Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 69
  1. #1
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Calcio Mercato

    Te rejat me te fundit shit-blerjet me te bujshme gjithcka reth Blerjve
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 30-08-2002 mė 10:58
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  2. #2
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Sulmuesi i Uest Hemit ndodhet ende nė planet e Manēesterit


    Paolo di Kanio te Kievo? Personi nė fjalė falėnderon, por refuzon: "E njoh shumė mirė presidentin Kampedeli, qė ėshtė mik i ngushtė i agjentit tim, - deklaroi Di Kanio nė adresėn e tij elektronike nė Internet, - dhe interesimi i tij pėr mua mė gėzon shumė, ashtu sikurse mė gėzon shumė edhe fakti qė trajneri i Manēester Junajtit, Sėr Aleks Fergusoni, mė ka ende nė planet e tij. Fakti qė nė Itali mė kujtojnė ende, ėshtė njė arsye mė shumė pėr t'u kėnaqur, por gjithashtu edhe lavdėrimet e trajnerit tė njė skuadre qė luan futboll tė shkėlqyeshėm, si Manēesteri, mė bėjnė tė ndihem krenar. Por, gjithsesi, - pėrfundoi ish-lojtari i Lacios, - mund tė shtoj se hėpėrhė nuk mė leverdis tė kthehem nė Itali, megjithėse mė bėhet qejfi qė Kampedelit, njė tė pasionuari tė madh pas futbollit anglez, i kam shkuar nė mendje unė. Pėr sa i pėrket Manēesterit, nuk e kam fshehur kurrė faktin se e adhuroj lojėn e tij. Gjithsesi, ndihem shumė mirė te Uest Hemi dhe nuk do tė kishte asnjė problem pėr mua sikur t'i mbyllja tė dyja sezonet e fundit tė karrierės sime si profesionist nė "Apton Park", ku kam marrėdhėnie tė shkėlqyera me klubin dhe tifozėt.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  3. #3
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Guidolin: Vetėm unė kam pasur dyshime te vetja

    Njė ditė pasi ėshtė konfirmuar nė krye tė stolit nga kėshilli administrativ i klubit kuqeblu, trajneri i Bolonjės, Franēesko Guidolin, deklaroi: "Nėse ndokush kishte dyshime, ai isha vetėm unė, qė pandeha se ky do tė kish qenė sezoni im i fundit me bolonjezėt. Po tė mos e kisha vėnė unė, askush tjetėr nuk do ta vinte nė diskutim drejtimin teknik tė skuadrės." Trajneri mė pas saktėsoi: "Unė vetė e futa veten nė diskutim, sepse ashtu ishte e drejtė qė tė bėja. Vetėm mė pas klubi e bėri njė gjė tė tillė." Kėshtu qė klubi kuqeblu nuk ka pasur asnjė paqartėsi dhe, siē konfirmon edhe vetė trajneri Guidolin, ai ka nisur tė bisedojė me trajnerė tė tjerė vetėm nė ēastin kur mori sinjale paqartėsie nga ana e trajnerit, qė e ka drejtuar Bolonjėn nė dy sezonet e fundit. "Di qė klubi ka biseduar edhe me dikė tjetėr. Por kjo ėshtė mė se e pranueshme, pasi nė ato ēaste edhe mund tė mė kishte humbur. Mund tė kisha thėnė mjaft." Emri mė i lakuar pėr zėvendėsimin e trajnerit venet qe ai i Karleto Macones, i cili do tė kishte marrė me vete edhe Roberto Baxhion, duke shėnuar kėshtu njė rikthim tė dyfishtė nė "Dal Ara". Megjithatė, duket se nė kėshillin e administratės ka peshuar edhe paga e Guidolinit, 2 milionė euro neto nė sezon. Nė rast shkarkimi tė mundshėm, klubi do t'ia paguante njėlloj ato para, qė nė kuadėr tė shkurtimit tė rrogave, do tė ishte njė lėvizje paksa e rrezikshme.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  4. #4
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Question

    Juvja "i vjedh" edhe Nestėn Interit


    Pas titullit edhe Nestėn. Interi po lė (ose ndofta ka lėnė) qė Juventusi t'i marrė nga duart edhe qendėrmbrojtėsin e Lacios dhe tė kombėtares italiane, Alesandro Nestėn, pasi la qė t'i vidhej nėn hundė, mė datė 5 maj, titulli kampion i Italisė, pikėrisht nga ekipi i Lipit, titull qė deri nė ato ēaste, skuadra e Kuperit u duk sikur e kishte futur nė xhep. Njė pushtet bardhezi...
    Me sa duket, "kolovarėsja" e mbrojtėsit mė tė mirė nė Itali dhe ndofta edhe nė botė ka ndalur nė krahėt e bardhezinjve. Transferimi i Alesandro Nestės te Juventusi (nga Sendai ka pohuar se gjatė kėtyre ditėve do tė bėjė tė ditur emrin e ekipit tė tij tė ri) duket pothuajse punė e mbaruar, ose nė mbarim e sipėr. Burime shumė tė sigurta pohuan se pėr tė zyrtarizuar gjithēka, tashmė mungon vetėm firma e lojtarit. Lacio (as presidenti Kranjoti nuk e fsheh mė) e ka tė domosdoshme t'i shesė lojtarėt e saj mė tė ēmuar dhe, nė fakt, pėrveē Nestės, do tė largohet dhe Hernan Krespo. Madje ka gjasa qė kontrata mes Juves dhe lacios tė jetė sigluar dhe tashmė tė mungojė vetėm firma e lojtarit, qė ndodhet nė Japoni pėr tė luajtur nė Botėror me kombėtaren "axurre". Shitja e Nestės te Juvja mund tė sillte nė arkat e Lacios 30 milionė euro, aq sa do tė paguante dhe Interi, duke i shtuar kėsaj oferte edhe Marko Materacin e duke e ēuar nė 60 milionė euro vleftėn. Po kaq kushton edhe Nesta, plus kartonin blu tė njė lojtari si Davids, i cili vazhdon tė "pėrplasė kėmbėt", pasi ka dėshirė tė shkojė te Roma, por edhe Zambrota ose Takinardi, ose, tekefundit, lojtari i Kievos, Eriberto, qė Juvja sapo e ka blerė nga veronezėt dhe i pėlqen shumė trajnerit Manēini.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 30-08-2002 mė 10:58

  5. #5
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Metzelder, nėse s'vjen Nesta


    Reali i Madridit ishte pėrpjekur tė blente mbrojtėsin e Lacios Alesandro Nesta pėr tė fuqizuar repartin mbrojtės. Por konkurrenca ėshtė e madhe dhe kėshtu klubi iberik ka preferuar ta lėrė mėnjanė italianin dhe nė vend tė tij kėrkon tė bėjė tė tijin Kristof Metzelderin e Borusias sė Dortmundit, i cili para njė jave u shpall nėnkampion bote. Mbrojtėsi, i cili do tė mbushė 22 vjeē nė nėntor, bėn pjesė nė kombėtaren gjermane tė drejtuar nga Rudi Fėler, dhe duket se do tė jetė njė nga lojtarėt mė kryesorė tė mbrojtjes gjermane.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  6. #6
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Niki Bat, i pashitshėm


    Trajneri i Manēester Junajtid, Aleks Ferguson, ka bėrė tė qartė se nuk i shkon nė mendje tė shesė mefushorin Niki Bat. Ishte folur se lojtari i Anglisė do tė kalonte tek Interi, por "Fergi" i ka siguruar tifozėt e Manēesterit se "kokėkuqi" nuk do tė largohet. "Kam marrė shumė telefonata pėr Batin, - tha Sėr Aleksi. - Por ne nuk kemi kėrkuar kurrė ta shesim. E njėjta gjė vlen edhe sot. Ai nuk ėshtė ankuar kurrė nė rastet kur nuk ka qenė nė formacion dhe ka qenė gjithmonė gati kur e kam thirrur. Kjo tregon karakterin e tij. Niki ishte ylli i Anglisė nė Botėror dhe luajti shumė mirė."
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Eros
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    198
    2 lojtare te Ac Milanit u blen nga Atletico Madritit ne ditet e fundeshe.Njeri nga keto te 2 ishte nje nga legjendat e Milanit Demetrio ALbertini dhe tjetri ishte Jose Mari.Mesa duket Demetrio Albertini do te mbaroj karieren e tij si futbollist me eekipin e Atletico Madrit.

  8. #8
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Roma: Shnaideri, alternativa pėr Davidsin

    Zėra qė kanė mbėrritur nga Gjermania kanė bėrė tė ditur se Roma ka ndėr mend tė blejė Bernard Shnaiderin nga Bajeri i Leverkusenit. Klubi verdhekuq do ta zhvendosė tė gjithė vėmendjen te mesfushori i kombėtares gjermane vetėm nė rast se nuk do tė arrijė tė blejė Edgar Davidsin deri nė ditėt e para tė javės sė ardhshme. Jo rastėsisht, drejtori sportiv Baldini pritet nė Leverkusen pėr t'i parashtruar ofertėn presidentit Reiner Klamund, qė do tė jetė prej 17 milionė eurosh. Marrėveshja ka shumė gjasa qė tė arrihet.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  9. #9
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Reali nė Romė pėr Nestėn dhe Krespon

    Presidenti i Realit tė Madridit, Florentino Perez, javėn e ardhshme do tė vijė nė Itali pėr tė folur me Kranjotin pėr Nestėn dhe Krespon. Gjithsesi, zor se do tė arrijė ta blejė tė parin, por, pėr sa i pėrket sulmuesit, gjithēka duket e mundshme. Krespo mund t'u sillte arkave tė klubit roman ato 25 milionė euro tė nevojshme, qė lacialėt mund t'i pėrdornin pėr tė blerė Rivaldon nga Barcelona. E vėshtirė, por jo e pamundur qė tė vijė Rikelme hua, pasi nuk i pėlqen Manēinit. Para disa ditėsh, presidenti i Barcelonės i kishte bėrė tė ditur Rivaldos sė nuk kishte ndėr mend tė kishte nė skuadrėn e tij njė lojtar tė pamotivuar dhe me pretendime tė mėdha ekonomike, pas fitimit tė Kupės sė Botės me pėrfaqėsuesen e "Selesaos". Duke konsideruar faktin se Krespo ka kohė qė ėshtė nė planet e Realit dhe se shitja e tij do tė sillte 40 milionė euro nė arkat e klubit bardhekaltėr, ėshtė e lehtė tė mendosh se me ato para Kranjoti mund ta fuqizonte nė mėnyrė tė ndjeshme Lacion. Madje, duke pasur edhe njė mundėsi tė hapur qė pėrkrah Rivaldos tė vinin edhe Rikelmen, qė nuk ėshtė pritur me shumė entuziazėm nė Barcelonė, sidomos nga trajneri Van Gal. Presidenti Gaspart vazhdon ta mohojė se asi argjentinas mund tė shkojė hua nė ndonjė skuadėr tjetėr. Por zėrat po bėhen gjithnjė e mė kėmbėngulės dhe pėrgėnjeshtrimet nuk mjaftojnė pėr tė kthjelltėsuar qiellin e zymtė qė ėshtė krijuar mbi tė ardhmen e Rikelmes. Megjithėse po merret mė shumė me ēėshtjen "Nesta", klubi bardhekaltėr nuk e ka lėnė pas dore pistėn spanjolle.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  10. #10
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Juve, rikthim i fuqishėm pėr Nestėn

    Kur e ardhmja e Alesandro Nestės u duk se thuajse kishte marrė njė kuptim, pra kur mbrojtėsi qe fare pranė transferimit tek Interi, befas Juvja ndėrhyri sėrish, duke u prishur punė milanezėve. Nė fakt, nė mbrėmjen e ditės sė enjte, drejtuesit bardhezinj u takuan me pėrfaqėsuesit e Lacios dhe agjentin e lojtarit. Gjatė kėtij takimi u parashtrua edhe oferta mė e fundit nga ana e torinezėve: 25 milionė euro, plus kartonin blu tė Takinardit, si dhe bashkėpronėsinė e Kamoranezit. Por Kranjoti nuk ėshtė luhatur aspak nga pozicioni i tij: kėrkesa e tij mbetet 30 milionė euro, plus Edgar Davidsin. E gjithė kjo ka ndodhur vetėm pak minuta pasi drejtori i pėrgjithshėm i Juves kishte bėrė njė "ese" tė pėrgjithsme mbi merkaton: "Nuk pėrbėn asnjė sekret fakti qė Interi ėshtė i favorizuar pėr lojtarin bardhekaltėr dhe mund ta blejė shumė shpejt." Por, ndėrkohė qė Moxhi fliste, Kranjoti po merrte nė konsideratė ofertėn e re tė klubit torinez. Njė ofertė qė mbėrriti fill pasi Interi kishte bėrė njė hap mjaft domethėnės pėrpara, duke mos e konsideruar mė tė pashitshėm Kristiano Zanetin. Kuperi, qė mė parė i kishte dal krah lojtarit tė tij, tashmė e ka kuptuar se tekefundit do tė ishte mė mirė qė ta humbiste mesfushorin nė kėmbim tė mbrojtėsit. Ndėrkaq, pasditen e ditės sė enjte, Masimo Morati ishte takuar me Serxhio Kranjotin, pėr t'i parashtruar kėtij ofertėn e fundit tė Interit, qė do tė ishte 27 milionė euro, plus kartonin blu tė Nikola Ventolės dhe bashkėpronėsinė e Stefan Dalmatit. Por, ndėrkohė, Reali i Madridit, mund tė dalė nė skenė dhe t'i befasojė tė tėrė. Drejtuesi madrilen Horge Valdano ka bėrė tė ditur se skuadra e "merenguesave" ka disa boshllėqe, sidomos nė mbrojtje, qė vetėm njė lojtar i madh mund t'i mbulojė. Nė faqen zyrtare elektronike nė internet, tifozėt patėn mundėsinė tė shprehnin preferencat e tyre dhe lojtari mė i votuar ka qenė, pa qenė nevoja ta zbulojmė ne, pikėrisht Alesandro Nesta.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  11. #11
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Kuper: Morati e di se ēfarė dua

    Nė pėrfundim tė takimit miqėsor me Morbenjon, trajneri i Interit, Hektor Kuper, foli pėr ēėshtjen "Nesta". "Merkaton nuk e bėj unė. Mund tė them vetėm se Kristiano Zaneti ėshtė njė lojtar shumė i rėndėsishėm pėr kėtė skuadėr, ndaj mė duhet tė vlerėsoj me kujdes nėse ėshtė e mundur tė mbetemi pa tė. Megjithatė, presidenti e di mirė se ēfarė i kam thėnė. Kėsaj here i dhashė opinionin tim." Ndėrsa pėr sa i pėrket brazilianit Eriberto, ai u shpreh shkurt: "Ėshtė njė lojtar i vlefshėm". Nuk e ka thėnė nė mėnyrė shumė tė qartė, megjithatė, me fjalėt e cituara mė sipėr, Hektor Kuperi la tė nėnkuptohet se nuk e cilėson mė lojtar tė pashitshėm Kristiano Zanetin. Mesfushori i kombėtares italiane ėshtė i vetmi lojtar qė kreu lacial ka kėrkuar nė kėmbim tė Nestės. Kishte qenė pikėrisht vendosmėria e trajnerit argjentinas pėr ta mbajtuar atė te zikaltrit, pasi e konsideronte njė nga pikat mė tė forta tė 11-shes bazė, qė e ka ngadalėsuar shumė ēėshtjen "Nesta". Juvja, qė pėr pak sa s'u duk e humbur, ėshtė kthyer fuqimisht nė hapat e saj pėr qendėrmbrojtėsin e fortė tė bardhekaltėrve. Pas takimit Xhiraudo-Kranjoti, letrat nė tryezė janė pėrzier sėrish, duke e shtyrė kėshtu ekipin zikaltėr qė t'i rishikojė strategjitė e veta. Tani ēėshtja "Nesta" mund tė zhbllokohet pėrfundimisht edhe sepse presidenti i Interit, Masimo Morati, ėshtė gati t'i afrojė Lacios, pėrveē parave, edhe bashkėpronėsinė e mesfushorit francez Stefan Dalmat, qė pėlqehet shumė si nga trajneri Manēini ashtu edhe nga presidenti Kranjoti. Nė pritje qė kjo ēėshtje tė zhbllokohet, Interi po punon pėr tė fuqizuar krahėt e skuadrės. Blerja e Kamoranezit nga ana e Juves u ka hapur rrugėn zikaltėrve pėr tė blerė Eriberton, anėsor i krahut tė djathtė i Kievos. Ndėrkaq, kanė vazhduar bisedimet edhe me Kili Gonzalesin. Valencia ėshtė duke e marrė seriozisht mundėsinė pėr ta ulur ēmimin e argjentinasit, ndaj mund tė arrihet shpejt njė marrėveshje mbi bazėn e 14 milionė eurove, plus njė lojtar interist qė do tė zgjidhet nga klubi spanjoll. Pasi mė parė ishte shumė pranė Juves dhe mė pas pranė Lacios, "xhevahiri" i Kievos tashmė mund tė "zbarkojė" nė Milano, pėr tė veshur fanellėn e Interit. Megjithatė, peripecitė qė paraqet kjo ēėshtje nuk janė tė pakta. Nė radhė tė parė, zikaltrit, nė krahun e djathtė tė mesfushės kanė njė lojtar tepėr tė vlefshėm, Serxhio Konseisaon, i cili hėpėrhė nuk ka shprehur ndonjė dėshirė pėr t'u larguar. Sė dyti, edhe ēmimi i brazilianit pėrbėn njė tjetėr problem. Kievo nuk ka ndėr mend tė bėjė asnjė zbritje nga 12 milionė eurot qė ka kėrkuar, ndėrkohė qė Interi bėn sikur nuk dėgjon nga ai vesh. Ky pazar mund tė zhbllokohej me hyrjen e Nikola Ventolės nė skenė, i cili do tė shkonte nė "Bentegodi" pėr tė plotėsuar boshllėkun e lėnė nga Korradi, qė ka kaluar tek Interi. Ndėrkohė, Interi nuk i ka humbur shpresat pėr tė marrė argjentinasin Kili Gonzales. Morati dhe Kuperi e duan me ēdo kusht. Ata kanė kohė qė e kanė marrė miratimin e lojtarit, por presin qė Valencia t'i ulė pretendimet ekonomike, qė aktualisht janė fiksuar te 20 milionė eurot. Dje amerikanojugori ndodhej nė Valencia, ku iu bashkua ekipit tė saj nė grumbullimin e parė nė kuadėr tė sezonit tė ardhshėm. Megjithatė, brenda kėtyre ditėve, priten zhvillime tė mėtejshme.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    204
    Lajmi me i fundit eshte ky.

    Shkembim i mundshem Krespo-Bati mes Lacios dhe Romes.

    Nuk eshte fantashkence por cfare mund te ndodhi shume shpejt nese Sensi dhe Kranjoti bien dakort.

    Preferenca ime do ishte qe dhe Kanavaro dhe Nesta te ikshin te Juve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga master : 15-07-2002 mė 01:13

  13. #13
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Inter, planet zhvendosen te Kanavaro

    Gjatė orėve tė fundit, nė kampin interist ka marrė pėrmasa reale njė alternativė pėr Alesandro Nestėn. Bėhet fjalė pėr Fabio Kanavaron. Nė fakt, Masimo Morati ėshtė dukur disi i bezdisur nga deklaratat e homologut lacial, Kranjoti, nė lidhje me ēėshtjen e qendėrmbrojtėsit bardhekaltėr dhe ka vendosur ta pėrqendrojė tė gjithė vėmendjen te futbollisti i Parmės. Marrėdhėniet me Tanzin janė tė shkėlqyera, duke pasur parasysh edhe bashkėpronėsinė e Adrianos, qė ndajnė mes tyre, prandaj kjo ēėshtje ka mundėsi tė mira tė realizohet. Interin, qė tė ndryshojė drejtim e ka shtyrė edhe entuziazmi i pakėt me tė cilėn janė pritur nė kryeqytet pėrpjekjet e Moratit pėr t'ia prishur mendjen Kranjotiti dhe pėr tė pėrvetėsuar Nestėn. Milanezėt u ishin pėrulur tė gjitha kėrkesave tė lacialėve, madje duke pranuar qė, pėrveē parave ,t'u jepnin edhe kartonin blu tė Dalmatit si dhe bashkėpronėsinė e Kristiano Zanetit. Vetė agjenti i lojtarit, zoti karlo Palaviēino, bėri tė ditur se klienti i tij do ta mirėpriste transferimin te Lacio, pavarėsisht nga dėshira e madhe qė ka pėr tė tentuar edhe njė herė tė fitojė kampionatin me fanellėn zikaltėr. Por, megjithatė, Kranjoti nuk luajti as edhe njė milimetėr nga pozicioni i tij, duke i shtyrė zikaltrit tė kėrkojnė gjetkė, nė rast se rezistenca e "shqiponjave" do tė vazhdojė edhe pėr njė kohė tė gjatė. Dhe kėshtu qė kandidatura e Fabio Kanavaros pėr njė vend nė prapavijėn e sezonit tė ardhshėm tė skuadrės sė Hektor Kuperit ka ardhur duke u rritur. Mė parė Juvja dhe mė pas Milani nuk arritėn t'ia "rrėmbenin" Parmės lojtarin e Kombėtares, i cili, pa iu dridhur qerpiku, pohoi se nė gjurmėt e tij ndodhej edhe Interi. Hipoteza interiste i pėlqen shumė Kanavaros, madje disa herė mė shumė se sa ajo milaniste dhe ndoshta aq sa ajo juventine. Do tė shohim nėse mes dy "grindavecėve", Morati-Kranjoti, do tė dalė i fituar i treti, presidenti i Parmės, Tanzi, natyrisht edhe Kanavaro.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  14. #14
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Dalmat: Nuk luaj nga Interi

    Stefan Dalmat njė gjė e ka shumė tė qartė, faktin se do tė qėndrojė tek Interi. Ai e ka hedhur kėshtu hapin e tij tė parė. Mesfushori, emri i tė cilit ėshtė shfaqur shumė herė nė listėn e lojtarėve qė do tė largoheshin nga zikaltrit, vetėhiqet nga merkato dhe mendon pėr sezonin e ardhshėm. "Interi ka pasur gjithnjė besim tek unė, - tha francezi, - kėshtu qė edhe mua nuk mė ka shkuar kurrė nė mendje tė largohem, ndaj nuk jam nė merkato. Dua qė t'i bėj pėr vete tifozėt interistė dhe ata tė kombėtares franceze dhe kjo do tė varet nga rendimenti im nė kampionatin e ardhshėm me fanellėn e Interit. Duhet tė luajmė shumė mirė, sepse ky vit do tė jetė shumė i rėndėsishem pėr tė gjithė ne, nė disa aspekte edhe pėrcaktues. Por nuk dua tė shkoj shumė larg me mendimet e mia, sepse kemi pėrpara njė objektiv shumė tė rėndėsishėm qė ėshtė nė prag, kulifikimi pėr nė Ligėn e Kampioneve, qė vetėm nė muajin gusht do tė shohim nėse do ta arrimė apo jo, pas takimeve para-eliminatore". Dhe njė gjė e tillė do tė ishte mė e lehtė tė realizohej pa menduar mė pėr titullin e humbur nė javėn e fundit tė kampionatit tė kaluar. "Duhet ta harrojmė 5 majin dhe tė kaluarėn dhe tė pėrqendrohemi te sfida me dy takime qė na pret, pasi ėshtė ēelėsi i sezonit tonė tė ardhshėm". Por edhe kėtė vit pėr tė mbetet njė mėdyshje e madhe: roli. Nė fakt, ka qenė dhe vazhdon tė jetė njė dilemė e madhe pozicioni i dalmatiti nė fushė, pasi Kuperi nuk ka vendosur ende nėse do ta angazhojė nė krahun e djathtė apo nė qendėr tė mesfushės. Dalmati ėshtė vėnė tėrėsisht nė shėrbim tė trajnerit argjentinas, megjithėse rrėfeu se nė qendėr ndihet mė mirė. "Mund tė luaj nė ēdo pozicion tė mesit tė fushės. Gjatė dy miqėsoreve tė para ndaj Bromiezes dhe Morbenjos kam luajtur gjithnjė nė krahun e djathtė gjatė pjesės sė parė dhe nė qendėr gjatė sė dytės. Mua mė pėlqen mė shumė roli i dytė, pasi ėshtė pozicioni im natyral. Do tė mė pėlqente shumė tė luaja si mesfushor i qendrės me tipare sulmuese, duke u mbuluar nga pas nga njė tjetėr lojtar. Por ekipin e vendos Kuperio dhe unė vetėm sa i pėrgjigjem urdhrave tė tij. Vėtė ai mė ka folur gjatė. Tani e di se ēfarė kėrkon nga unė dhe ai e ka kuptuar mė mirė se kushdo tjetėr se nė ē'pozicion mund t'i shfrytėzoj mė mirė aftėsitė e mia nė dobi tė skuadrės. Nėse luaj nė krahun e djathtė, mund t'i kapėrcej kundėrshtarėt nė shpejtėsi e sipėr, por mendoj se as unė dhe as Rekoba kėtė vit nuk do tė luajmė shumė si anėsorė".
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  15. #15
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Milani i kthehet Hubnerit pėr sulmin

    Milani nuk mendon tė fuqizojė vetėm mbrojtjen, por, ndėrkohė po kėrkon edhe njė sulmues. Pas largimeve tė Simones, Hoze Marisė dhe Havi Morenos, Anēeloti rrezikon tė mbetet disi "jetim" nė repartin e avancuar. Kjo situatė i ka shtyrė drejtuesit kuqezinj tė nisin sėrish bisedimet me Dario Hubnerin, qendėrsulmuesin e Piaēencės, i cili u provua gjatė turneut veror nga kuqezinjtė dhe mė pas iu dha sėrish emilianėve. Bardhekuqtė kanė kėrkuar 4 milionė euro pėr pykėn e tyre, por mund t'i ulnin disi pretendimet ekonomike. Hėpėrhė drejtuesit emilianė nuk kanė ndėr mend ta ulin mė shumė se 3,2 milionė euro ēmimin e futbollistit, qė u shpall golashėnuesi mė i mirė i kampionatiti tė kaluar italian (me po aq gola se dhe juventini Trezege), me kusht qė kuqezinjtė t'u sillnin nė "Garrili" qendėrsulmuesin e Mesinės, Godeas (27-vjeēar). Pikėrisht nė pritje tė transferimit tė Hubnerit, njerėzit e merkatos te bardhekuqtė e kanė pezulluar transferimin e Nikola Kaēias nė Livorno. Por, nė rast se Hubneri do tė qėndrojė te Piaēenca, atėherė Milani do t'i shpejtonte ritmet pėr tė sjellė nė "San Siro" rusin Sishev. Nėntėmbėdhjetėvjeēari i talentuar i Spartakut tė Moskės u prenotua pėrpara njė jave nga njė aksion "blitz" i Alberto Braidės nė kryeqytetin rus dhe mbetet pėr t'u pėrcaktuar vetėm koha dhe mėnyra e "zbarkimit" tė tij nė oborrin e "Djallit".
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  16. #16
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Ahn s'kthehet mė nė Peruxhia

    Marrėdhėniet midis Peruxhias dhe lojtarit korean Ahn i ngjajnė pak a shumė njė "telenovele". Kur pothuajse ēdo gjė dukej e rregulluar, mbėrrin lajmi nga vetė lojtari qė nuk do tė kthehet mė nė Umbria. Koreani, pėrveē tri fakseve tė dėrguara klubit, ka bėrė tė ditur qė kėrkon tė "lirohet nga ēdo pėrkushtim me Peruxhian".
    Presidenti Luēiani Gauēi, pa dyshim, ėshtė inatosur pas zgjedhjes sė sulmuesit aziatik, tė cilin e gjobiti qė nuk erdhi nė skuadėr mė 3 korrik, gjatė grumbullimit tė saj nė Pian de Masiano.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  17. #17
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Sereni: Do ta tregoj sesa vlej

    Mateo Sereni, portieri i ri i Breshias, u paraqit zyrtarisht nga klubi i presidentit Korioni. Sapo kishte mbushur 20 vjeē e shtatė muaj, kur debuton pėr herė tė parė nė Serinė A (Kremoneze-Sampdoria 0-0, mė 10 shtator 1995). Njė pėrvojė e bukur pėr portierin emilian, qė konsiderohej njė nga tė rinjtė mė premtues tė futbollit italian. Pas dy sezonesh me fanellėn blukaltėr, kalon te Piaēenca dhe pastaj tek Empoli nė Serinė A. Pas rėnies nė Serinė B me ekipin toskan, Sereni kthehet te Sampdoria. Mė pas erdhi aventura nė Premier Ligė, me Ipsuiē Taunin. Megjithatė, qė sot Sereni ėshtė numri 1 i portės sė Breshias, klubi qė e kėrkoi me ēdo kusht shėrbimin e tij: "Jam shumė i lumtur, - ka deklaruar Sereni, - sepse Breshia qė mė kėrkoi mė kėmbėngulje po mė dhuron njė mundėsi tė madhe, atė tė kthimit nė Serinė A. Nė Angli pėrfitova shumė pėrvojė, por mė shumė parapėlqeja tė kthehesha nė Itali pėr tė treguar sesa vlej". "Breshia, - vazhdon ish-portieri i Sampdorias, - mė bindi dhe tani jam i lumtur qė do tė jem i gatshėm pėr Maconen. Nuk dua tė bie nė eufori, por shpresoj tė mos zhgėnjej asnjė nė skuadėr." Sereni do tė jetė njė nga udhėheqėsit e mbrojtjes qė me largimet e Bonerės dhe Mangones do tė jetė e gjitha e re. "Mbrojtja jonė, - shpjegoi Sereni, - ėshtė e re, por mė duket e mirė. Personalisht do tė kėrkoj tė bėj mė tė mirėn dhe tė pėrshtatem shpejt me grupin." Sereni mbėrriti te Breshia me formulėn e huasė me tė drejtė kontrate.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  18. #18
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Juve-River, pakt "i artė"

    Juventusi dhe River Plejti kanė bėrė njė marrėveshje. Pas njė mbledhjeje tė gjatė midis drejtuesve bardhezinj dhe presidentit tė klubit argjentinas, Hoze Maria Aguilar, i shoqėruar nga sekretari i tij, Mario Izrael, palėt vendosėn tė caktojnė njė ēmim pėr Fernando Kavenagin dhe Andres D'Alesandron. Por jo vetėm kaq. Nė tė vėrtetė, juventinėt mund tė kenė nė duar shumė shpejt kartelat e tė gjithė lojtarė tė rinj dhe tė talentuar argjentinas.
    Ēmimi i vendosur pėr Kavenagin u caktua rreth 12 milionė dollarė. Lojtari mund tė vijė nė Itali nė dhjetor, por nuk pėrjashtohet mundėsia e dhėnies hua te Rexhina. Po ashtu ka dalė nė pah edhe emri i Martin Demikelisit. Bėhet fjalė pėr njė mbrojtės 21-vjeēar qė luan edhe si qendėrmbrojtės edhe si mbrojtės i majtė. Nuk harrua as D'Alesnadro, qė i pėlqen shumė Umberto Anjelit, po qė pėrjetoi momente negative nė turneun e Klausurės. Talenti i tij ėshtė i padiskutueshėm dhe Juvja nuk kėrkon ta humbasė kėtė mundėsi.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  19. #19
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Mė pak ekstrakomunitarė nė Itali

    Mjaft me ekstrakomunitarėt dhe mė shumė hapėsirė pėr tė rinjtė italianė! Gjatė njė mbledhjeje tė Kėshillit Drejtues tė Federatės Italiane u diskuatua rreth lojtarėve tė huaj nė Itali. Ky kėshill vendosi tė reduktojė numrin e ekstrakomunitarėve. Pas mbledhjes tė sė mėrkurės nė mėngjes, avokati dhe njėkohėsisht presidenti i shoqatės sė futbollistėve Serxhio Kampana tha: "Duke filluar nga sot dhe deri nė 31 gusht, ekipet mund tė federojnė vetėm njė ekstrakomunitar, pėrveē atyre qė janė prej kohėsh tė federuar nė Serinė A. Nė sezonin 2003-2004, ky rregull do tė jetė sėrish i vlefshėm. Kjo ėshtė njė strategji e studiuar dhe ka si objektiv qė nė fund tė njė trevjeēari numri i ekstrakomunitarėve nė njė ekip tė mos jetė mė i madh se katėr. Nė teori, ky bllokim mund tė zgjatė disa vjet, deri sa futbollistėt italianė tė kėnė saktėsuar pozicionet e tyre. Gjithashtu ėshtė vendosur qė, nė rast pėrsėritjeje tė pasaportave false, dėnimet tė jenė mė tė rėnda dhe tė mos kėtė falje pėr futbollistėt, madje duke mos ia quajtur skuadrės ato ndeshje ku ka luajtur lojtari i kapur me parregullsi
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  20. #20
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Edmilson, i kėrkuar edhe nė Serinė A

    Mbrojtėsi i kombėtares braziliane, Edmilson, ėshtė rikthyer nė Francė, tek ekipi i tij Lion. Sapo mbėrriti nė Lion, ai u njoh me njė mori kėrkesash nga ata qė pretendojnė tė jenė ekipet e tij tė ardhshme. Klube tė mėdha italiane kėrkuan tė kontaktojnė brazilianin, dhe ishin pikėrisht Juventusi, Lacio dhe Roma. Por vetė lojtari duket se ėshtė i tėrhequr nga Reali i Madridit. "Tė shkoj te Reali i Madridit, - ka shpjeguar ai, duke iu referuar disa aludimeve tė bėra nga shtypi spanjoll ditė mė parė, - ėshtė njė ėndėrr, por ajo nuk ėshtė e vetmja skuadėr e botės." Drejtuesit e Lionit kanė deklaruar publikisht se kanė marrė shumė oferta nga Anglia dhe Seria A, por asnjė nga Florentino Perez.
    "Dėshira ime, - ka thėnė Emdilsoni, kampion bote dhe autor i njė goli nė botėrorin e fundit aziatik, - pėr t'u transferuar nė njė ekip tė madh ėshtė nė duart e menaxherit tim, presidentit tė Lionit, Xhan Mikel Aulas dhe, sigurisht, nė dorė tė Zotit". Duhet thėnė se ēmimi i kartelės sė lojtarit ka ardhur duke u rritur sidomos pas Kampionatit Botėror, dhe tashmė i kalon tė 20 milionė eurot.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Juventus, kampion nė Lega Calcio!
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-05-2005, 08:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •