Në prag të ekspozitës të tij më të re me temë sociale, piktori i njohur Ndini Bardhi, na rrëfen efektet sociale, të cilat përbëjnë subjektin dhe objektin e punimeve të tij



"Dëshira prej krijuesi më ka nxitur vazhdimisht të shpalos nga njëra ekspozitë pikture në tjetrën pamje të bukura të natyrës shqiptare. Tek ajo përfitoj vlera të mëdha për të zhvilluar më tej traditën e bukur të peisazhit shqiptar në pikturën time. E bukura për mua është vlerë pozitive e realitetit dhe shfaqje konkrete e artit tim.

Në krijmtarinë time artistike një vend të rëndësishëm si antipod i së bukurës, zën temat e dramës, e tragjedisë dhe e dhimbjes njerëzore në ditët e sotme.

Ato janë pleksur thellë në jetën tonë dhe vetë realitetin. Madje, ato me karakterin e tyre negativ të bukurën e shndërrojnë në të shëmtuar. Tek njeriu shkaktojnë pakënaqësi, mërzi, trishtim, indinjatë, urrejtje etj, etj.

Në mënyrë krejt të veçantë si qytetar dhe si artist jam përpjekur, të sjell momente më pikante të fenomeneve të shëmtuara si droga, prostitucioni ose tregu i mishit të bardhë, dhuna dhe krimi ndaj femrës dhe familjes, përdhunimi fizik i të miturve, mbajtja e armëve tek të rinjtë, braktisja e shkollës nga ana e fëmijëve etj, etj! Ato janë të ulëta dhe shfaqje imorale për shoqërinë tonë shqiptare. Janë në një armiqësi me progresin dhe antihumane. Dhe këto i sjell njeriu që është tepër i rrezikshëm, i dëmshëm për të tjerët, krimineli, tirani, egoisti etj.

Si një kërkimtar dhe vëzhgues i realitetit objektiv kam realizuar në veprat e mija dukuri të shëmtuara dhe të ulëta të realitetit social. Duke pranuar kategorinë e shëmtuara sjell në vepër dukuritë e artit tim. Ato janë gjëra të padëshiruara për njerëzit.

Historia e artit që në lashtësi, ka dëshmuar se trajtimi i dukurive të shëmtuara nuk i ka munguar artit. Ai është edhe sot në shek. 21-t i freskët dhe aktual.

Me trajtimin e tyre në art krijoj vlera dhe kënaqësi tek njeriu duke i qëndruar origjinal realitetit objektiv dhe jo zbukurimit artificial të tij. Sjell një karakter tjetër emocionesh negative ndaj shfaqjeve të shëmtuara, të cilat kur pleksen me kënaqësin veprojnë si një e vetme në një vepër arti, sidomos kur pasqyrohen me origjinalitet dhe artistikisht.

Tjetër. Kur ato evidentojnë qartë të bukurën dhe si artist mbaj një pozicion qytetar dhe mbarëshoqërore. Me formën e veprave transplanton të bukurën. Në periudha të ndryshme të zhvillimeve shoqërore e shëmtuara u bë tema kryesore e artit dhe zuri një vend kryesor në krijmtarinë e artistëve. Ata jetuan, jetojnë edhe sot në raporte të padrejtësive sociale që sjell sistemi kapitalist, i mbushur me plagë dhe kontradikta që e asfiksojnë njeriun.

Mbi bazën e marrëdhënieve mall-para sundon në të gjitha anët e jetës fryma e fitimit që ndez instiktin më të fuqishme antinjerëzore. E vetmja gjë me shumë vlerë është paraja. Në këtë rast arti dhe artisti janë të humbur. Afarizmi është në kundërshti me artin, i cili është i pandarë nga misioni i së bukurës. Kaosi i luftës për ekzistencë apo për t’u ngopur zhvillohet i veçuar duke qënë i frikësuar në çdo moment nga ata që i qëndrojnë afër se mos e kapin për fyti. Frika, forcat intelektuale, krijimtaria përdoren për qëllime vetëmbrojtjeje. Pra, kjo lloj afarizmi që është në kundërshtim me çdo gjë të bukur sjell të shëmtuarën si lypsarin, drogmenin, prostitutën kriminelin etj, etj, duke i shndërruar si shfaqje e shëmtuar e jetës së përditshme shqiptare. Ngushton të bukurën reale dhe shton shëmtirat e ditës. Si piktor, në kushtet, rrethanat shoqërore brenda të cilave jetoj e krijoj më janë imponuar me forcën e një domosdoshmërie objektive, të realizoj vepra me tema të tilla, për të cilat do të realizoj hapjen e një ekspozite.

Duke e përqëndruar vëmendjen në anët e shëmtuara të realitetit të sotëm, të jetës në kompleks të shoqërisë shqiptare, artit të sotëm dhe të djeshëm nuk i mungon bukuria.

E bukura si një cilësi estetike që vë re dukuritë pozitive në jetë ai pasqyron në vepër edhe anët e shëmtuara, të ulëtën e jetës së sotme. Artistët me kohë të ndryshme i kanë pasqyruar në veprat e tyre dukuritë e shëmtuara e të ulëta të realitetit sipas ligjeve të së bukurës, në forma të përsosura dhe estetike. Mjaft artist realist mbrojnë mendimin se s’ka asgjë përveç së bukurës, duke mos dashur të mohojnë dukuritë e shëmtuara në realitetin e sotëm për t’i parë në një këndvështrim të tij dhe për t’i pasqyruar në mënyrë të bukur.

Nëpërmjet krijmtarisë së tyre artistët në anët e shëmtuara kanë zbuluar natyrshëm burimin dhe shkaqet e tyre, lidhjen e ngushtë me shfaqjet shoqërore e sidomos raportet e ngushta individuale dhe ambicioze që krijon prona. Arti dhe artisti i kanë stigmatizuar dhe kritikuar anët e shëmtuara dhe burimet e tyre. I shikojmë dhe lexojmë në veprat e Gojës dhe Domjesë, të shkrimtarëve botëror dhe shqiptar, të Dikensit, Balzakut, të GOgolit, Tolstoit dhe Çehovit etj dhe të Migjenit të madh.

Dukuritë e shëmtuara të realitetit artistët në tërësi por edhe unë si pjesë e kësaj shoqërie i vlerësoj në veprat e mija si bazë sociale, i dënoj dhe i kritikoj ato duke afirmuar pozicionin tim demokratik dhe vlerën e padiskutueshme të së bukurës si antipod i të shëmtuarës".

Bisedoi Eda Teferiçi
ZP