Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Ne Teatrin e Veres

    http://www.shekulli.com.al/koment/11...02/klosi.shtml

    Nė ēdo stinė

    nga Ardian Klosi

    Nė gjuhėn e shtypit dhe tė politikės gjermane ėshtė mjaft e njohur shprehja Teatėr vere. Kjo pėr arsye se rregullisht, pothuajse ēdo vit, nė javėt qė u paraprijnė pushimeve tė mėdha tė gushtit, ndodh ndonjė skandalth politik, ose bėhet ndonjė potere e madhe pėr diēka qė mė vonė shfryhet dhe harrohet. Me sa duket ėshtė njė prirje e pėrgjithshme e politikanėve pėr tė bėrė edhe njė show tė fundit, para se njerėzia ta humbasė krejt vėmendjen pėr ta nėn rrezet e nxehta tė diellit, pėrballė bukurive tė natyrės.

    Teatri veror si nocion dhe si shprehje tek ne ende nuk ka hyrė, ndoshta pėr dy arsye: ose pse shumica e njerėzve dhe e gazetarėve ende i marrin seriozisht veprimet e politikanėve tanė, ose pse nė Shqipėri teatri i politikės zhvillohet pėrgjatė gjithė vitit dhe njė shfaqje mė shumė nė prag vakancash nuk bėn ndonjė pėrshtypje tė madhe.

    Megjithatė, teatri qė po inskenon nė kėto ditė tė nxehta lideri socialist Fatos Nano pėr t'u bėrė kryeministėr, pėr nga pėrmasat e tij meriton me plot peshėn e fjalės qė edhe nė fjalorin tonė gazetaror- politik tė hyjė shprehja Teatėr Vere. Kjo motėrzohet menjėherė me shfaqjen tjetėr, Teatrin e Dimrit, e cila pati po tė njėjtin regjisor gjashtė-shtatė muaj mė parė, Fatos Nanon, konkretisht nė fillim tė dhjetorit, nė atė spektakėl tė madh me emėr mbledhje e KPD, ku Krishti ndoqi me kamxhik farisejtė nė emėr tė pastėrtisė sė tempullit, pėr ta lėnė tempullin mė pas po njėsoj siē ishte, me bajga e kakėrdhi plot, e pėr t'i pritur farisejtė, hajdutėt e kopukėt edhe njė herė krahėhapur. Puna e pastrimit i ngeli nė dorė sekretarit organizativ, kuptohet, pėr sa kohė i zoti i tempullit do t'ia lėrė fshesėn nė dorė.

    Pėr publikun shqiptar Teatri i Verės nuk ka ndonjė ndryshim tė madh nga Teatri i Dimrit. Nė atė tė tė parin regjisori deshi tė bėhej president, nė kėtė tė dytin kėrkon qė tė bėhet kryeministėr. Natyrisht i pari pėr nga ngjyrat, dramaciteti, akuzat e rėnda, hokat dhe krahasimet me mjetet elektroshtėpiake ia kalonte ku e ku kėtij tė dytit, nė tė cilin regjisori ka humbur shumė si nga freskia, ashtu dhe nga besueshmėria e tij dhe s'mund tė vėrė nė skenė mė tepėr sesa disa konferenca shtypi ku flet vetėm pėr zgjidhje (ndėrkohė qė Berisha do ta ēojė vendin drejt zgjedhjeve tė reja, Nano deklaroi dje se do ta ēojė vendin drejt zgjidhjeve tė reja), pėr Majkon si pjesė e zgjidhjes etj. Edhe gazetarėt qė i shkojnė tufė nga mbrapa, ndėrkohė qė ky i fshikullon me arrogancėn dhe kostumin e tij ngjyrėkrem, arrijnė t'i bėjnė e shumta ndonjė pyetje defiēiente si "Pse nuk bėheni kryeministėr, zoti Nano?"
    Teatri qė nisi regjisori, bash sapo kreu kompromisin kinse historik me Berishėn dhe Metėn, pėr tė rrėzuar Majkon ka natyrisht edhe aktorė tė tjerė. Vetė tė kėrcėnuarin nė radhė tė parė. Ky, duke mos pranuar t'i pėrgjigjet asnjė pyetjeje drejtpėrdrejt, bėri papritur dje njė vizitė nė fakultetin e rinisė sė tij tė parė dhe adoptoi aty gjuhėn e Ezopit. Natyrisht ashtu i ēiltėr dhe pakėz kandid siē ėshtė, pėrdori njė gjuhė tė lexueshme nga tė gjithė, edhe pėr atė mė tė riun e gazetarėve, tė cilin radiostacioni nuk e lė tė shkojė me pushime. Tė merrte malli pėr stilin e rafinuar tė shokėve tė dikurshėm kinezė tė armėve, (qė kur i hiqnin fjalėn "i ngushtė" togfjalėshit "shoku i ngushtė i armėve", tė jepnin tė kuptoje jo me pak vėshtirėsi, se ky shok i ngushtė sė afėrmi do tė ekzekutohej). Duke ngjitur shkallėt e fakultetit Majko tha: "Unė kėtu nuk kam humbur asnjė provim" (edhe vjeshtukėt qė ishin aty pranė e kuptuan menjėherė qė kryeministri deshi tė thoshte: "Unė s'kam bėrė asnjė gabim tė rėndė, Nano, pse kėrkon tė mė heqėsh?"). Pastaj u ul nė bango, si Enveri dikur nė bangot e fillores sė Gjirokastrės, dhe tha: "Kur hynit ju nė klasė, profesorė tė dashur, mua mė dridheshin kėmbėt (!)" (a thua se leksionet e atij fakulteti i ka bėrė me Alfred Ajnshtajnin ose me Karl Benzin). Kjo kishte kuptimin: "Tė kisha dikur frikė, Fatos, por sot nuk trembem mė." Dhe nė fund u ngrit dhe bėri nė dėrrasėn e zezė njė ekuacion, tė cilin unė, me njohuritė e pėrcipta matematike qė kam, edhe fort mirė nuk e kuptova, megjithatė vura re qė tė dy krahėt e barazimit ishin praktikisht tė barabartė, sadoqė i dyti i rrethuar pak mė fort, ēka pėrkthehej "Qeveria Majko 2 ėshtė edhe mė e fortė se qeveria Majko 1".

    Mėnyrat e mbrojtjes sė Majkos ndaj sulmit tė pėrbashkėt tiranosaur Nano-Meta mund tė duken pak tė ngathta dhe naive, megjithatė kryetari i PS dhe aq tė lehtė saē pandeh nuk e ka. E para, i duhet tė mbledhė kongresin e partisė sė tij, pėr tė fituar edhe njė gram besueshmėrie, sepse tė gjithė e kemi tė gjallė luftėn e tij tė para tre vjetėve, kur, po pėr tė mėnjanuar Pandeli Majkon vuri si ligj tė fortė nė parti qė kryetari nuk mund tė bėhet kryeministėr. Komisioni i Garancive Statutore qė ka vėnė nė lėvizje kėto ditė, jo mė qė nuk na jep asnjė garanci se Partia Socialiste ka ndonjėfarė statuti, por nuk do mund tė na ngjallė as dhe njė shpresė qė kjo parti nuk do tė bėhet sė shpejti gazi i mbarė Shqipėrisė, sikur tė vendosė siē do kryetari.

    E dyta, Nano, sikurse e ka zakon tash sa vite, nuk vepron me pėrmbajtje, me platforma, me probleme qė shtrohen pėr t'u zgjidhur, por me emra dhe lėvizje para kulisave. Tė gjithėve na ėshtė krijuar pėrshtypja, se ky njeri kėrkon medoemos njė post tė lartė nė shtet si shpėrblim pėr kontributin e tij, vitet e vuajtjes dhe tė luftės. Pra nuk ėshtė vendi, shteti qė kėrkon njeriun, por njeriu qė duhet tė marrė shtetin si shpėrblim. Veēse, nė qoftė se mendon ende qė nė Shqipėri ka njėfarė opinioni publik (edhe pse ndonjėherė opinioni publik na duket sikur ka vajtur nė fjetore), atėherė duhet t'i shpjegojė kėtij opinioni se pėr ēfarė arsye kėrkon ta rrėzojė qeverinė "Majko", cilat janė gabimet e rėnda tė kėsaj qeverie, ēfarė do tė bėjė Nano mė mirė se Majkua, cili ėshtė programi i tij, si ka ndėrmend ta luftojė korrupsionin dhe trafiqet, si do t'ia bėjė, qė nė kėtė vend tė fillojė prodhimi i vėrtetė dhe shqiptarit t'i rikthehet krenaria kombėtare, si do ta frenojė lakminė pėr fitim tė pasunarėve tė rinj dhe shkatėrrimin e mjedisit, kur ka ndėr mend tė heqė dorė nga demagogjia dhe tė fillojė nga puna, e plot tė tjera.

    Nėn lėkurėn e kryeministrit aktual nuk do tė doja tė isha kurrė nė kėto ditėt e Teatrit Veror. Mė njėrėn anė nuk sheh asnjė gabim tė rėndė tė vetin, mė anė tjetėr i duhet tė dėgjojė disiplinėn e partisė. Mė njėrėn anė e di qė nuk ka mbledhur rreth vetes kokat mė tė zota tė Shqipėrisė nė lėmenjtė pėrkatės, mė anė tjetėr e di qė Nano nuk ka pėr tė sjellur krerė mė tė zot, madje ekziston rreziku tė sjellė duar mė lakmiqare. Po pranoi tė ikė ashtu heshturazi, kokėulur, duke menduar se ėshtė ende djalė i ri, se ka kohė tė ngjitet edhe njė herė, do ta kuptojė shpejt se e pėrdorėn keqas njė herė, dy herė, tri herė, si kamikaze dhe si kokė turku, nė ditėt e kėqija dhe nė ditėt e mira tė partisė, kur kafshoheshin me njėri -tjetrin tiranosaurėt, ose kur zunė njė valle dashurie. Dhe ai mbetet aty, nė stolin e kamikazit, njė djalė i mirė dhe aq. Urojmė tė mos jetė kėshtu.

    Teatri nuk duket se do tė mbyllet shpejt, nė kėtė korrik tė nxehtė. Tė gjitha gjasat janė qė do tė vazhdojė, siē thoshte titulli i njė filmi tė dikurshėm skematik, nė ēdo stinė.
    ----------------------------------------------------------------------------

    Nano e ka te ngrehur perhere "ceshtjen", si vijon:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Prologu e Epilogu:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    alumni,

    gjithmone nxenes

Tema tė Ngjashme

  1. Angelin Preljocaj (koreograf)
    Nga ornament nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 07-10-2023, 20:01
  2. Ngjarjet kulturore nė Maqedoni
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-10-2007, 20:14
  3. Kulla e Fildishtė
    Nga Henri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-02-2005, 06:15
  4. Lufta e tre brezave nė Teatrin Kombėtar
    Nga Fiori nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 03:06
  5. Nderime Dhe Homazhe Per Viktimat E 11-shtatorit Ne Wtc
    Nga Letersia 76 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 14-09-2002, 03:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •