Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 92
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RT2

    Ti ishe ne greve me studentet e Vlores se te kishin humbur parate ne piramidat ?
    Ata studentet e Vlores ishin ne greve se kishin futur para ne Piramidat?

    Cdeshen ata ne greve?

    Ne se kishin hallin e parave te Piramidave..ato Para nuk u kthyen dhe normalisht kta studente duhej qofte dhe nje minut greve ta benin gjat ktyre viteve Nanoiste.. por e dime se nuk u ndien me kta studente ..
    Pse valle mbas renies se Berishes (qe paska qen regjim i keq) kemi tash nje regjim te mire demokratik qe kta nuk ndihen?

    Joo..

    derisa nuk ndihen do te thote se ata e mbaruan detyren.. pra detyra tyre ska qene vendosja e nje regjimi te mire por thjesht rrezimi i Berishes dhe i berishes sepse Berisha ishte kryetar i PD-se..
    Pra studentet e Vlores u ngriten ne emer te gjysherve te tyre terroriste qe nga 1942-shi..e qe gjat viteve enveriste ishin garda e enver Kapo Hoxhes dhe vrases profesioniste e shefa bizantine kuadri e spiune lagjesh Vlore, tirane e Durresi..e deri ne Shkoder..
    Ata ishin nipat e Prokuroreve e Aranit Celave qe kalben mijra njerez burgjeve..per nje llaf goje..

    Megjithate nena e zan caushit e provoi ne kurriz se ku e cuan familjen e saje porosite e atyre veteranve kriminele te Vlores qe banonin ne lagjen Bllok e qe me urdher te partise se Nano-Dokle Agoll-Gjinush-Brokve realizuan pesh peshet ne Vlore e kudo..e mbasi realizuan ri-ardhjen e Stalinisteve mafioz ne pushtet..i lane ne vallen e cmendur te kallashve sherbetoret e tyre te mjere sikurse Caushet e compani..

    Besoj kujtohen ato nenat e Caushve te Vlores kur shkojne nder varre se cfar qe ajo qe u ndodhi..
    Pse u ngriten djemt e tire kunder Saliut..

    E ndoshta i vene ne kandar se nga peshojne me shume.. a "Gjema" qe u beri "sali maloku".. apo ajo mrekullia qe u beri 50 vjet ajo partia qe " i dhencim nga ditet tona"..

    50 vjet vuajti Vlora menxyren e biografive..

    Cili Vlonjat beri dasem ne koh te enver-Kapos e guxoi i thirri farefisin?
    Asnje...
    Pse..sepse patjater nje xhaxha do kish qen me ballin e nuku duheshin thirrur bijt e tije se kishin biografine bloze.. se patjater ndonje Dajo do kish dal me grupin armiqesor te Elhamit a te Arifit a te Beqirit a te Hitos ..se patjater ndonji halle do e kishte burrin ne burg per politike a ne internim..
    Vlora e gjitha ka jetuar ne stresin e Biograficve sa qe 90 % e Vlonjatve ndryshonin mbiemrat e fisit per ti shpetuar zellit te Vlonjatve me Partishmeri.. qe qemtonin biografite e njeri jatrit..

    Pse nuk u cuan ndonje here Vlora kur hysni kapua ja u vriste bijte neper prita pabesie?
    Pse nuk u cuan kur i kooperativizoi Enveri me dhune e i beri te han buk misri e gjize 50 vjet fshatarsine Vlonjate qe spati fat te behej oficero-kapterre apo roje blloku tek vila hysniut ne tiran a uj te ftohte?

    Pse nuk u cuan kur lopen e pulen e ullirin e token u a morri partia e i vuri dhe te kendojne si papagaj..
    Partiaaaaa jone me fore...eeeee
    de moj de jetiiii qe shtyn vaporrreee..

    Pra vlora nuk u cua kur ja morren djalin e vetem Sul Manoket e Kadri hazbiut te Enver Ramiz zylyftareve..e ja cuan ne Spac e Bulqize pa bere asgje e ja u a pushkatuan .. e u cuan kur vet vullnetarisht futen parate ne zyrat e Arben Malo socialistit e te Vehbi Ish kapterr vlore Mucos..e te Fitim Kerxhali piloto-Sigurimsit te Kerxhalive te kukesit..miq te Hysni Kadrive te Vlores..


    Le te ngjiten perpjete shami zezat e Mezan Malo caushve..ne Varrezat e le te shikojne qe andej Vilat 5 katshe qe kan mbire ne ullishtet e Bregut..e te thone..
    Ja per ata u vrane bijte tane me njeri jatrin..po mortja te na haje do thone qe nuku i kuptuam lojrat e keture mutave te PPSH-se.. sna duallen 50 vjet ti kuptojme po na u desh ta hame nashti mu-tin me te madh..e te vijme ketu si korba e ti qajme djemte qe na vane dem per bol-et e vetullat e gjinush ethemve e te Nano Malo kazino xhinjve..

  2. #42
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Postuar mė parė nga Redi
    [B]


    Fringo, SHIK-u e kishte per detyre qe te qellonte mbi turmen e armatosur me mitraloze e granata.
    Pikerisht kete gje nuk ja fal populli dhe simpatizantet Berishes.
    Pikerisht kete gje nuk mund tja fal dhe une e shume te tjere.

    Kur nje shtet sulmohet nga turmat e rruges ne ate nivel qe u sulmua shteti ne 97-en, nuk ka kompromis apo dialog.
    Ka nje gjuhe tjeter qe duhet gjuha e forces dhe qe Berisha nuk ishte i zoti ta zbatonte.

    Ne asnje shtet te Botes sado i zhvilluar ekonomikisht te jete, policet nuk dergohen te PAarmatosuar sic i coi Berisha ne Vlore.
    Ate po te them Redo, ca dreqin gjuanin ne ajer.
    Kush i detyroi te gjuanin ne ajer?
    A jane pergjegjes ata qe nuk i lane te mbrohen?
    C'fare beri gjuajtja ne ajer?
    A trembi kend apo vetem u shkurtoi jeten oficereve?
    Kur dihej se c'po pergatitej, ne c'shkalle e nga kush, pse nuk ju dha urdheri atyre oficereve te mbronin institucionin dhe vehten me cdo kusht e me cdo mjet?
    Kush i coi ata si cjapi tek kasapi?
    Keto jane probleme qe nuk duhen anashkaluar.
    Sic e thashe, dekorimi eshte vetem nje fillim, duhet hyre thelle e te gjendn shkaktaret e gjendjes dhe fajtoret e vertete, jashte nga politizimi.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #43
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    E kam perseritur disa here se flamujt kryengrites te Ce Guevares,valviten ne duart te sigurta,qe nga Republika Ceke e deri ne Amerike.
    Zoterinj,e perkrahes te doktrinave ,intrigave te trsheguara nga babai juaj legjendar ENVERI,HISTORINE,nuk do ta harrojme,se doni ju,se ajo histori e Vlores 97,pikon akoma gjak,dhe aroma e vdekjes ende nuk eshte shperndare ne horizonte nostalgjie te harruarra sic kerkoni ju.
    Shkaktaret,qe u luen dhe u perluen me gjak duhet te denohen.Mjaft u kemi falur dhimbjet ,lotet,vdekjen ,shamite e zeza te nenave ,grave,nga tmerret e panumerura te Burreleve e Spaceve.
    Fanatiket dhe nostalgjiket e kuq,dhe mbeshtetesit e tyre kerkuan te perfitonin ne vitet 97.Ne pameshirsine e tyre e cuan kete popull ne vllavrasje,gjithmone per te rikthyer parajsen e humbur.Per pak ne ato dite nuk shpertheu nje lufte e plote civile.
    E lufta civile nuk as fitimtare e as te humbur,por vetem VETEASGJESIMIN e nje kombi.Dhe sa me i vogel te jete nje komb sic jemi ne ,aq me tragjike do te ishin pasojat.
    Larg qofte ,te mos behemi serisht perjetuesit e nje tragjedie,ku njerzit e irrituar nuk rrespektonin as kufomen e vdekurit,por hidhnin valle e ulerinin,duke shuar etjen e shpirtit me gjakun e tyre.
    Dhe fatkeqsia me e madhe kur ca shkencetare dhe filozofe bangash shkolle larg memedheut,dhe ca pseudoplitikante te lajthitur na i quajten keta kryengrites.
    Kryengrites?Po ne emer te kujt?Ne emer te se mires apo te se keqes?
    Ne emer te Perendise apo ne emer te Djallit?

    PS Veprimi i Presidentit Mojsiu eshte mese i drejte ndonese i vonuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 02-03-2004 mė 20:41
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Brari
    Ti ishe ne greve me studentet e Vlores se te kishin humbur parate ne piramidat ?

    Pse valle mbas renies se Berishes (qe paska qen regjim i keq) kemi tash nje regjim te mire demokratik qe kta nuk ndihen?


    Syte tua Brar, qenkan kaq te mbushura me vrer dhe inat sa nuk arrin te lexosh ato qe shkruaj une, ose lexon dicka te pathene mes rreshtave te mia.
    Nuk kam qene ne greven e Vlores por te Gjirkastres, keshtu qe gjithe vrerin qe nxore kunder Vlores, dhe Vlonjateve po e injoroj (megjithese ne indinjaten ndaj Vlonjateve te mbeshtes).

    Ata studentet e Vlores ishin ne greve se kishin futur para ne Piramidat?
    Greva e Studentave, per te te informuar, ka filluar para renies se piramidave, dhe kerkesat kane qene me teper ekonomike. Me renien e piramidave, z. Berisha bashkeisedoi me studentat ne Gjirokaster. Pas kesaj bisede studentet kerkuan doreheqejen e qeverise. Kjo erdhi si pasoje e debatit te ceket dhe paaftesise qe dukej qarte te z. Berisha. 2 dite pas renies se skemave piramidale, greva e studenteve u nderpre. Studentet asnjehere nuk permenden fjalen 'pare" "kthim' parash apo Nano hajde ne pushtet ne axhenden e tyre.

    Po ta bej dhe nje here te qarte Levizja studentore, NUK kishte nota politike. E thene me troc, nuk i plaste njeriu per Nanon apo kushdo tjeter. Cka kishte rendesi per ne ishte doreheqja e qeverise Berisha

    Cdeshen ata ne greve?
    Kjo pyetja c'deshen ata ne greve me duket se te ka shkare pa dashje se jam i sigurt se nje njeri tolerant dhe demokrat si ty nuk do e nxirte kurre nga goja. Ushtronin te drejten e tyre kushtetuse,..... mor cfare te te emblemoj. Cfare eshte kjo pyetje si me qene ne kohen e komunizmit? I nderuar, ne demokraci (dhe jo ne demokracine Berishjane) njerzit kane te drejten e veprimit dhe tubimit, per sa kohe ai eshte paqesor. E di qe per karakterin diktatorial te Berishes (dhe qeneve te tij) kyeshte nje veprim abstrakt qe meriton shtypje me dhune. Keshtu qe nuk po e denjoj me pergjigje specifike kete pyetje sa qesharake aq dhe domethenese per karakterin demokratik te PD'se.

    Pse valle mbas renies se Berishes (qe paska qen regjim i keq) kemi tash nje regjim te mire demokratik qe kta nuk ndihen?

    Me impresionove jashtezakonisht se tepermi me nderthurjen perfekte te fjales "paska" aty mes kllapave. Rregjimi, i nderuar, per kedo qe kishte sy dhe nuk ishte nga Tropoja apo Kuksi, ISHTE i kalbur dhe degjeneruar. Se pari nuk pati aftesine te shifte cfare po i ndodhte nen hunde, se dyti kur u paralajmerua nuk mori asnje mase, se treti kur u konfrontua ne menyre paqesore u pergjigj ne menyre te dhunshme, dhe se katerti (me sa dukej) shumica e popullit mendone se ai rregjim ishte vertet i kalbur perderisa dhe u hoq.
    Sic e thashe dhe me pare me sa duket syte e tua u erren kaq shume saqe rrefuzove ta lexoje postin tim deri ne fund. Une kesaj pyetjeje qe ngrite ti i kam dhene nje here pergjigje per Redin ne menyre me te detajuar dhe pa ironizuar. Nese pi nje gote caj dhe ndihesh me i qete, hidhi nje sy.

    Gjithe te mirat
    r2t
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga R2T : 02-03-2004 mė 20:47
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Kur shoh skena rrebelimi tani sic po ndodh aktualisht ne Haiti me kujtohen skenat e Vlores, eshte per te ardhur keq dhe turp njekohesisht je kemi qene pjesmarres apo deshmitare te tyre, aq me keq per ata studentet qe u futen ne greve urie . Cdo njeri ka te drejte te futet ne greve , te protestoje, por jo te mbaje peng njerez qe po jepnin shpirt nga plaget e marra nga "Trimat e Vlores". Nqs ata do ishin vertete greviste qe kerkonin parate e prinderve pse nuk dolen nga greva kur u sollen aty trupat e punonjesve te Shtetit ?
    Une ne ate kohe kam qene vete student ne Inxhinierine e Ndertimit , personalisht humba 3000 USD te Vefa , e lame mesimin si te gjithe , por asnjerit nuk i shkoi ndermend (ndonese nqs e dini Fakulteti i Inxhinierisde ndodhej vetem pak metra larg nje perzierje piramidash Gjallica, Vefa, Sude ,Xhaferri te 21 -shi), te futej ne greva urie. ata studente duhet te kujtohen me turp nga te gjithe sepse nuk ishin studente, ishin mercenare te paguar nga te tjere brenda dhe jashte vendit per tu bere pjese e nje nje mekanizmi anti-shtet dhe revolucionar.

  6. #46
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Mjaft me me 1997
    Nga Blendi Fevziu

    Veshtire se nje vendim i rendesishem i politikes se dites, do ta provokonte reagimin e ashper qe solli vendimi i Presidentit per dekorimin e dy punonjesve te SHIK te rene ne detyre diten e fundit te shkurtit 1997. Pothuajse te gjithe njeheresh perveshen duart, ngriten lart armet dhe huazuan fjalorin luftarak te asaj kohe, te harruar tashme prej vitesh. Fjalet vrases apo kriminel, kryengrites apo dhunues kushtetute u rikthyen ne moden e dites, madje shume here me te ashpra se sa ne vete vitin problematik. Si te terbuar nga hapja e kutise se Pandores, te gjithe bashke ju referuan "popullit" dhe ndjenjave te tij. Per hir te "Popullit" njera pale deklaroi se Presidenti kishte gabuar rende duke e fyer ate; po per hir te "popullit", pala tjeter shtoi se Presidenti kishte bere nje gjest te vonuar!

    Fatkeqesisht, jashte politikes se dites dhe vendosjes se historise ne favor te avantazheve ditore te saj, shtypi i dites zbuloi nje tabllo te trishte dhe padyshim tronditese. Nje histori ku fjala "popull" mund te merrte kuptimin e mirefillte te saj, ne deklarimet e dy grave te veja, protagoniste direkte te ngjarjeve tragjike.

    Ne nje interviste te dhimbshme te dy diteve me pare, gruaja e Leke Qokut, punonjesit te SHIK qe u masakrua perpara godines qe kishte urdher te mbronte, deklaroi se djali i saj 7 vjecar, nuk kishte ditur asgje per fundin tragjik te babit te tij. Ishte rritur jetim, i rrethuar nga perkujdesja e nenes te pervuajtur, pa ja permendur ate moment. E kishte mesuar vetem kur Presidenti kishte trokitur ne deren e shtepise se tij, me dekoraten te cilen babai i tij i vdekur tashme, do ta mbante si shenje e nderimit te shetit per te cilin ai vdiq. Gruaja tregonte pastaj se sa e veshtire kishte qene te rriste nje djale e vetme dhe se sa dhimbje kishte qe djali po rritej pa baba.

    Dje, nje tjeter e perditshme, botonte nje interviste po kaq te dhimbshme. Gruaja e Artur Rustemit, deshmorit te rene ne mes te muajit shkurt 1997, te goditur me snajper, tregonte se si rriste e vetme dhe me veshtiresi dy femijet e mbetur jetime. E dale ne foto ne deren e dyqanit ku punon nga mengjesi ne darke per te siguruar jetesen e dy femijeve jetime, ajo tregonte se keto vite ne shtepine e saj kane shkelur gjithe Kryeministrat e ministrat e mundshem, gjithe njerezit e pushtetshem te vendit, por se kjo nuk kishte zgjidhur asgje. Ajo vijon te jetoje ne veshtiresi; vijon te rropatet per te siguruar jetesen e femijeve te saj dhe mbi te gjitha, ndjen dhimbje deri thelle qe ata po rriten tashme jetime!

    Jane vetem dy raste, dy gra, burrat e te cilave qendronin ne dy krahe te kundert te barrikades, por qe tashme i bashkon veshtiresia e jeteses dhe trishtimi per bashkeshortet qe nuk i kane me; per femijet qe po i rrisin jetime dhe per perdorjen e tyre nga politike, ne nje menyre, qe nuk i ka fare hije.

    Po sa femije jetime ka lene ajo kohe? Sa vete kane humbur te afermit dhe sa nena kane qare per femijet qe askush nuk mund t'jua ktheje me? Me mijera padyshim dhe sa me kohe kalon, dhimbja behet edhe me e thelle!

    Por nese ajo kohe ka lene kaq femije qe rriten pa prinder, nese kaq familje i ka mberthyer nje dhimbje qe nuk harrohet dot, asnje politikan nuk ka vuajtur nga nje fakt i tille. As nga ata qe kane urdheruar dhunen dhe as nga ata qe si pasoje e kesaj dhune kane 7 vjet qe jane ne pushtet. Vijojne te gjithe ne monotonine e tyre te perditshme, ne deklaratat politike mbi moralin dhe te drejten, etiketojne njerin dhe tjetrin, pa harruar se kane qene njerez, qe kane lene pas prinder, familje dhe femije jetime. Per hir te tyre, se paku, MJAFT me!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga My_Soul : 02-03-2004 mė 22:49
    HAKUNA MATATA

  7. #47
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    R&T
    Do besh mire te mos shkruash me tek kjo teme pasi kjo teme nuk eshte e dobishme per askend pervec se per ata qe duan ti japin gjithmon ngjyra te tjera ngjarjeve. Me nje fjale brari dhe redi flasin si e ema e zeqos pasi asnjeri nga ata nuk e ka jetuar ate moment, ose te dy nuk kane dash ta shikojne realitetin ashtu sic ishte ne te vertet.

    Une jam bindur se brari i ka vene vetes nje detyre. Kjo detyre eshte te poshteroje Nanon dhe PS-ne me cdo kusht. Ky moment nuk perben problem, problem perben momenti kur brari do ta realizoje qellimin me cdo lloj mjeti edhe kur ky mjet perdoret kunder njerezv me shpirt demokraik.

    Qe te mos zgjatem R&T edhe njehere te lutem ta leshe kete teme pasi nuk ke per te zgjidhe gje. Une e di qe te eshte prekur sedra nga keto fjale te pamatura te brarit dhe redit, por te siguroj se nuk jane te gjithe si brari dhe redi. Une kam qene aty kur ju u futet ne greve, pasi kam pas shtepine vetem 20m larg dhe keshtu qe i kam pare te gjitha se cfar ka ndodhur (gjera qe brari me redin i kane pare ne TV). Kam pare sesi Xhejmsi (nga kolonja) dhe Hoshua etj etj leviznin rreth e rrotull te nxire tere naten. Mgja sic e the dhe vete ata kishin marre urdher dhe urdhri duhej zbatuar keshtu qe dekorimi kolegve te tyre te vrare nga ana e preidentit nuk duhet kequpuar dhe s keqinterpretuar sic po mundohen disa ketu.
    PAUCA SED MATURA

  8. #48
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Dita!
    Po te sqaroj per dy momente

    "veshtrimin politik do ta perdor per te trajtuar ngjarjen e vrasjes dhe percudnimit te kufomave te punonjesve te Shik-ut, sepse gjakpiresja u shperblye me poste shteterore, deputete e parlamentit shqiptar e me pas prefekte e Beratit"

    Ketu nuk po mbron njeri as PD-ne e as PS-ne. Kete duhet ta kishe kuptuar po te me kesh lexuar me kujdes. Edhe njehere po e them: partite politike i ka denuar vete populli ne momentin kur nuk shkon ne votime. Pra nuk ke pse me tregon partite se sme hyjne ne pune!

    momenti i dyte
    " Per kete dhe per shume me teper lexo "Une e pashe kush e dogji Vloren", ditarin e ish-kryetarit te bashkise Gezim Zilja."

    Ti ngjarjet nuk i ke pare prandaj te duhen librat ndersa une e kam jetuar vete dhe skane cme duhen librat e televizoret.
    PAUCA SED MATURA

  9. #49
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ti ke jetuar ne Vlore ne 1997 Mariglen??? Po une te dija nga Tirana (te pakten qe shkollen e kishe bere ne Tirane), e mesa mbaj mend une (larguar nga Tirana ne mars 98) gjendja ne Tirane ka qene ASGJE krahasuar me ate te jugut te Shqiperise. Sipas menyres qe ke shkruar ti, atehere bota sot do te kish nje shkence me pak, historine, rendesine e se ciles ti e shuan, duke u shprehur se meqe nuk paskemi jetuar realisht, por iu referokemi librave, nuk duhet te flasim e mbajme qendrim per ate qe ka ndodhur.

    Perderisa gjakpiresja eshte shperblyer me post politik, e bashke me te dhe kriminele te tjere, ajo qe ndodhi ne 1997 eshte qe c'ke me te politike.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Mariglen!

    Te falenderoj per keshillen, eshte dicka qe e vura re edhe vete. Eshte mekat qe disa njeriez qorrohen kaq shume nga ngjyra e tyre politike saqe nuk mundin ose refuzojne ta shofin historine ashtu sic eshte. Une i kam jetuar e pare personalisht ngjarjet dhe opinioni im per kete ceshtje, ndryshe nga i tyre, nuk niset nga politika apo interesi por nga eksperienca personale. Une do perpiqem ne menyre tolerante dhe pa fyreje (ndryshe nga ta) te pasqyroj ashtu sic u JETUAN ngjarjet e '97. A do ndryshoj gje? Sigurisht qe jo. Sic e thashe, aq shume eshte futur lufta politika ne gjak, saqe PD'ja nuk mund te kete kurre faj, dhe cdo fjale kunder saj automatikisht te ben simpatizant te PS'se per ta. '97-a, nese do ngjyroset politikisht, eshte KRYESISHT dhe PADISKUTIM faj i PD-se per paaftesi qeverisese dhe me pas i PS'se si shfrytezuese dhe perkeqesuese e situates.

    Megjithate une po e bej timen, dhe tregoj historine sic qendron, per ata qe u intereson.

    Me respekt
    r2t
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  11. #51
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    redi
    thorgal
    vlora deri tani ka qene simboli i pavaresise shqiptare ,pasi atje u ngrit flamuri i pavaresise pavaresisht se ata qe luftuan per kete flamur ishin me teper maloket per te cilet u derdh kaq shume urrejtje ne 97 n

    perse po ma ben kete pyetje ? clidhje ka kjo me mua? pastaj une nuk kam degjuar te kete ne vlore ndonje urrejtje kaq te madhe per malesoret biles kur ne vlore ne 97 erdhi kryetari i bashkise se shkodres te mbante nje fjalim te sheshi i flamurit te tere njerezit qe ishin aty brohoriten shkodra shkodra dhe gjithashtu po per mua eshte e vertete qe ata qe luftuan me shume qe te ngrihej flamuri ne vlore ishin malesoret per kete ata jane heronjt e mij
    sa per l . hoxhen me ato qe paska bere besoj se ka me shume mundesi te jete me origjine rumune ose cobane sesa vlonjate
    dhe me se fundmi per krimet e shikut ka pasur shume raste biles dhe aty tek ju ne tirane si psh rahja e skender gjinushit e e ndonje tjetri djegja e ndonje gazete
    etj etj qe te gjithe i dijme por disa bejne sikur i kane harruar

    P.S.: faleminderit per zbutjen e tonit ne drejtim te qytetit tim dhe mund tju them gjithashtu se me pak pune akoma mund te arrini
    te beni permiresime akoma me te medhaja

  12. #52
    Thorgal,
    Pyetjen ta bera si pasoje e shkrimit tend ku ne nje fare menyre kishe aluduar sikur une po shprehja ndonje urrejtje per qytetin e Vlores dhe vlonjatet.

    Kete e ke perforcuar me se miri dhe ne postin tend te fundit ku shpreh qe kam zbutur tonin ndaj qytetit tend.


    Po te sqaroj disa gjera.

    Une nuk kam asgje personale me Vloren dhe vlonjatet. Kam shume miq vlonjate me te cilet kam jetuar ne nje shtepi per kohe te gjate dhe qe i jam borxhli ne nje fare menyre per ndihmen qe me kane dhene.
    Madje njeri prej tyre ka marre pjese ne revoltat e 97-es dhe ka pare me syte e tij cdo gje qe ka ndodhur.


    Por Vlora si cdo qytet i Shqiperise dhe si cdo qytet ne kete bote ka dhe alabaket e vete dhe aty une nuk mund te ul tonet.

    Ajo qe ndodhi ne Vlore ne 97-en ishte turp per te gjithe Shqiperine dhe jo vetem per Vloren si qytet.

    Kur turmat ngrihen dhe shkaterrojne nje shtet nuk ka Zot qe ti justifikoje.

    E keqja eshte se shume ndikohen nga Bias (nuk di si ta them ne shqip). Pra meqe jane vlonjate, i preket sedra dhe mbrojne me te pambrojturen.


    Une nuk mund te duroj dot ate qe iu be shtetit Shqiptar ne ate kohe. Kam bindje nacionaliste dhe permbi Kombin Shqiptar nuk ve gje tjeter.
    Kur dikush ngrihet dhe ben ate qe beri, eshte e pafalshme.


    Jo per 100 apo 1000$, por as per shume me teper nuk shkaterrohet Shteti yt, pasi per kete shtet jane vrare, masakruar, persekutuar, perdhunuar, syrgjynosur me mijera shqiptare nder vite. Jane derdhur me mijera litra gjak mbi ate toke o Thorgal dhe shqiptaret i kane harruar.

    Buburrecat e Universitetit te Vlores u hodhen ne greve urie dhe gezoheshin mbi trupat e masakruar te punonjesve te Shtetit sepse kishin humbur parate e Prinderve te tyre.

    Po ate Shtet qe e Shkaterruan, gjaku dhe parate e kujt e kishin formuar???

    Dhe keto dite kur Presidenti dekoroi dy Shik-asit, majmuni Agasi dhe socialistet e PS-se se Vlores u hodhen perpjete.
    Nuk mund te kuptoj se si mund te mbash anen e anarkisteve perpara atyre qe mbrojten Shtetin?

    Ata Shik-as kishin marre urdher dhe nuk po vepronin me koken e tyre. Pra po zbatonin detyren e dhene dhe per kete u dekoruan.

    Por cfare detyre kishin buburrecet dhe majmunet?
    Teper te qarte... Te shkaterronin dhe ti vinin flaken atij shteti qe me mijera shqiptare jane munduar ta krijojne, forcojne e konsolidojne.

    Gjithashtu kur te mos degjosh me termin "Malok", ec e diskuto prape me mua dhe lere kryetarin e bashkise se Shkodres larg demagogjise.

    Besoj se e kupton per cfare e kam fjalen. Pra kur te mos degjosh me shoqerine tende, farefisin e kusherinj apo shqiptare te ndryshem verdalle rrugeve apo kafeneve, mund te biem dakort per dicka.

    Ndryshe sado qe te thuash se Tirona, Vlora, Berati, Tepelena etj jane keshtu e ashtu, asnjeri nuk mund ta besoj se nuk jane dogma.

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Keto qe po lexoj ketu me cuditien pa mase. Po si ore i thoni m....marshalla. Ketu ka nga ata qe sa nuk thone mire jua bene djemve te shikut. Ore po ju them edhe une nja dy fjale. Ne daci i besoni ne daci mos i besoni. 1997 eshte nje skenar i pergatitur nga jashte dhe per kete une kam prova. Kam pare dhe sterpare videon e sulmit qe iu be godines se shikut dhe e them me bindje te plote , se ajo eshte sulmuar me taktike komandosh mire te stervitur e te armatosur. Eshte provuar se ne ate sulm dhe me vone jane perdorur arme te sofistikuara qe nuk ishin ne qarkullim ne ate kohe. Per cudi blerja dhe transporti ishte bere nga Jugosllavia e asaj kohe ( ne pjesen me te madhe te tyrre ) si dhe nga Greqia. Flitet ( per kete nuk kam prova ) qe kishte instruktore te ardhur nga jugosllavija, bile aludohet per nje lidhje me Arkanin dhe bandat e tij. Ky ishte krahu i armatosur qe do te ishte ne krye. Me pas vinin zanet e zagaret e tjere qe papritur u bene trima.
    Tani te flas pak per kolonen e 5 - te ne shtetin shqiptar. Ishi te gjithe ata ushtarake besnike te ideve komuniste qe sabotuan, dezertuan, tradhetuan per hir te ideve te tyre komuniste, inateve personale apo qofte edhe per para. ( Ka prova dhe lista per to ) U bene vegla dhe dhane kontributin e tyre ne shkaterrimin e SHTETIT SHQIPTAR. Ishin ata gjenerale, kolonele , majore etj, etj qe lane ne meshire te fatit repartet qe kishin per detyre ti mbronin deri ne fund. Ishin ato sigurimsa te vjeter e bij sigurimsash qe ishin ne polici, sherbime informative e kudo. Ishin ato qe per te mos u bere lufte klasash nuk u hoqen nga puna. Ishte ky kontigjent pra qe kishin minua shtetin. Ishin ata qe i dergonin policet te paarmatosur, ishin ato qe rrezikuan me dhjetra here jeten e djemve shqiptare. Ishin ata qe fallsifikuan me pas faktet duke perhapur nje tymnaje te madhe rreth ngjarjeve te atij viti. Ju kujtohet besoj odisea qesharake e atyre dy aviatoreve qe per turpin e tyre u arratisen ne Itali. Aeroplani i tyre nuk kishte armatim dhe as ishte i pajisur me mjetet e nevojshme per mbajtjen e tij. Me pas doli qe ishte nje bllof. Edhe per kete kategori egzistojne lista te sakta me emra dhe fakte te tjera.
    Dhe tani dua te flas per krahun politik. Per keta te fundit ju dini shume dhe mbase behem perserites. Ishin ata qe lehin sot. Gjinushet, imamet, cekat qe vrapuan te dalin ne rradhet e para dhe te nxisin luften. Ka fakte se nje pjese e ketyre tradhetareve merrnin urdhera nga te tjere qe i udhezonin si te vepronin. ( ka regjistrime audio per kete pune ) Ketu nuk ka nevoje per lista emrore ato dihen por faktet perseri jane regjistruar diku. Dhe ne kete corbe vrapojne politikanet e shquar te PS qe gjysme te dehur bejne premtime dhe nxisin turmat e popullit. Eshte PS qe ve ne pune zyren e saj te thashathemeve duke shpifur njemije e nje te paqena qe sado te cuditshme qe ishin besoheshin nga populli ( disa i besojne sot e kesaj dite )
    Dhe ketyre u shtohen ata: po e them perseri BUBURRECAT qe i shkonin prapa ketyre ishin ata qe hyne ne te ashtuquajturen greve urie. Duke bere te mundur manipulimin e nje pjese te popullit. Ata qe kercenin si ata kanibalet e fiseve te afrikes reth trupave te sakatuar te shikasve. Pse e bene ata kete? per para mbase . Ku jane ata tani ? Perseri listat e tyre dihen dhe shpresoj qe nje dite edhe ata te ndjejne peshen e ndeshkimit
    Dhe si per ti vene kapak ketyre ishte edhe naiviteti i disa qeveritareve qe zbatonin doktrinen bashkevuajtes dhe bashkefajtore. Ishin ata te paaftet qe iken te gjithe e i kthyen kurrizin shtetit Shqiptar, institucioneve, ishin ata frikacake qe i kthyen kurrizin vetes se tyre, dhe qe shpirterat e tyre nuk ma merr mendja te gjejne qetesi.
    Oooo paskam shkruar shume! Nuk desha te shkruaja kaq gjate> Ishalla nuk ma fshin Albo. Ketu po e mbyll pra duke ju uruar shendet.

  14. #54
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ata qe mbollen vdekjen dhe shkaterrimin e plote te nje Shqiperie te buavitur nga dhembjet dhe lotet ,ishin niperit besnike te pashallareve te kuq,atyre te mallkuareve qe na ben te ndahemi me nene e babe atyre te mallkuarve qe nxine prehera nenash.Dhe ketu quajne te zezen te na e bejne te bardhe,rrenojat e godinave ,VEPRA ARTI,dhe gjakun UJE.Jo or jo,askush nuk ka te drejte te lozi poker interesat politike dhe kolltuqet shekullore mbi kurrizin e jeteve te pafajshme.Askush nuk ka te drejte te luaje rolin e COBANIT,e ta bej stanin ,han me kater porta.
    Nderime dhe respekt per popullin heroik te Vlores,por ndeshkim per rrebelet,qe u shendrruan ne BALOZE vdekjesh.Dhe kur presidenti nderon dy punonjes te nje shteti te rene ne detyre ,ca tipa nostalgjike te viteve te kuqe,te barit,dhe bukes se misrit,kane marre mikrofonat dhe na jane kthyer ne .Sa turp!
    Shqiperia nuk i perket as Fatoseve as Salive por Shqiperia nuk eshte as Vlora dhe as Tropoja,SHQIPERIA eshte nje nga Vermoshi dhe deri ne Sarande.Jepini fund kesaj komedie Me protagoniste leber dhe maloke.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Thorgali shkruan mes tjerash:

    "..biles kur ne vlore ne 97 erdhi kryetari i bashkise se shkodres te mbante nje fjalim te sheshi i flamurit te tere njerezit qe ishin aty brohoriten shkodra shkodra .."


    Mir bere qe na e kujtove kte Kryetarin e Shkodres athere .. Boricin..

    Rebelet e pershendeten Boricin jo si Shkodran..por sepse Borici erdhi si anti-Shkodran..pra si vegel e Dokle Ruco-Cekave..
    Nji dite do merret vesh dhe se si PS arriti ti rekrutoje e ti perdore te ashtu quajturit "super te djathte " ..

    Ps eshte e mencur.. Ajo dhe Kurt Kolen e kishte vegel te saje..dhe ate mirditorin nga diaspora qe ja harrova emrin.. dhe Abaz Ermenin nga Parisi..
    Shkurt Ps u pergatit mire.. para se ta plaste revolucionin..

    Nano kto dite ishte ne Kosove dhe lexuat besoj artikullin e Baton haxhiut ku pershkruan ROGNERIN ku beheshin planet e PS -se me LPK-ne..
    Qe nga fillimi PD ka qene nen veshgimin e spiunve te PS-se te llojit Ceka, Demeti, Ruli, Tan Hoxha, Cupi etj.. por dhe te spiunve nga Diaspora sikurse Haliti, elshanet, Kelmend ibrahimet etj.. etj..

    Ps e dinte se te besh revolucion e te mos kesh ujdis pipzat me Boten te shkon revolucioni dem..sikurse i shkoj dem sali Lopes kur beri 14 shtatorin..

    Prandaj Ps i vuri rendesi propogandes..

    Saliu u stigmatizua si Diktator..si Fondamentalist Islamik..si shpellar etj..
    Demokratet me origjin veriu u stigmatizuan si Cecene e maloke..koktrash e kembe e kok palare sic i thot "leshtori" yne..

    Gjithashtu PS futi ne xhep Mariz Linone.. Se si e qysh kto do mbeten sekret por nje dit do dalin..
    Ps gjithashtu beri per vehte Biberajt e Amerikes..(ndonji borxh i vjeter) ..beri per vete Bibisine.. ku futi klysh te saje si spikere e korespondente.. futi ne xhep Dojce Vellen ku punonte Moza e Ibrahim Kelmendit etj..

    Pra nuk u fillua me "bjeri ti biem"..

    Saliu kto dite priste ti behet jehone protestave te tij ne Bote por u be heshtje.. Pra Sala ska aleate ne Median Boterore..

    Kurse PS athere i pruri 3 muaj para Mediat Boterore..dhe e krijoi atmosferen e nevojshme te llojit Vloro-Haitiano-Lushnjare..

    LPK e Zvicer gjermani Amerik Skandinavise derdhi miliona e pagoi gazetaret e huaj e i dha dhe bodygarda qe te vijne ne shqiperi e te krijojne tymin e nevojshem..

    Cfar prisja nga Rugova une me rastin e Takimit me Nanon..

    Ai duhet ti thoshte..

    zotni Nano.. enveristet e LPK-se i mbajte ne Rogner..e djemte Ldk-iste te farkut i ndoqe i denigrove dhe i vrave ..
    A ke ardh me premtu se do i cosh ne Gjyq vrasesit e Ahmet Krasniqit e me ja ndal doren shokve tu qe po mi vrasin djemt e mire te Kosoves..apo cfar..
    Kaq.. duhej..

    Ceka kto dit foli e si gjithmon fajesoi Saliun..

    Drejtesia do te vije nga Vota..

    Kur Vlora do votoje per Greta Grabovat e jo per Zan Caushet.. athere do kemi mundesi te zbardhim tere skenarin..

    E te vi kjo dite duhet pune..

    Gjat 14 viteve PD ka punuar vetem nji dite..
    Diten para 21 Shkurtit kur u mobilizua te krijoje shiritat blu.. pra te bej Protest qe con uj jo ne mulli te PS-se..

    Pd duhet te denoje ata lidere te saje qe lan turmen ne 7 shkurt te shkoje pa kontrollin e shiritave blu ne Kryeministri..
    Aty jan spiunet e PS-se ne gjirin e saje.. e te mos ndalet para asnjerit qofte dhe me emer legjendar..

  16. #56
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Mirmengjes Dita!

    Tash kam filluar ta hap kompin qe ne mengjes dhe te shoh shkrimet. Me nje fjale jam bere i varur.....

    Nejse po futem ne teme dhe po shkruaj per here te fundit tek kjo teme pasi nuk me pelqen egzagjerimi qe i behet.

    Ceshtja eshte shume e qarte.
    Moisiu ka dekoruar dy oficere dhe jo dy PD-are apo dy kunder PS-are. Cilatdo qe te ken qene rrethanat ata e meritojne te dekorohen pasi kane rene ne krye te detyres.

    As PS dhe as PD te mos haje shume m.t pasi qe te dyja kane luajtur dhe luajne me jete njerezish.

    Nuk kemi pse zgjatemi me me tej.

    Me respekt,
    Geni

    ps. Gjimnazin e kam mbaruar ne Tirane ne vitin 2000 ndersa vitin e pare e bera ne Gjirokaster. Shtepia ime ishte disa metra larg universitetit te Gjirokastres dhe jo te Vlores.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ganoid : 04-03-2004 mė 06:46
    PAUCA SED MATURA

  17. #57
    kokeforte Maska e elisabet
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Kjo teme nuk duhej te ishte kthyer ne politike, pasi nuk ka asgje te tille..
    U dekoruan dy punonjes te Shik-ut qe u masakruan dhe cfare..????
    Ishim ne krye te detyres dhe u vrane atje...
    E nderoj dhe e vleresoj punen e tyre, pavaresisht se kush ishte ne pushtet...Shteti eshte i te gjitheve dhe duhet t'i mbrojme e t'i nderojme ata qe punojne per ta ruajtur e forcuar...

    Jemi nje popull qe kemi vuajtur shume po qe harrojme shume shpejt..
    Ne shume diskutime qe kam pasur ne lidhje me kete teme shume njerez thone qe Sala eshte treguar shume i bute, prandaj ndodhi ajo qe ndodhi.....Nuk e di se cfare duhej te kishte bere Sala, ajo qe di eshte qe nuk duhej te kishte ndodhur ajo qe ndodhi...pasi e thashe dhe me lart Shqiperia nuk eshte as e Sales as e Tosit...eshte e jona dhe te gjithe duhet ta ruajme..
    Dy fjale kam dhe per grevat e studenteve....
    T'i leme menjane grevat e studenteve pasi asnjehere nuk ka pasur greva qe beheshin per interesat e studenteve, kam parasysh permiresim kushtesh , drita, ngrohje e te tjera.
    Studentet gjithmone jane shfrytezuar nga politikanet per te nxitur e acaruar gjendjen.Vlen kjo si per studentet e Tiranes dhe ato te Vlores apo Shkodres...
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  18. #58
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    per here te fundit

  19. #59
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    me falni per me lart
    per here te fundit
    brari
    borici borici dhe shkodra shkodra seshte njesoj
    do te doja te shtoja dhe nje gje tjeter brari nqs doni nje qeveri demokratike qe mund te gjykoj ato qe kane ndodhur mjafton te hiqet nga kryesia e PD ky ish spiun komunist dhe njerezit kane per te votuar serish per PD edhe ne vlore

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E Premte, 05 Mars 2004


    MIRE, POR JO GJER NE FUND

    Nga Fatos Arapi

    Presidenti i Republikes eshte kryetari i shtetit dhe perfaqeson e simbolizon bashkimin e popullit. Kjo eshte detyre teper e rende sot per nje President shqiptar, kur politika vazhdon te prodhoje dasi e percarje.

    Presidenti, si misherim i nevojave historike te pajtimit te popullit e te kombit, e ndjeu se duhet levizur tashme...Dhe ai levizi.Dhe beri mire: Presidenti Moisiu dekoroi "dy punonjes te shtetit qe kane rene ne krye te detyres", ne 1997.

    Shteti shqiptar eshte i paprekshem, kete duhet ta kuptoje kushdo. Shteti eshte garanti i jetes, qetesise dhe progresit qytetar. Popujt europiane e kane kaluar kete shkalle zhvillimi. Shqiptaret duhet ta kalojne edhe ata. Ndryshe, ku shkojme?

    Shteti shqiptar nuk eshte dhe nuk duhet ngaterruar me qeverisjen e "shumices", apo te "pakices". Shteti eshte struktura kushtetuese e "Kontrates sociale" te qytetareve, per te jetuar te bashkuar, ne paqe, pune e mireqenie. Shteti nuk eshte prone e partive politike, te cilat tek ne kane "privatizuar" gjithcka: edhe politiken, edhe parlamentin, edhe vete shtetin. Dhe vazhdojne ta bejne kete, pikerisht, sepse shoqeria e demokracia shqiptare jane te dobeta.

    Duke marre parasysh ?97-ten shqiptare-sidomos ne Vlore-Presidenti Moisiu qenka keshilltar edhe me deputetet e Vlores, per kete veprim. Dhe ka bere mire. Mire, por jo gjer ne fund.

    Pse, jo gjer ne fund? Sepse historia shqiptare eshte e ngarkuar-jo vetem ne ?97-ten- me perplasje midis shtetit e shtetasve (qytetare apo fshatare). Kete nuk duhet ta harroje askush. Makina e shtetit eshte perdorur keq ndaj shtetasve te vet. Akoma shteti yne nuk e ka krijuar bindjen e thelle tek qytetari se ai eshte nje "e mire e pergjithshme", se pa te nuk mund te zhvillohet as shoqeria dhe as demokracia. Kjo ka bere qe shqiptari te shohe tek shteti "rrezikun" e lirise se tij individuale.

    Eshte nje nyje e lidhur mbrapsht, dhe do pune e perkushtim idealistesh, per te arritur pajitmin e te dy paleve. Presidenti dhe "trupi" (stafi i keshilltareve te tij), kane pergjegjesi historike qe ta kryejne kete detyre. Fjalime, artikuj, leksione, diskutime, konferenca e simpoziume shkencore,-duhet te ndergjegjesohet populli shqiptar per domosdone e kesaj "shkalle pjekurie" te shtetit dhe demokracise sone. Kjo nenkupton nje vetegjykim dhe kthese historike te vete shtetit shqiptar, per me shume drejtesi, me shume humanizem.

    Deputetet e Vlores, te gjithe te "shumices" socialiste shqiptare, kane bere mire qe i kane shprehur Presidentit mirekuptimin e tyre. Po cfare bene ata me elektoratin e vet, me popullin e Vlores? Cfare bene ata me familjet e pergjakura ne Vlore? Ku i kane fjalimet e tyre ne Parlamentin shqiptar, shkrimet, studimet? (S'eshte e domosdoshme qe t'i bejne perhere vete). Asgje. Shtrohet pyetja: a e kuptojne deputet-_ane, parlamenti shqiptar (s'ka rendesi se kujt spektri politik i perket njera a tjetra pale), por a e ndjejne ata imperativin historik te paqtimit te popullit shqiptar? Keta "politikane" me percarjet e vjetra komuniste, balliste, legaliste; me ndarjet e reja socialiste, demokrate, republikane, etj.etj. ku po e cojne popullin e tyre? Jo demokracia e pluralizmi politik, - keto jane fitore historike te shqiptareve,-por, e nenvizoj: percarjet e dhunshme (pse jo?), te pergjakshme shqiptare, ku po e shpjene Shqiperine?

    Une jam vlonjat dhe, sa kam mundurr, kam qendruar menjane "zonave te ndezura" te politikes, por ne keto caste, kur shoh se krere te larte te politikes perpiqen te manipulojne Vloren,-nuk mund te hesht me.

    Vlonjate te mi! Ju, komuniste te djeshem, socialiste te sotem: -Ja, ku i keni ballistet, legalistet (kundershtaret e armiqte tuaj te djeshem), ne parlamentin shqiptar. Cfare do te beni me ta? Ja, ku e keni ?97-ten ne parlamentin shqiptar! Po ju, demokrate, republikane, balliste e legaliste te sotem, cdo te beni me komunistet e djeshem, socialiste te sotem?

    Asgje s'mund te beni! Vecse, t'i lini menjane urrejtjet dhe merite e shemtuara e te neveritshme. Te lini menjane demagogjine cinike, percarjet e dasite dhe te punoni per popullin, per shtetin, per kombin shqiptar. Te punoni, pra, per paqtim e stabilitet te shoqerise e botes shqiptare.

    Vlonjate te mi! Nuk keni pse merziteni: Vlora, dhe gjithe Shqiperia, e mbylli me nder misionin kombetar te shekullit XX-te. Tani Vlora ka nje detyre tjeter: "Te ndertoje vetveten!" Dhe kjo do te thote qe, pikerisht nga Vlora, duhet te nise pajtimi, paqtimi i shqiptareve; forcimi e konsolidimi i shtetit te paprekshem; stabiliteti dhe prosperiteti ijetes sone. Kur them keto, une i kam parasysh ndryshimet e medha historike qe kane ndodhur ne Shqiperi: tashme eshte krijuar "metropoli", dmth.Tirana, kryeqyteti yne, Durresi, Kavaja, Fushe-Kruja, Lac e Lezhe, ne afri me Elbasanin...Jane keto hapesira qe gjithmone e me shume do t'i japin tani tonin zhvillimeve te demokracise shqiptare. Dhe kjo eshte nje fitore e madhe e Shqiperise! Pas kesaj, cfaredo veshtiresish qe do te dalin perpara, populli dhe demokracia jone do t'i kalojne.

    Sot Vlora ka detyren historike te ndertoje vetvetenjo eshte dhe do te jete porti me i madh shqiptar ne jug (investimet e rendesishme po vine); Vlora duhet te jete qendra me e madhe ekonomike e kulturore. Deputetet tuaj per kete duhet te punojne...Le te pasurohen ata, por te jete mire e te pasurohet edhe populli; natyrisht qe ata do te mendojne per femijet e tyre, por duhet te mendojne edhe per femijet e popullit fukara. Vlora duhet, qysh tani, te nise ndertimin dhe t'u kerkoje ndihme edhe aleateve tane te huaj, per institute nderkombetare mesdhetare ne shkence, ne ekonomi, ne arsim e kulture. Vlora eshte kryeqyteti i jugut shqiptar, dhe ajo nuk ka rruge tjeter, vecse te kaloje pertej fatkeqesive te djeshme tona kombetare.

    Askush, asnjeri te mos politizoje dhe te mos "privatizoje" dhimbjen e te ardhmen e Vlores dhe gjithe Shqiperise.

    Nje gur ne zemer dhe-perpara! Femijeve, nipave e mbesave tona, nuk kemi per t'u lene ferra e driza neper kembe, por nje atdhe te lire, te bukur e paqesor.

    ----------- koha jone-----

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 13:51
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Moisiu dekoron Poēin
    Nga dodoni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-01-2004, 20:42
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •