Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anëtarësuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237

    Grimca......(qe nuk do doja ti humbja kurre)

    Ai me priste me veshtrim te ngulur,i buzeqeshur tek dera, ndersa une dilja.
    -Ti zbukurohesh perdite e me shume.
    Une buzeqesha dhe duke ecur koridorit per tek ashensori, fillova te flas papushim, per paranojat e mija mbi semundjet dhe vdekjen, per endrat e gjumit dhe flisja e flisja e flisja. Ai me degjonte duke me pare ngultazi dhe vetem buzeqeshte dhe buzeqeshte dhe buzeqeshte. Mbeshtetur te dy ne faqet pingule te ashensorit, nen mbreterine e nje paqeje irreale. Arritem ne katin e pare dhe dera e ashennsorit u hap.
    -Po iki pra, mirupafshim.
    -Mirupafshim- tha ai, me preku floket me dore dhe iku ne drejtimin tjeter.
    Une futa duart thelle ne xhepa dhe perplasa fytyren me eren e ftohte te mengjesit.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  2. #2
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anëtarësuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    E zgjodhem ate lokal per shkak te oxhakut me zjarr. Aty ishte qetesi. U ulem te dyja ne kolltukun blu anes vatres. Ajo capucinon e saj te zakonshme dhe une hotchocolaten time te zakonshme. Zjarri kerciste ngadale ne vatren e mbyllur me xham.
    Biseda vazhdonte e qete si rrufitja e legjeve qe po pinim.
    - Mban mend filan postim qe ishte bere kohe me pare tek tema jote e forumit? - me tha ajo papritur
    -Po, me kujtohet, ishte vertet dicka e kendeshme.
    -Ta kisha shkruar une.
    -Vertet???
    -Si mendove ti? Kush mendove qe ta kishte shkruar?Te shkoi mendja tek mua?
    -Une nuk kisha as idene me te vogel kush e kishte shkruar. Jo nuk te mendova ty sepse nick, mu duk si nick mashkulli....
    -E, ashtu eshte, pra mund te thuhet per te dyja gjinite. Nuk ta thashe me qellim qe e kisha shkruar une. Doja te te beja te ndiheshe mire.
    -Dhe e bere. Ajo ishte dicka kaq e embel, kaq e ngrohte, dicka tamam si prej teje.
    Buzeqeshja dhe ndricimi zjarrit, kembenin vendin me njeri tjetrin ne fytyrat tona.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  3. #3
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Më pëlqeu shumë e para me ashensor, shumë e bukur. Kam edhe unë një histori me ashensorë por është "No comment" ...

    Urime për "Grimcat" e mëtejshme që do sjellësh ose do të shkruash.

    Përzemërsisht,
    Drini.

  4. #4
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anëtarësuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Faleminderit, Drini....

    Nje tjeter...

    Kur hidherimi me mbyt,
    Shkoj dhe ngecem ne nje dege peme
    Trokitur dega ne nje dritare
    Dhe nga dritarja.....

    Vijne tingujt e "Careless Whisper"

    Kumbull e lulezuar
    Ne te bardha veshur krejt
    Dhe une aty e ngecur
    Veshtroj brenda dhe degjoj...

    Tingujt e "Careless Whisper"

    Brenda, nje dhome e zakonshme ndenje
    dhe nje burre e nje grua qe kercejne
    derdhur trupat te perhumbur
    dhe melodia qe i shoqeron

    Jane tingujt e "Careless Whisper"

    Nje femije dy vjec ulur ne nje kanape
    me nje fyell lodre ne dore
    shikon nga cifti qe kercen i perhumbur
    dhe ben sikur fyellit i bie

    ne tingujt e "Careless Whisper"

    dhe nje bebe prane tij
    syte ka mbyllur dhe i shkujdesur fle
    dhe endrat i lodrojne mbi syckat
    duku iu perkundur

    nen tingujt e "Careless Whisper"

    dhe cifti vazhdon kercen,
    femija vogel i shoqeron me fyell
    dhe bebja fle nen krahe engjesh

    nen tinngujt e "Careless Whisper"

    Sa here e trishtuar jam
    shkoj e ngecem nen ate dege kumbulle
    shikoj paqen qe mbreteron aty
    dhe perkundem

    nen tingujt e "Careless Whisper".
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  5. #5
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Shumë e bukur edhe kjo e Kaltër! Vdes për këtë këngën e Wham!, "Careless whisper" që e këndon George Micheal.

    Bravo!
    Shpresoj të tjerat t'jenë kaq të bukura,
    aq më mirë, më të bukura se kjo!

    Përzemërsisht,
    Drini në Los Angeles.

  6. #6
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anëtarësuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Kembet te zhyteshin deri ne nocke, ne barin e fushes se golfit. Ca pata te egra, kullosni pak me tutje krej te qeta, pothuajse inekzistente.
    - E di? Sot u grinda me bossin tim. Me nervozoi. Ajo bertiti dhe une bertita.....
    - Dhe kush fitoi ne fund?
    - Asnjeri nuk fitoi, u pajtuam. Nuk di pse jam kaq nervoze kohet e fundit. Nuk mbaj dot asgje. E di brenda meje qe duhet te permbahem por nuk mundem. Them te fundit ne fillim. Keshtu bej edhe me ty. Behem si mace ndonjehere me ty e? Po me bie shume shpejt inati dhe harroj dhe fal shume shpejt, e?
    - mmmmmm-
    Buzeqeshja ja ngriti cepat e syve perpjete. Une i shikoja profilin dhe buzeqeshja edhe une.
    - Po nuk eshte se jam gjithmone keshtu e keqe, apo jo? Brenda meje nuk dua as te bej ashtu, por ja qe shperthej.....
    Buzeqeshja fluturoi ne ajer pak me siper se kokat tona, ngrita duart ta kap.....
    - ehe......
    - Me thuaj praaaa......
    - po
    - si po? Ma thuaj me fjali te gjate, si na thoshte mesuesja ne klase te pare, qe ti shprehim mendimet me fjali te plota, jo vetem me nje po ose jo.
    E kapa, e mora buzeqeshjen ne duar dhe e mbaja me kujdes...
    - cfare te them me fjali te plote?
    - Me thuaj a nuk bej ndonjehere si mace?
    - po, ben ndonjehere si mace
    Une po luaja tani me buzeqeshjen. Sa e ngrohte, nuk e shtrengoja shume
    - Po ti si me duron e?
    Me shpetoi prap nga duart dhe flluturoi diku aty siper kokave tona.
    - hmmm, epo jam njeri i durueshem une.........
    Aroma e pemeve te sapocelura dhe gjelberimi i akoma i virgjer na mbeshtillte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga e_kalter : 16-05-2004 më 14:38
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  7. #7
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anëtarësuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Shiu i kishte lagur rruget dhe rrotat e makines rreshkisnin mbi asfalt. Ai shikonte kujdesshem perpara ndersa ajo... ajo si gjithmone kur udhetonte me makine, nuk ishte aty. Papritur u kthye nga ai dhe foli e shqetesuar,
    - Une kurre nuk do mesoj dot te ngas makinen. Duhet te mbash ne koke ne te qinten e sekondes njeqind gjera. Duhet te kesh kujdes te ndalosh sipas shenjave, pastaj te mendosh nese je duke u kthyer majtas apo djathtas, te rreshtosh ne koke rregullat e kthimit djathtas, te shqyrtosh rastin qe ke perpara, te vecosh rregullat per ate rast, te kthehesh, te shkosh ne linjen e duhur..... uf..... nuk e kam kaq te shpejte trurin, si beni e? si beni?
    - Sipas ketyre qe thua ti, i bie qe ato qe ngasin makinen kane tru gjeniu- e perqeshi ai pa te keq.
    Ajo nuk foli. Kujtoi mesimin qe kishte marre ne driving school, iu kujtua instruktori qe i kishte bere oren e pare te praktikes. Ishte nje aziatik, ndoshta indian, i gjate dhe teper simpatik. E kishte pyetur nga ishte dhe pasi ajo i kishte thene qe ishte shqiptare, ai kishte buzeqeshur me gezim dhe i kishte pohuar qe ish e dashura e tij kishte qene shqiptare dhe qe ai kishte dhe nje tjeter student shqiptar dhe qe shqiptaret ishin rrace e bukur.....
    - E di cfare do deshiroja?- pyeti prap papritur
    - Cfare?
    - Do me pelqente qe ne te ardhmen te behesha instruktore ne driving school.....Vertet qe do me pelqente. Do dija si tia spjegoja njerezve ate qe duhet te spjegoj dhe pastaj une ne pergjithesi jam natyre shume e duruar.
    Ai buzeqeshi dhe heshti.
    Vetem pas nje casti ajo ia shkrepi te qeshures.
    - Po ti,- nese nuk do me njihje dhe nuk do ishe mesuar me fluturimet e mija , cfare do mendoje per mua ne kete moment e? Ma thuaj... Do mendoje " kjo nuk mbushka mire" Do e mendoje? Ma thuaj......Si do mendoje? : "Kjo ne nje moment mendon qe nuk do ngasi makinen kurre dhe ne momentin tjeter do te behet instruktore" Keshtu do mendoje? - vazhdoi mes te qeshurave....
    Ai buzeqeshi prap dhe vetem pohoi "ehe", per ta ngacmuar.
    Tingujt e ngrohte te te qeshures, rreshkiten ne asfalt, poshte rrotave te makines qe ecte me shpejtesi dhe vrapuan neper trotuar pa pesuar asgje.....
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  8. #8
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    "Kjo ne nje moment mendon qe nuk do ngasi makinen kurre dhe ne momentin tjeter do te behet instruktore" ...


    S'ka asgje te keqe:shume -shume do te vetaksidentohesh.Me mire se sa te te aksidentojne te tjeret... Dhe VETAKSIDENTIMI ndryshon shuuuuume nga VETVRASJA dhe akoma me shuuuuuuuuume nga VRASJA...
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  9. #9
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anëtarësuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237

    Floket

    - Po mendoj qe te pres floket, si thua ti?
    Ai ngriti syte nga libri qe po lexonte dhe e pa. Tek qendronte para pasqyres, ajo perkedhelte me gishterinjte e holle kacurrelat e verdha qe po i merrnin supet. E shikoi hetueshem.
    -Nuk e di,- iu pergjigj me ne fund
    - Po pse nuk e di? Une po te pyes... Me thuaj nje gje.Me jep nje mendim. He si thua? Ti pres? Me thuaj....
    - Po varet se si do i besh- kerkoi te shpetonte.
    - Te shkurtra, mendoj.
    - Nuk di c'te them. Si te kesh qejf ti. Nese te pelqejne te shkurtra, beji te shkurtra- u perpoq ta mbyllte biseden.
    Ajo vazhdoi te luante me floket edhe ca kohe para pasqyres. I ngrinte lart me gishta dhe pastaj i leshonte mbi supe.Nje shikim djallezor i endej cepave te syve. Paritur u kthye nga ai me nje buzeqeshje qe fliste.
    - Nuk kam ndermend t'i pres, jo. Kot te thashe per te te provokuar.
    Ai u shkund. Ngriti koken i habitur dhe e pyeti gjate me sy
    - Mua me pelqejne. Kam rene ne dashuri me floket e mija.
    Ai buzeqeshi.
    - E di ....narciste..
    - Ashtu jam...Doja te dija nese edhe ty te pelqejne floket e mija apo jo, prandaj ta bera ate pyetjen. Por ti nuk je hic i zgjuar me femrat.
    - E di.... Nuk kam qene ndonjehere.
    Ajo mori nje fije te gjate floku qe i kishte ngecur neper gishta dhe ia rrotulloi disa here atij rreth gishtit te unazes. Ia lidhi dhe po e sodiste pa e hequr nga fytyra ate buzeqeshjen me shume emra.Edhe ai e soditi gishtin e tij vetem per nje cast, pastaj vazhdoi shkujdesur te lexonte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga e_kalter : 18-06-2006 më 01:07
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



Tema të Ngjashme

  1. Grimca nga jeta e Ebu Hanifes
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-04-2009, 10:03
  2. Humbja e një shprese është më e rëndë se humbja e një të vërtete
    Nga FLOWER në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 11-09-2007, 17:31
  3. Humbja e shpetimit.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-03-2005, 01:26
  4. Grimca humoristike
    Nga two-head-eagle në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 27-10-2004, 13:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •