pra, atė tė njejtėn qė e bėn radioja nėpėrmjet radio-valėve. Nė kėtė mėnyrė, deri sa ende jemi trupa, e zhvillojmė komunikimin gjuhėsor. E kur trupat tė vdesin, na mbeten shpirtrat qė ta rikujtojmė ēdo moment, ēdo shkronjė, t'i rikujtojmė tė gjitha qėndrimet (sjelljet) tė cilat (nė shpirt) janė regjistruar.
    Ekzistojnė hipoteza shkencore tė cilat shkojnė edhe mė larg se kjo, se njohja jonė e kėsaj bote nė tė vėrtetė ėshtė vetėm rimemorim i dijes kaherė tė arritur, nė shpirt tė deponuar dhe tė regjistruar. thėnė mė tekstualisht, kjo njohje nuk ėshtė ajo nga tabela e shkollės. Sipas kėtij supozimi pėr ne njohja 2 x 2 = 4 nuk ėshtė e re. Ne me kėtė njohje jemi lindur, e (nė shkollė) vetėm e kemi pėrsėritur. Rasti i tillė ėshtė me tė gjitha aksionet matematikore, gjeometrike dhe logjike. Tė gjitha kėto njohuri te ne janė tė “deponuara”, ne me to lindemi dhe ne vetėm I pėrtėrijmė. Nė Kėtė supozim shkencor udhėzon pėrvoja e pėrditshme e kėsaj bote.
    Diē e ngjashme ėshtė edhe me personalitetet, individualitetet tona. Me to lindemi ato te ne janė tė shėnuara, ne i bartim nė shpirtėrat tonė. Tėrė procesi pėrbėhet prej asaj qė realiteti i kėsaj bote ofron raste, rrethana dhe modelim material nė mėnyrė qė ky personalitet tė pėrcaktohet mbi tė mirėn apo tė keqen dhe qė tė caktohet kuptimi i veprimit tė tij. Ky caktim, ose klasifikim, kryhet nė kėtė botė.
    Kjo ėshtė ajo pėrgjegjėsi nė bazė tė secilės fe, pas sprovimit dhe pėrvojės sė kėsaj bote, mėkatarit ia varin pėr qafe dhe e klasifikojnė lajthimin e tij.
    Ēfarė do tė jetė njeriu, All-llahu kėtė e ka ditur edhe mė parė, por kjo ėshtė e ashtuquajtura “dituri pasive”, e jo aktive, sepse All-llahu, edhe pse e di ēdo tė bėjė njeriu, kjo dituri askend s'e obligon as detyron nė tė keqe; tė gjithė njerėzit sillen sipas natyrės sė tyre tė brendshme, dhe se veprimi i tij do tė jetė pasqyrim (reflektim) i subjektit tė tij. Kėtu nuk ka kurrfarė fatalizmi1 sepse kjo natyra e brendshme njerėzore ėshtė si edhe ndėrgjegjja (damir), nganjėherė e quajmė ide sekrete (seriretu), ndonjėherė zemėr (fu'ād), e All-llahu e ka quajtur fshehtėsi, e nė Kur'an thotė: ja'lemu s-sirre we ehfā, , dmth. “Ai e di edhe atė qė tjetrit fshehtė ia thua, edhe atė qė vetėm e mendon” (Taha, 7).
    Nė zhargonin (dialektin) popullor, me rastin e vdekjes thuhet: “Doli fshehtėsia Hyjnore”, dmth. shpirti i shkoi Krijuesit tė vet.
    Kėtė tė ashtuquajturėn fshehtėsi talismane All-llahu e bėri plotėsisht tė lirė kėshtu qė tė gjitha sjelljet njerėzore nė tė vėrtetė janė, emancipimi i saj, vepra tė subjektit tė saj. Pėr kėtė nuk mund tė shtrohet pyetja mbi njėfarė domosdoshmėrie nė fushėn e veprimit tė njeriut sikur qė janė determinizmet e luftės klasore dhe fatalizmit historik, sepse veprimtaria e njeriut ėshtė liridashėse dhe njeriu nuk ėshtė gozhdė, ose burmė e ndonjė makine.


    Sikur qė nuk mund tė profetizojmė (parathemė) nė jetėn e njeriut ēdo tė sjellė e nesėrmja, po ashtu ėshtė e pamundur tė flitet edhe mbi determinizmin nė bashėkėsitė shoqėrore dhe histori. Krejt ē'ka nė kėtė botė, mundemi tė themi se kjo ėshtė nė bazė tė tė dhėnave statistikore, e kėto janė hipotezat tė cilat mund t'i qėllojnė ose gabojnė. Sepse, prognoza nė bazė tė statistikės lejon devijim tė rėndėsishėm, poshtė dhe lart. Kėshtu pėr shembull mesatarja e jetės sė njeriut nė Angli ėshtė gjashtėdhjetė vjet. Kjo mesatare statistikore ėshtė marrė nga tė dhėnat mesatare por ky konkludim nuk ėshtė absolutisht i saktė, sepse nė Angli ka individė pėr shembull Bernard Sho, i cili ka jetuar mė shumė se nėntėdhjetė vjet dhe e ka tejkaluar mesataren. Ndodh qė dikush nė fatkeqėsi tė vdesė nė tė njėzetėn, e ndoshta edhe si fėmijė nga sėmundja infektuese.
    Pėrveē kėsaj, vetė mesatarja nuk ėshtė permanente: prej viti nė vit mund tė rritet ose tė bjerė. Pėr kėtė nuk ėshtė e saktė se kėtu ka tė bėjė mbi fatalizmin dhe determinizmin.2 Gjithashtu nuk ėshtė nė rregull t'i nėnshtrohet fusha e veprimit tė njeriut – qoftė ajo qė ka tė bėjė me njeriun, shoqėrinė ose historinė – shablonit teorik, llogarisė statistikore ose hipotezės filozofike.
    Me fjalė tjera, ideja e gabueshme e fatalizmit rrjedh nga supozimi i gabueshėm mbi njeriun, se ai ėshtė vetėm trup, pa shpirt dhe arsye, si edhe tė kuptuarit tė gabueshėm se shpirti dhe arsyeja janė vetėm grumbull i funksioneve kulminante tė sistemit nervor. Mendimtari materialist, nė tė shikuarit e rėndomtė tė pėrditshėm tė nėnshtrimit tė trupit ligjėsive fiziologjike, do tė pėrfundojė se njeriu dhe mbarė njerėzia ėshtė rob i ligjėsive materiale. Nė kėtė mėnyrė njeriu ėshtė vendosur si masė materiale, e ngjashme me tė hėnės e cila, sipas ligjėsive tė gjithėsisė, ėshtė e detyruar nė rrotullim rreth Tokės. Tė tillėt harrojnė se njeriu njėkohėsisht jeton jetė tė dyfishtė. Njėri aspect i tij jetėsor ėshtė jashtė -kohor, objektiv, material, jeton me kohėn e orės sonė tė rėndomtė. Duke jetuar nė kėtė kohė njeriu lidhet me termat kohore, obligimet shoqėrore dhe jeton nė robėri tė ligjeve dhe determinizmit. Pjesa tjetėr e jetės sė tij zhvillohet nė kohėn e tij personale, tė brendshme, kohėn e emocioneve dhe fantazive. Nė kėtė aspekt njeriu vėrtet jeton i lirė dhe persiat, imagjinon, krijon novatori dhe nė raport me tė gjitha rendet shoqėrore dhe historinė, shikon revolucionarisht. Dhe jo vetėm kjo, por ėshtė i aftė qė kėtė revolucion tė brendshėm ta pėrcjellė nė botėn e jashtme dhe ta ndryshojė rendin shoqėror dhe nga themeli ta ndryshojė historinė, siē ka ndodhur kjo nė tė gjitha revolucionet pėrparimtare.
    Ky dualizėm jetėsor ėshtė atribut me tė cilin shquhet vetėm njeriu. Vetėm njeriu nė natyrė mund tė jetojė me jetėn e vet tė brendshme, tė lirė. Sepse, shpirti i njeriut shquhet me kualitete tė llojllojshme, tė ndryshme nga qeniet dhe krijesat joorganike. Nė kėtė rast ne gjendemi para individit i cili me vend ėshtė I pacaktuar, pakufizuar, ai ėshtė ai “uni” njerėzor i cili ėshtė karakteristik me prezencėn, vazhdimėsinė, ekzistencėn dhe paraqitjen e vazhdueshme nė vetėdije dhe me atė ky “unė” vetėm i ka imponuar botės sė jashtme dhe e ka ndėrruar atė. Ai i imponohet trupit, atė e orienton dhe drejton madje i disiplinon nevojat trupore: vullnetarisht ia imponon agjėrimin dhe abstenimet tjera. Ndodh qė ky “unė”, nė tė vėrtetė shpirti, trupin si sakrificė ta shpjerė nė vdekje.
    Ky “unė”, respektivisht shpirti, nuk mund tė jetė manifestim i rėndomtė trupor, bisht (satelit) dhe materie e tij e cila prej trupit ėshtė zhvilluar. Konfirmimi i kėtillė materialist nuk na sqaron asgjė. Pėr kėtė medoemos duhet pranuar se shpirti ėshtė mbi trupin, mė i lartė se ai, substanca e tij ėshtė ndryshe nga qenėsia e trupit e cila i ėshtė e nėnshtruar. Ai nė tė vėrtetė e shfrytėzon trupin si mjet pėr synimet e veta dhe instrument pėr qėllimet e veta. Diē e ngjashme sikur qė arsyeja (akl) ekskluzivisht e pėrdor trurin pėr kontakt ose centralin e vet.
    Ėshtė e kuptueshme dhe logjike qė shpirtin e kėtillė nuk mundemi ta pėrfytyrojmė qė tė sillet si trup: tė vdesė, tė mundė tė zhduket dhe kalbet. Ai kėtė nuk mundet pėr arsye tė substancės dhe qenėsisė sė vet me tė cilėn, krejt kohėn, nė vetėdije na rikujton nė prezencėn, vazhdimėsinė dhe joshkatėrrimėsinė e vet. Ai nuk shteret dhe nuk zhduket, siē ėshtė kėtu rasti me trupin, nuk bien siē bien flokėt, nuk thėrmohet siē thėrmohen dhėmbėt. Sė kėndejmi, plotėsisht dhe intuitivisht e pėrfytyrojmė vazhdimėsinė e tij edhe pas vdekjes.
    Nėse, tash, mendojmė mbi pėrgjegjėsinė tė cilėn e ndjejmė gjatė ndonjė pune, mbi pendimin ose lehtėsimin pas kryerjes sė saj, pėrfundojmė se posedojmė kontrollin e lindur dhe idenė e fortė, e cila kujdeset mbi atė se a do tė gabojmė ose do tė sillemi nė mėnyrė korrekte. Sepse ne nė mėnyrė aksiomatike dhe instiktive dimė se drejtėsia dhe rregullimi janė ligjėsi tė botės fenomenale (wuxhid) dhe se pėrgjithėsia ėshtė rregulli i saj themelor.
    Kjo ndjenjė e pashmangshme natyrale na flet se tirani, i cili I ėshtė shmangur dėnimit tė kėsaj bote, ose dorasi i cili ka shpėtuar nga ligji njerėzor i kėsaj bote, duhet tė dėnohet, sepse kjo botė nė tė cilėn jetojmė, flet mbi rendin dhe rregullimin pedant, qoftė se ka tė bėjė me atomin e imėt ose gjithėsinė e gjerė. Ērregullimi ėshtė prezent vetėm nė konceptet tona, nė konkludimet dhe vendimet tona tė gabueshme dhe tė devijuara.
    Ideja e drejtėsisė dhe rendit si edhe e domosdoshmėrisė sė tyre na tregojnė nė pashmangshmėrinė e botės tjetėr nė tė cilėn drejtėsia do tė triumfojė, rendi dhe dhėnia e llogarisė do tė prezentohen. Me kėtė njohje ne jemi lindur dhe kjo ėshtė e vėrtetė mbi tė cilėn na flasin instinkti dhe intuita (natyra). Pėr kėtė as nuk ėshtė ēudi qė filozofi Emanuel Kanti nė veprėn e vet “Kritika e mendjes praktike” e pranon kėtė tė vėrtetė. Dhe nuk ėshtė ēudi qė ka ardhur deri te ky pėrfundim pa e lexuar Kur'anin3, sepse nuk ka nevojė qė njeriu me mendje tė shėndoshė ta lexojė Librin e shenjtė dhe tek ajo tė mėsojė se si ai, njeriu, posedon shpirt, se do tė jetojė pas vdekjes dhe do tė japė llogari pėr veprat e bėra, sepse edhe vetė mendja e shėndoshė (bon sensce) do ta shpjerė te ky realitet.
    Kjo njohuri me tė cilėn lindemi dhe kėto aksioma tė cilat te ne janė tė lindura, shėrbejnė si orientues pėr tė gjitha njohuritė e fituara nė jetė. Ose, thėnė mė mirė, ato janė normativa pėr konfirmimin e njohurive tė fituara. Me fjalė tė tjera, njohuritė e fituara mund tė jenė tė sakta dhe tė gabuara, por njohuritė e lindura janė pjesė e rendit tė pėrkryer kozmik, a priori, e vėrteta origjinale (fillestare) nė dritėn nė tė cilėn i veshtrojmė tė gjitha tė vertetat tjera organike. Njohja e parė, e lindur ėshtė kriter, normativ, dhe nėse ai normativ nuk ėshtė nė rregull, ēdo gjė tjetėr do tė vendoset gabimisht, e kjo nuk mund tė jetė. Nėse nė njohuritė e lindura, intuitive dyshojmė dhe i akuzojmė, atėherė automatikisht do t'i akuzojmė edhe tė gjitha njohuritė tjera e ato do tė lėkunden, sepse bazohen nė njohuritė e para aksiomatike.
    Pra, kėtu ka tė bėjė me njė prej bazave tė njohjes nė tė cilat nuk guxon tė dyshohet, sepse ky burim i njohjes ėshtė ēka edhe vetė jeta, ky ėshtė mishi dhe gjaku i njohjes.
    Sikur qė, duke ardhur nė botė, jemi tė furnizuar me
    gjymtyrėt me tė cilėt lėvizim dhe ushqehemi, kėshtu njėsoj lindemi tė furnizuar me njohjet intuitive nė mėnyrė qė nėpėrmjet tyre tė drejtohemi nė tė arbitruar gjatė tė dalluarit tė gabueshmes prej tė drejtės.
    Njohjen mė tė sigurtė e gjejmė nė brendinė tonė. Ne mė sė miri e dimė pozitėn tonė, edhe pa e shikuar vetveten (se a jemi duke qėndruar, nė kėmbė, jemi tė shtrirė ose ulur). Kėtė e kuptojmė edhe symbyllur e dimė nga brendia jonė. Kjo njohje ėshtė mė e sigurt se cilado (njohje) tjetėr eksperimentale.
    Ose, kur vetvetes i thua: unė jam fatlum, unė jam fatkeq, ose unė jam i pikėllueshėm. Kjo ėshtė e vėrtetė tė cilėn nuk duhet pėrgėnjeshtruar me argumente logjike. E edhe orvatja qė njohja e kėtillė logjikisht tė shpjegohet do tė jetė e padobishme dhe e tepėrt, sepse kėtė askush s'e di mė mirė sesa vetė ti. Po ashtu, me qėllim tė argumentimit, na shėrbejnė konkluzionet aksiomatike dhe bindjet intuitive, e kjo ėshtė shkalla mė e lartė e njohjes, sepse kur lindshmėria dhe intuita konkludojnė diē tė caktuar, dhe kjo tė vėrtetohet shkecėrisht dhe idealisht - kur tė gjithė ato pohojnė se ekzistojnė shpirti, arsyeja, liria, pėrgjegjėsia, dėnimi dhe shpėrblimi (pėr veprat e bėra), kur njeriu ėshtė I inspiruar tė veprojė duke e pasur parasysh se gjithėsia e ka rendin dhe ligjėsitė e veta, - ne atėherė jemi para argumentit i cili ėshtė mė tepėr sesa aksiomė. Dokumentariteti i tij, vlera dėshmuese ėshtė mė e fuqishme sesa qartėsia, sepse intuita ėshtė organ njerėzor, sikur edhe syri dhe me tė lindemi.
    Lindshmėria, intuita ėshtė mė e fuqishme sesa argumentimi shkencor, sepse e vėrteta shkencore nė tė vėrtetė ėshtė statistikore, e teoritė shkencore rezultat i mesatares shifrore, deri sa gjykimi intuitiv e ka fuqinė e saktėsisė jorevokuese. Kėshtu pėr shembull 2 x 2 = 4, kjo ėshtė e vėrtetė jorevokuese dhe mbi kėtė nuk mund tė aplikohen korreksionet, korrigjimet evolutive dhe ndryshimet tė cilat nė vete pėrmbajnė teori shkencore, sepse ky ėshtė konkludim intuitiv.

    Ose, pėr shembull 1 + 1 = 2 rezultat i cili nuk mund tė jetė objekt dyshimi, pasi qė ėshtė realitet i fituar nėpėrmjet lindshmėrisė tonė tė brendshme dhe inspirimit aksiomatik. Kėto janė njohuri tė cilat me lindje i kemi sjellė me vete. Sikur, tė gjitha kėto qė u thanė mė lart pėr shpirtin, njeriu menjėherė t'i mėsonte, nuk do t'i shqetėsonte as vetėn as tė tjerėt. Me fjalė tjera, kur flitet mbi problemin e shpirtit, trupit, arsyes, trurit, lirisė njerėzore, determinizmit, pėrgjegjėsisė dhe llogarisė (pėr veprat e bėra nė kėtė botė), po tė ishte njeriu I vetėdijshėm pėr tė gjitha kėto dhe tė mbėshtetej nė pėshpėritjen e intuitės sė vet, atė qė ia kėshillon zemra e tij dhe qė ia imponon arsyeja, njeriu do t'i kursente shumė diskutime, biseda tė tepėrta, sofizma dhe kundėrthėnie.
    Thėrmia e sinqeritetit ėshtė mė e mirė sesa
    grumbulli i librave. Pėr kėtė mė mirė do tė ishte qė ta pėrgjojmė zėrin e sinqertė tė shpirtit dhe pėshpėrtijen e zemrės dhe qė tė mos orvatemi me intrigat e logjikės dhe me dėshmitė e dyshimta ta shėmtojmė atė thirrje natyrale.
    Atyre tė cilėt do tė dyshonin nė kėtė konkludimin tim
    definitiv dhe atyre tė cilėt e preferojnė dialektikėn, diskutimin dhe shqyrtimet logjike, u preferoj qė sėrish ta lexojnė kėtė artikull.
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhėnė jetėn, dhe ka prej tyre qė janė duke pritur (ta zbatojnė) dhe ashtu nuk bėnė kurrfarė ndryshimi

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Nese jeni te sinqerte me sqaroni keto vargje Biblike.
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 10:45
  3. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  4. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47
  5. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2004, 17:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •