koha jone
--------
E Shtune, 28 Shkurt 2004
MOISIU: '97-TA, FAJI I PS-SE
Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, ka bere dje nje rivleresim te historise se vitit te mbrapshte '97, duke kryer nje veprim cka nenkupton se sipas tij, fajtoret dhe aktoret kryesore te trazirave qe nisen dhe kulmuan ne Vlore, kane qene socialistet. Cfare mund te tregoje tjeter dekorimi i dy oficereve te SHISH, te vrare ate pranvere ne qytetin bregdetar, si pasoje e perplasjes me turmen vlonjate qe kishte dale jashte kontrollit. Ushtaraket u vrane dhe u masakruan sepse identifikoheshin si perfaqesuesit e pushtetit te Berishes. Dhe eshte tashme e ditur se frymezuesit e revoltes se Vlores ishin pikerisht socialistet.
Dekorimi qe Moisiu u beri dje oficereve eshte sigurisht nje kujtese e domosdoshme per vdekjen e dy perfaqesuesve te shtetit. Mirepo, kjo nuk mund te mos kete kontekst politik. Te gjithe jemi ne nje mendje se duhet te harrojme historine tragjike te vitit '97, por e verteta eshte se ajo periudhe nuk mund te arkivohet si te mos kishte ekzistuar fare. Dhe nje rishqyrtim ka nisur ta beje dje, pikerisht Presidenti Moisiu.
Ai vizitoi familjaret e dy ish punonjesve te SHISH-it, oficereve te rene ne krye te detyres ne ngjarjet e vitit '97 ne Vlore, N/kolonel Besnik Hidri e Toger Lek Qokaj. Me kete rast te dy familjeve, Hidri e Qoku, iu dorezuan "Medalja e Arte te Shqiponjes" (Pas vdekjes) me motivacion "Ne shenje nderimi dhe vleresimi te larte per veprimtarine dhe kontributin e vyer ne sherbim te shtetit deri ne aktin sublim te dhenies se jetes ne krye te detyres". Vete formulimi i motivacionit eshte shume domethenes. Kontribut te vyer deri ne dhenien e jetes ne krye te detyres. Pra ja si mendon Presidenti Moisiu per dy oficeret. Edhe sot, nese diskutohet kjo ceshtje, per socialistet, dy ushtaraket, viktimat e para te shtetit te asaj kohe, konsiderohen si renegate te sistemit politik qe meritonte te rrezohej. Pra rrjedhimisht ata legjitimojne vrasjen e tyre nga revolta popullore. Nga ana tjeter demokratet kane kerkuar vazhdimisht qe dy oficeret te vleresohen dhe madje kane propozuar ngritjen e nje permendoreje ne Vlore, pikerisht ne vendin ku u ekzekutuan. Keshtu eshte e qarte se qendrimi i Moisiut eshte dukshem ne favor te nderimit te viktimave te socialisteve. Dhe me kete akt, Moisiu me verdiktin e tij, ka shpallur dje fajtore pikesisht PS-ne, per trazirat e dhunshme te vitit '97. Nderkohe kreu i shtetit eshte treguar i kujdesshem ne deklarimin publik.
Duke iu drejtuar familjareve dhe gazetareve te pranishem, Presidenti Moisiu vuri ne dukje arsyet e vleresimit te dy ish oficereve te SHISH-it, te rene ne detyre. "Ushtria, policia e SHISH jane institucione te shtetit shqiptar, nuk mbajne ngjyra partiake. Njerezit, qe sherbejne ne keto instutucione, duhen trajtuar njesoj me te tjeret. Populli s'ka pse te paguaje per politiken. Mesazhi im per popullin e politikanet eshte se, nuk duhet te luhet me institucionet e shtetit, te cilet bejne detyren e tyrendaj shtetit te tyre. Ne nuk duhet t'i harrojme, por duhet t'i vleresojme ata; te harrojme te kaluaren dhe te shohim perpara. Vetem ne kete menyre ecet ne demokraci".
Familjaret dhe te afermit e dy ish punonjesve te SHISH-it shprehen mirenjohjen ndaj Presidentit per vleresimin e larte per te dashurit e tyre, qe s'jane me midis tyre.
Levizja e Moisiut ne nje drejtim duket si cuarje ne vend e nje dinjiteti te neperkembur. Mirepo, zor se kjo do te kaloje pa nje reaksion politik. Ndoshta socialisteve te Vlores, por edhe shefave te tyre, u takon te reagojne per rivleresimin e historise se vitit '97, qe beri dje Presidenti, ku sipas tij dopio gjashta mbeti perfundimisht ne tavolinen e Nanos.
A mendojne socialistet per dy oficeret e vrare, qe kane punuar me perkushtim deri ne sakrificen sublime, apo serish i konsiderojne ato si njerezit e Berishes qe provokuan revolten e Vlores ? Ndoshta PS-ja duhet te jape nje shpjegim. Nje gje qe e ka bere shpesh lideri i opozites Berisha. Ai nuk mund, dhe nuk e ka mohuar pergjegjesine qe ka per vitin '97. Por nga ana tjeter, socialistet asnjehere nuk u shpjeguan per pjesen e tyre. Mesa duket faji eshte shume i rende, dhe nuk mund te pranohet.
Dje Kreu i Shtetit shqiptar nxori nga sirtaret e historise dosjen "VLORA '97" dhe e plasi ne deren e PS-se, duke lene te nenkuptohet se revolta qe solli edhe vrasjen e te dy dekoruarve te djeshem ishte bere, drejtuar dhe sajuar nga PS-ja. Pra si te mos i mjaftonte kryeministrit-kryetar gjithe keto ngjarje qe po i trondisin kolltukun i erdhi dje nga selia presidenciale edhe nje "dhurate" tjeter ogurzeze, revolta e vitit 1997. Zoti Moisiu me kete rast beri dhe nje trokitje ne deren e mbyllur te Berishes per t'i thene se "tani jam me ty, pasi Nano iku!". Por ne deren e PS-se mbeti nje gur i nxehte, pervelues qe do te shkaktoje reagimet e djegies. Guri i nxehte eshte aty dhe mbi te eshte PS!
Re.Po.
----------
PO KTU NE FORUM KUSH E HOQI DOSJEN.. kUSH HAPI DEPOT QE E FILLUAM KTO DITE?
I lumte Moisiut !
Krijoni Kontakt