Agim !!
Pershendetje mik i nderuar.
Gjeta ca poezi te vogla andej kendej e i solla tek "Lajthishtja" juaj.
Lulka
Peisazh Pranvere
E bukur shoqja ime, e bukur si perralle
ne sy i lodron nje det me kaltersi.
Vetullat harkuar ne ballin e larte
pulebardhat kane shoqe ne qiellin pa kufij
Per buze ka nje flutur, me krahe te kuq si shega,
tek faqet dy molle nga bjeshket e malesise.
Mbi floke i eshte derdhur gjithe ari i botes
Hyjnor e ka trupin, si zane e bukurise.
Lulka
o maaa..
Zemer mos me ler te vuaj,
mish e gjak i mallengjyer,
Larg lengoj, ne burg te huaj
shpirtin ha, me dhembe kam grryer
veē nje ēast, nje grime e tera
heshtaz frymen mbaj te mbyllur
e papeshe, e pajete,
pa bere zhurme, djaj pa zgjuar
thelle ne trupin tend jam zhytur...
Disa vargje nga Ali Asllani (
vajza shqiptare
Kush te ka derguar,hena apo dielli?
Lu...e lu..e lutem,ka shum kate qielli?
Ne per ato kate,madheri e arte,
Ka te tilla shtate si te zotris s'ate?
Ne je ndonje engjell udhen ke lajthitur?
Apo siell dermanin zemres se goditur?
Ne je ndonje lule valle ku do kec mbire?
Si mundet e benet lulja kaq e mire?
Kush te paska rritur kush te ka selitur?
Trupi yt i bukur si flori i situr!
Ne je ndonje cupe do te mbaj mbi sup
Qe te fus ne zemer do te pi me kup'
Ne se je sorkadhe, lum kush do ket capa
Lum ai qe vete zotris s'ate prapa!
Ne je ndonje xhinde, xhind i arratisur,
Cilin ke vidhisur ,kujt i je kolisur?
Ku eshte ai pyll ku eshte ai mur,
Ku ti vete fute dhe qellon me gure?
.........................................
brari
poezi miqesore-humoristike per grupin anti-kolonialist anti-grek.
Cka po thot heu njaj antoni
me at kry porsi drangoni
conju burra mos pritoni
e mos fleni n'dyshek najloni
ka lshu zanin si bubllima
ata sy porsi vetima
i ka mbledh ata trimosha
boll ma ndejet neper kosha
tu shit rrush e zarzavate
kush sallat e kush patate
tana krejt ardh prej greqije
marrja zotit pik burrnije
ju kam dhi ne njato kuleta
pa atdhe sna duhet jeta
ka shku fjala te Shigjeta
vrik e nkam a cu e shkreta
pasha qiell e pasha dhe
Ti Anton bash mir e ke
I ka than ajo zan shqiptare
pa ju dridhun syni fare
ka shku fjala ke Tirana
djal ma tmir nuk ka ba nana
a cu nkamb e drejt ne dollap
shpat'n e gjyshit e ka kap
e ka ly e ka pastrue
e ne pazar a nis me shkue
Prit he burr thot Mirditori
cka kje dhima cka kje zori
a mos vapa ment ti mori
po ti fol cfar halli ke
a po don ndoj derr me pre?
cka po thu or nip Shupali
u ka nxe aj Tiran djali
A ske ndi ti per kushtrim
ec me mu Mirditor trim
n'log te kuvendit pret Antoni
me u mbledh si asht zakoni
me pleqnu kto hallet tona
e me mbet Shqipnija e jona
e tjan nis dy djemt azgana
n'njato arm si kapidana
tash kushtrimi kish marr dhen
prej Delvine ne Prizren
................lol.
Brari
( poezi erotike-dramatike)
per moshat 25 vjec e e lart.
"Dashuri dhe Tmerr"
Asgje nuk eshte dara e kembeve te tua
Kur dallget e epsheve mbrrijn ne amplitud
Jo nuk te kam frik ty ne dushekun e but.
I gjall dal edhe qe me shtrydh e me keput
Nuk me tmerron Jo aspak i yti zemrim
Qofshin minuta ose ore pa mbarim
I trembem detit te qete ne tenden fytyre.
Kur do me thuash, nuk je i dashuri im!
cdo te mire.
Krijoni Kontakt