Nga Kol Shtjefni
Gojdhana thote se Shala, Shoshi e Mirdita jane pasardhesit e tre vellazenve qe kur jane nda s'kane pase kurrfare pasunije, por vetem nji shale e nji shoshe. Njeni vella mue shalen e tjetri shoshen, kurse i treti u tha vellazenve:"Per mue kjofte e mire dita". Keshtu i mbeti emni Mirdite dhe dy vellazenve te tjere Shale e Shosh.
Vellau i trete zuni vend ne malet e Mirdites se sotme. Ketu i linden tre djem qe, kur u ndane, djali i madh muer krahinen e Oroshit, i dyti te Spacit dhe i treti te Kushnenit. Pasardhesit e ketyne tre vellazenve formuen tri vllaznite qe ma vone u bane tre bajraket e Mirdites. Mbasi djali i madhi mori Oroshin, bajraku i Oroshit quhej bajrak i pare dhe kudo ne Mirdite i takonte kryet e vendit, Spaci zuni vendin e dyte dhe Kushneni te tretin. Keta u quejten "tre bajraket e fisit" qe perbajne berthamen e pare te zhvillimit te Mirdites. Pervec tradites, qe keta quheshin bajraket e fisit, vellaznine e verteton edhe fakti se keta nuk martoheshin ne mes tyne.
Tre bajraket e fisit, qe qene gjithnje te pashtruem nga pushteti turk, gezuen liri te vecanta kundrejt rrethitdhe nuk paten asnje detyrim. Bajraktaret e tjere, qe perfitojshin edhe ata nga privilegjet e Mirdites shkuen tue ju mbeshtete asaj dhe tue e quejte edhe ata vehten mirditas.
Ma pare ju mbeshteten Mirdites bajraku i Fandit dhe i Dibrrit, tue u ba 5 bajrake te Mirdites. Ma vone u bashkuen edhe tre bajraket e Ohrit, tue u ba Mirdita me 8 bajrake. Ne fund u bashkuen me Mirditen edhe 4 bajraket e malesise se Lezhes, tue u ba Mirdita me 12 bajrake.
Bashkejetesa ne nje krahine te perbashket te kesaj popullsie suell edhe unifikimin ne traditat kulturale. Pese bajraket e pare, qe kane historikisht nje bashkejetese ma te gjate, arrite ne nje unitet ma te plote traditash; bajraket e Ohritruejten disa vecori te tyne, kurse ata te Lezhes edhe ma teper.
Ne kete punim do te marrim ne shqyrtim vetem traditat kulturale te Mirdites se pese bajrakeve, ku paraqesin ma unitet. Ky materia ash i njoftun prej meje si origjinal dhe i jetuem per sa vjet.
Krijoni Kontakt