Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,185
    Postimet nė Bllog
    4

    Putin fiton zgjedhjet ne Rusi, SHBA e shqeetsuar

    Rusi: Sipas sondazheve, presidenti Putin ka fituar zgjedhjet
    14 mars 2004, 20:10 UTC

    Nė Rusi, sipas sondazheve tė kryera me njerėzit qė dalin nga qendrat e votimit, presidenti Vladimir Putin ėshtė rizgjedhur me 69 pėr qind tė votave.
    Lajmi doli tė dielėn pas mbylljes sė qendrave tė fundit tė votimit nė Rusinė perėndimore. Pjesėmarrja e sotme e kaloi kufirin prej 50 pėr qind, tė nevojshėm qė zgjedhjet tė ishin tė vlefshme dhe meqenėse konkurrenca nuk ishte shumė e fortė, zoti Putin parashikohej tė fitonte lehtėsisht, gjė qė i jep atij njė mandat tė dytė tė fortė.

    Gjatė votimeve pati vetėm njė rast dhune, kur dy bomba shpėrthyen pranė njė qendre votimi nė Ēeēeni, pa shkaktuar dėme. //kk//

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,185
    Postimet nė Bllog
    4
    Ne viziten e tij te fundit ne Rusi, pak muaj para mbajtjes se zgjedhjeve ne Rusi, sekretari i shtetit Powell i percolli ne menyre te hapur dhe publike shqetesimet ne rritje te administrates amerikane ndaj dores se hekurt te Putin ne cdo fushe te jetes ruse, qe nga arrestimi i oligarkeve ruse, persekutimi dhe kercenimi i kundershtareve te tij politike, kontrolli i rrepte mbi mediat dhe akumulimi ne rritje i pushtetit ne duart e presidentit Putin, i cili ka mbushur administraten ruse me eksponente te ish KGB-se. Akti me i fundit spektakolar te Putin, ishte shkarkimi nga detyra e kryeministrit te vendit dhe zevendesimi i tij me nje njeri te afert te Putin, vetem 2 jave para mbajtjes se zgjedhjeve.

    Sekretari i shtetit Powel, ndermori nje akt te paprecedent te publikimit te nje artikulli te tij ne gazeten me te madhe ruse, ku ai renditi te gjitha shqetesimet e tij per presidentin Rus. Shqetesimi amerikan eshte i ngritur mbi faktin se Rusia po i largohet reformave demokratike dhe ngritjes se institucioneve demokratike dhe po i afrohet ne menyre te frikshme nje diktature presidenciale. Pergjigjia qe sekretari Powel mori nga Putin ishte se levizjet e tij te fundit, jane ne vazhdim te vizionit te tij te nje "demokracie te menaxhuar".

    Zgjedhjet ne Rusi ishin vetem nje formalitet, Putin u fut ne zgjedhje pa kundershtare te besueshem.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ruset duan nje njeri te forte.

    Partite kane dale mode ne Rusi.

    Rusi do pune, do votka, do muzike, do banese, do te shkoj i qete ne Metro e ne pazar.

    Ata me te drejte mendojne se Putini ky polic i shkathet ne gjimnastike e xhudo mund ta bej zap Mafien e Gangot.

    Prandaj e votojne.

  4. #4
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Mosha
    41
    Postime
    1,171
    Rusia eshte nje vend siperfaqja e te ciles eshte mbi 3 here me e madhe se Evropa. Vendi eshte i ndare ne zona ne te cilat udheheqin oligarke si puna e Abrahamovicit pasuria e te cilit i kalon 6 mld dollare.
    Jelcini ka bere shume gabime ne periudhen kur ishte koka e shtetit por ruset thone se ju dhembs populli i vet, ju vra ndergjegjja per neperkembjet e Rusise dhe dobesimin e saj, prandaj u mundua te zgjedhi njeriun me te mire. Kete ja dine per pune te mire pjesa me e madhe e rusve Jelcinit.

    Per te dobesuar oligarket miliarder dhe teper te pushtetshem duhej nje njeri me te vertet i hekurt. Rruga qe ka zgjedh Putin per te mposhtur keta oligark eshte perqendrimi i pushtetit ne duart e veta. Mesa duket kete gje po e ben me se miri.

    Problemi i vetem i rusve eshte se mendojne qe Putini mund te behet nje Lenin-Stalin i dyte. Menyra sesi mund ta mbaje pushtetin edhe me tej se ky mandat eshte: te ndryshoje kushtetuten dhe zgjedhjet per president te behen nje here ne 7 vjet. Ne kete menyre i le vetes vend edhe per katermbedhjet vjet te tjera pervec ketyre dy mandateve dmth qe Putini te udheheqi Rusine per 2 dekata.

    Kesaj ideje i tremben edhe amerikanet me arrogantin Bush ne krye te cilet ndodhen ne nje moment mjaft delikat. Irakun spo e kontrollojne dot, aleatet po fillojne tju pakesohen pasi pas shperthimeve ne Spanje populli i vendeve qe perkrehen "koalicionin" po fillon te behet me opozitar kunderejt qeverive perkatse. Problemi ekonomik qe edhe pse deri me tani u quajt si nje arritje e Bushit po fillon ti shkasi nga duart. Dollari pritej qe te fuqizohej por investitoret jane skeptik dhe nuk jane shume te qart per te investuar tek kjo valute. Shtoji kesaj edhe popullaritetin e kandidatit demokrat per zgjedhjet e ardhshme.
    Megjithe keto probleme po ju hapet edhe nje problem tjeter. Putini ka dale hapur si nje proevropjan qe para luftes se Irakut. Me forcimin e pushtetit te tij ne dem te oligarkve qe kontrollojne naften dhe gazin, keta te fundit do te jene te detyrur te leshojne kontrollet (te ardhurat) e naftes dhe gazit ose te behen servila te Putinit.
    Rusia eshte nje nga vendet kryesore te prodhimit te naftes, pervec kesaj shikohet edhe si vendi i se ardhmes pasi pasurite natyrore te gazit jane te tilla qe i sigurojne monopolin Rusise pas 20 vjetesh (kohe kur parashikohet te mbaroje nafta).

    Nga tere kjo torte amerika nuk merr asgje nqs Rusia do te vazhdoje te udhehiqet nga Putini.

    Ideja e Putinit per nje "demokraci te menaxhuar" dhe venja e kesaj ne jete beri qe Ruset te jene krenar per presidentin e tyre dhe ta rivotojne.
    PAUCA SED MATURA

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,185
    Postimet nė Bllog
    4
    Mariglen, Putin nuk mendohet te behet nje Stalin i dyte, ai eshte nje Stalin i dyte. Ajo qe ka ngelur ende pa bere, eshte eleminimi fizik i kundershtareve te tij politike.

    Ruset kane nje president te forte, por nuk kane nje demokraci.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ruset jane te mesuar me diktaturen, keshtu qe mungesa e demokracise per ta nuk mund te jete ne masivitet (mes shtresave te popullsise, duke perjashtuar ketu intelektualet) aq e shqetesueshme sa c'mund te jete ne USA apo ne nje vend evropiano-perendimor. Pastaj perballe elementeve ne zhdukje te demokracise ata vendosin perfitimet e paten si popull nga demokracia. Nga te varfer u kthyen ne shume te varfer.
    Perandoria sovjetike, ku ata ishin te paret, u shperbe dhe rrenimi ekonomik vazhdon akoma. Partia komuniste filloi te zgjeronte elektoratin e vet, kur populli perseri zuri rruget me protesta. Putini ishte aq i zgjuar sa te kuptonte, se vlerat e demokracise qe u perpoq Amerika te hynin ne rusi ishin menyra me e mire qe mund te perdorte nje superfuqi si amerika per shperberjen e nje superfuqie si ajo ruse. Antishembulli i kines duhet t'i kete sherbyer si nje model shume i mire, sesi nje diktature mund te zgjase jeten e vet, duke futur ngadale sistemin kapitalist dhe njekohesisht te mos bjere ne kthetrat shperberese te amerikes. besoj se sjelljen e putinit ne rusi mund ta permbledhesh me fjalen e urte: "Me mire vone sesa kurre". Per Putinin kthimi ne metodat komuniste do te ish nje budallallek me oke, nderkohe qe duke shfrytezuar sistemin kapitalist te pasurit qe e mbeshtesin te behen akoma me te pasur e te kene gjithnje e me teper fuqi pushtetmbajtese. Kam pershtypjen se ai po zhvillon nje forme te re te carizmit ne kushtet e nje republike. Per mua Putini po kthehet dalengadale ne car dhe jo ne stalin.
    Nese ligjet ndryshohen ne formen qe e ka dyshuar Marigleni, ai pikerisht do te beje perpara ne kete drejtim, duke krijuar nje pushtet absolutist te bazuar tek prona private.

    Nje shenje domethenese per sfiden qe ai me kalimin e kohes po ia shpall gjithnje e me haptaz botes demokratike, ishte caktimi qe i beri ai qeverise se re, qe para se te vinte dita e zgjedhjeve. Me kete ai i tregoi dhe botes joruse se sa ne dore e ka ai jeten ne vendin qe drejton.

    Pse nuk protestojne USA-Evropa per shkeljen e te drejtave te ceceneve? Ka vite qe ai eshte ne pushtet dhe dhuna e terrori ne kete zone qe kerkon pavaresine nga Rusia ka marre nivele nga ato qe ne kushte normale do te kerkonin protesta masive dhe rezoluta UNO-je per ndryshimin e gjendjes. Pse nuk ndodh gje? Vete po e lene Rusine te kthehet ne diktature e pastaj bejne sikur habiten e shprehin shqetesimin ne deklarata qe te bejne te qeshesh, kur i krahason me fuqine e atyre qe kane shprehur e shprehin per raste te tjera diktaturash ne bote. Pse ia marrin shpirtin vendeve te vogla e per kete nuk bejne as "gaaaa".


    Brari thote se ai arrin te kontrolloje e beje zap mafian. Po si e beka valle mafien zap ky maestro KGB-je?
    A e keni pare se kush eshte njeriu brenda BE qe e vlereson me shume nga te gjithe Putinin?

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  3. Kėrcėnime me armė nė qėndrat e votimit nė zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  4. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •