Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Besimtari dhe Bibla, jobesimtari dhe Bibla.

    Kete teme do ta ndaja ne dy pjese. Pjesa e pare eshte :
    Besimtari dhe Bibla, ndersa pjesa e dyte do te jete: Jobesimtari dhe Bibla.
    Pjesa e pare: Besimtari dhe bibla.
    Mendoj se kjo eshte nje teme e rendesishme per cdo te krishtere.
    Ja disa pyetje, nepermjet te cilave une do te perpiqem qe te trajtoj kete teme:
    1. Cila eshte mardhenia e Besimtarit me Biblen ?
    2. Cfare eshte Bibla per Besimtarin?
    3. A mund te jesh Besimtar i krishtere, pa e njohur Biblen?
    Fillimisht le te nisim diskutimin tone duke lexuar nje skripture nga 2Timot:3:16: Pali thote:
    " I gjithe SHKRIMI eshte i frymezuar nga Perendia dhe i dobishem per MESIM, BINDJE dhe EDUKIM me DREJTESI , qe njeriu i Perendise te jete i PERKRYER, teresisht i pajisur per cdo veper te mire."
    # Cfare eshte Bibla.
    Bibla eshte i vetmi liber qe burimin e tij e ka prej Perendise, pra Bibla eshte drejtpersedrejti fjal e Zotit. Asnje intiligjence dhe vullnet njerzor nuk mund te kete meritat e autorit , pervecse Perendise.
    Perendia perdori njeriun ne shkruarjen dhe trasmetimin e ketij Libri, pasi ky liber ishte kryesisht per Njeriun.
    Bibla ne thelb permban : Vullnetin e Perendise si dhe na zbulon karakterin , diturine, madheshtine, Drejtesine dhe fuqine krijuese dhe apsolute, qe Ai ka mbi cdo gje dhe ne cdo gje qe ekziston.
    Bibla materiale vertet eshte nje liber fizik dhe perbehet prej nje numri te kufizuar fletesh,rreth 1277-te , por MESIMI qe ai permban ne brendesi te tij , eshte i pakufijshem, kjo e ben ate te vecante nga cdo liber tjeter, i cfardolloj permase dhe zhanri qofte.
    Besimtari e lexon kete liber pergjate gjithe jetes se tij, dhe asnjehere nuk thote: e mbarova ate plotesisht. Gjoni ne ungjillin e shkrojtur prej tij thote se , nese do te shkruheshin te gjitha ato qe beri Jezusi , bota nuk do te mjaftonte per te nxene librat e tij.
    E kuptoni se perse? Sepse Perendia ,fjala dhe vepra e tij , jane te pakufijshem.
    # Mardhenia e Besimtarit me biblen.
    Do ta nis diskutimin tim ,duke ju referuar kryesisisht thenies se apostullit Pal tek letra e dyte e Timoteut.
    Konkretisht Pali e fillon thenien e tij me keto fjale:
    "I gjithe Shkrimi eshte i frymezuar nga Perendia.."
    Pali na tregon Burimin e vertete te Shkrimit, bile ai na zbulon se , jo vetem nje pjese e Shkrimit e ka burimin prej Perendise, por i GJITHE SHKRIMI komplet ,ka per AUTOR Perendine .Fjala Shkrim , nuk ka vetem kuptimin e asaj cfare eshte shkrojtur nga njerez te ndryshem , ne epoka dhe kohera te ndryshme.
    Fjala Shkrim, permbledh ne vetvete te gjithe MESIMIN e Perendise , qofte ate te shkrojtur , qofte ate te folur.
    Gjate gjitha kohereve , Satani eshte perpjekur qe ta denigroje Shkrimin e Perendise, keshtu krahas Shkrimit te Perendise ka patur ka dhe do te kete dhe shkrime dhe mesime te reme te satanit. Lufta e satanit eshte e drejtuar ne thelb te Shkrimit, dhe thelbi i Shkrimit eshte KRISHTI.
    Krishti eshte GURI ku provohen te gjitha shkrimet , mesimet dhe doktrinat. Arsyeja se perse Bibla u permblodh ne nje liber te vetem , pikerisht mbas ardhjes dhe vepres qe JEzusi beri ne kryq, tregon qarte se Jezus KRishti eshte "etaloni" nepermjet te cilit ne provojme nese ky shkrim ,ky mesim apo kjo dokttrine vjen prej Perendise.
    Ja se cfare thote Gjoni ne letren e tij. 1Gjon: 4:1-2:
    " shume te dashur, mos i besoni cdo fryme , por i vini ne prove frymrat, per te njohur nese jane nga Perendia, sepse shume profete te rem kane dale ne bote.
    Nga kjo mund te njihni Frymen e Perendise, cdo Fryme qe rrefen se Jezusi ka ardhur ne mish , eshte nga Perendia."
    Gjoni na tregon ploteisht "etalonin" nepermjet te cilit nje i Krishtere do te mund te njohe Frymen e Perndise dhe frymen e te ligut . Vetem Jezus Krishti eshte ai , nepermjt te cilit provohen te gjitha nese vijne apo jo prej Perendise. Kjo ishte arsyeja kryesore, se perse Bibla u mblodh ne nje liber te vetem , pikerisht pas ardhjes dhe verpres qe Krishti beri ne kryq. Gjoni e thekson ploteisht, kur thote se: Cdo fryme qe rrefen se Jezusi ka ardhur ne MISH, eshte nga Perendia. Fjala "MISH", ka nje rendesi teper te madhe , sepse kjo deshmi pranon vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit. Pikerisht, Fjala e veshi Njeriun,(u mishezua), ne menrye qe ta nxirte ate nga "GROPA e vdekjes. Fjalet : Jezus erdhi ne "MISH" ,nuk do te thote thjesht qe Jezusi ishte nje njeri si gjithe te tjeret, kete gje e pranojne dhe myslimanet, por Gjoni na tregon se Mishezimi i Krishti kishte nje qellim: Vdekejn dhe Ringjalljen, si menyra e vetem e njeriut per te dale nga vdekja ne Jete te perjetshme. Kjo eshte deshmia e Frymes se Perndise , qe deshmon ne cdo zemer kristiani.
    Vazhdon,
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 12-07-2002 mė 23:54

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Besimatri dhe Bibla.

    Doktrina te ndryshme, brenda kristianizmit, perpiqen qe te japin raporte te ndryshme , persa i perket mardhenies se kristianit me biblen. Qellimi im nuk eshte qe te ndalem dhe te analizoj kete sekt apo ate sekt, qellimi im ne kete teme eshte : Rendesia e pazvendesueshme e Shkrimit te Perendise , ne jeten e nje te Krishteri.
    Le te shohim ne menyre konkrete vendin kryesor qe Shkrimi , ose bibla ze ne jeten e nje te krishteri .
    Le ti referohemi per nje moment tundimit te Jezusit ne shkretetire Mateu:4:1-10:
    Jezusi pasi u cua prej Frymes se Perendise ne shkretetire, ai agjeroi atje per rreth dyzet dite. Me pas, pasi e mori URIJA , satani afrohet dhe e tundon ate TRI here.
    Satani e dretjon luften e tij kunder Birit te Perendise, pikersht ne ato drejtime ku ai mendonte se do ta shkatronte Jezusin plotesisht.
    Keshtu satani e fillon tundimine tij ne dretjim te ushqimit, per faktin se Jezusi ishte nje i pangrene prej 40 ditesh, pra satani mendoj se e kishte ate ploteisht ne dore .
    Tundimin e dyte satani e fillon duke e provokuar Jezusin , rreth vertetesise i te qenit biri i Perendise. Dhe tundimin e trete satani e drejton ne lakmine dhe idhujtarine, duke e ftuar Jezusin qe te adhuronte satanin , ne kembim te mbreterive te botes.
    Por kush ishte perfundimi? Kush fitoi?
    Fitimtari ishte Biri i Perendise, ai e mundi te ligun satana, por eshte e rendesishme qe te shohim "mjetin" me te cilin Jezusi e mundi satanin. Jezusi ne asnje moment nuk u mbeshtet ne forcat dhe aftesite e te qenit Njeri. Kushtet njerezore ne te cilat ai ndodhej , ishin ne disfavor te tij, ai ishte nje njeri i URRITUR dhe nje i Varfer, sa nuk kishte se ku te mbeshteste koken. Por kush ishte "ARMA", me ane te se ciles ai e mundi satanin? Ne te tri rastet e tundimit nga satani , Jezusi e luftoi dhe e mundi satanin , vetem me ane te FJALES se Perendise. Ne te tria tundimet Jezusi ju pergjigj satanit: " ESHTE SHKROJTUR...." Pra ARMA me te cilen Jezusi e mundi satanin ishte : FJALA e Perendise. A nuk duhet te verpoje keshtu edhe nje i krishtere? I krishteri duke e njohur Mesimin e Perendise, i cili eshte i shkrojtur ne bibel, di ti kundervihet dhe ta munde te ligun satana ne cdo udhe te tij . Ne, thote Pali, e kemi mundur boten dhe ate qe eshte ne bote(satanin), me ane te Krishtit. Por kush eshte Krishti? Krishti eshte Fjala e Perndise, vullneti it e cilit eshte i shkrojtur ne Bibel. Kush beson Fjalen e Perendise pranon dhe fjalene tij te shkrojtur .
    Po keshtu ne te njejtin konteks, apostulli Pal tek Efes:6:11-17: na tregon domozdoshmerine e pazvendesueshme qe Fjala e Perendise , ze ne jeten e te Krishterit.
    Pali na tergon rreth ARMATIMIT qe Perendia i jep te Krishtierit. Lufta jone , thote Pali , nuk eshte kunder mishit dhe gjakut, por kunder principatave dhe pushteteve te erresires. Pali na tregon se Arama kryesor e te krishtertit qe ai perdor gjate LUFTIMIT , eshte SHPATA e FRYMES, dhe kjo SHPATE eshte FJALA e Perendise. A mund te imagjinoni nje LUFTETAR pa SHPATE? Keshtu eshte edhe nje i "krishter" pa Biblen e Perendise, ai eshte i VRARE nga kundershtari, qysh ne momentet e para te LUFTIMIT. Satani eshte plotesisht ne gjendje qe ta manipuloje ate dhe ta ktheje ne te kundert te Perendise .
    Ne jeten time si i krishtere, kam hasur plot "luftetare" te tille , te cilet nuk e njihnin dhe nuk e kishin lexuar ndonjehere biblen. Per ta nuk kishte shume rendesi bibla, se sa te qenit anetar i ketij apo atij sekti. Per mua , thoshte dikush , rendesi ka vajtja e njeriut ne kishe sepse kisha te meson per mire, si dhe njeriu, te kryeje ate detyrimin e tij , sa per biblen , kjo i takon priftit, sepse bibla eshte per priftin dhe jo per mua. Dhe une e pyeta: Ku e di ti se je i krishtere? Dhe ai mu pergjigj: Familja ime eshte e krishtere dhe i perket filan sekti, emri im eshte X, ja dhe kryqin ku e kam varur ne qafe ,cfare do me teper qe te dish?
    Ja pra ky njeri dhe plot te tjere si ky , te cilet jo vetem qe nuk e njohin Kishtin, por jane vendosur ne te kundert te Krishtit, per faktin se jane te vetmashtruar nga spesialisti satana. Por dikush nga ju mund te thote: Ku e dini ju qe ai njeri nuk ishte i krishtere? Me lejoni qe ta argumentoj kete fakt simbas bibles. Pak me siper une kam thene: NUK KA BESIM TE KRISHTERE, JASHTE BIBLES SE PERENDISE. Fakti tregon se ky njeri , dhe si ky ka plot te tille, e quante biblen si dicka jo te rendesishme ne jeten e nje te krishteri. Por cfare thote Bibla per kete?
    Le te ndalemi pak tek Letra e ROMAK: 10:17:
    Ja se cfar na thote apostulli Pal.
    " BESIMI , pra , vjen nga digjimi , dhe digjimi vjen nga FJALA e Perendise."
    Mendoj se varg me te spikatur se ky , nuk mund te gjesh ne te gjithe Biblen. Pali thote se , BESIMI vjen vetem si rezultat i Degjimit te FJALES se Perendise, pra e vetmja mundesi per tu bere Besimtari i Krishtere , eshte , nese ti e pranon Fjalen e thene nga goja e Perendise, e cila ju shkrojt brezave per te njohur, vullnetin e Perendise, si dhe rrugen e shpetimit , Zotin Krisht.
    Pyetja ime eshte: A mundet qe dikush te jete nje besimtar i krishtere, nese ai nuk e njeh Vullnetin dhe diturine e Perendise, i cili eshte i shkrojtur ne bibel?
    Eshte absurditet te thuash: Po. Kur ne e DIGJOJME Fjalen, te shpallur nga Goja e Perendise me ane te ungjilltareve dhe misionareve te krishtit, ne pranojme ploteisht Perendine ne Zemren tone, dhe kush pranon Perendine , pranon dhe mesimin e tij , pranon dhe vullnetine tij, pra pranon dhe shkrimine tij , biblen. Ju kujtohen fjalet qe Jezusi thoshte ne fund te cdo predikimi? Ai thoshte: "Kush ka VESHE le te Digjoje". Te gjith njerezit e mbldhur atje e digjonin predikim e Jezusit, por jo te gjithe kishin VESHE per te DIGJUAR, dmth. jo te gjithe e pranonin, e kuptonin, e besonin, e ndiqnin dhe benin vullnetin e tij. Pra si rjedhim besimi i tyre ishte jashte Fjales se Perendise , prandaj BESIM te VERTETe tek Perendia ,jashte biles nuk ka.
    Vazhdon.
    Deshmuesi i krishit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 12-07-2002 mė 18:54

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Besimtari dhe Bibla.

    Le te vazhdojme me tej me argumentin biblik, mbi rendesine e pazevendesueshme , qe Fjala e Perendise , Bibla , ze ne jeten e nje besimtari kristian.
    Jezusi para se te largohej nga kjo bote , ju dha apostujve dhe te gjithe te krishtereve mbare, nje porosi teper te vlefshme. Jezusi i porosit dishepujt e tij, qe te qendrojne ne Fjalen e tij Gjon:15:10:
    Te qendrosh ne Fjalen e Krishtit, do te thote: te jesh i ndertuar ne Krishtin, do te thote : te besosh ne Krishtin , si dhe Krishti te banoje brenda teje, pra, te jesh nje me Krishtin. Nese i krishteri nuk qendron ne Fjalen e Krishtit, ai nuk eshte ne Perendine dhe nuk e njeh Perendine. Kete fakt Jezusi ja u deklaroi Farisenjve , te cilet pretendonin se besonin plotesisht tek Perendia Jehovah.
    Pikerisht tek Gjon:5:38: ne kemi kete deklarim te Jezusit. Ai ju thote Farisenjve se , Fjala e Perendise nuk eshte ne ju, per te vetmen arsye , sepse ju nuk besoni tek Biri i Perendise. Shikoni pra se cfar mardhenie te pa ndare ka Besimtari i krishtere me Biblen e Perendise. Nese jemi ne Krishti, Fjala e tij eshte ne ne, por nese nuk jemi ne Krishti, dhe Fjala e Perendise nuk eshte ne ne.
    Pyetja ime eshte: A mund te qendroje ne Fjalen e Perendise , ai njeri i cili nuk e njeh Biblen? A mund te zbatoje URDHERIMET e Krishtit , ai njeri i cili nuk e njeh Fjalen dhe mesazhin biblik?
    Mos haroni per asnje cast Romakte 10:17: Besimi vjen nga digjimi, dhe digjimi nga Fjala e Perendise. Pra midis Besimitarit, Besimit dhe Fjales ka nje unitet te pandare. Le te shohim per nje moment tek Fjalet e urta:disa skriptura.
    Fjal.Urta:7:1-2:
    " Biri im, ruaji FJALET e mija dhe URDHERIMET e mija ne VETEN tende. Ruaji urdherimet e mia dhe ke per te JETUAR; ruaji mesimet e mija si bebja e syve te tu."
    Fjal.Urta:2:1-2:
    " Biri im , ne rast se pranon FJALET e mija dhe i quan thesar URDHERIMET e mija, duke i vene VESHIN Diturise dhe duke e prirur zemren tende ndaj arsyes."
    Perse Jezus Krishti i meson te krishteret qe te qendrojne ne Fjalne e tij?
    Kjo thenie e Krishtit , eshte definitive dhe fondamentale per cdo te krishtere. Jezus na tregon se te qendruarit ne Fjale, eshte: SIGURI e plote per te krishterin. Eshte : Te qenit bashke me Perendine. Eshte : Te njohurit dhe te berit e vullnetit te Perendise. Eshte Fitore ndaj mekatit . Shebulli i tundimit te Jezusit ne Shkretetire, eshte nje mesim i shkelqyer i te qendruarit ne fjalen e Perendise. Jezus Krishti qendroj PLOTESISHT ne FJALEN e Perendise , dhe kjo qendrese i dha atij fitoren ndaj satanit .
    Le te rikthehemi perseri tek 2Timot:3:16:
    Pjesen e pare te ketij vargu , une e shqyrtova ne shkrimin e pare, ku Pali na jep nje zbulese rreth origjines dhe burimit te Shkrimit te Perendise. Pali thote se i gjithe SHKRIMI eshte i frymezuar nga Perendia. Por le te vazhdojme analizen e ketij vargu ne pjesen e dyte, dhe te mesojme se perse Perendia ja dha Shkrimin e tij Njeriut.
    Vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Besimtari dhe bibla. "MESIMI"

    Konkretisht ne pjesen e dyte te vargut 2:Timot:3:16: Pali na tregon rendesine dhe qellimin vendimtar , qe Shkrimi ka ne jeten e te Krishterit.
    Per kete Pali thote se, Shkrimi i Perendise eshte i rendesishem dhe i dobishem per : MESIM, BINDJE, NDREQJE dhe EDUKIM simbas DREJTESISE, ne menyre qe i krishteri te jete i perkryer dhe i pajisur per vepra te mira , simbas vullnetit te Zotit Perendi.
    Pali na tregon rolin vendimtar dhe te pazevendesueshem , qe Bibla e Perendise luan ne jeten dhe formimin e te qenit kristian.
    Nepermejt Bibles se Perendise i krishteri meson te verteten, njeh te Verteten dhe qendron ne te Verteten Gjon:8:31-32:
    Nepermejt Shkrimit i krishteri qendron ne Bese dhe rritet ne besim, po keshtu nepermejt Shkrimit, i krishtri lejon Mesuesin Fryma e Shenjte qe ta mesoje ate , qe ta udheheqe ate, qe ta ndryshoje dhe transformoje ate ne nje natyre me Krishtin.
    Fryma e Perendise na meson vetem atehere, nese ne jemi ne Krishtin dhe Fjala e tij tek ne. Tek Gjon:14:26 Jezusi ju tha dishepujve te tij:
    " Por Ngushelluesi , Fryma e Shenjte , qe Ati do ta dergoje ne emrin tim, dot ju MESOJE cdo gje..."
    Nese menjanon Biblen nga jeta jote, ke ndaluar Frymen e Shenjte dhe mesimdhenien e tij, dhe te ndalosh Frymen do te thote: te ndalosh Jezusin qe te banoje ne Zemren tende.
    Le te analizojme nje nga nje Vecorite e Shkrimit , te cilat Pali naj Zbulon tek 2timot:3:16:
    #Se pari Pali thote: Shkrimi eshte i vlefshem per ta MESUAR te Krishterin.
    Nerpmejt Shkrimit Perendia i meson kristjanit rrugen e diturise, ne menyre qe i krishteri te njohe Perendine, te njohe karakterin dhe madheshtine e Perendise, te njohe te verteten dhe te qendroje ne te Verteten.
    Pali na tregon se Mesimi i Perendise tek i krishteri vjen nepermjet Shkrimit, ndersa Jezusi tek Gjon:14:26: thote se , zbulesa e Mesimdhenies tek i krishteri , jepet dhe kryhet vetem prej Frymes se Shenjte. Pra Shkrimi i Perendise, dhe aktiviteti i Frymes se Shenjte ne jeten e te Krishterit , sjellin ndryshimin e te Krishterit duke e transformuar ate ne nje karakter me Krishtin. Nuk ka ndryshim , pra kalim nga gjendja mekatere ne ate te shenjte , pa Mesimin e Shkrimit, dhe ativitetin mesimdhenes dhe udheheqes te Frymes se Shenjte. Satani eshte shume specialist per te manipuluar njeriun e pambrojtur nga Perendia. Sulmi me i madh i satanit perqendrohet tek njeriu , pikerisht ne pjesen me te dobet te tij. Mungesa e mesimnjohjes se Shkrimit ne jeten e te krishterit, eshte nje fitore per satanin.
    Le te shohim perseri Krishtin ne Shkretetire. Ai ju pergjigj satanit duke i cituar pjese nga Shkrimi i shenjte ,keshtu satani perballe MESIMIT te Fjales se Perendise u thye plotesisht , sepse ginjeshtra nuk ka fuqi per te mposhtur te Verteten. Tek Gjon:8:31:Krishti thote se e Verteta te Cliron dhe te ben te lire. Pikerisht e VERTETA eshte Krishti, i cili na cliroi prej mekatit dhe vdekjes.
    Nga pervoja ime si i Krishtere dhe si predikues i Krishtit , kam vene re se , njerezit qe lexojne cdo dite biblen dhe qe qendrojne ne lutje, jane Besimtare te fuqishem dhe kristjane te vertete. Ata ecin ndershmerisht me Krishtin , ata i sherbejne Krishtit dhe jane te devotshem per Krishtin.
    Se dyti Pali thote: Shkrimi eshte i vlefshem per BINDJEN e te krishterit.
    Vazhdon.
    Deshmuesi i krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 13-07-2002 mė 18:56

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Besimtari dhe Bibla. "BINDJA"

    #Se dyti Pali thote: Shkrimi eshte i vlefshem per BINDJEN e te Krishterit.
    BINDJA eshte nje nder faktoret me te rendesishem ne jete dhe besimin e krishtrere. Te BINDESH , do te thote: TE njohesh dhe te pranosh Jezus Krishtin, te besh vullnetin e tij, te qendrosh dhe te sakrifikosh per Krishtin , si dhe te deshmosh dhe ti sherbesh Krishtit. BINDJE do te thote: QENDRESE ne te VERTETEN , dhe QENDRESE do te thote SIGURI dhe VENDOSMERI. Nje BINDJE e tille te garanton FITOREN. Shembulli me i perkryer eshte vete Zoti Krisht. Bibla thote se ai ishte aq i BINDUR , saqe pranoi dhe shkoi vete ne KRYQ. E megjithese Pilati i dha mundesine qe te mbrohej , sepse ishte i PAFAJSHEM, ai beri QENDRESE dhe ishte i SIGURT ne vepren e tij ne kryq, Sepse keshtu do te plotesonte VULLNETIN e Atit, dhe nje kohesisht do te sillte FITOREN ndaj mekatit dhe vdekjes. Ne saje te BINDJES se Jezus Krishtit ne morem Jeten dhe faljen e mekateve. Hebrenj:5:8-9:
    Pali thote se BINDJA tek i krishteri vjen ne saje te Shkrimit. I krishteri duke njohur Fjalen e Perendise , ai eshte ne gjendje qe ta ndejke Krishtin, hap pas hapi duke ju BINDUR dhe ZBATUAR urdherat dhe porosite E Jezus Krishtit.
    Jezusi tha: Duajeni njeri tjetrin, qendroni ne Fjalen time, qendroni ne lutje, rini zgjuar, mos mekatoni , duajini armiqte tuaj e tjera. Pra te gjitha keto jane porosi te Jezusit te cilat i krishtieri duhet ti zbatoje, dhe BINDJA eshte faktori i pare qe e ben kristianin te beje QENDRESE dhe te zbatoje porosite e Krishtit.
    BIndja ndaj se Vertetes, tregon nje Besim te maturuar, dhe besimtari nepermjet BINDJES tregon neneshtrimin dhe dorzimin e tij ne dore te Perendise.
    Tek Libri i Veprave:4:1-20: Ne kemi konkretisht te zbuluar faktorin BINDJE.
    Prifterinjte dhe saducenjte , pasi pane apostujt se po predikonin dhe sheruan nje njeri ne emrin e Krishtit , kapen Pjetrin dhe Gjonin dhe i futen ne burg. Me pas ata , pasi i rrahen dhe i keqtrajtuan , i porosten qe te mos flasin dhe deshmojne me Emrin e Krishtit, e megjithese edhe prifterinjte e kishin pare mrekulline e njeriut te sheruar. Por fjalet e Pjetrit dhe Gjonit , drejtuar prifterinjve ishin:
    Gjykoni ju , nese eshte e drejte para Perendise , tju BINDEMI me shume juve se sa Perendise.:
    Shikoni se sa i rendesishem eshte faktori Bindje. Ata ishin plotesisht te BINDUR qe te benin VULLNETIN e Krshtit , sepse e njihnin dhe i besonin atij, pra BINDJA ishte ne Perendine dhe jo ne njerine. BINDJA tek ata solli QENDRESE dhe VENDOSMERI, dhe qendresa ishte SIGURI , dhe keshtu kjo lloj BINDJEJE , e cila ishte ne te VERTETEN (Krishtin) beri qe ata te Deshmonin Krishtin, te kryenin veprat e Krishtit, te perhapnin ungjillin e shpetimit, dhe se fundi te benin VULLNETIN e Krishtit , per te cilin dhe ishin thirur.
    Tek Vep:5:32: Apostulli Pjeter na deshmon perseri se nepermjet BINDJES, i krishtri ben te mundur marjen e Frymes se Shenjte, pra Fryma e Shenjte jepet nga Perendia , vetem tek ata qe jane te Bindur ne Krishitin, prandaj pak me siper thashe se Bindja tregon nje Besim te maturuar dhe te vendosur ne Krishtin Jezus.
    Ne kete faqe te krishtere, shume njerez me kane quajtur "FANATIK" , "KOKFORTE" e tjera, por nuk eshte e vertete.
    Une jam i ndertuar ne Krishtin Jezus, dhe per kete jam i BINDUR ne thirjen e tij. Nuk eshte "FANATIZMI" dhe "KOKFORTESIA" ato qe me bejne te vendosur, perkundrazi eshte BINDJA dhe QENDRESA ime ne KRISHT , i cili nepermjet fjales se tij ne Bibel me zbulon vullentin e tij, me meson dhe me udheheq ne te verteten me ane te Frymes se tij te Shenjte. BINDJA eshte nje virtyt dhe pjese e KARAKTERIT te nje kristiani, gjithmone kur ai qendron ne FJALEN e se Vertets, e cila eshte e shprehur ne Biblen e Perendise.
    BINDJA eshte : te digjosh Fjalen e Perendise , ta njohesh dhe te zbatosh ate, por nese dikush qe pretendon se eshte i Krishtere , dhe nuk e njeh Fjalen e Perendise Biblen, si mendoni ju : cila eshte BINDJA e tij? A eshte ai ne gjendje qe te njohe dhe te beje vullnetine Perendise? Kursesi. Ai eshte vecse nje i verber , i cili perpiqet qe te perhape nje krisht te ndertuar simbas imagjinates dhe mendimit njerezor, te manipuluar prej satanit. Ai nuk ka asnje lloj BINDJE tek Perendia , sepse Besimi i tij nuk eshte ne te VERTETEN (Krishitn).
    Perkufizimi im per BINDJEN eshte ky:
    BINDJE do te thote: Te vepruarit e Besimit , ne njohjen dhe berjen e vullnetit te Jezus Krishtit.
    Nje shembull te qarte rresth faktorit BINDJE e shohim dhe tek Shembelltyra e TALANTAVE MAteu:25:14-30.
    Jezusi na tregon se nje zoteri kishte tri sherbetore, dhe pasi u largua , i dha gjithsecilit nga disa TALANTA (leke), duke i porositur qe te punonin per te , pasi ai do te shkont e ne nje vend te larget. Ai ja u ndavi TALANTAT simbas Aftesive qe ata kishin.
    Jezusi na tregon se dy sherbetoret e pare i moren TALANTAt dhe shkuan dhe bene tregeti me to, duke i dyfishuar ato. Ndersa Sherbetori i trete nuk beri nje gje te tille. Kur zoteria erdhi , ai i thiri me radhe sherbetoret per te pare rezultatet e tyre, Dy te paret i treguan zotrise TALANTAt qe kishin fituar , dhe zoteria ju tha; Ju lumte ju kini ber vullnetin tim , dhe une po ju vendos mbi pasurite e mija, hyni ne gezimin tim. Sherbetori i trete u afrua dhe i tha zoterise se nuk kishte bere azgje me TALLANTAT, por i kishte GROPOSUR ato. Atehere zoteria e mori kete sherbetor dhe e flaku ne erresiren e perjetshme, dhe TALLANTAT e tij ja dha atij qe kishte fituar me shume. Dhe ne fund Jezusi thote : sepse ai qe ka do te kete edhe me , dhe ai qe nuk ka , do ti meret edhe ajo qe ka.
    Ne kete shembelltyre te bije ne sy, BINDJA dhe MOSBINDJA. Dy sherbetoret e pare ju BINDEN ploteisht vullnetit te zoterise , ata ishin BESNIKE ndaj zoterise dhe keshtu i vune ne pune TALLANTAT. Jezusi na tregon se ata qe jan te krishtere te vertete , i BINDEN Perendise dhe bejne plotesisht Vullnetine tij. Perendia i ka dhene cdo te krishteri Tallanten (PASURINE e HIRIT), dhe i krishteri gjate gjithe jetes se tij punon per Zotin duke e vene ne perdorim Dhuraten e HIRIT, dhe duke punuar per INTERES te Krishtit.
    Po me sherbetorin e trete cfare ndodhi?
    Ai e mori TALLANTEN dhe e GROPOSI. Ky veprim eshte ploteisht ne te kunder te vullnetit te zoterise, gjithashtu eshte MOSBINDJE , ndaj fjales dhe vullnetit te zoterise. Nepermejt ketij fakti JEzusi na tregon se , keta lloj te "krishteresh" e marin HIRIN e Perendise dhe e "GROPOSIN", ku GROPOSJE do te thote , te mos e quash per gje HIRIN shpetues qe Perendia dha me ane te KRISHTIT. Kjo ndodh tek keta lloj te "krishteresh" per faktin se, ata nuk e njohin Shkrimin e Perendise Biblen, nepermjt te ciles Perendia i zbulon kristianit Vullnetin dhe madheshtine e Vet. Duke mos njohur fjalen e shkrojtur, ata nuk njohin Fjelan e gjalle . FJALA e gjalle e Perendise i zbulohet te Krishterit nepermjet Shkrimit , me ane te deshmise se Frymes se Shenjte. (apostujt shpallen Krishtin nepemrjt Shkrimit ) .
    Ne fund Jezusi na tregon se ky lloj sherbetori i, cili nuk ju BIND vullnetit te zoterise , meret dhe hidhet ne erresiren e perjetshme. Pra ky eshte vendi i ketyre lloj te "krishtereve" te cilet ecin ne te kundert te vullnetit te Perendie, duke mos ju BINDUr vullnetit te ZOtit Perendi, sepse nuk e kane njohur ate asnjehere.
    " SHUME DO TE ME THONE ATE DITE ,O ZOT, O ZOT , POR UNE DO TJU THEM : IKNI SE NUK JU KAM NJOHUR ASJEHERE ."
    Shume mendojen se e njohin Perendine, por nuk ka njohje te Perendise jashte fjales dhe vullentit te tij , te shprehur ne Bibel.
    Vazhdon
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 21-07-2002 mė 19:58

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Besimtari dhe bibla. "QORTIMI."

    Se pari, dua te me falni pak per mungesen time , keto koh kam qene pak i ngarkuar. Le te vazhdojme perseri me thenien e apostullit Pal tek 2:timot:3:16:ku Pali midis te tjerash thote se, Shkrimi i Perendise eshte i vlefshem per "BINDJEN" e te krishterit.
    Faktikisht ne shkrimin origjinal Grek, fjala e perdorur"ELEGHON", nuk ka kuptim te drejtperdrejte te fjales "BINDJE". "ELEGHON" do te thote; "QORTIM", "KORIGJIM" e tje. Pra kuptimi origjinal i ketij vargu eshte : ...Shkrimi i Perendise eshte i vlefshem per "QERTIMIN" e Besimtarit te krishtere..
    Ketu kemi te bejme me nje QORTIM dhe KORIGJIM, qe Perendia i ben te krishterit nepermjet fjales se tij ne Bibel , ne menyre qe i krishteri te jete sa me i BINDUR ne Zotin Perendi.
    Kjo eshte edhe arsyeja se perse perkethyesi, fjalen ELEGHON , e ka shqiperuar BINDJE.
    Ne shkrimin e mesiperm , une e kam folur rreth BINDJES qe nje i krishtere duhet te kete ne Zotin, pasi BINDJA eshte nje faktor i rendesishem ne jeten e nje besimtari kristian. Por gjithjashtu , une ne kete shkirm do te trajtoj edhe kuptimin e vertet te fjales ELEGHON, qe do te thote : QORTIM.
    Atehere le te citojme edhe njehere fjalet e apostullit Pal. 2Tim:3:16:
    ...sepse Shkrimi i Perendise eshte i vlefshem edhe per Qortimin e te krishterit...
    Perendia e meson te krishterin nepemjet fjales dhe zbuleses se Frymes se Shenjte. Gjithashtu duhet thene se, Perendia e QORTON te krishterin , sa here qe ai nuk eshte duke ecur simbas mesimit dhe vullnetit te Perendise. QORTIMI i Perendise ka per qellim qe, i krishteri ti BINDET dhe te ZBATOJE fjalen dhe vullnetin e Zotit Perendi.
    QORTIMI i Perendise eshte i domosdoshem per cdo te krishtere, sepse nepemjet Qorteses , Perendia i zbulon besimarit gabimet dhe njekohesisht e fton ate dretj pendeses, ne menyre qe i krishteri te jete gjithmone i shejnte perpara Perendise.
    Tek Letra e Hebrenj:12:5-6: thuhet se , Besimteri i Krishter nuk duhet ta percmoje Qortimin e Zotit, duke mos e humbur zemren tij gjate QORTIMIt qe Perendia i ben. Perendia Qorton dhe ndreq ate qe do, ashtu si nje baba qe qorton birin e vet.
    Nepermjet ketij vargu , ne shohim se Perendia qorton vetem bijte te tij, QORTIMI i tij ka per qellim qe, i Krishtri te mos bjere ne lakun e djallit.
    Qortimi i Perendise , i jep mundesine te krishterit , qe ai gjithmone te kthehet dhe te mbaje syte nga KRISHTI. Duhet thene se shpesh here QORTIMI i Perendise , sjell edhe ndeshkim, ne menyre qe i Krishteri te "VIJE ne VETE", pra te hape syte dhe te shohe mekatin, dhe keshtu te kthehet me pendese perpara kembeve te Krishtit, duke mare faljen e mekatetit.
    Eshte e rendesishme qe te thuhet se , QORTIMI i Perendise vjen tek i krishteri , si rezultat i ndikimit te drejtperdrejte qe Shkrimi i Perendise ka ne jeten e te krishterit. Nepermejt Shrkimit , i krishteri eshte ne gjendje qe te njohe rrugen e drejtesise dhe rrugen e mektit, kjo ben te mundur qe ai ti largohet Mekatit dhe te beje drejtesine e Krishtit.
    QORTIMI i Perendise fillon ne zemer te kristianit, qysh ne momentin kur i krishteri fillon te mbylle zemren ndaj Perendise. Keshtu , Zoti Perendi fillon ti flase atij ne shume menyra. Tek Jobi:33:14-33, thuhet se si Perendia e QORTON njeriun duke i folur ne shume menyra , per te vetmin fakt , qe ta shpetoje njeriun nega GROPA.
    Po keshtu 1Gjoni:3:21-22: thote se nese Zemra jone nuk na denon , kemi siguri perpara Perendise. Perse Gjoni perqendrohet ne zemren e te krishterit, dhe e mer ate si nje faktor baze ne mardhenie me Perendine? kjo sepse ne ne zemre te kristianit, banon KRishti. Jezusi eshte Zoti i zemres sone , ai na meson, por ai edhe na QORTON , eshe na NdESHKON edhe na DISIPLINON, Prandaj pak me siper thashe se Qorimi i Perendise , fillon qysh ne zemer te kristianit.
    A mund te flase Perendia ne nje zemer , ne te cilen nuk banon?
    Eshte vecse absurditet ta mendosh nje gje te tille . Sot a ka shume te "krishtere", te cilet vetquhen te tille per shkak te TRADITES FETARE, por ne zemren e tyre ende nuk banon Krishti. Ata nuk e njohin fare Shkrimin e Perendise, dhe duke mos njohur fjalne e Shkrojtur , nuk kane se si te njohin Fjalen e Gjalle , Zotin Krisht.
    "krishti " i tyre eshte i ndertuar simbas endjeve dhe deshirave te tyre. Pali i thote Timoteut se, ne kohet e fundit shume njerez do ti largojne veshet nga e Verteta, dhe do te rendin pas doktrinave mashtruese, duke zgjedhur mesuesa simbas endjeve dhedeshirave te tyre.
    Keta lloj te "krishteresh", jane nje shembull i keq per KRishtin e Perendise. Bibla thote : per shkakun tuaj shahet emri i Perendise nder te huajt. Me jeten dhe deshmine e tyre keta lloj 'kristjanesh" vertetojen se zemra e tyre nuk i Qorton. Perse? Sepse ne zemer te tyre nuk eshte Krishti, nuk eshte fjala e Perendise, nuk eshte Fryma e Shejnte. Dhe se fundi: Perendia QORTON bijte e vet.
    NE vitin 1997, pashe ne Shqiperi se si vidhej, shkatrohej, digjej dhe shkretohetj cdo gje, pashe nje popull te mbytur ne mekat. Po keshtu ne te gjithe kete ZALLAMAHI pashe edhe kishen e vertete te Krishtit, se sa fuqishem ajo qendronte ne doren e Perendise. Gjithashtu pashe edhe keta lloj te "krishteresh" se si vidhnin dhe plackisnin , se si digjnin dhe rembenin, dhe se si drejtonin Bandat ndaj te pambrojturve. Pasi bene shume PASURI , ne te cilen ishte dhe zemra e tyre, keta lloj te 'krishteresh", filluan te tregohen dhe te paraqiten si te krishtere, dhe keshtu u mblodhen se bashku dhe na ndertuan nje kryq te madh ne maje te malit, per te treguar 'krishterizmin" e tyre, dhe haronin se me pare ate duhet te ngrinin kryqin e Krishti ne zemer te tyre. Ne ato dite kudo flitej per "vepren" e tyre "bujare" , prifetirnjte moren pjese ne organizimin e kesaj "vepre" . Ne ate cast theshe : O Zot si duron? Por fjala e Perendise eshte evertete. Ne nje psalm thuhet, se Kete lloj njerezish, qe vetem te krishtere nuk jane, do te ndertojen permendore dhe monumente ndryshme,dhe do tu vendosin emrat e tyre nder to. Ky fakt eshte i vertete. NE qytetin tim , keta lloj 'kristjanesh" ndertuan , pervec kryqit , nje sere faltoresh me ikona te ndryshme shentoresh, dhe ju vune emrat e tyre si ne shenje perkujtimi. Oh.. Hipokrizi e pafund. ...
    Ne cdo feste fetare do ti shohesh kata te 'krishtere" se si dalin ne krye te turmes , perkrah prifertinjve dhe krekosen ne afetarizmine tyre. Do ti shohesh gjate kohes kur hedhin para ne ne arken e kishes , duke treguar se jane te pasur .
    Dikush mund te thote : Perse Perndia nuk i Qorton dhe ndeshkon? E Para ; ne zemer te tyre nuk eshte Krishti dhe fjala e Perendise, dhe e dyta: nuk jane Bij te Perndise.
    Vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Besimtari dhe Bibla. "NDREQJA"

    Perseri le te vazhdojme me Letren e Palit , drejtuar Timoteut.
    2Timot:3:16:
    Midis te tjerash, Apostulli Pal thote se , Shkrimi i Perendise , eshte i dobishem edhe per "NDREQJEN" e Besimtarit te Krishtere.
    Fjala "Ndreqje" nuk ka thjesht kuptimin e te ndrequrit te dickaje , ose riparimi i dickaje te prishur. Ne rastin konkret , kjo fjale ka kuptimin , e mbajtjes ne rruge te drejte te te krishterit, qe Perendia ben nepermjet mesimit dhe fjales se Bibles . "Ndreqja" ka lidhje te drejtperdrejte me "Qortimin", pra si "Qortimi" po keshtu edhe "Ndreqja", vijne prej Perendise dhe jane prezente ne jeten e te krishterit. Ne Bibel ka shembuj te ndryshem ku ne mund te shohim konkretisht se si Zoti Perendi e qorton dhe e ndreq besimtarin sa here qe ai gabon. Psh, Jezusi shpes here i qortonte apostujt kur ata gabonin dhe nuk ecnin drejt simbas mesimt dhe fjales se Krishtit. Pra qellimi i Krishtit dhe i Perendise ishte dhe eshte : Ta ruaje te krishtrin nga rruga e shkatrimt.
    # Si vepron dhe ndikon "Ndreqja" ne jeten e nje te krishteri?
    Bibla eshte libri , nepermjet te cilit i krishteri mer mesimin e Perendise. Fryma e Shenjte e zhvillon aktivitetin e mesimdhenies tek nje i krishtere, gjithmone nepermjet fjales se Perendise , e cila eshte e shkrojtur ne bibel. Me kete dua te them se nese nje i krishtere nuk e njeh shkrimin e Perendise , ska se si te mare njohuri prej Frymes se Perendise, dhe duke mos mare njohuri ai nuk mer mesim , dhe duke mos mare mesim , ai nuk mund te "Ndreqet" nga rruga e mekatit ne te cilen eshte duke ecur. I Ndrequr , simbas Bibles do te thote: Ishpetuar, i bashkuar me Krishtin, i ardhur ne paqe me Perendine.
    Tek Psalmi2:10: Perendia thote:
    " Tani pra o mbreter, tregohuni te urte, pranoni "NDREQJEN", o gjyqtare te dheut."
    Shikojeni me kujdes kete varg. Psalmisti thote se , te pranosh "NDREQJEN", se pari duhet te jesh i "URTE". Pra NDREQJA e Perendise vepron vetem tek te URTIT.
    CFare do te thote , te qenit i URTE?
    I URTE do te thote: i ditur, i zgjuar, i nxene e tje. Por per cfare URTESIE behet fjale? Ketu nuk behet absolutisht per URTESI dhe DITURI njerezore. Bibla na nxjer ne perfundimin se, Dituria njerezore , eshte marezi per Perendine, dhe Dituria e Perendise eshte marezi per njeriun. ASnje fe nuk e pranon kete thenie te Bibles , pervec besimit te Krishtere. Te qenit i URTE per Perndine
    do te thote: Te besosh dhe te pranosh JEzus Krishtin, Fjalen e Perendise, pasi ai eshte URTEISA dhe DITURIA , Jeshte Krishtit nuk ka URTEIS dhe DITURI Perendie. Nje i Krishter ka URTEISNE e Perendise , nese beson vetem tek Krishti 1Kor:2:16: Ky fakt na tregon se, NDREQJEN e pranojne vetem bijte e Perendise .
    Eshte e rendesihme te ritheksojme perseri se , Ndreqja e Perendise vepron mbi te krishterin, si rezultat i i ndikimit te drejtperdrejte qe Shkrimi i Perendise ben tek i krishteri.
    Ka plot pseudokristiane, te cilet vetem kristiane nuk jane, qe ecin ne te kundert me fjalen dhe vullnetin e Zotit Perendi. Kjo vjen per faktin se , ata nuk njohin mesimin e Perendise , dhe duke mos njohur mesimin nuk mund te njohesh Perendine, pra tek ky i "krishter" nuk mund te veproje as qortimi , as bindja, dhe as ndreqja e Perndise. Dhe psalmisti tek Psalm:2:10: thote se Ndreqja e Perendise vjen tek njeriu nese njeriu ka URRTESINE e Perendise.
    Ky shkrim mbi "NDREQJEN", nuk eshte shume i gjate, pasi , meqenese Ndreqja ka lidhej te drejtperdrejta me Qortimin dhe Bindjen, une shume gjera i kam trajtuar dhe shpjeguar ne shkrimet e me siperme . Gjithsesi duhet then se NDREQJA e Perndise vjen vetem tek bijte e Perendise . Nepermjet kasaj Perendia ka per qellim qe ta udheheqe , ta mesoje , ta ruaje dhe ta largoje Besimtarin kristian nga rruga e shkatrimit.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Vazhdon.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 21-07-2002 mė 13:03

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Besimtari dhe Bibla. "EDUKIMI me DREJTESI."

    Sa vjen dhe po afrohemi drejt fundit te kesaj teme , e cila ne qender te saj ka : rendesine qe Shkrimi , (bibla) ze ne jeten e te krishterit, si dhe aktiviteti i saj i pazvendesueshem.
    Le te vazhdojme me poshte me thenien e apostullit Pal , tek 2Timot:3:16:
    Me poshte Apostulli Pal thote se, Shkrimi i Perendise eshte i vlefshem edhe per "EDUKIMIN" e te krishterit , simbas DRJETEISE se Perendise.
    Fjala Greke ketu , e perdorur prej apostullit Pal eshte:
    "Ekpaideusin"(ekpedhevsin), qe do te thote: "Arsimim", "edukim" e tje. Nje nder qellimet kryesore te Shkrimit, eshte Arsimimi ose Edukimi i te krishterit , simbas Drejtesise se Perendise. Ne shkrimin e mesiperm une thashe se, te njohesh Diturine dhe Urtesine e Perendise , do te thote: Te besosh dhe te pranosh Jezus Krishtin, sepse Ai eshte Dituria dhe Urtesia e Perendise. Apostulli Pal na jep nje veshtrim te qarte tek letra e 1Kor: 1:30: , ku midis te tjerash ai thote per JEsusin se: Perendia e beri Jezusin per ne, DITURI, DREJTESI dhe SHENJTERIm. Kjo tregon se Jashte Jezus Krishtit nuk ka njohje , dhe bashkim me Perendine.
    Shkrimi i Perendise , i tregon te Krishterit rrugen e vertete per tek Perendia , dhe kjo rruge eshte Zoti Krisht. Gjithashtu Shkrimi i Perendise e Meson te krishterin duke e arsimuar ose edukuar me fjalen dhe drejtesine e Perendise. Fjala EDUKIM ose Arsimim, nuk ka thjesht kuptimin e nje edukate te krishtere, dmth. siperfaqsore. Fjala EDUKKIM , shpreh dhe tregon tek i krishteri nje jete te re, e cila eshte nen Krishtin, pra ketu kemi te bejme me nje krijese te re, te ndertuar simbas natyres dhe karakterit te Zotit Krisht. Kjo krijese u ringjall se bashku me Krishtin dhe nuk jeton me per vete e vet , por jeton per Perendine , duke bere vullnetin e Perendise. Pikerisht kjo krijese e re ne Krisht , eshte e EDUKUAR simbas DRJETESISE se Perendise. Shikoni pra se sa e rendesishme dhe vendimtare eshte Bibla ne jeten e te krishterit , menjanimi dhe mos njohja e saj , do te thete : te mos njohesh vullnetin dhe diturine e Perendise. Jo me kot Jezusi thoshte per gjate predikimeve: "Kush ka veshe le te digjoje". Npermejt "Degjimit" te Fjales se Perendise i krishteri mer BESIMIN , i cili jepet prej Perendise. Nepermejt BESIMIT ai ndjek Krishtin dhe ben Vullnetin e Perendise. Npermjet BESIMIT ai mesohet , qortohet dhe ndreqet prej Perendise. Nepermjet BESIMIT ai EDUKOHET dhe ARSIMOHET prej Perendise , per te qene i DREJTE perpara Perendise. Fjala i DREJTE , ka kuptim fondmental ne besimin e krishtere. IDREJTE do te thote : i pamekatshem dhe i shenjte, ne u beme te DREJTe vetem me ane te Jezus Krishtit, seps ai eshte drejtesia jone. Jezus Krishti erdhi pikerisht per ta BERE dhe per ta NXJERE njeriun te DREJTE perpara Perendise. Pa qene njeriu i DREJTE , simbas DREJTEISE se Perendise , nuk mund te hyje ne mbreterine e Perendise, pra nuk mund te vije ne paqe me Perendine. BESIMI i eshte dhene te Krishterit prej Perendise , si e vetemja menyre per te sjelle ate ne DREJTESINE e Perendise, prandaj dhe Krishti u be DREJTESI per ne, dhe te besuarit tek Krshti eshte mundesia e vetem per tu bere i DREJTE simbas DREJTEISE se Perendise.
    Ne perkethimine e ri te bibles fjala DREJTESI , ne shume raste eshte perkthyer "shfajsim","shpengim"e tje. Por ne origjinalin grek kjo fjale eshte "DIKAIOS" (dhikeos), qe do te thote DREJTESI. Per mua perkethimi me korekt i Dhajtes se re eshte ai i K. Kristoforidhit, i cili i ka qendruar besnik origjinalit Grek, mbasi ka qen edhe njohes i shkelqyer i Elenishtes se vjeter, ne te cilen eshte shkrojtur dhe Ungjilli i Krishtit.
    Apostulli Pal na jep vizion teper te qarte , mbi rendesine qe Shkrimi ze ne jeten e te krishterit, mbi edukimin dhe arsimimin qe Shkrimi i jep te Krishterit , mbi njohjen dhe rrugen e vetem per tu drejtetesuar i krishteri , pra pa shkrimin e Perendise nuk ka njohje dhe Besim tek Krishti , dhe keshtu nuk ka Paqe me Perndine.
    Rendesia e Edukimit te te krishterit.
    Gjate tratjimit te kesaj teme , ne pame se sa vend te rendesishem ze Shkrimi ne jeten e nje te krishteri. Nje nder qellimet e Shkrimit eshte: , rendesia e pazvendesueshme qe ai ben ne EDUKIMIN dhe ARSIMIMIN e te krishterit. Por cili eshte qellimi i Edukimt dhe Arsimimit , qe Perendia i ben te Krishterit?
    Le te shohim se cfare ju tha Jezusi Apostujve , perpara se te ngjitej ne Qiej.
    " Shkoni dhe predikoni Ungjilline shpetimit."
    I gjithe qellimi i Perendise ne edukimin dhe arsimimin qe ai i ben te krishtrit nepermejt bibles , ka per qellim jo vetem shpetimin e te krishterit me ane te besimit tek Krishti, por ka per qellim edhe perhapjen e ungjillit, sakrifikimin e jetes per
    Krishtin, te punuarit me devotshmeri per Krishtin. Pra nje i krishtere i arsimuar dhe i disiplinuar ne krishtin Jezus , ashte nje LUFTETAR besnik i JEzus Krishtit, (por jo luftetar qe lufton kunder MISHIT dhe GJAKUT) i cili lufton kunder frymerave dhe pushteteve te erresires. Vete Jezus Krishti eshte shembulli i pare , ku ne shohim rrugen qe duhet te pershkruaj nje i krishtere.
    Perfundimisht themi se te qenit i arsimuar me ane te mesimit te fjales se Perendise, eshte nje garanci per cdo te krishtere, qe kerkon te njohe dhe te beje vullnetin e Perendise.
    Ps. mund te beni komentet tuaja.
    Deshmuesi i Krishtit
    VAzhdon.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Besimtari dhe Bibla. "I PERKRYER PER VEPRAT E PERENDISE"

    Ky eshte shkrimi i fundit persa i perket temes: "Besimtari dhe Bibla".
    Shkrimi i Perendise lot rolin vendimtar ne formimin e te krishterit. Pali tek 2Timot:3:17: na tregon se , nepermjet mesimit te Shkrimit te Perendise , i krishteri shkon drejt "PERKRYERJES" duke u transformuar ne nje karakter me Krishtitn. Ai tashme eshte i gatshem per te kryer "VEPREN" e Perendise. Mendoj te ndalemi pak tek ky fakt.
    Pa njohur Shkrimin e Perendise(Biblen) dhe pa mare mesimin e fjales , nuk mund te kryesh dot vepren e Perendise. Kjo , sepse nuk ke njohurine dhe diturine e Perendise. Nese vereni me kujdes thenien e Palit tek 2TTimot:3:16: ai thote se; Shkrimi i Perendise eshte i dobishem per "Arsimim" dhe "Edukim " me "Drejtesi" te kristjanit. Pra i krishteri fillon te beje vullnetin e Zotit , pasi ai ka ardhur ne paqe me Perendine, pasi ai ka mare dhe pranuar fjalen e Perendise Biblen. Perendia e meson dhe e edukon ate cdo dite nepermjet Shkrimit te tij, dhe keshtu i krishteri zbulon dhe ben vullnetin e Perendise , nepermjet veprave qe ai kryen.
    Shkrimi dhe Fryma e Perendise, jane faktoret vendimtare ne formimin dhe forcimin e te qenit kristjan. Nje njeri i cili nuk i ka keta dy faktore ne veten e tij, kurre nuk mund te pretendoje se eshte nje kristian i vertete. Jezusi tha: Qendroni ne fjalen time...Gjon:15:7,10:... dhe perseri ai thote: Dhe kur te vije Ngushelluesi , Fryma e Shenjte, ai do tju mesoje cdo gje dhe do tju kujtoje te gjitha keto qe une ju thashe. Gjon:14:26:
    Jezus gjate gjithe kohes e mesonte popullin e Perendise nepermejt fjales se Perendise , por ata ishin shume te renduar nga "Veshet". Bile dhe vete apostujt , nuk ishin ne gjendje qe ta kuptonin mesimine Jezusit, prandaj shpesh here JEzusi ju thoshte: Bespaket..., juve ju eshte dhene qe te njihni misterin e fjales. Ky mister u zbulua tek apostujt ,dhe zbulohet tek te gjithe te krishteret , nepermet Frymes se Shenjte. Jeshte Frymes se Shejnte nuk ka mesim dhe zbulese te Perendise.
    Mund te shkosh nje jete te tere ne kishe , por nese nuk njeh biblen e Perendise, nuk mund te kesh as zbulesen e Frymes, dhe duke mos pasur Fjalen dhe Frymen e Perendise , nuk mund te njohesh dhe te besh vullnetin e Perendise. Por nese nuk e njeh vullnetin e Zotit , si do te mund ta besh ate? Vullneti i Perendise eshte : te besosh tek Krishti , Gjon 6:40:
    Jezusi tha : qendroni ne fjalen time... dhe Fryma e Shenjte do tu mesoje dhe tju shpjegoje te gjitha ato qe une ju kam thene. Por ku u shkrojten mesimet dhe fjalet e JEzusit? Fjalet dhe mesimet e JEzusit u shkruajten ne BIBEL, si nje domozdoshmeri e vecante, ne menyre qe i krishteri te njohe dhe te pranoje te verteten, JEzus Krishtin. Pra nese ju nuk njihni Shkrimin , dmth. mesimin e Jezusit, atehere: Cfare do te te mesoje dhe zbuloje Fryma e Perendise? Bibla na tregon Jezusin , por Fryma deshmon ne zemren tone se Jezusi eshte Biri i Perendise , Zot dhe i plotfuqishmi Shpetimtar. Shkrimi nuk mund te kuptohet nese nuk eshte prezent Fryma e Shenjte, por edhe Fryma nuk mund te deshmoje nese Shkrimi mungon. Pra midis Frymes dhe Fjales ka nje UNITET te pandare.
    Fryma e Perendise nuk mund te jete prezent tek ai njeri, i cili nuk e njeh dhe nuk e pranon Biblen e Perendise. Te mos pranosh Biblen do te thote ,te mos pranosh mesimin dhe fjalen e Jezusit, dhe te mos pranosh fjalen e tij do te thote , te mos pranosh JEzus Krishtin vete. Sepse nese jeni ne MUA , thote Jezusi, atehere edhe Fjala ime eshte ne ju.Gjon:15:7:
    Shume njerez thone : Jemi te krishtere, por ne fakt nuk e njohin Biblen dhe jo vetem kaq, por shpesh here ecin ne te kundert te mesimit biblik, per shkak te mosnjohjes. Brezi yne nuk ka mundesi qe ta shohe Jezusin fizikisht , ashtu sic e pane apostujt. Por ne e shohim Jezusin nepemjte refimit dhe mesimit te Fjales se tij ne Bibel, dhe deshmise qe Fryma e Perendise jep ne zemren tone . Por duhet thene se si apostujt po keshtu eshe ne , njohim dhe besojme te njejtin Krisht, nepemjet te njejtes "MENYRE": Rrefimit Biblik dhe deshmise se Frymes se Shenjte.
    #Bibla dhe njeriu.
    Vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 27-07-2002 mė 18:33

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Besimtari dhe Bibla. "BIBLA DHE NJERIU."

    Shume njrerez e lexojne Biblen, por jo te gjitheve ju ZBULOHET mesazhi i Perendise. Psh. tjeter mesazh marin besimtaret e Krishtere, dhe tjeter jo te krishteret. Kjo , sepse Fryma e Shenjte eshte prezent dhe zbulon misterine fjales , vetem tek ata qe besojne dhe i perkasin Jezus Krishtit.
    Bibla eshte fjala e shkrojtur e Perendise , ku Perendia nepermjte ketij libri i shpall njeriut rrugen, nepemjet te ciles njeriu duhet te ece per te ardhur ne paqe me Perendine. Por a e pranojne te gjithe kete zbulese te bibles? Psh. nje mysliman perpiqet qe ta interpretoje biblen krejt kunder ketij mesazhi . Perse? A nuk lexon te njejtat vargje si ai, po keshtu edhe i krishteri? Atehere perse perfundimi nuk eshte i njejte. Mos valle gabon Bibla? Arsyeja e veteme se perse njerezit qe lexojne biblen, dhe nuk marin te njejtin mesazh me te krishteret eshte: Besimi ne Krisht, dhe prezenca e Frymese se Shenjte. Ata qe nuk besojne tek Krishti nuk qendrojne ne fjalen e Krishtit , dhe keshtu Fryma nuk eshte ne ta , sepse Krishti tha : Kur te vije Fryma e Shenjte , ai do tju mesoje te gjitha keto qe ju THASHE.
    Pra eshte e rendesishme qe se pari te vish ne Krishti , dhe me pas ai te jep Zbulesen e misterit te Perendise, nepermjet Frymes se Perendise.
    Dikur kur une NUK BESONJA tek Krishti, mu dha mundesia qe te lexoja disa pjese te Bibles, dhe te them te drejten nuk arrinja qe te kuptonja azgje, sepse gjithshka me dukej thjesht nje peralle e pakuptimte. Por sot pyes veten: Perse i vetmi LIBER qe ndryshoi jeten time , dhe qe nuk mund ta krahasoj ate me asnje lliber tjeter eshte pikerisht vetem Bibla ? Ky fakt tregon me se miri arsyen se, perse Bibla nuk mund te kuptohet jashte Besimit tek Krishti dhe prezences se Frymes se Shenjte. Une arrita te kuptoj dhe te marr zbulesen e misterit te fjales se Perendise ,vetem npermjet besimit tek Krishti, dhe keshtu Fryma zbuloi tek une pikerisht mesimin e Jezusit. A nuk ju tha Jezusi apostujve: Qendroni ne Fjalen time... Dhe Fryma do tju zbuloje gjithshka qe une ju kam THENE? Kjo eshte arsyeja kryesore se perse shume njerez , te cilet e lexojne biblen jashte besimti tek Krishti, nuk mund te marin te njejtin mesazh me ate te te krishtereve.
    Le te ndalemi pak tek aktiviteti i Shkrimit dhe Frymes se Shenjte , ne jeten e besimtarit kristian.
    Besimtari kristian pergjate gjithe jetes se tij ne Krisht , kalon ne nje "proces" transformimi. Ai ndryshon nga BRRENDA dhe interpreton nga JASHTE. Ai nuk ben nje ndryshim brenda "lloit" njerezor, por ai kthehet ne nje "lloj" krejt te ri , ose ne nje krisjese te re te krijuar simbas Krishtit Jezus. Kjo krijese e re, eshte krejt e kundert me krijesen e meparshme njerezore. Pali na thote tek Romaket se, kush vjen ne Krishti eshte i vdekur per boten, dhe i gjalle per Perendine. Pra Pali na jep nje ndarje drrastike midis krijeses njerezore mishore, dhe krijese se re ne Krisht. Ai thote se njera eshte e VDEKUR per Boten , dhe tjetra eshte e Gjalle per Perendine . Krijesa e re nuk udhehiqet me nga deshirat dhe vullneti njerezor, ajo udhehiqet nga Fjala dhe Fryma e Perendise, ajo jeton vetem per Krishtin.
    Te vish ne Krishti do te thote : te kalosh nga vdekja ne jete, dhe ky kalim u arrit nepemjet vdekjes dhe ringjalljes se e Krishtit, ku njeriu mekatar vdiq njereher e pergjithmone me Krishtin , dhe krisjesa e re u ringjall ne jetene re , se bashku me Krishtin.
    Ne bibel Jezusi na jep nje shembelltyre te qarte rreth ketij KALIMI. Ai naj zbulon kete dukuri nepermjet shembelltyres se Djalit plangprishes. Kthimi i djalit prane atit te tij, ishte kalimi qe ai beri nga jeta meparshme mekatare dhe imorale, ne jeten e re , prane atit. Prandaj Ati i tij tha:
    Biri im ishte i vdekur dhe erdhi ne jete. Por mbas ardhjes se djalit ne JETE , ne shohim se ai kalon ne nje "proces" pastrimi. Me kete Krishti na tregon, aktivitetin qe Fryma dhe Fjala e Perendise kryen ne TRANSFORMIMIN E te krishterit. Dhe konkretisht ne kete shmembelltyre Jezusi na tregon te gjithe elementet , te cilat i shpreh nepemjet simboleve. Per kete Ati tha: Sillni ketu Veshjen me te mire dhe vishjani birit tim, verin i unazen ne gisht dhe kepucet ne kembe. Nese ben krahasimin e djalit plangprishes ne kushtet e meparshme, me ato te mevonshmet , ato jane katerciperisht te kunderta. Ne ratin e pare kemi te bejme me nje djale nen mekat , i cili ecte ne vullnet te kundert me ate te Atit, ndersa ne rastin e kthimit ne prani te atit dhe i veshur me veshjen me te mire , kemi te bejme me nje BIR te dashur i cili pranon plotesiht qe te ece dhe te beje Vullnetine Atit te tij.
    Por cfare simbolizon Jezusi me VESHJEN e te Krishterit prej Atit Perendi?
    Pasi i krishteri eshte kthyer tek Ati Perendi , ai nepermjet hirit dhe dashurise se Atit Perendi mer faljen e mekatit , dhe nepermjet Gjakut te Krishti Pastrohet nga mekati. Pra ne kete menyre ai eshte i gatshem per te mare VESHJEN e Perendise. Por kush eshte Veshja, Unaza dhe Kepucet?
    Tek kolos:3:9: Pali midis te tjerash thote : ..."ju e zhveshet njeriune vjeter me veprat e tij."
    A nuk erdhi djali plang. para atit te tij me rroba te grisura dhe zhele zhele, te cilat simbolizojne mekatin dhe jeten e piste mekatare? Ne vargun 12-te. Pali na tregon VESHJEN qe i krishteri mer pasi eshte pastruar nga mekati . Per ket ePali thote: "Vishuni pra si te zgjedhur te Perendise, shenjtore dhe te dashur, me DHEMSHURI te brendshme, MIRESINE, PERULESINE, ZEMERBUTESINE, dhe me DURIMIN." dhe ne vargun 14-te thote: dhe permbi te gjitha keto vishni DASHURINE."
    Kjo eshte VESHJA mbreterore qe i krishteri vesh prej Perendise.
    Te gjitha keto virtute si:Dhemshuria, zemerbutesia, durimi miresia, dashria Besimi, perulesia, paqja, vetkontrolli e gezimi , jane FRUTA , qe FRYMA e Perendise jep tek I krishteri Gal:5:22:. Nepermjet ketrye FRUTAVE, Fryma e Shenjte e transformon Kristjanin ne thelb te Karakterit , duke e kthyer dhe bere ate, ne te njejtin Karakter me Krishtin. Pra ketu kemi te bejem me nje pune teper te rendesishme qe Fryma e Shenjte ben tek i krishteri. Por gjithshka kryet ne bashkepunim te pandare me Fjalene e Perendise. Fryma e Shenjte jep keto Fruta , dhe i Krishtri nepemjet Leximit te Bibles dhe zbuleses qe Fryma ben tek ai , RRITET dhe PIQET ne BESIM. Keshtu ai eshte i gatshem per te kryer vepren e Perendise.
    Frymea e Perendise kryen tek i krishteri ativitetine tij ne dy drejtime: E ndryshon te Krishterin ne nje karakter me Krishitn nepermejte FRUTAVE, dhe e FUQIZON ate nepermjet HARIZMAVE(dhuratave te Frymes). Ky mesim eshte shume i rendesishem per cdo te krishtere , i cili deshiron qe te ndjeke Krishtin hap pas hapi. Mbase me gjeresisht ne nje teme tjeter do te flas mbi aktivitetin konkret qe Fryma e Perendise ben ne jeten e te krishteit .
    P.S. Gjithsecili eshte i lire qe te prononcohet ne lidhje me kete teme. Une mendoj se eshte nje rast i mire, ku ne mund te shkembejme mendimet tona ne njohurine e e fjales se Perendise, dhe jo ta kundershtojme pa baza dhe ta perbuzim njeritjetrin, per faktin se i perket atij apo ketij sekti. Arsyeja se perse permbahem sa here qe me ngacmojne eshte se , ketu eshte vendi ku dikush shpreh dhe deklaron mendimin dhe doktrinen e tij, gjithmone te mbeshtetur ne Bibel dhe zbulese te Frymes se Perendise.
    Deshmuesi i krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 29-07-2002 mė 21:06

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Jobesimtari dhe bibla.

    Tek Tema a meparshme : " Besimatari dhe bibla ", solla nje kendveshtrim dhe fakt biblik, mbi rendesine fondamentale qe bibla ze ne jeten dhe ne formimin e te qenit: I KRISHTERE.
    Ne kete teme do te perpiqem qe te sjell rrugen apo menyren e gabuar qe ndjekin jo te krishteret , ne lidhje me percaktimin e Bibles, si dhe pretendimet qe ata kene rreth besimeve jashte te vertetes biblike.
    Bibla eshte libri me i vjeter nder te gjithe shkrimet e koherave, por madheshtia e bibles nuk qendron ne kete fakt. Madheshtia e ketij libri qendron ne mesazhin dhe vertetesine qe ky liber permban ne vetvete. Autori frymezues i ketij libri eshte vete Krijuesi dhe i vetmi Perendi, JEHOVAH. Gjithashtu duhet thene se , Bibla nuk eshte si librat e tjere, perfaktin se ne te eshte e shprehur DITURIA dhe MENCURIA e Perendise, e cila eshte krejt e ndryshme nga mencuria nerezore. Diku ne Bible thuhet:
    " Mencuria e Perendise eshte marezi per njeriun, dhe mencuria e njeriut eshte marezi per Perendine."
    Ketu kemi te bejme me dy lloj mendimesh dhe zgjuarsish te ndryshme , te cilat jane krejtesisht te kunderta me njereatjetren. Ky fakt na tregon se , asnje mendje dhe zgjuarsi njerezore , nuk mund te kuptoje dhe te njohe , mendimin dhe zgjuarsine e Perendise. Po keshtu , asnje njeri nuk mund te njohe Perendine dhe udhet e tij. Pra si perfundim themi se, midis njeriut dhe Perendise ekziston nje ndarje e tejskajshme, dhe njeriu mund ta njohe Perendine vetem nese Perendia i zbulohet atij.
    Bibla na jep shume fakte rreth ketij mendimi. Psh.nese shohim Abrahamin; Fillimisht Perendia i FOLI Abrahamit , dhe me pas i zbuloi vetveten . Cfare duhej te bente Abrahami perpara thirjes se Perendise? Para tij ishin dy mundesi: Te digjonte zerin e Perendise dhe ti bindej Atij, ose te qendronte ne poziten e tij njerezore, duke mos ju bindur zerit te Perendise. Bibla na tregon se Abrahami u cua dhe veproi ashtu si Zoti i tha. Ky veprim i dha mundesine Abrahamit , qe te njohe Perendine dhe te behet miku i Perendise. Me kete fakt dua te them se, nuk mund ta njohesh Perendine , diturine dhe zgjuarsine e tij , pa e pranuar ate fillimisht ne zemren tende. Nese Abrahami nuk do ti bindej zerit te Perendise, ai kurre nuk do te kishte mundesi qe ta njihte Zotin, ai kurre nuk do te njihte mendimin dhe planin e Perendise. Pra njohja drejt Perendise fillon se pari prej PERZGJEDHJES se LIRE te njeriut, vazhdon me PRANIMIN qe ai i ben Perendise ne zemer te tij duke mare BESIMIN e Perendise, dhe perfundon me te qenit BIR i Perendise. Jashte kesaj MENYRE nuk ka njohje dhe mardhenie me Perendine.
    Nese njeriu fillon te ndertoje mardhenien e tij me Pernedine
    jashte MENYRES biblike, ai eshte vecse nje i MASHTURAR, per faktin se , eshte mbeshtetur ne mencurine dhe zgjuarsine njerzore, dhe bibla thote se : "mencuria njerezore eshte marezi per Perendine." Kjo do te thote se asnje mendje njerezore nuk mund te njohe Mendjen dhe Udhet e Zotit, Rom:11:33-36.Kjo eshte arsyeja se perse plot njerez e lexojne biblen dhe nuk e kuptojne ate, sepse perpiqen qe te zbulojne te Thellat e Perendise me mendjen dhe zgjuarsine e njeriut. Prandaj disa e keqinterpretojne biblen, te tjeret e zhvleftesojne dhe disa e perbuzin.
    Bibla vertet eshte Zbulesa e Perendise per Njeriun, por njeriu duhe te ndjeke MENYREN per ta mare kete zbulese. Mesazhi i parer qe Perendia i drejton njeriut nepermjet bibles, fillon me keto fjalet: EJANI TEK UNE, thote Perendia...Isaia:1:18.
    Pra te vajturit tek Perendia, te jep te vetmen mundesi qe te njohesh Perendine dhe udhet e Tij. A nuk veproi keshtu dhe Abrahami?
    #Qenia njerezore.
    Vazdhon,
    Deshmuesi i Krishtit.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Jobesimtari dhe bibla.

    # QENIA NJEREZORE
    Nese sheh qenien njerezore dhe e studion ne imtesi , fakti qe te bie ne sy eshte: NJERIU nuk lind i ditur dhe i mesuar, por ai lind me AFTESINE per te mesuar dhe marre diturine. Ky fakt me con ne perfundimin se , NJERIU ka AFTESI per te bere gjithshka, por i mungon MENYRA. Pra Njeriu ka aftesi per ta njohur Perendine , dhe per te fituar dhe arritur cdo gjeje, por gjithmone nese gjen MENYREN. Bibla na tregon se MENYRA e vetme per tek Perendia eshte : JEzus Krishti. Ai naj jep te qarte kete MENYRE tekGjon:14:6: kur thote:
    " Une jam UDHA , e VERTETA dhe Jeta, askush nuk mund te vije tek Ati , pervecse nepemrmjet meje."
    Kjo eshte MNYRA e veteme qe Perendia i afron NJERIUT , per ta sjelle ne paqe me veten e Tij.
    #Nese nuk pranon MENYREN , mbetet vetem AFTESIA.
    Perendia i dha njeriut MENYREN per te ardhur tek Perendia dhe kush e pranoi ate , u be pjese e Perendise. Pyetja eshte: Po ata qe nuk e pranuan kete MENYRE te Perendise?
    Bibla na tregon se ekziston edhe nje qenie tjeter e fuqishme , emri i te cilit eshte Satan. Ai eshte kundershtari dhe armiku numur nje i Perendise. Shume njerez e kane digjuar kete emer , por fatkeqesisht shume pak e njohin. Satani duke qene kundershtar i Perendise, luften e tij ai e ka perqendryar kryesisht tek njeriu, pasi njeriu eshte krijesa me e dashur per Perendine, prandaj Perendia e krijoi ate simbas shembelleses se vet. Edeni eshte vendi ku satani e mundi NJERIUN, dhe kjo beri te mundur qe Njeriu te humbase paqen me Perendine, duke hyre nen skllaveri te MEKATIT. Por Zoti Perendi nuk e haroi krijesen e tij, Ai dergoi Birin e tij te vetmelindur Zotin Krisht , i cili e mundi satanin dhe vdekjen , duke e cliruar perfundimisht njeriun nga Mekati dhe Vdekja. Kjo eshte MENYRA , qe Perendia e ofroi per Njeriun , ne menyre qe ta cliroje ate nga vdekja , dhe ta sjelle ne paqe me vetene TIJ.
    JEzusi na konfirmon se , ai eshte e vetmja MENYRE , per ta sjelle njeriun tek Perendia. Ai njeri i cili nuk e pranon MENYREN e dhene nga Perendia Zotin Krisht, nuk ben gje tjeter vecse qendron ne AFTESINE e tij. Ne thame se Njeriu ka AFTESI , por kjo AFTESI pa MENYREN eshte vecse nje verberi dhe nuk sjell asnje rezultat te frutshem.
    Satani kur sheh se Njeriu nuk e pranon MENYREN e Perendise, dhe duhet then se ai ben cdo gje qe eshte e mundur per ta ndalur njeriun qe te mare MENYREN e Perendise, ai i ofron njeriut "Menyren" e tij, e cila nuk eshte gje tjeter vecse nje manipulim dhe mashtrim. Nga ana tjeter , njeriu e ka shume te lehte qe te pranoje "menyren" satanike per faktin se ai eshte nen skllaveri te MEKATIT, e cila udhehiqet prej Satanit. Vetem nese Njeriu perzgjedh MENYREN e Perendise, ai clirohet nga kjo mbreteri e ERRESIRES dhe nga thonjte e Satanit dhe vdekjes.
    Njeriu ndodhet perballe dy alternativave, MENYRES se Perendise dhe "menyres" se Satanit. Ai eshte i lre qe te perzgjedhe dhe te vendose aftesine e tij mbi secilen menyre. Ketu eshte pika me e rendesishme ne jeten e Njeriut, prej kesaj perzgjedhjeje varet dhe perfundimi. Nese Njeriu do ta perzgjedhe menyren e satanit, ai do te shkoje drejt nje fundi shkratmimtar.
    " Menyra" e satanit eshte e zbuluar per nje te krishtere, jo per shkak te zgjuarsise se tij , por per shkak te zgjuarsise dhe diturise qe Perendia i jep te Krishterit nepermjet MENYRES Jezus Krisht. Psh. Shume lehte mund te dallosh dhe te deshmosh se nje "vije" eshte e shtrember , nese ke konceptin e "vijes" se drejte. Nje i krishtere e dallon mekatin sepse ka konceptin e DREJTESISE se Perendise ne Zemer , Zotin Krisht.
    # Menyrat satanike.
    Menyrat satanike jane shume te kamufluara dhe manipuluese. Meqenese njeriut i mungon dituria e Perendise, ai duke e shfrytezuar kete dobesi te njeriut , i afron atij nje menyre mashtruese, rreth njohjes se Perendise. Shume besime i drejtohen dhe mendojne se njohin Perendine e vertete, por nese ata nuk kane pranuar MENYREN e Perendise, Zotin Krisht , jane plotesisht ne nje manipulim te plote prej te ligut satana. Argumenti me bindes eshte fakti se , te gjitha fete dhe besimet ne bote , nuk te nxjerin ne te njejtin perfundim. Vetem besimi i krishtere , ka te argumentuar dhe te plote MENYREN e vertete per te ardhur ne paqe me Perendine. Vetem ne Biblene Perendise do te gjeni nje deshmi te qarte , te then nga goja e JEzusit, kur ai deshmon se : Une jam RRuga , e Verteta dhe Jeta. per tek Ati Perendi.
    Deshmuesi i Krishtit.

Tema tė Ngjashme

  1. Thėnie Filozofike
    Nga W-A-N-T-E-D nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 306
    Postimi i Fundit: 11-07-2020, 09:25
  2. Besimtari Dhe Demonėt.
    Nga daniel00 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 04:51
  3. Besimtari ne Sprove
    Nga toni_d nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2005, 02:28
  4. Kungata Hyjnore
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-06-2005, 23:17
  5. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •