Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 146 prej 146
  1. #141
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: 8 Mars festa e Nënës.

    Gëzuar të gjitha nënave !

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    sirena_adria (08-03-2018)

  3. #142
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: 8 Mars festa e Nënës.

    Gezuar festen per te gjitha nenat shqiptare kudo ne bote.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    sirena_adria (08-03-2021)

  5. #143
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: 8 Mars festa e Nënës.

    Gezuar 8 Marsin, diten e nenes!

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar NoName për postimin:

    sirena_adria (08-03-2021)

  7. #144
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 8 Mars festa e Nënës.

    Nuk duhet të presim 8 marsin, për të treguar dashurinë dhe mirënjohjen ndaj nënave tona. Duhet ta bëjmë këtë çdo ditë e çdo mundësi që na jepet. Familja është bërthama e çdo qytetërimi dhe brenda kësaj familje, nëna është shtylla kryesore e saj. Eshtë ajo që sjell fëmijët në jetë. Eshtë ajo që tregon kujdesin dhe dashurinë e para për atë fëmijë, që të rritet i shëndetshëm dhe mirë. Këto janë gjëra që të gjithë i dimë, por vlejnë që të përsëriten në kohën që jetojmë që është një kohë sa e çuditshme edhe e frikshme. Shpesh vajzat e reja sot nuk marrin mesazhin se kontributi më i madh që ato i japin familjes dhe njerëzimit është tek të qenit nënë. Mesazhi i djallëzuar që marrin është ai se gruaja është një "krah pune" siç është edhe burri. Nën petkun e një "barazie gjinore" që propagandohet kudo, mesazhi që shumë këto vajza të reja marrin është se të kesh një punë, një karrierë, e të ardhurat e tua është më e rëndësishme se të kesh një familje dhe fëmijë. Dhe kemi arritur në atë pikë ku familja ka pësuar krisje të mëdha, familjat e reja nuk po krijohen me ritmet e dikurshme dhe numri i martesave ka rënë, dhe ajo më e rëndësishmja, sjellja në jetë e shpresës për të ardhmen, numri i lindjeve të fëmijëve ka rënë ndjeshëm. Këtë fenomen e hasim sot gati në gjithë botën.

    Nuk ka punë më fisnike, më të shenjtë se të qenit prind, e sidomos nënë! Paqja e shoqërisë dhe e botës dhe e ardhmja e një populli varet direkt nga kujdesi që nëna tregon për fëmijët e saj. Dhe vlen këtu të përmendet edhe fakti, që burrat dhe gjithë shoqëria, duhet ti mbështesim nënat në punën e tyre të kujdesit ndaj fëmijës. Jo thjeshtë duke treguar një mbështetje morale me fjalë, por duke i mbështetur edhe financiarisht dhe duke ua lehtësuar sadopak barrën e madhe të punës si nënë. Shteti dhe politika duhet të kalojnë në Kuvend ligje që e bëjnë të mundur që vajzat dhe gratë të marrin një mbështetje financiare sado të vogël, për punën e madhe që bëjnë. Investimet publike dhe private në kopshte dhe shkolla për fëmijët. Dhe burrat nuk duhet t'iu kërkojnë grave të tyre të punojnë tërë kohën për të siguruar sa më shumë të ardhura si familje, duke e bërë këtë gjë në kurriz të fëmijëve të tyre. Nuk duhet të vendosim paranë para fëmijëve tanë! Ato shoqëri që kanë politika të tilla pro-familjes, janë shoqëritë më të zhvilluara dhe me një të ardhme të sigurt.

    Faleminderit të gjitha nënave shqiptare, që u mësojnë fëmijëve të tyre përditë, falë punës e sakrificës së tyre, se çfarë është dashuria!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-03-2021 më 09:24

  8. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Neteorm (08-03-2021),sirena_adria (08-03-2021)

  9. #145
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2021
    Postime
    3

    Për: 8 Mars festa e Nënës.

    Festa e grave është një rast i rëndësishëm

    Festa e grave 8 Marsi është një rast i rëndësishëm
    Jepni një buqetë me letër,
    Mami, gjyshja, motra,
    Në fund të fundit, unë jam një njeri nga djepi!

  10. #146
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: 8 Mars festa e Nënës.

    Me e dashtë lirinë e Nanës

    Shkruan: Sibel Halimi


    Me e dashtë lirinë e Nanës

    Tutna me shkru veç për gratë
    se s`du asnjiherë me ju hi n`hak
    Kurrë njoftë lirinë s`ia kemi
    Veç kemi dërdëllitë
    e kemi ba nanën
    plagë të përvujtun
    e kemi shtri për toke
    e kemi naltësu në vargje
    ia kemi rritë dashninë,
    madhështinë
    prej rolit s`kemi mujtë me nxjerrë
    Kauzën ja kemi kriju, por zanin kurrë digju
    Se kjo shoqni ka zanë n`thu
    Nanën kauzë politike tu e ba
    Liria e saj nuk asht dogma e jote – as e jemja
    Është veç ajo, liria e saj


    Kultplus.com

    https://www.kultplus.com/poezi/me-e-...ine-e-nanes-3/

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •