Lexoni me poshte, problemi nuk eshte me drogen apo krimin apo turkun karaj.

A ju duket ju e drejte qe ne Shqiperi nje vend demokratik njerezit te mbahen ne BURG PA AFAT.

Demokracia ka shume Safeguards e keto natyrisht qe abuzohen nga elementet ,por janeHARTUAR per njerezit e thjeshte. Nese dikush do mbahej ne Burg pa afat e del i pafajshem kjo nuk lahet me nje kerkim falje.

Une mendoj qe te mbahen ne burg ne baze provosh e jo pa afat ,duhen afate nga gjyqi per prokurorine qe te paraqese prova te pakontestueshme.

Kjo puna e burgut pa afat nuk me duket demokratike.
Si mendoni a eshte e drejte te mbash njereez ne burgje PA AFAT.






TIRANĖ - Gjykata e Tiranės vendosi dje tė lerė nė burg pa afat shtetasin turk, Nurih Karakaj, akuzuar pėr prodhim dhe shitje tė lėndėve narkotike si dhe pėr armėmbajtje pa leje. Akuza u lexua nga prokurorja Irena Vujoshi, e cila i paraqiti gjykatės tė gjitha provat e mjaftueshme pėr tė mbajtur nė burg pa afat turkun Nurih Karakaj. Prokuroria paraqiti edhe procesverbalin e pyetjes sė tė pandehurit nė polici, i cili pasi ka shpjeguar rrethanat e krimit, ka pranuar veprėn penale. Ndėrkohė, para gjykatės i pandehuri ka mohuar tė ketė prodhuar dhe mė pas shitur lėndė narkotike. I pandehuri mbrohej nga avokati Qazim Gjonaj, i cili kėrkoi njė masė mė tė butė dėnimi. Sipas akuzės, nė shtėpinė e tė pandehurit, nė afėrsi tė zonės sė quajtur "Oxhaku" nė Tiranė nga ana e policisė janė gjetur dhe sekuestruar 700 gramė lėndė narkotike si dhe pajisjet pėr prodhimin e saj. Po kėshtu policia gjatė kontrollit tė ushtruar ka gjetur edhe njė pistoletė Zastava qė i pandehuri e mbante pa leje. Megjithėse nuk i ka pranuar akuzat, Nurih Karakaj, ka pėrfunduar nė burg pa afat. Pas vendimit tė gjykatės ai ėshtė dėrguar nė spitalin e burgut ku pritet t'i nėnshtrohet njė operacioni. Karakaj kishte vetėm nėntė ditė qė ishte liruar falė amnistisė. Ai ishte dėnuar me akuzėn e mbajtjes sė lėndėve narkotike dhe dėnimin e vuante nė qytetin e Durrėsit. Por sapo ka lėnė qelinė e burgut, turku Karakaj i cili duket se prodhimin e drogės e ka profesion, i ėshtė rikthyer pėrsėri zanatit tė tij. Aktiviteti i tij ėshtė nuhatur nga forcat e antidrogės, tė cilėt pas sinjalizimeve tė para e arrestuan nė flagrancė.
A.Ēuka





Print Email




Copyright 2002 Shekulli