Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    *****
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    Peru (Lima)
    Postime
    79

    Filmi shqiptar, substancė kulture dhe integrimi

    A mendoni ju se filmi yne me gjithe pervojen ne vite , mund te kish perparuar me shume ne demokraci. Megjithate po ta lexonii artikullin me Vemendje do kuptoni se jane bere dhe arritje te mira.





    Filmi shqiptar, substancė kulture dhe integrimi
    Nga Dr. Pėrparim Kabo

    Nė tė dytin vit tė shekullit dhe mijėvjeēarit tė ri, shqiptarėt vijnė me dy pėrvjetorė. Nė vjeshtėn e dytė mbushen plot 90 vjet qė Shqipėria u bė e mėvetėme dhe jo e varur. Ndėrsa nė verėn e dytė tė kėtij viti bėhen plot 50 vjet nga dita e pėrurimit tė shtėpisė qė fillojė tė prodhojė filma, kinostudios "Shqipėria e re". Po qe se do tė pėrmbytnim kėto raporte, pra tė kishim 90 vjet kinematografi dhe 50 vjet pavarėsi, nė njėfarė kuptimi, do tė ishim mė tė pavarur, sepse do tė ishim mė tė kulturuar dhe mė tė vetėdijshėm, pėr atė se ēdo tė thotė tė jesh i pavarur, se si sigurohet dhe si ndėrtohet ky detyrim kombėtar pėr dje, sot dhe nesėr. Nėse njė individ ka guxim ta shohė veten nė pasqyrė dhe tė mos trembet nga ninza e tij, ky individ di tė ecė, sepse di edhe tė korrigjojė.Nėse ai ka frikė nga ky ballafaqim, ai mundohet tė mos shfaqet dhe i pėlqen erėsira. AI NUK PRANON VETEN ASHTU SI ESHTE. Po nė kėtė drejtim tė arsyetuari gjykohet pėr shoqėritė, kėto bashkėsi tė individėve tė vetėdijshėm dhe me ideal ndryshimin. Ka shumė mjete qė i bėjnė tė mundur shoqėrisė tė vėshtrohet, tė kuptojė veten,tė njohė historinė , tė korrigjohet, tė veprojė ndryshe dhe tė ndjekė udhėn e qytetėrimit. Mes tyre, njė vend tė veēantė, tė pazevėndėsueshėm dhe shumė tė vėshtirė pėr t'u konkurruar, luan filmi, kinematografia me tėrė gamėn e prodhimit tė saj, vizual artistik, kronikal dhe tė animuar.
    Ekrani i vogėl i filmit, pėrballė ekranit tė madh tė globit, duket gati picirruk, por pėrballė aftėsisė sė tij pėr tė fiksuar imazhin e ngjarjes korrente, historinė, moralin e ndryshimit, aksionin dhe kahun e lėvizjes sociale, ndjenjėn dhe pėrgjegjėsinė ndaj vetes dhe atdheut, familjes dhe fėmijės, gjuhės dhe traditave, nė betejėn qe vesi tė mos e mundė virtutin, qė e vėrteta dhe marrėveshja me tė, tė jetė dinjitoze dhe, nė emėr tė saj, kanė bėrė qė globi njerėzor ta shohė veten "tė vogėl" pėrballė ekranit "tė madh" artistik tė kinemasė.Nuk ka njeri qė mund tė jetojė pa thithur ajėr, ashtu si nuk ka (qytetar) njeri, qė tė mos ketė parė qoftė edhe njė film dhe tė mos i jetė gjunjėzuar magjisė sė tij ēudibėrėse. Mund tė gjesh njerėz qė pak kanė lexuar nė jetėn e tyre ose aspak, qė bartin vese dhe degradimi mund t'u ketė marrė jetėn ose periudha tė saj, por nuk mund tė ketė ndodhur, qė ata nė udhėn e tyre tė zgjedhur, tė mos kenė thithur bashkė me frymėn, "oksigjenin" e filmit dhe tė kenė ndalur pak dhe tė kenė reflektuar mbi veten dhe pėr veten e tyre, nė raport me shoqėrinė dhe detyrimin ndaj saj. Ndaj jemi me fat qė fillim i korrikut 2002, na gjen ne shqiptarėve me gjysmė shekulli kohė- kronos, film artistik, por nė kuadrot e tij, si ngjarje dhe reflektim, si moral dhe pėrthithje tė historisė, kjo kohė hapet. Ajo shkon thellė nė histori dhe tenton nga e sotmja pėr tė parė nė tė ardhmen. Njė hark tė tillė kohor nuk mund ta bėjė ēdolloj abstragimi, qoftė edhe artistik, por se kinematofrafia e ka kėtė valencė bashkėveprimi dhe bashkėbisedimi me shikuesin, me atė qė duke vėshtruar filmin sheh veten dhe korrigjon veprėn, kur ajo nuk sjell atė qė ai ndien dhe dėshiron, por edhe vetėkorrigjon, kur brenda thellė, gjen tek vetja mungesa dhe deformime, tė cilat e bėjnė tė turpėrohet pėrballė filmit. Ėshtė njė reflektim qė bėhet nė erėsirėn e sallės dhe dritėn e ekranit. Kjo marrėveshje dritė (filmi)- hije (spektaori), krijon njė raport hijerarkie, sepse i jep "Artit tė shtatė", gjithėfuqinė e ndriēimit,"tė zjarrit" pėr vetėdije. Ai, edhe kur dritat ēelen, tė mban shtrėnguar gjatė dhe pėrbrenda, sepse tė bėn jo vetėm tė mendosh, por edhe tė ndiesh, tė imagjinosh, tė udhėtosh dhe tė vetėgjykosh, si edhe tė ēlirosh energji tė reja, pėr njė kuptim e vlerėsim krejt tjetėr tė gjėrave dhe tė botės nė tėrėsi. Filmi ėshtė njė purgator social artistik i shoqėrisė, ėshtė sozia e shoqėrisė, e cila nuk kėnaqet me veten asnjėherė dhe lyp ndryshim nga vetja dhe pėr vete.Artet e tjera ia njohin meritat dhe gjithėfuqinė filmit, ndaj i falen atij mes bashkėshkėpunimit, sepse edhe romani apo novela, gjejnė mirėkuptim dhe bėhen "fjala" e filmit artistik, dokumentar apo vizatimor. Piktura "pėrkulet", duke dhėnė vizionin, ngjyrėn, veshjen dhe atmosferėn e jetės nė film. Muzika jeton edhe vetėm, sepse ajo ėshtė tingėllimi i sekreteve te jetes, kambana e harmonisė njerėzore. Por kur ngjizet nė filmin artistik, ajo ndihet si nė shtėpi, sepse ėshtė bashkė me njeriun, ngjarjet dhe historinė, ajo pėrshkruan ndjenjėn, duke e veshur me harmoninė e pėrjetimit shpirtėror dhe duke i dhėnė mesazhit filmik, hapėsirė ndijimi me njė gjerėsi estetike tronditėse. Pėr kolonėn zanore tė filmit ka ēmim tė veēantė dhe kompozitor tė shquar e duan kėtė zhanėr.
    Por filmi, ashtu si merr edhe jep, sepse ushqen frymėzim dhe vetėdije, pėr gjurmime tė pacekura mė parė, pėrmes arteve tė tjera. Ėshtė pėr kėtė arsye qė filmi ėshtė vepėr e njė asambli artistėsh tė vėrtetė, tė cilėt sinkronizohen nė realizim, gati si njė orkestėr sinfonike, me nė krye regjisorin e filmit. Ndodh jo rrallė tė projektohet njė vepėr letrare e ardhshme me pėrmasa serioze, si edhe nga ana tjetėr, njė vepėr letrare jo fortė tronditėse, tė ridimensionohet pėrmes imazhit filmik. Po kėshtu, mund tė ndodhė me muzikėn e filmit, e cila, pas krijimit, gjen autoritet tė trondisė, edhe e shkėputur nga filmi, por me sekretin, se tė kujton ngjarjen filmike dhe tė pėshtjell nė tisin e reflektimit, pėrmes lundrimit nė imazhet e filmit dhe eksplorimin e relievit tė ngjarjes sė saj, qoftė historike, qoftė njė fiksion estetik.
    Tė gjitha kėto atribute i ka edhe kinematografia jonė shqiptare, sepse brenda saj, ėshtė edhe historia ilire, dhe pushtimi turk dhe rezistenca ndaj tij, me kulmimin e Shpalljes sė Pavarėsisė. Ka vendin edhe rezistenca partizane nė Luftėn e Dytė Botėrore. Shumica e shqiptarėve mund tė mos kenė lexuar shumė pėr Shpalljen e Pavarėsisė, por nuk gjen mes nesh njė tė tillė, qė tė mos ketė qėndruar mbėrthyer tek ekrani pėr tė parė "Nėntorin e dytė". Mund tė ketė mes nesh qė nuk dinė tė kėndojnė dot, qoftė edhe njė fragment nga muzika shqiptare e babait tė saj Ēesk Zadeja, por s'ka shqiptar tė mos dijė atė motiv tė mrekullueshėm tė muzikės sė filmit "Skėnderbeu", e shoqėruar nė mėnyrė stoike me fjalėt:"O ju male, malet tona tė larta", qė rapsodi i verbėr, si njė Homer shqiptar e kėndonte, ndėrsa nisej drejt Besėlidhjes sė Lezhės me Gjergj Kastriotin. Me kinematografinė ka bėrė marrėveshje edhe I.Kadare, sepse "Gjenerali i (tij) i ushtrisė sė vdekur", iu fal celuloidit, po kėshtu "Nėntori i njė kryeqytetit", "Dimri i vetmisė sė madhe", "Dasma" apo "Prilli i thyer". Kanė shpėnė veprėn e tyre letrare pėr ta celebruar me filmin artistik edhe Dritėro Agolli, Skėnder Drini, Kol Jakova, Petro Marko, Peēi Dado, Vath Koreshi, Teodeor Laēo, Dhimitėr Xhuvani, Nexhati Tafa, Shpresa Vreto apo njerėz tė tjerė tė letrave. Si u lind kjo magji artistike, tek ne shqipatėrt e varfėr qė mė 1952-nė, kur ne ende nuk kishim zhdukur analfabetizmin, malarjen dhe varfėria na mbante ende nė radhė pėr ushqim me triskėtim. Kjo ėshtė edhe njė nga tiparet mė tė rėndėsishme tė kinematografisė sonė, sepse ajo u lind, jo thjesht dhe vetėm si mjet argėtimi dhe edukimi estetik, por si sfidė ndaj prapambetjes, si dimension pavarėsie dhe gurrė qemeri, pėr identitetin artistik dhe atė kombėtar. Ne filluam tė shkruanim historinė dhe jetėn edhe me kėtė mjet tė magjishėm, sepse donim tė krijonim kujtesė tė dokumentuar vizuale dhe artistike, pasi kjo formė na kishte munguar, duke shkaktuar njė boshllėk tė hidhur.
    Ata, kineastėt e parė, qė studiuan nė Evropė, si regjisori i nderuar Kristaq Dhamo, autori i filmave tė parė me metrazh tė mesėm dhe tė gjatė, erdhi nga shkolla hungareze e cila, historikisht dhe sot e gjithė ditėn, ka njė profil mjaft dinjitoz. Kolosėt e kameras dhe mė tej tė regjisurės, Viktor Gjika dhe Dhimitėr Anagnosti, dhe bashkė me ta pionieri i parė Viktor Stratobėrdha, erdhėn nga shkolla ruse e kinematografisė, me aq emer dhe trofe. Gėzim Erebara (kjo enciklopedi e gjallė e filmit), Saim Kokona, Piro Milkani dhe Hysen Hakani, erdhėn nga Akdemia e Pragės, pra tė shkollės ēeke, tė njohur dhe tė vlerėsuar nė mbarė botėn. Llazar Knuti dhe Llukan Bushi studiuan grimin filmik nė shkollėn gjermane, me aq traditė dhe autoritet. Mund tė vijojmė edhe me tė tjera personalitete, tė zėrave tė tjerė tė filmit, qė kanė studiuar jashtė Shqipėrisė, por mė me rėndėsi ėshtė pėrfundimi qė duhet tė vėmė nė dritė. Qė tė gjithė kėta artistė tė mėdhenj, shqiptarė tė vėrtetė, erdhėn nga shkolla tė ndryshme, por ata kryen njė vepėr historike dhe me dinjitet. Krijuan kinematografinė shqiptare me fytyrėn e saj, me dimensionet e saja, me pėrkushtimin e saj. Ky monument ėshtė i tillė qė na dha emėr nė udhėn e empancipimit dhe na siguron dinjitet pėrmes evokimit tė historisė, nėpėrmjet fiksimit nė celuloid dhe shpėrndarjes nė tė gjithė botėn, duke marrė pjesė nė festivale ndėrkombėtare dhe duke shpėnė atje njė pjesė ose tėrė Shqipėrinė dhe njerėzit e saj, gjithnjė me mė shumė dinjitet, se ēka bėrė dhe bėn apo do tė bėjė propaganda (dje), politika zyrtare (sot), apo informacioni pėrgjithshėm (nesėr).
    Kinematografia shqiptare gjysmėshekullore ka shėrbyer (duhet edhe nė tė ardhmen) si nje akademi e vlerave artistiko-estetike, por mbi tė gjitha, si njė akademi e empancipimit shoqėror. Me gjuhėn e vet filmike, ajo ka kryer operacionin e anatomisė sociale dhe historike tė shoqėrisė shqiptare, sepse brenda kuadrove tė saj janė njeriu, si njėsh; historia, si ngjarje; ndodhitė, si evenimente; regjimet politike, si kostume tė detyruara; fitoret historike, si emblema; fėmijėt, si gjykatėsit mė tė pastėr dhe mė tė pakomprometuar. Sigurisht, ėshtė edhe ideologjia e diktaturės, si pjesė kanseroze e njė regjimi qė e prodhonte atė dhe prodhohej prej saj. Nėse ndokush guxon qė, pėr kėtė shkak, tė thotė se nuk kemi kinematografi, do t'i thoja. Po qe se sistemi i djeshėm qe i tillė, dhe filmi e ka pasqyrur ekzaktėsisht, ai nuk ka faj. Duhet ta pėrgėzojmė filmin artistik apo dokumentar, sepse ata vlejnė si kujtesė historike. Njeriu, historikisht, ka qenė i dėnuar me tė ardhmen, tė cilėn pėrpiqet ta sjellė.
    Por, kur ajo bėhet e pranishme, kėrkon tė hakmeret me tė djeshmen, duke harruar se po i vjen radha tė vjetėrohet dhe tė ketė tė njėjtin fat. E djeshmja jonė, shoqėrore apo politike, nuk na linte hapėsirė qė dikush sot ta gjejė veten nėn ombrellėn e alibisė dhe tė shohė nga lartė historinė njerėzore e cila, pėrpos ideologjike dhe propagandistike, ishte dhe humane, dhe historike, dhe njohėse dhe pėrshkruese dhe dokumentuese, pra qe fytyra e jetės sonė nėn atė sistem, qė na prodhoi, por edhe e prodhuam. Sot tė papranueshme duken dhe mizoritė e skllavėrisė dhe marrėzitė e feudalizmit dhe krimet e komunizmit, por se arti nuk ėshtė as vegėl e tyre, as pjellė po ashtu. Arti mund tė shpėrdorohet nga politika zyrtare, por nuk mund tė mundet prej saj, sepse njerėzit e artit drejtohen nga ndėrgjegjja artistike dhe jo ajo ideologjke apo politiko-propagandistike. Vetėm mediokriteti bėn marrėveshje me izma tė tilla, qė ushqejnė bufonatėn e regjimeve autoritare dhe totalitare. Nė filmin tonė ėshtė Veriu epik dhe tragjedia e tij, e mbuluar me njė borė alpine vrasėse. Ėshtė Jugu i Shqipėrisė, me gjithė dramacitetin e tij, sa tė egėr aq edhe intrigues, ėshtė bregdeti ynė, me njerėzit e mrekullueshėm, qė janė rritur me kripėn e valėve dhe dhembjen e mallit. Ėshtė Myzeqeja me njerėzit e saj tė veēantė, ėshtė fusha e Korēės dhe ajo vetė. Kjo zonjė qė gjithnjė nė histori na ka shėrbyer me njerėzit e saj tė menēur qė tė mos na zėrė nata rrugės dhe gremisemi. Ėshtė Gjirokastra e gurtė, qė na kujton se guri, origjina, ėshtė i veēantė tek ne, jo vetėm si pėrmasė, profil apo fortėsi, por edhe si fjalė, si gjuhė shqipe, sepse njeriu sė pari foli me gurin. Ja pėrse filmi shqiptar, kinematografia jonė me gjeografinė pėrfshirėse dhe historinė e sintetizuar nė pelikul, ėshtė kujtesė arkivore dhe njėherėsh vigjėlim mbi jetėn dhe shoqėrinė, mbi historinė dhe tė ardhmen e saj. Mesazhet qė ajo pėrcjell edukojnė. Por ajo ka edukuar edhe me mėnyrėn si vepron, pėr ta "ngritur godinėn" e njė filmi. Trupa e kinostudios kur xhironte njė film nė periudhėn e diktaturės (apo edhe sot) trondiste jetėn e qytetit apo fshatit ku xhironte, sepse rrezatonte qytetari, rriste ngarkesėn intelektuale tė ambientit, gjallėronte atmosferėn dhe shtonte dashurinė pėr jetėn. Trupa e xhirimit magjepste me dekorin, lojėn e aktorėve nė sheshin e xhirimit apo inskenimet e aktorėve, me praninė e kėtyre njerėzve tė emancipimit nė kėto zona tė largėta. Kur kineasti i pėrkushtuar Saimir Kumbaro, mbaroi xhirimet e filmit "Koncert nė vitin 1936" dhe filloi tė ēmontonte dekorin, plakat e qytetit tė Libohovės, ku xhirohej filmi, filluan tė qanin. Ato kishin jetuar me xhirimin dhe projektimin e filmit sikur tė kishin qenė nė njė botė tjetėr, jashtė realitetit tokėsor tė kohės dhe kishin provuar atė mrekulli qė fal arti, aq mė tepėr nė procesin e realizimit. Ndodh qė vetė ky proces rekomandon mė shumė se arti i menduar nė studion krijuese. Sepse e gjalla ėshtė atje, tek ata qė janė objekt dhe subjekt i jetės pa zbukurim.
    Kinematografia shqiptare dhe shtėpia e saj Kinostudioja, qė sot i ėshtė ndėrruar emri dhe ėshtė kafshuar, harruar apo nxjerrė nė tregun e braktisjes, mė i keqi treg i zhbėrjes, ka pėrgatitur shumė artistė, sepse nuk ka tė tillė qė nga mė tė mėdhenjtė, si Naim Frashėri e Prokop Mima, Ndrek Luca e Pandi Raidhi, Sulejman Pitarka e Kadri Roshi, Alesandėr Prosi e Vangjel Heba, Violeta Manushi e Tinka Kurti, Margarita Xhepa e Roza Anagnosti, Edi Luarasi e Yllka Mujo, Vangjush Furxhiu e Rajmonda Bulku, Rikard Ljarja e Marjeta Ljarja, Mevlan Shanaj e Timo Flloko, Eva Alika e Luiza Xhuvani, Llazi Sėrbo e Guljelm Radoja,Violeta Dede e Agim Qirjaqi,Thimi Filipi e Stavri Shkurti, Mihal Stefa e Ndrek Shkjezi, Robert Ndrenika e Reshat Arbana, Beb Shiroka e Mirush Kabashi, Jani Riza e Birēe Hasko, Bujar Lako e Ndricim Xhepa etj. etj. (tė mė falin qė nuk po u pėrmend emrin), e deri tek mė tė rinjtė, qė nuk kanė kryer kėtė akademi artistike, pėrmes studiove dhe shesheve tė saja tė xhirimit.Kinostudioja i rriti artistėt dhe u rrit prej tyre.
    Kompozitorėt tanė tė mirėnjohur, si: Tish Daija, Kujtim Laro (ky Enio Morikone i filmit shqiptar), Limoz Dizdari, Aleksandėr Peci, Aleksandėr Lalo, Robert Radoja etj. kanė ravijėzuar profilet e tyre artistike edhe nė saje te kompozimeve tė mrekullueshme si kolona zanore tė filmave shqiptarė. Piktorė tė shquar, si koloristi qė sot gėzon famė ndėrkombėtare Alush Shima (dhe qė konsiderohet nga kritika botėrore, si njė Van Gog shqiptar), Namik Prizėreni, Myrteza Fyshekati, Astrit Tota, Arben Basha, Ilia Xhokaxhi, Shyqyri Sako, Sabri Basha, Dashamir Turku, Vangjel Gjikondi etj. janė me karrierė tė gjatė ne jetėn e kinematografisė shqiptare, si piktorė tė filmit. Gruaja shqiptare ka njė vend tė posaēėm dhe njė kontribut tė veēantė nė kinematografinė shqipėtare, qė nga Vitori Ēeli, Adriana Elini, Gjinofeva Heba (piktore e kostumeve nė filmin Skėndėrbeu) Marika Vila, Shpresa Papavallo, Liri Brahimi, Mariianthi Qemo, Krisanthi Kotmilo, tė cilat hodhėn hapat e parė, tė pasuar nga Xhanfise Keko (e cila, me asamblin e saj tė filmave pėr fėmijė, ka dhėnė njė kontribut gati unikal, duke lėnė si trashėgimi njė antologji tė kinematografisė pėr fėmijė), Irena Harito, Donika Muci, Natasha Lako, Neriman Resuli, Elsa Bushati, Mira Mamaqi, Nina Harito, Elpiniqi Coja, Mimoza Nano, Nazmie Sula, Luēie Gjonēaj, Dallėndyshe Baboci, Sonja Mamaqi, Diana Diamanti, Liliana Tesho, Diana Keta, Elda Pishtari etj. etj., tė cilat kanė sakrifuar dhe thyer mjaft tabu, jo tė thjeshta pėr t'u kapėrcyer nė atė kohė, qė fliste pėr emancipim, por qė kish nevojė tė emancipohej edhe vetė, sepse qytetėrimi nuk ėshtė propagandė, si mendohej.
    Ky pėrvjetor gjysmėshekullor, ngarkon me detyrimin e vėnies nė pah tė kontributit tė kinostudios "Shqipėria sot" edhe nė prodhimin e filmit dokumentar, me tė tėrė zhanret e tija, si njė kontribut qė fotografon jetėn nė dinamizmin e saj tė gjallė, pa zbukurim, por si njė thirje, qė tė detyron ta shohėsh atė me pėrgjegjėsinė e tė treguarit tė sė vėrtetės. Ajo qėndron natyrshėm tek njerėzit qė janė vetvetja dhe nuk pėrkulen, veēse nėn peshėn e saj. Shumė figura tė historisė sonė kombėtare janė shpalosur edhe pėrmes tregimit tė kronikės dokumentare. Ato kanė shėrbyer si njė enciklopedi e personaliteteve tona nė kohėra. Ėshtė i vyer kontributi i kronistėve vizualė, mjeshtėrve tė filmit dokumentar, si Endri Keko, Luan Dibra, Pashko Ēomo, Qerim Mato, Jani Nano, Kujtim Gjonaj, Xhezair Dafaj, Luan Rama, Petraq Lubonja, Shkėlzen Shala, Lionel Konomi, Niko Treni, Halil Kamberi, Pėllumb Kallfa, Petrit Ruka, Jovan Kondakēi etj. Filmi i animuar solli njė prurje tė re estetike dhe gjallėroi jetėn artistike tė kinostudios, sepse kjo formė kaq interesante tė shprehuri, sidomos pėr fėmijėt, rriti komunikimin dhe fantazinė. Ndaj mjeshtrat e tij, si: Bujar Kapexhiu, Vlash Droboniku, Boris Ikonomi, Gazmend Leka, Artur Dauti, Vllasova Musta, Majlinda Agolli, Gjin Varfi, janė artistė qė meritojnė respekt dhe konsideratė pėr atė qė realizuan nė vite.

    * * *
    Nė optikėn e sotme, filmi shqiptar duket sa dinjitoz nė udhėn e pėrshkruar, po aq ambicioz pėr tė vijuar udhėtimin, nė kushtet kur liria e krijimit dhe e konkurrimit ėshtė e paanė, por mundėsia e realizimit ėshtė e kufizuar. Filmi sot ėshtė jo vetėm art, por edhe industri. Ndaj nė kuadrin e njė tregu global, periferia mund tė tronditė me gjetjet specifike dhe trajtimet krejt interesante tė tyre si edhe ka ndodhur me prodhimet e kėtyre 12 viteve tė fundit, me filmat e regjisorėve, Kujtim Ēashkut, Fatmir Koēit, Gjergj Xhuvanit, Saimir Kumbaros, Besnik Bishės, Vladimir Priftit, Spartak Pecanit, Esat Mysliut, Ibrahim Muēės, Artan Minarollit, tė cilėt kanė merritėn qė po e mbajnė gjallė kėtė art. Nė krah tė tyre ėshtė krijimtaria e kameramanėve tė mrekullueshėm, si Bardhyl Martiniani, Mihal Rama, Spartak Papadhimitri etj. Sot trupa e kinostudios ėshtė e shpėrndarė nė pothuaj tė gjitha stacionet private televizive, nė median e shkruar dhe kudo ku kėrkohet kontributi i kėtyre artistėve. Ata kthehen pas kėtij gjysmėshekulli, sėrish nė folen e vjetėr, si nga njė shtegtim tejet i gjatė. Jo pėr t'u rivendosur atje ku u lindėn dhe u rritėn, por pėr t'u ēmallur me godinėn e boshatisur, e cila ėshtė njė histori dhe tragjedi mė vete, sa njerėzore aq edhe filmike. Ajo ėshtė e braktisur dhe ky paskėsh qenė injorimi mė i madh qė mund t'i bėhej kėtij institucioni. Si nėn njė patologji mallkimi, duket sikur kemi vendosur tė heqim kujtesėn dhe tė shohim vetėm ndriēimin e tė tjerėve. Sepse sjelljet u dashkėrkan tė huaja, ushqimet po ashtu, veshjet po se po, ndaj edhe filmat na duhen vetėm tė huaj, si ushqim shpirtėror importi dhe ėndėrrime nga metropoli. Pastaj emrin tonė mund ta vėmė si tė mundim, sepse kėshtu do tė jemi "modern", tė veshur me kostumin e ngjyrosur, si gaztorė. Qeshim dhe qajmė me historinė e tė tjerėve. Pa kujtesė do tė jemi, pa histori. Pa histori je pa dinjitet, pa dinjitet do tė thotė pa ekzistencė. Mungesa e filmit shqiptar ėshtė vetėvrasje e historisė dhe artit kombėtar, ėshtė ēemėrim snob i identitetit, pėrpjekje pėr tė mos parė fytyrėn, rrudhat dhe profilin, bukurinė dhe shėmtimin. Njė popull shumė i vogėl ėshtė ai boshnjak, por, me filmat dhe ēmimet ndėrkombėtare, tėrheq vėmendjen mė shumė se me ēdo gjė tjetėr tė tij.
    Kjo po ndodh sė fundi edhe me disa filma tanėt, por ata janė ralizime, pothuaj vetėm tė sakrificės sė autorėve tė tyre dinjitozė. "Tirana viti zero", i regjisorit Fatmir Koēi, merr ēmimin "Aleksandri i Madh". Ky ėshtė njė eveniment shumė domethėnės, por kurrsesi i tillė pėr politikėn zyrtare, e cila nuk dhuron dot dashuri pėr filmin shqiptar, sepse ajo ėshtė e njė lloji tė veēantė.
    Ne jemi sot i vetmi vend nė Evropė, qė nuk jemi tė anėtarėsuar nė Euro-Imazh, organizmi evropian i kinematografisė, sepse nuk gjejmė dot paratė e anėtarėsimit. Pa ēka se gjejmė para qė tė shfaqemi se "Duam mė shumė Shqipėrinė" edhe kur jemi jashtė saj dhe kur e kemi braktisur nė kohė tejet tė vėshtira, pėr shkak tė njė rehatie krejt personale dhe egoiste. Politika zyrtare e duartroket kėtė hare tė gėnjeshtėrt, sepse atje rehatohet nga mungesa e shikimit nė sy. Politikat kulturore japin mbėshtetje financiare, por pėr koncerte disaorėshe tė muzikės moderne dhe lavdėrohen me to, si tė kenė udhėtuar nė Mars, por pėr t'u futur nė Evropė pėrmes filmit shqiptar, nuk ka para. Bashkėprodhimet nė kėto rrethana janė skajshėm mė tė vėshtirat pėr kineastėt shqiptarė, sepse ato shtėpi filmike tė huaja, qė japin para pėr xhirimin e filmit, vėnė kushte shumė tė vėshtira pėr palėn shqiptare. Qoftė nė konceptimin e filmit, sepse ata e shohin atė me sytė e tregut tė tyre tė konsumimit, qoftė edhe nė mundėsitė e shfaqjes sė tij vetėm nė sallat e tyre, sepse ata janė producentėt kryesorė. Ndaj nė kėto kushte, filma prodhojmė dhe filma nuk kemi pėr audiencėn tonė.
    50 vjet kontribut nuk duhet kurrsesi tė humbasė dhe tė braktiset, sepse nėse kjo do tė ndodhė, nuk ėshtė ēudi, qė kėshtu tė humbasė dramaturgjia shqiptare, muzika jonė e mirėfilltė, korografia e mrekullueshme, folklori brilant dhe tė na mbesin si relike apo "kulla tė krenarisė", gjithēka qė nuk ėshtė shqiptare, por prodhim standard i shoqėrisė sė konsumit. Fundi i kazanit pėr njė vend tė vogėl, i cili duhet tė rrijė sus, sepse mund t'ia bėjnė kozmopolit dhe eurokrat edhe ajrin qė duhet tė thithė. Ky pėrvjetor duhet tė shkundė dekorin zyrtar tė politikave kulturore. Ai duhet tė zgjojė vetėdijen e kineastėve qė nga "gjeneralėt" dhe deri tek ai "ushtari i thjeshtė" (ndriēuesi), sepse arti filmik ėshtė gjini kolektive, si nė konceptim edhe nė realizim. Braktisja e profesioneve tė domosdoshme, duke larguar njerėzit apo duke injoruar dhe braktisur ata, qė pėr 50 vjet kontribuan pėr kinematografinė tonė. Pėrpjekjet e disa individėve pėr t'u shndėrruar nė pronarė tė filmit dhe tė banesės sė tij ėshtė nisje-udhėtimi pėr nė funeral-film, sepse, mė sė pari, ky individ nuk ėshtė mė artist, por biznesmen arti dhe kėtu rrugėt ndahen. Humbet fisnikėria dhe udhėheqin interesat ekonomikė. Fundi dihet, por kjo llojė vetėvrasjeje do tė vlejė nė njė tė ardhme jo tė largėt, vetėm si subjekt pėr njė film me titull "Vdekja e filmit". Njė shoqėri e tillė, as mund tė jetė e pavarur, as e emancipuar, as e aftė qė tė ofrojė parametra integrimi tek bashkėsitė e pėrparuara, sepse ajo nuk ka vetėdije dhe instrumentet e saja krijuese, vetėmbrojtėse dhe korrigjuese.


    "Fėmijėt e saj", 1957 (regjisor Hysen Hakani)
    "Tana" 1958 (regjisor Kristaq Dhamo)
    "Debatik" 1961 (regjisor Niko Kolera). U cilėsua si filmi mė i mirė i paraqitur nė retrospektivėn e filmit shqiptar nė festivalin e XV nė Xhifone (Itali, mė 1985.
    "Plagė tė vjetra" 1969 (regjisor Dhimitėr Anagnosti) Lauruar me ēmimin e Republikės sė /klasit tė II pėr skenarin dhe regjinė.
    "Kapedani" 1972 (regjisor Fehmi Hoshafi) Albert Verria u nderua me Ēmimin e Republikės sė Klasit tė I pėr interpretimin e rolit tė xha Sulos
    "Rrugė tė bardha" 1974 (regjisor Viktor Gjika) Lauruar me Ēmimin e Republikės sė klasit tė II pėr regjinė
    "Beni ecėn vetė" 1975 (regjisore Xhanfise Keko) U shpall filmi mė i mirė nė Festivalin e I tė filmit shqiptar-prill 1976. U nderua me Ēmimin e Republikės sė Klasit tė I pėr regjinė dhe ēmimin e klasit tė III pėr skenarin e Kiēo Blushit. U nderua me ēmim tė vecantė nė festivalin e VIII ndėrkombėtar tė filmave pėr fėmijė dhe tė rinj nė Xhifone Vale Piana, Salerno- Itali-prill 1978. Mori ēmim tė vecantė nė festivalin ndėrkombėtar tė filmave nė Beograd-1976
    "Ēifti i lumtur" 1975 (regjisor Piro Milkani) Tinka kurti pėr rolin e nėnės dhe Beb Shiroka pėr rolin e fanatikut u nderuan me ēmim tė vecantė nė Festivalin e I tė filmit shqiptar.
    "Nė fillim tė verės" 1975 (regjisor Gėzim Erebara) Filmi fitoi ēmimin e dytė pėr skenarin nė konkursin kombėtar letraro-artstik . U shpall filmi mė i mirė nė Festivalin e I tė filmit shqiptar.
    "Rrugicat qė kėrkonin diell" 1975 (regjisor Rikard Ljarja) Regjisorėt Saimir Kumbaro dhe Rikard Ljarja si dhe aktorėt Mevlan Shanaj, Demir Hyskja, Pandi Raidhi dhe Ndrek Luca u nderuan me ēmim tė vecantė dhe me medaljen e Festivalit tė I tė filmit shqiptar.
    "Dimri i fundit" 1976 (regjisor Ibrahim Muēa e Kristaq Mitro) Skenari fitoi ēmimin e dytė nė konkursin kombėtar tė dramaturgjisė mė 1976. Regjisorėt u nderuan me ēmimin e vecantė. Aktorėt Xhepa, Bulku dhe Laska me medaljen e interpretimit
    "Lulėkuqet mbi mure" 1976 (regjisor Dhimitėr Anagnosti) skenari fitoi ēmimin e dytė nė konkursin kombėtar tė dramaturgjisė. U shpall filmi mė i mirė nė festivalin e II tė filmit shqiptar nė 1977 ndėrsa Timo Flloko, Agim Qiriaqi dhe Kadri Roshi morėn medaljen e festivalit. Filmi mori ēmimin e parė nė festivalin ndėrkombėtar tė filmave Beograd nė shkurt tė 1980. U vlerėsua me medaljen e artė tė festivalit ndėrkombėtar tė Salernos -Itali 1985.
    "Zonja nga qyteti" 1976 (regjisor Piro Milkani) regjisori dhe interpretuesja Violeta Manushi morėn medaljen nė Festivalin e I tė filmit shqiptar.
    "Tomka dhe shokėt e tij" 1977 (regjisore Xhanfise Keko) Filmi fitoi ēmim tė posaēėm nė festivalin e VIII ndėrkombėtar tė filmave pėr fėmijė dhe tė rinj.
    "Gjeneral gramafoni" 1978 (regjisor Viktor Gjika) U shpall filmi mė i mirė nė festivalin e III tė filmit shqiptar prill 1979. Mori diplomė nderi nė festivalin e III tė filmit ballkanik nė Stamboll nė prill tė 1979.




    Print Email




    Copyright 2002 Shekulli

  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Blendi shume interesant si artikull, por pak i gjate gje qe e ben te veshtire ndjekien e fillit te mendimeve dhe me pas pergjigjet. M'u duk pak si i thjeshtezuar dhe idealizuar per nga faktet. Me gjithe petkun e bukur te nostalgjise qe i eshte veshur arritjeve te kinematografise tone, ajo c'ka ka qene ne te vertete nuk me duket se mban aq shume vlera kulturore e historike. Kinematografia njihet kudo si nje arme e fuqishme per manipulim dhe drejtimin e masave, funksion te cilit nuk ka shpetuar pa iu nenshtruar kryekeput edhe kinematografia shqiptare.

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •