Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 92
  1. #21
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Postuar mė parė nga mariglennora
    Brari

    "Reagojne pra kanibalet e Vlores"

    Redi

    "Kanibalet e Vlores"

    Shprehje te tilla nuk kane vend ne kete forum prandaj duhet te denohen. Ato jane kundra rregullit te pergjithshem dhe bien ndesh me piken ku thuhet se :
    Anetari duhet ti shmanget paragjykimeve krahinore dhe i fryn percarjeve kombetare
    Marenglen,

    po si duhet t'i quaje sipas teje. As Redi e as Brari nuk po genjejne, te verteten po thone ashtu sic ka ndodhur. Kur e pret tjetrin copa copa me sopate, fillon e i pi gjakun dhe je nga Vlora cfare eshte sipas teje? Aq me teper qe dihet se kush jane keta persona.Une me sa di ne gjuhen shqipe nje person i tille quhet kanibal. Ne kete rast Kanibal nga Vlora.

    Si thua ti te genjejne? Apo te flasin ne pergjithesi, ashtu ne tym, qe edhe te thone dicka, por edhe te mos thone; edhe ta denojme '97, por edhe mos ta denojme, se mos na ofendohet dikush dhe ngjallin frymen e percarjes kombetare.

    Duhet ruajtur uniteti... se partia na meson...atdheu... populli inė trim dhe heroik... etj.etj

  2. #22
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Po qe se nis e i permend te vertetat ne emer Mariglen, beje kete gje deri ne fund. Pra kur shkruan se votuesi po denon me mospjesmarrje ne zgjedhje partite kryesore qe shkaktuan '97, atehere mos e kundershto nje te vertete te hidhur si ajo e pirjes se gjakut nga nje grua ne trupin e vdekur te nje burri. Ne gjuhen shqipe kete dukuri mund ta quash gjakpirje, ose kanibalizem. Ajo qe e beri ate gje mund te quhet gjakpirese, ose kanibale. Dhe meqe ajo qe e beri ishte nga Vlora, fjales gjakpirese apo kanibale i shtohet fjala Vlore. Kjo s’do te thote, se njerezit nga Vlora jane kanibale. Mos keqinterpreto Mariglen. Por ajo ngjarje eshte nje njolle e madhe mbi qytetin dhe jo vetem mbi ate qe e beri. Pas kesaj ngjarje gjakpiresja u zgjodh (ashtu sic i zgjodh) deputete e Vlores. A eshte kjo ne nderin e qytetareve te Vlores?
    Ajo edhe sot mban ofiqe shteterore dhe kjo eshte e tmerrshme. (Per kuriozitet, a eshte akoma prefekte e Beratit?) Si e gelltit kete fakt presidenti paqesor shqiptar? Nderkohe qe dekoron punonjesit e Shik-ut (shpirti iu prehte ne paqe!), nuk nxjerr nje germe kundra Luiza Hoxhes.

    Qe ne 1997 kam degjuar se nje fotografi nga ngjarja e gjakpirjes eshte paraqitur ne revisten italiane “Panorama”. Kujt i eshte e mundur shfletimi i materialeve ne bibliotekat italiane, te kerkoje ne numrat e 1997 per kete foto e me mundesi ta skanoje e ta sjelle ne kete teme per ilustrim.

  3. #23
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Per mendimin tim, shtate vjet pas zhvillimit te 1997, qytetaret e Vlores duhet te shprehen haptaz mbi kete gje duke mbajtur qendrim mbi Luiza Hoxhen si autore e nje ngjarje ekstreme brenda historise se 1997. Nuk mundem ta imagjinoj sesi eshte gjendja sot ne 2004 ne qytetin e Vlores, ndaj nuk di sesa e mundshme eshte dicka e tille dhe a mund te shoqerohet ose jo realizimi dickaje te tille me kunderveprime hakmarrese, por do te ishte me vlere qe nje keshill qytetar per sqarimin e te vertetes se 1997 te ngrihej ne kete qytet.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Faji ishte i Berishes qe per jo me shume se 10 koka rrebelesh e la situaten qe te degjeneronte deri aty ! Me kete vdekje tragjike i ish punonjesve te Shiku-t vdiq dhe morali i funksionarit te shtetit , qe nuk eshte me i motivuar te beje detyren sepse mund ti ndodhi edhe keshtu.
    Ne e dime te gjithe se cfare mund te ndodhe nqs vriten 2 punonjes te sherbimeve sekrete ne cdo vend te botes, ndersa Berisha nuk beri asgje, por mua me habit fakti qe si ak mundesi qe njerez te ndryhsem i duket akt jo i mire nga ana e Presidentit ! Nga Berisha une nuk e prisja asnjehere nje veprim te tille aq me teper tani kur te kualiconi i tij absurd u duk dhe surrati i Nikolle Lesit pronarit te frymezueses se rrebelimit komunist te 1997 Koha Jone !!

  5. #25
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    - >> Trokit per tu ligeshtuar
    <<

    --> [URL=http://www.fabiomuzzi.it/guerra1.htm]ketu[/UR]

    --> trokit, trokit

    --> vazhdo trokit

    --> Trokit o shqipe trokit


    Se bukur po e dridhni temen.
    Fjala eshte per dekorimin e 2 punonjesve te SHTETIT te keqperdorur ne 1997 nga Berisha qe sot po na thote:

    Dekorimi i dy oficereve te Sherbimit Informativ Kombetar nga Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu eshte cilesuar nga ana e kreut te selise blu, Sali Berisha "si teper e vonuar". Kreu demokrat Berisha ne kete menyre thekson faktin se shtetit shqitar eshte treguar i vonuar, duke e cilesuar ne kete menyre te panevojshem kete iniciative te marre nga kreu i shtetit shqiptar.

    ... vete Berisha duke thene se "nuk eshte koha e pershtatshme per ta bere nje gje te tille". Kujtimi ndaj dy oficereve ne nje moment te tille, sipas socialisteve, provokon rende popullin e Vlores, por ne te vertete keta dy oficere rane ne krye te detyres dhe dekorimi i tyre, sipas demokrateve, duhet te ishte bere kohe me pare.
    Perseri nuk ka fytyre ish kryetari qe shkrumbezoi shtetin shqiptar per 24 ore, s'ka fytyre e burreri qe ti thote bravo nje Presidenti qe me mire vone se kurre ia dha nje fare mirenjohje njerezve qe po perpiqeshin te mbanin ne kembe Shqiperine e 1997, packa se po e shihnin se miliardat e humbura ne piramida po krijonin nje zemerim ekstrem.

    As ti Redi s'ke te drejte ti quash "majmune" ata studente qe futen ne greva urie pasi eshte nje e drejte themelore e cdo qytetari per te vepruar ne menyra te ndryshme protestuese.

    Majmune jane ata qeveritare demokrate te 1997-es qe s'paten largpamesi e guxim te terhiqeshin ne kohe nga pushteti, por edhe socialistat e babezitur qe perkrahen cdo gje per te rrezuar Berishen nga pushteti.

    Megjithese mund te duket i nxituar dhe "i pamatur" dekorimi nga ana e Moisiut, duhet te shihni thelbesoren:

    Moisiu po dekoron ata qe i sherbejne SHTETIT edhe ne dite te veshtira, atehere kur duhet me shume ndihma e ketyre lloj njerezve.
    Akti i Moisiut eshte edhe nje SHUPLAKE e dyfishte qe godet edhe berishianet duke u treguar se c'pasoja sjellin politikat e cmendura per qytetaret dhe ata qe u (duhet t'u) sherbejne atyre.
    Pra po dekorohen ata qe i sherbyen shtetit packa se u abuzuan nga politika dhe turmat e rruges.

    Sherbejini Shqiperise e SHTETIT dhe jo kuckave te politikes !
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  6. #26
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    .

  7. #27
    Glaukus, ke te drejte.

    Ata nuk jane majmune, por buburrece qe u manipuluan nga disa qelbesisa.

    Ku jane keta buburrece tani? Perse nuk i kerkojne me parate e Prinderve te Tyre?

    Perse perhapen lajmin e rreme ne ate kohe qe Shiku rrembeu rojen e Universitetit?
    A thua se Roja ishte ndonje Herkul qe pa te Universiteti ishte i pambrojtur.

    Si ka mundesi qe nje Popull i tere i beson nje Lajmi goje me goje dhe niset e sulmon godinen e Shikut dhe masakron punonjesit e tij duke ua marre shpirtin per gazep?

    Gjej thelbin e problemi dhe leri lodrat e fjaleve.

    Maringlen, kur nje njeri human, "homosapiens" masakron nje human "homosapiens" tjeter, quhet kanibal sipas fjalorit shqip.
    Dhe eshte nje popull i tere qe ka qene deshmitar ne ato ngjarje. Pyeti vlonjatet se ti shpjegojne me qartesi se cfare eshte bere ato dite ne shesh dhe ne godinen e Universitet perpara aty 50 buburreceve.

    Pasi i torturuan mire e mire i thonin qe te bertisnin "Poshte Sali Berisha". Kur keta refuzuan, i grine e i bere copa copa. Me bisht sopate ja kane care koken tjetrit.

    Pyeti vlonjatet se ti thone me mire e me qarte. Ti thone dhe emrat e trimave e cdo gje tjeter.


    Thorgal,

    Vlora deri tani ka qene simboli i Pavaresise Shqiptare pasi atje u ngrit Flamuri i Pavaresise, pavaresisht se ata qe luftuan per ate flamur ishin me teper "maloket" per te cilet u derdh kaq shume urrejtje ne 97-en.



    Presidenti Moisiu duhet te dekoronte me pare Trimat e Shik-ut qe qendruan deri ne veteflijim per te kryer detyren e tyre sublime karshi Shtetit Shqiptar, perpara se te dekoronte Fatos Nanon dhe Fehmi Abdiun.

    Ai u kujtua tani pasi e ka dhjere muhabetin me opoziten duke e prere ne bese disa here e duke u bere pjese e Mafias Shteterore qe ka sunduar cdo cep te Shqiperise duke e varferuar e fotoksinuar perdite.

    Alfred Moisiu eshte kryetari i Institucionit me te rendesishem te Republikes se Shqiperise dhe e ka per detyre morale qe te njohe meritat e atyre qe dhane jeten per mbrojtjen e ketyre Institucioneve perpara se ti jape merita atyre qe i shkaterruan apo braktisen.

    Ai duhet te dekoroje Sali Berishen perpara se te dekoronte Fatos Nanon, pasi Berisha nuk ja mbathi per ne Maqedoni kur iu rrezikua pushteti dhe qendroi per cdo minute ne Shqiperi dhe vazhdon te qendoje ne te njejten banese si dikur, ndryshe nga te Dekoruarit e tjere qe jetojne ne vila apo apartamente te blera me parate e kolltukut apo te trafiqeve e te droges.

  8. #28
    Bravo Moisiu!

    Nga Blendi Fevziu

    Nje vendim i Presidentit Moisiu per dekorimin e dy oficereve te SHIK, te vrare gjate revoltave popullore ne Vlore me 1997, ka ngjallur dje nje lloj trazimi, pikerisht atje ku nuk duhej te ndodhte, ne mazhorancen socialiste. Si e provokuar ne nje ndjenje sublime dhe duke e konsideruar gabim te rende, PS ka hedhur drejt kreut te shtetit jo pak shigjeta, duke bere keshtu nje autogol fantastik. Po e njejta mazhorance qe prej nje muaji hedh cdo dite parrulla kunder dhunes ndaj institucioneve; po kjo mazhorance qe e denon dhunimin e zyrave te shtetit dhe therret ne ndihme opinionin e Komunitetit Nderkombetar; po kjo mazhorance qe deklaron se do te mbroje me cdo kusht simbolet, se do te bleje gaz lotsjelles e fisheke manover dhe se do te qendroje ne detyre deri ne fund, tani, denon dekorimin e dy punonjesve qe kane bere ate gje, per te cilen flitet cdo dite: kane mbrojtur zyren dhe godinen e tyre, ku ate nate kane qene ne detyre. Pra ose mazhoranca eshte kunder dhunes dhe denon cdo element te saj; ose mazhoranca pranon nje lloj dhune kunder institucioneve, ate popullore. Ne rastin e dyte, ajo praktikisht perligj dhe i jep te drejte masave protestuese te drejtuara nga PD te sulmojne institucionet ne emer te varferise, korrupsionit apo shperdorimit.

    Por dy standartet e PS jane vetem nje problem. Nga ana tjeter, ajo ligjore dhe morale, Presidenti ka te drejte. Dy oficeret e SHIK kane qene ushtarake ne detyre. Ata kishin marre urdher te mbronin institucionin e tyre ne Vlore dhe e kane bere kete me jete. Ata ishin ne zyrat e tyre; ata u sulmuan dhe nuk sulmuan askend. Askush deri me sot nuk e ka provuar implikimin e tyre ne nje incident perpara deres se salles ku organizohej greva e urise; askush deri me sot, nuk i ka akuzuar ata per shperdorim te detyres, duke cuar ne nje proces publik ndaj tyre. Perkundrazi. Deri tani, eshte vertetuar se ata kane pasur urdher per te qendruar dhe e kane bere kete!

    Nga ana tjeter, pas me shume se 7 vitesh ne pushtet, pas nje komisioni parlamentar dhe nje hetimi intensiv, asnje shef i tyre nuk eshte denuar. Akuza ndaj Gazidedes vete eshte hequr zyrtarisht dhe askush nuk akuzon as ate, as zevendesin e tij Bujar Rama per urdherat e dhena ne shkurt 1997. Perderisa askush nuk quhet pergjegjes; perderisa askush nuk njihet fajtor; eshte allogjike, qe dy oficere me grade, dy pjesetare te forcave te armatosura shqiptare, qe tentuan te mbrojne nje Institucion te rendesishem lokal dhe e bene kete duke dhene jeten, te mos meritojne, edhe pse me shume vonese, nje dekorate te thjeshte.

  9. #29
    Perse Socialistet u terbuan nga dekorimi i punonjesve te Shik-ut?

    Persa tere kjo zallamahi per nje mirenjohje per punen e kryer deri ne veteflijim?

    Sepse ata qe e kundershtuan kete dekorim, jane ata kriminele e kanibale qe ndersyen nje popull te tere per te masakruar dhe shkaterruar Shtetin Shqiptar.

    Sikurse thote dhe Fevziu ne shkrimin e mesiperm, dhe si shume deklarata te tjera nga persona ligjore etj, nuk ka dale askund qe Shik-u te kete sulmuar dike, perkundrazi, ata kane qendruar ne godinen e tyre dhe kane dale ne qytet jo shume larg pasi kercenoheshin.

    Gjithcka ndodhi ishte pasoje e thashetheme qe ne shqiptaret i kemi shume qejf. Hapen fjale qe Shik-u ka bere terror ne Vlore dhe nje qytet i tere ngrihet dhe djeg e masakron gjithcka, megjithese asnjeri nuk ka pare gje me syte e tij.

    Eshte pasoje e mentalitetit qe kemi si popull, ku thashethemet e rrugeve dhe kafeneve merren per baza reale dhe e verteta reale veshtire se shihet me sy.


    Numri i punonjesve te vrare do te ishte me i madh sikurse te mos ishin te gjithe besnike te thashethemit e manipulimit.
    Shume familje te ndershme vlonjate ndihmuan policet dhe shikasit e tjere qe te largoheshin nga qyteti dhe per kete kane fituar nderimin dhe mirenjohen e gjithe Shqiperise, sikurse kanibalet kane marre turpin e perjetshem te historise me vete.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Po ca te bojshin vlonjatet ne 1997, te boheshin shok me lacjont e tropojant qe vajten atje me bo si trima? Ene ne ne tiron si durojm dot ata.

  11. #31
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Shqiperia ka patur dhe ka gangsterra nga te dy krahet si demokrate edhe socialiste. E mira eshte te denohet e keqja pavaresisht nga krahu qe vjen. Ka gagsterra qe perdorin dhunen, ka edhe nga ata qe perdorin fjalen. Gangsterra jane ata qe vrane punonjesit e shikut ne Vlore, gangterra jane edhe ata qe qe i kujtojne edhe nje here ato qe ndodhen ne '97 vetem e vetem per te perfituar kredibilitet politik. Ka nga ata qe mezi presin te kete tensione politike ne shqiperi sepse vetem ne kete menyre ata realizojne qellimet e tyre. Ka nga ata qe jane strukur vrimave te evropes e vjellin vrer dhe mezi presin sa te vije Partia demokratike ne pushtet, po ashtu sic bene dikur socialistet...

    Intelektuali nuk del as ne rruge te rrihet, as ne protesta e te qelloje me gure dhe as nxit urrejtje kombetare. Revolucionet i ben "llumper proletariati". Mos e harroni kete. Dhe pastaj kodoshet shfrytezojne turmat rebele, i quajne popull i vuajtur dhe kur vine ne pushtet i quajne kriminele.
    HAKUNA MATATA

  12. #32
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    1997 nuk eshte turpi i Vlores por i gjithe Shqiperiese.

    Mendoj se veprimi i Z. Moisiu eshte per tu pershendetur
    per simboliken e tij, si vleresim per funksjonaret e
    shtetit qe sakrifikuan jeten e tyre per mbrojtjen e
    institucjoneve. PS i fryn zjarrit duke dashur te na e paraqese
    kete veprim si fajesim te popullit te Vlores, pra si ne 1997
    kerkon te manipuloje Vloren, te mbjelle rremujen, perēarjen
    e urrejtjen krahinore. Nga ana tjeter, PD-ja e Z. Berisha
    kerkon te na e paraqese kete gjest si alibi per dilentatizmin
    dhe papergjegjshmerine e saj per te mbrojtur shtetin gjate
    trazirave.... Nuk eshte e thene te pish gjak qe te quhesh
    kanibal; te shish mbi vujtejt dhe lotet e te tjereve eshte
    gjithashtu nje forme kanibalizmi ....

    Me vjen keq qe disa persona ne
    kete forum bien pre e kesaj propogande duke u nxituar
    ne perfundimet e tyre ekstremiste. Zotrij, nqs keni prova
    kunder L. Hoxhes apo tjeter mostre si kjo; foto, filmime,
    deshmi etj etj pse nuk ngrini padi kunder saj?!!!
    Merruni me fajtoret dhe lereni te qete popullin e Vlores i cili
    pagoi ēmimin me te rende gjate kesaj periudhe.

    Dhe nje here do ju lutesha te benit me kujdes ne
    pergjithsimet dhe epitetet urrejtje mbjellese ...
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Ky eshte budallalleku i rradhes i zotit president.

    piksepari asnje instance dhe asnje institucion i shtetit shqiptar nuk ka analizuar dhe nuk ka nxjerre konkluzione per ngjarjet e 1997.Atehere mbi c'baza Presidenti mbeshtet vendimin e tij per dekorimin ???? Dhe kjo nuk eshte vetem qesharake.

    Por Presidenca eshte institucion dhe pra ka te drejte te dali me konkluzione te sajat.Dakord, ku jane konkluzionet ? Cfare ishte 1997 ? Kush e organizoi ? Kush mban pergjegjesi ? Hic ,asgje vetem jep dy medalje per dy viktima nga 2500 apo 3000 qe humben jeten ne ato ngjarje. Keshtu iu tek ,kot nuk eshte President. Mirepo pse pikerisht ata te dy ? Sepse kane 'kryer detyren' , 'kane mbrojtur shtetin' ! Se pari jane me dhjetra ata qe kane dhene jeten per te mbrojtur shtetin qofte para qofte pas 1997 dhe ne rrethana shume me te qarta. Pse pra zgjodhi nga 1997 ?? dhe pse pikerisht ata te Shikut ?Kjo s'mund te jete kaq e rastit. Sepse ' mbrojten shtetin' ! -thote Presidenti dhe le per te nenkuptuar se ata qe u vrane nga turma po ate dite ne mos te paperfillshem ,jane ne nje shkalle me te ulet .Apo jane armiq ? Nuk na e thote, le ta marrim vete me mend. Po keta te dy ama kane mbrojtur Shtetin ! Cilin shtet, a egzistonte shtet shqiptar me 28 shkurt 1997 ? Ne Vlore s'kishte as bashki , as prefekture,as polici ,as gjykate, as...Po jo vetem ne Vlore. Ushtria e shtetit shqiptar kishte avulluar,ministrat po ja mbathnin, policia atje ku kishte mbetur ruante pulat, autoriteti i qeverise se Tiranes s'shkonte me tej se Lapraka,... Atehere cilin shtet po mbronin dy shikasit qe sapo u dekoruan ? Shtetin shqiptar jo se jo se s'mund te mbrosh nje shtet qe s'egziston . Nese me shtet kuptohet pushteti personal i Ndonjerit atehere eshte tjeter gje. Edhe kete duhet ta marrim me mend vete.

    Pra nese presidenti ka bere analizen sic i ka hije nje presidenti dhe dy shiksit i shpalli deshmore atehere duhej te na thoshte kush jane kriminelet,vrasesit dhe t'i arrestonte e t'i denonte.Nese s'gjen dot egzekutuesit direkte le te kape organizatoret, udheheqesit , frymezuesit.( sic u be per 2 prillin ne Shkoder). Troc muhabeti c'do beje me L.Hoxhen, S.Broken, Gjinushin , Imamin, F.Cupin etj, etj qe jane perfolur e akuzuar papushim.E ne mos qofshin fajtore te na i thote.Meqe ka bere analizen pra,jo per gje .
    Pra kush i vrau dy shikasit? Fajtor mbetet vetem njeri : populli ! Populli eshte kriminel,kanibal,zagar,buburrec.Populli nuk do shtet, ai eshte kunder-shtet. Ai ben shetitje Vlore-Skele , Skele_Vlore dhe bile ne orar te punes ...

    Thone se dekorimi eshte qellimsht per t'ju kujtuar protestuesve te sotem se mbrojtesi i rendit eshte i paprekshem. Levizje e forte vetem se pak e vonuar se aleatet e medhenj ShBA dhe europa e thane troc " jo dhune" dhe Berisha kete rradhe e kuptoi drejt mesimin.
    Thone se duke pare se anija e Nanos po merr uje Presidenti po i jep sinjale Berishes. Kjo po mund te jete se sic pame Berisha e hoqi nga lista e atyre qe do denohen sapo te marre pushtetin.
    Po ka qe thone se e ka kurdisur vete Nano per te krijuar irritime dhe per t'i kujtuar Saliut se ata 50.000 te protestes se Tiranes nuk jane gjithe Shqiperia.Paska dhe 50.000 -sha te tjere..

    Cilado qofte nje gje duket e sigurte fare : se keta gjeneralet e graduar ne kohe paqe e mbajne veten per stratege te shquar.

    Pas Presidentit eshte e tepert te merresh me ndonje si B.Fevziu qe ben pirueta e na ben me dije se 'nuk paska prova se shikasit jane implikuar kunder studentave,se ata nuk kane vrare po jane vrare, se bile as armen nuk dinin ta perdornin(?) '. Po kush eshte marre per ta provuar kete ose ate , apo Blendi i ben vete edhe hetusine edhe gjyqesine. Ne fund te fundit nen shembellin e presidentit.Se ka keq edhe ai.

    Po cdo e keqe e ka nje te mire. Psh u zbulua se vlonjatet qenkan kanibale.Dhe bile eshte e provuar me nje rigorozitet logjik qe s'ka te share,hap pas hapi ,tamam sipas literatures. Po edhe nese eshte e vertete qe ajo Luiza paska pire gjakun e te vrarit ( se kam lexuar gjekundi kete vecse ne kete forum) pra qenka kanibale , a mjafton kjo per te quajtur vlonjatet kanibale ? Apo eshte thene me figura letrare.Kohet e fundit ne shtyp u fol per nje gjerman qe kishte vrare dhe ngrene nje gjerman tjeter.A u tha gje qe gjermanet jane kanibale ? apo qe qyteti ku ndodhi ngjarja eshte qytet kanibal? apo lagje kanibalesh? apo familje kanibalesh ?

    Sa per ndonje koment me zagare etj i thone nje fjale " bir Selman i nenes c'te te qaj me pare "
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cilin shtet mbronin shiksat e dekoruar.. thot pelini.. se shteti nuk ekzistonte..

    shteti ekzistonte or qun .. dhe ata te dekoruarit mbronin shtetin e formuar qe me 1912 sepse qe nga 1912-ta cdo sekond ka pasur shtet..

    ka njerez qe e kan shtetin ne zemer e skan nevoj per tja kujtuar kete fakt polici apo tabelat e rrugve apo gazetat..
    Ka dhe nga ata qe me shtet kuptojn ..a ka ndonje polo aty mo..jo ska.. e po hajde ulerasim apo vjedhim..

    shteti duhet respektuar edhe kur presidenti eshte "nga tanet " edhe kur eshte nga ata burgjezet ..reaksionaret..apo maloket..

    Nuk i thot njeri Vlores Kanibale.. mo u dhjas ti pelin e marenglen..

    por kur them kanibal kuptoj mish-ngrenesat e gjak-piresat e parasegjithash vrasesit..

    Njeriu distancohet nga kanibali..
    Kanibali gezon me kanibalin..

    Qe Luiz Hoxha ju gezua masakrimit te nepunsit te Shtetit ky eshte fakt qe kush deshiron e gjen ne CNN me dokumentar e foto..
    Cdo vlonjat e di se cfar ndodhi aty dhe se si Luiza ulerinte mbi trup te Lek Cokut.. e i gjakosi turickat me gjakun e tij..
    Kjo nuk eshte shpikje e imja ne Forum por fakt i perjetuar e treguar nga qindra deshmitare okulare..

    Meqe Fituan Pala e Luizes ne 97-ten..PS-ja e kandidoi si deputete..
    Kush dha vote per Luizen nuk quhet njeri.. ai quhet kafshe sepse nuk ka turp te votoje e te pefaqsohet ne parlament nga nje kanibale..
    Pra te gjithe ata qe e zgjodhen Luizen deputete jane shpirterisht Kanibale e keta qofshin dhe mijra smeritojne epitet tjeter..pik..

    Edhe ata qe Luizen e ftuan ne kongres te PS-se.. jane shpirterisht kanibale..
    Edhe ata qe ndejten ne nje salle me Luizen ne Kongres ..jane shpirterisht kanibale..
    Edhe ata qe nuk ndihen dhe qe e mbrojne Luizen apo qe reagojne kunder nesh qe denoncojme Luizen jan shpirterisht te pajtuar me xhestin kanibalesk te luizes ..
    Edhe populli i Beratit me sikurse thuhet qyterim 3000 vjecar qe e pranon si Prefekte Luizen noton ne ujrat e qelbura te RAJASE qe spyet se kush e komandon..

    Pra shprehjen "Kanibalet e Vlores" nuk e hodha kot sepse eshte ashtu e verteta..

    Deri ne 1990 kemi dal si popull e kemi votuar ata qe na i serviri PPSH-ja..
    Sot ste fut kush ne burg te mos votosh per Hasanin apo Hysenin e sidomos per nja Kanibale..
    Pra kush voton per Luizen ka votuar shpirt-kanibalizmin..e tije e te familjes e fisit..pejk..

    Piramidat dhe Revoltat e justifikimet..


    Cili peshkatar ka qejf ti prishet anija ne det?
    Cili banor i katit te dyte do te shembet kati i pare?
    Cili Pare dhenes ka qejf te rrezohet e te thyej kembet paramarresi i tije..?
    Cili aksioner ne Bote ka qejf qe te bej kolaps firma ku ai ka futur parate?

    Asnjiiiii..

    Pra protestuesit politike te Vlores qe kerkonin shkarkimin e Meksit e Berishes skan lidhje me ankthin e fukarait qe ka futur Para ne Firmat piramidale..

    Sejcili nga ju i njef ata qe futen para ne firmat..
    Ai mund te jete Babai yne, Daja, Vllai, Shoku e miku dhe te gjithe e dini se pikerisht Para-Futesit ishin gjithashtu dhe me te interesuarit qe VEFA e Gjallica te mos pesoni Kolaps financiar e Prodhimtar e aq me teper Kolaps nga Zjarr-venja e tritoli e Vjedhja e Paniku.. etj..

    Ata qe dolen ne Vlore e Lushnje ishin vertete nje pjese e madhe qe i bashkoi meraku per parate te cilave nuk po u dihej fati ..por asnjeri nga ata nuk donte renien e Shtetit e as perleshjen me Shtetin e as dorheqje te burr-Shtetasve..

    Bariu smund te kerkoj largimin e qenit pikerisht kur sulmon ujku..

    Pra mbrapa turmave qe sulmonin bashkite e Zyrat e ndermarrjet qendronte PS-ja qe donte pushtetin..
    Kadareja u kishte thene.. se ju socialiste beni mire te mos kerkoni pushtet nja 10-20 vjet..
    Po ku mund te rrinin ata pa pushtet?

    Pra ata 2000 a 4000 te vrare jane dhurat e PS-se per popullin e vete.. dhe kte e tregoi Vlora ne Mitingun qe Berisha beri ne Vlore..
    Berisha "shkaktari i vrasjeve" sipas PS-se .. u prit ne Vloren e sunduar nga PS-ja nga mijra e mijra e mijra banore..
    Pra Demagogjia PS-iste mjeshterore nuk kishte bere efekt..
    Populli i Vlores vertetoi se E Verteta eshte se Berisha nuk e desh Kolapsin e as Vrasjet.. e as shkaterrimin e Vlores dhe humbjen e parave e as renien e Shtetit Shqiptar..por ishte PS-ja qe jo vetem e kerkoi dhe deshiroi katastrofen e tragjedine e 97-tes...por me vite e kishte organizuar me perpikmeri shkencore ..
    ate Katrahure..
    Pra ka dhe Shkence bile dhe ART qe sjellin tragjedira..

    Te tera i mobilizoi PS-ja.. dhe fitoi..

    Cdo njeri le te reflektoje kur shkon ne varreza e kur shikon mijra varre te rinjsh qe i hengri Kallashi..e qe perdit i ha dhe sot..

    Nuk ishte doktor kardilogu Berisha qe e desh kte.. por ish PS-ja ..

    Le ti gezohen benzave dhe vilave e dashnoreve militanto-ministro-doganiero-drejtorat socialiste..por te gjithe e dine se ato jane vene me varre e gjak shqiptaresh..

    Berisha shkoi ne Gjirokaster me bidon me uje per te shuar Zjarrin e PS-ja kudo shkoj me bidon benzine..

    Kto nuk harrohen..

    Ja u pafte hajrin vlora e tepelena gjolek malajve.. e malo arbenajve..

    Sikur Kanibalet e Vlores dhe tepelenes te ishin mobilizuar ne protesta per PARATE..sikurse justifikohen.. ata i kishin kujtuar kto Para dhe mbasi u rrezua Saliu e hypi Ruco-Nanua me shoke ne pushtet.. por megjithse Para nuk morri populli ..protesta nuk beri..dhe bile komitetet e Shyt Malajve vazhduan te funksionojne qe ..na moreee.. saken se kerkon njeri para nashti nga Partia mėmė e na shoku Ruco Meto Mu-to-nano se u lėrojme plakat me kallash..

    Do vi nje dite qe do i mesojme gjerat ne origjinal.. sikurse mesojme sot se dhe Stalini u tha Enver Kapo ali hoxhave..mos beni kooperativa se nuku jeni ju vend per kooperativa po gjeni menyra tjera te nxisni fshataret te prodhojne..dhe PPSH justifikoi vehten se skishim cbenim se ashtu na tha Stalini..
    Jo..PPSH vet i ka zgjedhur te zezat..ashtu sikurse Ps vet i zgjodhi mjetet qe te vij ne pushtet qofte dhe duke hapur mijra varre..

    Prandaj dhe dua qe historite me Protesta te dhunshme ti ngelin ne biografi PS-se dhe prandaj i kuptoj nga 3000 klm larg lojen e spiunve te PS-se ne PD qe organizojne mjeshterisht gur-hedhje..e xham-thyerje.. nen hunde te politikanve te "mencur " te Pd-se.. qe te bejne nje barazim historik..
    ee dhe ne beme pak por dhe ju ama e bete.. pra jemi te dija palet te mu-tosura.. packa se njera i ka me mu-t 50 vjecar e kjo tjetra kerkon ti ndyje breket me m-ut kalamajsh laprake alla 14 shtator e sikurse e deshen 7 shkurtin ..

    Jo.. ujkut i ka hije dhembi e turiri me gjak.. delja me bar e gjethe duhet te jetoje pik.. se ndryshe paguan per ato qe hengri ujku..

    U desh te binin 120 daulle per ta bindur Berishen te mos bej 14 shtatora tani me 21 shkurt..

    pun mafmu-ti..

    Kto dite po flitet se Nanon do e presin me protesta ne Kosove..

    Ne se ato protesta jan te natyrshme..psh.. Nena e Ahmet Krasniqit del i thote.. cka u ba me tim bir..a u gjet vrasesi ne tiranen tande o Nano.. athere kjo eshte normale dhe korrekte..
    Ne se protestat ja "organizojne" me porosi..athere kjo eshte legen-llyk.. pik..dhe ne se kto ja organizon Jemin gjana i Pd-se kjo eshte Turp..

    Ktu e ka PD mejdanin per Nanon.. ne tirane..e jo te hedhi gure ne prishtine..
    Prishtina nuk ka pse implikohet ne kto ceshtje..
    Nano eshte mysafir dhe ka te drejte te takoj ke te doje e te pritet nga kush do..
    Ata atje sejcili vepron sipas shijeve.. Ai qe sja do Nanos as llafet e as gogesimat nga biftek-berzollat e qepet e uiski e vera..le te mos i afrohet.. Llapet e thaqet le tja puthin kembet..puna tyre..

    kur me rref nje cun i lagjes nuk pres tma rrafin at cun kalamajt e lagjes tjeter sepse kjo nuk eshte burrnore..kjo eshte Fierako-Berato izem..e Skelo-Tepelenizem..

    Pra PD duhet ti kushtoj rendsi Burrerise se ajo ka vlere..

    qashtu..

  15. #35
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Nuk e di nese te gjithe ju qe reaguat, duke filluar nga Redi Dita Bokerrima e deri tek brari e keni lexuar deri ne fund shkrimin tim.

    Ju pa e kuptuar as vete jeni bere si ajo pjesa tjeter e Vlonjatve te cilet duke bertitur e duke shkaktuar rremuje, ju dhane shkase kriminelve qe te benin ate qe bene.

    Mundohuni te jeni me apolitik kur shqyrtoni nje rast si ky.


    Une e di qe deshira juaj per te poshteruar njerezit qe perkrahen kryengritjen e 97-tes eshte e madhe por kultura juaj e mixuar me kulturen perendimore dhe nordike, duhet tju kish bere me te ftohte ne gjykim dhe ne shprehi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ganoid : 02-03-2004 mė 07:31
    PAUCA SED MATURA

  16. #36
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mariglen,

    veshtrimin politik do ta perdor per te trajtuar ngjarjen e vrasjes dhe percudnimit te kufomave te punonjesve te Shik-ut, sepse gjakpiresja u shperblye me poste shteterore, deputete e parlamentit shqiptar e me pas prefekte e Beratit.
    Per kete dhe per shume me teper lexo "Une e pashe kush e dogji Vloren", ditarin e ish-kryetarit te bashkise Gezim Zilja.

    Sa per prova filmike, fotografike, etj...thashe si shembull revisten Panorama, meqe pelqehen organet e huaja si me te sigurta (nderkohe qe dihej fare mire, se stacione te huaja televizive paguanin njerez qe te ngrinin armet e te qellonin me bresheri automatiku, qe t'i tregonin botes se c'ndodhte ne Shqiperi. Pra simulime te mirefillta para kameres, gje qe vihet ne loje mrekullisht ne filmin "Wag the dog").


    Deshire e madhe per te poshteruar njerezit qe perkrahen kryengritjet e 97?
    GABIM.

    Njerezit qe i perkrahen e dolen ne demonstrata paqesisht e pa ushtruar dhune ndaj institucioneve dhe atyre (ushtarake, police, ShIK-as) qe i mbronin ato nga sulmet, nuk mund te akuzohen se kerkonin rrezimin e shtetit me dhune, ashtu sic e kerkoi pjesa tjeter qe perdori armet per te rrezuar nje shtet e per t'u shperblyer ne shtetin e ri me poste te rendesishme. Cfare ndodhi pra me qytetaret e shkrete qe te rrenuar nga firmat piramidale dolen ne rruge dhe protestuan? Ata dolen te humbur DYfish, se pari nga humbja e parave tek piramidat, dhe se dyti pas ngjitjes ne pushtet te partise qe e ushqeu dhunen, kur atyre nuk iu kthye ajo qe iu premtua (pra protestat e tyre u keqperdoruan dhe ata u quajten pjese e rrezimit me dhune te nje pushteti dhe ngritjes po me dhune te nje tjetri, nderkohe qe nuk paten asnje te mire ne kete mes).
    Kjo pjese e popullit shqiptar, eshte ajo protesta e se ciles u percudnua nga etja e krimineleve per pushtet.

    Nuk me shkon ndermend t'i poshteroj njerezit qe moren pjese ne protesta, por shtate vjet pas rrezimit te shtetit shqiptar, nese do kishin mundesi te me degjonin do t'iu thosha: ngrini keshilla qytetare ne qytetet tuaja (duke nisur nga Vlora, si me i prekura prej 97) dhe nxirrni ne drite te verteten, demaskojini kriminelet dhe distancohuni prej tyre. Mblidhni te gjithe te dhenat e mundshme mbi emrat e vecante mes tyre, nga erdhen, ku ishin stervitur, kush i financonte te benin ate qe benin, me ke takoheshin, kush i priste e i percillte, etj, dhe shkruani historine e vertete te asaj qe ndodhi ne '97 ne qytetet tuaja. Mos e lini veten te percudnoheni TREfish.

    Cfare po ndodh sot? Protesta po zhvillohen e do te zhvillohen qe prej 20 marsit (sic ka paralajmeruar opozita). Qendrimin tim e kam shprehur disa here ne temen "Nano ik" dhe ai eshte: LARG DHUNES ne protestat kundra qeverise. Ne nje shtet demokratik, protesta shprehet ne menyre paqesore, pushtetet nuk rrezohen me dhune. '97 nuk duhet te perseritet me. Shqiperia e shqiptaret kane vuajtur deri ne ekstrem. Nese opozita i lejon ngjarjet te eskalojne ne dhune, atehere ajo behet bashkefajtore dhe aspak me e mire se socialistet qe e ushqyen dhunen ne '97 per te marre pushtetin. Politika ka ne dore qe ta drejtoje masen, te mos e lejoje ate te dhunoje dhe te mos keqperdoroje protesten e saj. Teorite se masa (ne raste rrezime pushtetesh) qenka e pakontrollueshme, per mua jane DOKRRA. Nese kerkojme nje shtet demokratik, ku te duam te jetojme pa vdekur ne qetesi e siguri, (dhe jo te shkojme ta vizitojme nje here ne vit (apo edhe me rralle)), kjo eshte baza per te. Te mos perkrahim dhunen, te distancohemi prej saj, te mos e ushqejme. E kete e ka ne dore ta beje cdo individ ne menyren e vet. Menyra ime eshte ta shpreh qendrimin tim ketu e nese bej njerez te mendojne si une (apo ngjashem si une, por sidoqofte larg dhunes ndaj instucioneve shteterore) e kam kryer detyren time si qytetare shqiptare.

    Keshtu Mariglen e te tjere.

  17. #37
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Pelin, duhet te filloje diku. Moisiu vete ka filluar duke i lehtesuar sado pak familjet e atyre 2 djemve. Ai nuk duhet te ndalet me kaq. te gjendjen shkaqet pse, shkaktaret, ti shkohet deri ne fund, pajtohem krejt me ty, qe duhen nxjerre tani ne pah perseja dhe kushi. Vetem atehere ky gjest i Moisiut do te jete me vlere, dhe jo dicka gjysmake e diktuar nga konjukturat e momentit.
    Te hidhet drite mbi 97, te zbardhet e verteta, dhe i vetmi institucion ne keto kohera te politizuara ne maksimum eshte Presidenca.
    Le ta tregoje dhe Moisiu veten, le te behet burre nje here ne jeten e tij, dhe te na thote te verteten, te ngreje nje komision hetimor, dhe te dale me perfundime mbi vrasesit dhe te vraret.\
    Megjithate si hap i pare eshte per tu pershendetur, shpresoj te mos ngelet me kaq.



    Personalisht mua dicka me vjen ere nga keto "rrefimet" e "ditaret" e ketyre deshmitareve te ngjarjes.
    Te gjithe insistojne se SHIK paska qelluar ne ajer. Pa dashur ti akuzoj per gje, nuk mund te mos ta pyes vehten. Kur "turma" qellon me mitroloz, kallash e granatahedhese, perse gjuhet ne ajer me pistoleta? Per ti trembur?! Vertet qe nuk ka pike llogjike, por nuk e di, nuk kam qene atje dhe nuk dua te flas me autoritet per dicka qe nuk e kam perjeteuar. Me thoni, a ju duket juve e habitshme kjo gje? A trembet granatahedhesi me mitroloz nga plumbat e pistoletes ne ajer? Do e kuptoja nese do ishte proteste me qirinj ne dore, ose dhe me ndonje gur te hedhur kuturu, qellon ne ajer qe ti paralajmerosh, por kur ata te qellojne me mitroloz?!
    Nuk dua te ndez asnje replike, thjesht eshte dicka qe nuk kam mundur ta gelltis qe kur i lexova "kujtimet" disa dite me pare.


    Dhe dicka tjeter. Kur flet ai oficeri i FLotes, tregon se ata kishin informacion te detajuar, se kush po takohej, ku po takoheshin, emra, mbiemra, plane e te gjitha.
    Pse u la situata te precipitonte?
    Kush eshte fajtor per injorimin e ketyre informatave kaq te detajuara?
    Perse u la te digjej Vlora e gjithe Shqiperia?
    Te gjitha u paskerkan ditur qe nje jave me pare, madje madje, ai mori dhe listen me emrat e denuar me vdekje. Perse nuk u be asgje per ta parandaluar?
    Keto jane pyetje qe duan pergjigje, nese vazhdojme ti injorojme duke e hedhur fajin tek greku, amerikani, serbi, Vlonjati, Troppojani etj, nuk do meosjme kurre nga keto histori.
    Te flitet perse edhe pse kishte info te mjaftueshem nuk u be asgje per shmangjen e katastrofes. Perse u lane ata bij nenash te SHIKut te sakrifikoheshin?
    Ku ishte struktura drejtuese e SHIK dhe SHtetit?
    SI u kujdes shteti per punonjesit e tij?
    SI e mbrojti shteti Shqiptarin nga lojrat e sherbimeve te huaja sekrete?
    PSe u desh te vriteshin oficere e qytetare?
    Ketyre pyetjeve duhet tu jape pergjigje MOisiu e te gjithe ne.
    DIta flet mire kur thote, Vlora duhet te mblidhet e ti nxjerre vete te gjitha ne shesh. Kush ishte, si filloi, c'ndodhi, kur. Ky do ishte hapi i pare si nga VLonjatet per te rehabilituar vehten, ashtu dhe nga Shteti per te ngritur imazhin e tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fringo : 02-03-2004 mė 16:24
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    REDI

    Ata nuk jane majmune, por buburrece qe u manipuluan nga disa qelbesisa.

    Ku jane keta buburrece tani? Perse nuk i kerkojne me parate e Prinderve te Tyre?

    Perse perhapen lajmin e rreme ne ate kohe qe Shiku rrembeu rojen e Universitetit?


    Nuk arrij te kuptoj se kush je ti, qe te me emblemosh mua, dhe ata qe sakrifikuan jeten dhe ardhmerine e tyre per nje Shqiperi me te mire. Nese ka ndonje majmun, bubuzhel, apo lepur ketu ne mes tone, eshte ai qe trimerohet ketu ne forum. Trimeria dhe forca e atyre qe perballuan urine dhe SHIK-un ato dite nuk ka nevoje (te pakten per mua) te sqarohet. Ka mese 400 studente qe mbeshtesin faktin se SHIK-u ka terrorizuar psikologjikisht dhe fizikisht, gjate gjithe greves se urise, pjesmarresit. Ka tentuar me teper se nje here te shperndaje forcerisht greven. Ka ulur dhe poshteruar jo vetem nxenesit por dhe petagoget dhe kryetaret e universitetit.

    Studentet si gjithe njerezit qe pretendojne te jetojne ne nje shoqeri demokratike, ushtrojne nje te drejte humane, pa perdorur kurfare dhune per te pasqyruar kerkesat dhe vullnetin e tyre.

    Per cka SHIK-u ka bere ne Vlore dhe Gjirokaster e meriton PLOTESISHT ate fat qe pati. Bije nenash jane dhe ata qe dhunuan e poshteruan nga SHIK-u. Jane kanibale ata qe i maskaruan punonjesit e SHIK-ut? Pa diskutim, po kanibale nuk jane vetem ata. Ne te njejtin nivel eshte dhe z. Berisha qe i piu gjakun e "nje jete te tere pune" gjithe Shqiperise. Eshte z. Nano qe abuzoi me fatkeqesine e nje kombi per ti shtrydhur ate pike qe kish mbetur. Kanibale e kriminele Shqiperia ka plot. Majmune e bubureca, si i lartpermenduri, ka akoma me teper.
    Por cfare Shqiperia ka pak, jane trimat, qe paten guximin ti perballen SHIK-ut, jane SHIK-asit qe ju perballen turmes, eshte Mosiu qe i perballet politikanve te korruptuar. Trimi nuk duket tek rehati i karriges perballe kompjuterit, duke me quajtur mua buburrec se pata zemren, guximin dhe vullentin ti bej balle dhunes dhe forces se nje rregjimi te kalbur.

    E pershendes dhe perkrah plotesisht z. Moisiu per aktin patriotik. Burra si ai jane te rralle. Megjithe urrejtjen e madhe per Shik-un e asja kohe, respektoj uniformen dhe urdherin e ushtarakut. E kuptoj plotesisht se ata bij baballaresh ishin perfaqesues te shtetit, mbrojtes se urdherit te mare. Si te atille i meritojne plotesisht dekoratat. Rrane ne krye te detyres, pavaresisht se sa e padrejte ajo detyre ishte, eshte plotesisht e nevojshme te njihet dhe kompensohet kontributi i tyre. Eshte akti me i drejte i bere ndonjehere nga ndonje politikan Shqiptar.

    Lavdi Gjithe heronjve te '97.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga R2T : 02-03-2004 mė 17:33
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  19. #39
    RT2, cfare krimesh ka bere SHIK-u ne Vlore? Deklaroi qe ta marre vesh dynjaja se per 7 vjete nuk ka marre vesh asgje.

    Perkundrazi, kane marre vesh ato qe iu bene SHIK-ut dhe punonjesve te shtetit.

    Kur u ngritet per parate e prinderve, perse kerkuat doreheqjen e qeverise dhe te Presidentit?

    Kush do tua jepte parate ne rast se ata do te largoheshin nga pushteti?

    Perse nuk u ngritet dhe nje here te vetme ndaj Nanon qe premtoi publikisht qe do tu kthente parate?

    Perse nuk ndaluat krimet qe u kryen ne Vlore gjate Marsit te 97-es, por perkundrazi gezoheshit si majmune kur shik-asit masakroheshin perpara syve tuaj?

    Ku jane ata studente tani apo ai popull qe kerkonte parate dhe ndezi nje shtet te tere?

    Keto jane pyetje qe nuk kane nevoje per pergjigje pasi e verteta dihet tashme dhe nuk do shume filozofi per ta kuptuar.

    U bete vegla ne duart e disave qe nuk i interesonin parate e humbura, por pushteti i humbur, kolltuqet dhe trafiqet e humbura.

    Prit se koha do kaloje dhe gjakrat do te shuhen. Atehere gjithcka do te shfaqet shume konkrete.
    Por atehere gjithcka do te lexohet si perralle, pasi shume pak gjera do te kene vlerat e tyre reale.


    Fringo, SHIK-u e kishte per detyre qe te qellonte mbi turmen e armatosur me mitraloze e granata.
    Pikerisht kete gje nuk ja fal populli dhe simpatizantet Berishes.
    Pikerisht kete gje nuk mund tja fal dhe une e shume te tjere.

    Kur nje shtet sulmohet nga turmat e rruges ne ate nivel qe u sulmua shteti ne 97-en, nuk ka kompromis apo dialog.
    Ka nje gjuhe tjeter qe duhet gjuha e forces dhe qe Berisha nuk ishte i zoti ta zbatonte.

    Ne asnje shtet te Botes sado i zhvilluar ekonomikisht te jete, policet nuk dergohen te PAarmatosuar sic i coi Berisha ne Vlore.

    Ne Genoa te Italise para disa vitesh nje karabinier ja hodhi trute ne ere ne anarkisti italian gjate protestave Anti-global dhe askush nuk i tha nje gjysem fjale.

    Berisha dergon policine e paarmatosur e cila rrihet ne mes te dites me diell nga turmat.

    Jo vetem kaq, por edhe tani pas 7 vitesh, ish punonjesit e SHIK-ut te mbetur gjalle deklarojne qe qelluan ne ajer kur kane patur komplet te drejte per te qelluar mbi njerez.

    Ata qe sulmuan SHIK-un dhe cdo objekt shteteror kishin nej synim te caktuar dhe kjo nuk ishte puna e parave. Cdo kush qe humbet parate nuk do te shkaterroje te vetmen gje qe mund tua ktheje.
    Qe ne kohen e Hajdin Sejdise njerezit kerkonin qe ai te mos burgosej dhe te kthehej ne Shqiperi pasi shpresonin qe do tu kthente parate.
    E njejta histori me VEFA-n, Gjallicen etj. Nuk besoj se ka qene ndonje person qe te kete dashur burgosjen e tyre ne ate kohe.

    Atehere si mund te duash shkaterrimin total te shtetit dhe djegjen e tij? Kush do te mund ti ktheje ty parate e humbura?

    Jo vetem kaq, por cdo person me dy pare mend ne koke llogjikon dhe e mendon: Me cfare parash do te ndertohen gjykatat, prokurorite, telekomi, policia, Shik-u etj etj etj qe u dogjen?

    Ku do ti gjeje parate shteti per ti ndertuar?

    Ato para qe sherbyen per te rindertuar Shqiperine e djegur mjaftonin per ti kthyer dynjase dhe interesat.

    Por puna nuk ka qene kurre tek parate e humbura. Ato sherbyen si Pretekst dhe preteksti nga Shkaku ka shume ndryshim.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Redi!

    Megjithese e kuptoj se po dal jashte teme dhe po bejme polemike te papershtatshme per problemin e shtruar, besoj se eshte e nevojshme tu jap pergjigje pyetjeve shume me vend qe ke shtruar ti:

    RT2, cfare krimesh ka bere SHIK-u ne Vlore?
    Per te qene i drejte ne Vlore une nuk e kam idene, por ne Gjirokaster po te them si i hodhi SHIK-u benzine zjarrit. Pas vizites te z. Berisha ne universitet, studentet hyne ne greve urie. Naten e 2-te/3-te te greves se urise grupi lokal i SHIK-ut eshte perpjekur te futet me force ne universitet, aty eshte perballur me studentet qe po ndihmonin grevistet e urise. Jo vetem qe jane ofenduar si meshkujt dhe femrat, po dhe jane rrahur, terhequr zvare, peshtyre goditur me grushta dhe me se fundi terhequr ne furgonat e SHIK-ut. Kryqi i Kuq qe ishte i pranishem ka nderhyre, dhe SHIK-u doli nga godina.
    Gjate trazirave qe vijuan 2 helikoptere jane derguar nga Tirana me SHIK-asit e specializuar ne bord, me qellim eleminimin e elementeve problematike ne Gjirokaster. Kjo gje eshte provuar si nga listat e gjetura ne bordin e helikopterit dhe nga pohimi i antareve te SHIK-ut ne Gjirokaster.

    Kur u ngritet per parate e prinderve, perse kerkuat doreheqjen e qeverise dhe te Presidentit?

    Sepse eshte detyra e presidentit dhe qeverise per mireqenien e popullit te vet. Presidenti im ishte paralajmeruar disa here nga organizatat nderkombetare per rolin dhe ardherine e skemave piramidale. Presidenti im gjate polemikes ne universitet tregoi se nuk ishte gje tjeter vec nje mbeturine komuniste, me mungse respekti per vullnetin e popullit dhe paaftesi drejtuse ne qeveri.

    Kush do tua jepte parate ne rast se ata do te largoheshin nga pushteti?

    Ate nuk e di njeri, por ama qe s'do na i jepte qeveria Berisha e dinim me siguri. Berisha nuk ishte i afte te shikonte ate qe po i ndodhte parasyve te tij dhe te parandalonte te pashmangshmen, e si mund te kishte njeri besim te ky politikan xhol.

    Perse nuk u ngritet dhe nje here te vetme ndaj Nanon qe premtoi publikisht qe do tu kthente parate?

    Ne rradhe te pare, mjaft u lodhe ti japesh ngjyra politike levizjes studentore. Ta bej te qarte per te paren dhe te fundit here. STUDENTET NUK KISHIN ASNJE KERKESE POLITIKE DHE MBESHTETJE POLITIKE NE AXHENDEN E TYRE. Disa here na u ofrua ndihma financiare dhe morale e PS'se dhe PBDNJ'se po asnjehere nuk u pranua. Greva jone nuk ishte politike. Pse nuk i kerkojme leket nga Nano? Personalisht se tashme nuk me behet me vone. E kuptoj se te luftosh politiksiht ne Shqiperi eshte kohe e humbur, se te gjithe jane parazite e sic e the ti majmuna e bubuzhel. kane nje fytyre e nje qellim ne jete. Nuk i pres leket nga Nano, nga Berisha apo cdo politikan tjeter qe ma premton me. Por ama nese do kthehej koha, a merja dhe nje here pjese ne greve? 100 here po. Ashtu shpreh te drejten time kushtetuse ne menyre demokratike dhe paqesore.

    Perse nuk ndaluat krimet qe u kryen ne Vlore gjate Marsit te 97-es, por perkundrazi gezoheshit si majmune kur shik-asit masakroheshin perpara syve tuaj?

    Lufta me SHIK-asit ishte lufte per jete. Do vriteshim ose ne ose ata. Ishte thjesht lufte per eksistence, dhe perderisa nuk u vrava une por ai, detyrimisht qe do gezoj. Dhe nuk eshte gezim majmuni por gezim humani, ndenje fitorjeje mbi shypesin, mbi simbolin e mbeturines se diktatures, urrjetjes ndaj popullit, dhe fitore mbi politikanin e korruptuar. Eshte ndjenja e triumfit te Davidit mbi Goliath. Eshte ajo ndjenje qe ai majmuni dhe bubuzheli (qe permende ti) nuk e posedon dhe nuk e kupton dot.

    Ku jane ata studente tani apo ai popull qe kerkonte parate dhe ndezi nje shtet te tere?
    Studentet nuk e di, po populli eshte serrisht ne demonstrate. Populli yne eshte vertet popull me veti cuditerisht te tejshquara harrese. Kete rradhe ka vendosur te harroje gjakun qe i piu Berisha dhe klani i vet, dhe ka vendosur ti dale perseri ne krahe. Populli, miku im, eshte si puna e atyre deleve, qe mjaftojne disa brockulla, disa mjete propagandistike, manipulime te tilla forumore, ti kthejne perseri ne vathe. Eshte cudi pse e ngrite kete pyetje, kur ti e di aq mire sa mua se ku eshte populli.
    Persa i perket studentave, mendoj se shumica (si puna ime) e kuptuan se lufta politike eshte pune pa bereqet, dhe me ndjenjat tona luajne shume veta, keshtu qe vendosi ta shpalose inatin e vet ne ndonje vend tjeter, ku zeri, vota, fjale dhe vepra ime ka pak vlere.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 13:51
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Moisiu dekoron Poēin
    Nga dodoni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-01-2004, 20:42
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •