Close
Faqja 1 prej 6 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 105
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,732
    Faleminderit
    0
    19 falenderime nė 19 postime

    Partia Islamike Shqiptare

    Pershendetje pashe nje artikull sot ne Gazeten Shqiptare qe nuk munda dot ta hap. Pasi bera dhe tutinen javore qe marr te afermit ne Shqiperi morra vesh se ka kohe qe flitet per krijimin e nje Partie me karakter Fetar ne shqiperi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,732
    Faleminderit
    0
    19 falenderime nė 19 postime

    vijon artikulli

    I shkolluari ne Damask te Sirise kerkon hapjen e Partise se pare me karakter fetar ne shqiperi, asaj Islame.


    -------------------------------------------------------------------------------
    TOGAT E ZEZA NUK KANE MARRE VENDIMIN

    Gati partia islame shqiptare
    "Mėmėdheu", kėrkesa nė gjykatė mė 14 shkurt



    --------------------------------------------------------------------------------

    ar.to


    Gati formimi i njė partie islame nė Shqipėri. Ka njė muaj qė nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė tė Tiranės, ėshtė paraqitur njė kėrkesė me anė tė sė cilės, njė grup personash qė ushtrojnė dhe praktikojnė fenė islame, kėrkojnė formimin e njė partie politike. "Mėmėdheu" ėshtė emri i formacionit mė tė ri politik qė kėrkojnė tė formojnė shtetasit shqiptarė. Artan Shaqiri imami shkodran, ėshtė njė nga personat qė ėshtė paraqitur nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė tė Tiranės, si njė nga kėrkuesit pėr themelimin e kėsaj partie tė re. Programi, statusi, si dhe kriteret e anėtarėsimit, synimi i saj, janė paraqitur para gjykatės me njė dokumentacion tė pėrmbledhur dhe dorėzuar tashmė. Krerėt, apo themeluesit e partisė qė mendohet tė lindė, janė nė pritje tė vendimit tė togave tė zeza tė kryeqytetit. Kėrkesa ėshtė dorėzuar nė sekretarinė e Gjykatės sė Tiranės me 14 shkurt 2004 dhe ėshtė caktuar gjykatėsi qė do tė marrė nė shqyrtim atė, pėr tė konkretizuar me njė vendim pranimi ose jo. Do tė jetė juristi ai qė do tė ēmojė nėse programi statusi dhe pretendimet e partisė kandidate, materialet e depozituara nė gjykatė, plotėsojnė kriteret ligjore tė cilat janė tė pėrcaktuara nė Kushtetutėn shqiptare pėr formimin e njė partie politike. Sipas burimeve pranė grupit nismėtar tė themelimit tė kėsaj partie, pretendohet se ka nė program njė nga pikat, ku kėrkohet unifikimi i myslimanėve mbarėshqiptarė. Gjithashtu ndonėse programi nuk ėshtė bėrė ende publik, mendohet po sipas tė njėjtave burime se rikthimi i Shqipėrisė nė Lidhjen Islamike, ėshtė njė ndėr synimet e partisė sė re qė pret vendimin e Gjykatės pėr tė marrė njė leje ligjore qė tė nisė jetėn e saj. Gjithashtu pėrfshirja e arsimit fetar nė arsimin shqiptar ėshtė njė tjetėr ide e partiakėve tė rinj. Por nga ata theksohet se nuk ka tendenca ekstreme fetare.

    Gjykata
    Seanca e parė e caktuar nga gjykata pėr shqyrtimin e kėsaj kėrkese ka qenė tė enjten me 10 mars 2004. Por ajo ėshtė shtyrė, pasi gjykatėsi nuk ka qenė i pranishėm pėr arsye shėndetsore.
    Burime nga Gjykata e Shkallės sė Parė Tiranė, kanė saktėsuar se ėshtė dorėzuar kėrkesa pėr formimin e njė partie tė re. Po sipas burimeve tė mėsipėrme, ėshtė dorėzuar i gjithė dokumentacioni, qė ėshtė administruar nga strukturat pėrkatėse tė gjyqėsorit. Megjithė afatin kohor qė ėshtė nė prag tė skadimit, ende nuk ėshtė shqyrtuar ēėshtja. Gjyqtari do tė vendosė pėr marrjen e njė vendimi pozitiv, ose refuzimin e kėrkesės sė bėrė njė muaj mė parė. Nė gjykatė sqarojė gjithashtu se janė njė numėr i madh kėrkesash pėr formime partish, e shoqatash dhe kėrkohet zbatimi i procedurave ligjore pėr secilin subjekt qė paraqitet.

    Shaqiri
    Sipas burimeve nga Gjykata e Tiranės, Artan Shaqiri, ėshtė njė ndėr anėtarėt qė ka kėrkuar themelimin e partisė "Mėmėdheu". Shaqiri ėshtė afėr 30 vjeē, i shkolluar nė Damask dhe ka punuar imam nė disa rrethe tė vendit. Nė Lezhė, nė Pėrmet ai ka qenė nė punė si imam. Ndėrkohė qė ka punuar dhe afro njė vit nė Kryegjyshatėn e bektashinjve nė Tiranė, ku mbahej si njė nga teologėt mė tė mirė tė fesė synite. Nė Kryegjyshatė pohojnė se ėshtė e vėrtetė qė Shaqiri, ka punuar prej njė viti aty, por ėshtė larguar para disa kohėsh nga puna dhe ka shkuar diku tjetėr, adresė tė cilėn ata ngurojnė ta tregojnė. Sipas burimeve pranė nismėtarėve theksohet se nė programin e paraqitur ka nuanca fetare, shihen tendencat religjioze, por nuk mund tė thuhet se kemi tė bėjmė me njė grup ekstremistėsh qė kėrkojnė themelimin e njė formacioni politik fetar nė Shqipėri. Dilema ende nuk ka marrė njė vendim gjyqsor, qė pritet tė konfirmohet sė shpejti. Javėn e ardhshme ėshtė caktuar njė tjetėr datė pėr tė zhvilluar njė seancė gjyqsore.


    Kushtetuta ndalon partitė fetare e etnike

    Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė pėrcakton modelin e shtetit shqiptar, i cili sipas saj ėshtė njė shtet laik, "ku nuk ka fe zyrtare". Nė bazė tė saj, partitė politike shqiptare nuk lejohen tė nxisin dhe pėrkrahin urrejtje racore, fetare, krahinore apo etnike, pėrndryshe ato klasifikohen si tė paligjshme. Shteti shqiptar i bazuar nė kushtetutė, njeh barazinė e bashkėsive fetare dhe qėndron mbi pėrkatėsitė fetare duke luajtur njė rol asnjanės pėrsa i pėrket besimit fetar. Kjo ėshtė njė nga pengesat kryesore tė krijimit tė partive qė kanė nė bazė tė tyre synime fetare apo etnike. "Shteti ėshtė asnjanės nė ēėshtjet e besimit e tė ndėrgjegjes dhe garanton lirinė e shprehjes sė tyre nė jetėn publike", pėrcaktohet nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė. Por si shtet laik, Shqipėria mbetet njė shtet qė ka ndarė dhe shkollėn publike nga feja, duke e bėrė edhe atė laike. Nė tė nuk predikohen besimet e ndryshme fetare qė bashkėjetojnė me popullin tonė, duke e vendosur shkollėn jashtė ēdo ndikimi fetar, kushdo qoftė ai. Mbi kėto baza kushtetuese, shteti shqiptar ka vendosur marrėdhėnie specifike me besimet fetare, marrėdhėnie tė njė pavarėsie tė ndėrsjelltė mes tyre. Sipas Nenit 10 tė Kushtetutės sė Shqipėrisė, "marrėdhėniet ndėrmjet shtetit dhe bashkėsive fetare rregullohen mbi bazėn e marrėveshjeve tė lidhura ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė tyre dhe Kėshillit tė Ministrave. Kėto marrėveshje ratifikohen nė Kuvend". Nga ana e tyre, bashkėsitė fetare janė persona juridikė. Ato kanė pavarėsi nė administrimin e pasurive tė tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve tė tyre, pėr sa nuk cėnohen interesat e tė tretėve.


    SHBA kritika formimit tė partive

    Raporti vjetor i departamentit amerikan tė shtetit bėnte edhe njė pasqyrė tė detajuar tė situatės sė besimeve fetare nė Shqipėri. Raporti vėren se bashkėjetesa ėshtė e mirė. Ndėrkohė nė raport pėrmendet edhe fakti se nė Shqipėri nuk cėnohet e drejta e organizimit apo krijimit tė partive. Mė tej nė formė konstatimi thuhet se kontrolli i dokumentacionit tė krijimit tė partive apo organizatave ėshtė rutinor. Njė konstatim i tillė nuk komentohet nė raportin e departamentit tė Shtetit por thjeshtė mėnyra e nxjerjes nė pah tė faktit qė kontrolli ėshtė rutinor ėshtė njė kritikė mė vete.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-02-2004
    Vendndodhja
    afer jush
    Mosha
    38
    Postime
    81
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    po patjeter jo veq duhet qe ta kete shqiperia nje parti me karaktere fetare islame si qe ka me karaktere krishtere ajo eshte shume normale duhete ta kete patjetere.....
    une mendoje se edhe se ata jane vonuare shume ajo ka qen dashte shume me herete mu formue, siq ka qene para komunizmit
    atehere shqiptaret kane qene te bashkuare...........
    djema mos u ngutni se do te vie fundi i cdo privitvizmi dhe agresiviteti......

  4. #4
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,321
    Faleminderit
    0
    17 falenderime nė 15 postime
    Partia Katastrofike Shqiptare !

    Pse hyj ne tema te tilla dhe behem me dhimbje koke une mer jahu ?!

    Deri tani po shpresoj qe " E thena me te beren = 2 "

    Te na dali edhe nje parti katolike neser dhe po behemi ne sebepi i luftes se 4-ert boterore.

    E mjere populli i shkrete . Mjere ne ne cilen periudhe po jetojme .

    ZOTI na rujt !

  5. #5
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,787
    Faleminderit
    0
    30 falenderime nė 30 postime
    Mesa di une, qe prej shume vitesh ekziston Partia Demokristiane e Shqiperise e nuk mbaj mend ti kete akuzuar dikush ata per fetarizem.

    Eh, standarde te dyfishta.

  6. #6
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,321
    Faleminderit
    0
    17 falenderime nė 15 postime
    Trim , si e gjykon ti kete ?

    -------------
    Sipas burimeve pranė grupit nismėtar tė themelimit tė kėsaj partie, pretendohet se ka nė program njė nga pikat, ku kėrkohet unifikimi i myslimanėve mbarėshqiptarė. Gjithashtu ndonėse programi nuk ėshtė bėrė ende publik, mendohet po sipas tė njėjtave burime se rikthimi i Shqipėrisė nė Lidhjen Islamike, ėshtė njė ndėr synimet e partisė sė re qė pret vendimin e Gjykatės pėr tė marrė njė leje ligjore qė tė nisė jetėn e saj. Gjithashtu pėrfshirja e arsimit fetar nė arsimin shqiptar ėshtė njė tjetėr ide e partiakėve tė rinj.
    -----------------------------

    Po kjo fjalia e fundit nuk te duket qesharake ? Apo duhet patjeter te sjellim deftesen e fillores per te treguar qe perrallave kemi kohe qe nuk u besojme ?

    -----------------------------
    Por nga ata theksohet se nuk ka tendenca ekstreme fetare.
    -----------------------------

  7. #7
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,787
    Faleminderit
    0
    30 falenderime nė 30 postime
    "Sipas burimeve...." nuk eshte nje fjali qe me duket fort e besueshme. Te presim programin e partise, se ca thote ajo, e te shohim se kush na qenka kjo Partia e re.

    Demokracia lejon hapejen e partive te reja, si dhe cdo lloj programi qe nuk ofendon shtetasit, apo qe nuk eshte, anti-shteteror, dhe anti-demokratik. Futja e arsimit fetar nuk hyn ne asnje nga keto dy kategori, edhepse, une nuk e vleresoj shume (arsimin fetar, dmth), prandaj nuk me pelqen menyra se si e trajtojne gazetat kete ngjarje. Sidoqofte, nese Kushtetuta sanksionon hapjen e Partive Fetare sic u tha ne artikullin e mesiperm, atehere edhe Partia Demokristiane duhet te mbyllet, dhe cdo parti tjeter, qe ne emer, veper, apo program, ka te beje me fene.

    Kjo Parti s'besoj te marri ndonje numer votash te konsiderueshme, duke e ditur se Lidhja e Kombeve Islame, nuk eshte ndonje organizate qe ofron ndihma te medha financiare apo projekte te medha, si te themi, BE apo NATO. Poashtu arsimi fetar, nuk eshte teme me shume rendesi ne Shqiperi. Po prape po them, te presim vete programin e partise, ta lexojme me syte tane, se "sipas burimeve...", kushedi c'do dalin ata neser.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me fol ne menyre te pa-anshme, nga cilido cep qe ta kapesh nuk do gjesh i pozitivitet ne formimin e kesaj partie.
    Edhe nqs do thoni qe demokracia esht demokraci, me mire harxhojeni ate fryme duke fishkelly muziken e nej filmi te James Bondit.

  9. #9
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime
    Cfaredo lloj programi dhe cfaredo lloj feje, uroj qe ato te mbesin jashte politikave qeverisese. Feja dhe shteti duhet te mbeten te ndara. Historia moderne ka treguar qe ndarja e shtetit nga feja eshte dicka pozitive.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #10
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Parti DEMOKRISTIANE ka gjithė EUROPA nė tė cilėn fatkeqsisht (pėr disa) na ka rėnė FATI i madh tė lindim.Si nuk lindėm nė IRAN mė mirė!!!
    Parti tė tjera tė tipit ARAB apo Aziatik,janė jashtė kallėpit prej nga kemi PREJARDHJEN
    ADMINISTRATOR1
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Administrator1 : 14-03-2004 mė 01:27

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Ky lajm duhet te trishtoje pa mase shokun Abdi Baleta pasi Haxhi Qamili do te kete konkurrence edhe ne fushen e propagandes fetare ne vend. Kjo parti do te rrezoje monopolin e Haxhi Qamilit ne vend qe propaganden e paguar te Ankarase ne vend, na e shet me ereza nacionaliste dhe patriotike. Haxhi Qamilit do i duhet ose te gjeje nje zanat te ri, ose te dali nga ilegaliteti dhe ti bashkohet partise islamike te sapo formuar.

    Une i pershendes ata qe kane krijuar kete parti pasi kane me shume kurajo dhe jane me te sinqerte si njerez te kallepit Baleta qe jane njerezit me te pafytyre dhe me te rendomte qe marrin fryme ne Shqiperi. Ne kete kuader kjo parti do ti japi fund propagandes islamike ne vend qe u shitet shqiptareve si nacionalizem alla Haxhi Qamil.

    Partia Islamike do te testoje shoqerine shqiptare nese ajo eshte nje shoqeri islamike radikale apo nje shoqeri demokratike dhe me fryme perendimore. Kjo do te duket tek mbeshtetja qe kjo parti do te marri ne zgjedhjet qe do te mbahen ne Shqiperi. Gjithashtu, nje parti e ngritur mbi perkatesine fetare do te testoje edhe tolerancen e ligjit demokratik mbi formacione qe nuk besojne ne nje shtet laik. Vete ekzistenca e nje partie fetare perben nje kercenim per ndarjen e shtetit nga feja. Precedentet nuk mungojne ne kete drejtim. Demokracia turke eshte vendosur perpara faktit te kryer ku radikalet islamike kane fituar ne zgjedhje dhe qeveria dhe ushtria turke i eshte dashur qe te anulloje zgjedhjet.

    Komuniteti orthodhoks ngelet komuniteti i vetem fetar shqiptar qe nuk ka nje parti politike qe te perfaqesoje interesat e veta. Katoliket kane partine demokristiane, muslimanet kane partine islamike dhe rimekembjen kombetare, ateistet dhe komunistet kane partine socialiste. Kjo nuk eshte nje rastesi. Besimtaret orthodhokse nuk i varin shpresat e tyre tek partite politike apo tek pushteti njerezor. Ata i varin shpresat tek Zoti i tyre Krisht dhe Mbreteria e Qiellit qe po afron.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  12. #12
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,787
    Faleminderit
    0
    30 falenderime nė 30 postime
    Jo more? Nuk e dija kete une! Komuniteti ORTODOKS, ka Janullatosin si anetar te komisionit qe 'shkrojti' Kushtetuten qe eshte ne fuqi, e s'ka nevoje per parti politike, se sic e dime te gjithe tani, partia nuk ta bjen fuqine, po aleanca me te fortet. A i njeh te fortet? Ke disa vite qe po permend "ikjen" e tyre, e "renien" e tyre, e as afer nuk eshte bile.

    Shume shpesh i permend Haxhi Qamilet, po nuk e di pse? Haxhi Qamili nuk po kerkon ta grabis Epirin, po komuniteti 'orthodhoks' ne krye me Janullatosin, te cilin ky komunitet, e ka driten e 'Zotit' e shpirtin e Aleances (me te fortet, mos harro). Kush eshte Haxhi Qamili ne krahasim me nje anetar komisioni qe 'shkrojti' Kushtetuten e nje shteti, e qe pretendon, te jete njeri i Zotit, e prift? Muhabet, se jo mahi.

    Ate me ushtrine turke, e sajove shpejt e shpejt? Se mesa e di une, dhe e gjithe Bota, zgjedhjet i fitoi Partia e Drejtesise dhe Prosperitetit, e udhehequr nga Tayyip Recep Erdogan. Ai sot eshte Kryeminister i Turqise, bile bile, nen udheheqjen e tij, Kuvendi Turk, miratoi nje numer paprecedent ligjesh liberale, dhe nen udheheqjen e tij, po diskutohet per nje bashkim te Qiprose, e sot u hap Shkolla e Pare Kurde, e financuar nga shteti?! Sot me afer se kurre eshte Turqia te hyje ne BE, dhe vendi e administrata ka kaluar reformen me te madhe e me te rendesishme e pozitive qe nga koha e Ataturkut, e ti thua se, qeveria e ushtria i anuloi zgjedhjet?! Po cila qeveri, kur qeveria ishin vete keta?! (...)

    Peralla grash.

  13. #13
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Normalisht shteti dhe feja duhet te jen katerciperisht te ndarer,dhe kjo ndodh ne te gjitha vendet demokratike ne bote.
    Vetem ne shum vende arabe feja dominon shtetin ,dhe ketu duket qarte edhe zhvillimi ,perparimi dhe integrimi i ketyre vendeve me boten e zhvilluar e demokratike.
    Derisa nuk kemi ne dore programin e kesaj partie,nuk kemi emrat e njerezve qe do ta kryesojne,si dhe nuk shohim e prekim menyren e aktivitetit te saje,nuk mund te themi shum per kete qeshtje.
    Eshte e vertete qe ne europe e bote ka shum parti demokristiane disa prej tyne edhe ne pushtet,ne kualicion siē eshte sot ne Itali pore keto parti nuk kan noj lidhje te forte me vatikanin apo me qarqe fetare dhe ne programet e tyre nuk shprehin asgja fetare,dhe ketu duhet tye bajm kujdes,e mos i ngaterrojm gjerarat siq ne nje far menyre i beri qorbe dhe Albo.
    Ne bote zoti Albo ka parti demokristiane,dhe jo parti demokristiane katolikee demokristiane ortodokse,dhe sa per dieni askush nuk ju ka ndaluar ta krioni nje parti demokristiane,pore duhet bere shum kujdes ekjo parti mos te komandohet nga qarqet Greke antishqiptare dhe te zbatoj ca kritere qe po i shkel kisha ortodokse.
    pikerisht dhenia e meshes ne gjuhen greke per ore te terea ka qen nje akt jokomtare per kush i thote vetes patriot e SHqiptare,me rastin e krishtlindjeve.
    per mu mund te krijohen shum parti se demokracia e permban,pore gjithēka ekstremiste dhe gjithēka joshqiptare do demtoje se tepermi vendin tone.
    pershendetje

  14. #14
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,486
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Faktikisht Asgje_sikur... ke gabim. ngaqe jam ne gr degjojme ne lajme gjithmone per tr. ok, le te heqim propaganden e mass-media dhe salcat e tjera po faktet ngelen fakte. jo vetem i kane anulluar po e kane nxjerre jasht ligjit kushedi sa here partine islamike ne turqi, gje qe mund te shpjegoje faktin qe gjithmone ndryshon emrin ajo parti ne turqi. Bile disa here kane kercenuar me coup d'etat , off the record gjithmone. mos harro keshillin e fuqishem nacionalist, si afer NSA te usa qe ben ligjin ne tr,pavaresisht se tani po marrin masa ta kufizojne. kur s'jemi te sigurt me mire mos flasim apo jo?

    per mendimin tim : sa per partine islamike c'da duhet neve? Partite fetare, aq me shume kur jane te mbeshtetura/financuara nga lidhje/unione te huaja ( islamike, katolike, protestant, orthodokse e cfare tjeter mund te na vije ne mendje) jo vetem qe abuzojne me lirite e kushtetutes por gjithashty shfrytezojne pa meshire deshirat e nje populli per perparim ( rritje te nivelin ekonomik, thjesht more $ 4 all ) per te shtyre interesa te percaktura. personale apo te tjera me te keqija. Feja asnjehe nuk eshte kriter politik ; sa here qe eshte ngaterruar neper politike i ka bere si m... te gjitha. (sorry e)Jemi ne europe, gjithe bota ndan fene nga politika , ne fillojme ta perzjejme?

    a, sa per ate te janullatos, njeriu ka nja 3-4 shkolla, di nja 7-8 gjuhe, ka levizur boten. domethene ke te vinin te propozonte kushtetuten? ndonje elektricist nga kuksi apo ndonje toger ushtrije nga delvina? apo mua dhe ty? (pa offeze per shembujt). besoj se reprezanton nje ebsim fetar,sic besoj qe duhet te kene vene edhe njerez te besimeve te tjera. dhe qe te mos merret shkrimi si fetar/mbeshtetje dua te shtoj qe jam orthodoks jo sjam dhe shume. these! me korrigjoni nqs bej gabim.
    peace.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  15. #15
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ana tjeter e medaljes
    si do e prese europa dhe ne pergjithesi vendet e zhvilluara kete proble,pra ktu do kemi parasysh nje ripozicionim te Europes e Amerikes etj
    Ne qofte se me te vertete ne programin e kesaj partie behet fjal per rikthim te Shqiperise ne konferencen islamike dhe futje e mesimeve fetare neper shkolla,mendoj se kjo parti e mendon veten shtet mbi shtetin dhe merr kahe teper ekstrem,megjithate le t ja leme kohes te na njohe me afer me keto zhvillime.

  16. #16
    kokeforte Maska e elisabet
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Mosha
    44
    Postime
    200
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Faktikisht dhe kete kishim mangut...
    Nejse e tha mire Albo. Kjo parti do testoje temperamentin popullit tone.....
    Te shohim njehere ....
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  17. #17
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Mosha
    51
    Postime
    2,498
    Faleminderit
    0
    29 falenderime nė 29 postime
    domethene hajde le te tallim edhe nje here b. me pop.Ta testojme edhe nje here? ta provokojme, ta terheqim zvarre, ta mashtrojme e me pas ta bindim me dhune.
    Parti Islamike ne Shqiperi? Kjo eshte cmenduria e fundit, qe na ve vulen si pop e ven qe e ka ndare mendjen te shkoje vetem mbrapa , me nga 500 vjet brenda nje hapi te vetem.

    Ju sugjeroj te lexoni libriin e Kastriot Myftaraj-t "KALVARI I GHYSHANES"
    Opinjoni im ne pergjithesi, per fete (ose me sakte per disa prej feve) jane politika e keqe e mbuluar .
    Asnje politike , dhe vete POLITIKA, nuk eshte e mire.Atehere cuditem si keta te "miret" duan te merren e te bejne me patjeter nje gje qe nuk eshte e mire. Qellimet politike ne nje fetar, (hoxhe psh) nukjane asgje tjeter vec tundimet e djallit, dhe lufta perpjekja per ta quajtur per ti vene djallit te cilin ka vendosur ti shkoje mbrapa, iduhet ti veje emrin parti.
    Mu me duket paradoks, kjo qe kerkojne te bejen shqiptaret-hoxhallare.Te nderrosh emrin e fese me emrin parti apo ti shtosh fese tende emrin parti....politike(ose jo politike) i bie se nuk e ke ende idene sa larg duhet te jete feja me parti.A eshte e besueshme se kjo parti islamike mund te sjelle ndonje gje me te dobishme se percarjen????
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  18. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    31-01-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,327
    Faleminderit
    4
    23 falenderime nė 23 postime
    Ne rradhe te pare i urroj suksese vella Artan Shaqiri!

    Nuk ari te kuptoj me ju !? Juve nuk ju shqetesoka fakti qe ne shqiperi ekzistojne parti me sponsor grek dhe serb si Omonia qe kane kerkuar vorjon drejte per drejte ! Por ju shqetesoka partia Islamike !?

    Mendimi im eshte qe kjo parti duhet te ishte formuar me pare pasi shume nga popullsia shqiptare praktikojne Islamin dhe ju shkelen te drejtat e tyre

    Rasti konkret eshte i nje inxhinieri mekanik qe nuk i jepnin dipllomen se kishte mjeker !

    Pra lereni partin Islamike rehat te ngre zerin per te drejtat e atyre Muslimanve qe u shkelen

    C'do te mire!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altin55 : 14-03-2004 mė 12:41

  19. #19
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Mosha
    51
    Postime
    2,498
    Faleminderit
    0
    29 falenderime nė 29 postime
    E nese kjo qeveria e tanishme me te gjtiha aparaturat e drejtesise qe ka nen zap (ne vend qe drejtesia te kete nen zap qeverine e gjithecka qe e shkel drejten) ka per ta vertetetaur se kjo parti eshte vertete nje dem tjeter i madh kunder shqiperise dhe shqiptareve, do ta miratojne.Te gjithe antishqiptaret nen qeverisjen e socialisteve-komuniste po sulen te krijojne te miratojne e te marrin dekorata e te drejta , qe te jene ekzistente e te forte, per te luftuar kunder shqiperise e shqiptarizmes se vertete edhe mbasi te merdhif kjo lloji qeverie monstruoze .
    Nuk kam vetem frike se do te miratohet, por pothuaj jam e bindur se po, vetcse keto vonesa jane ne dobi te vertetetimit se kjo parti islamike e qquajtur shqiptare, te mos jete shqiptare e ne te mire te shqiperise . A nuk iu lind pyetja "c'te mire mund te sjelle nje parti si kjo, e per me teper nje parti islamike???????
    Islamike....O nene o nene , vetem fjala islamike mua me fut tmerrin.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anėtarėsuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Mosha
    40
    Postime
    189
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Me vjen cudi me ju dhe njeri nga shkaqet e largimit tim nga ky forum d te jete injoranca juaj bashkohore supermoderne dhe e emancipuar.E dyta eshte se jeni njerzit me naive qe ka forumi dhe asnjehere se fusni llogjiken ne pune por me shume flisni nga pasioni interesat emocionet dhe shpesh here jeni koshiente qe jeni ne kundershtim me mendimet tuaja per shume ceshtje ne forum.

    Albo kryetari i dollaro-intelktualeve ne forum ka marre persiper qe te bej propagande helenike ne forum propagande per futjern e demokracise ne vendet arabe dhe kur vjen puna per nje disukutim ne lidhje me nje parti qe as i dini progarimin as i dini se kush po e ben ngriheni e flisni si e ema e zeqos ne maje te thenes.


    Dikush tjeter qe me penen e saj shkruan per letersine erotike dhe pornografike fillon dhe shkruajne wsi ia ka qefi dhe pa kuptuar se per cfare behet fjale ne kete teme .Faj skeni ju por me te madhin faj ka nje kultura juaj ndaj diturise dhe diskutimit dy filozofi qe hapi temen dhe e treta te qe3nurit larg problemit dhe njohjes se tij dhe tifozlluku psuodointelktual.

    Jeni te vetmit njerez qe i merrni lajmet nga mediat dhe kur eshte hapur nje teme per mediat skeni diskutuar as me te voglin mendim.Jeni te vetmit shqiptare qe mundoheni te beheni tifoze ndaj mendimeve te papjekura.Por meqe shumica eshte me kete edhe une jam me ate.

    ME vjen keq vertet me ju qe fati ju ka cuar ne rruget e kurbetit dhe me vjen keq per ju qe perpjekja juaj per te kutpuat shume ceshtje ne kete bote eshte shume e vogel.

    Atehere dalim tek partia islamike.


    Kush e formon kete parti dhe cqellime ka e dini jo atehere lexoni si me poshte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fjala e drejte : 14-03-2004 mė 12:57
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhėnė jetėn, dhe ka prej tyre qė janė duke pritur (ta zbatojnė) dhe ashtu nuk bėnė kurrfarė ndryshimi

Faqja 1 prej 6 123 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Shumėllojshmėria e partive politike!
    Nga YoUGoTNoGaMe nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 04:53
  3. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •