perSHENDETje
Historia bizantine eshte me te vertet madheshtore dhe sigurisht njerezimi mund te gjej shume gjera aty brenda per te mesuar. Roli i Bizantit si fuqi ushtarake, politike dhe ekonomike sidhe Kontributi i tij ne kulturen, literaturen, ideologjite, mendimin fetar, pikturen, muziken, teknologjine, arqikteturen, zejtarine, prodhimin e veshjeve, copave dhe zbukurimeve te tjera etj. eshte me te vertet i pakonceptueshem nga nje tru i thjeshte njeriu. Kete gje e vertetojne mijera dhe mijera shkresa dhe libra te kronikografeve, historianeve, murgjeve dhe shkencetareve bizantine te fushave te ndryshme por edhe vet veprat artistike qe kan shpetuar deri me sot ose ato vlera te cilat jane trasheguar nga popujt e Mesdheut sidhe nga vet populli shqiptar. Me pak fjale Bizanti luajti nje rol kosmetik,zbukurues, mbi Mesdheun por edhe zona te tjera te cilat akoma edhe sot me njecik vemendje mund ti veshtroj dikush. Mbase kjo gje ndodhi edhe per shkakun se vet Bizanti ishte nje perandori e Mesdheut dhe jo dicka e huaj kundrejt ketyre popujve. Pra sic kuptohet per mua si person eshte e pamundur tju jap pak shije nga kjo madheshti. Ajo qe mund tju jap jane disa data te mbledhura andej-kendej te cilat mund tju shtojne interesin per te kerkuar me shume qe te mesoni. Jam i sigurte se per Bizantin mund te gjeni cfare te doni, vetem deshire te keni!
Keshtu me kete teme do mundohem me pak fjali te jap nje imazh te shkurter reth shkaqeve qe derguan ne renjen e kesaj Perandorie, gjithmone ne aspektin e ngushte strategjik i cili ngjall me teper interesin historik. Sic e thash me siper sukseset luftarake e Justinianit te Madh nuk do zgjasnin shume. Do thoshte dikush se faji nuk i perkiste aq shume gabimeve politike/strategjike te parise se Konstandinopojes por ishte koha e veshtire por cdo shtet, fuqi ose perandori. Gjithashtu mund te thoshte dikush se ne ato kohe te veshtira ishte me te vertet sukses i madh per Bizantin qe mbijetoi per shekuj me radhe pavarsisht nga ndryshimet qe pesonte siperfaqja ne te cilen shtrihej. Me fjalen «kohe e veshtire» dua te them se nuk kishte stabilitet fuqishe. Fise te reja qe dilnin si kerpudhat, kryesisht te ardhura nga Azia Qendrore, shfaqeshin ne Europe e Lindje te Mesme dhe shkaktonin trazira. Mbreteri te reja lindnin dhe te tjera vdisnin. Bizanti kishte fatkeqesine qe ndodhej ne qender te ketyre trazirave. Keshtu ishte perandoria qe gjithmone perballohej me grupacione armiqsh dhe jo me nje armik te caktuar. Ne te njejten kohe qe perandori bizantin i shpallte lufte shahut pers dikush tjeter shfaqej dhe i shpallte lufte Bizantit. Nje rast shembullor eshte kur Herakliu kreu operacionin kundra Persise (622-28), ne te njejten kohe qe perandori ndodhej para mureve te Ktisifones qendra e Sasanideve Perse- nje armik i ri shtetrethoi Konstandinopojen (626). Ky armik vinte nga Ballkani, ishin Abaret me Sllavet qe sapo shfaqen ne te dhenat historike. Sipas Bizantineve qyteti shpetoi vetem nga nje mrekulli hyjnore. Gjthe vitet qe do vijojne cojne vetem drejt nje renimi te ngadale. Fitoren e madhe ndaj armiqeve shekullore pers do e ndjeki nje goditje e forte. Kjo goditje vjen nga nje popull qe pak ishte degjuar deri atehere, nga Arabet emri [arabb] do te thote banor i shkretetires. Arabet me nje fuqi te dobet por me nje zemer te forte ariten ta ndrojne teresisht imazhin e Lindjes se Mesme dhe te Mesdheut. Per shekuj me radhe Lindja e Mesme ishte bere vater luftrash zaptuese midis Bizantit dhe Persise, qyetet kalonin njehere nen pushtetin e njeres fuqi dhe njehere nen pushtetin e tjetres, kurse ne fillim te shekullit te 7 nje fe e re zuri renje te forta ne nje vend ku dy perandorite tregonin pak interes- pra dhe pak kujdesi-, ne qendren e Shkretetires Arabe, ne Meke. Nga aty Muslimanet e zgjeruan pushtetin e tyre mbi gjithe gadishullin arabik, ne te njejtin moment kur Bizantinet mbas luftrash te ashpera ariten te clirojne Jeruzalemin e pushtuar nga Perset. Momenti i duhur kishte ardhur per Arabet! Ne nje kohe kur Perset kishin humbur cdo fuqi dhe Bizantinet «mjekonin plaget» nje halif teper ambicioz, i zgjuar dhe i rrepte shtron planin e hapjes se Islamit mbi gjithe boten, ky ishte Umar Ibnul Hattabi. Menjehere pas hypjes se tij ne fron i jep urdher ushtarakut te tij legjendar Khalid Ibn Ualidit te niset me ushtrine e tij drejt Irakut. Khalidi pasi zaptoi Irakun iu drejtua Sirise dhe aty do takoj forcat bizantine, ne zonen Jermuk. Arabet me nje ushtri te lehte, me guxim dhe duke pasur prioritetin e mjedisit (ate dite frynte ere dhe bizantinet pervec reres se shkretetires kishin mbi syte e tyre edhe Diellin e forte kurse Arabet e kishin Diellin prapa shpine) ajo qe ndodhi me pas ishte nje humbje e madhe e Bizantineve (636). Arabet i moren njehere e pergjthmone Bizantit, Sirine dhe Palestinen. Por Khalidi nuk u mjaftua me aq por vazhdoi sulmin drejt Persise e cila ra e gjitha nen sundimin e plote arab (637, Al-Kadissija). Ne vitin 639 Arabet me Amr Ibnul Asr do sulmojne Egjyptin, dhe deri ne 641 toka me frytedhenese e Bizantit ishte kthyer ne prone arabe me vone ndoqi pushtimi i gjithe Afrikes se Veriut. Ne vitin 678 dhe 717 u kryen dy qytetrethime te Konstandinopojes nga Arabet, por flota arabe u dogj qe te dy heret nga «zjarri i lengshem» (nje lloj zifti i nxehte me flake) dhe nga atehere Arabet nuk provuan me ta rethojne qytetin. Gjendja nuk ndreqej me, Bizanti ishte mbyllur ne Azine e Vogel, Ballkan dhe Italine e Poshtme. Pas pushtimeve arabe do vijojne pushtimi i Italise se poshtme nga Normandet, lindja e nje ser mbreterishe sllave ne Ballkan si dhe dyndjet turanike ne Lindjen e Mesme dhe Azine e Vogel. Fiset turke e zvogeluan me teper perandorine duke i lene asaj vetem gjysmen e Azise se Vogel. Paaftesine e Bizantit dhe dobesimin e tij erdhen per ta konfirmuar edhe ambiciet e zoterinjeve te Europes. Ne vitin 1095 papa Urbani thirri nje keshill me te cilin beri te njohur deshiren e tij per te cliruar vendet e shenjta te cilat ishin nen pushtetin e te pabeseve Muslimane dhe Judej. Menjehere princerit europian mblodhen nje fuqi prej 30 mije vetesh dhe ju drejtuan Bizantit, atje perandori Aleks I Komnini beri mareveshje per ti ndihmuar me kushtin qe tokat e cliruara ti kthehen Bizantit, qe i kishte me perpara nen sundimin e vet, keshtu edhe rane ndakort. Tokat u cliruan por Bizanti nuk pa asnje perfitim, perkundrazi iu shtuan armiqte. Kryqezata e pare mbaroi me fitimin e Europianeve por gjerat nuk shkonin dhe aq mire. Ushtaret Europiane u pakesonin dita me diten nga sulmet e nje populli te tmerrshem, nga eretiket muslimane te ashtuquajturit Asasini (vrasesit). Aasasinet i perkisnin sektit ismailit dhe e kishin qendren e tyre ne Kabulin avganistanez aty ata e jepnin jeten e tyre si pa gje te keqe vetem me nje urdher te emirit dhe nga aty organizonin sulme te egera te cilet i dhane atyre fame si te tmerrshem ne te gjithe Europen. Per te perballuar Asasinet dhe kryengritesit e tjere Papa do organizoje nje Kryqezate te dyte e cila nuk do ket sukses. Kesaj radhe Katoliket do humbin cdo pushtim te tyre nga ushtaraku legjendar kurd Saladin, i cili do krijoj dinastine e tij ne Lindjen e Mesme. Per te mundur Saladinin Papa do organizoje Kryqezaten e Trete por pa sukses. Ne fund krijohet nje Kryqezate tjeter e cila u nis per ne Lindjen e Mesme por perfundoi ne zemer te Konstandinopojes. Kesaj radhe Latinet donin te hiqnin nga mesi Bizantin, Konstandinopoja u plackit dhe u shkaterrua per dite me radhe (viti 1204) nga barbaret e Europes qe ne fund fare vajten dhe shpallen lindjen e nje perandorie te re, e quajten Pernadoria Latine, me qender Konstandinopojen. Kjo Perandori feudale zgjati deri ne vitin 1261, atehere Konstandinopoja u clirua nga dinastia bizantine e Paleologeve qe kishin shtegetuar ne Epir, Nikea etj. Nga viti 1261 Bizanti nuk kishte me ndonje ndryshim te madh nga principatat sllave te Ballkanit, ishte nje mbreteri e thjeshte greke trazhgimtar i nje historie perandorake. Qe kendej e tutje muret e Konstandinopojes do behen vend pikniku i sulltaneve Osman te cilet asnjehere nuk e humbnin durimin dhe shpresen perpara nje qyteti kaq madheshtor qe behej shinjester e cdo mbreti qe vdiste per lavdi dhe pushtet. Mbas shume vitesh pritjeje nje tjeter personalitet legjendar i Historise do hynte ne kete qytet si triumfues. Me 29 Maj 1453 Konstandinopoja pas nje tradhetie ra ne duart e Sulltan Mehmetit dhe u kthye ne Stamboll te vrare mbeten 10 mije ushtare dhe vet Konstandini i fundit, Paleologu. Me kete menyre mori fund historia e Bizantit, mbas 12 shekujsh jetese. Por ideja e madheshtise romake vazhdoi. Sulltani u tregua kopjac i mire i perandorit bizantin dhe midis titujve qe mbante nje liste me te vertet e madhe me epitete- vuri edhe titullin cezar si dhe mbret i Muslimaneve dhe Romaneve (romane/romake quanin veten Bizantinet) duke e quajtur keshtu veten trashgimtar te Romes. Vec Sulltanit ekzistonin edhe shume trazhgimtar te tjere te Romes, keta ishin Cari i Rusise (vet fjala Car ka prejardhje nga fjale Cezar) por edhe pasardhesit e Otonit (ndertues i Perandorise Romake te Shenjte te Kombit Gjerman) te cilet qeverisen ne qender te Gjermanise derisa perandoria e tyre u shkatrua nga Napoleonti. Gjithashtu ideja e Romes frymezoi edhe diktatoret e famshem te shekullit te 20, Musolinin dhe Hitlerin. Po a i ka ardhur fundi idese romake? Pergjigjen ia lej historise qe ende nuk eshte shkruajtur, ngjarjeve qe do vijne.
(vazhdon kronikografia.....)
falemiNDERit
Krijoni Kontakt