Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Post Rreziku i terrorizmit për Shqipërinë

    ------------------------------------------------------------

    Terrorizmi, ministri Toska takim urgjent me drejtorët e policise

    Ministri i Rendit Publik Igli Toska, ka mbledhur paraditen e djeshme në një takim më ambientet e ministrisë drejtorët e drejtorive të qarqeve dhe ata të drejtorive qëndrore të Policisë së Shtetit. Sipas bumimeve objekt i këtij takimi ka qenë gjendja e rendit dhe e qetësisë ne vend dhe masat parandaluese për rrezikun terrorist. Vetëm tre ditë më parë me urdhër të Toskës, Policia e Shtetit kaloi në gjendje emer-gjence me shrëbime të përforcuara (Gatishmëria numër 2) dhe dje krerët e policisë raportonin për rezultatet e këtyre masave. Ngjarjet e rënda të ndodhura nga shpërthimet e trenave në Spanjë dhe kërcënimi i vazhdueshëm terrorist për mbarë botën e qytetëruar ka bërë që policia të ndërtojë një plan të veçantë masash për të siguruar qytetarët e vet si dhe diplomatët e qytatarët e huaj në Shqipëri. Të gjithë drejtuesit kanë marrë përsipër të realizojnë pjesën e tyre specifike të punës. Kështu janë dhënë "porosi" të sakta për policinë e kufirit me qëllim që të bëhet shoshitja e të gjithë personave të huaj të cilët do të hyjnë në brendësi të territurit shqiptar. Detyra të detajuara kanë marrë edhe stukturat e antiterrorit të cilat duhet të përgjigjen për rikativizimin e ndonjë grupi ekstremist që ndodhet në brendësi të Shqipërisë.
    Ndërkohë nga kreu e rendit mësohet se është kërkuar një plan i detajuar masash për mitingun që pritet të zhvillohet nga opozita në Tiranë në datën 20 mars. Sipas burimeve pritet të ketë një plan tjetër msash i ngjashëm me atë të një muaji më parë, kur u mobilizuan rreth 3 mijë trupa të policisë dhe 1 mijë të Gardës së Republikës.

    ------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Post

    ------------------------------------------------------------------

    Antiterrori shqiptar në alarm.

    Të dhëna të sakta të mbërritura nga shërbimi sekret izraelit MOSSAD dhe të konfirmuara edhe nga SISMI, shërbimi sekret italian, kanë laj-mëruar nisjen në drejtim të Shqipërisë, apo preze-ncën në brendësi të territorit shqiptar, të dy egjiptjanëve të Al Kaeda, të cilët kanë marrë përsipër të realizojnë akte terroriste në Evropë. Një fakt i tillë është bërë i njohur pas një kontakti të tre ditëve më parë të agjentëve të MOSSAD me kolegët e tyre italianë. Sipas informacioneve të izraelitëve, dy terroristët ende të panjohur janë nisur në drejtim të Evropës ku stacioni i parafundit i tyre do të jetë Shqipëria. Një mesazh që tashmë është në duar të SHISH dhe antiterrorit, të cilët kanë intensifikuar punën e tyre për identifikimin e pritësve të dy egjiptjanëve si dhe për ndalimin e mundshëm të tyre në kufi. Të njëjtin informacion ka konfirmuar një ditë më parë edhe gazeta "Corriere della Sera", e cila duke iu referuar informacioneve të shërbimit sekret italian SISMI, citon mundësinë e pranisë së dy njerëzve të Bin Ladenit, në itinerarn Bejrut-Shqipëri-Itali. Sipas një opinioni të dhënë nga një person që është marrë me hetimin e studimin e veprimtarisë së Al Kaedës në Evropë, Osama Bin Laden ka ngritur një numër të madh organizatash joqeveritare, të cilat janë të gatshme për të favorizuar futjen në Evropë të terroristëve të gatshëm për tu vetësakrifikuar për Xhihad.

    Qëllimi i dy terroristëve

    Sipas ekspertëve të shërbimeve sekrete qëllimi i dy egjiptjanëve të Al Kaeda, të cilët janë programuar për të vepruar në Evropë ka lidhje me politikën e terrorizmit ndërkombëtar për goditur vendet që mbështesin Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën antiterrorizëm. Sipas analistëve sulmet me shumë viktima në Turqi e Spanjë janë realizuar pas goditjeve të ushtarëve të këtyre vendeve në Irak. Kështu, sipas gazetës italiane "Corriere della Sera", që ka botuar një lajm të tillë gjatë ditës së djeshme, me frikë italianët janë duke llogaritur se pas atentatit ndaj ushtarëve të tyre në Irak, radhën e ka pasimi i një goditjeje në brendësi të vendit. Gjithsesi një llogari e tillë është shoqëruar me kujdesin për të mos krijuar panik. Pas mësimit të këtij fakti policia dhe shërbimet sekrete kanë shtuar masat për të patur situatën nën kontroll. Seriozitetin e situatës italianët e kanë lexuar edhe pas fjalëve të Abu Musab, një eksponenti të rëndsëishëm të organizatës terroriste të Bin Laden: "Al Kaeda ka premtuar se do të godasë amerikanët dhe aletarët e tyre. Janë goditur Britania e Madhe, Italia dhe Australia. Al Kaeda ka goditur edhe Berluskonin në Nasiria duke vrarë dhjetra ushtarakë italianë". Po sipas analistëve, mbërritja e dy personave për të realizuar një akt terrorist, mund të jetë e ngjashme me sulmin në Madrid. Pra janë nisur nga jashtë me një qëllim të mirëcaktuar dhe kanë vepruar menjëherë pas mbërritjes.

    ------------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Të dhëna të sakta të mbërritura nga shërbimi sekret izraelit MOSSAD dhe të konfirmuara edhe nga SISMI, shërbimi sekret italian, kanë laj-mëruar nisjen në drejtim të Shqipërisë, apo preze-ncën në brendësi të territorit shqiptar, të dy egjiptjanëve të Al Kaeda, të cilët kanë marrë përsipër të realizojnë akte terroriste në Evropë
    KUsh ka lexuar per sherbimet sekrete nje nga rregullat kryesore te tyre eshte ruajtja e sekretit per shkak se operacioni ose informata zhvleresohet ose humb e gjithe puna kot pastaj.Kjo duket se eshte fallco si lajm pse duhet te thoshte sherbimi sekret qe po vijne dy terroriste per ti lajmeruar ato se kujdes se do iu arrestojme.Si me lajmeruar hajduti te Zotin e shtepise .Hej po vi te vjedh une sonte prandaj behu gati.Absurditet mediatik
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Ja dhe pergjigja ndaj terrorizmit
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  5. #5
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Policia bllokon ne Rinas dy tuniziane!!!

    Disa dite pas njoftimit te marrjes se masave ekstreme per sigurine nga policia Shqipatre, ne Rinas iu refuzua hyrja dy shtetasve tuniziane. Motivi i ardhjes se tyre, ishte per te kaluar nje periudhe 10 ditore ne vendin tone. Pas mungeses se vizave dhe dyshimeve ne intervistim, ata u kthyen mbrapsht

    Policia e aeroportit te Rinasit, iu refuzoi hyrjen ne Shqiperi te dielen, dy shtetasve tuniziane. Shkak per kete, sipas burimeve zyrtare te drejtorise se Policise se Tiranes, ishte bere mospaisja e tyre me viza, nga autoritetet shqiptare. Lajmin e pohuan gjithashtu edhe burime nga komisariati i Policise qe mbulon aeroportin e Rinasit. Sipas tyre, dy tunizianet, kishin ardhur ne Shqiperi, me linjen ajrore turke, "Turkish Airlines". Ata jane paraqitur, ne piken e kalimit te kufirit te Rinasit vetem me pasapoprtat e tyre, ndersa kane argumentuar motivin e ardhjes ne Shqiperi, me deshiren per te kaluar ne vendin tone nje periudhe dhjete ditore. Duket se kjo nuk ua ka mbushur syrin njerezve te Policise Kufitare te cilet u kane kerkuar qe te shkonin pas tyre, duke i derguar ne komisariat. Menjehere ata jane marre ne interviste nga ekspertet e policise se Rinasit. Sipas Burimeve te nga ky aerport, gjate marrjes ne pyetje te tyre, arabet nga Afrika e larget jane zene ngushte, teksa iu eshte kerkuar se perse donin te qendronin kaq kohe ne Shqiperi dhe per se nuk ishin paisur me pare me vize. Ndersa keta te fundit, me nje anglishte te dobet, jane munduar te argumentojne deshiren e tyre, thjesht per te vizituar Shqiperine. Mesohet se dje, pas ardhjes se linjes ajrore turke, ata jane rikthyer nga kishin ardhur. Megjithese arsyeja zyrtare e refuzimit te hyrjes se tyre ne Shqiperi, ka qene ajo e mospasjes se vizes, burime nga komisariati i Rinasit, pohojne se shkak ishte dyshimi qe ishte verejtur nga blute, tek dy tunizianet. Nje veprim i tille, eshte kryer nga policia vetem disa dite pas atentateve te ndodhura ne Spanje dhe nje treni me eksploziv te kapur ne Greqi, gjate javes se kaluar. Menjehere pas ketyre akteve, policia shqiptare njopftoi marrjen e masave ekstreme ne lidhje kontrollet e kufirit, si dhe rezidencave te huaja.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Lexojeni kete se do iu sherbej per informacion.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  7. #7
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    "Shqiptarët ndihmojnë Al-Kaedën"

    ANGLI/ NJE GAZETARE E "SUNDAY EXPRESS" ZBULON RRJETIN

    "Shqiptarët ndihmojnë Al-Kaedën"
    Alarmi: Po pajisin me dokumente terroristët


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra Muhamed Veliu


    LONDER

    Terroristët e Al-Kaedës, të cilët planifikojnë sulme të tjera në Europë pas atyre në Spanjë, mund të përdorin për lëvizjen e tyre dokumente identiteti të falsifikuara nga shqiptarët në Londër. Ky është alarmi i fundit, i cili ka alarmuar policinë angleze, pas një lajmi të publikuar në të përditshmen londineze "Sunday Express". Ka qenë redaktorja e lajmeve të kronikës së zezë në këtë gazetë, Andrea Perry, e cila ka publikuar falsifimin e dokumenteve nga shqiptarët emigrantë në shtetin ishull. Javën e shkuar ajo ka mundur të blejë nga një burim shqiptar në Londër një kartë identiteti italiane me foton, ditëlindjen e saj dhe të dhënat e tjera të kërkuara nga ajo vetëm për 100 stërlina (rreth 20 mijë lekë).
    Karta me një nivel të lartë falsifikimi, pasi është krahasuar me atë origjinale nga policia londineze, ka rezultuar me të gjithë elementet e sigurisë si një kartë origjinale, veçse me një ndryshim të vogël në cilësinë e letrës, gjë e cila nuk mund të dallohet nga punonjësit e pikave doganore. Referuar investigimit të saj, Perry shkuan se "me këtë identitet të ri, unë mund të udhëtoj në të gjithë Europën, madje të hap një llogari bankare ku pas disa muajsh mund të marr një borxh mijëra paundësh, si dhe mund të filloj punë pa asnjë problem".
    Më tej gazetarja 35-vjeçare ka trajtuar problemin se si këto dokumente mund të përdoren nga terroristët pa më të voglin problem, mundësi e cila asaj i është konfirmuar nga vetë zyrtarë të lartë të policisë angleze, "Scotland Yard".

    Falsifikimi
    Një shqiptar në Londër që kishte njohje me falsifikatorët në kryeqytetin britanik ka qenë ai, i cili ka mundësuar sigurimin e një "carta d'identita" për gaze-taren. Asaj nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të paguajë 100 paund, të shkruaj të dhënat e saj personale që do të viheshin në kartë dhe të presë ditën e nesërme për të marrë dokumentin. "Nuk e dija që ishte kaq e lehtë dhe se falsifikimi i një dokumenti identifikimi italian mund të bëhej në një mënyrë kaq perfekte", ka deklaruar ga-zetarja angleze në një bisedë telefonike me Gazetën Shqiptare.
    Në vetëm disa minuta punë për falsifikatorin shqiptar, gazetarja Andrea Perry është shndërruar në Maria Casini, një shtetase italiane e lindur në Firence më 28.12.1968 (ditëlindja e vërtetë), e cila banon në rrugën C.Calva-teria 66, me profesion infermiere. "Ai vepron në fshehtësi të plotë, por përdor njerëz të tjerë për të bërë pazaret", ka thënë për falsifikatorin një burim anonim i gazetares.

    Alarmi
    Një burim policor i ka deklaruar gazetares Perry se me karta të ngjashme si ajo që mundi të blejë nga shqiptarët, terroristët ndoshta kanë sjellë njerëzit e tyre në Angli. I njëjti burim është shprehur se "nga ajo që ne dime, Al-Kaeda ka përdorur dokumente të tilla për të sjellë në Angli terroristë të tjerë, të cilët ka shumë mundësi të jenë duke përgatitur incidente apo sulme". Burime të tjera policore, pasi kanë ekzaminuar kartën e falsifikuar, kanë pranuar se me një kartë të tillë mund të largohesh dhe të rihysh në Angli sa herë që të duash. "Të tilla karta po përdorin në masë vjedhësit e identiteteve si dhe terroristët, gjë e cila bën të normalizojë dhe njëkohësisht të fshehë lëvizjet e tyre. Ç'është më e keqja, me të tilla dokumente ata mund të bëjnë trasferta parash", ka deklaruar burimi policor, të cilit i referohet "Sanday Exspress".


    Edhe shqiptarët me dokumente false

    Nuk janë vetëm terroristët ata që përfitojnë nga të tilla dokumete të falsifikuara. Shumë shqiptarë që janë përfshirë në vrasje në Angli dhe kanë llogari të hapura me drejtësinë e shtetit ishull, për t'u shpëtuar burgimeve arratisen nga aty pikërisht me anë të këtyre kartave të falsifikuara. Njëri prej tyre është ai i kryetutorit shqiptar nga Malsia e Madhe të shndërruar më pas në vrasës, Petrit Coli. Pas vrasjes së kryer nga ai të Përparim Malajt në Lutonin, Coli së bashku me Marjan Lukën dhe Arben Palin i shpëtojnë ndjekjes së policisë angleze duke u larguar për në Itali me dokumente të falsifikuara. Dy vrasësit e peqinasit Denis Ceka të kërkuar nga policia londineze, njëri prej tyre Astrit Manahasa, sërish do t'i shpëtonin policisë londineze, duke u larguar për në Francë me pasaporta greke të falsifikuara. Rasti më spektakolar i largimit dhe më pas hyrjes në Angli me dokumente false është ai i kuksianit të dënuar me 11 vjet burg për vrasje, Afrim Krasniqi. Për shqiptarët e krimit në Angli është e modës që ata të përdorin më shumë se dy identitete të rreme. Trafikantët e femrave kanë pajisur shumicën e vajzave shqiptare me karta identiteti të rreme për t'i shpëtuar policisë.


    Cilët janë falsifikatorët shqiptarë që kryenin aktivitet në Londër

    Investigimi i "Sunday Express" vjen pas gati një viti nga ai i gazetarit Mazher Mahmood i "News of the World", i cili zbuloi falsifakatorin e pasapotrave "Travel Document", Eduart Tobli. Gazetari duke u prezantuar si një emigrant, i cili donte të blente një "Travel Document", me të cilin "do të shkonte të vizitonte familjen në Pakistan". Fillimisht u takua me një anëtar të grupit të falsifikatorëve, i quajtur Eduart Tobli. Para pesë vitesh, një superfalsifikator lezhian i njohur me emrin Xhovalin (Lini) do të arrestohej nga policia londineze në lagjen "Bayswater", ish-kryeqendër e takimeve të grupeve kriminale shqiptare. Lezhianit në banesën e tij iu zbulua një arsenal i tërë vulash, pasaportash ndërkombërare, dokumente të falsifikuara dhe dy kompjutera. Në dhejtor 2002, një femër po nga Lezha, L.P. me azil të garantuar në Angli, gjatë një kontrolli të rastësishëm të bagazheve të saj në aeroportin e Heathrowt, iu kapën 12 pasaporta finlandeze dhe daneze.

  8. #8
    human
    Anëtarësuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Ky i nderuari Muhamet, megjithese jeton ne Londer gazetat i lexon akoma si Shijaks.

    Tek ajo kioska buze ures se Erzenit ne Shijak ndoshta cdo gje qe thote gazeta eshte e shenjte, vecanerisht kur mburr ekipin vendas te volejbollit. Por ne Londer or mik, ambientet e gazetareve jane teper te kujdesshem kur citojne gazetat qe cilesohen ksenofobe apo raciste, te cilat i kryeson pikerisht "Daily Express", e cila te dielen e nderron emrin ne Sunday Express, (pra ajo qe ka "zbuluar" lajmin qe ke perkthyer dhe shitur tek Shqiptarja).

    Vetem pak dite kryetari i nje grupi nderkombetar gazetaresh azilante ketu ne Londer mori e-mail nga redaktori i Mail on Sunday, i cili kerkonte qe gazetaret ne ekzil te shkruanin kunder nje programi te tv BBC 1 qe do te transmetohet brenda pak ditesh. Ky redaktor enkas kishte shkeputur edhe disa momente nga programi, te cilat sipas tij ishin shume fyese ndaj refugjateve, kerkuesve te azilit dhe te huajve ne pergjithesi. Por gazetare azilante qe gjithashtu e dinin permbajtjen e emisionit ne fjale te BBC-se e hodhen poshte ftesen e Mail on Sunday, e cila u duk qarte se kishte vetem qellimin te vinte perballe ata me BBC-ne.

    Daily Express, shijaksi, eshte shume me e eger kunder te huajve sesa Daily Mail. Nuk e di se sa here ne jave ti viziton stendat e shtypit ne Londer, por po ta vesh re mire, do te shohesh se cdo dy - tre dite "Expressi" hapet me tituj kunder refugjateve dhe azilanteve, nje prej te cileve je edhe vete. Dhe po te thellohesh edhe ca me shume ne informacionin e marre nga ky "burimi" yt, do te mesosh se disa here kesaj gazete i eshte dashur te kerkoje falje per shkrime te pasakta te nxitura vetem nga urrejtja patologjike ndaj te huajve. Shqiperia, Kosova dhe shqiptaret ne pergjithesi jane shpesh nder te paret qe Daily Express permend ne shkrimet e saj negative. Per te, ndersa afrikanet sjellin SIDA-n ne Angli, shqiptaret sjellin tuberkulozin. Dhe ndersa xhamaikanet sjellin drogen, shqiptaret nuk sjellin tjeter vetem se kriminalitet, mashtrime dhe femra te trafikuara.

    Megjithe vleresimin per gazetarine e kronikes se zeze dhe punes tende ne pergjithesi, me duhet te pohoj ne kete rast se nese ne profesionalizmin tend do te kishe bere ca me perpara, do te ishe informuar mire nga policia dhe Scotland Yard-i ne lidhje me kredibilitetin e gazetes qe ke perkthyer. Ose mund ta botoje shkrimin pa pasur nevoje te shkruash se "Daily Express zbulon lajmin...." Tek e fundit edhe aty ka pasaktesi qe me mire t'i zbulosh vete. Natyrisht nese nuk ke mbetur tek ai liqeni i radio Plus-it, ose me keq akoma, tek ajo ura...
    jetoj jeten time, vetem sot

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Rreziku Islam per Shqiperine
    Nga NoName në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-06-2006, 12:30
  5. Rreziku Berisha si deshtim i socialisteve (Fatos Lubonja)
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 09:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •