Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 50
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Me kujtohet se dikur ne trevat tona per diten e veres festonim "kulaçin e barinjve" me siguri nje feste shume e vjeter pagane...
    te gjithe barinjet me rende festonim kete dite, duke sjellur ne bregore prane bagtive atje te kroni i ftohet kulaçin, apo ambelsira...

  2. #42
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Kabuni me rrush të thatë ...

    Për 4 vetë

    Duhen:

    Oriz, 1 gotë uji
    Lëng mishi, 2 gota uji
    Rrush i thatë, 1 filxhan kafejeS
    heqer, 1 filxhan caji
    Gjalp 3-4 lugë gjelle

    Gatimi:

    Pastrohet orizi , lahet dhe kaverdiset me gjalpë, pastaj shtohet lëng mishi (mundësisht dashi) ose ujë, rrush i thatë (shpëlahet më parë me ujë të vakët), pak kripë dhe vihet të ziejë.
    Kur është thithur pothuajse i gjithë lëngu dhe në sipërfaqe janë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, përzihet me sheqer, kanellë e karafil të bluar. E mbulojmë me kapak dhe e leme ne nje vend te ngrohte. Masa hidhet në forma ose filxhanë dhe pastaj përmbyset.
    Shenim: Për kabuni masa e orizit dhe e lëngut merret si për pilaf të zakonshëm: 1 kg oriz me 2 litra ujë.
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  3. #43
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Sheqerpare...

    Për 4 vetë

    Duhen:

    Për brumin:
    Miell 3 gota uji
    Gjalpë 1 gote
    Vezë 1 kokërr ose 2 të verdhaSheqer 1 gotë uji
    Sodë një majë luge kafeje
    Pak vanilje

    Për shërbetin:
    - 2 gota sheqer
    - 1 1/2 gotë ujë

    Gatimi:

    Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen.
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  4. #44
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Perse ne Elbasan duket sikur i bejne me te mira ???????
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #45
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-03-2009
    Vendndodhja
    tu pi pi pi. DoLLi Qe Paraqet Rrezik.. RaKi_BMW@hotmail.com
    Postime
    374
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Perse ne Elbasan duket sikur i bejne me te mira ???????



    Sepse eshte vatrra dhe origjinaliteti prandaji.


    ne te kesh receten po nuk dite taktiken ah ah i ban kulec e jo ballakume



    do pun puna perla , ca kujtove ti ajd se na dhan receten dhe ti beni njesoji

  6. #46
    Happy Maska e milanistja_el
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Perse ne Elbasan duket sikur i bejne me te mira ???????
    Jemi te mire vete ne prandaj, embelsine tone e kalojme te ballakumet LooooL.

    Perse ne Elbasan duket sikur i bejne me te mira? Sepse zenia e brumit per te bere ballakumet nuk eshte e lehte, sikur te zesh gurabiet LoooL. Duke filluar qe nga rrahja e vezeve me sheqerin duhet shume force krahu ne menyre qe sheqeri te shkrihet plotesisht e te mos mbeten fare kokrriza, e njejta gje dhe me brumin duhet te rrihet fort e me stil. Sekreti qendron tek brumi... ai qe ben ballakumet duhet ta dije me saktesi se sa i forte duhet te jete brumi; s'duhet te jete shume elastik, s'duhet te jete shume i forte e s'duhet te jete shume i qullet. Pastaj ne per ballakumet perdorim edhe Fij (LoooL qesh perhere me ket fjalen une) dhe te perzihet me brumin.

    Fij = hir (zjarri) i hedhur ne uje te valet, lihet per disa momente. Kur hiri kullon ne fund te enes, nga uji qe mbetet siper (qe eshte shume i paster) marrim nje levozhge veze (per nje kg miell) dhe e hedhim tek brumi dhe e rrahim brumin mire e mire deri sa te kete marre fortesin e duhur.

    Ps. Kujdes: vezet e gjalpi duhet te jene te fresketa.

    Kuriozitet: Zakonisht ballakumet ne Elbasan i bejne burrat, ose me mire behen ne bashkepunim... grate merren me hedhjen e harxheve e burrat merren me rrahjen e brumit. Burrat thone se kur rrahin brumin mendojne sikur po prekin grate e veta, prandaj dalin te mira ballakumet e te shkrihen ne goje, ka pak erotizem aty brenda LoooooL
    Mos ua bej te tjereve ç'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

  7. #47
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    GATIMI
    Tretet gjalpi
    Ça dmth kjo? Shkrihet në zjarr apo përzihet me ujë të valë??

  8. #48
    Happy Maska e milanistja_el
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Ça dmth kjo? Shkrihet në zjarr apo përzihet me ujë të valë??
    Asnjera dhe as tjetra. Rrihet gjalpi me sheqerin deri sa te treten te dyja bashke e te behet nje mase e lenget te ciles me pas do i shtohet mielli e harxhet e tjera
    Mos ua bej te tjereve ç'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061

    Smile Receta e Ballakumeve Nga Qyteti Elbasan.

    Receta e Ballakumeve :
    Ballakume

    ...MASAT

    1 kg sheqer, 0.4 kg gjalp, 7-8 kokrra vezë, 1 kg miell misri i situr, një dorë miell gruri,

    1 fixhan kafeje qumësht; një enë e madhe bakri e pakallajisur ose përndryshe prej qelqi.


    GATIMI

    Tretet gjalpi dhe lihet te fundërrojnë kripërat e tij. Pastaj gjalpi i vakët dhe pa kripërat e rëna në fund rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e bardhë. E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse përfundimi i përzjerjes ndjehet kur të duket se prek fije me dorën që po përzien masën e krijuar. Ndërkohë vezët janë përzjerë me qumështin më parë dhe shtohen dalëngadalë tek sheqeri i rrahur, duke vazhduar përzjerjen e këtij të fundit.

    Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar perzjerjen me dorë. Mielli i grurit hidhet nga fundi. Duhet patur kujdes me hedhjen e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet 15-30 minuta në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Nëse shihet se brumi ka mbetur përsëri si i qullët, atëhere atij mund t'i shtohet edhe një dorë miell. Kështu me këtë brume ballakumet nuk do të shtrihen gjatë pjekjes.


    PJEKJA

    Tepsiat lyhen me pak gjalpe dhe spërkaten me pak miell. Pastaj, nga brumi tashmë i gatuar, formohen me dorë gurabiet me madhësi jo të vogël dhe vendosen mbi tepsi të larguara nga njëra tjetra. Paraprakisht furra është nxehur në 170oC. Futet tepsia në furrë dhe lihet aty derisa ballkumet të formojnë pak kore (jo të skuqen). Nxirret pastaj tepsia nga furra dhe lihet të ftohet, me qëllim që ballakumet të shkëputen lehtësisht nga ajo.

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  10. #50
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anëtarësuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,491

    Për: Embëlsira për ditën e Verës (ballakume, kurabije etj)!

    Oj graa kush do na boj ballokume neser se mua vetem nga ballokumet me pelqen 14 Marsi
    "Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!
    Nga Fiori në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 29-01-2024, 07:21
  2. Embelsira e Forumit - Xhenneta Morina
    Nga Xhenneta-Morina në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 22:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •