Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2004
    Postime
    22

    "Pedagogu Çeçi ka dashur të më përdhunojë".

    (gazeta "Panorama")
    Them se duhet te diskutojme edhe per gjera qe nuk jane politike. I lutem moderatoreve qe te mos ta levizin kete postim tek rubrikat e tjera, sepse njerezit qe diskutojne ketu jane me te rrepte e serioze. (I kerkoj falje te tjereve ne forumet e tjera)

    ELBASAN

    "Pedagogu Çeçi ka dashur të më përdhunojë". Thesi i skandaleve mes pedagogëve në universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, mesa duket është hapur dhe lista nuk ka të sosur.

    Emri i Nuredin Çeçit, pedagog i Sociologjisë në Fakultetin e Shkencave Humane, është shënuar në listën e të hetuarve nga Prokuroria e Rrethit. Kanë qenë familjarët e vajzës, e cila ka provuar ngacmimin seksual, që kanë bërë padinë.

    Skandali seksual
    Rreth 12 ditë më parë, pedagogu Nuredin Çeçi është rrahur keqazi nga disa persona të panjohur. Kështu ka deklaruar fillimisht ai, por nga burime nga policia mësohet se personat që e kanë rrahur, kanë qenë vëllezërit e një studenteje të vitit të parë në fakultetin Ekonomik. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, të cilat kanë qënduar jashtë kësaj ngjarjeje, pedagogu Çeçi ka ngacmuar seksualisht studenten, rreth 12 ditë më parë. Çeçi e ka thirrur vajzën në zyrën e tij, rreth 15.00 për të biseduar në lidhje me mësimet. Kjo e fundit ka shkuar normalisht, ndërkohë që pedagogu ka tentuar të përfitojë. Ai i është hedhur vajzës me qëllimin për të kryer marrdhënie seksuale me të. Kjo e fundit ka arritur që të shpëtojë. E stresuar ka treguar historinë në shtëpi dhe vëllezërit e saj, nuk ia kanë përtuar pedagogut. Vajza është paraqitur sërish në shkollë, ndërkohë që pedagogu, nën justifikimin e mjekimit të plagëve, është larguar jashtë Elbasanit. Ky i fundit, nuk ka bërë as denoncim në polici për dhunën e ushtruar ndaj tij.

    Denoncimet
    Ngjarjet e ndodhur njëra pas tjetrës, kanë bërë që studentët të reagojnë. Disa studentë të Fakultetit të Infermierisë kanë denoncuar pranë Zyrës së Krimit Ekonomiko-Financiar në drejtorinë e policisë së Qarkut se Kujtim Ibrahimi, u kërkonte nga 5 mijë lekë të reja për t'u vënë notë kaluese në provime. Këtë masë ai e aplikonte në të gjithë studentët dhe për fat të keq shumica ishin pajtuar me të. Por jo gjithkush mund të duronte këtë lloj poshtërimi, aq më keq që Ibrahimi përdorte të tjerë për të mbledhur "gjobat" që ai u vinte për provimet. Ai që nga dita kur u bë publik skandali nuk duket më në fakultet, ndërsa prokuroria po punon për dokumentimin shkencor të dëshmive dhe fakteve që provojnë një skandal të kësaj natyre. Kujtim Ibrahimi është mjek pediatër në qendrën spitalore "Xhaferr Kongoli" të Elbasanit.

    Nuredin Çeçi është një nga pedagogët në të njohur, por edhe më të përfolur të Universitetit të Elbasanit. Çeçi në qarqet studentore të Elbasanit, është cilësuar si "delja e zezë". Shumica e studentëve janë ngelës të paktën një herë në lëndën që jep ky pedagog. Ai mbahet si pedagogu që ka vendosur rekordin për ngeljet në universitetet shqiptare. Pedagogu Çeçi është munduar që t'i mbulojë gjurmët e skandalit pas plagëve të marra nga dhuna që kanë ushtruar mbi të, duke u mjekuar jashtë Elbasanit dhe duke mos u paraqitur në punë për disa ditë.



    "Duhet të hetohet deri në fund"
    Rektori Jani Dode: Me ta të merret ligji

    Jashtë këtij debati nuk kanë ngelur dhe drejtuesit e Universitetit "Aleksandër Xhuvani". Jani Dode, rektor i këtij universiteti ia ka lënë gjithçka në dorë ligjit, për të zgjidhur situatat e krijuara.

    A jeni në dijeni të skandaleve ku flitet se janë të përfshirë dy pedagogë të Universitetit ditët e fundit?
    Më vjen mirë që media tregon interes për fenomene të tilla dhe e quaj me vlerë punën e saj për të mirëinformuar opinionin studentor dhe atë qytetar për fenomene që artikulohen. Dua të theksoj se është e rëndësishme që të thuhet e vërteta për rastet të kësaj natyre dhe të mos abuzohet kurrësesi me të. Aktualisht për rastet që po interesohemi ka një të vërtetë të pamohueshme. Për pedagogun Nuredin Çeçi doja të sqaroja se është një pedagog i Fakultetit të Shkencave Humane. Për të ka pasur informacione të tjera nga njerëz të veçantë por jo denoncime dhe rasti i fundit flagrant me këtë pedagog është i përmasave të tilla që mua më detyron të kërkoj që organet kompetente ta zbardhin ngjarjen nëse është fajtor të mbajë përgjegjësinë që përcaktohet në ligj. Të njëjtën gjë do të kërkoja nga organet kompetente edhe për pedagogun e Fakultetit të Infermierisë, Kujtim Ibrahimi.

    Çfarë masash do të merrni për ta nëse fillon procesi penal?
    Nëse do të fillojë procesi gjyqësor ndaj tyre atëherë do të ketë një qëndrim institucional nga Universiteti. Çdo fenomen i kësaj natyre që po diskutohet do të jetë i patolerueshëm. Përfitoj nga rasti t'i bëj thirrje opinionit studentor dhe atij qytetar të jenë të rreptë e të kërkojnë që atyre t'u shkohet deri në fund. Pra nëse vërtetohet se ata kanë abuzuar në një formë apo në një tjetër, do të ndëshkohen, ashtu sikurse parashikohet nga ligji. Nëse për këta pedagogë do të konfirmohet se do të merren të pandehur, Universiteti do t'i pezullojë nga puna derisa të shpallet vendimi i drejtësisë. Më vjen mirë që mediat po përpiqen që të zbardhin të vërtetën. Ne jemi të gatshëm për të bërë tranparencën e çdo fenomeni sado që ai të jetë i pakëndshëm sepse do të ishte e turpshme për këtë universitet prestigjoz nëse do të merret në mbrojtje pedagogë të tillë.



    Flet Abdulla Ballhysa
    Dekani i Shkencave: Eshtë problem i mbyllur

    Dekani i fakultetit të Shkenacave Sociale Abdulla Ballhysa, është ndjerë mjaft keq për skandalin seksual të përfolur. Sipas tij Çeçi është një pedagog mjaft i mirë dhe i rreptë, cilësi që mund t'i kenë sjellë edhe problemet e mësipërme. Megjithatë edhe Ballhysa ka qenë dakord, që këtij problemi t'i shkohet deri në fund.

    A mund të na sqaroni diçka rreth çështjes së shumëpërfolur për pedagogun Nuredin Çeçi?
    Nuk më vjen aspak mirë për këtë që ka ndodhur dhe ndjehem shumë keq përpara një situate të tillë sepse ky pedagog është i fakultetit të Shkencave Sociale, ku unë jam dekan. Për rastin konkret ngjarja duhet të ketë ndodhur 12 ditë më parë. Kam kontaktuar këtë të martë me pedagogun Nuredin Çeçi dhe kam biseduar rreth asaj që në media është cilësuar si skandal, sepse nuk kisha dijeni se përse ishte fjala.

    Atëherë çfarë iu ka sqaruar ai?
    Nga ai mora vesh se nuk ka asnjë ankesë apo denoncim kundër tij çka do të thotë se nuk ka vend për të folur rreth asaj që ju pretendoni. Zyrtarisht nuk ka padi për këtë pedagog dhe sipas meje ky problem është i fiksuar, i mbyllur. Por ne nuk mund ta lëmë këtë problem pa e sqaruar deri në fund sepse moralisht kemi edhe detyrime për ta zbardhur të vërtetën. Për këtë arsye kam njoftuar shefin e departamentit, përgjegjësin e seksionit përkatës dhe ditën e premte kemi një mbledhje pune ku do të diskutohet edhe problemi i ngritur për pedagogun e sociologjisë.

    Pra ende ju nuk keni dijeni për një padi ndaj tij?
    Zyrtarisht nuk kam informacion që të ketë padi apo ankesë ndaj tij. Unë doja ta vlerësoja punën e tij. Di që ai po punon për doktoraturën dhe në sociologji është ndër pedagogët që kërkon shumë dhe këto i kanë krijuar përplasje. Gjëra të kësaj natyre mund të kenë sjellë edhe këtë që pretendohet të ketë ndodhur. Për mua ajo që thuhet mund të jetë diçka sporadike. Ne po përpiqemi që të rrisim transparencën e dhënies së vlerësimit për të shmagur keqinterpretimet. Studentëve askush nuk i ua ha hakun.



    Frikësohen studentët

    Pedagogët e Universitetit të Elbasanit janë përfshirë tashmë nga thashethemet për korrupsion dhe mitmarje. Dy rastet e fundit kanë bërë që studentët të pranojnë nën zë ekzistencën e këtij fenoneni, që po iu nxin jetën. Pyetjes nëse u kërkojnë para pedagogët për provime, ato i përgjigjen "Po". Por nuk pranojnë të tregojnë identitetet e tyre. Kemi frikën e hakmarres sepse ata janë shumë. Nuk janë vetëm këta dy pedagogë për të cilët po flitet. Sipas studentëve, kjo bëhet hapur edhe është për të ardhur keq që kërkohen denocnime. Shteti ka struktura të posaçme për t'i zbuluar këto fenomene, ndaj është e nevojshme që të ndërhyhet sa nuk është vonë. Këto raste janë skandaloze, pasi të kërkohen hapur paratë dhe madje të caktojnë edhe shumën e nevojshme për të marrë provimin. Studentët ndihen të alarmuar pasi mjaft shokë të tyre janë përballur egër me këta prdagogë dhe një pjesë e tyre kanë provuar edhe stazhin pa harruar edhe ndonjë që i është djegur shkolla.
    Ndryshuar për herë të fundit nga martin_iden2001 : 17-03-2004 më 14:53

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2004
    Postime
    22
    Koment:
    Po ta shikosh nga pergjigja, ky dekani (te cilin e njoh dhe eshte demokrat i mbaruar) mbron pedagogun e korruptuar, ndersa rektori ( socialist ky) tregohet me i ashper.
    Une kam mbaruar Ciklin e Ulet ne Elbasan dhe di qe ky pedagogu perdhunues ka qene pedagogu i marksizmit ne vitet '80-te. Ja se c'bejne akoma komunistet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga martin_iden2001 : 17-03-2004 më 14:53

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar martin_iden2001 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2004
    Postime
    22

    Mitmarrja, ndjekje penale pedagogut (korrieri)

    Mitmarrja, ndjekje penale pedagogut
    Antikrimi Ekonomik ne Elbasan, kerkoi arrestimin e mjekut Kujtim Ibrahimi, nen akuzen e mitmarrjes. Jep mesim edhe ne Fakultetin e Infermierise. Denoncimi i studenteve: "Kerkon 5 000 mije leke, ne kembim te notes". Vendoset hapja e ceshtjes penale dhe hetim ne gjendje te lire. Reagimet e Rektorit e Prefektit, per dyshimet e abuzimit financiar ne Universitetin "Aleksander Xhuvani"

    Ndjekje penale per pedagogun e Universitetit "Aleksander Xhuvani" ne Elbasan, pasi akuzohet se kerkonte 50 000 mije leke ne kembim te notes. Burime te policise se Elbasanit, bene te ditur dje, se ka nisur ceshtja penale ne gjendje te lire per pegagogun Kujtim Rait Ibrahimi 48 vjec, lindur ne Cerrik e banues ne lagjen "Beqir Dardha", te qytetit te Elbasanit. Sipas te njejtit burim, pedagogu Ibrahimi, me profesion doktor pediater, pedagog i jashtem i Universsitetit "Aleksander Xhuvani" ne Elbasan ne degen e infermierise, ka konsumuar vepren penale te parashikuar nga nenet 259 dhe 260 te Kodit Penal, te kerkim per dhenie miti dhe marrje miti.

    Sipas burimeve te Zyres se Antikrimit Ekonomik dhe Financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Elbasan, pedagogu Kujtim Ibrahimi, kishte kohe qe praktikonte mitmarrje ne kembim te notes. "Ne menyre sistematike ai ka angazhuar persona te tjere qe te marrin shperblime nga 5 000 mije leke te reja per cdo student ne kembim te venies se notes kaluese ne provimet e statistikes". Te njejtat burime shtuan se pedagogu perdorte rregullisht, dy "menaxhere".

    "Aktiviteti i paligjshem kryhej hapur aq sa nje dite dy nga studentet e tij nuk duruan me dhe njoftuan organet kompetente", thone burimet. Pas grumbullimit te provave, agjente te zyres se Antikrimit Ekonomik, kane kerkuar arrestimin e pedagogut. Burimet e policise, thane se pas kesaj kerkese, "eshte vendosur qe ai te hetohet ne gjendje te lire". Nderkohe konfirmohet se materialet i kane kaluar Prokurorise se Rrethit te Elbasanit. Zyra e Antikrimit Ekonomik gjithashtu ben te ditur se dhe gjate ushtrimit te aktivitetit te tij si mjek Ibrahimi ka perfituar shuma te medha ne te holla. Madje shpesh ai eshte bere personazh i perleshjeve me paciente. "Nuk eshte vetem Kujtim Ibrahimi qe aplikon mitmarrjen ne Universitetin "Aleksander Xhuvani" ne Elbasan. Policia dhe organet e Prokurorise kane sinjalizime se te njejten praktike e aplikon nje numer i madh pedagogesh te ketij Universiteti. Mjafton te hetohet se me cfare te ardhurash kane ata se me cfare makinash qarkullojne dhe se ne cfare vilash jetojne", theksojne zyrtaret e Antikrimit Ekonomik. Korresp.i Rrethit

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar martin_iden2001 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #4
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Nuk besoj se kane te bejne bindjet politike qe kane profesoret..
    Fakti eshte se jane kolege, miq e shoke e keshtu mbulojne gomarlleqet e tyre.
    Normalisht Dekanit i takon te flase rrepte se per ate pune eshte ne krye te universitetit, dhe po nuk u shreh ai ne favor te drejtesise kush tjeter duhet ta beje...
    Mua nuk me duket cudi te kete ndodhur nje gje e tille pasi kemi qene vete studente dhe i kemi pare se jane sjelle profesoret me ne...
    Disa dite me pare po lexoja nje shkrim ku studentet ankoheshin se profesoret i detyronin te perkthenin literaturen qe ishte ne gjuhe te huaj dhe pastaj kete material e perdornin ne librat qe publikonin, duke i detyruar studentet ta blinin kete liber.
    E besova pasi kam pasur shoqen time te dhomes qe gjithmone e gjeje duke perkthyer gjera nga frengjishtja pasi i duheshin profesorit....Me c'te drejte profesori, edukuesi i brezit te ri shfrytezon ne kete menyre studentin e vet???
    I bien qylit se nje perkthyese e mirefillte ua kripte koken me perkthimet qe do t'u bente keshtu qe o burra t'ua marrim shpirtin sa i kemi ne dore..
    Normalisht, u duket vetja te plotfuqishem pasi mendojne se fakulteti eshte shtepia e tyre....

    Me behet qejfi qe ajo vajza e ka denoncuar dhe ishalla ja heqin te drejten e mesimdhenies per gjithe jeten.....

    Pershendetje
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar elisabet për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #5
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Kulmi i kurrupsionit ne toke eshte kur mesuesit dhe prefesoret keta edukuese brezash marrin leke dhe ryshfete per provime imagjino cfare brezi do te rritet me dituri nga keta mesues ose profesore.Imagjino kur keto pseudointelektuale marrin leke per provime por njerzit e thjeshte .No Koment
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Fjala e drejte për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Dekani i fakultetit të Shkenacave Sociale Abdulla Ballhysa, është ndjerë mjaft keq për skandalin seksual të përfolur. Sipas tij Çeçi është një pedagog mjaft i mirë dhe i rreptë, cilësi që mund t'i kenë sjellë edhe problemet e mësipërme. Megjithatë edhe Ballhysa ka qenë dakord, që këtij problemi t'i shkohet deri në fund." thuhet ne Gazete..


    Pse duhet te jete kaq i rrepte ky nuredin kur-vari?

    Eshte e njohur kjo menyre sjelljeje ..pra "RReptesia " e shume pedagogve te lendeve te llojit Llafollogjik..

    Ku synojne keta ku-rvare te llojit Paskal-Nuredin-milo ?

    Pikerisht ti fusin ne dore vajzat e shkreta ..

    Nje pedagog universiteti ska pse te jet i Rrepte..

    Dhe ne se jan te rrepte le ta tregojne rreptesine me gangot qe verdallisen oborreve e korridoreve te Shkollave e u punojne qindin vajzave te pa mbrojtura..

    Joo.. aty me gangot keta lloj te "rreptish" jane tere perulesi e butesi.. home ckina liro.. paske mor benz te ri eee. hi hihii aaaaa hiiii..

    E me gocat e reja e sidomos me fukareshat jane perbindesha..

    Nje pedagog i sociolgjise cdo gje mund te jete por i Rrepte kurrsesi se vet thelbi i Shkences se sociologjise eshte BUTESIA.. Komunikimi njerzor.. zemra e bardhe e fjala e mire..

    Por keta kelysh te byrokracise duan plumbin ballit..

    Pse te mos jet si nje Baba i mire per vajzat e vitit te pare e sidomos konviktoret Pedagog Nuredini me qe na qenka sociolog..

    DEKANI i FAKULTETIT eshte dhe vet nje Kur-var e hajdut.. se perndryshe se kishte mbajtur ne Pune PS e Nano Rucve..

    pik.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Brari për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    O Braro,

    Si i ve keto epitetet njerezve sikur ha buke e djathe.

    Nuk di nese jeton ne Shqiperi apo jashte por mesa shoh une realitetin shqiptar e gjykon nga gazetat.

    Ne radhe te pare duhet ta dish qe pa fakte vetem me ca shkruahet ne gazete mos epiteto njerezit.

    Se dyti ka pedagoge qe i luajne qindin si ne leke ashtu edhe ne sex, por gjithnje bejne shesh ku gjejne pershesh, pra duke qene se ne shqiperi cdo gje eshte bere bisnes, ka studente edhe studente qe japin para ose sex per te marre ate qe u duhet, kur nuk jane te zote ta marrin me njohuri, pasi kohen e harxhojne per te fituar leke, edhe duke perdorur sexin.

    se treti ka edhe studente qe s'lene pjese trupi pa te nxjerre dhe afruar me ta prishur mendjen per te mare noten ose noten e mire.

    Se fundi ne kete shoqeri super materialiste te denuar jane ato/a studente/e qe nuk jane seksi dhe qe duan te fitojne me djersen e tyre .

    P.S Seksi nuk ka te beje nese je me Berishen apo me Fatosin, eshte thjesht seks
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Xhuxhumaku për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #8
    i/e regjistruar Maska e elbasan
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    75
    "Pyetjes nëse u kërkojnë para pedagogët për provime, ato i përgjigjen "Po". Por nuk pranojnë të tregojnë identitetet e tyre. Kemi frikën e hakmarres sepse ata janë shumë. Nuk janë vetëm këta dy pedagogë për të cilët po flitet......"


    Abdulla Ballhysa (Dulla), profesor i Gjuhes Shqipe, eshte njeri nder pedagoget qe i ka rrjepur dhe vazhdon ti rrjepe studentet e shkrete, sidomos konviktoret.
    "Atdheu mbi gjithçka."
    Zogu I

  15. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Me nje minister arsimi si gorilla e i pacipi Memushi keshtu do degjeneroje Arsimi ne Shqiperi.

    Kryetari i Bashkise i vjetri.. Volejbollisti e hajduti Domi ka lene shtrat te ngrohte per gangot e Arsimit.

    Le ta tregoje ky i riu zotni Turku vehten e te ndeshet dhemb per dhembe me mafien e Shkollave te Elbasanit..

    Elbasani eshte qyteti i Kristoforidhit, Xhuvanit e i Lef Nosit e jo i gangove tip Mandela me kollare..

    Studentet le te bejne nje Greve kunder Dekanit, horrit te njohur AvDull ball m-utsi..

  16. #10
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Brari
    Ne me te shumtat e rasteve bie dakort me ato qe thua ,po menyra e te shprehurit dhe fjalori qe perdor shpesh ua ulin vleren.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar kolombi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  18. #11
    N Sync with U
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    HoNeYmOoN
    Postime
    48
    Sa turp qe keta njerez mbajne emrin edukatore te brezit te ardhshem!

    Si s'u vjen zor qe ua ka mesuar pislliqet komuniteti shqiptar ne mbare boten???

    p.s. sa per ate qe tha qe disa nxenese vishen ne menyre provokative, megjithese mendoj se nuk duhet te vishen ashtu, prape profesori ka dinjitetin e tij. Ai eshte edukator dhe si i tille duhet te mbaje qendrim duke u mesuar nxenesve se flirtimet dhe terheqjet seksuale nuk te japin note kaluese. Nese s'e le tundimi, te heqe dore nga ajo pune sepse nuk eshte per ate post.

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar PrideNPrejudice për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  20. #12
    i/e regjistruar Maska e elbasan
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    75
    Marre nga Gazeta Panorama, e dates 20.03.2004
    Shkruar nga Luiza Mema


    mbrojtja


    Studentët u morën në pyetje për provim brenda një dite dhe koha për dorëzimin në kohë të procesverbaleve, çoi në kohëzgjatje të tillë që krijoi mosmarrëveshje, keqkuptime të ndryshme...


    ELBASAN/ Përgjegjësi i dekanatit, Kuri: Shkelja e vetme e Çeçit është vonesa e rezultateve


    "Studentet na provokojnë me minifunde"
    Pedagogu i akuzuar nga studentët mbrohet gjatë analizës


    "Studentet vijnë të veshura me minifunde dhe na provokojnë. Sidomos kur lëndët janë të vështira, ato zgjedhin këto forma shpifjesh për të përfituar nga sjelljet tona dinjitoze".

    Kjo ka qenë edhe mbrojtja e përgatitur nga ana e Nuredin Çeçit, pedagogut të akuzuar për skandalin seksual në fakultetin ekonomik. Ai sqaroi pozicionin e tij para kolegëve të cilët janë munduar të sqarojnë këtë çështje delikate.

    Vilson Kuri, përgjegjës në dekanatin e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" ka diskutuar rreth çështjes që lidhet me pedagogun e sociologjisë, Nuredin Çeçi. Në analizën e bërë dje për këtë ngjarje, departamenti i Edukimit Qytetar, doli me përfundimin se, "me përgjegjësi qytetare dhe shtetërore nxjerrim konkluzionin se, midis pedagogut dhe familjarëve nuk ka ndodhur asnjë incident apo precedent as personal dhe as familjar apo të natyrave të tjera". Sipas tyre, ngjarja është krejt e rastësishme dhe e ndodhur brenda në ambientet e Universitetit. Departamenti shqyrtoi me hollësi çdo prononcim, si të pedagogut edhe të anëtarëve të tij dhe arriti në këto konkluzione: "Ngarkesa mësimore e pedagogëve është tejet e madhe dhe kjo ka bërë që provimet të zhvillohen me një numër të madh studentësh, sa nuk mund të përballohet. Dhe në rastin në fjalë, ishin afro 100 deri 200 studentë, të cilët u morën në pyetje për provim brenda një dite dhe koha për dorëzimin në kohë të procesverbaleve, çoi në kohëzgjatje të tillë që krijoi mosmarrëveshje, keqkuptime të ndryshme dhe keqinterpretime. Ne jemi në një fazë tjetër të re të departamentit të krijimit të një dege të re shumë prestigjioze që është e bazuar mbi programin e Universitetit të Bolonjës. Sot, viti i parë i Edukimit Qytetar, ka një konceptim modern dhe prononcimet e ndryshme që ndodhin në këto raste duket se kanë të bëjnë dhe me sukseset që ka arritur Universiteti i Elbasanit në këto procese. Edukimi Qytetar nuk është institucion vendimmarrës". Sipas Kurit, të gjitha konkluzionet që kanë nxjerrë do t´ua përcjellin institucioneve vendimmarrëse e rektorit. "Mbështetur në relacionin përkatës ata do të gjykojnë për marrjen e masave. Departamenti nuk është institucion vendimmarrës". Shkeljet disiplinore do t´i bëjnë prezente dhe janë organet përkatëse që do t´i shqyrtojnë për të marrë vendime sikur i parashikon rregullorja e Universitetit dhe Kodi i Punës. Kuri ka deklaruar se, pedagogu Nuredin Çeçi ka shkelur rregulloren, duke e shtyrë afatin e dhënies së rezultateve.



    Skandali seksual

    Familjarët e një studenteje në vitin e parë të Fakultetit Ekonomik, kanë bërë denoncim rreth 20 ditë më parë në prokurorinë e rrethit, ndaj pedagogut Nuredin Çeçi. Sipas familjarëve, ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tyre. Madje për këtë gjë, mbi Çeçin është ushtruar dhunë fizike nga të afërmit e vajzës. Pedagogu edhe pse është rrahur, nuk ka pranuar të bëjë denoncim në polici. Edhe për këtë çështje, prokuroria ka nisur të grumbullojë materialet përkatëse dhe dëshmi të studentëve.



    Akuza për mitmarrje

    Në fillim të marsit, një grup studentësh kanë ngritur padi në Prokurorinë e rrethit të Elbasanit, ndaj pedagogut Kujtim Ibrahimi. Ky i fundit, akuzohej nga këta studentë, se u kishte kërkuar nga 5 mijë lekë të reja për të marrë notë kaluese në lëndën e tij. Por jo të gjithë nxënësit e kanë kapërdirë një fakt të tillë, duke pranuar që t'i japin para sekserëve të Ibrahimit. Tashmë për këtë ngjarje ka nisur edhe çështja hetimore në prokurorinë e Elbasanit, ku ende janë duke u grumbulluar faktet.
    "Atdheu mbi gjithçka."
    Zogu I

Tema të Ngjashme

  1. Nq se ajo ka të dashur, por ju e doni...
    Nga Hardware në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 01-09-2008, 06:18
  2. Një dite do t'i kujtoni këto që po ju them
    Nga qorri_30 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-09-2006, 11:47
  3. "I dashur armik"
    Nga dodoni në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-08-2004, 16:24
  4. Nuk mundem të të quaj e Dashur
    Nga zemri në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-08-2002, 06:04
  5. Pershedetje o Populli im i dashur!!
    Nga Eriglen në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 07:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •